Demokraci me short

6 Korrik 2011, 22:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Socialiste ka bërë dje një veprim taktik për t’i hequr shansin shumicës të mbyllte procesin e grabitjes së mandatit të Tiranës, me të njëjtën qetësi siç e mbylli KQZ. Tërheqja e padisë, e bërë pas kërkesës së PD për bashkimin e dy çështjeve, të pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe të ankesës tjetër për detyrimin që KQZ të shprehet për mospërputhje të rezultatit, shihet qartë se u nxit nga mosbesimi tek trupa e djeshme e Kolegjit Zgjedhor. Në versionin më të butë, opozita u tremb nga siguria se PD ka dashtë me vra me një gur dy zogj, dhe në variantin më ekstrem ajo kishte sinjale të qarta se Kolegji nuk do ta gjykonte fare çështjen, por do të linte në fuqi arsyetimin e Ristanit se kërkesa është jashtë afateve. Sido që ta marrësh atë veprim, ai është një lajm i hidhur për standardin e demokracisë në Shqipëri. Në shekullin e 21, në një vend që me fjalë pretendon të shkojë drejt familjes evropiane, partia më e madhe në vend, e cila është më e votuara nga shqiptarët, detyrohet të sillet në sallën e gjyqit si avokatët e një të dënuari që tentojnë të shpëtojnë jo nga drejtësia, por nga fati dhe procedurat. Dhe kur këtë humbje besimi e rrezaton para gjithë shqiptarëve partia më e madhe në vend, nuk ka nevojë të komentojmë për besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe tek autoriteti i drejtësisë shqiptare.

Pas diskretitimit publik të procesit zgjedhor nga KQZ, pas injorimit të fakteve kokëforta si votat tepër në kutitë e hapura, votat që kishin emigruar në qendra të ndryshme dhe mosrakordimi final i shifrave, ju dha një goditje e rëndë besimit të shqiptarëve tek zgjedhjet e lira. Ata panë me sytë e tyre se si keqadministrohet vullneti i tyre i shprehur në zgjedhje dhe kjo do të lërë pasoja afatgjata në shoqërinë tonë. Do të kemi një rritje të abstenimit, humbje besimi tek fshehtësia e votës dhe numërimi korrekt i saj dhe humbje besimi tek institucioni i zgjedhjeve.

Por kjo që po ndodh me Kolegjin Zgjedhor në Tiranë, mes Partisë Socialiste dhe “trupave gjykuese”, është një bjerrje e madhe e autoritetit të drejtësisë shqiptare. Unë i mirëkuptoj manovrat taktike të avokatëve të opozitës dhe ndihem keq që ata detyrohen të sillen sikur po mbrojnë para drejtësisë një çështje për të cilën nga akuzues duken të akuzuar. Ata po taktizojnë, po përpiqen të gjejnë gjyqtarë më dinjitozë, po përpiqen të shmangin taktikat bllokuese të pushtetit, duke ekspozuar natyrshëm drejtësinë si palë me pushtetin. Ata po sillen praktikisht si të kishin përballë jo një trupë gjykuese që duhet të jetë e pavarur, por një KQZ tjetër si ajo e Ristanit, e cila mezi pret ta mbyll këtë çështje pa e gjykuar, siç ka mbyllur të gjitha çështjet Lulëzim Basha.

Ky zhvillim i dytë, i bashkuar me procesin diskretitues të zgjedhjeve që falë transparencës me të cilën u bë në KQZ u pa nga gjithë shqiptarët, tashmë i vë vulën standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Nëse pas 14 majit Berisha futi duart dhe prodhoi një mandat të vjedhur për Lulëzim Bashën, tashmë ka 40 ditë që po deformon gjithë shtetin shqiptar, që të legjitimojë atë që ka bërë. Ai ka detyruar dje partinë më të madhe të opozitës të heq dorë nga politika dhe të merret me taktika ligjore për të vazhduar të mbajë gjallë shpresën e mekur të drejtësisë për zgjedhje në këtë vend.

Shumë njerëz pyesin se çfarë presin socialistët nga trupi gjykues sot?

Unë të them të drejtën nuk pres asgjë. Edhe sikur ata të japin një vendim të drejtë dhe të detyrojnë KQZ e Ristanit të shprehet për mospërputhje të shifrave, atëherë çështja do rikthehet prapë tek pavlefshmëria dhe ne do rrimë të gjithë gjakngrirë se mos i bie prapë Tomës, Sashenkës, apo zotit Kalaja, nëse nuk do të japë një vendim të drejtë sërish do të akuzojmë Lulëzim Bashën se ashtu siç i mbylli gjyqet për vjedhje dhe vrasje me procedurë, ashtu do të mbyllë dhe vjedhjen e  tij të fundit me procedurë. Lajmi i keq nuk është më që Kolegji Zgjedhor mund të legjitimojë grabitjen e mandatit të Tiranës. Lajm i zi është që ai po poshtëron partinë më të madhe në vend, duke e detyruar të mos mendoj më politikisht, por të shpresojë tek shorti, tek rastësia dhe taktika për të fituar atë që i kanë grabitur. Ky është rrënimi i dytë i madh që zgjedhjet e 8 Majit i sollën Shqipërisë.

 

68 komente në “Demokraci me short”

  1. Bora says:

    Shpresoja te mos ishte keshtu o Z Baze po e paskemi kuptuar njesoj. RIP Albania.

    1. Arben Reformer says:

      Kazinoja Ristani nuk mund te prodhoje rezultat tjeter pervecse nje fitore per Berishen!

    2. Arben Reformer says:

      Kazinoja “Ristani” nuk mund te prodhoje nje rezultat tjeter vecse nje fitore per Berishen!

  2. Rani says:

    E shikon pra o Baze se nuk ka mbetur gje tjeter vetem marrja e armeve se qenke bindur me ne fund edhe ti. Po ne kete situate dhe me kete opozite te vdekur nuk ka gjasa te ndodhe se njerezit jane ngopur me perralla demokracie nga ana e opozites nderkohe qe veprimet jane zero me xhufke. Rama ka frike te marre armet se prishet me amerikanet nderkohe qe amerikanet po e thone hapur se s’çajne bythe se ça behet ne kete vend te vogel dhe te çuditshem. As une nuk pres asgje nga koleshi i zgjedhjeve o Baze, te pakten njehere jemi ne sinkron 100%.

    1. demokrati says:

      Rama ne emer te opozites ka zgjedhur ta c’montoje politikisht demokraturen e Berishes dhe segmentit nanoist te PS. Rama si liberal demokrat ka meriten qe e futi opoziten ne hulline e ligjit.Kjo eshte rruge e gjate, por eshte e ndershme dhe e ligjshme. Armet qe propozoni sjellin gjak, dhe revolucionet gjithmone tradhetohen, Si demokrat besoj tek vota dhe ligji, si shqiptar dhe opozitar nuk dua asnje pike gjaku te derdhet per te ushqyer lubine e lindur ne Janar.
      Nje statist izraelit ka thene” Ne momentin qe rreziku behet evident ne syte e te gjitheve, pushon se ekszistuari si i tille”. Pavaresisht faktit se vendimi i KZ qe do te jepet ne emer te gjyqtarit te radhes, faktori nderkombetar ka kaluar ne fazen e zgjidhjes se problemit dhe Rama dhe opozita ka meriten e fotografimit jo vetem te procesit por edhe te aktoreve. Eshte nje proces qe do te sjelle ndyshimin e te berit politike ne Shqiperi.

      1. hasan says:

        Mire e ke or demokrat po Ximi i mori leket dhe ne na mbeten koqet.Dmth hajdutet e vrasesit tallen demokratikisht me popullin.Kete lloj demokracie e kam dhjere…

      2. Mendimi says:

        demokrati
        Te kerkoshe drejtesi dhe rruge ligjore ne nje diktature despote, ne nje vend policor ,ne nje junte ushtarake, eshte naivitet i pafalshem , eshte sikur ti kerkoshe xhelatit lemoshe, prej se egzistone njerzimi ,ka vetem nje metode per diktatoret: Revolucion.Pershendetje.

    2. Visar says:

      o rani une nje gje kam per te thene nuk e di perse Rama nuk blen apo bind nja 3-4 ose 5 deputete te PD te kalojne nga partia e tij duke e nxjerre PS me deputet me shume dhe kesisoj do behen patjeter zgjedhejt e parakoheshme.ma do mendja se nga tere ata 60 apo 70 deputet ka qe ka PD ka ca kokrra te lekundura e qe nuk jane besnike si Jozefina ata shume mire mund ti bindesh ose dhe ti blesh dhe keshtu behet PS shumice.PS fshehtas ta bej kete brenda 3 muajve e zgjidh ket pune dhe ja zbath breket Sales. Eshte menyra me e mire.

  3. tiranare says:

    Ate, qe donte, Saliu e arriti. Zgjedhjet tashme jane grabitur dhe me kalimin e kohes do te shuhet edhe zemerimi i njerezve. Ne fub=nd te fundit ne Shqiperi (dhe vetem ne Shqiperi) cudia me e madhe zgjat vetem 3 dite. Saliu eshte i sigurte, se ne Kolegj Zgjedhor ka Tomken dhe shoket e tij. Ne koken e tij ai ka pasur jo vetem planin A, por edhe ate B, C,D e me radhe. Luli kryetar Bashkie eshte perfundimi i c’do plani. Poshterimi i PS nuk eshte asgje perpara vrasjes se votes. Njeriu, qe vret qofte edhe nje vote te vetme, ka vrare nje popull te tere. Ka vrare breza te tere, ashtu sic vrau Enveri. Edhe ai me voten e lire e nisi.

  4. dymi says:

    Eshte njesoj sikur nje person qe eshte ne gjyq me nje mashtrues, qe kerkon me mashtrim ti mare shtepine, t’i lutet zotit qe shorti te mos i caktoje nje gjykates mafioz, i cili mund te blihet me para nga pala tjeter. Kjo eshte cdrejtesia shqiptare, ku te bejne gjemen Tomat, Lulet,Salinjte etj. Besimi tek drejtesia hyjnore nuk mjafton, sepse ajo i takon jetes tjeter e mund te relizohet vetem ne ate jete. Njeriut i duhet edhe drejtesia toksore,qe ta shijoje ne kete jete sa te jete gjalle.Ku ta gjejne shqiptaret kete drejtesi?!?!?!

  5. Bleart says:

    E megjithate me 14 maj dolem 10 vota para….. Ende ka shprese,zoti qofte me ne dhe amerika gjithashtu!

  6. Bato says:

    Po cfare shorti “favorizues”presin socialistet. Gjithe anetaret e kolegjit zgjedhor duke filluar nga Toma e deri t i fundit i bejne fresk qeverise, kush me bindje, kush me presion e kush me hise.. (madje dyshoj paksa te kjo e fundit, se s’jep agai leke kur ta merr me force). Detyrohet opozita te beje keto manovra per te zgjatur fundin qe dihet. Vetem me mosbindje civile drejt zgjedhjeve te parakohshme vendoset paqja sociale ne kete vend.

  7. ermiri says:

    Sa keq ! Te gjithe, te pafuqishem, kemi dy muaj qe shohim kete farse zgjedhore te peshtire.

  8. star says:

    Eshte nje manover e dy partive per ti shtyre rivotimin mundesisht nga fillimi i shtatorit. Keshtu thuhet se kane rene dakort edhe nderkombetaret ,pasi pane kasetat e dhena nga PS-ja.

  9. perse ndodhin ? says:

    populli eshte shume i revoltuar per çdo gje.do vij nje dite qe asnje nuk do ta ndaloj zemrimin e tij,por pse e eviton populli kete revolte? se eshte i lodhur me keto pislliqe qe skane numerim e eshte nje popull i zgjuar qe ka duruar shume.por per sa kohe ?????.mendohuni mire ju hajdute te rinj e te rrezikshem se po e ngushtoni shume rrethin e durimit,e do te keni nje te ardhme te tragjikshem.

  10. Savo Dukati! says:

    Unë mendoj se Lulëzim Basha nuk drejton dot as një ditë në Tiranë, sepse ai noton mbi gjakun e Shqipëtarëve të vrarë. Nuk kanë vdekur të paktën njerëzit e atyre që ai vrau. Po një gjë është e qartë që Brisha detyrën e dhëna nga Sërbët për përçarje kombtare e realizoi.Edi heziton tek forca se nuk është kollaj të hedhësh një popull në përplasje civile, sepse merr mbi supe një përgjegjësi historike, por sidoqoftë në rast se diktatura tiranike vazhdon një rrugë duhet gjetur për tu çliruar.

  11. TURBO_MARMITE GREKE says:

    ca do behet me ne,turbinat greke,,,aman?

    1. TURBO_MARMITE GREKE says:

      Po spati marsh shqipetri ,ku do futem,,,,,,,,,,,turku sme do ,shqipoja jo,, ku ta ngrys marmiten?

  12. Berisha largohu says:

    Me Berishen as shorti dhe as lotoja nuk e ben fitues opoziten qe eshte paralizuar politikisht. Neser dhe vetem neser Shqiptaret dhe opozita do te marrin nje pergjigje negative nga kolegji i Berishes zgjedhore, kjo vjen si rezultat i nje paaftesise opozitare. Tani behet pyetja se a eshte e afte opozita te dale ne rruge me protesta per te bindur Berishen qe te jap dorheqjen??????

    1. petro says:

      Ja dolem dhe na vrau perseri! Ne ekranin e Klanit do te perpunohen varjente vrasjesh me umbrella e cadra plazhi, drejtesia do ta mbylle perseri gojen sic po e mban te mbyllyr dhe gjaku do te shkoje perseri kot pasi berisha do te thote qe fajin e kishin ata qe u vrane dhe ajo pjese e shqiptareve qe verberisht beson se cfare u thote ai do te perserisin nje grup se fajin e kishin ata qe u vrane dhe jo vrasesit, do te mbeten edhe disa femije te tjere jetime dhe gjithcka do te harrohet, ashtu sic u harrua edhe ajo qe berisha i beri Shqiperise me 97-en. Atehere perse!!!!

      1. Berisha largohu says:

        petro, paske nje mentalitet frikacakesh. Me kete mentalitet Berisha do te qendroje ne pushte derin sa te vdese. Shqiptareve ju ka hyre frika ne palc.

      2. tea says:

        .. e keqja e ketij populli eshte mungesa e memorjes. Kur e mori PD pushtetin me 2005, nuk me erdhi keq pse u nderrua pushteti (se ne fund te fundit duhet rrotacioni), por se Berisha u rehabilitua. Kisha friken se nuk do ta leshonte me ti ikte nga duart ky pushtet. Fatkeqesisht frika ime tashme eshte kthyer ne bindje….

  13. zjarri says:

    inderuari z.Mero Baze, ju e njifni shume mire Sali Rame Berishe…populli duhet te ngrihet ne kembe, jo JO si ne 97-ten qe vravi veten! por te ngihete ne kembe i madhe dhe i vogel, kush me litar, kushe me haxhare, kushe me sepata, e kushe me balga, te pastrojme, ligesin, o sot o kurre, populli duhet te versulet ne Tiranin e Sales,Metes.Nanos,Cekes,Fatmirit,Bashes,Shkelzemi, e te gjitheve halabakve te Sales, Tu kofiskojne shtepit, edhe plackat e trupit, dhe me ne fund ti mbledhim ketu ne kali Skenderbej, trupat e tyre ti sperkasim me benzin, mbasi te digjen dhe koskat e tyre ti sperkasem me ACIT…O SOT O KURRE.

    1. Baca says:

      Jo me me vrasje por ti perjashtojn nje her e mire nga politika.se ashtu vdesin hajdutet dhe parazitet e kombit.Ndersa “drejtesia” qe s’ka ber asnjeher drejtesi por ka shkuar nga fryn era duhet te marij nje leksjon ne Kosoven 2-vjecare se si behet drejtesia.

    2. gazi says:

      -po ti zjarri ca do marresh ne proteste?-tastieren e kompjuterit?

    3. Filozofi says:

      Hahha sa trim te thuash ti ky zjarri ketu ne kompjuter. Po halabaket e Edit ku ti cojm o zjarri, po ty me ca te sperkasim, me shurre??

  14. gea says:

    duhet zgjidhje njehere e mire

  15. arben says:

    rama me 21 janar me zagaret e tij shikonte dhe filmonte nga kullat e fidelit si vriteshin kater demostruesit nga sali kadafi dhe lul xhelat basha kurse kete radhe per mandatin e tij le ta mati mir bythen rama le te dale ai i pari me fidelin me mimin me tom doshin dhe gjithe bythqirat e tjere qe ate dite mbushen breket dhe e lan popullin vetem ti vrisnin mercenaret e argita prostitutes

    1. RRUMPALLA says:

      Shume e vertete je 1 !!!
      Vetem me pak raki te ftohur me akull , po e shtyj.
      Gezuar , te pershendes.

  16. gimi says:

    une si votues i tiranes duke pare qe kolegji zgjedhor eshte deformuar deri sa te vdes nga mendja ime s’do t’i shqis kurre dhe do theras me sa fuqi qe kam vule hajdutesh.

  17. +10 says:

    Drejtesia vdiq. Varrimi behet neser ora 15:00

  18. +10 says:

    Me hidherim te thelle njoftojme se Drejtesia shqiptare vdiq. Varrimi behet neser ora 14:00 Homazhet e rastit behen ne Gjykaten e Apelit, Tirane.

    1. Baca says:

      Ne homazhe do te marij pjes edhe vete vrasesi I tyre dhe me kenaqesi do te bertas”une e vrava drejtesin per ta zevendesuar po.UNE” do te ciret Berisha .

  19. skela says:

    Titulli flet shume , hajde demokraci hajde .
    Demokraci ne kohen e Sali Nastradinit .
    Duhet domosdo nje revolucion , se me mbylljen e procesit Shqiperia eshte ne piken zero .
    Kjo qeveri do shporrur , etika mori fund , ata nuk munde te vrasin nje popull te tere , mos ta leme asnje dite . Vetem nje qeveri teknike , a me baze te gjere munde te beje ndryshimet e duhura ne kod dhe te beje zgjedhje TE REJA parlamentare .
    Kete zgjidhje na ka lene Saliu . Nje fjale e urte thote : tafmaja e madhe sALI te le pa gje .

  20. Besa,Canada says:

    Shohim me ne fund te qartesuar taktiken e PS.E qortuam,e nxitem bile dhe e kritikuam shpesh.E beme se paudhesite e Saliut jane vertete te padurueshme.Sado te pakenaqur te jemi ndaj qendrimit qe ka ndjekur PS,sot mund te themi se ne saje te ketij qendrimi eshte evidentuar qarte vjedhja e votes,eshte ploteuar ne te gjitha konturet figura e kryeministrit shqiptar si kryeminister uzurpator i te gjitha pushteteve dhe mbi te gjitha nje hajdut ordiner qe vertete eshte i padurueshmem pothuajse per te gjithe ,brenda dhe jashte vendit Tashme eshte ora e PS qe me pjekurine e saj te jete udheheqee reale e te gjithe opozitareve ne Shqiperi Sala ne mos me hir,duhet te qerohet me pahir!

  21. brace1 says:

    Zduhet te harrojme,se tani sekretari i byrose ka ne qeverin e tije,edhe gjeneralte e 97,tani eshte me i forte se i ka bere vete legjitim,ne qeverine ilegjitime te tijen,e dale nga zgjedhjet e 2009,me dhunen e votat e vjedhura nga kta bandite komuniste qe sote mbajne pushtetin pa drejtesishte.Prandaj s/eshte per tu habitur,opozita duhet te jete e kujdeseshme e guximshme,me te poshtrit,duhet patur shume kujdes,nga kta komuniste bllokqene,pasardhesit e dulles qe zbatojne politiken e tije kriminale.

  22. njeri says:

    Manovra juridike e djeshme, eshte e para levizje juridike e sakte e PS qe prej mbarimit te zgjedhjeve, pas nje serie amullie pse jo dhe vendimesh te papjekura.
    Grupi i sotem i gjyqtareve ka shancet maksimale duke qene se jane pothuajse grupi qe dha vendimin e dyte te kolegjit. Po e kthyen ne kqz, bie pretendimi i pd per kalim afatesh automatikisht.
    Gjithesesi problemi do vazhdoje pasi do varet kujt i bie shorti pasi te kthehet serish ne kolegj, dhe kesaj rradhe i ka ardhur rradha dhe tomes.
    E thene kjo, duhet pasur parasysh qe ndryshe nga care deklaron rama, asnji vendim i kolegjit s’vendos dot me drejtesi, pasi ne rastin me te mire perseriten zgjedhjet ne tirane, e kjo eshte ne vetvete nji padrejtesi e madhe.
    Prandaj politikisht, asnji opozitare nuk ka arsye as ta ndjeki kete proces.
    Shpresat e tere atyre qe shpresuan se rama synonte largimin e qeverise u dogjen.
    Iluzionet e tere atyre qe deklaronin se “arbitri” po izolonte salen, e do ndeshkonte qeverine, jo vetem morren fund, por madje qeveria ka dale me e forte pas zgjedhjeve sesa para, pasi tani po i ofrohet dhe asistenca parlamentare e opozites.
    Rama e ka kthyer fokusin ne “pastrimin” e metejshem te rradheve te ps dhe aleateve. Me te drejte shume prej ketyre perceptojne nje armiqesi nga rama, qe s’e shohin ramen as ta shfaqi ndaj sales.
    Ndoka po shqyrton rikthim ne rradhet e maxhorances, e s’mund ti vesh hic faj, pas nji sjellje hileqare, te pandershme, por edhe veteshkaterruese te rames ndaj kujtdo opozitari qe s’e ka emeruar vete.
    Rama keto dite formalizoi qendrimin e tij se opozita nuk e ka as ne axhende teorike, largimin e qeverise para 2013-es.
    Ky qendrim, ngjan si dy pika uji, me dredhine e 2007-es, kur kerkoi largimin e qeverise para zgjedhjeve lokale, dhe beri “paqe” me qeverine pas zgjedhjeve.
    Gjasat jane qe ngjashmeria te vazhdoje deri ne fund: kur te vije koha per zgjedhje paralamentare, ndryshe nga care shpreson rama, qe sala do konsumohet me tej, oksigjeni opozitar i ofruar falas nga rama, do e kete rigjeneruar makinerine manipuluese ne pushtet qe vazhdon te kapi cdo dite e me shume cdo hapesire ende te pavarur.
    Ky gabim i perseritur i rames, nuk duhet mbeshtetur.
    Sot kolegji, ka gjasa ta ktheje ne kqz.
    Edhe sikur kolegji i ardhshem, pas ketij te sotmi, te perserise zgjedhjet ne tirane, serish rezultati eshte shume i cenuar, pasi tere transferimet qe beri luli ne zgjedhjet e 8 majit, do jene serish prezente (vetem ato nga bellair mbase do mungojne disi). Nderkohe zgjedhjet do mbahen ne mes te gushtit dhe kjo do demotivoje me shume votuesit opozitare, pasi ata qeveritare e kane me detyrim votimin.
    Aq me shume, demotivimi i opozitareve do jete tejet i madh, pasi pane qe vota e tyre nuk u kthye ne produkt politik, madje krejt e kunderta rama e interpretoi si vote qe ps duhej te kthehej ne paralament.
    Nderkohe njerezit s’jane aq budallenj, e dine qe ky vend s’ka caluar per mungese ligjesh ne leter, aq me pak saliu qe kurre nuk i respekton ligjet.
    Prandaj, mbase kemi fatin qe bojkoti i popullit opozitar (jo ne mase, por i mjaftueshem), ne zgjedhjet e perseritura ne tirane, ti japi humbjen edit, duke dhene mesazhin e qarte qe kursi pas 8 majit eshte mashtrim i papranueshem i tiji.
    Eshte nje cmim mjaft i larte per tu paguar, pasi i bie qe ti jepet bashkia nji krimineli si basha, por ne fund te fundit edhe rama ia fali krimet qeverise ne asamblene e fundit (ku as nuk e permendi 21 janarin), dhe te pakten do detyrohet te merret seriozisht me burimin e te keqes qe eshte qeveria, e jo te tallet me opozitaret duke perdorur fjale te ashpra ndaj qeverise per show, shoqeruar me qendrime te buta qe i japin mbeshtetje deri ne 2013-en.

  23. shefqeti says:

    Dje po shikoja nje film ke digitalbi tregonte per rrembimine e nje avioni 9/11 ne amerik, ai qe ra ne nje pyll. tregonte sesi kater persona te cmendur terrorist moren peng avionin dhe kercenonin nja 100 pasagjer. Pasagjeret i shtyn ne pjesen e pasme, vrane pilotat dhe moren vete drejtimin e avionit pavarsisht se sdinin shum nga ajo pune. Me thika plastike benin show, vrane nja dy pasagjer sa per terror dhe gjak. Pasagjeret ishin te tmerruar, por me vone kuptuan qe pengmarrsit kishin misjon vetvrases, menduan se skishin c’humbnin me por te revoltoheshin dhe te kacafyteshin trup me trup me terroristet. U organizuan dhe luftuan arriten deri tek kabina pilotve moren dhe timonin ne dore por ishte shum vone avioni takoi token. Asnjeri nuk mbijetoi. Nuk di pse mu kujtua 21 janari.

  24. Ericson says:

    Mund te konstatohet me lehtesi se udheheqesia e PS eshte jashtezakonisht pordhamane e dhjeramane; le te dalin e te perleshen si me 1996 me hajdutet e votave,ku SHIK i Salahudinit u theu dhembet e brinjet opozites e madje deputeteve te saj te paprekshem ,sipas ligjit.
    Si nuk ju vjen per te vjelle kur shikoni figuren e tmerrshme te Inkuizicionit komunist ,Salahudinin,neper mbledhje te grupit te PD,ne mbledhjet qesharake te qeverise ,ku ky kopuk e bir kopuku,malok i poshter,e mosmirnjohes ndaj Enver Hoxhes qe e nxorri ne selamet,shpall se komunistet e bllokut,eterit ,pale dhe bijte i ka mposhtur!
    T’emen…ka mposhtur veten e tij,mik e mjek personal i byroisteve te PPSH ,…!
    Nejse,ky ciban i kombit shqiptar,do ta gjeje koken e kandilit,jo nga Avni Rustemi,as nga frikamanet e PS ,…por nga hasmit e tij te panumurt te Tropojes,qe i futi ne vellavrasje “politike” .
    Sa per editorialet e Meros,gazetar e djale trim e serioz jane si te thuash ,me te vlefshme se asamblerat e PS,e tyrli cyrykesh ,njerez te ulet e faqezinj qe perfitojne nga nje kalbesire si pune e Salahudin Rahmadan Berishes,
    Vini re!…Shtrigu politk e ordiner qe ka trazuar jeten e kombit shqiptar, (mua per vete me vjen turp,meqe jam qytetar amerikan e nuk ben vaki qe te zgjedh ketu nje mysybet te tille,, qofte as si komptroller,e jo me nje halabak te tille politik) !
    Per fat te keq,Shqiperia,denbabaden,ka trasheguar nje klase fort te keqe politike,si ne Jug ashtu edhe ne Veri,si ketej edhe andej kufirit,domuze e qafire,qe vetem ligji i ben zap.Po ku e njeh ligjin ky milet i poshter, pa din e pa iman,edepseze e kopuke,aspak TE SHQUAR NE NDONJE SHKENCE TE VECANTE ,more te pakten te kishin shpikur ndonje formule ku te figuronte nje koeficient cfaredo!
    Por me kot! Ja fjala vjen ,kryeministri yne ,djalosh per t’i pire dolline,ne vend qe te shpikte ndonje parandalim kardiak,shpiku renien e komunizmit ne Shqiperi.He,he!
    Ky emer gjitheperfshires,qe ngre peshe zemrat e fshataresise sone punonjese,te varfer e te keputur si mos o Zot,i fton keta te sulmojne perseri qytetet,tamam si Mao Ce Duni.
    Mire ky kryebelaja e Vendit tim,ka marre yryshin per ne Shen Triadhe,po c’kane pocaqira si pune e Arben Imamit qe i vene pas.Gjynah! Ky pleh ka ofenduar ne Parlament Ziver Veizin.
    Shikjoni te dashtun vllazen,e kallxoni i lutna miqsisht,tane ktyne bidateve qi per gazep te Zotit i kan pshtue opinionit publik:
    Asht pernjimend nji paudhsi e Edvin Kristac Rames,mos me pranue nji verdiktit te pranueme botnisht prej Zojes Pak…,hele, kjo Zoje e nderueme zotnon njohuni t’thellueme prej realiteti shqyp,si me than tane flliqsinat e komunistavet,..Enverii,..qafirat…sha Zoten ,vallahi,asht i but njaj Salih Berisha!
    Nuk jam kah kuptoj e psehit Zotni Salihi ngutet per do gjana koti e nuk i hyn prape drunit ktyne klyshave enverianiste te cillet don me na zaptue demokracine e tokat tona!
    Kulmi eshte “arma sekrete” e PS,dmth.me rruge ligjore,kjo e fundit do te mposhte Salih Berishen!
    He he,taman si arma sekrete e Hitlerit!
    Megjithse rralle merrem me komentuesit,mund te them se aty ketu,gjen mendime e vleresime realiste e mjaft te dobishme ,keto komente jane prone e te gjithe neve qe kemi nje hall te perbashket (jo material) .
    Mjafton te shohesh komente ne gazeta prane Qeverise e mund te te heqe barku per te pakten nje jave ,(po nje jave zgjat hunda e Salih Berishes deri te kthesa e rruges se Kavajes).

  25. Zani-tirane says:

    Eshte i qarte nenteksi Juaj z Mero,kur shtypet e perdhoset partia opozitare eshte shtypur e perdhosur i tere populli shqiptar,pasi dhe ajo pjese e tij qe rradhitet tek fituesit hajdute,neser do te pesojne te njejtin fat.Indinjata ne popull eshte e madhe, kanalizimi i saj eshte zero nga opozita e tredhur.Fatkeqesi keshtu do te shkoje ky mut vendi ,ndonse vazhdoj ti qendroje idese per ta dhene me qera nje euro dhe ate.

  26. karaduzi says:

    Tymin e ketyre zgjedhjeve do ta shikojme vitin e ardheshem,ngjarje madhore mbare kombetarej jane shansi i madh per tu ndare njehere e pergjithemone nga koha e saliut,ndoshta do te quhet rilindje,me gjithese e vonuar.

  27. Poshte diktatura says:

    Z.Baze ke pjeserisht te drejte. Mgjth per here te pare keta leshkot e ps bene nje gje te zgjuar juridikisht. Tani kane me teper shanse se dje pavarsisht sal diktatorit. Sa per luften qe kerkojne disa dhe mbrojtjen e votes nuk ka goje te flasi njeri se ristani talli b….n me votat tona jo te rames,ne ku ishim? Ua them une duke share nga tv. Jemi ne si popull frikacak pa eshte dhe opozita ne gjum. Sa per 97 ajo esht vetem nje marrzi kombetare as ia vlen ta permendesh.

    1. petro says:

      Te thuash qe 97-ta ishte nje marrezi kolektive i ben sherbimin me te madh fajtorit te vetem te asaj masakre, BERISHES. Prandaj edhe vuajtjet tona nuk kane te sosur, sepse ne harrojme ose me e keqja e bejme fajin pa zot ose kolektiv

      1. Berisha largohu says:

        petro, ti thua qe vuajtjet e Shqiptareve nuk kane te sosur, po eshte vertete sepse po mbani Berishen ne pushtet. Berisha do te rrije ne pushtet sepse ska popull kunder Berishes, si mund te ket Shqiperi te lire kur nuk ka popull te kerkoje demokraacine e mohuar?

  28. tg usa says:

    sa te jete saliu era qen do ti vije ketij vendi

  29. beso says:

    Vertet;ç’presin socialistet nga trupi gjykues?Kam nje shok me PD ketu ne emigrim qe ka shkuar ne plazh,dhe kur i marr ne telefon(se jane familjarisht)per ti pyetur si jane,nga fundi bejme ca llogje politike.Logjikes se shokut tim qe lulit i duhet dhene eshte se”boll hengri Edi…”;shoku im s’ka absolutisht asgje me politiken e larte,ai thjesht me thote qe “boll hengri Edi”.Kur une nxehem se luli asqe duhej kandiduar me thote se nder njeqind lula shorti i ra lulit qe ngjan me Enverin,qe te na bente per vete edhe komunistet e vjeter,qe e kane per zemer buzeqeshjen e komandantit legjendar…Asgje e re ne frontin e Perendimit,z.Mero,tamam si darka me patate te zjera ne romanin e Remarkut,me te njejtin titull.Mire qe”boll hengri Edi”,po kjo”boll hengri saliu”s’e paska nje fund?!

  30. Engjell M Shehu says:

    Zoti Baze
    Sali Berisha do te rri edhe 20 vjet te tjera ne pushtet se e voton populli. Prandaj as shpifjet as sulmet mediatike te paskrupullta qe i adreson Sali Berishes ti Zoti Baze nuk munde ta perbaltin ate por i shtojne me shume reputacionin dhe votohet me shume nga populli.

    1. Ne says:

      Ty dhe Sali agen ju ka perbaltur e ju ka perdhosur koha.Kini mbi vehte mallkimin e nje kombi qe nuk do t`ju shqitet as ne varr.Ti je piskame e jo engjell,ti tremb edhe laraskat me thirrjet qe ben.Kerme qe vjen ere!

  31. shpulla says:

    lutu z shehu qe te mari me vete kur te iki si patriot qe eshte, kur te kerkoje azil politik ne amerike te jugut, si i persekutuar nga evropa komuniste.

    1. +10 says:

      Kam frike se mos na vdes Cavez deri atehere…

  32. Poshte diktatura says:

    Keta i ka lon mendja per zotin,dhe 20 vjet thote do na dilka berisha lugat. Nejse ti po e kryen mire detyren le nje koment ku te mundesh me emer e mbiemer se vetem mire do te gjesh. Me sa me kane thene dhe Enveri bythlepirsit i ngrinte ne detyre(me vone i vriste).

  33. fieriboy says:

    Salehu nuk e ka mbeshtetjen e popullit Mero, keto jane perpjekjet e tije te fundit per te shpetuar koken. Po mundohet ti shmanget dites se gjykimit.

  34. mali says:

    gazit i them qe ti thyejme kembet kalit qe te bjere kaloresi. Dhe kembet e kalit thyhem me çdo gje, dhe me tastiere kompjuteri, posi!

  35. Cimi says:

    Lodheni kot, ju nuk kuptoni qe me votime, ne KQZ,me kolegje zgjedhore nuk e largoni Malokun ,nje here e pate ne 97 se u dogj Shqiperia dhe Maloku nuk ikte,
    Nga zgjuarsia qe ju krijua mbas djegjes se 97 nuk zute mend dhe e hypet perseri ne front ne 2005 Hajdutin me Duar te pastra,nga kjo kohe kane ndodhur shume mbrekullira si Gerdeci,vjedhje Globante pa esap,vjedhje dhe manipulime Zgjedhjesh ,vjedhje me Bllok ne dore ,varferi makabre ,vrasje demostruesish me 21 Janarsi ne egjypt e Libi ,permbytje disa hereku shkodra u be Venecia,8 maj vjedhje dhe prmbysje votash ne tavoline per zgjedhje lokale ,dhe vazhdoni tani prisni Drejtesi nga Drejtesia e Saliut ,
    Saliu e ka shume te veshtire te heqe dore nga pushteti (si Gadafi sot),u martua edhe me Banden Meta per Interesat e popullit, populli ta gezoje Saliun me shume sec gezoje Enverin,Kjo eshte Demokracia e nje populli qe as me dylbi nuk ka me e pa sa te qeverisin keto Banda Kusaresh qe po e shqyejne te babzitur kete vend nga te gjitha anet,me thjeshte paskesh qene largimi i monizmit se Berishizmi ,
    Udogj Shqiperia ne 97 dhe po keta perseri jane ne krye Sala-Meta-Nano,Ali baba me 40 Hajdute .e vute perseri ne 2005 e gezofshi der ne 2025pasi ta qani,vendosi te birin si ne Afrike e Libi,Berishen beni gabim qe se shpallni Mbret ,apo shpallet VETE:

  36. ALBAN DEGA says:

    KUSHTETUTA E ZGJEDHJEVE DHE MEGA- KRIMI I VJEDHJEVE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kodi zgjedhor dhe klani mega- vjedhor

    Kodi zgjedhor eshte ligji, eshte Kushtetuta e zgjedhjeve ne Tirane dhe mbare Shqiperine! Ai percakton sakte dhe qarte se vendimet e rendesishme te tij duhen marre me te pakten pese vota pro. Si zbatohet ai ne praktike, ne jete!?
    Neni 2 i tij eshte nje mur i pakapercyeshem per kete kusari teper te qarte e ster- transparente ne felliqesine dhe paligjshmerine e saj.
    Na del nje Arben Ristan dhe tre musketiere te Sales qe e kthejne KQZ-ne ne nje super KZAZ kusarie, na del nje Kolegj Vjedhor dhe legalizon 357 ” vota qe shprehin qarte vetem e vetem vullnetin” dhe kusarine e Berishes per te shpalle humbesin Lulezim Basha dhe krejt banden e hajnave me Krye-Komisarin e saj Berisha ne krye si fitues e fituesin e ligjshem Edi Rama si humbes! Votimi eshte kater me tre ne llogore strike partiake.
    Shkelje flagrante e ligjit… Alibia qe perdoret eshte edhe me kriminale se vete aktet e tyre krejt kriminale e kusare… Pas nje jave qe na e kane hedhur njehere nenshkrimin ne ato protokolle apo proces verbale na del nje numerues votash gjithnje i PD-se se Salise dhe ankohet se i kane dale nga 1- 15 vota teper.
    Nje shkelje flagrante e hapur ligjore qe duhej te conte ne pranga jo vetem keta numeratore, por edhe ligjeruesit e ankesave te tyre te porositura e urdheruara nga vete Berisha, e te zbatuara nga Ristani!

    Njeriu me top i kusarise se votave !

    Hajnat mbushin kutite me gjyle votash te falsifikuara naten, numeratoret e topave te hajnise se Berishes ankohen diten! Sali Ristani urdheron rinumerim, legalizim te votave qe shprehin qarte vetem synimin e Padrinos Berisha per tia vjedhur votat ne tavoline fituesit te ligjshem Edi Rames dhe opozites se bashkuar!
    Si mund te degjohet e merret parasysh ankimi i nje numeruesi qe ka nenshkruar pa asnje ankim ose verejtje njehere… Si mund te dale nje numerues i caktuar nga PD-ja apo PS-ja mbi 4- 8 komisioneret e saj te ligjshem!?
    Si mund te nenshkruaje dy procese krejt te kunderta brenda pak ditesh!?
    Cfare pret Z. Ina Rama e prokuroret e saj per ti arrestuar ne flagrance jo vetem keta numerues fakira te shternguar ose te paguar, por pike se pari urdheruesit e shternguesit e tyre Sali Ristanin ne flagrance!
    Jo vetem ata, por edhe gjyqtaret e marre peng nga policia e forcat speciale te Berishes te Kolegjit Zgjedhor, te vene nen shtetrrethim nga Padrinoja e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit.

    Nje denoncues e mur i pakapercyeshem ligjor – 870 vota pa votues!

    Pothuajse ne te gjitha kutite e rishikuara e legalizuara nga Sali Ristani kishte nje perputhje perfekte midis votave ne kuti dhe numrit te votuesve qe i kane hedhur ato! Pra gabimi eshte nje zero perfekte! E kamikazet e kusarise elektorale ne Komisionin Qendror Vjedhor dhe Kolegjin Vjedhor dalin me vendime per te ndrequr gabimin zero!
    Po si mund te ndreqet, si mund te korigjohet nje gabim qe nuk ekziston!? Vec Sali Berisha dhe kusaret e tij mund ti pergjigjen kesaj pyetjeje rrenuese e denoncuese per kusarine elektorale me transparente ne historine e Shqiperise! Nje vetdenoncim perfekt i hajnave te Berishes ne KQZ dhe Tom Ndreces ne Kolegj Zgjedhor!
    Jo vetem kutite e thyera e te shqyera, jo vetem mungesa e kodit te peste, jo vetem votat e nje kutie qe gjenden ne nje tjeter me kilometra larg, jo vetem arroganca ala berishiane e Sali Ristanit, por mbi te gjitha 870 votat me teper se numri i votuesve jane nje denoncues i hapur dhe mur i pakapercyeshem ligjor per kusaret dhe kusarine e Sali Berishes.
    Tek Neni 2 i Kodit Zgjedhor dhe tek ky mur ligjor do te perplasin kryet heret a vone jo vetem ata, por edhe bashkepuinetoret e tyre ne kete maskarade te papare elektorale, sapo te rivendoset shteti ligjor ne Shqiperi!

    Me gjithe fuqine e ligjit

    Ne baze te Kodit Zgjedhor , Kolegji ben intepretimin e ligjit dhe vetem ne baze te tij jep drejtesine vetem mbi bazen e ligjit. Ajo qe beri Kolegji Zgjedhor , ashtu si Komisioni Qendror Vjedhor ishte zbatimi i urdherave te Saliqit. Ai jo vetem dha antidrejtesine, por shkeli rende Kodin Zgjedhor duke prekur shpirtin e thelbin e tij, e drejte dhe kompetence ligjore qe e ka vetem Kuvendi pas diskutimeve dhe konsesnsit te partive politike.
    Pra si KQZ-ja edhe Kolegji Zgjedhor i ka dhene vetes kompetenca qe nuk i kane. Ato jo vetem kane anashkaluar dhe mbikaluar Kuvendin Popullor per nje ligj qe kerkon tre te katertat e votave te tij, per cka duhet te pergjigjen para ligjit dhe Kushtetutes per shkelje flagrante te tyre se bashku me Sali Berishen, shkelesin dhe dhunuesin me te madh te ligjit dhe Kushtetutes ne Shqiperi!
    Duke i dhene autorizim te kunderligjshem KQZ-se te numeroje e ligjeroje cdo vote te pavlefshme, ne fakt Kolegji Zgjedhor vetem ligjeron vjedhjen e votave.
    As me shume e as me pak se Kushtetuta e Zgjedhjeve, Kodi Zgjedhor, neperkembet e dhunohet prej ligjeruesve te vjedhjeve!
    Deoncimi i kesaj maskarade, mosnjohja e kesaj megavjedhjeje elektorale, kerkesa per zgjedhje parlamentare te parakohshme eshte nje e drejte dhe detyrim ligjor i opozites dhe liderve te saj. Perndryshe ata kthehen ne bashkepunetore te kusareve berishiste dhe bashkefajtore te Sali Berishes ne kete atentat te perseritur e teper transparent ne felliqesine e tij kunder demokracise shqiptare! Zero tolerance !

  37. Shaqo says:

    Ore Ti vjedhesh ketij populli 230 milione edhe nje here Milione Euro,Ore te vrases 4 njeres Demostrues nga Populli Opozitar ,edhe te kandidosh per Kryetar Bashkie qofte edhe te nje Qyteti fare te vogel e jo me per Tiranen ,Ky eshte kulmi i djallezise ku Saliu e ka Katandisur kete Popull Mjeran,qe mendon cdo njeri vetem per veten qe jane te shitur te Qeveria me parate e tyre ,Habitrisht te hidhen ne fyt per te mbrojtur Hajdutet edhe Vrasesit ne nje menyre te pa skrupullt,Saliu e ka ndare Shqiperine ne klasa dhe eshte krijuar nje Armiqesi ,ndernjet taneve dhe te atyre,kane vjedhur aq para sa edhe Drejtesine e kane te blere,njerzit e Opozites nuk jane kundershtare Politik por Armiq te betuar qe duhet te Asgjesohen ne cdo menyre ,nje Babzitje per pushtet,kunder gjithckaje madje haptazi fare tamam si ne Regjimin e Hoxhes qe kundershtarin e zhdukte kjo fryme ekziston edhe sot nga Peshqeshi yne Sali,qe i ra ketij popullit per Ise ,Deri kurre ,besoj edhe 20 vjete te tjera ,Berishizmi nuk largohet kurre me voten e blere dhe se Drejtesia kurre nuk do te jape te drejte te Drejtit por vetem Saliut ,mbasi Ai ka te Drejte te caktoje te Drejten ne nje vend te ekupuar nga Tirania Berishjane.

  38. Engjell Shehu says:

    Edi Rama eshte nje njeri qe as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet sepse e ka ngrene turpin siç thote populli me buke.Edhe pse eshte i bindur qe e ka humbur pergjithmon Tiranen bene sikur ka fituar. Do te ishte ne nderin e tij neqoftese i ka mbetur pak nder te bente dorheqje nga drejtimi i partise se tij shterp dhe t’ju kerkonte falje anetarve dhe simpatizantve te tij per te qene dhe mbajtur si politikan i ndergjegjshem as me pak dhe as me shume se paraardhesi i tij.
    Sali Berisha dhe kualicioni qe ai drejton jo vetem qe fituan keto zgjedhje lokale por jane te pergatitur edhe per zgjedhjet e pergjitheshme te vitit 2013 ti fitojne me nje diferenc shume te madhe per te patur mazhorancen apsolute ne kuvend.

    1. Ne says:

      Per nje ..Djall si ju, ashtu shihen gjerat,kokeposhte.E kuptoj se asgje nuk te prodhon logjika,por vlon interesi.Pale ku po lepin ndonje kocke,vazhdo e lepije,por mos lesho jarge se na hape barkun.

    2. Bato says:

      Ke te drejte o Engjell. Ne 2013 Sala do i heqe kutite fare, dhe do i thote Ristos dua 81 deputete, Ilirit jepi 5 deputete, Fatmiri boll me veten (i ngeli ne dere). Kot qe harxhon leket per zgjedhje se mund te rrite rrogat dhe pensionet

  39. Lir Koka says:

    Meqe ne thomi se marrim shembull nga amerika ju thom se Amerikat kur vjen puna ke gjyqtaret i cileson ata si njerez te nje brumi te vecante.Duan te thone se gjyqtaret ne detyre vendosin vetem mbi bazen e fakteve dhe profesionalizmit te tyre.Vendimet e tyre kane forcen njesoj si ligjet.
    Ne shqiperi ne nuk kemi gjyqtare te ketij lloji , tanet nuk kane as integritetin e njerezve te zakonshem dhe as profesionalizmin e juristeve mesatare.
    Kane vetem nje aftesi ti sherbejne vetes dhe partise ne pushtet.

  40. saimiri says:

    Z;Baze siç e kam theksuar edhe ne komentet e tjera te mepareshme demokracia shqipetare ka dy ngerçe!I pari eshte ai i futjes e berjes çorbe te jetes tone politike nga pseudo dipllomate qe vijne me petkun e diplomatit e bejne punen e lugatit.Problemi i dyte ka te beje me shqetesimin qe ngrini edhe Ju i nderuar z.Baze qe partia ose me mire te themi populli opozitar gjithnje eshte gjendur ne mes te tradhetise nga liderat qe kollaret ja’u kane bere me file liri qe ti terheqin zvarre e mos tu keputen.Populli opozitar gjendet ne udhekryq jo nga mos kuptimi i problemit madhor qe ka ky vend,por nga devijimi qe here pas here ne historine 20 vjeçare i eshte bere nga te ashtequajtur lider qe kur vihen perpara disa xinxifilleve qe vishen me masken e ufove ,behen si pula te lagura edhe kur konstatojne se jane te derguar nga Salinjte!Humor?Jo:Eshte tragjedia e ketij vendi qe per 20 vjete luhen lojrat me te pista ne kuriz te ketij populli .Ndaj edhe drejtuesit e PS ndrojne kurs,bejne kompromise,bien dakorte me njerez qe mbajne peng kete vend ne emer te demokracise.Kjo eshte ironia e ketij vendi qe e ndjek si hije keto 20 vjete.Zhozi pret me padurim qe delet te futen perseri ne vath e paskesaj ti qethi nje per nje.Lum ky popull per keta opozitar qe ne vehtvete nuk mbartin as ideologji,as atdhedashuri,as impenjim per nje popull qe me dashjen e “miqeve “tane te shtrenjte eshte i destinuar te vdesi ne kembe.

  41. arsen says:

    Mos u demoralizo Z Baze!
    carta canta thote italiani
    E shkruara mbetet, fjalet i mer era!
    Do jete qyfyre e madhe neser, kur nje trupe “e paster” gjykatesish, te jape verdikt per disa kolege te shitur.
    Ti denoje si ordinere dhe te paafte!
    Do vije nje dite qe DREJTESIA te beje punen e vet.
    Shpresa vdes e fundit!

  42. Ivani i madh says:

    Si te mos shqetsohemi shpresa sot shpresa mot ,shpresen po se kerkove nuk te vjen,apo me ate shprehjen tone shqiptare me nje cq…. temen kalojme 6muaj e drejtojme syte nga qelli, mos vendose zoti i cili na ka dhene sy,veshe. mendje tani zgjidhjen ta gjejme vete mos presim nga ai.Tani na mbetet ne te gjithve te marim ne dore fatet tona te veje drejtesia ne vend se po shpresuam tek koha e kemi te kote.

  43. hallexhiu says:

    para votimeve premtuan qe do hapshin 500 mije vende pune….une i shkreti po pres akoma

  44. landi says:

    nuk kemi hall pune ktu o hallexhi ktu kemi hall karrigesh pse mendojme keshtu te dy vellezerit siameze do te tallen per shume kohe me te gjithe

  45. Ndoc Sukaj says:

    Terheqja ,,taktike.. e Partise Socialiste nga kerkesa e bere publike edhe nga kryetari i saje ,,flet,, qarte se fati i se drejtes eshte i varur ne nje ,,Rrap madheshtor i kalbur nga rrenjet,, ku palet qe i sillen rreth e rrotull bejne manovra te cuditshme duke u lutur qe ai te mos bjere mbi ta.Turpi eshte i nje niveli te larte jovetem per politikanet pasi nje pjese e tyre dihet se nuk kane fytyre por para se gjithash per ata qe e quajn veten njerez te ligjit ,kane studiuar dhe jane betuar per te dhene drejtesine e ligjit dhe jo ate te ,,Maliqit,,Sic duket Partia socialite duke qene fituesja reale e zgjedhjeve ne Shqiperi po mundohet te gjeje ,,metoda me te buta,,per te administruar situaten shperthyese qe i ka pregatitur ,,Mjeshtri i madh i manipulimit,,

  46. Gazmend Nushi USA says:

    Dhe sa per drejtesi ju injorantet e PS as qe mos prisni se ju ne kohen tuaj i keni vrare njerzit pa gjugj dhe i keni denuar me deshmitare te rrem dhe pa avokat mbrojtes,sepse avokate mbrojtes i zhduku te gjithe Enver Hoxha ,sepse drejtesi te paster nuk ka ne asnje vend te botes.Dje per shembull ketu ne USA perfundoje nje gjygj qe ka dy vjet qe zgjate dhe ishte e para here qe per perfundimin e nje gjygjt punohej dhe me 4 korrik diten e shpalljes se Panvarsise se Amerikes dhe televizoret te gjithe e trasmetonin direkt nga salla.Ishte i vetmi rast.Dhe ceshtja ishte ,se do denohej nje 24 vjecare e cila sipas akuzez kishte mbytur vajzen dhe me pas trupin e kishte zhdukur ,trup i cili u gjet i kalbur ne nje thes te zi ne nje pyll 1km e gjys larg shtepise se vajzes pas ca kohesh.Dhe te gjithe specialistet thoni qe ajo ka te sigurte denimin kapital,sepse plus akuzes ,per vrasje i kishin shtuar dhe ate per droge ,per paftesi per te edukuar femijen ,per hajdutllik dhe per genjeshtren ndaj autoriteteve ,pra policine pra gjithesej e kapnin 7 nene.dhe e sigurte ose denim me vdekje ose denim me burg te perjetshem.Dhe cfar ndodhi e gjithe Amerika eshte shok ,sepse ajo doli e pafajshme dhe do denohet vetem ,sepse ka genjyer policine afatin e se ciles e ka bere ne paraburgim dhe diten qe mbyllet procesi del nga salle e gjygjit si e pafajshme megjithse te gjithe hipotezat bejne fajtore ate dhe te gjithe jane te sigurte qe ajo eshte fajtore ,por me nje ndryshim qe ajo nuk e ka vrare me duart e veta megjithse aty dolen e thane qe e ak mbytur ajo,por vajza eshte mbytur ne pishine,sepse ajo ka qene duke bere party me shok e shoqe ne shtepi dhe e ka len femijen 2 vjec vetem dhe ajo pastaj ka bere krimin tjeter qe ka zhdukur trupin dhe pastaj ka lajmruar policine ,qe i kane rrembyer femijen,pra mbas shume kerkimesh dhe investigimesh ku ne kerkim moren pjese te gjithe banoret e zones trupi u gjet i hedhur ne nje grope.E sigurte qe ishte dora e saj ,por asnjeri nuk e ka pare dhe kjo ishte pista qe zgjodhen avokate mbrojtes ,per ta mbrojtur dhe ja arriten qellimit .Flitet per ne USA qe nuk mungojne mjete dhe metodat me kapur kriminelet.Ka qene nje nga gjygjet me te ndjekura ne Amerike pas atije te futbollistit te futbollit Amerikane O Xhej Simpson i cili vrau gruan dhe kamarjerin e shtepise te dy te bardhe ky i zi por i famshem dhe nuk u denua ,por e nxorren te pafajshem dhe kjo drejtsi pra deshtoje dhe ne kete rast,megjithse O Xhej sot eshte ne burg ,sepse u kap me arme duke vjedhur ne Las Vegas.Pra zoti vonon dhe nuk harron dhe tani ka falimentuar perfundimisht si njeri ,Nga idhull ne hajdut dhe ne burg.Pra e gjithe Amerika eshte shok dhe shtypi majtas e djathtas jane bere si te terbuar ,sepse jane harxhuar miljona ,per kete gjygj dhe shteti humbi nje ceshtje qe mendohej e lehte ,per tu fituar dhe pse sepse te 12 antaret e dhenjes se vendimit nuk ishin me nje mendja duhet qe te votojne te 12 po qe te denojshe nje njeri.Pra konkluzion eshte i kollajte qe vetem drejtsi nuk eshte e lehte me gjetur dhe shoku Mero e ka provuar me se mire ne kurrizin e tije ,kur kandidoje per deputet nuk ka rendesi ,se per cilen Parti ,se e kam thene here tjeter.Dhe nje shtese nje injorant me pseudonimin TG USA i cili megjithse ka vite ,qe rrin ne Amerike ka mbetur po kafshe e eger ,sepse e krahason Berishen me qen ,kur qente ketu ne USA jane qenjet me te privilegjuar dhe ne cdo shtepi ku jane jane jane te paret e shtepise dhe per kujdesin e kafsheve qe mbajne njerzit,qen ,zogj,bretkoca,breshka,gjarprije e te tjera ne USA ne vit harxhohen 45 miljard dollare. Sa per kulture, kur kame ardhur ne USA kam ardhur nga Shqiperia me te tre qent e mije qe kam pasur ,sepse nuk doja ti leje ne doren e te tjereve ne Shqiperi ,sepse nuk do mi trajtonin mire dhe shume veta ne Shqiperi injorante si puna e ketij TG me quanin borgjez se mbaja qen dhe ne Aeroprtin Kenedi kur kam arritur pasi u kam thene doganiereve qe kam dhe tre qent sepse isha ne merak a mi kishin transferuar ne Zvicer kur ndrrova avionin dhe ato pernjehere lane veprimet me te gjithe pasagjeret e Avionit dhe te parit me sherbyen mua ,sepse udhtimi eshte shum i gjate dhe ishte e sigurte qe qente ishin te lodhur dhe te friksuar ,se kishin qendruar nga nje bagazh avioni tek tjetri per 12 ore dhe kam mbaruar pune para te gjitheve dhe me dhane ne dispozicion nje trak te vogel qe ne e quajme elktrokarro dhe mi nxorren qente dhe mua jashte aeroprtit ne vendin ku me priste djali dhe gruaja. Besoj se eshte e qarte per ty TG injoranti qe nje qen eshte me i vlefshem ,se ty ketu ne USA.Pra po te them kafshe e eger se ato te zbuturat kane ndergjegje me te zhvilluar se ty hik andej nga ke ardhur ,se as dreqit nuk i hyn ne pune dhe Berishes i ben nder kur i permend qenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje