Sot protesta qytetare kundër shembjes së Piramidës

21 Korrik 2011, 10:17Politika TEMA

Dhjetëra intelektualë dhe të rinj, të mbështetur edhe nga shoqatat e arkitektëve, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e organizata të tjera joqeveritare, do të zhvillojnë sot në Tiranë takimin e madh të qytetarëve për t’u shprehur kundër shembjes së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, të njohur si piramida.

“Është ndër takimet e para të qytetit ku prapa nuk janë partitë. Qytetarët nuk po i thërret një parti për hallin e saj, por po i thërret një hall i tyre, pasi në qytetin ku jetojmë dikush do të na shkatërrojë dicka”, deklaron publicisti Artan Lame.

E dukshme do të jetë edhe pjesëmarrja e të rinjve, të cilët nëpërmjet forumeve të ndryshme sociale janë shprehur kundër shembjes së piramidës dhe për kthimin e saj në qendër multikulturore.

“Do ketë filmime, dokumentare të piramidës dhe muzikë. Ne duam ta mbrojmë atë vend dhe njerëzit do të jenë të lirë të shprehen”, sqaron aktivisti Aldo Merkoci.

Takimi i madh i qytetarëve do të nisë sot në orën 19:30. Ai do të zhvillohet në sheshin përpara piramidës. Organizatorët thonë se do të firmoset edhe një peticion.

“50 metra larg sheshit ku qytetarët do takohen rri kryeministri. Nëse ka veshë le t’i dëgjojë qytetarët, nëse s’ka le të mos t’i dëgjojë. Por duhet prania e gjithsecilit për të thënë fjalën e vetë”, thekson Lame.

Vendimi për shembjen e piramidës në kryeqytet u mor pak ditë më parë nga deputetët e mazhorancës në Kuvend. Në vend të saj qeveria ka premtuar ndërtimin e parlamentit të ri, për të cilin ka marrë deri tani një hua prej 110 milionë eurosh. Por kostoja e parlamentit të ri ende nuk është bërë publike pasi në ligj nuk është shprehur asnjë vlerë financiare.

22 komente në “Sot protesta qytetare kundër shembjes së Piramidës”

  1. vinny says:

    Perse duhet te shpenzohen 110 milione euro per te rindertuar nje Parlament te ri? Prej 20 vjetesh, politikat, vendimet e mara ne Parlamentin shqiptar nuk kane sherbyer per ta bere me te mire jeten e shqiptareve, ato kane thelluar pabarazine, varferine, ndotjen, vjedhjen e prones, trafiqet, krimin, prostitucionin…pra ndryshe nga ç shitet shqiptareve ne televizione, media te ndryshme, Shqiperia po vuan fenomene teper te renda, te cilat as qe nuk behej fjale te jetoheshin as ne peroudhen e saj me te zeze, ate te para 1990, te komunizmit.

    Pra perse duhet te shpenzohen 110 milione euro, per cilin qellim, aq me teper do te merren borxh pasi parate si kemi!!!!
    Perse nuk presin qeveritaret shqiptare, qe nepermjet punes se tyre, te krijone nje ekonomi dinamike e cila te prodhoje keto para e me pas le te investohen!?
    Cila eshte urgjenca per te ndertuar nje parlamanet te ri, ç’fare do ti sjelli popullit shqiptar kjo godine e cila, per tu ndertuar kerkon qe populli te futet ne boxh prej 110 milion euro !?

    1. LOLA says:

      po cthua mo pse mos te perdoren po josefina qe eshte mesuar me luks dhe komoditet te uli ate bbbbb e palame qe ka ne nje parlament te ri pastaj ne 110 milion i kane bere mire llogarie keta matrapazet 100 mlion i ndan argita josefina luli dhe sala dhe 10 milion bejne ndonje barange sa per te mbyllur gojen e popullit

  2. LOLA says:

    eeeehhhhhhh keto borxhe qe marrin per qejfin e tyre sala me shoke ishalla i lajne femijet ose mbesat e tyre se popullin e vdiqen nuk mundet me keta jane njerez te trashe si mund te prishet piramida kur mund te perdoret per dicka tjeter per historine e shqiperise(psh)

    1. Ermali says:

      Ato borxhe do i lajne tutkunet e kesaj race te keqe populli qe kane 20 vjet qe nuk lodhen se votuari Salen me shoke.

      1. tg usa says:

        bashke me racen e keqe qe votojne saliun do ti lajme dhe ne qe e urejme plakun e rjedhur

  3. Altin Ketro says:

    Dhe vjen një ditë që ajo ngrehinë në formë konike, që fare mirë mund të quhej “Krahët e Shqiponjës”, do shembet. Simbol, po po, simbol i Tiranës, i qytetarëve të saj që u përdhunuan nga arroganca qeveritare. Ata nuk u pyeten për atë ndërtesë që ka hyrë thellë në memorjen e gjithsecilit per nesh. Ishte më e pakta që mund të bëhej, t’u merrej një mendim, në një referendum lokal (megjithëse ajo ndërtesë ka përmasa kombëtare) e t’u thuhet thjesht e shkoqur: E doni? Po apo Jo! Vetëm dy fjalë, vetëm një pyetje, vetëm kaq!

    Marrëzia do e çojë deri në fund marrëzinë e vet dhe askush nuk e ndalë. Sepse marrëzitë ndjekin njëra-tjetrën, ndonëse në distancë kohe, por të njëjta janë. Atëherë u prish një ndërtesë bashkie, më e bukura që plotësonte ansamblin e ndërtesave ku përfshihen edhe ministritë ekzistuese përreth sheshit “Skënderbej” dhe në vend të saj u ngrit një muze. Brezi i ri nuk e ka jetuar atë kohë dhe mund ta dijë ose nga tregimet e prindërve, ose nga kronikat televizive të kohës. Sapo e ka parë a dëgjuar padyshim ka menduar – “Oh, sa keq”! Por, atëherë vendoste Partia dhe popullit nuk i ngelej tjetër veçse të duartrokiste.

    Po tani, çfarë e bën popullin kaq indiferent që ta pranojë në heshtje?! Do vijë një ditë edhe për brezin e sotëm t’u tregojë fëmijëve të tyre për historinë e ndërtesës konike që përfaqësonte në arkitekturën e saj, vet simbolin tonë Kombëtar. Oh, sa keq – do thonë ata fëmijë. Po, ku ishit ju prindër? – do pyesin. Ne, vetëm folëm – do u themi. Ja, bëmë disa shkrime mediatike sensibilizuese, emisione televizive, shfrymë dufin sa mundëm në Facebook, dolëm atypari për të protestuar me intelektualë, arkitektë, ekspertë, studiues, idealistë, indiferentë-kurjozë, por pa i shkaktuar asnjë dëm marrëzisë që kishte vendosur të kundërtën.

    Kësaj here nuk do ketë shfajësim. Jetuam në këtë farë demokracie që edhe ashtu mbytëse prej marrëzisë së rregjimit në fuqi, na e jep gjithsesi mundësinë për t’i thirrur ndjenjës qytetare të gjithkujt prej nesh për ta kundërshtuar me forcë, aq sa ta detyrojmë të kthejë udhë, e në mos të vendos ta prishë brutalisht, të paktën të na pyes për të qenë të qetë në ndërgjegjen tonë që “shumica vendosi e ne, pakica, duhet të heshtim e t’i bindemi verdiktit të saj”.

    Po i lëmë të qetë ta çojnë deri në fund marrëzinë e tyre. Dëgjojmë zëra se “ata kanë pushtetin dhe me të bëjnë ç’të duan përsa kohë janë në qeverisje” apo “mirë t’i bëhet këtij populli që i voton”! Po pse more, argumenta janë këto?! Me këto tolerime të shumicës popullore do lëmë ne një grusht njerëzish të vendosin për fatet tona e të qytetit ku jeta na lidhi?! Sa cekësi mendimi dhe sa frymëzim për të marrët që inkurajohen për marrëzi të tjera.

    Ajo ndërtesë në formë konike apo piramidale, ka veçantinë e saj, sepse është një nga veprat më të mira e të bukura të arkitekturës komuniste, e cila shquhej për shëmtinë steriotipe në ndërtim. Çdo periudhë ka historinë e saj e cila duhet trashëguar brez pas brezi për të parë evoluimin e mendimit krijues, si dhe të shërbejë për raste studimi e krahasimi midis brezave.

    Nuk ka ndërtesë tjetër që të ketë marrë aq shumë energji negative nga pushtetarët (përjashto objektet e kultin gjatë diktaturës), a thua se e keqja fshihet brenda dhe me shembjen e saj do fillojë një erë e re për shoqërinë tonë. Absolutisht JO! E keqja fshihet në mendjet e djallëzuara të politikës dhe fati i keq i asaj ndërtese është vetëm se ndodhet në një vend “pëllumbash”, shumë e lakmuar nga mafia për të bërë para. Ashtu si është, ajo nuk sjell fitime, ose ato janë shumë minore. E për këtë arsye ajo duhet zhdukur, por për këtë duhet ngritur një kauz e madhe që të bëhet e besueshme. Dhe u gjet “lufta kundër komunizmit”, fryma e së cilës demek fshihet brenda ndërtesës. Sa fyese për çdo person që zotëron inteligjencën më minimale për të kuptuar mbrapshtësinë e kësaj teze të dalë boje. Por, marrokut aq i bën, mjafton ta hedh në eter e pastaj të ngjisë ku të ngjisë deri sa ta çojë në fund marrëzinë e tij.

    Ajo do shëmbet. Tiranës do i mungojë Piramida, një nga pikat e pakta mitike referuese të saj. Aty ku grupet të huaja turistësh ndalin hapin. Fotografojnë dhe shohin me trishtim rrjepjen për së jashtmi pa e parë dot vjedhjen për së brendshmi. E marrin në celuloid një kujtim nga Shqipëria, nga metropoli i saj, pa e ditur që ajo do rrafshohet nga themelet një herë e mirë.

    E bëra edhe unë shkrepjen time nën sfondin e saj. E dua një kujtim përpara se të më shfanepset nga sytë. Edhe për t’ia treguar fëmijës tim. Kur të rritet e të më pyesi – Po ti babi, çfarë bëre për ta ndalur?, – unë do i përgjigjem thjesht – Ja, shkrova këto rradhë! Vetëm kaq! Turpërisht për vehte e të tjerët. Turp nga se? Ja pra, sepse nuk shkuam më shumë se tek keqardhja mediatike e nuk qemë të zot ta ndalnim me fuqinë fizike. A jemi në kohë? Absolutisht PO! E kemi vetë në dorë, ne, qytetarët e Tiranës t’i themi NDAL kësaj barbarie. Vendimet qeveritare nuk mund të dalin kurrë kundër fuqisë së vullnetit popullor.

    Por, deri sa ta shoh të materializuar këtë fuqi popullore, nuk më ngelet tjetër veç të them : Lamtumirë Piramidë! Madhështisë së krahëve të tu do i zërë vend një ngrehinë “moderne”, e kohës, me çelik e xhama, me gardistë të armatosur që nuk do na lenë ti kalojmë pranë, e cila do strehojë “kokat” e politikës që tash 20 vjet demokraci kanë luftuar kundër memorjes së kombit, prosperitetit dhe ardhmërisë së tij, duke e vjedhur, plaçkitur e vrarë jo vetëm atë, por edhe ëndrrat e qindra-mijra familjeve

    Unë do jem përpara Piramidës, më 21 korrik 2011, ora 19:30, jo vetëm për të protestuar, por edhe për të matur pritshmërinë time për ndërgjegjësimin qytetar. Për të mos i thënë lamtumirë asaj, por të marrëve që na qeverisin.

    Kush ka sy – të shikojë, kush ka vesh – të dëgjojë, kush ka gojë – të flasë, kush ka zemër – të luftojë. TANI!

    Dhe së fundi, po shkëpus këtë sentencë nga thirrja apel e njërës prej organizatoreve, Inida Gjata ZHAKU : “Ne Populli i Shqipërisë, kërkojmë një Piramidë! Për ta shndërruar në Monumentin e Vuajtjeve tona si shenjë pendimi për çdo sistem që kemi zgjedhur të na drejtojë! Piramida duam të jetë tek PIRAMIDA dhe duam të jetë Qendër e të Drejtave të Njeriut. Të jetë plotësisht në dobi të qytetarëve, taksapaguesëve, zgjedhësve tuaj”.

    1. fatmir says:

      Lufte jo vetem per piramiden! Femijet e tu, e te gjithe shqiptareve, nuk do te pyesin vetem per piramiden, por edhe per vrasjet e 21 Janarit, goditjen e heqjen zvarre te minatoreve, punetoret pa kontrata, pensionistet, rendin, etj,…. Pse nuk reaguat do na thone! Ishim frikacake, kishim aq frike, se mos hanim ndonje koqe plumbi, nga plaku i rrjedhur, por ne vetem flisnim, shkruanim ne internet, e pinim kafe. E Shqiperise po i vinte fundi, nuk reaguam, opozita na thoshte, me qetesi o populle, do fitojme ne 2013, durim, tek kaluan 20 vjet, 2 vjet kalojne shpejte. Turpe per te gjithe ne!

      1. Altin Ketro says:

        Fatmir.
        E kuptoj shqetesimin tuaj por mos i konfondo gjerat. Jane shume çeshtje ne kete Shqiperine tone hallemalle te cilat duan nga nje reagim te fuqishem me vete. Une mora shkas nga kjo çeshtje qe shtrohet per diskutim. Asgje nuk mund ta anashkalohet, por secila ka specifiken e vet. 21 janari ndodhi dhe me ate po merret prokuroria, ndersa prishja e Piramides ende nuk ka ndodhur dhe jemi në kohe per t’a parandaluar.
        Gjithsesi, une e mirekuptoj shqetesimin tend dhe bashkohem plotesisht me ty.
        Te pershendes.
        Altin Ketro

        1. Fatmir says:

          Po te jete per Prokurorine, e kane mbyllur ceshtjen e 21 Janarit, ”Ata u vrane, per shkak te plumbave qorre” Nuk kemi prokurori, por nje mbret, qe jep urdhera, e ata vetem sa i zbatojne. I arrdhte sa me shpejte fundi,…….

  4. fatmir says:

    Keta intelektuale, e meqenese jane edhe te rrinjte, do ishte mire qe sot ne 19.30 te ngrinin zerin, jo vetem per piramiden, por edhe per zgjedhjet e vjedhura, per minatoret, pensionistet, punetoret, per prokurorine skandaloze, rendin, rruget me gropa, ujin qe vjen pika-pika, mbeturinat kudo, etj. Nese kjo nuk ndodh, keta nuk munde te quhen me intelektuale, dhe rinia qe e mbeshtet kete proteste, po u qan zemra, vetem per piramiden, e nuk mendojne interesat kombetare, per mendimin tim, edhe kjo rini eshte e mbaruar. Qellimi i protestes dhe i peticionit, duhet te jene problemet e popullit e ti jepet ultimatum Sale qenit, te largohet ne menyre paqesore, ose reagimi i popullit do te jete i ashper. Ne kete forum, Mero Baze e di shume mire, qe i ka ikur koha llafeve, shko e merre pjese, njerrezit kane nevoje te zgjohen, per drejtim, e ta kuptojne qe piramida eshte vetem nje problem, Vrasja e shqiptareve ne 21 janar, Vjedhjet e ministrave, vendimet e prokurorise dhe e fundit e votave, duhet te jene prioritet. Por jo te ngrihemi, te mbajme forte piramiden, e te harrosh te tjerat. Ndoshta do te jete sot dikush ne 19.30 qe ta ngrije zerin per keto probleme!!!

  5. alban says:

    Pyetja ime e mjere eshte kjo: Si nuk beri dicka te mire ky kryeminister (kryehorr) per kete popull, per kete Shqiperi te mjere? Si eshte e mundur qe sot, ne vitin 2011, nje njeri i vetem, qe e heq veten s eshte kryeminister i ketij vendi, persa i perket asaj tjetres, nuk arrij t’i permend emrin se me vjen per te vjelle dhe neveri tek e kujtoj, te sundoje vullnetin e njerezve te mire, memedashes dhe liridashes, njerez te artit, te shkences, qytetare te ketij vendi dhe te ketij kryeqyteti? Si eshte e mundur, qe gjithnje ben ate qe nuk duhet te beje, dhe nuk ben ate qe duhet te beje? Dhe nese ka bere ndonje rruge, nuk i ka bere per popullin shqiptar dhe Shqiperine, jo i ka bere per serbet dhe Serbine, dhe ne radhe te pare per veten e tij dhe per familjen e tij, prej te cilave ka perfituar miliona euro. Le te dije cdo njeri: Ky vertete eshte bere kryeminister, por njeri nuk ka qene kurre dhe kurre nuk do te behet! Nuk eshte i lumtur, jo! Megjithese ka miliona, jeton si qen, me lepur ne bark, ai dhe familja e tij. Do te vije dhe ajo dite qe ai e urren …!

  6. Denisi says:

    Te shikoje fytyrat e vrara te minatoreve e t’u vuje turp (se gjynah e dime qe nuk kane).Te hapin syte mire Sala e Xhozi e te gjithe funderrinat e politikes e te shikojne ne sy fukarallekun qe ka kapluar cdo familje te thjeshte e tu vije pak turp ta shpenzojne per bythet e tyre plot 110 milion euro kur ky vend ka kaq shume halle.Te gjithe ne shesh ne protesta kunder kesaj kolere te fytyre.

  7. fatmir says:

    Kur populli nuk reagon! Sala edhe po rrodhi nga trute, prape do bej, ate qe i thote koka, askush nuk e ndal. Bossi ne Itali, mezi flet, kur ecen, ka nevoje per shoqerrues, nje person invalid, duhet respektuar si invalid, por jo ne krye te partise. Nje analist ne Itali, ngrihet e thote. Si eshte katandisur Italia, Berluskoni shkon me vajza 16 vjeç, Bossit i ka rene iktus ne koke, e marrin vendime, per fatet e ketij kombi. Kurse i madhi Bepe Grillo, po i degjeneron, dite per dite, keta te ç’mendur, te largohen nga politika, e u ka dhene mbeshtetje rinise, u takon atyre te marrin drejtimin e vendit. Ne kemi 65 vjet me keta qener, e nuk po ndryshojme akoma. Te gjithe po flejme e kemi pranuar keta qe jane sot, mire te na behet.

  8. skifteri says:

    Lerini fjalet, te gjithe tek Piramida sot. Merrni familjaret me vete, fisin, komshijen, vjehrren….
    Mos harroni karten e identitetit.
    Ti nuk je vote e pavlefshme !!!

  9. 007 says:

    REZISTENCE per mbrojtjen e piramides nga populli i tiranes, qorte dhe me trup. Ketu duhet te rifilloj zgjimi i shpirtit te protestes se ketij populli te gjynjezuar nga diktatura xhozi -berisha. Mbrojta e piramides duhet te shenoje dhe renien e kesaj diktature.

  10. Claus says:

    Nuk e kuptoj kete “shume zhurme per asgje” per Pirameden. Eshte me te vertete e trishtueshme kur nje “Piramide” nje ndertim i zhubravitur nga koha, behet shkak per protesta perfshi ketu intelektuale dhe qytetare te Tiranes. A thua se nuk kane halle te tjera me te medha.
    Perse e them kete?
    Te quhet Piramida histori, nuk mund te quhet. Ajo eshte ndertuar ne mes te viteve `80, pra ke te besh me nje histori 25 vjecare, fare pak.
    Te mos e prishesh per shkak se Tirana ka nje fare nostalgjie se “femijet e vegjel” rreshqisnin ne ato pllaka mermeri, nuk me duket argument. Te mos e prishesh se familjaret dhe rinia e asaj kohe uleshin rreth saj dhe kalonin mbremjet bashke me xhiron e famshme ne Bulevard, edhe kjo pak me duket.
    Lexues dhe komentues, ashtu sic eshte bere ajo gerdalle te vjen pershtire ta shohesh. Eshte kthyer ne nje ciban ne mes te Tiranes. Nuk ja vlem me t`ia kthesh syte e ta shohesh. Shikoni ju lutem foton me lart.
    Keta intelektuale me Ardian Klosin dhe Mustafa Nanon etj. do te kishin bere mire te kishin bere rezistence te mos behej ne kete derexhe sic eshte bere. Jo kalo 10 here ne dite gjate ketyre 20 vjeteve shiko rrenimin e saj dhe mos u ndiej. Tani ajo eshte rrenuar, eshte rrenuar dhe me kontributin tuaj plot indiferentizem dhe neglizhence. Per mua le te prishet,se e prishur eshte. Te gjithe i dime taktikat e qeverive keta 20 vjet. I lene veprat te palyera ne gjendje te mjerueshme, te rrenohen dhe pastaj qe ti bleje per 5 grosh “dikush” ose te behet nje ndertim ri fitimpreures po nga ky “dikush”.
    Ai rrenim filloi qe nga koha e Ramiz Alise, kur aty rreshqisnin kalamjte duke lene rripa te nxire mga sholla e kepuceve dhe askush nuk beri ze. Edhe shkelqimi humbi por edhe rrezik per femijet paraqiste. Askush nuk bente ze. Shyqyr Zotit qe nuk u rrokullis ndonje femije aty. Ate nisme po e vazhdojne pasuesit e tij, Sali dhe Jozefine.
    Tani ke protesta a thua se vijme per here te pare ne Tirane dhe nuk dinim c`behej me pare.
    Pas pilafit jemi te gjithe te ditur dhe te zgjuar.
    Shikoni o zoterinj nje ndertese ne forme trapezi me bazen e vogel nga poshte qe eshte ndertuar ne krye te rruges se Elbasanit, tek “Partizani panjohur”. Nje ndertese tille qe qendra e rendeses del jashte bazes se ketij trapezi me nje termet ndoshta 3,5 balle, eshte me te vertete e tmerreshme, por askush nuk ben ze. As inxhinjere ndertimi qe i kemi me shumice dhe as arkitekte. Por ku te pesoje (larg qofte) ndonje shembje nga ndonje lekundje sizmike atehere do te dalin me siguri profesore dhe doktore te shkencave per te arguemntuar se kjo dhe ajo ishte gabim. Por atehere do te jete vone, sic eshte tani me Piramiden. Une nuk jam inxhinjer ndertimi por llogika e thjeshte ketu me con.Pershendetje!

  11. ISMAIL USA says:

    Para afro 20 vjetesh ndodhen 2 ngjarje “te forta” ne lidhje
    me figuren e E.Hoxhes.
    Ju hoqen eshtrat brutalisht ( nga burracake qe o treguan trima me nje te vdekur)
    nga varrezat e deshmoreve te kombit.
    Dhe e dyta heqja e bustit e kurdisur nga Ramiz Alia dhe perseri
    nga nje turme burracakesh moren rolin e heronjve me ne krye
    SRB e cili dhe ne ato momente ishte nje ‘Kale Troje” i Ramizit
    qe me vone do behej “Gomar Troje ” i Rajersonit.
    Nuk paragjykoj njeri ne keto rrjeshta po ne si popull
    treguam nje inferioritet te frikshem ..
    Nuk i doli njeri Enverit ne mbrojte( perjashto hysni milloshet aleatin e fundit te s.r.b)
    ne keto dy raste gje qe tregoi se ai u ndeshkua sic e meritonte..
    Problemi i piramides eshte nje ligesi kozmike e MONSTRES BERISHA.
    Ai me ket gur do te vrase tre zogj.
    1- TE HEQE VEMENDJEN NGA 21 JANARI DHE 8 MAJI
    2-T’I BEJE QEFIN RAJERSONEVE
    3-TE GJUNJEZOJE PERFUNDIMISHT SHQIPTARET.
    vetem nje rezistence paqsore & atdhetare nga shqiptaret e ndershem
    do te cliroje Shqiperine nga cizmja e FILOSERBIT SRB
    MIKUT TE UDBASHIT FAZLLIC.
    rrofte populli fisnik shqiptar !!!

  12. Gjergji says:

    Claus,
    “zhurma” per mbrojtjen e piramides nuk eshte nuk eshte vetem lufta per shpetimin e ketij objekti ne vetvete (i cili mund te kthehet ne QNK e te vishet me mermer te bardhe pa ndonje shpenzim marramendes), por eshte nje forme spontane e reagimit QYTETAR ndaj arbitraritetit te vendimmarrjes se pushtetit ne Shqiperi.

    1. Claus says:

      Po he mor Gjergji, kete them edhe une. Askush nuk ka vene dore duke filluar nga minstrat e “kulturave” te viteve `90 (perfshi edhe Ramen) dhe duke mbaruar tek Xhaferri si minister i “kthimeve te eshtrave te personaliteteve me eshtra te kthyer”.

  13. lilolabja says:

    Nuk me prishet puna se per ke motive do dali populli ne rruge ajo qe me ben te gezohem eshte qe populli do dali ne rruge qofte ky motivi i piramides (qe personalisht jam dakort te mos prishet dhe mire do kishin bere ta restauronin ),qofte nje motiv tjeter .Ka shume e shume arsye per te dale ne rruge le te jete piramida shkendija .Le te jete ky nje zgjim i madh .Pushtetaret te fillojne te respektojne te drejtat e atyre qe i bene deputet dhe ministra ku ne te kundert as nena e tyre nuk do i njihte .Mbasdite te PIRAMIDA .

  14. Robert says:

    Ju ftojme te japim edhe ne kontributin tone modest per mos shembjen e piramides,qe neser mos te na rendoje ne ndergjegje dhe ne xhepat e c’do shqiptari.Vendimin per prishjen ose jo te Piramides duhet ta marim ne qytetaret, pasi ne jemi taksapagues dhe jo qeveria qe na rrit borxhet c’do dite.Zgjohuni o Shqipetare qe vidheni dhe shfrytezoheni c’do dite e me shume.Zgjohuni…..

  15. edvin says:

    Ndertese me te bukur se kjo nuk ka ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje