Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla, i cili tha se shumë raste të dyshuara për korrupsion janë pushuar nga ana e prokurorisë pa prova bindëse.
Sipas prokurorisë, akuzat e Lllallës janë të pabaza, sepse institucioni që ai drejton ka çuar në prokurori vetëm dosjet e 18 të dyshuarve, pjesa më e madhe e të cilëve zyrtarë të profilit të ulët, si kryetarë komunash apo doganierë.
“Nga këto kallëzime 6 kanë qene për kryetarë komunash, 2 për doganierë, 3 për ish doganierë, 1 ish deputet, 1 ish zevendës ministër, 2 punonjes nga drejtoria e Tatimeve, 1 punonjes nga Ministria e Transporteve, 1 regjistrues i Pasurive të Paluajtshme, 1 ish përmbarues.
Nga këto 18 raste të paraqitura, në 5 prej tyre është vendosur mosfillim i procedimit penal sepse, nuk ishin konsumuar masat administrative më parë nga vetë ILDKP, (për rastet kur subjektet nuk kishin pranuar të deklaronin pasurinë e tyre), parakusht i domosdoshëm për ushtrimin e ndjekjes penale.
Mbi këtë bazë janë regjistruar 13 procedime penale nga të cilat, 9 janë çuar për gjykim duke u ngritur akuzat ndaj zyrtareve te kallzuar, 3 janë pushuar dhe 1 është ende nën hetim”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.
Prokuroria ka kërkuar nga ILDKP që të paraqesë më shumë prova dhe fakte ndaj zyrtarëve të përfshirë në korrupsion dhe të merret me hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, jo kryetarë komunash apo doganierë.
“Duke garantuar publikun për vendosmërinë e saj në luften kundër korrupsionit si një nga fenomet më negative të shoqërise shqiptare, Prokuroria Shqiptare fton Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive të fokusojë hetimin e tij administrativ drejt pasurive të zyrtarëve të nivelit të lartë të administratës publike duke plotësuar në këtë mënyrë një nga detyrat që opinioni i BE për Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat, ka përcaktuar për institucionet shtetërore në vend. Në këtë mënyrë të gjitha institucionet shqiptare kanë shansin të demonstrojnë seriozisht vullnetin e përbashkët për të luftuar këtë fenomen në ushtrim të funksioneve ligjore respektive dhe duke mbajtur dhe përgjegjësitë përkatëse.
Përpjekjet për ta kaluar përgjegjësinë mbi institucione të tjerë nuk është tjerër veç devijim nga lufta kundër fenomenit shqetësues të korrupsionit në administrate”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
hahahaha,,,,,nuk ka prova bindese!!????
o Zot,ku u katandisem?????
Bjondi me sy boje qielli, ti je shqiptar apo grek qe ta marim vesh, se kur thua ku u katandisem do te thote qe je shqiptar….kur thua jam bjond me sy boje qielle e krenar qe jam helen…e kur te them qe je pa identitet..ste pelqen….
Kurajo se do ta gjesh..
hengshi koken tuaj ishalla mashtrusa dhe hajduta jeni
http://www.spiegel.de/politik/ausland/0,1518,772787,00.html