Gjuha që do të zëvendësojë anglishten

22 Korrik 2011, 11:16Lifestyle TEMA

Në shekullin e III, si gjuhë ndërkombëtare, për shkak të perandorisë Romake, si gjuhë ndëkrombëtare njihej latinishtja. Me kalimin e shekujve, ajo humbi, duke ua lënë vendin gjuhëve të tjera.

Duke filluar që nga shekulli i XIX e tutje, gjuhë ndërkombëtare nisi të bëhej anglishtja, sidomos pas fillimit të dominimit ekonomik të SHBA-së, që u bë shteti më I fuqishëm në botë.

Por, me kalimin e shekujve edhe anglishtja pritet që të zëvendësohet nga një gjuhë tjetër. Dhe, gjuha që pritet ta zëvendësojë atë është pikërisht gjuha kineze.

Kjo gjë ka nisur që tani në Suedi, ku ministri Jan Bjorklund ka vendosur përkthimin e librave shkollorë edhe në gjuhën kineze. Shkak është blerja e simbolit të Suedisë, Volvo, nga kinezët.

Linguisti britanik, David Graddol, shprehet se gjuha kineze mund të bëhet ndërkombëtare dhe të zëvendësojë anglishten, për shkak të fuqisë ekonomike, duke qenë se shumë sipërmarrës kinezë kanë depërtuar në gjithë botën.

Do të zëvendësojë vërtet gjuha kineze anglishten? Kjo mbetet të shihet.

21 komente në “Gjuha që do të zëvendësojë anglishten”

  1. 1444 says:

    tong tung tag cin cun co…. nuk besoj !

  2. Rani says:

    Perderisa per momentin superfuqia e vetme ushtarake ngelet USA edhe per nja 20 vjet te pakten nuk do te kete gjuhe nderkombetare kineze, se nuk behet fjale vetem per fuqi ekonomike po me shume eshte fuqia ushtarake ajo qe dikton se cila gjuhe do te perhapet me shume. Anglezet dhe francezet pse pushtuan shume pjese te botes i perhapen gjuhet e tyre dhe jo sepse njerezit menduan se keto jane gjuhet me te “bukura” ne bote.

  3. Shqiptaro Australiani says:

    Kinezet jane populli i madh pa dyshim, por superfuqi edhe dominues nuk behen kurre,pse?sepse jane rrace qe reagojne shum ngadale (rrace e verdhe),rraca e bardhe do te jete gjithmone dominuese

  4. D_malesia says:

    anglishtja gjithmone do te jete gjuha nr 1 . as frengjishtja dhe as kinezja nuk kane shance te konkurrojne ……

    1. Rani says:

      mesa duket paske mesuar anglishten d-malesia.

      1. dj koli says:

        ky esht msues daku rani ….

  5. maximus says:

    kjo gjuha kineze do zhdukur nga fjalori,qe kur u hapen ketata e mori te tatepjeten bota, perse duhet te mesojne ne kinezçe kur fare mire ata mund te mesojne anglisht.

    1. anticensurë says:

      maksimus,si duket “mbahu komandant”?ke ndonjë lajm?po e ha për gjith të tjerët?kështu duket!lëri kinezët rrehat dhe dërgoi ndonjë paqetë cigare!

  6. lola says:

    pupupupu dhe ajo na duhet ne spo merremi vesh dot shqip dhe kinezcja na mungonte

  7. Ton says:

    Ne Kine ka akoma fshatra ku njerezit paguhen me thase orizi dhe strehe. Gjithashtu per nje gjuhe qe te,dominoje duhet qe ai komb mos te jete i fuqishem nga ana ekonomike apo ushtarake por dhe kulturore, ushqim, muzike, kinema, teater…etj, ne menyre qe bota te jete e interesuar t’a perqafoje ate gjuhe se i pelqen ajo,kulture…
    Al Pacino kinez?

  8. UN THEM says:

    MENDIMI DO JET GREQISHTJA,SE AJO DO BAHET SUPERFUQI.

    1. fieraku 71 says:

      hahahaha,thoje per gallate ti po te pyesesh greket sbehet llaf qe do behet

  9. Kaonia says:

    Po mesuan kinescen ,duhet te mesojne dhe karaten hahhhahh

  10. I zhgenjyeri says:

    Duket larg ajo dite qe kinazcja te behet gjuhe e perbotshme dhe sa te jete gjalle daje Sami kjo gje nuk ndodh. Une shkoj shpesh ne Kine dhe ju siguroj se sado qe kane ecur perpara me galop, Amerika eshte arkitektja e te gjithe ndodhive ne bote. Ka dhe nje faktor tjeter, qe anglishtja po perhapet edhe ne Kine, femrat kineze vdesin per europianet, te cileve u pelqejne cdo gje te gjate qe kane perfshire edhe hunden…

  11. karaduzi says:

    Deshirat tona jane qe anglishtja te dominoje edhe kete shekull,por realiteti eshte se daj samit po i bien dhembet.Kam lexuar ne nje te perditeshme nje barcalete qe qarkullonte ne ish bashkimin sovjetik;optimistet ne ate kohe mesonin anglisht,sepse mendonin se nje dite do te hapen me ameriken ndersa pesimistet mesonin gjuhen kineze,sepse mund te pushtoheshin nga kina,ndersa realistet mesonin kallacnikovin.Ne situaten e sotme optimistet mesojne kinezce,pesimistet arabisht dhe vetem realistet nuk kane ndryshuar ata vazhdojne te mesojne kallashnikovin.Keshtu per cdo eventualitet te mesojme edhe ne kinezce.

  12. Meti says:

    Gjuha kineze nuk mund te behet gjuhe zoteruese ne bote. Ajo eshte gjuhe tonike, me kater tone dhe si e tille per europianet ajo nuk eshte e asimilueshme, veç kesaj edhe mesimi i hieroglifeve nuk eshte aspak komod. Sigurisht mesimi i kesaj gjuhe nuk eshte i pamundur, por jo per te pasur nje perhapje nderkombetare. Edhe dy fjale me shume, ai shkrim qe shoqeron artikullin tuaj nuk eshte ne gjuhen kineze, por ne japonisht, prandaj kujdes edhe kur beni ilustrimin.

  13. geno says:

    Po saliu cfare gjuhe do flas, apo e di kinezcen, le qe ai kinezerira bene gjithe diten

  14. ujk marsi says:

    Shqipja do te behet gjuha qe do te flitet ne gjithe boten sepse eshte gjuha me e bukur ?

  15. Ada says:

    Faqja e publikuar ne foto, eshte ne JAPONISHT

  16. saliu says:

    Anglishtja u perhap jo nga Amerika, por se Anglia kolonizoi gjysmen e botes kohe para se Amerika te dilte ne skene, mos beni gafa te tilla tani! Megjithate kinezcja nuk ka shanc te behet gjuhe nderkombetare se ajo ka te beje me mundesine e adoptimin nga te tjeret, jo thjesht qe kukullat dhe kinezerirat e tjera behen ne Kine.

    Megjithate une jam optimist se megjithe kete bum te papermbajtshem ekonomik qe kemi ne, dhe qe vetem ne ja kemi kaluar Kines, atehere pas 30 vitesh Shqipja do behet gjuha nderkombetare!

  17. Tironci Lugano says:

    Nje artikull sic duket te mbushi faqet e gazetes.Harrohen shume gjera opo bejne sikur i harrojne.Kinezcja eshte nje gjuhe tejet e veshtire dhe aspak melodiose nese do krahasohej me anglishten.Ky eshte nje handikap i madh qe nuk kapercehet.Harrohet India qe po ben hapa gjigante ne ekonomi dhe sdo jete e larget dita qe do konkuroje Kinen ne ekonomi.E me njohurite qe une kam India sot ka shkuar nje miliard banore dicka pra e afert me Kinien.Mos harrojme dhe faktin qe ne Indi anglishtja eshte gjuha kryesore.Ka shume argumente te tjere por besoj qe keto mjaftojne, pa harruar qe anglishtja eshte gjuha zyrtare sot e shteteve me te fuqishme te globit si ne aspektin ekonomik dhe ate ushtarak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje