Doganierët e Morinës: Shpëtuam nga “skafet”

26 Korrik 2011, 12:16Politika TEMA

Bllokimi i produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës pas vendosjes së masave të reciprocitetit për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën ka entuziazmuar doganieret në Morinë të Kukësit, pika kryesore doganore që lidh Kosovën me Shqipërinë. Pas marrjes së këtij vendimi nga Qeveria e Kosovës, në pikëkalimin kufitar Morinë-Vermicë janë zhdukur “skafistët”, emër ky i huazuar nga Vlora dhe që të kujton trafikun e klandestinëve përmes detit, por që në Kukës etiketohen pronarët e furgonëve që transportojnë mall kontrabandë nga Kosova në Shqipëri, kryesisht miell dhe ushqime për blegtorinë me origjinë nga Serbia. Sipas personelit doganor në Morinë të Kukësit, kjo masë e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës ka bllokuar importin e miellit dhe misrit për blegtorinë duke eliminuar njëherësh “skafet”, nofkë që doganierët u kanë vënë prej vitesh furgonëve të mallit kontrabandë, ndërkohë që pronarët e tyre i konsiderojnë “skafistë” të tokës. “Masat që ka marrë Qeveria e Kosovës për bllokimin e mallrave serbe nuk kanë sjellë ndonjë impakt negativ, por na ka shpëtuar nga skafistët”, shprehen të entuziazmuar të gjithë doganierët të hënën në Morinë. Sipas tyre janë më shumë se 50 furgonë malli, por edhe ato të pasagjereve që çdo ditë transportojnë sasi të ndryshme mielli dhe ushqim për blegtorinë, kryesisht misër kokërr duke e kaluar kontrabandë në Shqipëri. Zyrtarë të  Doganës së Kukësit kanë bërë të qartë edhe skemën e kontrabandës që funksionon për importet e miellit dhe misrit kokërr nga Kosova, ku sipas tyre furgonët punojnë për llogari të biznesit të madh.

KOHA DITORE

2 komente në “Doganierët e Morinës: Shpëtuam nga “skafet””

  1. vinny says:

    Sa me teper kondrabande te kete, aq me teper pasurohen doganieret, e kur doganiere akoma futesh me mik, me shume mik biles, nuk ka se si te ndihen te shpetuar doganieret e Morines, mos kane dashur te thone…te dheshperuar.!!

  2. une them says:

    kondrabande misri! kondrabande concentrati!
    serbet jane ber per te qar hallin, kurse ne, na ka mare lumi.
    sa per informacion. skafet konsumonin 300 mij leke benzin, por fitonin 10 milion.
    po ky misri, i c’far race eshte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje