Kina jep nga Shqipëria mesazhe solidariteti për euro-n. Kryediplomati në Tiranë për Telekomin

3 Gusht 2011, 20:56Politika TEMA

Agjencitë më të njohura si AFP, Reuters, etj, i referohen deklaratës së ministrit të Jashtëm kinez, Yang Jiechi, bërë për gazetarët shqiptarë, ku shprehet besimi tek monedha evropiane nga Kina. Së fundmi Kina ka deklaruar se është gati të blejë borxhet e shteteve në krizë në Europë, për të ndihmuar në daljen nga kriza. Në intervistën e tij, Jiechi ka thënë se Kina Beson tek një Europë e qëndrueshme.

“Kriza mbizotëruese europiane e borxhit është duke u shtrirë edhe më tej. Disa vende po përballen me paqëndrueshmëri të vazhdueshme në tregjet financiare dhe duke rritur rrezikun e borxheve. Kina i kushton një rëndësi të madhe impaktit të problemit të mbizotërimit të borxhit në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Europës. Ne mbështesim masat proaktive të marra nga Bashkimi Europian dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, për të sjellë sërish në Europë stabilitetin dhe rritjen. Kina po ashtu ka ndërmarrë një numër hapash pozitive brenda mundësive të saj, për të ndihmuar vendet europiane për të luftuar krizën. Kina beson se një Europë e zhvilluar dhe e qëndrueshme është me rëndësi për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e botës. Si një investues i përgjegjshëm në tregjet ndërkombëtare financiare, Kina ka pasur gjithmonë besueshmërinë në zonën Euro dhe te monedha Euro dhe e ka trajtuar tregun financiar europian si një nga destinacionet primare të investimeve. Poziçioni i Kinës ka luajtur një rol pozitiv në shtrirjen e stabilitetit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe në rritjen e besimit të vendeve europiane dhe të investuesve evropianë,” tha Jiechi.

Zyrtari i lartë kinez viziton Shqipërinë në kuadër të një turi në disa vende të ndryshme të botës. Mendohet se në qendër të diskutimeve të tij do jetë edhe shitja e kompanisë Albtelekom tek një firmë kineze.

19 komente në “Kina jep nga Shqipëria mesazhe solidariteti për euro-n. Kryediplomati në Tiranë për Telekomin”

  1. Cakalli7 says:

    i lumte kines! ai popull qe punon edhe ka besim tek vetvetja pavaresisht se cfare regjimi qe ka mbi koke di te ece perpara

    1. raimondi says:

      Nuk ka lidhje me popullin ajo pune , por me qeverine –Kina beri nje privatizim gradual te ekonomise ,
      dhe ku Ekonomia shteterore ecen krah per krah me ate private
      -Por ne kete rast ekonomia private ecen nen mbikqyrjen e repte te shteti, jo ta privatizosh si ne Shqiperi qe ja jep njerit dhe ai ben si i do qejfi

      –Dhe nga ana tjete rKina nuk i privatizon ndemrrjet strategjike si Minierat ,Hekurudhat,Hidrocentralet , Industrite e ndryshme

      -Por Kina lejon te investojne te huajt ne Kine , dhe te bejne biznes , por jo te vene te huajt ne Kine dhe te privatizojne ndemrarjet kineze —Ate Kina s’e lejon –dhe e ka shume mire

      –Ndermarjet e tyre Kina po i privatizoi ua jep kinezeve ———I huaji po te doje le te vije te investoje me paratee tij , jo ta gjeje gati -Sic erdhen te huajt ne Shqiperi dhe moren minierat , puset e naftes etj

      -Saliu tani u kutjua per Kinen , se deri dije e shante –Por te lidhej me Kinen do bente shume mire
      sepse Kina edhe ne ndertimet moderne te stadiumeve,lRugeve ,Hekurudhave , Hidrocentraleve etj eshte shume e avancuar ..

      1. Edi says:

        Shume i sakte….

      2. Rajmonda says:

        Jo,jo,edhe pse ndonjehere me ngre nervat,ketu nuk kam cfare te them,ke te drejte.

      3. albaniafirst says:

        Te huajte mund te investojne ne Kine vetem ne raportin 49% me 51%, ku maxhoritetin e ka qeveria Kineze. Po keshtu ajo ka nje kontroll shume te rrepte ne lidhje me punesimin. Ti si privat nuk mund te punesosh drejtpersedrejti, por vetem nepermjet zyrave shteterore te punesimit

    2. jimmy says:

      kina eshte nje super fuqi qe nuke do ta ndale njeri .Ajo ka blere gjysmen e teritorit te australise se para pake ditesh qeverija australjane ndalo i shitjen e tokave ne zonen turistikete KUISLANDIT KU TEMPERATURA ESHTE NJESOJE dimer edhe veres 30 .GRADE edhe mose te flasesh qe te gjitha bizneset po blihen nga kineze .Ketu te duket vetja sikure jetone ne kine edhe ne zejlanden e re

  2. vinny says:

    Albtelekom nuk u shit nje here te turqit çalik!!

    1. Cakalli7 says:

      po pro ata me sa duket qene seksere edhe do e shesin tek kompania kineze 3Com (!!!)

      1. Kalorsi i zi says:

        Cakalli7, Punet nuk jane ashtu ne te vertete,
        Korridori 8, kalon nga neve, imagjino 400 million konsomator evropjan do te perdorin mallrat e prodhuara ne kine, USA, investon vetem per informacionin, Por realisht evropa dhe kina nuk kane ndermend te lejne USA te kontrolloje tregun ne shtepi tyre, Kjo eshte levizja e kines dhe perse e tha ne shqiperi, Une kina Do investoj tek informacioni ( dmth do kontrolloj) informacionin dhe do tju ndihmoj per mbajtjen e BE sepse eshte ne interes reciprok, kurse USA shkoni meruni me ameriken e jugut, Ky do jete konflikti i tanishem, ne kurriz te shqiperise, se USA nuk i plas shume per shtete por vetem tek fitimi, dhe imazhi qe do te hiqet si komandanti i botes, Izolimi i politikes amerikane fillon tani. me kujton mikun Apokalypsis. nuk eshte cudi.

  3. patrioti says:

    keta do pushtojne boten…e kane rritur shume ekonomine..bravo kina

  4. ariu artist says:

    Rrofte miqesia e pavdekshme shqiptaro-kineze… hahaha, prape aty u kthyem, s’thone kot, bota eshte me rrota. Pasi te blejne gjithe borxhet e BE-se, do na marrin edhe neve per cigare, ose si thoshin dikur, kusurin ma jep cigare

    Dy luane ka sot bota,
    nje Azia nje Evropa,
    Mao Ce Duni ne Kine,
    ne Tirane Saliu ine…

    1. APOKALYPSIS says:

      Ha ha ha ha ha

  5. Gazmend Nushi USA says:

    Ishalla se kur ja shtrojne me tapet USA,Gjermania ,Anglia,Italia e te tjere Kinezve pse mos tja shtrojme dhe neve.Sot USA ben karshillik te tjereve me paret e Kines. dhe deficitin e ka 14.3 Trilion dollare.Pra ishalla behet ndonje gje .Gjithe bota nje dite ne kembet e Kines do jete.Se kinezet jane pa pretendime dhe keshtu ngadale po e blejne gjithe perendimin.

    1. mendohu nje here says:

      kina eshte shume larg asaj qe gjithe njerezit e thjeshte ne bote mendojne sepse bota financiare komandohet nga amerika(USA) Sic jane fmn dhe banka boterore problemi eshte qe kina i duhet te ushqeje me prodhimet e saj veten e saj dhe shtresat e varfera ne bote .Prandaj amerika mban nje statukuo te financave te Kines sepse i druhet rremujave sociale ne Globalizmin ekonomik nga e cila do te kishte pasoja dhe ne ekonomite e tyre te niveleve te teknollogjise te larte,keshtu qe te dashur lexues referojuni shenimeve per kinen te enver hoxhes dhe do te shikoni qe kina nuk mund te arrije dot standartet e niveleve te perendimit.

  6. SKENDERBEU says:

    JU KAM THENE DIKUR QE BOTA DO TE BEHET E VERDHE SI RACE DHE DJELLI DO LINDE ME PARE NE KINE PASTAJ DO NJE DITE TE VEJE NE AMERIKE.A DO E BEJNE PRAPE KOMUNISTE SHQIPERINE MOTREN E VOGEL APO DO E LENE BLU.HYSNI MILLOSHIN (MIU BUDALLA,LOSH)KOT NUK E KA NE ALEANCE SALI UCI-DOLI(DOLI UJKU).

  7. Lil Toronto says:

    Kina po ndjek menyra te reja te expansiont ekonomik .Ajo ka blere toka ne Afrike per te nxjerre nafte dhe njerezit jane detyruar te largohen nga vendet e tyre.Shqiperia eshte nje “rast shume i mire” per Kinen.
    Njelloj si Fazllic qe bleu tokat ne Durres per pes leke sepse ishte zone e ndotur me pesticide e ben me te c’te doje.I rendesishm eshte pozicioni gjeografik i zones pa folur per cmimin .

  8. Vasel Malaj says:

    Turp te kene Sali Komuniosti.SHqiperia nuk ka nevoje per komunistet Aziatike. Po te ishte Kina vende i perpaparuar do te respektonte te drejtat Baze te njeriut.Kina nuk e ka njohur Kosoven sepse jane pro Serbe. Poshte Komunizmi dhe miqte e armiqeve te kombit SHqiptare!!!!!!!!

  9. Edi says:

    Diplomacija dhe ekonomija mbi tegjitha duan te keshe aftesi nuhatese(ashtu si biznesi).
    Te gjurmosh se kush jane vertet investitore serioz dhe kane qellime verteta per zhvillimin e atij sektori.
    Asnje popull nuk do luftoje per temiren tone ,per aq kohe sa ata te kene interes do na perkrahin(ashtu sic ka bere edhe rusija dikur).
    Investimet kineze (qe pergjithesisht jane me serioze se ato ballkanike apo euro lindore) jane me interes per disa arsye:
    -Ne nuk duhet te krijojme varesi vetem nga nje vend(si Greqija psh)
    -Kina duke u futur ne nje sektor rrit interesin edhe per sektore tjere.(psh ne Greqi ata kane marre nen koncesion nje nga portet qe do ta kthejne ate ne nje nga me te medhejt ne Europe dhe kjo ndikon shume ne zhvillimin edhe te tregtis,punesimit e plot seketoreve tjere….)

  10. Vianca says:

    Okay I’m convinced. Let’s put it to actoin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje