SATIRE/ Reagon Këshilli i Ministrave.org ndaj grevës së minatorëve. Berisha: Do mbështesim grevistët pa rezerva

4 Gusht 2011, 14:01Politika TEMA

Kryeministri Berisha ka hapur mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org me një përmbledhje të problemeve madhore të Shqipërisë.

Në rend të ditës ka qenë rekordi i paparë i notit në Dhërmi ku mes urimeve të shumta nuk mungonin as ato nga presidenti amerikan Obama. Kryenotari Berisha ka urdhëruar Ministrin e Pordhëve të Jashtme Edmond Dantes Haxhinasto që të shtojë përpjekjet e njohjeve të këtij rekordi nga mbarë bota.

Më pas kryeministri ka folur për grevën e minatorëve të Bulqizës ku ka theksuar se mbështet idenë e grevës pasi është tërësisht demokratike por ka qortuar minatorët që e kanë braktisur grevën.

“Gruaja njihet nga revania, Burri njihet nga uria” ka thënë Berisha duke cituar një fjalë të urtë vicidolase.

“Kur kam kapur minutën e 132 të notit kam menduar për ju” nënvizoi Berisha duke shtuar se Qeveria e Tij do të mbështesë pa rezerva minatorët grevistë.

Me propozim nga vetë Kreu i Tij, Këshilli i Ministrave.org mori këto vendime:

Minatorëve të mos u mungojë uji i pijshëm. Cilësia e ujit të jetë acqua pura, acqua vera, 18 karatësh. Në rast se gjendet sponsori, minatorëve do tu ofrohet edhe pije energjike. (Ngarkohet Drejtoria e Ujsjellësit të Bulqizës të punojë për mosndërprerjen e ujit por të ketë pa pushim 27-48 orë).

Minatorëve të mos u mungojë informimi me median e përditshëm. Të instalohen antenat televizive të posacme që vala e televizioneve të pavarura qeveritare të mbërrijnë deri tek minatorët që ata të mos u humbasin asnjë fjalim apo rekord të kryeministrit. (Ngarkohet ai robi që merret me keto punë si zakonisht).

Minatorëve të mos u mungojë kontakti me familjen. Për këtë qëllim të instalohet interneti me fuqi 1GigaSal për sekondë. Nëse minatorët nuk hanë Buk, tashmë ata do të kenë FejsBuk. (Ngarkohet ndonjë rob që rri kot e që merr vesh nga interneti)

Zyra e shtypit të Këshillit të Ministrave.or të fillojë punën për përpilimin e tekstit formal që do të përmbajë urimin e sinqertë të minatorëve ndaj Kryeministrit Berisha kur ata të marrin vesh për masat e marra nga Qeveria.

Për hatër të minatorve, këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë pa u botuar në fletoren zyrtare.

Këshili i Ministrave.org

 

 

 

9 komente në “SATIRE/ Reagon Këshilli i Ministrave.org ndaj grevës së minatorëve. Berisha: Do mbështesim grevistët pa rezerva”

  1. Besmiri nga Luari says:

    SHAKATE E KRIPURA TE Z.SALI.

  2. Aqifi says:

    Bobo cfare surrati, o zot ca na ka bere ky kafshe per 2 vjet.

  3. Kalorsi i zi says:

    fytyre e poshter, po na perdor sarkazmen, mjere ti, se do te vije radha me shpejt se c’mendon

  4. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

    E papare, cfare artikulli gallate.
    Po ndonje ministre si puna e asaj Majlinda culluferena, do e coje ne Bythqize?
    Ndoshta ka nevoje ajo tja mbeshtesin psikoloqekisht minatatoret.

  5. baro çorrogjafi says:

    KUR TALLET KY KRYEMNISTRI YNE I PAPERGJEGJSHEM ME SHQIPTARET, PERSE TE MOS TALLEN EDHE KETA ME ‘TE. NJE FJALE E URTE THOTE: -C’DO TE HEDHESH , DO TE PRESESH. PO SALI BERISHA KA HEDHUR ME SHUME DHE KA PRITUR ME PAK. POPULLI YNE ESHTE I MENCUR, I DURUAR, POR KUR SHPERTHEN, … PO SALI BERISHA E KA GADI HELIKOPTERIN E TIJ , GROSBRUCK JA GJEN EDHE VENDIN PER STREHIM DHE AI SHKON NE G I N E S PER TE MARRE REKORDIN BOTEROR TE NOTIT. PO KESAJ RADHE (PAS ‘ 97 -es) duhet te futet ne vrimen e miut.

  6. argjiro says:

    Kryeministri yne heroik na e beri zemren mal kur na dha sihariqin se theu rekordin e vetes se tij .Ka kohe qe vete i ben shakate e vete qesh .Kur njeriu merr kenaqesi nga vetja kesaj i thone masturbim .Ai ka kohe qe kenaqet me veten .Kenaqet me lajthite e thanat qe kane mbushur malet e kodrat e vendit tone kenaqet me rritjen ekonomike me te madhe ne planet etj etj .Po as lajthite e thanat nuk jane mbjelle akoma pa le kur do te lidhin koqe as rritja nuk duket gjekundi etj.Po udheheqesi qesh i lumtur .Qesh o sali qesh .Kenaqu me vetn tende dhe me ata derezeste qe u duhet te degjojne profkat e tua ne mes te vapes .

  7. petrika says:

    hajt ne te tilla raste ja permbledhshin sales minatoret si pershndetje per rekordin e ri ne dete po i shpre edhe une dy fjale zaparozhasit sultanit i derguan te famshmen leter dhe per ty mor bir putane skemi c themi fjale tjeter ps per ata qe nuk e dine zaparozha eshte nje krahine ne ceceni te cilet i kame derguar nje pergjigje me ane te nje letere sulltanit te turqise per kerkesen qe ai u bente per tu dorzuar pa kushte perpara ustrise se tije ne

  8. sadiu says:

    Grevistat falenderojne kryeministrin per perkrahjen dhe vleresimin si dhe kujdesin e math qe ky bamire dhe doktor,inelektual i math tregon per popullin e tij,
    Ata kur lexuan letren e kryeministrit te gjith nga ngasherimi filluan te qajne.
    dikush bertiti. Rrofte sa malet udheheqi yne i nditur shoku Sali Enver Hoxha.

    Ata i derguan shume urime jete te gjate dhe urime te vecanta per thyerjen e rekordit ne not,
    atyre ju ka ardhur shume keq qe sishin jashte mbi toke dhe ta gezonin kete fitore te
    kryekomandantit Sali.
    Me ne fund ata vendosen ta pershendetin me kengen.
    Sa te mire e kem bythen une..kenduar nga mikesha dhe dashamirja e Jozefines
    kengetarja e madhe e antarja e kryesise se P>D ciljeta…

  9. luca says:

    U shkrime me shakate e kripura te Duces

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje