“Karta biometrike” për rreth 530.000 emigrantë të ligjshëm në Greqi

11 Gusht 2011, 14:04Politika TEMA

Me “karta biometrike” në vend të pullave vetëngjitëse në pasaportë do të pajisen imigrantët në Greqi. Greqia përmbush kështu një obligim të saj evropian për “leje qëndrimi të një tipi të vetëm”.

 

Rasti i tij është pjesë e “almanakut” të peripecive të imigracionit këto 20 vitet e fundit në Greqi: ka aplikuar në kohë, është me dokumente të rregullta por u mbush viti edhe ende nuk e merr lejën e qëndrimit. Astrit Korbi nga Skrapari: “Akoma edhe sot pas 13-14 vjetësh, që përjetohet si një mrekulli integrimi i shqiptarëve, unë personalisht nuk e kam marrë akoma pullën për lejen në pasaport pavarësisht dokumenteve shumë të rregullta që disponoj”. Burokracia gjithë këto vite bënte bile dhe “mrekullinë” e saj, me karakterin grotesk që i jepte jo në pak raste fenomenit të pajisjes së imigrantëve me leje qëndrimi: “Kanë qenë të shumta rastet që emigranti në momentin që merrte në dorë lejen e qëndrimit ajo ishte e skaduar dhe duhet të fillonte procedurën nga e para” i thotë DW-së gazetari i imigracionit dhe botuesi i gazetës “Tribuna”, Robert Goro.

Greqia përmbush një obligim të saj evropian

Tani gjërat ndryshojnë dhe kjo faqe e  “mundimshme” duket se mbyllet për imigracionin. Këtë thotë të paktën projektligji i paraqitur në parlament nga ministri i Brendshëm Haris Kastanidhis me titull “Mbi lejet e qëndrimit të shtetasve të huaj në vend  në kushtet e sigurisë në rritje”, me të cilin Greqia bashkërëndohet me rregulloren evropiane 380/2008 që i obligon vendet anëtare për pajisjen e imigrantëve me  dokumente “të një tipi të vetëm”. Bëhet fjalë për “Karta biometrike”  që gradualisht do të zëvendësojnë pullën vetëngjitëse të deritanishme në pasaportë dhe do të përfshijnë standarde të caktuara sigurie: Konkretisht do të jenë të pajisura me fotografi digjitale dhe shënjat e gishtërinjve të të dy duarve të aplikantit të cilat do të jenë të arkivuara në një mikroçip.

“Dua të pajisem, të jem edhe unë si emigrant i rregullt, si gjithë Evropa” i thotë DW-së Alekandër Çobaj nga Fieri me një ndjenjë të dukshme lehtësimi. Synimi i projektligjit, siç duket në 14 nenet e tij për mënyrën e procedurës së aplikimit ku parashikohet edhe komunikimi me zyrat e shërbimit dhe nëpërmjet postës elektronike, është përshpejtimi sa më shumë të jetë e mundur i marrjes së dokumenteve dhe dorëzimi i lejës së qëndrimit imigrantëve. Për rastet kur imigranti nuk ka mundësi të paraqitet parashikohet krijimi i njësive ambulante për marrjen e të dhënave biometrike.

Ata që refuzojnë të japin të dhënat mbeten pa leje

Sipas projektligjit, imigranti që refuzon të japë të dhënat biometrike do të mbetet pa leje qëndrimi. “Unë si person nuk kam asnjë problem të jap të dhënat e mia, shënjat e gishtërinjve, çfarë të duan ata. Vetëm të jem i qetë, të jem i lirë të vete në vendin tim, të kthehem pa asnjë lloj problemi”,  thotë Aleksandri. Kjo është përgjigja ndaj kujdesit që tregon ligjvënësi –me të drejtë- por edhe ndaj skepticizmit të tepruar të disa zërave të tjerë se imigrantët do të ngurrojnë të japin të dhënat biometrike. Robert Goro: “Teori të tilla konspirative nuk besoj se i përkasin aktualitetit. Aq më tepër që të paktën imigrantët shqiptarë kanë praktikën e pajisjes me karta bometrike identiteti dhe pasaporta biometrike. Mund të frenohen pak ose mund të ketë reagime për arsye në se do të duhet tu merren imigrantëve shënjat e gishtërinjve, por unë jam i sigurt se shumica dërrmuese  e imigrantëve shqiptarë nuk kanë asnjë arsye përse të ngurrojnë, sepse nuk janë as të penalizuar dhe aq më tepër nuk janë  të inkriminuar. Prania e tyre 20vjeçare në Greqi pavarësisht inkriminimit që është bërë kohë pas kohe nga një pjesë e medjeve, për fat të mirë ka shumë vjet që kjo nuk është  më aktuale. Prania e tyre, puna e tyre, ndërshmëria e tyre ka treguar që janë një komunitet shumë i integruar, me integritet moral dhe mund të themi se shoqëria greke tashmë i ka pranuar si pjesë integrale të saj”.

Qendra shërbimi “one shop stop” për imigrantët

E gjithë procedura e pajisjes me kartë biometrike shoqërohet dhe me një risi tjetër, krijimin e qendrave të shërbimit me një qëndrim, “one shop stop”, që do të merren eksluzivisht me përgatitjen e dokumenteve të imigrantëve por edhe trajtimin e gjithë problematikës së imigrantëve. Gradualisht shërbimet në fjalë, një për çdo periferi, me përjashtim të Athinës dhe Pireut që do të kenë 10, Egjeut 12 dhe Selanikut 3, do të zëvendësojnë strukturat për të huajt pranë bashkive dhe policisë. Projektligji përmban dispozita për pajisjen me leje qëndrimi të punonjësve sezonalë, që nuk mund të punojnë më shumë se gjashtë muaj brenda një viti dhe për sëcilin punonjës punëdhënësi duhet të paguajë paraprakisht 150 euro.

Rëndësia e “kartës biometrike”, që pritet ta përftojnë rreth 530.000 imigrantë të ligjshëm, shumica dërmuese shqiptarë, është diçka më tepër se avantazhet e padiskutushme që ajo sjell në statusin e imigracionit. “Kam përshtypjen se është shumë e rëndësishme që në momentet që Greqia po përballet me një krizë tepër të rëndë ekonomike dhe të gjitha bateritë janë përqëndruar në luftimin e kësaj krize, qeveria megjithatë gjen kohë të merret edhe me emigrantët”. Të cilët meritojnë çdo përkujdesje./DW/

 

41 komente në ““Karta biometrike” për rreth 530.000 emigrantë të ligjshëm në Greqi”

  1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Kujdes pas ketij Akti qe duket dashamires mund te fshihen synime te tjera dinake.Paisja e shqiptarve me karta biometrike,nderko qe mbi 50 % e tyre kane ndryshuar emrat ne Greqi eshte CKOMBTARIZIM.Kujdes se greku po te fali dicka te vogel synon te te marri me shume,ate qe kerkon prej vitesh.Shqiptaret jane te paisur me Pasaport biometrike shqiptare dhe nuk ka perse te marrin pasaportat greke.ose Karta biometrike.Te tilla nuk jepen ne gjermani per te huajt qe jetojne ketu.Ose ndryshohet shtetesia ose mbahet pasaporta e vendit tend.Perse duhet keto Karta Biometrike???

    1. marJon says:

      Ja ke fut kot plako. Per nder qe ja ke fut kot . Une po te flas nga Athina dhe i di gjerat shume me mire nga ti qe kushedi se nga po flet dhe qe me siguri po ben shoqeri me kosovare.

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Pershendetje marJon.Po ta lexosh komentin tim und them “Kujdes”dhe “mund”.Un kam punuar 2 vjet ne Greqi dhe e di se cfare kane hequr shqiptaret atje.Un uroj me gjith zemer qe te jete ashtu sic thua ti.Dhe kete ta them sinqerisht.Me mire te flas kot une se sa te ndodh me te vertet ate qe und mendoj.Po nje gje ta garantoj qe 90 % e patrioteve te mij dibran qe punojne ne Greqi kane ndryshuar emrat dhe mbiemrat,vetem nga urrejtja qe kane greknit per emrat myslimano-shqiptare.un pata fatin qe prinderit e mij me kane vene nje emer latin,se ndoshta dhe une do isha sot Vangjel,ose Spiro,ose Kosta,.Dhe kete besoj se ti e din shum mire,PLAKO,qe shqiptaret detyrohen te genjejne.

        1. jo says:

          Askush s’i ka detyruar shqiptarët të ndryshojnë emrat. Vetë e kanë bërë se janë me komplekse dhe oportunistë. Janë i vetmi grup emigrantësh ne Greqi që shshquhen për këtë gjë dhe për më tepër jane komuniteti me i madh dhe më i paorganizuar!

          1. leonard toshkollari says:

            per ne personat qe kemi mar apelasi ne greqi jemi te detyruar te nderrojm emrat qe te jemi te lir per te levizur jashte shtetit .perndryshe me kete probleme qe po ne hap shteti grek nuk kemi per ta gezuar kurre kete pasaport biometrike.nuk jemi as te paret dhe as te fundit emigrante qe kalojme kufirin .por nje gje eshte e pakuptueshem …pse sillen kaq keq me ne , kan djegur gjysmen e shqipetareve me keto apelasi ..faleminderit per mirkuptimin .me respekt .leonard toshkollari .qe tani e kam nderruar emrin e kam alket toshkollari

  2. Claus says:

    Me kete rast do te futen te gjithe ne sistem dixhital.
    Me siguri per karten biometrike qeveria do te kerkoje nje shume qe ndoshta nuk do te jete aq e lehte per xhepat e shqiptareve. Gjithashtu lind pyetja: C`fare emrash do te japin ata shqiptare per karten biometrike kur dihet qe shumica e tyre kane nderruar emrat?
    Ata kane dhene gishtat dhe fytyren ne Shqiperi me emrin e tyre te vertete si p.sh. Sali Hasani, ne Greqi do te jene me Kostas Sotiris, hajde e merre vesh kete pune pastaj. Nje person me dy identitete!
    Keta do te futen ne sistem per tu vjelur taksat per te dale sadopak nga kriza.Pastaj me cilin dokument do te regjistrohen ata, me pasaporten bioemtrike shqiptare, apo me ndonje dokument grek?
    Me cilat emra jane regjistruar ata kur kane paguar kontributet e pensioneve ose dicka tjeter nepe banka? Banka njeh vetem nje identitet!
    Pra kam frike se do te kete edhe “andralla” kjo pune, ndoshta edhe ne aspektin finaciar gjithmone ne dem te shiptareve dhe ne dobi te finacave greke. Keshtu mendoj une. Ndoshta e kam gabim dhe uroj ta kem gabim.
    Me kete rast do te dalin edhe “wanted” qe fshihen ne Greqi. Pra te gjithe do te jene te “tejdukshem” ne te ardhmen.
    Gazetaret e seksionit shqip te DW e interpretojne pak si lehte kete pune kur nxjerrin naivitete te tilla nga goja, se qeveria greke vec halleve te krizes gjen kohe te merret edhe me emigrantet”!
    Sa e mire kjo qeveria greke, qe u qan hallin shqiptareve pas 20 vjetesh!
    Jo, or Robert Goro i DW, e kane hallin si te mbledhin parane e shqiptareve, aty fle lepuri.

    1. Rani says:

      Mos eshte Robert Papa ky o burre hahahah.

    2. Cakalli7 says:

      greqia me 100 miliarde euro borxhe do dale mbi uje duke u marre nga 50 euro shqiptreve per karten biometrike. Per patroitizem jeni gati ti therrni ata 500 mije shqiptare qe hane buke me djerse ne gerqi ju arapet e shqiperise se mesme e jugosllavise turke.

      1. plaku says:

        Cakalli,
        Greqi ka 330 miljard euro borxhe dhe jo 100miljarde. Pse ofendon more njeri i mire.
        Ofendimi perdoret nga njerez si ti qe nuk kane argumenta. Behu njeri more njeri i mire. Pershendetje.

        1. Cakalli7 says:

          Po grupi bymezet turbo patriote qe jetojne indirekt me leket qe vijne nga emigrantet (kursi i lekut forcohet nga te gjitha monedhat e huaja qe emigrantet sjellin ketu) do ishin gati ti linin te vdisnin per buke emigrantet ne greqi mjaft qe ata te mos ishin atje. Po le te krijojne kushte me te mira ne shqiperi qe ata te kthehen. Me gjithe jeten jo aq te lehte ne gerqi keta zgjedhin te jetojne atje edhe jo ne fanarin blu te sales. Per te mos folur per pallat jugosllave qe cdo gje qe eshte ne geqri eshte xhehenem. Ajo barsaleta me 3 kolonjare vlen pak per te gjithe ketu

  3. PAL says:

    E kan ba ne Itali para do kohe ket punen e kartave biometrike. E dini sa kushton aplikimi? Diçka te 70 euro. E dini sa koh ban me dal karta? Rreth nji vit, dhe data e leshimit esht e njejt me daten e aplikimit, pra n’kjoft se keni te drejt per nje kart 1 vjeçare ta dorezojn te skaduar.

    Vantazhet jan se ju japin nje dit dhe nje or te sakt per te prezantuar aplikimin dhe nuk ju duhet te zgjoheni ne 5 te mengjesit per te mbajtur rradhen.

    Vantazhet per shtetin grek jan se duke informatizuar sistemin reduktojn personelin dhe gjith aplikimin e nderlikuar e plotesoni ju. Pastaj ju vjelin nje ”taks” prej 70 eurosh qe mund te shkoj ne 100 euro me certifikatat e ndryshme ne gjykat per nje dokument qe esht i domosdoshem. Ksaj nga anet e mija i thojn me t’zan pisk. Dhe se treti marrin gjurmet e gishterinjve tuaj, si te ishit kriminel ordiner dhe ju thojn se esht nji gje normale.

    Kto palaco nuk kan ma ku t’marrin pare edhe i fusin durt direkt ne xhepat e me t’ vobekteve. Dhe pastaj kto ladruca xhepash kan guxim edhe tju denigrojn. Po kshtu ecka bota, ndersa fshati i varfer digjet kryekurva ja fut not.

  4. ilpipita says:

    qte bej shqiptari i shkret,,,, prap do paguajm per te ndryshuar ket kart,, nga pull ngjitese ne kard inditeti,,, ka nevoj per lek shteti grek.

  5. APOKALYPSIS says:

    E para o te nderuar shkrues te gazetes, thuhet dixhitale dhe jo digjitale se na tmerruat fare …. une e kuptoj nga vjen ky lapsus ….

    Tjeter, ju qe te gjithe nxirni shkopinj ne cdo gje, u dha uje te ngrohte greku u dogji u dha te ftohte u ftohu, une do doja qe ky ligj te zbatohet pike per pike, dhe te dalin me ne fund te palarat e te gjitheve!!

    Do te kete mundesi me ne fund dhe ai shtet te gjeje ate shtrese llum te allvanove qe jane bere kapoet e mafies ne GR e ta shporre njehere e mire…

    Po ua thote shume qarte, ngelet ne deshiren e allvanove ta marrin apo jo karten …

    Epo kjo pike e zeze, keq me leje keq pa leje, keq me karte keq pa karte … apo po ju doni Italianin ose Gjermanin qe s’ua ben te gjate, u fut nje te mbytur ose nje te bere sapun dhe iu hiqni dhe kapelen bile dhe breket …

    Pse o allvanonj bota tutje ju matane e me matane???

    1. Claus says:

      Po mos u irrito kaq shume o Apo…
      Nuk po nxjerr njeri shkopinj per legalizime, uroj me gjithe shpirt te legalizohen sa me shpejt bashkatdhetaret tane, se te nje gjaku jemi (jo allvanoj), por tek greket ka gjithmone nje ndjenje skpeticizmi per vete arsyet qe dihen ketu e 20 vjet.
      Kete legalizim ta kishin bere me pare se problemi dihej ketu e 20 vjet, por kam pershtypjen, se meqe tani ndertuan shtepia, rruge, ura, shkulen patate dhe domate me duart e shqiptareve duke i paguar me “para ne dore” nuk kane me interes ta lene kete sistem ashtu, sistem qe i beri greket me shtepia 2 a 3 kateshe me kosto qe as ne enderr nuk i kishin pare, pra edhe shtetin e rropen dhe shqiptarin e “rropen”, por tani qe u doli boja, hajde te bejme nje rrepje tjeter me korniza ligjore, pra ti legalizojme se te shkretet kane “vuajtur” dhe ne “nuk dinim gje”.
      Sa per gjermanin qe i ka mbytur dhe i ka bere sapun, e ke shume gabim dhe ja ta them me siguri se emigrantet ne Gjermani kishin mbojtje ligjore me avokate, shteti u paguante qirate e banesave, driten, ujin ishin me asistence sociale dhe kur largoheshin u jepte edhe nje “dore parash” per te bere ndonje shkolle profesionale ne vendin e tyre.
      Pra, o helladhoj e ke thene mire ate, bota tutje ju matane e ne matane.

      1. APOKALYPSIS says:

        O Claus, me vjen keq me ty se me dukesh dhe person i qut, te pakten kshu po na hiqesh ….
        Une shkoj vit per vit ne Athine se kam fisin atje, kshu qe mos me fol mua si kodra pas bregut!! Mos u kapni pas 1-2 shembujsh per te pergjithesuar!! Shqiptaret jane shquar per dhenien e gjykimit ne baze te perceptimit dhe jo te statistikave te sakta!

        Ose e thene ndryshe popullorce, historikisht shqipot fluturojne me nga nje presh ne b..ythe qe shumicen e rasteve nuk eshte as i tyri po i komshiut …

        Ok te te sqaroj, nese kane punuar allvanonjte mire kane bere, se nuk i bleu njeri si skllever vete vajten, kshu qe interesi ishte reciprok!
        Kane qene tere kohes te lire te largohen nga GR apo jo …??

        Tani mire keq kete kishin komshi, nje Greqi 200-vjet para Allvanise, po 100 vjet mbrapa Gjermanise tende p.sh. dhe qe dihet si shtet nuk ishte as eshte perfekt, po duhet kuptuar sa ka mundesi te te ofroje nje shtet e ne c’gjendje eshte.

        Allvanonjte perderisa shteti i tyre, i vret i pret, i le pa pune pa buke, i djeg naten, u vjedh voten etj. sikur stonojne te cirren per te metat e Greqise apo jo??
        Se ne krize ne krize, po sivjet sidomos s’ka ngelur allvano pa u dyndur ne Gr si per ne ndonje spital e sherbim mjekesor edhe per turizem e pushime te qeta apo jo??

        Tjeter, rendesi ka qe ne momentin qe shkruan e flet, perjetohet ajo qe thuhet “u realizua” dhe eshte me fisnike te gezosh per kete se te qash per te kaluaren apo jo ???

        Tjeter mire e ke ti qe Gjermania i paska trajtuar ashtu si thua, po me thuaj pak sa shqiptare pranoi si emigrante??? Kur ishte viti i fundit qe nje shqiptar, po te then shqiptar mund te merrte nje leje qendrimi ne Gjermani??
        Ok, c’ishin kosovare dhe pseuodo-kosovare (s’ngeli me allvano me certifikate koqevare pa ardhur) arriten te marrin dicka deri nga viti 1999-2000 apo jo?

        Me thuaj te lutem kur ishte viti i fundit qe gjermania beri legalizim masiv te emigranteve ne vend, sidomos shqiptareve, dhe cili per Greqine?

        O allvanonj, kthjellohuni njehere te vetme e flisni me logjike, se nese ndiheni te mallkuar shume here e per shume prapesi te jetes, ate mallkim e keni zgjedhur vete, dhe eshte pabesia dhe mosmirenjohja si ne koshience dhe subkoshience qe keni ndaj te mirave qe u eshte dhene mundesia te perfitoni!

        1. franko says:

          Pashe nje statistike sot te publikuar nga Banka e Shqiperise per dergesat monetare nga emigrantet drejt Shqiperise.
          45% te tyre jane nga Greqia, 40% nga Italia dhe me pak se 2% nga Gjermania. Keshtu qe ky zoteria nga Gjermania mos na shesi mend. Kjo statistike flet me se miri.

        2. Claus says:

          Apo…
          ke shtruar disa pyetje ne forme replike qe eshte veshtire te jap nje pergjgje te shkurter, te sakte, konkrete dhe josubjektive. Si person dhe karakter nuk jam mesuar te pergjigjem ashtu halldupshe por dua te jap argumente dhe fakte qe fale Zotit nga eksperienca e punes, informacionet, bisedat me miqte dhe leximet i kam jo te pakta. Nuk dua te hiqem i qut, se nuk kam perse. Une replikova me mase ndaj nje veprimi te qeverise greke, qeveri qe i ka bere shqipot skeptike, jo vetem ata, por tere Europen, megjithate midis te tjerash kam shkruajtur edhe shprehjen “qofsha gabuar”, pra kisha lene nje dritare hapur per mirebesim ne kete ndermarrje te Greqise.
          Para nje viti kam lexuar librin e greko-amerikanit te njohur per boten shqiptare, Nicolas Gage, besoj se e njeh si emer, me titull “Eleni”. Kisha nje pershtypje tjeter per ate njeri, ai liber me hapi nje horizont me te gjere per maredheniet greko-shqiptare gjate kufirit (kufi i thencin) gjate kohes se luftes. Ai liber ishte nje autobiografi e tij e shkruar me shume ndjenje. Me ka bere pershtypje nje pasazh ner ate liber kur pershkruante kohen e krizes gjate okupimit gjerman kur te afermit e tij punonin ne tokat e shqiptareve ne mbledhjen e ullinjve per te blere nje grushte kripe, meqe per ate kohe ajo kishte shume vlere. Pra e ke gabim qe shkruan qe ne jemi 200 vjet prapa Greqise, e ke shume gabim.Pra para 60-70 vjetesh shkembimet tregtare ishin pa dogane dhe me interes reciprok. Ne bankat e Korfuzit ekzistonin libra kursimi te shume shiptareve te Jugut, me shume ne historira nuk po futem.
          Sa per legalizimet e Gjermanise “time” te them vetem se ajo i legalizonte emigrantet ne nje fare menyre direkt, kur paraqiteshin ne zyrat perkatese, pra legalizime ne mase nuk ka patur. Koheqendrimi varej nga kushtet por ky eshte muhabet i gjate. Sipas statusit kishin edhe te drejte pune, por per ata qe nuk punonin asistenca sociale nuk mungonte.
          Nuk e di nese jam shprehur qarte, megjithate ne replike dua te jem objektiv dhe pa nacionalizma te tipeve “AK”, por nje gje me ka mbetur ne mendje ne Greqi kur nje miku im turist deshironte te blente nje bluze te ekipit kombetar shqiptar, meqe ne stenda kishte edhe bluza te ekipeve te tjera dhe mendja ta thoshte se si shtete fqinj duhej te kishte edhe te ekipit shqiptar. Dhe a e di si reagoi tregtarja greke?
          Me mire nuk po e them, se Akropoli i kultures dhe djepit te demokracise qe rri aq hijerende ne krye te Athines shkermoqet dhe behet therrime.

          1. eribcn says:

            ky shoku apoka.. ska faj , ka then me lart se vete gjithmon ne athine se ka njeres , po me qe vete andej dil dhe njeher ne europ dhe shiko cfare behet o ufo, greqia eshte i vetmi vend qe ne vend te dokumentit te jep pulle ne pashaporte , tani siduket duan ndonje lek dhe do fillojne do nxjerrin shpikje per te mbledhur … ti as e ke iden se si funksionon europa , se normal eshte si nata me diten me greqin tende, greqia jo vetem me shqiptaret por me te gjith emigrantet ka ber cfare i ka dashur qejfi , derisa bente karta fallco ne BE , imagjino cfare ben me ata qe ka poshte vetes ,nejse shum qorra si ty nuk e kuptojne , un me shum shkruajta per kete shprehjen me ironi qe na thua zotrote allvano , ne o ufo e kemi per nder te jemi se te till gjak kemi , po ti qe je njeri pa shtet cfare je …..

          2. APOKALYPSIS says:

            @franko, faleminderit jo per supporting, por per nje fakt te dhene me statistike dhe me aritmetike me ne fund ?

            @Clauz:
            Me vjen mire qe paske lexuar, dhe ne nje fare menyre perpiqesh te mos jesh i eksituar ne replike. Urime.

            Eshte shume e vertete qe para 60-70 vjetesh, nuk mund te behej fjale per kufi Shqiperi-Greqi e as per kontraditka si keto qe degjojme sot, perkundrazi shkembimi tregetar dhe kulturor, kuzhines, deri dhe ke shkembimi i veseve apo zakoneve fisnore, i zonave te Epirit ka qene natyral njesoj si i nje krahine te vetme …

            Kane qene propagandat politike ato qe e kane sjelle gjendjen ne kete pike, dhe une s’kam mohuar asnjehere ekzistencen edhe te ekstremisteve greke …

            Por me beso mik, ne context kohor me kalendar, ti mund te thuash qe “ne” qenkemi vetem 60-70 vjet mbrapa, por ne kohe historike, une mund te te argumentoj qe jemi nja 200 dhe po e cojme ne 300 vjet mbrapa. Nga te ta nis une ty, do nga komunizmi qe lulezoi vetem 10-vjecarin e pare ne Shqiperi pastaj mori kot dhe e shnderroi njeriun e ri ne ftyre te shqyer qe kur e kthenin mbrapsht nga kampet e refugjateve (nga Italia) kishte te fshehur ne breke nje cope sfungjeri??
            Apo do te te them per keto 20-vjet me ngritjen e gjithe gjithe llumrave qe kishte ai vend e berjen qeverira??
            Si mendon ti ka ecur ai vend nderkohe??

            Sa per dijeni, une jam akoma ne GR, me pushime, dhe me neveri deri tani kam degjuar 4-5 shqiptare qe thjesht rrine e marrin asistencen sociale, dhe kete e kane bere me deshire! “Emo thashe te rri nje vit se u lodha e te marr qyl parate” i thoshte nje redneck tjetrit ne plazh! Po deshe me beso …
            Pra ata qe jane ne pune perfitojne asistence sociale si gjithe te tjeret aq sa e ka takatin shteti grek, per nje vit .. OK?

            Tjeter, flamuj shqiptare ketu jane shitur dhe shiten, po ti i lexuari e “openminded” duhet te kuptosh pak qe ke te besh me dy popuj komshinj te cileve ju kane futur shkopinj per mese nje shekull dhe i kane mardheniet maje me maje, e sidomos sot kur greket jo i kane pranuar shqiptaret po i respektojne, jane pikerisht allvanonjte qe nuk heqin dore nga mllefi nga urrejtja edhe pse nderkohe jetojne shume me mire se po te jene sot ne dore te Berishes!

            Pa shko pak ne disa qytete te Gjermanise me historira te dhimbshme gjermano-polake dhe kerko te blesh nje flamur polak .. come oooonnnnn

            @eribcn
            O i mjere mos ma qaj hallin mua se gjithe boten kam bredhur e bredh fale punes, dhe e di shume mire si funksionojne gjerat, por di dhe sa mundesi ka cdo shtet …
            S’ke faj ti se kosovaret i bene certifikatat si letrat e b..thes nje periudhe dhe EU idiote ju pranonte vertete si kosovare, se ne GR do e kishe perplasur koken, po me keto mend qe ke sigurisht qe do e kishe thyer,ne mos e ke thyer (e sigurt) dhe aty ku je !

          3. X says:

            Cfare pergjigje i ktheu o Calus jam kurioz ta di na i thuaj?

    2. zefi says:

      Keto ulurimat e tua greke,o allvanoi Apokal…,duan te fshahin qellimin e KALIT TE TROJES GREK!!!Qeveria greke eshte ne nje regji me qeverine anti shqiptare te Berishes!!!Berisha kerkon te deklarohen vete shqiptaret greke,ndersa greku TAK-FAP u jep PASSAPORTEN BIOMETRIKE dhe merr fund DERDELLITJA SHQIPTARE,bile edhe SHQIPERIA PERFUNDIMISHT!!!KY ESHTE NJE SKENAR ANTI SHQIPTAR,qe duhet DENONCUAR NGA TE GJITHE SHQIPTARET!!!Nuk presim ne,qe ta thote GREQIA APO BERISHA QELLIMIN E VERTETE TE SKENAREVE TE TYRE TE PERBASHKET!!!

      1. APOKALYPSIS says:

        Ty zef nuk po te japim karte biometrike, ty do te te veme nje vule te thate ne balle… jo per gje po duhet te dine njerezit rrotull teje, kudo qofsh ! Ha ha ha

        1. zefi says:

          Te kam dhjere ne kar-ten tende biometrike,o grek i pjerdhur!!Nuk ta kam nevojen ty as per 1000 vjet,se jetoj ne USA per qejf te zotit!!!Kujdes prifterinjte se ata ju komandojne,o KUAJ TE TROJES!!!

          1. APOKALYPSIS says:

            Me vjen keq per ata amerikane qe te paskan degjuar tye kur je betuar per flamurin dhe atdheun e dyte amerike … ti je kamikazi i tyre i radhes
            Sa pjata lave sot ?

        2. eribcn says:

          ore shoku ufo qe ke bredh gjith boten e greqis , clidhje kishte komenti im me kosovaret ? apo me dokumentat e tyre, un jam shqiptar o shoku ufo( dhe kosovaret shqiptar jan ), dua te them lindur rritur ne shqiperi , po ti qenke koqe po koqe nga ato te madhejat, si gjith greket normal

  6. tg usa says:

    pas dhurates per trojanet e kalit te drunjte cdo dhurate nga ana e grekerve eshte me te futur

  7. agroni west virxhinia usa says:

    Karta biometrike e grekerve pak muaj para fillimit te regjistrimit te
    “fese dhe kombesise” ne Shqiperi eshte shume domethenese.
    Kujt i kujtohet pak jave para zgjedhjeve te 2009 Karamalis
    dhe Bakojani firmosen me Berishen dhe qengjin e vogel Lul
    aktin e tradhetise se rradhes ate te shitjes ne detin jon
    ne kembim te ndenjes ne pushtet.
    Dhe ky hap i tanishem qeverise greke eshte ne sinkron te
    plote me qeverine aktuale shqiptare e cila perseri
    po favorizon hapin e fundit te tradhetise duke
    “krijuar” mbi 300 mije vorio epirote me letra te rregullta
    ne dy anet e kufirit..
    Eshte koha per kunderveprim qytetar para se
    te behet fakt i kryer.Shikoni veriun e Kosoves
    dhe pabesine e dipllomacise europiane.
    E njejta situate do jete neser me jugun e shqiperise
    vetem se greket do kene ne dore letrat
    qe ja u plotesuam ne me doren tone.
    por do jete vone dhe nuk do jete
    faji i saliut apo pollo qukaloshit
    por do jete i joni si popull..

    1. APOKALYPSIS says:

      Do Zoti arrini te “ndergjegjesoni” te gjithe ate shtrese llum te allvanonjve qe jetojne ne GR, te mos i pranojne ato karta, se do shpetojne ne radhe te pare shqiptaret e ndershem qe jetojne atje!

      1. STILIAN MAVROMATI says:

        KOMENTUESI APOKALIPSIS ESHTE ME “KONTRAPEDALI”
        GJITHE KOMENTUESIT QE KAM PARE NE GJITHE GAZETAT
        SHQIPTARE.
        I SUGJEROJ STAFIT TE NDERUAR TE TEMES QE TA INJOROJE
        KETE MONSTER .KEMI PATUR NJE QEN NE NJE LAGJE
        QE NUK LINTE PA I LEHUR DERISA NGA AJO RRUGE NUK KALONTE ME NJERI..

        1. ARMAGEDDON says:

          E ke ven re qe sapo u shfaq sot mbas disa kohe, befasisht u shfaqen me te edhe personazhet e tjera kontrapedale bashk me nje er te fort pordhe superioriteti. I pelqen te jet ne qender te vemendjes kuçkes. Kalon gjith diten ne internet me pseudonime te ndryshme ne kerkim te nje bisede me persona te tjere. Kush e di sa qenie e vetmuar qe esht. Personazhe si kjo kuçka veç Shqiperia jon mund ti kishte prodhuar. Patetik person.

          1. STILIAN MAVROMATI says:

            E KE KTHYER PERGJIGJEN EGZAKT
            SI AUTOQENOBIOGRAFINE QE KE..

          2. APOKALYPSIS says:

            Ne fakt me vjen mire qe sapo shfaqem ne kto blogjet tuaja ku ne fakt ndjek me vemendje regresin e supershpejte te trureve tuaja, ju trigoj dhe ju detyroj te me ktheni pergjigje, duke e rritur edhe me teper shpejtesine e renies suaj ?

            Mbi te gjitha pretendoni se jeni atdhetare dhe nuk dini te shkruani gjuhen tuaj ha ha ha ha

            Pse nuk i kerkoni gazetave t’iu vene ca gogla e ca gure se komplikimet ju ngaterrojne ?

  8. enh says:

    me cudit nje gje,kur para disa viteve flitej per greket te mirnin pasaporta te tilla,u ngrit ne kembe gjithe greqia me kishen ne krye,dhe pezulluan gjithe dokumentat qe permbanin,te dhena biometrike,chip,ne pasaporte,film,duke u mbeshtetur ne librin e shenjte qe shkruan se ne te ardhmen,do vije nje tirani,e papare ne histori,ku cdo njeri do kete edhe nje chip,me te cilin do kryej gjithe shkembimet publike,dhe keto dokumenta i quajten si paraardhese te ketij sistemi,qe ne thelb,synim te vetem ka pergenjeshtrimin e njerezve,me mendimin se keto thoshin edhe per pasaportat biometrike,spesuam gje,perse mos marim edhe chipin.tani si lene gjithe ata emigrante ti lidhin me te tilla marifete dhe nuk e denoncojne kete,kaq e veshtire eshte qe ambasada shqiptare dhe kosullatat te vertetojne,identitetin e tyre dhe te pajisen emigrantet me leje te perhershme qendrimi,dhe jo me dokumenta te tilla,qe vete nuk i pranuan,

    1. APOKALYPSIS says:

      Nga keto lloj karta kane frike vetem kriminelet dhe kamikazet … rast i mire per te ndare shapin nga sheqeri ose me sakte llumin nga uji

  9. drakula says:

    o me karta dhe ne greqi o pa karta dhe ne shqiperi,nje njeri normal cfare do te zgjedhi??

    1. APOKALYPSIS says:

      Do zgjedhin dyfytyresine qe i ka karakterizuar historikisht turkoshaket-e-shqiptarizuar:

      Do dynden te gjithe te bejne kartat greke, bile do bejne namin te perfitojne ndonje pension, po nga ana tjeter s’do lene gje pa vjelle per greket e shtetin grek, bile do hedhin perdite vallen e shiut per ta pare komshiun keq e me keq…

      Po se dine te mjeret allvanonj qe u ka rene rrufeja ne cacke te kokes me kohe e me vakt, dhe ajo qe kane ne maje te kokes eshte vetem nje tru i percelluar me te cilen tall menderen nje koqe maloku nga Viqidoli! Ha ha ha ha ha ha !!

  10. klodi says:

    nje nder menyrat per te fut disa lek ne buxhet..per asnje gje tjeter

    1. APOKALYPSIS says:

      Pse ben gabime ne gjuhen shqipe, harrove te shkruash bugjet!
      ?
      Ty Klodi ta nxorri gje karten falas Lulja apo jo?? Te gjeti dhe pune mo? Me transin e jargavitur ne bashki besoj do te te beje doren e djathte apo jo … apo s’e ben ti doren e djathte, e qan fare …

  11. Cakalli7 says:

    keshtu e kane pasur bere edhe italianet, diten qe merrje “soxhornon” e lije aty se aplikoje per vitin tjeter, Sa here kane bere anmisti pepinot edhe vinin njerezit me “strisha” ne vere ne shqiper. Kjo dihet qe behet per te mos te te lene mundesi te gjesh pune te rregullt edhe per te zene vetem punet e zeza. Proteksionizem per tregun e punes. Po keshtu eshte kur merr gazetaruce te sapodale nga bankat e shkolles se henri cilit per me teper te motivuar politikish me doktrinen tirane-kosove-arapi.

  12. Bushi says:

    Kartat biometrike në të gjitha vendet e BE-së kanë një kuptim të vecantë për ata shtetas të huaj që duan të jetojnë dhe punojnë në këto vende. Bashkimi Europian ka marrë një vendim në vitin 2004 që të gjithë shtetasit nga vendet e treta të cilët kanë qendrim të përhershëm në komunitet duhet të pajisen me karta identiteti biometrike. Për ata emigrantë të cilët kanë mbi 5 vjet leje qendrimi në BE dhe janë të pajisur më karta biometrike,, kanë të drejtë të jetojnë dhe të punojnë në cdo shtet tjetër të BE-se pavarësisht se ata janë rezident në Greqi, Itali, Francë ose shtet tjetër. Të drejtat e tyre janë përafërsisht me shtetasit e këtyre vendeve. Shumë vende evropiane janë vonuar me këtë vendim.
    Suedia është vendi i parë që në momentin e parë të vendimit filloi ta zbatojë këtë ligj. Karta duhet të ketë siglën e BE-së e cila paraqitet në vendet e tjera në të cilën deshironi të jetoni. Psh një emigrant shqiptar i cili jeton dhe punon në Greqi prej 5 vjetësh dhe është i pajisur me këtë kartë, mund të punojë dhe jetojë bashkë me familjen e tij në Suedi. Rregullat dhe rastet e parashikuara nga ky ligjj janë:
    1- Kontratë pune e nënshkruar nga punëdhënësi.
    2- Aplikim për studime
    3- Hapje e biznesit privat
    4- Deklarim i pasurisë private që jep mundësinë për të jetuar në këtë vend me shpenzimet e tua.
    ky ligj parashikon vetëm rastet e emigracionit ekonomik. Nuk përfshihen në këtë ligj ata shtetas të huaj të cilët kanë marrë leje qendrimi për shkaqe politike ose humanitare. Njerëzit të cilët punojnë në Greqi dhe kanë shtetësi shqiptare dhe të cilët janë të pajisur me këtë karte, në qoftë se sigurojnë punë të përhershme në Suedi ju jepet leja e qendrimit për 5 vjet. Pas 5 vjetësh ata kanë të drejtën e marrjes së shtetësisë suedeze.Këto rregulla janë për të gjitha shtetet e BE-se pavarësisht se shumë shtetete kanë pasur vështirësi në zbatimin e tyre.

  13. vilson velo says:

    JAM ME DIPLOM PUNE EUROPIANE GREEKE JAM TEKNITIS PER GJYPSO PER BOJRA PER GRAFIATO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje