Në gjykatat në rrethet Jugore të Shqipërisë është vënë re kohët e fundit një rritje e numrit të divorceve prej familjeve të emigrantëve që punojnë dhe jetojnë në Greqi. Sipas të dhënave rastet e shtuara duket se janë reflektuar prej krizës ekonomike që ka përfshirë familjet shqiptare në Greqi.
Të dhënat pranë gjykatave në rrethet jugore të Shqipërisë flasin se numri i divorceve në familjet e emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi është rritur kohët e fundit. Vlerësimet pranë gjykatës së Sarandës dhe të Gjirokastrës flasin se ka një shtim gjatë këtij viti të proceseve gjyqësore për zgjidhjet e martesave krahasuar me të njejtën periudh të vitit të shkuar.
Sipas rasteve ka nga 20 për qind deri në 30 përqind rritje të numrit të proceseve vlerësojnë burimet pranë të dy gjykatave. Të dhënat gjyqësore vlerësojnë se shumica e çështjeve happen për shkak të problemeve familiare që lidhen me krizën ekonomike që ka mbërthyer Greqinë. Gjendja e vështirë e shumë familjeve, papunësia dhe sidomos problemet me fëmijët bëhen shkak për proceset e divorceve të çifteve shqiptare vlerësonte agjencia e lajmeve Albnou që merret kryesisht me çështjen e emigrantëve në Greqi.
Gjykatat shqiptare në të shumtën e rasteve i zhvillojnë procese gjyqësore pa pjesëmarrjen e palëve por me praninë e avokatëve. Një çështje mjaft delikate që ndeshen gjykata është ajo e kujdesit prindëror të fëmijëve që në të shumtën e rasteve bëhet mjaft i vështirë për t’u trajtuar për shkak të largësisë dhe problemeve që shfaqin prindërit. Edhe në rastet e vendimeve për detyrimet që kanë sidomos palët që përfitojnë kujdesin prindëror shpesh kjo nuk zbatohet në praktikë dhe gjykata e ka të vështirë të kontrollojë zbatueshmërinë e vendimeve për shkak se familjet ndodhen në Greqinës fqinje.
Gjatë proceseve gjyqësore të zhvilluara si në Gjirokastër edhe në Sarandë ka gjithashtu probleme sidomos me fëmijët e lindur në Greqi. Në jo pak raste ata nuk janë regjistruar në zyrat civile në Shqipëri dhe gjatë proceseve gjyqësore për zgjidhjet e martesave çështja e kujdesit prindëror ndaj tyre ndërlikohet si nga ana ligjore edhe ajo praktike.
Rrethet jugore të Shqipërisë janë të prekur ndjeshëm nga emigracioni dhe kriza e fundit në ekonominë greke po detyron dhjetëra familje të kthehen. Por familje të tjera emigrantësh ballafaqohen në Greqi krahas problemeve ekonomike edhe me problem sociale. Kjo ndikon sidomos në qëndrueshmërinë e familjeve të emigrantëve shqiptar në Greqi./voa/
SUME GABIM QE DISA EMIGRANTE NDAHEN PERH SHKAQE EKONOMIKE. KURE BEHET LIDHJA BETOHET CIFTI PER MIRE APO KEQ EKONNOMIKISHT TA PERBALLOJINE JETEN ASHTU SIC VJEN. FEMIJET DUHEN RITUR DHE EDUKUAR NGA TE DY BASHKESHORTET DHE JO TE BRAKTISEN OSE TJA LENE NJERI TJETTRIT KJO ESHTE KRIM PERE ATA PRINDER DHE PER GJITH SHOQERIN. KUJDES VELLEZER DHE MOTRA. CDO GJE E MIRE FILLON NGA FAMILJA .
Kur vijne te veshtirat njerezit ia mbathin tani.
Per fat te keq ashtu ndodh sot.
SA PER MENDIMIN TIM NDARJA ESHTE NJE PJES E JETES QE NDODH DHE KA PER TE NDODHUR VAZHDIMISHT; POR NDARJA DUHET TE KETE NJE D.M.TH. TE QARTE ME PAKE LLAFE JO ME U NDA PER GHERA TE KOTA ;KUJDES VELLEZER DHE MOTRA SE JETA ESHTE E BUKUR PER ATA QE DINE TA JETOJN; JU PERSHENDES TE GHITHVE ATA QE E LEXOJN JO ME NDARJE POR TE BASHKUART ZGHIDHET GHITHQKA[SE SIQ E THASH ME PARE NDARJA TE KET NJE KUPTIM JO TE NDAHESH SE TA THOT TRURI ‘PERSHENDETJE TE GHITH EMIGRANTEVE QE NDODHEN NE GRECI SE JU THEM SE KA DHE ME KEQ; BESOJ SE ME KUPTUAT ,,,,,,,,,,,,,,,,,
shkaku kryesor jane grate
Une them shkaku jane burrat. Pse?
Pasi i mashtrojne me dhurata, pasi u mesojne te gjitha stilet, u blejne dhe nga nje digital me 4 kanale xx mbeten pa dy grosh ne xhep dhe ja mbathin e vijne pas 5 vjetesh. C te beje e shkreta grua , me bidonat bosh ne krua?
Elma ke te drejte. . . burri eshte burre pore sote nuke ka me burra qe presin nga grate qe te mbajne shtepine. Edhe une ne greqi isha ama sapo e pashe situaten qe po rreshqiste mora arratine ne nje vend me te mire pa probleme ekonomike edhe sheqyre zotit po behen 3 vjete po kalojme qetesisht me keto krizat . . . .Zoti na ndihmofte