Të rinjtë flakin diplomat: “Duam punë!”. 60 përqind e të papunëve janë nga radhët e tyre

12 Gusht 2011, 16:52Politika TEMA
Të rinjtë flakin diplomat: “Duam punë!”. 60

Sot në Ditën Botërore të Rinisë, aktivistë të Parlamentit Rinor të ardhur nga disa qytete të Shqipërisë kanë protestuar përpara Ministrisë së punës me moton “Z. Ministër, duam punë!”.

Të rinj të sapodiplomuar në universitetet publike dhe private në vend, por edhe të rinj nga shkollat e mesme profesionale ju drejtuan ditën e sotme Ministrisë së Punës për të ngritur zërin rreth nivelit të lartë të papunësisë në vend përsa i përket të rinjve. Ata deklaruan të rinjtë në Shqipëri përballen me mungesën e mundësive të punësimit dhe në indiferencën totale të shtetit. Ata u shprehën se fakti që 800.000 të rinj shqiptarë kanë shkuar të punojnë në Greqi e Itali tregon se të rinjve shqiptarë ju jepet vetëm një zgjidhje për punësimin e tyre, ajo e emigrimit.

“Kjo Ministri ka 4 vjet që ka hartuar një strategji për punësimin e të rinjve si dhe për nxitjen e biznesit rinor, por këto kanë mbetur vetëm tullumbace elektoralë dhe kartolina krishtlindjesh, pasi në realitet edhe sot mbas 4 vitesh 60%e të papunëve janë të rinj” u shpreh Koordinatori i Parlamentit Rinor, Rigels Xhemollari. “Ministria ka marrë rreth 18 milion dollar për të punësuar 65.000 të rinj dhe ne pyesim: në cilin shekull do i punësoni këta të rinj zoti Ministër? Sepse sot 80 % e të rinjve nuk i besojnë sistemit tuaj të punësimit, pasi e dinë që nuk do të gjejnë punë në zyrat tuaja” vazhdoi ai fjalën e tij. Më pas Zoti Xhemollari duke akuzuar se në 20 vjet të rinjve ju është lënë vetëm një rrugë punësimi, ajo e militantizmit partiak, nepotizmit dhe ryshfetit, ju drejtua Ministrit me fjalët “Nëse nuk na gjeni punë, më lirë lini punën!”.

Enerida Isufi, përfaqësuesja e komunitetit rom në Parlamentin Rinor deklaroi se Ministria e Punës nuk ka bërë asgjë për të rinjtë e këtij komuniteti. “Edhe pse ju keni përftuar fonde të majme nga Bashkimi Evropian për integrimin e të rinjve rom, ne sot jemi në mes të katër rrugëve” u shpreh ajo.

Sindi Hoxha, gjimnaziste në Parlamentin Rinor, u shpreh se “Mijëra moshatarë të mi studiojnë në shkollat e mesme profesionale, por në fund të këtyre studimeve ata detyrohen të rifuten sërish në shkollë pasi është e pamundur për ta që të gjejnë një punë.” Më pas ajo deklaroi se: “Ministria duhet t’i përdorë paratë që merr nga taksat e prindërve tanë për të hartuar strategji që lidhin arsimin profesional me tregun e punës, pasi Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për inxhinierë e bankierë, por edhe për hidraulikë, elektricistë, e shumë zanatçinj të tjerë.”

Më pas një studente e sapo diplomuar në Universitetin e Durrësit u shpreh se “Në qytetet tona po hapen çdo ditë universitete publike dhe private. Ky është një hap shumë i mirë, por duke qenë se Ministria nuk ka një strategji për punësimin në të ardhmen të këtyre studenteve, atëherë rrethet tona thjesht do të kenë më shumë të papunë me diplomë.”

Më pas një aktivist tjetër i Parlamentit Rinor, i sapodiplomuar për drejtësi, Klarenc Refati teksa mbante një kazëm në dorë u shpreh se “Shqipëria ka edhe krah pune edhe intelekt të të rinjve por nuk ka një ministri me vizion të qartë dhe me vullnet të plotë për ta shfrytëzuar këtë kapacitet”. Kjo ministri nuk të gjen punë as tek diploma as tek kazma” e mbylli ai fjalën e tij.

Në panfletat që mbanin të rinjtë në duar ishin: “65.000 vende pune mbas 100 vitesh”; “4 vjet strategji, 4 vjet papunesi”; “Strategjia ne sirtar, te rinjte ne rruge, parate per kolltuke”; “Mora diplomen, po tani?” “Minister, luaj nga vendi se na luajte nga mendte” “Puna e rinise, jorgan i pleqerise” si dhe një panfletë në anglisht “Give 1 job, build 1 future (Jep një punë, ndërto një  të ardhme)”

Më pas të rinjtë hodhën në mënyrë simbolike diplomat e tyre universitare në oborrin e Ministrisë dhe pasi lidhën në kangjellat e Ministrisë një banner me shprehjen “Z.Ministër Duam punë” u larguan paqësisht.

25 komente në “Të rinjtë flakin diplomat: “Duam punë!”. 60 përqind e të papunëve janë nga radhët e tyre”

  1. Rani says:

    Po mire duke i kthyer bythen kujtojne se do ta prekin Saliun keta? Hej pike e zeze ça bohet keshtu me keto zakone pederastesh qe kane marre njerezit atje. Kur i sheh Saliu bythengritur te gatshem gajaset se qeshuri dhe thote “po po pritni se do tju shtypi prape un se nuk ju kane dal 20 vjet”, ncncncncncncn.

    1. ike o pirdhu says:

      Ata nuk jane pederaste …keta te rinj thjesht me degjuan mua dhe po mundohen te pjerdhin ministrine e punes por pordhet e tyre jane pa rrezik ndaj une u them bejini mutin ose vini kapsolle ne bythe qe kur te pirdhni te vrisni njerez si ne 1997en..keta dhe pordhe nuk bejne dot …

      1. Tirona says:

        Te nderuar komentues, ju mund te vazhdoni te komentoni si te doni ca per bythen dhe ca per pordhet. Gjithsesi, per te qene me realist, papunesia ka prekur pothuajse te gjithe rinine shqiptare. Me thoni ju mua a eshte e munduar te gjesh nje pune me aftesite e tua ketu ne Shqiperi po nuk pate nje mik, po nuk dhe para, apo po nuk qe militiant partiak ne ndonje parti. Kjo eshte nje plage shume e rende per shoqerine shqiptare.

    2. agimi says:

      Kjo foto nuk ka lidhje me aktivitetin e sotem te Parlamentit Rinor. Kam pershtypjen se eshte foto e marre nga protesta e te indinjuarve disa muaj me pare para Kuvendit.

    3. jashari says:

      ata me duken te tere pederast keshtu qe duan ligjin per martesen brenda gjinise hahahahahah pthu race e keqe

  2. timo says:

    Këto lloj gjestesh kanë vlerën e tyre në vende vërtet demokratike . Në Shqipëri këto tingëllojnë shumë qesharake sepse pushtetarë tanë as duan tia dinë për kësisoj protestash.

  3. gazi says:

    –e kan pire ekspresin e drekes keta?-ikni ne shtepi merrni nje sy gjum se mbasdite do dilni neper pabe,dhe atje kercasin pijet energjike,pijet alkolike,me te dredhur me te thithur dhe do lodheni shum,hahaha
    emigrimin vet e zgjodhem ne se s’na detyroi njeri,u turrem si kali, kishim lakmi se iku djali filanit dhe djali fistekut e kan bler makina luksoze—–po edhe donim te provonim kapitalizmin,ja u ngopem tani u kenaqem me sistemin qe jeton duke marr hua tek e ardhmja.
    se po te ishim burra rrinim e protestonim atje qe ne momentin qe saliu i nxorri njerezit ne rruge dhe privatizoi gjithcka duke ja dhene kusareve dhe shkaterruesve me horizont qe nuk arrinte me shum se nje kafene,varrez makinash,te mbjella me ashash apo parkim.

    1. Albogentivlora says:

      Doja te shtoja dhe dicka tjeter. Po ngrenjen e farave dhe ndjekjen e Big Brother? Keta jane me keq se femrat ketu ne Angli. Thashe femrat se nje perindje e larte e tyre rrine tere diten ne shtepi dhe shikojne Jeremy Kyle show ose telenovela. Jane trashur me keq se lopet. edhe meshkujt ne Shqiperi jane trashur duke ndenjur te papune dhe duke bredhur rrugeve si pellaze.
      Kerkoni pune ku te kete se puna nuk eshte turp. Turp te kete ai qe rri kot. Nuk do vije puna tek ju po te shkoni ju te puna.

  4. Eduard says:

    Mos u perkulni shume, se ben vaki kalon ndonje hajvan qe nuk e dallon dot nese keni veshur panallona ose jo, talleni apo ndoni ndonje gje send………
    Po gjeni ore ndonje forme tjeter proteste, ca eshte kjo proteste duke nxjerre prapanicen???
    Ruani nderin djema, se eshte shume i rendesishm ne jete!

  5. Savo Dukati! says:

    100% dakort Gazi! me çka shkrove, veçse jo se e zgjodhën tç rijtë, por se kështu e planifikuan liderët Shqiptarë të obskurantizmit (Errësirës). Ta shisnin atë dhe janë kthyer miliarderët e gjakut. Ata po na shtypin. Sidoqoftë asnjë herë nuk është von që të gjithë Shqipëtarët rreth një fronti kombtar pa dallime idesh, partish, botkuptimesh të çlirojmë Shqiprinë. ndryesh lumi që na mori!

  6. ilir says:

    mjere rinia ,nuk ka problem se si demostrojne , cfare doni ju qe te djekin dhe te vrasin ashtu kenaqet sala qak piresi,kjo tregon se rinia jone ri duke ngrohur bythen ne diell dhe qeveria bene sehir.

  7. shqiptar guximtar says:

    Hahahaha dridhini shkundini perdridhini diplomat tuaja te palvera te dhena nga Henra Çili me shoqe Ufo Kristale e ku ta di une. Keta te rinj pa integritet e deshire per te mesuar qe rrijne ter diten kafeneve dhe merren vetem me muhabete shalesh e gjoksesh e kane sjelle vete situaten ne kete pike.
    Shpesh duke kerkuar dhe marre ate qe nuk ju takon duke perdorur “miqte” parane apo dhe brimen te rinjte pretendojne te behen drejtore apo shefa sa mbarojne shkollen dhe jane gati te heqin breket me te parin sqetull palare qe eshte deputet, drejtues ne administrate dhe shpesh minister.
    Degjon cdo dite histori te tmerrshme si fitohen vendet e punes pikerisht nga keta te rinj medioker qe e nisin diten e tyre mbrapsh dhe ngelen ne ate pozicion edhe ne jete.
    Pra kush jua ka fajin …..

    1. paraziti says:

      shqiptar guximtar keto jan ato qe nuk kan miq, te shemtuar , apo pa para… shkurt fukarenjt.

      1. shqiptar guximtar says:

        Keta jane ca 99 si puna e Erjones se Velise qe bejne show per 5000 leke te vjetra, sa keq qe arsimi eshte shnderruar ne piramiden e radhes dhe do ti haje koken ketij populli me keq sesa mortaja. Parazit (edhe pse une kam pershtypjen qe nuk je i tille) duhet qe ne Shqiperi te ndahen shtresat dhe klasat e gjithesecili te gjeje vehten e vet ne shoqeri. Si ne kohen e qeverisjes se majte ashtu dhe ne te djathten vendet e punes nuk jane fituar ndershem me konkurs, bile shpesh injorantet kane poshteruar intelektyualet ne ate menyre sa dhe keta te fundit kane rene ne injorance kuptimi te realitetit. SHOQERIA SHQIPTARE ESHTE NJE SHOQERI E NDYRE DHE ME VESE E FAJIN PER KETE NUK NA E KANE TE TJERET !!!

  8. gello says:

    edhe kjo eshte nje menyre proteste pavaresisht ne çfare kendveshtrimi shikohet.

    1. plaku says:

      Djema, papunesia e rinise ne Spanje ka arritur 48 %. Kam mendimin, m.gj.s. e di se do te me kundershtoni, se punen e krijon tregu dhe jo qeveria. Tregu krijon punen ne se behen investime, shkollime dhe sidomos futjes ne treg te prodhimeve te reja. Kam mendimin se edhe per shume vjet akoma rinia shqiptare eshte e desitnuar te emigroje dhe per shkak te shkollimit te keq do te jete e detyrur qe diplomat te mos ju njifen, pra si konkluzion te bejne punet e veshtira qe paguhen keq. Pershendetje

  9. Janullatusi says:

    Ore ju qe beni keto komente keni pjerdhur te gjithe, ata qe po protestojne jane ne rregull.
    Nuk e kuptoj se cfare doni mor njerez, kur jepet ndoje lajm, te gjithe thoni mire t’ju behet qe rrini pasiv dhe nuk reagoni, mire t’jua beje Saliu apo filan fisteku, e keshtu me radhe. Ndersa kur reagojne disa, kuptohet me menyrat e tyre, ju thoni ikni ne shpi, pederaste, kujt i plasi per ju, te rinj pa integritet etj etj
    E di cili eshte konkluzioni im jemi popull koti dhe ju bashke me mua jemi kotesirat e ketij populli.
    Hajt tung

  10. paraziti says:

    akoma nuk e moren vesh si funksionon ne shqiperi… ne vend qe te investojn 4 vite universiteti, te investojn ne ndonji flamur partie qe ta tundin ne kohe fushate, esht e vetmja menyre qe te zejn ndonji vend pune.

  11. Berisha largohu says:

    Po kjo rinia e indinjuar me bythe perpjet deshtoj me turpin e saj. Po bythet pse i treguan? C’far sikreti donin te tregonin? Nuk hidhet Berisha nga pushteti duke treguar bythet si gay. Rinia Shqiptre duket e lodhur para Berishes.

  12. Grigor says:

    Enerida Isufi perfaqesuese e komunitetit rom. Thua te jete i njejti fis Isufi ku Lulzimi ka marre gruan???

  13. Berisha po qendron says:

    Ne nje parrudhe shkruhet i have a dream, is that a dream per te treguar bythet??

  14. Ermali says:

    Ajo foto nuk ka lidhje me protesten e sotme dhe me parlamentin rinor.fotoja eshte marre nga rinia e indinjuar ndersa protesta u zhvillua nga parlamenti rinor me aprulla dhe jo te kthyer ashtu.

  15. beni says:

    Po cfare thoni ore. Kjo foto nuk ka lidhje me protesten e sotme. Eshte foto e te indinjuarve, te cilet jane nje grup krejt tjeter dhe s’kane lidhje me Parlamentin Rinor. Te rinjte e Parlamentit Rinor sot protestuan me pelerina, diploma dhe kazma.

  16. Ermali says:

    ajo foto nuk ka lidhje me parlamentin rinor dhe me protesten e sotme.eshte foto e vjeter e rinise se indinjuar

  17. shqiptar says:

    me byth perpjete si ka thene cekja ne komendi more ju bythe te kini se te tjerat vine vet.per ca lesh ju duhen diplmoat e henri cilit hahahah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje