Pas 19 ditësh greve urie, është realizuar më në fund takimi mes minatorëve dhe përfaqësuesve të firmës koncensionare të minierës në Bulqizë, ACR.
Takimi po zhvillohet në Tiranë dhe në të marrin pjesë 6 përfaqësues të minatorëve, pa kreun e Konfederatës së Minatorëve, Kolë Nikolla. Tashmë priten rezultatet e bisedimeve nga ky takim.
Prej ditësh pritej një takim mes minatorëve dhe firmës ACR, por, në mënyrë të pashpjegueshme ky takim është zvarritur vetëm se kundërshtohej vendimi i takimit, ndërkohë që 13 grevistët kanë vënë në rrezik jetën e tyre.
Po ky eshte lajme i mire , qe kerkesat e minatorve te zgjidhen sa me shpejte , dhe te dalin sa me shpejte nga greva qe mos te kene komplikacione per shendetin e tyre .Urojme bisedimet te jene te jene konstruktive .
doje te thoje nje lajm shum i keq,,,ariten qe ti thyejne edhe ata te shkrete minatore qe po vdesin atje brenda…..