Sipas agjencisë së lajmeve financiare “Bloomberg”, shkaku kryesor për rënien e bursave europiane dje ishte një lajm rreth gjendjes jo të mirë të bankës franceze “Societe Generale”, e cila ka një filial të saj edhe në Shqipëri (të njohur me emrin “Banka Popullore”). Aksionet e “Societe Generale” pësuan dje një rënie prej 15% në bursën e Parisit, pasi qarkulloi një lajm se kjo bankë ka në portofolin e saj sasi të mëdha të bonove të thesarit francez dhe atij grek, për të cilat i duhet të paguajë siguracion më të lartë se më parë për mbrojtjen nga falimentimi i thesareve të këtyre shteteve. Franca vazhdon të ketë klasifikimin maksimal “AAA” për bonot e thesarit të saj, por sidoqoftë paguan një interes 15% më të lartë se Gjermania, për të njëjtin afat maturimi. Kjo diferencë reflekton besimin më të ulët ndaj bonove të thesarit francez. Para një viti, diferenca ishte vetëm 5%.
Frederic Oudea, Predienti i “Societe Generale”, mohoi dje në televizionin CNBC se banka e tij ndodhet në vështirësi financiare. Ai tha se situata e tanishme mund të ndikojë në mosrealizimin e fitimit të parashikuar, por nuk do të rrezikojë falimentimin e bankës. Por pavarsisht nga kjo deklaratë e tij, aksionet e “Societe Generale” ranë edhe 3.5% të tjera gjatë paradites së sotme.
Filialet e bankave të huaja në Shqipëri nuk lejohen të transferojnë kapitale drejt bankave “mëma” përtej një kufiri të caktuar. Kjo ka bërë që deri më sot, ato të mos kenë pësuar tronditje të ngjashme me ato të “mëmave” të tyre. Sidoqoftë, në rastin e një falimentimi të bankës “mëmë”, do duhet të kalojë në proces falimenti edhe filiali i vet në Shqipëri. Me ligj, bankat në Shqipëri janë të detyruara të sigurojnë të gjitha depozitat e klientëve deri në 2 milionë lekë të reja.
*respublica.al
Kur vjen falimetimi atij ligjit te fundit i pini lengun. Po mos u merzisni se ja u shperndan ndonje Farudin Arap i II parate…
Iku per lesh edhe Franca, aleati me i afert i Gerqize – shtetit arabo-orthodoks te Ballkanit. AAA-ja per pune ditesh behet AA+, pastaj AA, A edhe B. Nje aleat me pak per sorrat greko-serbe.
franca aleat i gerqise, kur kete javen e fundit besoj? O koqja i ijes a lexoni hisori ndonjehere o bylmeze
Te gjithe jane te falimentuar,po me me dinakeri nuk nuk tregojne gjendjen e vertete.
Nje precizim: Banka ne Shqipni quhej “Banka Popullore” por tesh nuk asht ma e tille dhe keshtu asht thjesht “Societe Generale Albania”. Pra “Banka Popullore” si e tille nuk ekziston ma.
Po iken bota per lesh ndersa ne si gjithmone shkemb graniti ne brigjet e Adriatikut.Te lumte mor kryekomandanti yne Sali Ram Berisha