Është e mundur tash për tash një aleancë PS-LSI?

12 Gusht 2011, 10:21Politika TEMA

Nga Preç Zogaj

Partia Socialiste është një parti e madhe. E përçarë  apo  jo, e mbedhur apo e lëshuar, e  freskët apo e lodhur, në ditë të mrië apo në ditë të keqe, me  lidërship konservator apo liberal, ajo  ka arritur  gjithnjë të  grumbullojë shumë vota  dhe të dalë e para më shpesh se rivalja e saj e drejtpërdrejtë, Partia Demokratike. Në lidershipin  e ri të Edi Ramës, kjo  parti ka rifituar kuotat e mesatares  më të mirë ndër vite dhe  është konfirmuar  si partia e parë në vend me rreth 40-42 përqind të votave të shqiptarëve.  E gjithë kjo, megjithë skizmat e pazakonta, aktive apo të fjetura,  të frymëzuara nga ish-kryetari i saj historik, Fatos Nano; megjithë gërryerjet, spostimet  dhe trasfertat elektorale në dëm të së majtës që ka prodhuar përfshirja e LSI-së në qeverinë e Partisë Demokratike; megjithë trysninë e  jashtëzakonshme  dhe manipulimin e dokumentuar të zgjedhjeve nga pushteti i Berishës.

Fakti që kjo parti  ka dalë sërish e para edhe në kushtet e një goditjeje të trefishtë si kjo që shënuam më lart  ka shpjegimin  e vet. Në artikujt   dhe librat e mi kam shkruar  gjerë e gjatë  përse  Partia Socialiste e Shqipërisë është e vetmja parti ish-komuniste  e Lindjes që as është shpërbërë, as është zvogëluar  në demokraci. Është një temë për të cilën analistët dhe publiku i gjerë kanë mendime nga më të ndryshmet. Nuk do të rimerrem sot me të. Pavarësisht si komentohet, pavarësisht se dikujt i pelqen e dikujt jo, forca e PS-së  mbetet një fakt i kryer. Edhe në zgjedhjet e ardhshme kështu do të jetë. PS do të dalë sërish partia e parë në vend.

Por…por, edhe pse parti e fuqishme, edhe pse parti e parë,  PS nuk i fiton dot zgjedhjet e vetme. A është ky një hendikap politik? Absolutisht jo. Nga një anë, fakti që PS nuk fiton dot e  vetme duhet parë pozitivisht. Pushteti absolut i  një shumice homogjene njëpartiake  është kurdoherë më i rrezikshëm se  pushteti i një shumice që formohet  nga një parti kryesore  në aleancë me  një apo dy parti më  të vogla parlamentare.  Nga ana tjetër, i njëjti fakt duhet parë edhe me  shqetësimin e domosdoshmërisë së rrotacionit të pushtetit si një interes demokratik dhe kombëtar në një moment të caktuar.  Ky moment  ka ardhur, por është penguar e vazhdon të pengohet piksëpari  nga arbitrariteti i qeverisë që nuk respekton votën e lirë.  Si do të vijë ateherë rrotacioni ?  Kushti  themelor mbeten zgjedhjet  e lira e të ndershme. Por jo i vetmi. Ka edhe plot kushte dhe kërkesa të tjera që lidhen me organizimin, me programin  dhe aksionin politik të opozitës. Në këtë rrafsh  zhvillohen e kryqëzohen shumë  opinione, ide, propozime. Është  shenjë vitaliteti që një opozitë e  madhe dhe  përgjithësisht e iluminuar si kjo e Shqipërisë  së sotme të ziejë nga mendimet dhe idetë e larmishme në lidhje me rrugët  e fitores, duke filluar me opsionin e fitores së PS-së pa aleatë e duke përfunduar me opsionin e fitores në aleancë me LSI.  Gjithë ky diskutim, që nuk mund të mos ketë skarcitetet e veta, duhet të mpikset në një qëndrim politik unik,që respektohet e zbatohet nga të gjithë. Opsionet e lartpërmendura, përshembull, janë opsione  ektreme dhe madje të pamundura për zgjedhjet e ardhshme.  Opsioni i fitores pa aleatë, një opsion i pazëshëm që disa socialistë e përkedhelin në ëndrrat e tyre intime, mbështetet në teprimin e qeverisë deri aty ku nuk mban më me bëma antipopullore dhe antidemokratike, në krijimin e një situate  shumë të zymtë  kur shumica e zgjedhësve, të rendur, të  zhgënjyer dhe të flakur në kufijtë e  mbijetesës, të dëshërojnë  të votojnë  edhe djallin vetë, vec të heqin qafe rregjimin e Berishës. Kjo votë e ashtuquajtur “negative”,  që për më tepër i lihet rastësisë, pra  s’dihet kur do të vijë, është shnjerëzore nga një pikpamje. Atë mund ta ëndërrojnë vetëm individët që jetojnë  si veshka mes dhjamit dhe nuk duan t’ja dinë fare për gjendjen e vendit dhe qytetarëve.  Fitorja me “votë kundër” nuk ka  kurrë përgjegjësinë e fitores me “votë pro”. Fitorja me “votë kundër” nuk garanton ndryshim, zhvillim dhe progres.  Prandaj duhen kombinuar që të dyja. Vota kundër qeverisë me votën pro alternativës së opozitës.  Opozita ka për detyrë ta krijojë përpara popullit  kauzën e re të  progresit dhe jo të presë  rënien e qytetarëve në batak  për t’ju afruar atyre si shpëtimtare e rreme.

Fatmirësisht, nuk do të ketë një fitore të PS-së pa aleatë as në zgjedhjet  e ardhshme dhe besoj asnjeherë.

Po ashtu, në ektremin tjeter, nuk shoh ndonjë perspektivë reale në krijimin e një aleance elektorale PS-LSI për  zgjedhjet  e ardhshme. Këtu nuk  kam parasysh marrëdhëniet e  dëmtuara individuale mes Ramës dhe Metës. Sado që marrëdhëniet individuale  kanë rolin e  tyre në politikë. Por, sic e kemi parë në sa e sa raste  në Shqipëri dhe në botë, politika i kalon me lehtësi  pengesat individuale. Ndërkohë që nuk e ka të lehtë me pengesat e natyrës politike. Një koalicion mes PS dhe LSI-së në kushtet e sotme pengohet dhe pamundësohet nga arsye strikte politike. “Kurrë mos thuaj kurrë”, thotë shprehja  e famshme.  Por ne nuk po flasim për dekadën e ardhshme. Po flasim për zgjedhjet e ardhshme.  LSI është një parti qeveritare në koalicion me PD-në.  Është shume sempliciste dhe madje  qesharake të bëhen hesapet e fitores me një parti që aktualisht mban në këmbë vetë qeverisjen. Po të ishte kështu,  fitorja do të ishte me e sigurt me PD-në, meqenese ështe parti më e madhe!!! Mënjanë shakatë, LSI duhet të dalë  fillimisht në opozitë pa të shtrohet çështja e një kualicioni mes saj dhe PS-së. LSI ka qenë në opozitë dhe nuk ka bërë koalicion me PS-në. Merret me mend sa i largët dhe sa hipotetik është ky opsion tani që LSI është në  qeveri me PD-në.  “Diskutimet” për një koalicion  eventual  të PS me LSI rëndom sponsorizohen nga qeveria për të  krijuar tollovi dhe për të treguar një  gjendje krize në gjirin e PS-së dhe Opozitës së Bashkuar. Për qëllime krejt të tjera, pozitive patjetër, ka ndodhur e ndodh që këtij  opsioni ti bëjnë jehonë  në forma të ndryshme edhe politikanë të  vecantë të opozitës. Po e përsëris. Është  një opsion naiv dhe semplicist  që vjen nga një analizë e gabuar,  sikur nuk ka mbetur rrugë tjetër për të fituar. Për një opozitë, të llogarisë t’i  fitojë zgjedhjet  me ndihmën e një partie qeveritare, do të thotë të nënshkruajë paraprakisht humbjen.

Opozita shqiptare  dhe Partia Socialiste si zemra e saj i kanë  të gjitha  mundësitë të  fitojnë  pa qenë nevoja të bëjnë bukë me miell hua apo të huaj. U mjafton të kapitalizojnë dhe çojnë përpara arritjet e  vështira por jetike drejt zgjedhjeve të lira, përfshirë lakuriqësinë  ndërkombetare të rregjimit votvvjedhës  në fuqi, i cili nuk ka më maskë tjetër për të hequr veç të  heqë edhe lëkurën; u mjafton të kapitalizojnë dhe zhvillojnë me një  marrëveshje të plotë vlerat e Opozitës së Bashkuar si lëvizja politike  më e rëndësishme  në vend përgjatë vitit 2010 deri në prag të zgjedhjeve të majit 2011, por që nuk  qe në lartësinë e saj në këto zgjedhje; u mjafton të bashkojnë  në një platformë të  votuar tërë aktorët dhe faktorët e PS-së nga Tirana në fshatin me të largët; u mjafton të fitojnë  skenën e plotë të opozitarizmit  dhe përgjegjësisë; u mjafton  një hapje e re ndaj shoqërisë dhe vlerave; u mjafton një program zhvillimi ku të gjejnë përgjigje pyetjet e sotme dhe të neserme të vendit.

27 komente në “Është e mundur tash për tash një aleancë PS-LSI?”

  1. Vlora says:

    LSI duhet te dale e jashteligjshme si parti……qellimi i saj eshte vetem vjedhja…

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Te gjitha Partite duhet te dalin jashte LIGJIT,te gjithe vetem per te VJEDHUR e kane mendjen.Cfare programi i ofron shqiptarve Edi Rama qe i fitoka zgjedhjet duke bere buke pa miell hua.PALLAVRA shkruan dhe ti more Prec,PALLAVRA.Ne grurin e marrim nga Serbi,parate i fitojme ne Greqi e Itali.Te huajt vijne vetem per te rrjepur ato pasuri qe kemi,pastaj largohen.Partia socialiste nuk ka asnje program si mund te ndryshoje ky vend,si do punsohen njerzit.Te gjitha Partite duhet te dalin jasht Ligjit dhe te krijohet KOMITETI i SHPETIMIT te SHQIPERISE.Poshte KAPITALIZMI qe po na vret se gjalli.Partia SOCIALISTE duhet ta ndroje emrin ta beje Partia e FRIKACAKEVE,Partia PASIVE .Turp qe e mban emri “socialiste” kjo Parti.Ata nuk e dine cfare do te thote sociale,kur njerzit skane buke me hanger,kur papunsia rritet cdo dite,kur kemi permbytje cdo vit,kur na vidhet e drejta,kur vritemi dhe masakrohemi.kur shitet atdheu dhe nderi kombetar.Pallavra po shkruan more Prec.Pallavra.Partia socialiste ka DEGJENERUAR.

      1. altini007 says:

        sna shkruajte asnje gje per PD………

        1. Albfieri60 says:

          sepse te gjitha permbytjet kane ardhur qe kur PD ka qene ne pushtet dhe ju duket me mire te jetojne ne uje se ne toke. haha.

      2. jashari says:

        po pse nuk fiton Hysni Milloshi ne Shqiperi kur gjendja qenka kaq keq sa po e paraqet ky “Dibrani” se vetem Dibran nuk mund te jesh ,ka shume mundesi te jesh Gjirokastrit????!!!!!!

    2. jimy says:

      ketije edi plehres ju prishe cesmja e lekeve kerkon ta hape me ilija meten qe qe shkaktari i vrasjes te 4 njerezve te pa fajshem . . zoti i denofte

      1. Vlora says:

        keto nuk jane pune te edit,,,,,,po jane punet e berishes,qe e ka motivin e tij perca e sundo,,,,,me nje PS te zhgaravitur berisha pretendon edhe 30 vjet ne politike.
        dhe ne fakt po ja del

    3. jimy says:

      po te kisha pritur nga keta nduresire politikane hajdute e kriminele do te kisha fatin e mjere

  2. PERMETARI says:

    nqs kjo aleance ndodh , un do jem i pari qe do ta haroj njeher e pergjithmon ate vend. ateher do e them me plot gojen qe shqiperia ska per tu bere kurre . te lesh nje far ilir mete qe nuk ka parti por thjesht nje grupim hajdutesh te bej ligjin ne shqiperi , ky eshte kulmiiiiii

  3. Tipi says:

    Po partit tjera qe sjan me PS?
    Nuk behet aleanca me psikopat!
    Ka qeveri qe jan ne minorance me vota por ato bashkepunojne per vendin e tyre. Vendi duhet te kete nje qeveri e jo sic preptendohet qe sa here te mos kete nje fitues “total” te shkohet prap ne zgjidhje. Vetem mendone se sa para keto partit politike derdhin neper fushat zgjedhore… Dhe ju do thuani qe eshte ne rregull te bejme prap zgjidhje? Po nag vine ato para?

  4. bubullima says:

    Me fal po me duket se ke lajthitur.P.S.eshte fituse e te gjitha zgjedhjeve ne vendin tone dhe humbesi perjetshem Saliu vetem i vjedh ato.Do te ishte mire te shtrohej pyetja se si opozita te ruaj votat e saj,kjo po ja vlen te diskutohet.Sa per aleance me L.S.I.ne te te vije turp qe te shkon nder mend,apo ke mare ndonje coske nga Iliri per kete loje te felliqur.L,S,I.ja eshte parti zagaresh qe me votat e popullit BERISHA LARGOHU,e mban kete te fundit ne pushtet.Iliri duhet te jete ne biruce dhe jo ne qeveri.

  5. bardhi says:

    Jam dakort ne pergjithesi me z.Zogaj,por para se te behet kjo analize,duhet pritur berja e reformes zgjedhore.

  6. bardhi says:

    Rifutja e sistemit zgjedhor mazhoritar,e defaktorizon lsi

  7. vlora 1 says:

    Na ka gjetur te papergatitur demokracia
    Saliu e ben mire rolin e Beut populli e ben mire rolin e bujkrobit ndersa opozita shihet si prishese e rendit feudal.

  8. Durim Shumi says:

    Bardhi ka te drejte, po te mbajme parasysh sistemet zgjedhore te vendeve me demokraci te konsoliduar.
    Vetem nje sistem mazhoritar do te “nxjerre nga loja” grupimet mafiozo-politike te tipit LSI . Sipas mendimit tim asnje presje nuk mund ti hiqet artikullit te Precit. Preci prej kohesh eshte afirmuar si nje skolar (dijetar) i politikes shqiptare. Ne kete analize i mungon rruga e zgjidhjes se ngercit politik qe ka kapur Shqiperine, si nje vend ku vidhen votat qe nga viti 1996. Propozimi i Bardhit e kompleton kete analize. Tashti e mbrapa duhet te votojme direkt per njerezit (kandidatet per deputet) dhe jo per listat mafioze te kryetareve te perjetshem te partive politike shqiptare.
    Durim Shumi

  9. Berisha largohu says:

    Me duket perseritje per te komentuar ne lidhje me koalicionin sepse kam komentuar para pak ditesh ku dhe, jam kunder kualicionit me LSI-ne qe jane hajduta. Te mos i shkoje ne mendie PS-se te beje koalicion me hajdutat e LSI-se.

  10. Ton says:

    Plehra Edi Rama pi..ka personale e Sali Berishes. Je 100% fajtor per gjakun e 4 te pafajshmeve vrare ne 21 janar nga Saliu. Je nje kurve e etur per pushtet.

    1. +10 says:

      Ton. Ja ke fut kot plako. Po ai qe i vrau s’paska faj fare.

  11. luis says:

    Aleance parazgjedhore as qe duhet te behet fjale me leshte e Saliut e Ilirit(L.S.I).
    Nuk jam dakord me sistemin mazhoritar sepse partite qe jane ne pushtet do bejne te pamunderen me ane te kercenimit,ryshfetit,vjedhjes dhe vete kandidatet e emeruar prej tyre me rrethin qe kane e me kriminelat qe i rrethojne qe nuk jane te paket sepse kane llumin e shoqerise plus parate e pista dhe keshtu do demtonin shume P.S eshe ne at bastione ku jane te sajat.
    Nuk ishte faji i sistemit proporcional qe e la PS ne opozite ne zgjedhjet e kaluara,por te jeni te bindur qe plus vjedhjes se votave,Berisha akoma nuk ishte i urryer nga populli sic eshte tani,plus shume njerez besuan tek Meta se eshte me radikal se Rama kunder Berishes dhe e dhane voten pro tij per te zhdukur Berishen.
    Pra sic shihet po te votohet direkt per partite dhe liderat e saj bile po te ishte e mundur listat e deputeteve te mos beheshin publike per popullin plus ruajtja e votes qe ne kete rast eshte me e lehte sepse ndikimi partiak ne krahasim me ndikimin direkt te kandidateve eshte me i dobet dhe fenomeni tjeter qe ndodh tek ne dhe qe ka ndikim te madh eshte dhe duhet pranuar se bie fjala nje person mund te jete me mish dhe shpirt per PS por per hire te kandidatit qe e ka te vetin ose i ndikuar direkt prej tij jep voten kundr partise qe deshiron.
    Une jam i bindur qe neqoftese do ruhet vota PS do marre mbi 80 deputet.
    Po do thoni ju eshte e veshtire te ruajme voten, atehere une sugjeroj nje rruge tjetr mbrojtja me mire eshte sulmi,domethene edhe ne dime te vjedhim,pra me cdo kusht duhet zhdukur kjo kolere.

  12. Atdhetar USA says:

    z PREC , Faleminderit per analizen e mesiperme.E VERTETA . eshte qe PS ESHTE NJE DRAGUA.qeperfaqeson shumicen e popullsise,edhe pse me 8 Maje ja vodhen votat,ajo si parti e vetme mori me shume vota. Aleancat duhen sepse trimi imire eshte me shoke shume, por me ilirin ne vecanti nuk behet aleance AI ESHTE SADIST, HAJDUT,kariierist, aventurier,trafikant etj. ndersa elektorati eshte i majte e duhet te jete me PS. dhe jo me sali xhelatin,,qe cdo dite pasuron familjaret e tije dhe gjithe pushtetaret. MOS I GEZOFSHIN.

  13. halimi says:

    Per deshiren time Rama po vepron mire, qe kurr mos me arrdhur ne pushtet,deri te mos ket nji program e kurfar ideje,pos frikes ballafaqimit e me Ruqa,GJinusha,Preqa,Dokla Nghela ky mjeran ender le ta shef per me qen i pari i SHqiptareve.Qka i vyen Rama shqiptareve si g……ne krye te kopees se dhenve.Ja u qeli SALA syte ,falenderoni ZOTIN.

    1. Albfieri60 says:

      cpo thot ti mo halimi. a e bere shkollen e fillores ti mo mik apo ke kapercyer fillore dhe ke shuar e bere shkollen ne kohen e demokracise dhe na shkruan dy rreshta te qelbura ketu qe as te merret vesh cpo flet. hajde bari dhishe hajede.

  14. parim musliu says:

    PO QFAR JU DUHET RAMA OR TALIBANA SOCIALIST KUR ATE NUK E NJEH AS KOSOVA E MAQEDONIA

  15. england says:

    Kane fillu serbet te mesojne shqipen!
    ke te drejte te perkrahesh mikun e Fazlliceve o mjeran
    duhet te hyj gjembi ne kembe qe te dhembe kemba
    ne kohen qe kosova digjej Sali tradhtari ushqeu me karburant
    makinen vrasese te Milloshevicit,por ti o Hale(im) si duket ke perfitu
    duke shit karburantin qe te ofronte kusaria e pushtetit…

  16. petrit tepelena says:

    te besh aleance me lsi-ne eshte nje lloj si te besh aleance me me tradhetare, me hajdut, me vrases. te behet aleance me pjesen e lsi-se qe distancohet nga hajduti meta, mik i trafikantit e vrasesit almir rrapo, mbeshtetes e bashkepunetor i vrasesit e tradhetarit lulezim basha per te fituar ose edhe grabitur mandatin e kryetarit te bashkise se tiranes. ilir meta ke miqesi te ngushte me armikun e kosoves tadic.lir meta tani eshte nje hajdut i madh qe karrigen e perdor per te vjedhur e per te vene pasuri me cdo mjet. bile po konkuron berishe ne kete fushe. kac islami, andis harasani e nano fatosi jene tashme pjese e kesaj bande. edhe meta e ka quejt berishen edhe nanon bandit. ke mbeshteti iliri, kac islami ne zgjedhje. mbeshteti bandit e vrases te qeverise bandite e tradhetare. ka thene ndonje fjale kaci e arben malaj apo nano harasani per per faljen teritorit shwqipetar greqise, po per vrasjet e 21 janarit. si mbrojti arben malaj mandatin e kondidatit socialist te tiranes. pse nuk kandidoi arben malaj per krytar bashkie ne tirane po kaci, harasani apo blushi pse nuk kandiduan me siguri as me mesila doden ose eduard halimin nuk do te kishin marre me shume se 7-8 pwerqind te votuesve te kryqytetit, te raportoje kac islami si e ndertoi strategjine fituese dhe c’beri per ta realizur. me diskutimet e intervistat e tij cfar programi fitues ka shpalle per ps-ne. pervec aleancave me hajdut e te koruptuar si ilr meta nuk dime ndonje tjeter, po harrove edhe me pijamneci nano qe i pire pti thene se do kandidoje per krytar bashkie ne tirane. edhe fatosin do ta kishte mundur erla mhilli. pika qe su bije o te shplare e te ndyre.

  17. Gjethi i thate says:

    Une vet do e shtroja ndryshe çeshtjen e koalicionit me LSI-ne. E para qe,” kurre mos thuaj kurre” eshte e vertete.Por me Ilir Meten dhe ata qe jane pas tij nuk mund te kete koalicion.Ata e treguan se qellimi i tyre nuk ishte thjesht integrimi por grabitja e ketij vendi me nje shpejtesi maramendese sepse kishin 8 vjet qe ishin jashte qeverisjes( Iliri pas largimit nga PS ne 2003).Mendoj qe duhet punuar fort me ata qe votojne(ose me sakt me ata qe administrojne votat) sepse vetem keshtu mund te largohet njehere e pergjithmone e keqja e ketij vendi,dyshja makute Sali-Ilir & Co.Nuk mundet qe nje grusht plehrash LSI-je, te felliqin gjithe pjesen tjeter vetem e vetem per nje karrike LESHI qe e ka mbas bythe per te vjedhur çdo te mire te ketij vendi. Ne se vertet do te ndodhte kjo,te jeni te sigurte qe nje pjese e konsiderueshme e majte do jete jashte votimeve ne shenje proteste per nje koalicion turpi,dhe kjo do te thote prape nje opozite 4 veçare. Me mire te punohet fort me zgjedhesit dhe te arrihet nje fitore e paster sesa nje koalicion antivlere dhe pa perspektive.Te gjithe e kujtojme cberi Iliri per ate karrike te felliqur ne kohen e Nanos. Dhe qe prej atehere ai nuk mendon me per te majten ne teresi por per ty fryre me keq se ç’eshte fryre.

  18. Shkodrani says:

    O z. Preç…merru me ndonji propozim tjeter….nuk ke nevoje me dhane mend per hajdutat e LSDHI se,nqs nukj e ke kuptu deri tani qe kjo aleance ashte e deshtume d.m.th nuk je politikan ose ke ndonji problem te fshehte (ndonji rekomandim ndoshta bashk me premtim )Megjithate te ja lajm kohes.Edhe pa kete aleance PS do tja dalin ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje