Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje në mbledhjen e qeverisë se: “E para është gjithnjë, ekonomia dhe politika më e mirë është ajo që vendos ekonominë të parën, sepse ai është edhe interesi më jetik i qytetarëve. Një lajm tjetër shumë pozitiv vjen për ekonominë shqiptare. Sipas INSEAD, shkolla e biznesit të botës, dy janë ekonomitë më stabël, në Europë. Nga ekonomitë e mëdha, është ekonomia kryesore e Europës, ajo gjermane. Ndër ekonomitë e vogla është ekonomia shqiptare. Ky është rank-imi që i bën shkolla e biznesit të botës ekonomive në Europë.”
Është e qartë se Gjermania nuk ka nevojë t’ia thotë ndonjë shkollë e biznesit në botë (edhe emrin e ka si universitetet kioska në Shqipëri), që ke ekonominë stabël. Ata kanë të dhënat e tyre të besueshme dhe mbi to ndërtojnë politikat. Atyre nuk u ndodh siç ndodh këtu tek ne, kur një media e huaj raporton për papunësinë e thotë se është nja 13 përqind zyrtarisht e mbi 30 përqind jo zyrtarisht.
Por kjo nuk është tema e shkrimit.
Sot revista e njohur gjermane Der Spiegel, në një shkrim të saj i thotë botës të marrë shembull nga Gjermania për të dalë nga situata e rrezikshme. “Bota rrezikon të shkojë drejt falimentimit,” thotë një kopertinë e Der Spiegel.
“Thuajse të gjithë vendet e industrializuara mezi marrin frymë nga borxhet e mëdha. Problemi i tyre: të ardhurat e shtetit janë shumë të ulëta. Shtetet e falimentuara duhet të rrisin taksat- thuajse në një nivel të ngjashëm me atë të Republikës Federale,” shkruan Der Spiegel.
Gjermania i ka të ardhurat në shtet sa 43.2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, kurse vendet e tjera që po vuajnë nga kriza mezi shkojnë tek 30 përqind.
Ç’ndodhi në Shqipëri?
FMN i sugjeroi qeverisë që të ngrejë taksat në një raport të sajin. Berisha u tërbua e deklaroi se nuk ka ndërmend të rrisë taksat, madje ku e ku t’i ulë më shumë ato. Arka e shtetit shkon drejt boshatisjes, qeveria merr më shumë borxhe e kështu vendi shkon pashmangshmërisht drejt falimentimit. Der Standard e Austrisë shkruante se Shqipëria ka po ato probleme strukturore si Greqia. E kush e dëgjon atë. Ne jemi si Gjermania, vetëm se ajo fut në arkën e shtetit, ka taksa të frikshme dhe një industri të jashtëzakonshme. Ne kemi Boden, ca fabrika çimentoje, për fat shumë fasonë që qepin rroba për të huajt e qindra e mijëra dyqane. Ah, kemi edhe emigrantët.
Pergatituni per 97-n e re ekonomike.
sot jemi shum me keq,,,per hir te se vertetes ne 97 hanim me “luge floriri”
po kucedra na mori paret dhe na dha armet.
Vlora sot eshte viti 2011, ky popull a ka sy dhe veshe… Londer te rinjet hedhine “BENZIN” ne Londer do te vine ditet me te veshtira dhe me te hidhurra sa femija ne barkun e nene do te dridhet…Pra une pres benzi per nje dite shpeton populli-dele dhe KOMBI SHQIPTAR, hende ju presim te vini ne Tiran te pastrojme tiranine nga halabaket e Sali Fazllicit.
Sali je njesoj si Enveri ne sukseset ekonomike, me hidrocentrale, metalurgji etj, etj, kur vdiq kishte vetem nje problem qe ushqimet i mernim me lista.Ti je njesoj i ndritur.
E dini cme kujton ky Sala i yne,ky me kujton nje oficer ne kohen e dulles kur u tha ushtareve te vet qe te nxjerrin te gjithe hallatet per jashta qe ti mas se kush e ka me te madh.Ua mati te gjitheve dhe ne fund nje ushtare nga Shkodra i thote oficerit dua te ta mas dhe ty,jo i pergjigjet une jam komandati yt e nuk lejohet,jo jo insistoj ushtari ti nuk ke nevoje ta nxjerresh e mase nga jashte dhe fillon ta mase nga kembet te koka,i kthehet oficeri pse keshtu matet, po i kthehet ushtari se je i teri k…
Pra keshtu eshte edhe ky Sala yne i teri k…
Haaahaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa …..sa kam qesh… shume e goditur kjo.
luis je shume i modh….
po,mor luis,po.por duke qene i gjithi k…,duke tallur k… me ne,i bie qe kjo tallja te jete shume e madhe.
luis shkodran duhet te jesh se atyre su ka munguar humori asnjehere kam bere ushtrin ne shkoder 2 vjet 76-78 dhe pamvaresisht nga veshtiresite nuk i harroj miqte shkodrane per humorin dhe mikpritjen kam qeshur me lot me humorin tend te flm shume nga florida usa
Shkrim pa bosht. Te them te drejten teper i shperndare. Nuk e di, i bente analize ekonomise gjermane, apo asaj shqiptare?
Zonja Merkel,kruaje po deshe me Salen,te dhjet mu ne portofol I biri botes,e ka bere Shqiperin Gjermani e kaluar Gjermanis,kemi ngritjen ekonomike me te larten ne Europe ne,ckujton ti.Ec bosi aty….
shqipetarit i nevojiten 1000 dollare ne muaj per jetese kur njerezit paguhen as sa gjysma dhe thuhet se po jeton pa kriza popullsia….njelloj si cthuhet ne kohe e enverit kur merrnim cmim per jeten me te mire ne bote kur njerezit hanin buke thate
Zgjohuni popull se po vjen nje skamje e madhe, dhe akoma nuk po e kuptojme, bashkohemi dhe te shohim te drejtat tona se nga politikanet qe kemi nga e majta dhe e djathta te mos prisni gje, se dine vetem te vjedhin, korrupsioni mes politikanve eshte i pa imagjinueshem.
http://www.alblajme.com/component/content/article/42-fotolajme/18147-eurostat-shqiptaret-me-te-varferit-niveli-i-jeteses-3-here-me-i-vogel-se-i-evropianeve#.TkO0OQYM99s.twitter
Fanar ndricues…bla,bla,bla.
cfare interesi kane keta karagjoze qe vijne, si nuk doli nje gazetar i sakte te thote cila eshte aryeja e vertete e vizites. Nuk besoj se pepinia nga bavaria doris pak ka kaq shume vlere nuk gjermani
Luis! Nje burr e pati pre k….per inat te grues .pse mo me pre dhe ne per hater te shqiptarve?
prije anton se pastaj do te therrasim antonia apo sqenka dhe emer shume i bukur duet te te shkoje pa maseeeeee