Siç raporton BBC, forcat ushtarake të liderit libian, Muamar Gadafi kanë qëlluar raketën e parë Scud, që kur ka nisur konflikti. BBC i referohet një zyrtari amerikan.
Qëllimi ishte që të goditeshin forcat rebele, por raketa ra në shkretëtirë pa shkaktuar ndonjë dëm. Forcat e Gadafit mendohet se kanë 200 raketa Scud. Kjo lëvizje vjen në momentin kur rebelët i janë afruar ndjeshëm kryeqytetit. Të hënën ata morën edhe dy qytete strategjike.
Shumë shpejt mendohet se Tripoli do jetë i rrethuar nga toka, kurse kontrollin nga deti e ka NATO. Një zëdhënës i rebelëve tha se përdorimi i raketave Scud është shenjë dëshpërimi. Kurse zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se tani është e qartë se ditët e Gadafit janë të numëruara.
Raketat sovjetike Scud kanë një rreze rreth 500 deri në 800 km dhe mund të mbajnë një mbushje deri në një ton.
Temen e semes,
E paskan rrezen shume te shkurter, ti kishim derguar ndonje edhe parlamentit tone kur te hapej.
Nje rruge e dy pune, edhe patrohej vendi nga palacot e majte dhe te djathte, dhe do kishin nje arsye me teper per parlament te ri :).
S´kemi fat….