Terror policor në Bulqizë

20 Gusht 2011, 10:20Politika TEMA

Ajo që ndodhi mbrëmë më Bulqizë, mund të quhet një terror i vërtetë policor.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë,  vendosën që të ndërhyjnë natën për të nxjerrë me forcë minatorët nga miniera, ndërkohë që këtë gjë mund ta kishin bërë fare mirë gjatë ditës.

Ndërhyrja në errësirë ka pësur për qëllim pikërisht frikësimin dhe terrorizimin e minatorëve, në mënyrë që ata të dilnin nga miniera.

Por, përveç minatorëve të ndodhur brenda në galeri, ata kanë terrorizuar një qytet të tërë, që nuk ka parë kurrë aq shumë forca policie dhe që ka ndenjur gjithë natën zgjuar, me frikën se çfarë po ndodhte në minierë.

Gjykata e Dibrës ka tre ditë që ka marrë vendimin për nxjerrjen e minatorëve dhe policia ka pasur kohë që të vepronte ditën.

Por, policia ka vendosur që të ndëryhjë natën në errësirë të plotë, sikur kishte të bënte me një grup terroristësh, ndërkohë që ata janë veçse minatorë, të cilët kanë hyrë në grevë për disa kushte më të mira.

Policia e Shtetit do bënte mirë të shpjegonte përse vendosi që ta kryejë operacionin e saj natën, duke terrorizuar kështu një qytet të tërë, por jo vetëm.

39 komente në “Terror policor në Bulqizë”

  1. Rani says:

    Pergjigja eshte e thjeshte se perderisa nuk kane marre ata minatoret ca shishe me benzine t’jau hedhin neper makina e ne fytyre keshtu do te bejne ata. Ata drejtuesit e operacionit qenkan kafshe, po si kane dashur te hyjne ne miniere te provokojne ndonje levizje paniku sa te shembin minieren dhe te ngelin te gjithe brenda pastaj dhe te na marre historia. Ncncncncnc o njerez ndani mendjen merrni drure e hunj merrni shishe me benzine e mos u dorezoni, po ju qelluan me arme, atehere nxirrni kallashet nga senduku ku i keni fut.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Uroj me gjithe zemer qe greva te mos DEGJENEROJE.Vujatjet dhe sakrificat e minatorve qe prej gati 2 muajsh te mos shkojne kot.Tani duhet te veproje mencuria dhe jo kokfortesia.Jeta duhet te vazhdoje dhe grevistat duhet te dalin te fituar nga greva dhe jo si pula te lagura,ashtu sic doli Edi Rama dhe opozita keto 2 vitet e fundit,pas shum protestave pa rezultat.

    2. o roni says:

      sa me pelqen mendimi yt
      ,o roni po sa i trash qenke o djal po shko njer ti mo dhe hidhi ato shishe me benzin dh ncir ato kallash apo ske bbbbbbbbbbbbbbbbyyyy dhe vetem ke deshir te thuash dicka ketu jam i sigurt qe dhe kur i shkruan keto ti dridhesh nga frika pa le ma te jesh vet atje tung

      1. Rani says:

        Qenkam une i trashe, domosdo se me ngaterron me veten qe dhjet gjak sa degjon Saliun i cili e di se shumica e ketij populli perbehet nga legena si puna jote qe kane frike te dalin naten vetem. Une ore legen kam qene ne sheshin Skenderbej ne 96 nderkohe qe ti kushedi ku ke qene duke pjerdhur ose duke pa filma porno, prandaj mos me ngaterro me veten o çun “trim”………

  2. Vlora says:

    solidarizohemi plotesisht me minatoret e bulqizes…i urojme te rezistojne deri ne plotesimin e kushteve……

  3. tom says:

    Cubat vetem naten kobashitin…

  4. Pa revolte kunder Berishes nuk ka zgjidhje says:

    Te mbeshteten minatoret, eshte turp kur shikon opoziten dhe popullin indiferent ndaj minatoreve.

  5. zalo says:

    krenohemi per shtetin qe kemi bravo vicidolet e salas bravo ska me koment

  6. PERMETARI says:

    mir bejne , gjej shesh dhe bej pershesh . ai popull eshte dele. saliu ate popull e perdor si minj per te ber eksperimente. ka 20 vjet qe ben eksperimente me ate popull dhe si perfundim asgje. ATEHER SALIU DEL ME FORMULEN E RE TE VITIT 2011 DUKE THENE SE “”” SHQIPTARIT BEJI DHE NENEN DHE AI PRAP NUK TE BEN GJE””””

  7. Annaliza says:

    Regjim komunist! Rezistoni o njerez!

  8. gazi says:

    -e perseriti krimin prape saliu si ne 97-ten qe nxorri studentet me dhune naten ne Vlore.

  9. argjiro says:

    Sot po bejme sehir se si po rezistojne minatoret e Bulqizes .Po neser kur te vije rradha jone qe te na versulet ky pushtet cdo te bejme .Atehere nuk mund te fshihemi si lepuri i perralles qe kishte frike se mos ai qe tridhte kuajt e merrte per kale .Ai qe eshte kasapi tek ne do te na i punoje te gjitheve njesoj por do te jete vone.

  10. shqiptar says:

    fajin e ka populli.atje ashtu eshte cdo gje e shtypin me dhune si ne mesjete si benin feudalet me bujkrobrit.ska zgjidhje me greve feudalet nuk marrin vesh nga grevat e beri rama me shoke edhe nuk fituan.atje duhet te dali ndonje tip si ai norvegjezi te zhduke gjithe ata police edhe shefat e qeveritare edhe ndryhson gjendja kopmlet.pse se bejne minatoret kete gje.hidheni ne ere minieren mos ta gezojne austriket kolonizatore.ju te humbur e te humbur jeni.nuk keni ca humbni me. kjo eshte zgjidhja se ne kete psedushtet ska zgjidhej tjeter.

  11. tezja ny says:

    O ju flisni vetem per trimeri.Ne fakt trimeri te vertet kane treguar vetem gazetaret qe duke sakrifikuar kane pasqyruar rrealitetin.Meqe policia e (forte)ka nxjerrur minatoret jaste greve tregon se (KA PASUR MBROJTJE TE MADHE ,TERE SHQIPETARET.Per te plotesuar policia trimerine duhet ti fusin ne burg te gjithe burrat dhe meqe nuk dote kete pranga per te gjithe te perdorin pe leshi…………………………….

    1. BULZAKU.Gjermani says:

      Keni shume te drejte pa shtypin e lire dhe pasqyrimin ne MEDIA greva e minatorve do te ishte shtypur egersisht nga Qeveria e Berishes,sic vrau me 21 Janar.Faleminderit Gazeta Tema.

  12. PAL says:

    Ju kujtohet juve bodigardave me 4 klas shkoll qe jeni ba drejtor policie e ju bark fryreve t’pa edukat si keni ik e jeni mshef si dhica ne vitin 97. Bahet mire t’ju kujtohet, se frika asht nji incentiv i mire per mos me ba idiotsira. Merr vesht Drane, mos e nguc grethin me krande.

  13. SADIU says:

    ESHTE E VETMJA QEVERI NE BOTE, I VETMI KRYEMINISTER NE RRUZULL, QE PER INTERESAT E NJE TE HUAJ QE ESHTE BERE PRONAR ME MINIERAT E KETIJ POPULLI ME PASURINE TIJ, TA TORTUROJ NJE MUAJ TE TERE DHE TA GDASIN E TREMBIN NATEN POPULLIN QE E KA VOTUAR, POPULLIN E VENDIT TE TIJ. HAJDE QEVERI HAJDE, HAJDE KRYEMINISTER I VENDIT TIM HAJDE TE MENDUAR QE BENE PER NE. KY PRONARI IRI I MINIERES PA TJETER ESHTE SERBE, SE NUK KA MUNDESI PSE TE MBESHTETET KAQE SHUME E POPULLIN E VETE TI HEQE EDHE BUKEN E GOJES E TE MOS KUJTOHET FARE PER TE , POR TI VERE FORCEN E POLICIT. O ZOT, O ZOT CFARE BEHET KESHTU NE KETE VENDIN TIM QE VJEN ME NJE HERE PAS GJERMANISE NE ZHVILLIMIN EKONOMIK, POR QE NUK KA BUKE TE HAJE, NUK KA UJI TE LAHET, NUK KA PUNE TE PUNOJE QE TE USHQEHET E TE SHKOLLOHET. POR NJE GJE E KEMI TE SIGURTE SHKOPIN PAS KOKE DHE MUNGESEN E PLOTE TE DEMOKRACISE DHE HAJDUTELLEKUN MAKSIMAL. KETE JAVE POLICET U PERDOREN PER TE GODITUR MINATORET E BULQIZES DHE PER TE MBROJTUR HAJDUTIN E FLORIRIT ILIRIN.

  14. ai Burri says:

    Sadi: Ke harruar edhe ti “Caps Lock” shtypur, eshte e lodhshme, nuk lexohet.

  15. Merita says:

    Pune si te Saliut, vetem naten behen.

    1. jimmy says:

      krimet vetem ne erresire kryhen

  16. ali says:

    Ky lloj shteti, me ner me thane, pse nuk vepron me force per vendimet e gjykates ne raste te tjera,
    po juristet cfare thone? A eshte shkelur ndonje afat ligjor nga drejtesia apo policia ne kete ceshtje?

  17. ai says:

    Sqiptarët po terorizohen përditë dhe gjthandej nën thundrën e Saliut veç saliasit nuk e shohin.

  18. frok gjin marku, angli, ish minator ne bulqize says:

    o minatore te shkrete po pse dolet nga miniera e mafias austriake-serbe dhe me firmen e genc rulit e shefit te tij sali berisha, per kete ka zera te afert me kompanine acr ne viene…qe thone se sa te jete berisha ne pushtet do vjedhim cdo miniere a koncesion tjeter, sepse kemi hedhur dhjetra e qindra miljona euro ne drejtim te qeverise shqiptare dhe individeve te saj…

  19. TIRONA says:

    Opozita e ka thene fjalen e saj, tani e ka rradhen populli te thote fjalen e tij.

  20. shqiptar says:

    sa keq na grine te huajt duke na vjedhur.austria a thua eshte ndonje superfuqi botrore.sa poshte kemi rene.i vendi vend ne ballkan qe hap kembet me te huajt.

    1. Rani says:

      Jo o burre se u ngaterrove, ne nuk jemi vend po jemi rezervat ku jeton nje popullsi qe perdoret per eksperimente. Mjafton qe te kene nje cope buke te piste ne darke dhe nuk hapin goje per asgje prandaj jemi zgjedhur si terren eksperimentesh.

  21. +10 says:

    Ky eshte shtet tipik policor.

  22. akil says:

    po cfare fjale ka thene opozita pa asnje plan te qarte si do ta nxjeri kete vend nga bataku,megjithse ata ne rregull jane po rrine dhe 1vit egjysem ne opozit pastaj po i fusin 8 vjet pushtet mbushin ato xhepa me lek e ne terezi jane ata.Ne fakt rama i ka mare te gjithe te rinj per 8 vjete do i rriten kalamajt atyre dhe do na vi luli ne pushtet pas 10 vjetesh.

  23. maja says:

    Ndihmojeni zonjen presidente te ACR qe kerkonte minatoret e saj. Ajo po pergjerohej per minatoret e saj. Ndihmojeni ju o police, sherbyes te politikes dhe qarqeve qe po shfrytezojne shqiptaret, per te shtypur grevistet qe kerkojne luks e t’i ktheni ato ne miniere per te ndihmuar zonjen e varfer te ACR-se te shtoje kapitalet e saj. Dukej qe e kishte shume per zemer Bulqizen, ajo ka zbuluar minieren e arit ne kete toke qe nuk di te shfrytezoje te mirat e saj e ua jep te huajve. Ca sharlatane qe quhen qeveritare e ca skllever qe i mbrojne ata per te sunduar popullin e tyre. Ia arriten kesaj dite te shikojme hipokrizine e ketij sistemi.

  24. drini says:

    Edhe ne ditet e sotme kto gjera ndodhin , jo per fajin e shtetit por per fajin e vete ketij populli qe si i thone nje shprehje ” Cdo popull meriton qeverine qe ka ” Dhe ky populli yne i ka merituar te gjitha qeverite qe ka pasur nder vite , me vjen keq ta them por ne jemi nje popull qe nuk kemi respekt per veten , dhe sa rrime e bejme komente neper blobe te bashkohemi te gjithe dhe te luftojme per te drejtat dhe lirite tona pa asnje parti pa asnje qeveri thjesht per te jetuar dhe ne si nje qytetar europian pasi i kemi te gjitha mundesite per ta bere kete gje .

  25. korabi says:

    Edhe ne ditet e sotme kto gjera ndodhin , jo per fajin e shtetit por per fajin e vete ketij populli qe si i thone nje shprehje ” Cdo popull meriton qeverine qe ka ” Dhe ky populli yne i ka merituar te gjitha qeverite qe ka pasur nder vite , me vjen keq ta them por ne jemi nje popull qe nuk kemi respekt per veten , dhe sa rrime e bejme komente neper blobe te bashkohemi te gjithe dhe te luftojme per te drejtat dhe lirite tona pa asnje parti pa asnje qeveri thjesht per te jetuar dhe ne si nje qytetar europian pasi i kemi te gjitha mundesite per ta bere kete gje .

  26. lili says:

    edhe n’ate gjykate kurkush nuk gre padi kunder firmes per jeten e 30 minatoreve qe keqmanaxhimi i firmes ka shkaktuar? Ne austri pra duhet te bejme nje kallezim penal per mosrespektim te kontrates qe te kemi drejtesi per minatoret?

  27. lili says:

    dcm decometal ka fituar mbi 411 milliona me minierate tona!

    Company Profile

    In 1967 Herbert Depisch founded DECOmetal and, together with his daughter Rohtraut Skatsche-Depisch, led the company to enjoy a high reputation at an international level. DCM is now ranked amongst the 200 top companies in Austria. DCM increased sales to € 411 Mio.in 2005.

  28. rexha10 says:

    Pata thene me kohe se do te gjenden mercenare per te nxjerr nga greva puntoret e minieres se Bulqizes.Prandaj quajeni qeverija e mercenareve bashke me mediat e tyre perkatese:TURP TURP TURPE me i madhe per SHQIPTARET kure shikojme se cfare i bejne njeri-tjeterit

  29. xhemal says:

    nuk di ose kurre skam degjuar qe gjykate te vendosi per te mos bere greva qofte kjo edhe greve urie atehere drejtesia eshte bere njesh me pushtetin drejtesia te therriste para trupit gjykues shkaketaret e katrahures ne miniere e jo te meret me viktimen .nuk di cfare te them zoti i ndihmofte shqipetaret u dhente kurajo guxim e i bashkofte ne betejen e tyrew per nje jete me te mire kur padrejtesia behet ligj.atehere rezistenca behet detyre

  30. bubi kacurrel says:

    Keta i nxorri Gjykata e Saliut nga greva ,u se harrova edhe Kol Nikolla qe i shiti si burre i mire malesie qe eshte ……..

  31. ncuku says:

    Besa mbaroi. Nuk ishte bese dibrani po bese e policit te Sali Berishes. Sot u thirren ne polici drejtuesit e greves dhe i kane letrat gati per ti arrestuar dhe ajo gjykate qe u “shpetoi ” jeten do ti denoje.
    Besa mbaroi. Tani e ka fjalen Saliu.
    Nuk mund te harroi biseden e Nikolles kur ne tel thoshte: Nuk ju prek kush, jemi ne doren e nje miku tone dibran ( kryepolici i FNSH) , na kene dhene fjalen, ufaaaaaaa

    Po sot????????????????

  32. xhim morison says:

    EdI Rama .Ky gjigand i qytetarise .Ky pasion i pamposhtur i Endres Shqiptarve .Edi rama ky fat i madh qe ktij vendi Zoti ne meshire te ktij vendi i tha :Ti duhet te qendrosh atje ne Atdhe .
    Flemnderit Edi Rama sakrifices tende si Shqiptar i vertet ,si nje personalitet i cdo Arti njerezor qe ishe e vazhdon te jeshe i pranishem ne vendin tone e ndricon mendjen e shqiptarve aq shume sa erresira mentale e asaj Bote lejon . Falemnderit Edi Rama per kauzen tende qytetare vizionin e shpirtin tend te lire Demokratik qe nuk ndal kurre se besuari ne te Ardhmen e ndritur te Atdheut tone ,por qe fatkeqsisht ne ate Bote mendjesh te erreta bastardesh cdo lloj mutacioni genetik ,keqinterpretohesh etj . Personalisht e kam shume te qarte ,imagjinoj sekur nji si Ju Edi Rama ,do t’i mungonte Shqiperise ,se ku do kishte perfunduar ajo Tirane sot qe ju e transformuat ne nji Kryeqytet Moderrn ,pas zbritjes se vandaleve nga malet me manierat e tyre te jetuarit ne shpella .Falemnderit Edi Rama , Gjenialiteti njeriut eshte gjithmon lehte i kuptushem nga nji Mental e nji shoqerie civilizuar ,e ju e gezoni ate plotesisht .

  33. V.F.L.P says:

    Mund ti nxjerin me zor nga greva por s’mund ti detyrojne me i fut ne pune me zor, t’shkoje presidentja e ACR-se tani e t’nxeri krom vete me nja kazem te madhe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje