A i plotësuan këto zgjedhje standardet dhe a do fitojë PD zgjedhjet e ardhshme?

19 Gusht 2011, 19:26Politika TEMA

Fondacioni gjerman Konrad Adenauer, i njohur për analizat e tij për situatën në Shqipëri, në një dokument të publikuar së fundmi, ngre pyetjen që shumë prej nesh kanë bërë së fundmi, a i plotësuan këto zgjedhje standardet e Bashkimit Europian?

Në të vërtetë në raport nuk flitet për standardet zgjedhore, edhe pse në njëfarë mënyrë ishte premtuar se do flitej se në çfarë mase u plotësuan ato.

“Këto ishin zgjedhje më të mira lokale në historinë e Shqipërisë, por për standardet e BE mund të thuhet se ato u plotësuan në mënyrë shumë të kufizuar,” thuhet në dokumentin e fondacionit.

Në raport analizohet rezultati zgjedhor nga pikëpamja e PD. Aty thuhet se koalicioni i drejtuar nga PD fitoi më shumë vota, por vetë PD mori më pak vota se PS në këto zgjedhje.

Në analizë paralajërohet një humbje e PD në vitin 2013.

“Fitorja e PS në shumë qytete të mesme dëshmon se deri në zgjedhjet e ardhshme për parlamentin në vitin 2013, duhet punuar shumë për imazhin e qeverisë dhe PD-së si dhe për zbatimin e politikave në favor të qytetarëve- përndryshe PD nuk do ketë sukses në zgjedhjet e vitit 2013,” thuhet në dokument.

Për rënien e votave të PD ka folur edhe Besnik Mustafaj në një të përditshme.

“Ka marrë koalicioni ynë numër votash më të madh se koalicioni kundërshtar? Po, ka marrë. Statistikat janë kokëforta, dhe shyqyr! Por vetë Partia Demokratike, sipas të njëjtave statistika,  është tkurrur ndjeshëm dhe, në një ballafaqim shifrash me Partinë Socialiste, ne jemi shumë larg saj. A ka një arsye kjo rënie? Një parti e pjekur do të duhej t’i jepte një përgjigje analitike kësaj pyetjeje dhe të përcaktonte fushat e veprimit të vet në të ardhmen e afërt e më tej. Nuk u bë kjo gjë. Ne nuk mund të shkojmë larg duke u fshehur pas flamurit të kuq të LSI-së e të disa partive të tjera të vogla, plotësisht të majta, me të cilat ishim në koalicion,” tha Mustafaj.

Sipas Mustafajt, PD nuk fiton zgjedhjet me rrogëtarë.

“Me dëshpërim të thellë e pohoj se nuk shoh rrugë tjetër që Partia Demokratike të mbijetojë si forcë politike dhe të shkojë në zgjedhjet e pranverës 2013 më njëfarë dinjiteti politik. Berisha ndoshta i beson autoritetit të tij të natyrshëm si Kryeministër për të mobilizuar energjitë e nevojshme për një fushatë elektorale. Gabohet! Asnjë fushatë elektorale kombëtare nuk përballohet, e aq më pak të fitohet mbështetur në armatën e punonjësve të shtetit. Në demokraci, por vetëm në demokraci ama, një fushatë elektorale përballohet e madje edhe fitohet vetëm në sajë të mobilizimit të armatës së militantëve, qoftë kjo armatë edhe shumë më e vogël numerikisht se gjysma e qytetarëve që do të shkojnë në kutitë e votimit,” u shpreh Mustafaj.

35 komente në “A i plotësuan këto zgjedhje standardet dhe a do fitojë PD zgjedhjet e ardhshme?”

  1. Berisha largohu says:

    Ka gazetar qe bejne pyetje boshe, po kuptohet se PD do ti fitoje zgjedhjet me vjedhje dhe me Berishen. Pa rrevolte kunder Berishes nuk kane kuptim zgjedhjet ne Shqiperi.

    1. Fatos Nano says:

      po do fitoje per dy aryse. se ka ilir kurven dhe ata palo shqiptare te LSI, dhe ka nje opozite te pjerdhur. do behet e njeta gje si ne lokalet, ketu do jemi…

    2. CFURKU says:

      ZGJEDHJET DO TI FITOJE PPSH: NUK KA RENDESI NESE DO FITOJE SKUADRA ME FANELLE BLU APO AJO ME FANELLE ROZE. KA RENDESI QE RAMIZI- NEXHMIA – XHELILI – KOMUNISTET E ORES SE PARE DHE ATA TE OREVE TE FUNDIT TE JENE NE PUSHTET. KETE E SIGURON SALIU+ILIRI+FATOSI+JOZI. AMIN

      1. raimondi says:

        Po te ishin si PPSH -ja te pakten do ndertonin , se PPSH-ja ndertoi cdo gje –ndersa keta po shkaterojne ……… Keshtu qe nuk duken te kene azgje te perbashket me PPSh-ne Salame shoke
        —Aq me teper qe Sala e ka kthyer partine ne nje sherbetore te ballisteve -Saqe mjafton te jesh bythist i ballit dhe vihesh direkt depudet pa s’ka gje se nuk e con dot nje fjali deri ne fund

    3. pjetero says:

      opo sepse eshte edhe i bukur i ka lezet pushteti si i bukuri shejtan .gjyna mos qofte na u be sebep per shqiperin ky kafsh para istorike

  2. Selim Rroshi says:

    Une do pyesja a do jete gjalle Berisha deri ne ato zgjedhje?

  3. hugo says:

    ite njejtite mendime jame edhe une o selim une theme edhe tjetren se 1 janari i12esdo kemi tjeter k.minister

  4. Kushtrimi says:

    S’do te kete humbje. Do te vidhen prape dhe do te premtoje zgjedhje me te mira per 2017 apo 2029…

  5. stalinsali says:

    Po, po dhe po ! Berisha do te rroje deri ne zgjedhjet qendrore, do te fitoje, edhe po s’fitoje prape do te fitoje.

  6. spartak dija says:

    hahahaha shikoni foton e lokut dhe duket qarte qe po vjedh…sa ka futur nje pjese te dores ne kuti…Hajdut i modh dhe i paskrupull….

  7. prof. lejla troplini. london-uk. says:

    populli yne thote nje bejte perle: **o besnik o malok as ma rru e as ma qok**, dhe sa per nderkombetaret europian e amerikan tashme haptazi pro-rregjimit te ri diktatorial te tiranes, po i referohem nje ish-diplomati perendimor me emer ne ato vite qe qendroi ne tirane (2006-2009), me tu kthyer ne vendin e tij e la diplomacine dhe ju fut bisnesit me jo pak, por mbi 1-mln $, dhe kur nje ish-koleg e pyeti se perse e la diplomacine pergjigjja ishte: “kerko me ngulm te te cojne me pune ne shqiperi dhe do behesh si une tani”, pra; biznesmen me shuma parash e koncesione-privatizime jo te vogla…

  8. Brazili says:

    Mos e diskutoni me kush i fiton zgjedhjet e ardheshme.Eshte nje pyetje shume idote.Pyetja eshte:A do ti njohe bota vjedhjet ne zgjedhjet e ardhshme? Nuk diskutohet qe Sala do te vjedhe,vetem zgjedhje normale nuk behen ketu.

  9. Ina says:

    Qe Saliu e ka te sigurte pushtetin deri sa te vdese kjo dihet tashme, problemi eshte se si do durojme ne te gjoret ende kete klike mafioze? Nuk e kuptoni o vellezer qe po na marrin dite nga jeta? Te ishin ne nje vend tjeter keta plehra do ishin denuar per krime ndaj njerezimit e s’i kishte nxjerre njeri nga biruca….Qofshim ne qe jemi….!

  10. fush-milot says:

    SALI BERISHA KA LINDUR PER TE MASHTRUAR DHE VJEDHUR JA QFAR I NDODHI KUR SHKOJ NJE
    JAVE NE AUSTRI…….DUKE ECUR TAKON NJE BARI DHE I HTOT NE QOFTESE E GJEJ SE QFAR PUNE BEN A DO TE ME JAPESH QENIN E TUFES SE DELEVE PO I HTOT BARIU PASI U MENDUE PAK I HTA ..TI PUNON BARI DELESH PO I HTA BARIU E GJETE BRAVO MERRE QENIN.
    MIR I HTA SALA PO ,UN JAM KRYEMINISTRI ISHQIPNIS ..E KUPTOVA I HTA BARIU,SE NE VEND QE TE MERRJE QENIN ME MORE DASHIN E KOPES…………HA HA HA I TILL NUK ASHTE?

  11. parim musliu says:

    BERISHA NE 2013 JO VETEM QE DO JETE GJALLE POR EDHE ATO ZGJEDHJE I KA TE SIGURTA QE DO I FITOJ SA TE JETE RAMA KRYETAR I PS QDO DY VITE DUHET TI UROHET FITORJA BERISHES

  12. Census says:

    Ler te fitoje kush te doje, vetem te behen zgjedhje te rregullta dhe te ndershme. Kush eshte perfolur per korupsion te verifikohet dhe te ndiqet penalisht. Keto do populli.

  13. Kadri fisheku says:

    Berisha do te siguroje burgim te perjetshem si vrases qe nga 97 dhe ne 21 janarit, do te ndelet gjithmone njeriu me i felliqur i Demokracise Himagjinare Berishjane,njeriu qe percau dhe krijoj vete vrasjen ne Shqiperi,
    Drejtesia e re do te fuksjonoje ,gjyqtaret me kurse te perkoshme pa shkollen e duhur ,duhet te largohen duke i liruar vendin Kopetences Juridike ,
    Ministrat e perfshire ne vjedhje ,korrupsion dhe vrasje do te gjykohen perpara popullit ,ku Drejtesia do te fitoje Besimin e humbur prej Diktatorit Berisha .

  14. arian says:

    sala tallet me socialistet se jane shume here me te korruptum per 8 vjet vodhen me mire ua thote z baze qe ishte me pd atehere

  15. scarface says:

    Standaetet u plotesuan,zgjedhjet e pa diskutueshme qe gjithmone e djathta do ti fitoje, eshte solide.Plasni nga marazi ju qe shkruani kundra.SHQIPERIA GJITHMONE BLU.

  16. nastradini says:

    Oh, i mjeri Korand Adenauer qe del ne mbrojtje te Sali Komunistit dhe te bandes se tij enveriste den-babaden! Kancelari famoz i Republikes Federale Gjermane pas luftes, qe beri te mundur krijimin e NATO-s dhe BE-se ishte njekohesisht antikomunisti me fanatik qe ka njohur historia nder liderat perendimore. “Ku shkel kemba e komunistit nuk mbin bari” e kishte zakon te shprehej kristia-demokrati Adenauer, qe ndryshe ishte nje njeri mjaft i rregullt ne jeten personale dhe me shume merita per fatin e Gjermanise dhe te Evropes. Ai e shikonte komunizmin si nje shfaqje prehistorike te instikteve te njeriut per mbijetese ne kushtet e varferise absolute. “Idera te kokave te semura” shtonte Adenaueri ne nje leter qe i shkruante Sharl de Golit te Frances. Por nga ana tjeter ai e mendonte komunizmin si nje rrezik real per demokracine Perendimore dhe u be BABAI qe hodhi idene e krijimit te NATOS si organizate mbrojtese nga ky rrezik qe kishte permasa jo te vogla. Historia vertetoi profecine e Adeauerit dhe komunizmi ra ne Evrope. Jo me lufte, por sepse nuk kishte llogjike ekonomike ekzistenca e teorise dallkauke te “kokave te semura” nga Rusia e larget. Dhe i erdhi fundi vetvetiu si nje fenomen i nartyrshem. Ne te gjitha vendet e Evropes, por jo ne Shqiperine e Sali Komunistit. Qe drejton vendin si mesuesi i tij Enveri Hoxha me dore te forte 20 vjet pas renies se murit te Berlinit. Prandaj nastradini thote: Mjere zoti Konrad Adenauer se ke po mbron. Ngrihu nga varri dhe shiko PD-ne e Saliut qe e ka emerin vetem per te mashtruar Partite e Djathta ne Bote. Se ne fakt eshte me komuniste se Partia e Punes. Me fjale dhe vepra. Me fjale se qan nate e dite per proletariatin qe nuk ekziston, premton per popullin cudira bamiresie me paga dhe pensione mashtrimi, nderkohe qe godet kapitalin privat me vjedhje te pronave te tyre, me taksa dhe tatime monstruoze dhe ka perqendruar ne duart e veta mjetet publike dhe private te prodhimit. Edhe Lenini do te mahnitej nga fantazia e Saliut per realizimin e komunzimit me te paster ne Bote. Prandaj edhe nastradini do te donte t’i thonte edhe Besnik Mustafes: Mjere ti o Mustafe Mavria qe je bere vegel qorre e Sali Komunistit si edhe shume te tjere pas teje.

    1. Fatmir Lamaj says:

      Per Nastradinin.Agim Hamiti: Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan: Lexuar… http://bit.ly/jAL5ep

      1. nastradini says:

        I nderuari zoti Lamaj, disa kam lexuar shkrimin tuaj ne forme letre te hapur dhe nuk dua te ve ne dyshim faktet dhe provat e treguara ne te. Sepse nastradini e ka provuar brenda mureve te burgut DOREN famekeqe te Sigurimit te Shtetit. Deri ne uljen e dinjitetit te njeriut ne nivele mjaft poshteruese. Ata qe nuk pranuan e paguan me jeten e tyre. Sot ne “demokracine” komuniste te Sali Berishes nuk i permend kush. Kaq me regjimin e Enver ANTIKRISHTIT. E keqja eshte qe ky sadist i lindur dhe dallkauk pa shkolle, qe e transformoi Shqiperine per 50 vjet si nje prone feudale mesjetare ka hedhur faren e se KEQES kudo te trojet shqiptare. Prandaj po vuajne shqiptaret 20 vjet pas falimentimit te sistemit komunist ne Bote me DEMONAT tropojane qe la pas ANTIKRISHTI gjirokastrit. Prandaj o mik ne dhe te huaj te KEQEN nuk duhet ta kerkojme tek te huajt, aq me shume tek SHBA me FBI-te dhe CIA-t e tyre. Se vendi yne eshte sa nje pike ne harten e Botes dhe krahasimi do te ngjante me seksin e mizes me elefantin dhe do te bente jo te besueshme dhe mjaft qesharak interesin e “gjigandit” matane oqeanit per “mizen” shqiptare. Nastradini do te thonte se per momentin atyre u duhet nje njeri besnik per koke, qe di te mbaje urte masat e popullit, pavaresisht zullumeve qe ben brenda vendit. Ky njeri besnik per koke nuk mund te jete Edi Rama dhe PS-ja. Qe feston diten e themelimit te Partise Komuniste dhe 29 nentorin diten qe solli zine ne vendin tone per 50 vjet me radhe. Dhe qe i beri shqiptaret spiune peqe-lepe te regjimit komunisto-fashist, duke i demtuar rende gjenet njerezore – ate te ndershmerise reciproke te bashkejeteses ne nje shoqeri civile. Nje fjale e urte thote: Atje ku shkon LUMI rrjedh edhe perroi. Prandaj vendi i Shqiperise eshte i caktuar nga Zoti: Ne Boten e vendeve te civilizuara evropiane. Atje ku jane keto vende, atje eshte edhe vendi i Shqiperise.

  17. timo says:

    Unë nuk kuptoj përse duhet të bëhen koalicione para sgjedhore !!! Më e ndershme do të ishte që ato të bëheshin pas sgjedhjeve. Në këtë rast çdo parti do të dilte e hapur para elektoratit dhe ne, do të kuptonim se sa i “vlen lëkura ” çdo partie. Do të dihej saktë se sa është elektorati i çdo partie. Kështu siç është, partitë bëjnë pazare votash dhe na del ndonjëherë që PR-ja ka më shmë votues se PD-ja apo PSD-ja më shumë se PS-ja. Pas sgjedhjeve partia që ka fituar, të bëjë koalicionin e përshtatshëm ,duke e ditur saktë se sa i takon në koalicion. Reshtin konfliktet midis tyre përsa i përket pjesmarjes në qeverisje. Mendoj se kuvendi duhet të aprovojë një ligj për këtë gjë. Përshëndetje.

  18. Ali Margjeka says:

    keto debate me duken kaqe serjoze sa dhe serioziteti i edi rames po nejse se ne 2013 .nuki do kete me zgjedje kush do kete para do fitoje se nuk do i bijen ndermende as kujte per shtete

  19. baro çorrogjafi says:

    QE S’I FITON E DI EDHE BUFI ,POR I MERR NE TAVOLINE ,OSE ME MIRE TE THEMI I
    G R A B I T . PUSHTETIN E KA , PERVOJEN E KA ,PONE CAMIN E KA SE AI JA U DI KLECKAT VJEDHJEVE TE VOTAVE ME LISTA E ME KARTA IDENTITETI TE FALLSIFIKUARA. KESHTU QE EDHE ME 20013 ,PUSHTETIN DO TA KETE ENVERI YNE ME EMER TE RI,SALI RAME BERISHA.

    1. Genci says:

      Mos e dhente Zoti! Me mire t’ia fusim vetes e te ikim per lesh se te durojme edhe 4 vjet te tjere kete plehre mafioze….

  20. Engjelli says:

    Sala doli ne konference shtypi 30 min pas publikimit te raportit te ODHIR ,sa i pa duruar per te deklaruar fabrikimin e radhes Raportit te publikuar ne linkun ne vijim (http://www.osce.org/odihr/81649) do ti duheshin te pakten 24 ore te lexohej e te gjykohej per te nxjerre mesime e pergjegjesi sipas strukturave pergjegjese e te specializuara dhe nepermjet tyre te bente rezumene K/Ministri per t’u shprehur me seriozitet dhe perghehgjesine qe kerkon pozicioni i tij. Ende edhe sot asnje nga keto struktura nuk eshte shprehur !!!!
    Si gjithnje i pari Saliu

  21. Fondacioni k..arit qe sprucon mendjen e shqipcarit says:

    Si nuk ka ngel mashtrues Europian pa tall sumen me ket tru kashte popull te gatshem te manipulohet nga cdo i Huaj .O tru prej xheleje boll o bere top lecke per ket Bote mafioze o kafsh parahistorike .

  22. sociologu says:

    Lexojeni dhe e kuptoni kush na drejton! Po besoj se duhet ta dini se kush eshte B-Muta!…

    Ja pse ka rritje Shqiperia e BERISHOVIQIt edhe e METIqit:

    http://www.albnow.com/politike/2438-zbulohet-skandali-i-frikshem-fbi-dhe-cia-kerkojne-qkokenq-e-ilir-metes-berisha-midis-dy-zjarresh-gati-te-shpertheje-qbombaq-ne-qeveri.html

    Kliko dhe lexo, zoti KRYEkAR!

  23. Ngjela Sot says:

    Nuk eshte se shqipetaret kane ndonje preference te veçante per Sali Berishen, kryesorja qendron se Saliu vete rrjedh nga nje familje e madhe dhe patriotike. Ndersa kundershtari rrjedh nga nemeklatura komuniste. Saliu ka nje familje te shejte. Ndersa kundershtari…… Saliu eshte dhe kardiologu me i mire. Ndersa Edi nje zhgarravines muresh. Sali Berisha dhe ne publik apo plazhe, shetit si nje burre shteti. Ndersa Edi …. nuk po shkruaj. Ne keto kushte sikure PSja te ishte drejtuar nga nje person tjeter llogariteni ju se do te kishte nje mazhorance absolute. Le tu japim nga ditet tona vertete atyre burrave shteti qe ndryshuan Shqiperine ne thelb dhe imazh per 6 vite pune intensive.

  24. Konica says:

    Mos u lodhni kot te shkruani qe ky ben dhe ky nuk ben, sepse populli eshte shume me i avancuar se ju. populli e di mire nga vjen ere e qelbur, se ka gjithe jeten qe ja njeh huqet piseve. Edhe sikure te rrini 24 ore duke i bere lozhe Edi Rames, ai mund te kete bere 5 gjera te mira, por mos harroni se ka bere 95 gjera te keqija kunder komunitetit. Mos shkruani pallavra se sja u blene njeri. Mllefin tuaj primitiv ruajeni per vete se kur shkruani ndryshe jeni te besdiseshem per opinionin mbare. me qe jam nga zona …. Ju them qe eshte larg Lushnja nga Karbunara… Nuk ka as pika krahasimi mes Rames dhe Berishes. Per mbi 90% te shqipetareve Rama eshte zero, pamvaresisht per hir te zakonit qe duan te perkrahin PSne dhe ka nje 30% qe deklarojne pro. Zoti qofte me ju.

    1. Agi says:

      Te lumt per Komentin

  25. Kamer Nimani says:

    athere ju konica me thoni juve pse ne tropoj qarkullon nji thenje qe ne qoft se i berishasi mbytet ne lum mos e lyp te posht por lype lart ne kete thenje e ghen dhe berishen dhe gjith berishistet ketu hyn pa besia ,tradhtia mashtrimi morali hajdutlleku dhe gjitha poshtersit qe ekzistojn prandaj shko piqe nji vez kanxhi se nuk di gje per keto pun veprat flasin vet mjafton te shikosh se me ke qeveris bersha me banda hadutesh si Meta Mediu Genci Lulin ImaminHaxhi naso i pordhve te ndrkomtarve e shum e shum te tjerve qe nuk ja vlen ti permendsh emrat e tyre se flliqet dhe goja

  26. Eldize says:

    Sali Berisha nje here ka fituar me te drejte ne Shqiperi vetem ne vitin 1992. Gjithmone ka deshtuar,por vetem nje merite ka se i vjedh zgjedhjet, kete gje beri dhe kete here ne Tirane. Ai eshte pjelle e komunizmit me lekure blu ,ndersa huqet njelloj i ka : perjashton shoket vret dhe sundon si diktator njelloj si Enver Hoxha.Enveri premtoi mrekulli dhe ky sot thote jemi vendi i pare ne Evrope per rritje ekonomike. Domosdo toka punohet akoma me kafshe,punetori ne privat mer 200 mije jeke rroge dhe ne qytete kur fryen ere te bien qeset ne surrat dhe rruget jane te qelbura keshtu eshte Evropa more Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje