INTERVISTA/ Arta Dade: Për vjedhjen në Tiranë duhet të ketë përgjegjës politikë dhe ligjore

19 Gusht 2011, 19:02Politika TEMA

Sekretarja e marrëdhënieve ndërkombëtare në PS bën një analizë të raportit të ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit duke e cilësuar realist dhe në mbështetje të qëndrimeve të opozitës për procesin post-zgjedhor kryesisht në Tiranë. Në një analizë të rezultatit Dade nuk kursehet të etiketojë aleatët e PS-së si zhgënjyes në rezultatet e tyre,duke kërkuar prej tyre të bëjnë analizën e peshës në elektorat. Dade flet për aleanca të reja në të ardhmen,  ndërsa për zgjedhjet e strukturave të reja të PS-së ajo mendon se nuk do të ketë ndryshime rrënjësore duke pasur parasysh rezultatin e mirë në zgjedhje. Kolegët e saj të vjetër në parti Kastriot Islami e Andis Harasani, zonja Dade i sheh si të vetëlarguar nga organet e partisë dhe jo si të përjashtuar nga partia.

 

Intervistoi: Blerina Gjoka

 

Zonja Dade, si e lexon opozita raportin e monitorimit të zgjedhjeve të 8 majit nga misioni i ODIHR-it?

 

Pa dyshim se raporti i ODIHR-it kërkon kohën e vet për tu studiuar dhe pa dyshim se rekomandimet që janë përfshirë në këtë raport duhet të përfshihen në axhendën e opozitës. Por  jo vetëm të opozitës, por në mënyrë të veçantë të kësaj mazhorance të sajuar me vota të vjedhura. Kjo mazhorancë duhet të lexojë këtë raport drejt dhe jo siç pamë reagimin e parë të kryeministrit që pretendon tu thotë shqiptarëve se zgjedhjet ishin të lira e të ndershme. Ne që e njohim mirë Sali Berishën nuk mendojmë se ka ndonjë gjë të çuditshme në daljen e tij sapo u publikua raporti sepse Sali Berisha mendon se përmes ngërdheshjeve do të mund të mashtrojë shqiptarët. Pra raporti i ODIHR-it do lexuar me vëmendje, me realizëm dhe objektivitet. Fola për rekomandimet sepse është pjesa që ka të bëjë me të ardhmen, që ka të bëjë me shqetësimin e madh që ka opinioni demokratik në vend dhe ai ndërkombëtar nëse Shqipëria do të jetë e aftë të bëjë zgjedhje të lira të ndershme e demokratike, siç është dhe detyra parësore me të cilën Komisioni Evropian e ka ngarkuar Shqipërinë. Nëse i referohemi  të dërguarit të baroneshës, Ashton, Lajçak në deklaratat e tij para 8 majit, ai tha në mënyrë eksplicite se përgjegjësia për arritjet e standardeve në zgjedhjet e 8 majit është e qeverisë shqiptare. Në këtë raport është e qartë se qeveria ka dështuar me zgjedhjet dhe dalja e Sali Berishës, përveç se është një tallje me vetë mazhorancën është dhe një tallje me opinionin publik.

Unë besoj se Partia Socialiste e ka shprehur qëndrimin e saj duke lançuar kursin e ri politik për sezonin e ri politik, dhe me kthimin tonë në parlament do të insistojmë se përveç njohjes së realiteteve dhe pikë së pari duhet të jetë mazhoranca që duhet ta bëjë këtë, duhet të punojmë për të ardhmen. Mazhoranca duhet të njohë të gjitha observacionet që ka bërë raport dhe përmes njohjes së vjedhjes së votave që u bë në Tiranë, gjë e cila shitet si transparencë, që është në vetvete një tallje me parimet themelore të demokracisë që janë në themel edhe të ngritjes së kësaj organizate,(ODIHR) nëse do të jetë vullneti i mazhorancës për të pranuar ato defekte që u vunë re në zgjedhje, që nuk ishin defekte njerëzore, por manipulime dhe deformim i vullnetit të zgjedhësve në Tiranë, por edhe në gjithë Shqipërinë. Sepse dhuna është konstatuar në gjithë vendin, kërcënime për largime nga puna, presione të punësuarve në shtet, manipulime me listat e votuesve. Dy muaj para 8 majit i kam kërkuar ambasadorit të OSBE-së që opozita të kishte akses në listën e votuesve dhe me gjithë premtimet e tij OSBE e pati të pamundur që të bindë autoritetet qeveritare që kjo të realizohej.

Ky raport ndryshe nga raporti për zgjedhjet e 2009-ës nuk ka pësuar ndryshime në fshehjen e realitetit dhe të asaj çfarë është vëzhguar nga misioni vëzhgues, por përkundrazi me mjaft profesionalizëm ka përfshirë në të gjitha kapitujt ato defekte serioze që kanë çuar në dështimin e qeverisë për të përmbushur standardet e zgjedhjeve

 

Ju keni qenë përfaqësuese për një kohë të gjatë në asamblenë parlamentare të OSBE-së, sipas jush gjuha e përdorur në këtë raport është diplomatike apo është e drejtpërdrejtë. Nëse është e qartë, atëherë pse lë hapësirë për tu lexuar ndryshe nga opozita dhe ndryshe nga partia në pushtet?

 

Unë mendoj që raporti i ODIHR nuk lë hapësirë për tu lexuar ndryshe, por është në natyrën e Sali Berishës që të dezinformojë konstatimet dhe mesazhet , jo vetëm të OSBE në rastin konkret, por edhe mesazhet që vijnë nga Brukseli nga Komisioni Evropian por edhe nga Departamenti i Shtetit. Dihet që ky raport në një farë mënyrë duke qenë raport i ekspertëve të specializuar me zgjedhjet, por ai përcjell dhe të gjitha konstatimet e mesazhet e politikanëve përfaqësues të strukturave prestigjioze ndërkombëtare që nga Departamenti Amerikan i Shtetit,  Komisioni Europian apo Këshilli i Evropës.  Kujtojmë këtu dhe qëndrimet e ambasadorëve të nderuar perëndimore, si ai i Danimarkës apo e Gjermanisë, e cila tha se në 200 vende që unë njoh votat e hedhura gabim quhen të pavlefshme. Gjithashtu mjaft ambasadorë duke qenë prezent atje ku numëroheshin votat në njësinë 5 dhe mesazhet e tyre kanë qenë të qarta dhe sigurisht që unë mendoj se raporti është konkluzion logjik i asaj çfarë ndodhi para zgjedhjeve, por dhe gjatë procesit të numërimit apo kur kishin nisur ankimimet në KQZ e Kolegj. Ajo që është më shqetësuese në këtë raport për ata që duan ta lexojnë ashtu siç është, ka të bëjë me faktin që është konstatuar se në Shqipëri është cenuar pavarësia e gjyqësorit dhe kjo nuk përbën një risi pasi përfshihet si konstatim në të gjitha raportet, edhe në progres -raportin e KE-së që përfshin monitorimin e Shqipërisë për arritjen e standardeve për të marrë statusin kandidat. Edhe një herë publiku vendas dhe ai ndërkombëtar panë se si gjyqësori është në diktatin e kryeministrit dhe në vend që të bëjë drejtësi ashtu siç pritej nga Departamenti i Shtetit apo nga personalitetet e nderuara të KE-së duke i bërë thirrje Kolegjit që të ndikohej vetëm nga ligji në vendimmarrjen e vet, bëri të kundërtën. Sigurisht është një zhgënjim i madh për ata që  presin që Shqipëria të avancojë në axhendën e saj evropiane. Padyshim  që është një mesazh negativ për partnerët ndërkombëtarë nga qeveria që tregoi se nuk e ka seriozisht plotësimin e standardeve. Fatkeqësisht humbën shansin tjetër me këto zgjedhje dhe rekordet e Sali Berishës janë të njohura nga të gjithë siç janë ato të ’96-ës që i kushtuan vendit 10 vite mbrapa në integrimin evropian. Kjo ka të bëjë me mentalitetin stalinist që zgjedhjet i fiton ai që i numëron dhe është e qartë tashmë që bëhet për ti zgjatur jetën një regjimi të kalbur në kolonat kryesore të demokracisë, por edhe në treguesit ekonomikë dhe socialë.

 

Bëhet dhe një debat tjetër me termat e përdorur nga ODIHR në nisje të raportit, që sipas mazhorancës nënkupton se është përmbushur kriteri i Kopenhagenit me këto zgjedhje…

 

Fjala transparencë është keqpërdorur nga mazhoranca në pushtet sepse me transparencë ata bënë vjedhje galopante në Tiranë, me transparencë hapën kutitë ku mund të futeshin edhe zarfe të tëra madje të gjithë ishin dëshmitarë të asaj çfarë ndodhi në KQZ. Transparenca është parim themelor dhe do të thotë që ato vota që u hodhën në kuti të numërohen, por raporti e ka të shprehur qartë se 870 fletë votimi nuk përputhen me numrin e votuesve. Në këtë rast kemi të bëjmë me një mashtrim dhe manipulim skandaloz të zgjedhjeve. Lidhur me kriterin e Kopenhagenit po t’i referohemi nenin 7.7 që i detyron shtetet anëtare të OSBE-së që në një klimë të favorshme politike të organizojnë fushatat e tyre dhe theksi vihet se votuesi të mos pengohet të takojë kandidatët dhe në mënyrë të veçantë ata s’duhet të pengohen, të kërcënohen apo frikësohen për të votuar lirshëm atë që duan. Ky kriter është shkelur katërcipërisht në këto zgjedhje dhe në raporti n e zgjedhjeve të 8 majit janë përshkruar në mënyrë të detajuar rastet kur mësuesit janë detyruar të shkojnë në takimet e PD, janë përshkruar raste kur janë dhunuar qendrat elektorale të PS, kur punonjësve të administratës u është kërkuar që të votojnë për partinë në pushtet dhe të fotografojnë votën e tyre. Pavarësisht se nuk janë përmendur të gjitha rastet, siç ka në qarkun e Gjirokastrës e në qytetin e Përmetit, ku ka pas kërcënime skandaloze dhe oferta për blerje votash.

Mua më vjen mirë që ky mision dhe kreu i këtij misioni zoti Stronstreet , edhe në nivelin profesional, por dhe në nivel të papajtueshmërisë në raport paraqet defektet që janë vënë re në Tiranë dhe praktikisht ata kanë bërë një pasqyrim të realitetit. Kërkoj pa rezerva dhe madje me forcë që Sali Berisha dhe kjo mazhorancë të njohin këtë raport dhe përpara se të ftojë opozitën për të adresuar rekomandimet për këtë raport duhet të pranojë se vodhi zgjedhjet në Tiranë.

 

Në krye të bashkisë së Tiranës tashmë është një kryetar tjetër pavarësisht se çfarë shkruhet në raport. A do të ecë opozita më tej me teorinë “u bë ç’u bë, të mendojmë të ardhmen” duke kërkuar një kompensim me KQZ-në apo Kolegjin dhe cilat janë kushtet që po përgatiteni që t’i parashtroni mazhorancës për reformën zgjedhore?

 

Po t’i referohemi daljes së parë të Sali Berishës ai e shiti Ristanin, duke ofruar atë që ende nuk është artikuluar për rikompozimin e KQZ ai ka parathënë se për të gjitha defektet do të bëjë përgjegjës Ristanin. Kjo nuk mund të kalohet pa bërë përgjegjës ligjorë, por edhe politik ata që bënë kasaphanën e zgjedhjeve në Tiranë, kur rezultati ishte i pastër në favor të PS dhe Edi Ramës. Përpara se ne të artikulojmë kërkesat tona, si një domosdoshmëri jo vetëm për reformën zgjedhore por për të adresuar 12 rekomandimet e BE-së, do të kërkojmë që kjo qeveri të pranojë vjedhjen. Unë besoj se me fillimin e sezonit të ri politik të gjitha çka ne po përgatisim në platformën tonë do të jenë të pjekura dhe në përputhje me mendimin e atyre që i panë defektet. Gjithashtu ne nuk do të lëmë pas dore asnjëherë denoncimin e vjedhjes së këtyre zgjedhjeve. PS nuk është artikuluar “u bë ç’u bë”, përkundrazi qëndrimi ynë do të jetë i kushtëzuar nga mënyra se si kjo mazhorancë do të sillet me atë çka vetë gatoi në Tiranë, me shkatërrimin e procesit zgjedhor. Një krim elektoral që pa dyshim do adresuar përmes strukturave të specializuara siç është prokuroria. Nëse në Shqipëri nuk do të kemi një hetim për të parë se çfarë ka ndodhur e për të nxjerrë përgjegjës kam dyshime se do të mund të bëjmë ndonjëherë zgjedhje të lira e të ndershme. Padyshim do të kërkojmë largimin e Sali Berishës që është autori, sepse ky proces nuk ka të bëjë fare me Ristanin apo ristanët e tjerë, sepse ai që i ka orkestruar është Sali berisha.

 

Si u përgjigjeni zërave se PS ka rënë në apati pas humbjes së Tiranës?

 

Ne kemi dëgjuar që ka zëra edhe nga aleatët tanë që akuzojnë PS-në për apati në këtë çështje. Unë mendoj se ka pak ekzagjerim në këtë çështje edhe për arsyen e thjeshtë që si një forcë serioze vazhduan me shumë impenjim betejën ligjore dhe në fakt kjo betejë ligjore nxori në pah mungesën e pavarësisë që ka sistemi i drejtësisë nga ekzekutivi, por vërtetoi drejtësinë  kauzës së PS-së në betejën politike për të investiguar në mënyrë parlamentare zgjedhjet e 2009-ës.

 

A do kënaqet PS-ja vetëm me një rikompozim në emra të KQZ apo do të kërkoni një formulë të re të formimit të saj, ku të përfshihet ndoshta dhe presidenti?

 

Mentaliteti dhe koncepti i PS-së lidhur me komisionet zgjedhore ka qenë që ato të mos kompozoheshin si komisione partiake, por  të ishin si përfaqësues të administratës publike apo të disa kategorive që janë më pak të ndikueshëm nga politika. Këtë e kemi kërkuar para zgjedhjeve të 2009 por është Sali Berisha që kërkonte që të ishin partiake. Unë kam qenë në zgjedhjet e 1997 në Britaninë e Madhe dhe ata kanë një përvojë tejet pozitive lidhur me punjonjësit elektoralë që janë permanent dhe janë thjesht punonjës të shërbimit civil dhe ditën e zgjedhjeve vijnë nga rajone të tjera dhe shmanget dhe pasja e interesave konkrete në një zonë të caktuar. Nuk besoj se do të vazhdojmë të mbajmë një Ristan apo ristanë të tjerë sepse nuk është hera e parë që KQZ manipulon zgjedhjet. Kur ne kemi qenë në qeverisje për 8 vjet lidhur me KQZ në të gjitha raportet e OSBE-së nuk ka asnjë vërejtje për KQZ. Është hera e parë që një raport është aq kritik, madje dhe para ditës së votimit në raportin paraprak konstatohej se 40 për qind e vendimeve ishin vendime partiake. Unë mendoj se problemi është tek të dyja. Kompozimi sipas formulës që kishte edhe presidenti përfaqësues ka qenë dhe më përpara, por duke u nisur nga profesionalizmi dhe ndërgjegja profesionale të atyre që përfaqësonin forcat politike kanë bërë një punë të lavdërueshme në respekt të ligjit. Është për të ardhur keq që në krye të këtij komisioni ka qenë një individ si Ristani, por kam konstatuar me keqardhje se ka pasur një injorancë totale edhe nga anëtarët e tjerë të mazhorancës sepse as ata nuk dinin se çfarë vendimesh po merreshin nga ata që i kanë sponsorizuar.

 

Gjithashtu po flitet se PS do të kërkojnë ndryshime kushtetuese, si një tentativë për të marrë Presidentin e ardhshëm ? Si do e arrini këtë?

 

Në parim ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme edhe për faktin se pas një reflektimi dhe asaj çfarë ka ndodhur në praktikë mesa duket  ndryshimet e bëra para 3 vitesh kanë qenë të nxituara. Kërkesa për reformë kushtetuese vjen edhe nga ana e KE-së dhe jo vetëm nga opozita. Por mesa duket Sali Berisha duke pasur konflikt permanent me presidentin aktual çirret duke thënë se nuk do të bëjë ndryshime, sidomos ato që kanë lidhje me zgjedhjen  e presidentit. Unë mendoj se duke reflektuar mbi ato çka ndodhi në 2007 dhe në konsulencë të plotë me konstitucionalistë dhe ekspertë PS do të hartojë një paketë të konsoliduar , në të cilat do të tërhiqet mendimi i një game më të gjerë të shoqërisë.

 

Zonja Dade do të doja të flisnim pak dhe për çështjet brenda PS-së pasi jeni në procesin e zgjedhjeve brenda partisë dhe të një analize të rezultatit të 8 majit. Çfarë prisni të dalë nga ky proces?

 

Një forcë serioze siç është PS pas çdo zgjedhjeve përfshihet në një proces analize në strukturat e saj. Sigurisht që ne i kemi fituar këto zgjedhje dhe në mjaft raste do të ketë nevojë për ta konsoliduar përvojën e PS në të gjitha bashkitë e komunat ku rezultojmë fitues. Por meqë jemi para kongresit zgjedhor duhet parë se si funksion çdo qelizë e partisë deri tek organizata bazë e partisë, e cila është e përputhshme me çdo qendër votimi. Unë besoj se ky proces është duke vazhduar, po punojmë në çdo nivel në linjën vertikale dhe atë horizontale duke zgjedhur në krye të partisë ata njerëz që kanë arritur rezultate dhe kanë dalë më mirë se zgjedhjet paraardhëse, sepse në politikë puna dhe suksesi matet me rezultatet në votime, duke ardhur deri tek zgjedhja e strukturave drejtuese si asambleja dhe kryesia. Besoj se kongresi do të marrë vendime të rëndësishme duke miratuar ndryshime programore e statutore. Grupet janë duke punuar dhe kryetari i PS-së në mënyrë sistematike ka bërë takime me ata që janë angazhuar në këto grupe në mënyrë që strategjia politike dhe dy dokumentet bazë që do të miratohen në kongres t’i përgjigjen realiteteve të reja të krijuara pas 8 majit.

 

A pritet të ketë ndryshime rrënjësore në përbërjen e Asamblesë e Kryesisë dhe si do të justifikohet largimi prej këtyre strukturave i disa emrave që kanë qenë të vjetër në këtë parti por për që janë distancuar nga partia kohët e fundit?

 

Ekzaktësisht ka ndodhur që ata vetë janë distancuar nga partia dhe këtë vendim ata e kanë marrë vetë, nuk ka asnjë vendim të strukturave drejtuese për të përjashtuar iksin apo ypsilonin. Nuk besoj se do të ketë ndryshime drastike sepse PS i ka fituar këto zgjedhje dhe zërat që ne i kemi humbur këto zgjedhje dhe se Rama nuk është i aftë ta drejtojë partinë drejt fitores janë spekulativë sepse praktikisht siç është përshkruar dhe në raportin që ne kemi pritur me vetëpërmbajtje e maturi , është konfirmuar  që i kemi fituar zgjedhjet,kemi fituar bashkitë e mëdha dhe kemi dalë forcë e parë si parti. Sigurisht aleatët tanë të nderuar e kanë ulur rezultatin, por ata nga ana e tyre duhet të bëjnë shumë herë më shumë për të rritur elektoratin e tyre. Shifrat tregojnë se pesha e tyre në elektorat nuk është ajo që PS shpresonte të ishte. Besoj se duke zgjeruar gamën e aleatëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që do të vijë dita që të çlirojnë nga presioni i pushtetit pasi shumë prej tyre fshehtas na takojnë e na japin mendimet e tyre të vyera. Por nëse ne realisht kërkojmë që të krijojmë një shoqëri demokratike PS duhet ti çlirojë edhe ata nga presioni i pushtetit.

 

Zonja Dade, kursi i ri politik do të thotë që ka dështuar kursi politik që është zhvilluar deri tani dhe ky kurs i ri a përjashton metodat që janë përdor deri më tani nga opozita, si protestat?

 

Jemi në fazën që dy herë radhazi janë tronditur themelet e demokracisë duke mos bërë zgjedhje të lira e të ndershme. Në opozitën tonë 2005 e 2009 bëmë një opozitë ndryshe duke e njohur Berishën edhe pse nuk është një partner dinjitoz apo i ndershëm. PS u bë lider në reformën zgjedhore dhe duke ofruar bashkëpunimin në shtylla kryesore si reforma administrative, reforma zgjedhore, në drejtësi etj. Sigurisht Sali Berisha nuk u përgjigj pozitivisht në të gjitha fushat që propozoi PS, por bashkëpunuam vetëm për reformën zgjedhore dhe PS dha “ok” për anëtarësimin në NATO edhe pse ishte menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit. Ne kemi bërë sforco të jashtëzakonshme për ta trajtuar atë si një çështje që do merrej prokuroria dhe duke ndenjur vetëm në nivelin e protestave e duke qëndruar në krah të atyre familjeve që dhe sot rropaten për drejtësi. Kjo gjë shpeshherë u shikua si një apati e PS. Me vjedhjen e zgjedhjeve të 2009 u vërtetua që me Sali Berishën në asnjë rast nuk mund të ketë bashkëpunim luajal. Bojkoti që PS i bëri parlamentit përsëri u keqinterpretua dhe ne na u desh një kohë mjaft e gjatë për të bindur dhe faktorin ndërkombëtar se neve na u imponua kjo masë ekstreme për të bindur Berishën për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme  në funksion të zgjedhjeve që vinin. Pra u vërtetua edhe një herë se ne kishim të drejtë në luftën tonë, edhe në masat ekstreme siç ishte greva e urisë apo protestat që organizuam. Përgjigja shtetërore me dhunë e vrasje të demonstruesve tregoi se Shqipëria është shumë mbrapa në proceset demokratike. Ajo që ndodhi më 21 janar e çoi vendin më keq se në vitin ‘90. Kemi të bëjmë me një lidership të mazhorancës që s’ka mësuar ende abc -në e demokracisë.

Duke pasur në konsideratë të gjitha realitetet, por dhe përvojën pozitive në opozitë të PS është momenti që ne të artikulojë taktika të luftës politike që t’i përgjigjen më së miri momentit ku ndodhet Shqipëria, që është në udhëkryq, por dhe t’i përgjigjen betejës pa kompromis të kësaj qeverie, që është autori i gjithë proceseve negative që e mbajnë vendin në listën e vendeve me probleme të demokracisë apo korrupsionit. Kur flas me një qeveri që nuk është luajal dhe abuzon me konstruktivitetin e opozitës unë nënkuptoj se do të ketë një opozitë që do të përdore të gjitha format e protestës, por edhe luftën në parlament.

15 komente në “INTERVISTA/ Arta Dade: Për vjedhjen në Tiranë duhet të ketë përgjegjës politikë dhe ligjore”

  1. shefqeti says:

    Pse na torturoni keshtu, pas Berishes do vij ne pushtet kjo pinjollja e tos pijanecit me gramoz rucin ? . Po keto ishin njehere, i pam car ishin, mos duke u plakur jan bere me te mire? keto te demoralizojn komplet. ishalla na del llotaria amerikane.

    1. Tirana Jone says:

      Edi Rama cqe ky lajm
      Qe tronditi Shqiperin
      Ti i ike popullit tend
      Ne mes te rruges ktheve shpinen

      Ferkoi duart doktor katili
      Qe ia kreve porosine
      Se cgatuat ju e dini
      Si hajdutet ne erresir.

      Por 4 burra sflene te qete
      Ne bulevard, gjaku i ngrir
      Ndezi flaket e urrejtjes
      Shpresat tona per liri

      Ana e vogel e tronditur
      Pyet me lotet qe i veshin syt
      Me cfjale do tia thuash
      Se ti sje babai i dyt.

      Opozita shqiptare
      Kal Troje ne cdo koh
      Ju te lindurit per kryetar
      Me kolltuk por pa komb

      Vec ta dish ta kesh te qarte
      Shpresa jone sdo vdes kurre
      Per asnje cub a kryetar
      Ky komb ka e do ta nxjerr nje burr!

      1. Protesto says:

        Me pelqeu shume poezia jote, ajo i qendron bindshem realitetit.

        1. Tirana Jone says:

          Faleminderit!

      2. Shefqet Cela says:

        Tirana jone na beka poezi! Kush mund te jete kjo “tirana jone” valle? Nisur nga ato qe thote, pa dyshim qe eshte TIRANA BATHORE. Fjalen “e jone” nuk e ka perdorur rrastesisht. Duke zbritur nga shpellat,ariten te perlajne çdo gje,toka e prona. Tani pretendojne te marrin dhe Tiranen, duke e quajtur “e jona”. Zoterija, pa zotnillek, shefqeti, duket se eshte vete Sali Berisha, nisur nga gjuha e hidhur si neperke,qe perdor. Kur them Saliu kam parasysh nje laké, qe me gojen e tije llomotit fjalet e Saliut gjakatar. Ne vend te dufit kunder vrasesit hidhet dege me dege kunder opozites dhe kryetarit te saje. Kujt i intereson kjo? SALIUT?

  2. agron says:

    Si I tha tosi kesaj shoqes socialiste _ fshihu pak se je bere pis te faqja _dhe kjo ka fytyre me dal akoma

  3. Epirioti says:

    Per vjedhjen e mandatit te Bashkise se Tiranes duhet te kete vetem pergjegjesi ligjore, o tarallake e PS-se. Lerini deklaratat per pergjegjesi politike se ato jane pikerisht deklarata per t’ju mbrojtur ju te PS-se, ata te PD-se dhe cdo manekini tjeter ne partite e vogla per t’ju shmangur pergjegjesise ligjore.
    Mjaft me me pergjegjesi politike, duhet te kete vetem pergjegjesi ligjore dhe individuale per cdo rast e per cdo shkelje si nga pisat e PS-se ashtu dhe nga kriminelet e PD-se. U plaket duke bere vetem deklarata per pergjegjesi politike. Ik e lija vendin ndonje goce te re ne PS-se qe deshiron te beje dicka te mire per brezin e saj se le nam duke folur gjithe jeten e duke mosthene asgje. Ne asnje nga 100 rreshtat e shkrimit tend(duhet ta dish shume mire se pyetjet dhe pergjigjet pergatiten nga vet ju dhe nuk ka njeri te mos i dije keto marifete, dhe lodhesh me 3 a 4 shkronjesa te tjere qe prape e nxjerre shkrimin si pacavure, kete dreq niveli vegjelie keni ende si politikane), nuk merret, nuk jepet, nuk nenkuptohet, nuk hamendesohet ndonje rrugezgjidhje, ndonje poc i ndezur per popullin e shumevuajtur prej fajit tuaj.
    Fjalia e fundit fare duket se te ka marre mbi dy dite kohe ne konceptim e prape eshte nje idiotesi qe as te q.. e as te leshon, edhe keshtu edhe ashtu.

    Po te heqe nje vrejtje te madhe, por shume te madhe ama. Ne kete citat nga fundi i shkrimit tend:

    “Përgjigja shtetërore me dhunë e vrasje të demonstruesve tregoi se Shqipëria është shumë mbrapa në proceset demokratike. Ajo që ndodhi më 21 janar e çoi vendin më keq se në vitin ‘90. Kemi të bëjmë me një lidership të mazhorancës që s’ka mësuar ende abc -në e demokracisë.”

    Harroje ti mi katunare qe Shqiperia eshte shume mbrapa ne proceset e demokracise. Vetem ju si klase politike jeni mbrapa si ne kohen e otomaneve. I marrshi te keqen popullit se e njehe dhe e zbaton standartet perndimore me mire dhe me lart se ju. Shiko shqiptaret emigrant, qe edhe pse rropaten per vete dhe per familjet e tyre ketu, prape jane ne pjesen derrmuese shembull i familjes dhe deshires per te qene te rregullt me ligjet, me pagesat, me taksat, me integrimin ne kulturen europiane, edhe pse te pakten deri ne vitin 1990 Tirana e kishte e madje njesoj si kryeqytete e tjere perndimore. Mjaft e bete edhe Shqiperine dhe shqiptaret bashkefajtore ne mekatet tuaja te ditura e te paditura, ne moralin tuaj te shkaterruar familjar, ne poshtersite dhe antishqiptarizmin e PS-isteve dhe PD-isteve.

  4. Fatos Nano says:

    u kthye nga pushimet kjo mo. a opozite leshi. ska faj sala qe u ka ju. mjere populli per kete fare opozite te pjerdhur…

    1. Protesto says:

      Shqiperia nuk ka pasur ndonjehere opozite keto 20 vjet , demokraci i thencin, por vetem opozite, sepse PS= PD jane pjella te se njejtes moster. Ato kane bere vetem zhurme politike, vetem per ta mbajtur pushtetin e tyre te krimit dhe korrupsionit . Qe te dy palet jane hajdutet dhe kriminelet e Shqiperise dhe te popullit te vet dhe pergjegjes per gjithshka ka ndodhur e po ndodh ne vendin tone.E keqja e jone , si popull eshte se kur do te ndergjegjesohemi dhe te behemi te zot te vetvetes dhe ti shporrim nje here e pergjithmone keto hijena te politikes tone qe po na shyejne cdo dite e me shume.

  5. enofieraku. says:

    dolen soorrat nga foleja , pushtuan tv , ikni se nuk ju beson me njeri jo, ju me salen jeni byth e brek bashke, pd+ps= pk , ikni

  6. pelivan says:

    z. Shefqet! Me vjen keq por me duhet te ta theme qe,ata rreshtat ne forme poezie vetem poezi s’jane… Dikush qe s’te dashka thote,se i pelqeu shume kjo poezi ! ose te do por,smer vesh nga vjersherimi…

  7. Luan kolonja says:

    Eshte per te ardhur keq qe eksponente te PS (nese mund ta quajme znj.Dade eksponente), vazhdojne te perserisin retorika bajate dhe standarte. Asgje te re, asnje mendim progresiv, asnje mendim origjinal te saj, por vetem pohime fjale per fjale te liderit. Une e kuptoj se ne pozicionin partiak, cdo perfaqesues i nje grupi apo partie politike, duhet te referohet ne korrnizat e pikpamjes se shprehur nga njeshi, por kjo do te kishte sens vetem nese gjate nje interviste pershembull, kur me qellim i drejtohet pyetje ambigue, per ta coroditur apo kapur ne gabim ate. Pra edhe ne kete rast, Znj. Dade me nje interviste te planizuar me pyetje te gateshme, nuk sjell asgje te re. Megjithese, per t’i mos henger hakun asaj, ka finesen dhe etiken e nje njeriu te kulturuar, krahasuar me parafolesit apo parashkruesit e partise saj, por kjo mbetet vetem kaq.
    Le ti rendisim te koncentruara pikat themelore qe shprehu Znj. Dade, duke u perpjekur qe te lexojme midis rreshtave ate cfare ajo thote si dhe disa te verteta qe i kane shpetuar apo qe e fusin ate ne kontradiksion me ate qe thote ne kete interviste:
    Grupi i mesazheve realiste te Znj.Dade
    Se pari, ajo pohon (ndoshta padashur) qe duhet te perfshihen ne axhenden e opozites rekomandimet e ODHR’it dhe kjo do te behet ne “sezonin e Ri me kurs te Ri” Komenti im: A ka patur PS nje kurs te vjeter?, ne se po cili ishte ai kurs dhe perse po behet nje i Ri? Sa i Ri me me cfare te rejash pritet te sjelle ky kurs?
    Se dyti, ajo pohon se PS vlereson Raportin e ODHR dhe se Zoti Stronstreet dhe ekipi i tij e kane bere shume mire punen. Po raportet per zgjedhjeve te tjera te mepareshme,si kane qene dhe si jane interpretuar e pranuar nga PS? Cfare vleresimesh kane dhene per perfaqesuesit e ODHR eksponente te PS si Ruci e Rama per aftesite dhe vleresimin e ketyre perfaqesuesve dhe vezhguesve? Si i ka vleresuar PS thirrjet e Ambasadoreve e ato te Keshitllit te Europes,para 8 Mait, bile para 21 Janarit, si dhe gjate fushates? Komenti im: Pa dyshim qe vleresim i te gjithe ketij faktori te jashtem nga ana e PS ka qene teper negative dhe arrogant nga i gjithe spektri i majte i forcave politike.
    Lind pyetja: Cfare ka ndodhur qe PS po ndryshon sjellje? cfare ka ndryshuar ne realitetin Shqiptar apo ne Amerike dhe Europe? Cfare ka ndryshuar ne qendrimin e pales maxhoritare? Ne fakt asgje me rendesi nuk ka ndodhur. Pra kemi te drejte te shprehim dyshime ne kete “Ndryshim Kursi te PS”, nese ky do te jete vertete sic thuhet apo thjeshte, nje taktike e rendomte 1 mujore per te hedhur hi syve kundershtareve dhe te huajve. Kjo do te ishte shume naive, jo serioze dhe aspak e besueshme.
    C’fare fshihet pas kesaj “Zbutje te PS”??? Kete koha shume shpejt do ta tregoje
    Grupimi i mesazheve JO realiste te Znj.Dade
    Se pari, ajo e interpreton jo korrekte “ngerdheshjen mashtruese” te Sali Berishes menjehere pas publikimit te raportit dhe kur ai thote se Zgjedhjet ishin te lira e te ndershme. Cudia nuk vjen ngase Saliu u ngerdhesh, por se pikerisht kjo “ngerdheshje i ka sjellur atij fitore!!!. A mendoni ju Znj. Dade Shqiptaret mund ti beni te votojne per ju me me me shume se 140.000 me ngerdheshje. Po te ishte keshtu, ju me mire se shume te tjere do dinit te ngerdhesheshit me bukur dhe do te kishit fituar.
    Se dyti, Lajcak paska thene ne menyre explicite para zgjedhjeve, se qeveria mban pergjegjesi per standartet e zgjedhjeve… Ne fakt, per hire te se vertetes asnjehere nuk eshte thene keshtu, por eshte thene se Partia ne pushtet dhe Opozita mbajne pergjegjesi, bile kjo u perforcua shume here para, gjate dhe pas zgjedhjeve. Per me teper, ne rekomandimet per zgjedhjet e ardheshme, raporti u kerkon te dy paleve te ulen dhe bejne ndryshimet ne ligjin elektoral sipas ketyre konkluzioneve. Ne se ngatrroni nuancen formale e diplomatike qe qeveria duhet “Teknikisht, financiarisht dhe brenda kornizave ligjore” te organizoje e mbaje zgjedhjet, kjo sigurisht qe nuk kerkon mend e kalem. Po si e beri qeveria kete funksion? Megjithes ne raport nuk shprehet, por nenkuptohet, qe me ftesen zyrtare te Ministrit jashtem per ODHIR, me fondet e akorduara, me rendin e qetesine publike te garantuar, me infrastrukturen ne dispozicion te komisioneve zgjedhore, me percjelljen e pritjen zyrtare te trojkave dhe te kushteve normale pune te qindra vezhguesve, e plot te tjera.
    Se treti, zonja Dade u paska kerkuar OSBE’s listat paraprake te zgjedhesve, dhe ato nuk i paska marre kurre. Kjo eshte per te qeshur, opozita gjithmone ka patur aksese ne listat para zgjedhore edhe ne ato per fundimtare te korrektuara par fillimit te zgjedhjeve. Zoti Ruci ka tundur e shkundur lista qe ne diten e pare te zgjedhjeve dhe vazhdon akoma. Ju mendoni se dizinformoni lehte lexuesit qe PS, sidomos ne Tirane, ku kishte fitore te perseritura dhe lista te zgjedhesve per cdo shtepi e lagje te Tiranes, ku kishte administrate bashkiake e minibashkiake me dominance absolute, nuk dinte listat e kishte nevoje per to? Ne fakt per te qene i drejte, ne minibashkine me kryetar Ilir Kokona, pasi ky kaloi me LSI, pak para zgjedhjeve, brutaliteti arroganca dhe egersia e deputetit te PS, Z. Tahiri arriti kulmin kur ai pasi mori listat me dhune, i vuri celsin deres te zyrave te kesaj minibashkie.
    Se katerti, punonjes te administrates shteterore qenkan vene nen presion qe te votojne e fotografojne voten e hedhur per kandidatin e PD. Shume interesant ky argument, pasi nese eshte i vertete, tregon se ne administraten shteterore paska shume te majte qe punojne aty, dhe keto nga frika e bosit ja kane dhene voten kandidatit demokrat, bile dhe me fotografi. Ne fakt se si kane votuar keto persona me bindje te majta, qe punojne ne administraten shteterore? sa jane ato gjithsej, zonja Dade nuk e thote, as te tjere nuk thone gje gjithashtu. Te pakten ta dinim kush dhe si per sejcilin qe boset e zyres mos ti largojne nga puna per kete sherbim. Pyetur ndryshe, si ka mundesi qe anjeri prej ketyre nenpunesve nuk shpalli vete largim nga detyra si nje forme proteste ashtu sic vepruan shefat e drejtorive te bashkise Tiranes???
    Se pesti, Znj. Dade shtremberon faktin se hedhja e votave ne kuti te gabuar i ben ato automatikisht te pavlefshme, sipa saj, kjo eksperience ligjore njihet ne Gjermani dhe Danimarke, por ajo nuk permend faktin se ne kodin tone zgjedhor kjo gje nuk percaktohet as e vlefshme e as pa vlefshme, por ne kod ka te percaktuar qartazi se cilat vota konsiderohen te pavlefshme dhe pikerisht nga kjo arsye u deshen qe te instancat KQZ dhe KZ te mblidhen dhe bejne interpretim ligjor. Nese ishte e shprehur qarte ne kod, ato nuk kishin perse te mblidheshin. Prandaj, ju zonje duhet te mendonit dhe te perkufizonit qarte kete problem, si nje argument me shume per te bashkepunuar me opoziten per te bere ndryshimet ne ligj. Mos te harrojme ketu se eshte PS ajo qe projektoi dhe paraqiti ligjin e ri zgjedhor qe hyri ne fuqi ne 2008, nga ana saj PD, confirmoi ate sic ishte pa ndryshime, ose me ca ndryshime shume te vogla.
    Se gjashti, Znj. Dade perpiqet te beje nje shantazh vulgar kur i kerkon PD te pranoje se ka vjedhur votat. Ajo mund te shtroje idene e ezauruar tashme te hetimit apo te denoncimit ne organet ligjore sic prokurori apo ne KZ apo te vjedhjeve…E thene thjeshte ndiqni rruge ligjore, bashkepunoni ne persosje te ligjit zgjedhor. Mesohuni zonje qe kete parim baze te demokracise ate te njohjes, bindjes, zbatimit dhe nenshtrimit ndaj ligjit. Sa mire perfitoni nga hapsirat dhe tolerancat ligjore atje ku ju intereson.
    Se shtati, ajo trajton statusin ligjor te KQZ dhe KZ si dhe konsideron si “antigjore” vendimet e tyre. Ne raport nuk thuhet asgjekundi per veprime ne kundershtim me ligjin ne fuqi te ketyre strukturave, pervecese kontstatohet fakti qe keto struktura vepruan ne boshllekun te percaktimit specifik te rasteve te gjykimit per te numeruar votat e hedhura ne kuti te gabuara. Shenimi im: Nisur nga principi demokratik i leximit dhe vleresimit te cdo vote te hedhur te qytetareve. Po ashtu, ajo interpreton gabim rekomandimin per riformulim te KQZ se re me antare jo partizane ose profesioniste te pavarur. Ajo nuk permend faktin se antaret perfaqesues te PS, ishin po aq partiake, sa dhe pala tjeter, ne kuptimin qe nuk bashkepunuan aspak. Nuk me kujtohet asnje vendim e KQZ qe te pakten njeri antar i krahut te majte te bashkohej me te djathten ne vendim. Ajo, gjithashtu hedh balte mbi aftesite profesionale te te gjithe antareve te krahut djathte te PD. Vini re, ka nje prirje arrogante te injorimit te aftesive dhe profesionalizmit te figurave te djatha nga ana e te majteve. Ato paragjykojne dhe mendojne se edukimi dhe profesionalizmi eshte atribut dhe prone vetem e tyre dhe se ato jane klase elite qe meriton kete privilegj. Ne fakt, eshte e vertete qe te majtet e paten kete avantazh ne fillimet e demokracise, ku vetem pjesa elitare e partiakeve kishin privilegjin te shkolloheshin edhe ne perendim, te mesonin gjuhe te huaja me mesues private, si dhe te ndiqnin dege te preferuara te arsimit universitar ne vend. Por brenda ketyre 20 viteve, shume individe bije e bija te popullit paten mundesi qe te te cpalosin talentet e tyre jashte kritereve punisto-partiake dhe sot i gjen me bollek ne strukturat e shtetit demokratik.
    Se teti, Znj. Dade justifikon OK e dhene nga PS ne Ligjin Zgjedhor, u dha per shkak se vendi po futej ne NATO dhe se PS eshte ishte e gateshme per kete, por PD nuk deshi bashkepunim etj. Pra sipas saj, PS donte bashkepunim por PD nuk donte, pastaj PS vendosi qe te bojkotoje parlamentin meqe PD nuk donte, pastaj PS donte qe Saliu te ikte dhe te lironte vendin Edit, pastaj meqe Saliu nuk iku, Edi vendosi ta rrezoje qeverine ne fillim me greve urije, pastaj me demostrate te dhuneshme te 21 Janarit, pastaj nuk do hyme ne zgjedhje lokale por duam zgjedhje te parakoheshme se nuk i njohim ato te 2008 dhe nuk njohim qeverine e pozites, pastaj ne diten e fundit vendosem te hyjme ne zgjedhje lokale dhe do te mbrojme voten, pastaj pa mbaruar zgjedhjet shpallim qe i fituam ato dhe e ruatem voten nga vjedhja, pastaj nuk e njohim KQZ dhe vendimet e saj, pastaj KZ mori vendim partiak dhe antaret e saj jane te blere me 5 miljon dollare sejcili, pastaj nuk e njohim Lulzim Bashen si Kryetar te Ri te Bashkise Tirane, pastaj kerkojme gjykates larte qe te rrezoje KZ, pastaj kerkojme Komisionit te Venecias te mos njohe zgjedhjet dhe pastaj pas pushimeve te veres do kthehemi ne parlament. Kjo sjellje e veprime te opozites nuk mund te quhen vecse Parade Parodishe.
    Se fundi, per paragrafin i fundit te intervistes te Znj. Dade, per te qene realist, nuk kam asnje verejte ne menyres se si eshte formuluar.
    Si konkluzion, Znj. Dade perpiqet te jape nje mesazh qe forca politike PS bashke me aletet e vjeter ose te ri eshte nje force progresive dhe qe po perpiqet te marre pushtetin me forma ligjore e demokratike te standarteve te PS dhe se po pergatitet kete rradhe seriozisht me kongrese, programe dhe spastrime te rradhes pa levizur lidershipin, pasi ne fakt ato “fituan” sipas saj zgjedhjet.
    I mbetet lexuesit objektive te nxjerre konkluzione objektive rreth ketyre “Ndryshimeve” qe do sjellin PS ne pushtet. Uroj qe te kemi ngjarje politike te mira te pastra dhe progresive per te miren e vendit dhe jetes se pupullit tone qe meriton me mire e me qete.

  8. agime kera says:

    me falni more vellezer qe po ju shkruaj nga larg dua te them ne duruam shume vjet fatos nanon pse nuk e lini dhe edi ramen te luftoje dhe kete radhe ai nuk ka shume si kryetar partie nuk thoni shyqyr qe u largu fatosi ne thojza ai bashke me berishen ,meten etj jane bashkuar kunder ketij se ju a prishi folene.ky popull flet kunder rames po rama i fitoj zgjedhjet ne e pame qe ketej nga new jorku film pa pare qe bani baca sale,pse ky popull kur plasi gerdeci mbajti duar kryq dhe nuk u cun me i tregu vendin 21 janarin e shume pislleqe te tjera qe nuk i din populli.mire ka thane ndjese paste azem hajdari ky popull han buke e presh dhe e lun njanin vesh.prandaj lereni edin te punoje se me protesta nuk po te le beuropian.po pse ore nuk paska politikane te ndershem majtas dhe djathtas ka plote djem te rinj qe duhet ti dalin zot vendit dhe ai kryetar bashkise tiranes si nuk i vjen turp te shkoj ne pune a e lexoi raportin osbe odihr a ka me turp ambasadorja gjermane foli troc zgjedhje dramatike.prandaj pershendes parlamentin kryeministrin te gjithe kush ka pergjegjsi per atdheun e te gjithve moj shqipni e mjera shqipni kush tka qit me krye nhi t,ti ke kene nji zoje e rande,burrat e dheutte kane pas thirre nane.kush jane keta hajdute qe desh shiten ujrat ne jug njerez pa karakter qe po tentojne te prishin piramiden zoti i rujte keta njerez nga mente e krese.ju pershendes nga new jork dhe ju uroj te gjithe shokve shoqeve qe punuan ne minieren e bakrit kukes dhe suksese stafit journal tema by by

  9. bazarhesap says:

    http://www.youtube.com/watch?v=KOgXxSHH3fc . Iluzioni i demokracise ne shqiperi.Shpresoj ti ndjekni te gjithe pjeset e “Mashtrimi i Madh”

    1. Sami albrahimi says:

      Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan: Lexuar… http://bit.ly/jAL5ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje