Aksionet selektive të Policisë Bashkiake. Si ‘firoi’ numri i ndërtimeve pa leje

19 Gusht 2011, 17:58Politika TEMA
Aksionet selektive të Policisë Bashkiake. Si ‘firoi’ numri

Bashkiaket prishin nje ndertim pa leje

Nga Aurora Murra

Bashkiakët ishin edhe në Selitë, në aksionin e radhës për prishjen e ndërtimeve pa leje. Inspektorët e rinovuar brenda pak javësh nga Florenc Hoxha, ish-shef i komisariatit Nr. 3, me çekiçë e vare po përpiqeshin të shembnin një shtesë të paligjshme të një objekti disakatësh. Prej disa javësh në fakt, Policia Bashkiake duket se është e vetmja që punon në këtë institucion këto ditë gushti. Por nga qindra objekte të tilla të paligjshme të kryera në Tiranë që nga fushata elektorale, duke shfrytëzuar mungesën e kryetarit të Bashkisë deri më tani janë identifikuar vetëm 8. Në nisje të këtyre aksioneve Policia Bashkiake tha se janë evidentuar 107 ndërtime pa leje, të cilat do të prishen (ndonëse shifra reale është shumë herë më e madhe), por vetëm 10 ditë më pas kjo shifër zhduket nga të dhënat e Bashkisë.

Ashtu sikundër nga të gjithë kryeqytetasit është bërë tashmë e ditur, shumica e këtyre ndërtimeve të paligjshme janë kryer me besimin se Edi Rama nuk do të jetë më kryetar bashkie. Kjo pasi ndërtuesit nuk kanë qenë edhe aq të pasigurt lidhur me investimet e reja që po kryenin në këtë kohë krize ekonomike. Lejen ua kishte dhënë dikush, për të cilin në një formë apo në një tjetër, duke i dhënë votën, apo duke kontribuar në fushatë, kishin marrë premtimin se prona e paligjshme nuk do tu prekej.

Pak ditë më parë, në një nga aksionet e bashkiakëve të drejtuar nga Hoxha, një prej miqve të ngushtë të Lulzim Bashës, i cili edhe u shpërblye me postin e shefit të Policisë Bashkiake menjëherë me të marrë detyrën e kryebashkiakut, operacioni dështoi. Shkak ka qenë një telefonatë që sinjalizonte se objekti të cilit po “i bihej në qafë” ishte në pronësi (të paligjshme) të një personi mjaft aktiv në fushatën e PD-së. Kaq mjaftoi që aksioni të ndryshonte destinacion. Si ky objekt janë të gjithë ato ndërtime që nuk kanë patur fatin e keq të atyre që po prishen nga aksioni shoë i Policisë Bashkiake. Themi shoë, pasi sikurse dihet kjo strukturë nuk ka në kompetencat e saj prishjen e objekteve pa leje, atribut që i takon vetëm Policisë Ndërtimore të Tiranës dhe Inspektoriatit Ndërtimor në rastet kur objektet janë të madhësive apo lartësive të mëdha për të cilat nevojiten edhe mjetet e posaçme. Kryebashkiaku i ri i Tiranës duket se përpiqet të ndërtojë një imazh të rremë tek qyetarët, e nga ana tjetër të nxjerrë personat më adaptë për ta ndihmuar në këtë pikë, siç mund të jetë një ish-drejtues i devotshëm i rendit (që kontribuoi jo pak në Laprakë e në njësinë Nr. 8 në kryeqytet ditën e zgjedhjeve). Basha në këtë mënyrë “i del për zot” edhe një prej detyrave të para që i lindin si krybashkiak, duke qenë se ndërtimet pa leje gjatë këtyre muajve janë kthyer në makthin e kryeqytetasve, duke shtuar në masë edhe konfliktet e denoncimet e viktimave të tyre.

 

*respublica.al

http://respublica.al/opinion/2011/8/19/me-cekice-e-vare-per-te-shembur-pallate

 

6 komente në “Aksionet selektive të Policisë Bashkiake. Si ‘firoi’ numri i ndërtimeve pa leje”

  1. fule says:

    Po dihej kjo, po ja qe per Halldupet militante qe kane qelbur kete Qytet propaganda e Lulit eshte si kastravaeci dhe kosi qe hane perdite, ju shijon deri ne capat e fundit…

    1. jimmy says:

      sa te jete krye kafsha e malokerise ne ate shtete asnjehere zdote ngrini koken larte .Zoti na ndihmofte qe tja thyeje qafen vampirit salije berisha

  2. Search38 says:

    Eh Tirana do behet si bathorja, u tha, u be, mori fund kjo pune, kur Tiransit kane vdekur dh nuk dolen te mbronin voten e tyre, kjo do ndodh, Ah Shqiperi e mjera Shqiperi, shkaterrim, shkaterrim, dhe vetem shkaterrim, degjenerimi ka filluar dhe po vazhdon me ritme te shpejta, bie ere MMMMMMMMMMM.!!!!!

  3. dorand says:

    tirona mer mik eshte bo si bathorja si tropoja si labt e lalucet korcare e pogradecare s ka lone milet pa ardhe ne tirone. tironcit mer mik votun lulin se edi llacifaci rumun na pruni gjith komunistat ke blloku e tirona ra e i myti tironcat e shkrete qe jetojshin ke tirona e re se ke blloku kane qene gjithmone komunistat e enver gjirokastritit e ed llacifacit rrumun

  4. vlora 1 says:

    O Katunar Tirone o toc kuklle mos e krruaj shum me leberit se ata ju bene njerez ju ne ato vite…juve ishit vetem per qofte dhe ja benit gezuar vetem me morrin–o me ca ke bo nonji pisllik mir e

    1. dorand says:

      labt jo vetem na bone njerez ne tironcit po labt bone njerez te gjite shqiperine si i thone labt o kapterr o bari apo jo. zhvillimi ekonomik kulturor e artistik i tirones erdhi nga nje bum grandioz i formes se kullotjes se bagtive plus i formes se drejtimit te ushtareve. o vlora 1 ik o komunist se juve te gjithe komunista jeni. Enver gjirokastriti jua gjeti menjen juve e tashi leni koken si komunista qe jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje