Minatorët e kanë refuzuar propozimin e kompanisë koncensionare ACR, për një memorandum mirëkuptimi dhe kanë vendosur që të vijojnë grevën e tyre të urisë. Vendimi është marrë gjatë një mbledhje të drejtuesve të grevës së urisë.
Minatorët kanë thënë se do të vazhdojnë protestat e tyre me çdo lloj mënyre, deri në plotësimin e kërkesave.
Kompania ACR bëri publik një memorandum mirëkuptimi, në të cilin theksohet se plotëson të gjitha kërkesat e minatorëve grevistë, dhe ka të bëjë me të drejtat e minatorëve dhe detyrimet e kompanisë.
“ACR pajtohet për të përmbushur kërkesën për rritjen e pagës me 20% duke filluar nga data e nënshkrimit të këtij memorandum”, thuhet në draft dhe theksohet se “ACR pajtohet për të bërë transparent të gjitha investimet, për të përmirësuar kushtet e punës, duke përfshirë sigurinë me të gjitha standartet, si dhe regulloren e sigurimit teknik për sigurinë në punë. ACR pajtohet gjithashtu që të sigurojë të gjithë ndihmën për sindikatën e re që do të krijohet pas nënshkrimit të këtij memorandum.”
Në dokumentin e kompanisë koncesionare ACR nënvizohet se “të gjithë punonjësit duhet të marrin përsipër që menjëherë të rinisin punën dhe të lirojnë të gjitha ambjentet e minierës.”
tani eshte momenti qe ter minatoret anembane shqiperise te futen ne greve. eshte momenti qe ter minatoret te mbeshtesin vellezrit e tyre qe po vuajn atje nen tok . SALIUT NJE MINJER I ESHTE MBYLLUR DHE U BE MERAK SE PO I IKIN MILJONAT , PO SIKUR TE MBYLLEN TER MINJERAT?? VEPRONI ME TRU DHE BLLOKOHENI KETE QEVERI TE KALBUR
shqiperia eshte nje vend i kolonizuar i botes se 3.ku pasurite kombetare jane shitur tek te huajt.ku te huajt mund te vine dhe te bejne cfare te duan.qeveria shqiptare eshte kukull.te huajt komandojne.njesoj si ne shtetet e humbura.nuk ka mundesi ku ne kete vend behat ca do greku.apo ku ka pasuri kombetare do jene te huaj.a imagjnoni nje firme shqiptare te shkoje te zhfrytezoje austriaket apo nje vend europian??? greva e urise nuk pi uje ne vende si shqiperia ku komandojne te huajit edhe shqiptaret jane bujkrober te tyre.greva u urise nuk pi uje.