Ambasadorja gjermane në Tiranë: Zgjedhjet me hije gri… dramatike

18 Gusht 2011, 19:46Politika TEMA

Nga Muhamed Veliu, TCH

Kryediplomatja gjermane në Tiranë Carole Muller-Holtkemper ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR-it, duke theksuar se palët duhet ta lexojnë me vëmendje pasi nuk është dyngjyrësh bardhezi.

 

Shkëlqesi ambasadore, gjatë  vizitës tuaj në  Korçë  deklaruat se do të  flisnit për zgjedhjet e 8 majit, atëherë  kur të  dilte raporti ODIHR-it. Tani që  raporti është publikuar, cili është vlerësimi juaj për këto zgjedhje?

 

Raporti i ODHIR na sjell një panoramë realiste të  ngjarjeve përpara, gjatë dhe në fund të  procesit zgjedhor. Dua të  theksoj se është shumë i detajuar dhe do të  rekamondoja që gjithësecili ta lexojë me vëmendje, nga fillimi deri në, fund veçanërisht rekomandimet.

Le të ndalemi në pikën më të fortë. Ditën e votimit patëm një  ditë të qetë, më parë mbulimi mediatik ishte pozitiv. Në të gjithë  Shqipërinë kishte më pak parregullsi, krahasuar me të shkuarën. Por, në Tiranë kishte probleme me procesin e numërimit. Gjithashtu, edhe me procesin e drejtësisë,  ku këtu kam parasysh Kolegjin Zgjedhor dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

Cilat probleme ju kanë  shqetësuar?

 

Është thënë qartë në raport, se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor nuk punojnë në një klimë bazuar në marrëdhënie si kolegë. Sipas kompozimit të  tyre, ata janë të njëanshëm duke ndjekur linja  partiake. Ky është një prej rekomandimeve në  fund të raportit, që duhet adresuar për të pasur një  përbërje që duhet t’i kthejë këto institucione në më profesionale dhe më pak politike.

 

Nga ajo që sapo thatë, mos doni të thoni se këto dy institucione nuk janë të pavarura?

 

Sipas raportit, anëtarët e tyre janë nominuar nga partitë  dhe duket se vendimet që japin janë të një linje partiake. Siç edhe jam shprehur disa herë, qëllimi duhet të jetë në  atë  mënyrë për të gjetur atë që duan votuesit. Vërejmë  mungesë koherence në realizimin e këtij qëllimi.

 

Nga Korça deklaruat se nuk e dinit se ku ka shkuar gjysma e vullnetit të votuesve në Tiranë. Tani që kemi edhe raportin, a mund t’i jepni përgjigje kësaj pyetje, se ku shkoi vullneti i qytetarëve të Tiranës?

 

Raporti na jep një tablo të mirë të asaj që ndodhi dhe performancës të zgjedhjeve. Nuk është e zezë apo e bardhë  siç mund të pritet nga shumë njerëz. Nuk është as blu apo e kuqe, siç janë ngjyrat e dy partive më të mëdha politike. Unë do të doja të thosha se ka hije gri, pak a shumë si Guernika e Pikasos … dramatike.

 

Meqë jemi tek partitë politike, PD dhe PS e kanë lexuar ndryshe nga njëra-tjetra raportin. Sipas jush, si duhet të  lexohet ky raport?

 

Duhet të lexohet me vëmendje, por do t’u rekomandoja lexuesve me pak kohë, të shkojnë në fund të raportit, veçanërisht në faqet 29-30 dhe tek rekomandimet. Janë këshilla me tepër vlerë.

 

Në 36 faqet e raportit fjala standard nuk përmendet asgjëkundi. Sipas jush, u përmbushën apo jo standardet në  zgjedhjet e 8 majit?

 

Këto zgjedhje lokale ishin më të mira se ato të shkuarat, por akoma nuk përmbushin të gjitha kërkesat e vendosura në  benchmark-un që kemi në OSBE, gjithashtu Këshillin e Europës dhe çfarë ne prisnim për integrimin europian. Por, mendoj se shqiptarët janë në rrugë të mbarë dhe e kanë shansin që  të ndjekin rekomandimet për të arritur standarde të larta.

 

Në raport janë shkruar një katalog me probleme, veçanërisht në ato faqe që përmendët, veçanërisht si vepruan KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Si e shikoni rolin e tyre tani që  raporti në një  prej rekomandimeve thotë se duhet një  rikompozim i KQZ-së?

 

Reforma e fundit e kodit zgjedhor çoi në një polarizim të përbërjes, duke ndjekur një vijë politike. E mira do të  ishte që këto dy institucione të jenë më shumë  profesionale, më shumë të balancuara, për të realizuar një  detyrë madhore, se ku ka vajtuar vullneti i lirë i votuesve shqiptarë.

 

Zonja ambasadore, një prej 12 prioriteteve të vëna nga BE për Shqipërinë ishte realizimi i zgjedhjeve me standarde. Tani që raporti identifikon disa probleme të  cilat duhen rregulluar, si do të vlerësohen zgjedhjet nga BE-ja?

 

Tani që zgjedhjet kanë përfunduar, paçka se kemi edhe rivotim në komunën Shalë, ku ende nuk ka një kryetar komune, tani jemi në fazën kur duhet të shikohet përpara dhe në  bazë të rekomandimeve duhet të nisin bisedimet mes partive politike, natyrisht duke mos harruar partitë e vogla që kanë  një rol për të luajtur në arenën politike. Duhet reformimi i kodit zgjedhor në bazë të rekomandimeve për zgjedhjet e ardhshme, për t’i pasur ato më të mira në  2013.

 

A besoni se dialogu do të nisë, kur në një krah kemi PS që  akuzon kryeministrin Berisha si vjedhës të mandatit të  Tiranës dhe vetë kryeministrin që ka dhënë vlerësimin e tij për këto zgjedhje?

 

Dialogu duhet të ndodhë, pasi dialogu është e vetmja rrugë  që do të udhëheqë Shqipërinë drejt integrimit Europian. Unë  vetëm mund t’u apeloj partive kryesore për ta bërë këtë në  interes të gjithë shqiptarëve për ta nisur dialogun duke negociuar dhe përfitimi të jetë për të gjithë shqiptarëet?

 

Kemi parë kohët e fundit disa vizita të politikanëve të lartë gjermanë në rajon, por jo në Tiranë, të  cilat janë  komentuar për mosardhjen në Shqipëri si pasojë e klimës politike të këtushme. A është e vërtetë kjo?

 

Duhet të kuptoni se ne nuk mund të sjellim të gjithë  kabinetin gjerman në  Shqipëri. Është e vërtetë që  kancelarja Merkel viziton Kroacinë dhe Serbinë për të  folur për çështje me rëndësi, për Kosovën. Ministri i Jashtëm, Vestervele ishte në Kosovë ku foli për integritetin territorial të Kosovës. Ne patëm vizitën e ministrit Nibel për kooperimin ekonomik, i cili qëndroi për tre ditë në Shqipëri dhe kjo nuk ndodh shpesh.

13 komente në “Ambasadorja gjermane në Tiranë: Zgjedhjet me hije gri… dramatike”

  1. nastradini says:

    Po te ishin zhvilluar zgjedhjet e Saliut 2011 te tilla ne Gjermani zonja Merkel do te varej e para ne portat e Brandenburgut prane Rajhshtagut gjerman. Megjithe zonjen ambasadore nga pas. Prandaj zonja ambasadore te mos flasi me kilshe bajate qe jane tharrtuar prej kohesh ne vendin tone: “Zgjedhjet tani ishin me te mira se te kaluarat.” Kur zgjedhjet 2011 ishin me te zeza se kurdohere, bile edhe ne krahasim me ato te Enver Hoxhes kur “strategu” pseudokomunist fitonte votat me mbi 100 % cdo here. Dhe nuk kishte nevoje fate t’i vidhte ato. Si nxenesi i tij pseudodemokrat Sali Komunisti. Sepse pikturat e Pikasose nuk i marin vesh shqiptaret, bile shume pak e dine se ku ndodhet Guernika ne harten e Botes. Por e dine mire se ku ndodhet vrasesi, hajduti dhe mashtruesi Sali Berisha. Qe vjedh edhe votat si magjyp ne mes te dites. Sic e diten edhe gjermanet Hitlerin e tyre ne Berlinin e rafshuar ne vitin 1945.

  2. mali says:

    Se di se si ka mundesi qe ajo si ka pare votimet ,, ska pas nevoj ajo te prese vendimet e komisjoneve te ndryshme , ne mund ta japim vete rrezultatin , ato u numeruan ne sy te te gjitheve , dhe ne disa kanale televizive , dhe per sa i perket votave te konstaturave mire u be qe u numeruan , keshtu te numerohen qdo here , votusit duhet ta shohin voten , ky numerim bazohet ne thenjen e Rames qe vota asht e shenjte dhe ne kemi te drejte ta shohim se sna shkoj huq.

  3. Claus says:

    Disa dite para zgjedhjeve te 8 Majit zbarkoi ne Shqiperi delegacioni parlamentar per ceshtjet e rendit dhe sigurise i Bundastag-ut gjerman. ( Kete lajm e pata dhene ne forme komenti tek Tema)
    Keta deputete vizituan Kroacine, Malin e Zi dhe ne fund hyne me mikrobuze ne Shqiperi, ne mos gabohem nga Hani-Hotit. Vizita e atij delegacioni, e them me plot bindjen se ishte me peshe, nuk pati jehone aspak ne media, bile u prit vetem nga Jozefina Topalli, ne nje kohe kur Berisha pret gjysem-vellain e Obames dhe Eliza Dushkun. Ata nuk erdhen me avjone te Luftwaffe-s me pompe dhe qylyma te kuq, ata erdhen ashtu si edhe iken, por nga sa pane per ta ishte e mjaftueshme. Pane nje poste kufitare ndoshte me police kufitare te djersitur dhe me kapele shtrember qe ndoshta nuk u besonin syve qe kishin perpara deputete te bundestag-ut, rruget e Koplikut deri ne Shkoder qe jane per faqe te zeze, njerez rruges ulur neper ato kafene plot pluhur dhe ndoshta shites mishi te rrethuar nga miljona miza ne ane te rrugeve etj. Ja pra kjo ishte gjendja e rreth e qark rrugeve, te para nga ata ne origjinal, pamje aq origjinale nuk mund te gjenin. Askush nuk ngriti shqetesimin se raportet e tyre do te kalonin ne tavolinen e Merkelit se per ate pune kishin ardhur, por si duket per shqiptaret nuk kishin vlere se ata kishin ardhur pa avjone dhe vetura Mercedes-Benz.
    Tani si duket del qarte qe raporti i tyre ishte “lexuar mire nga Merkel”. Le te terheqe vemendjen sa te doje Berisha duke permendur vend e pa vend Gjermanine per te terhequr ndonje vizite. Kete shans ai nuk do ta kete sa te jete ne pushtet, kur edhe raporti i fundit i zgjedhjeve e zhyti keq e me keq.

  4. Luan says:

    Per zotin Claus dhe opinionin e tij.
    Interesant eshte fakti qe zoti Claus nenvizon ate qe Berisha nuk e priti kete delegacion por vetem kryetarja e parlamentit dhe se media nuk i kushtoi rendesi. Sa per Berishen, deri tani eshte kritikuar qe i pret te gjithe, bile ka ekzagjeruar thenie ne takime me Vestervele dhe Nibel, ndersa per median, del se nuk e ka bere punen e saj. Po ashtu del se rruget nuk jane te ndertuara ne Han te Hotit dhe Koplik, hemmm, por deri tani e kemi kritikuar qeverine Berishes qe po nderton shume rruge qe cojne tek asgjekundi.
    Nga emri qe perdorni, duhet te jeni dicka lidhur me Gjermanine, jo se jeni gjerman, por ndoshta emigrant, ndoshta thjeshte keni respekt e sipmati per kombin Gjerman. Ketu bashkohemi, edhe une po ashtu, bile do te deshiroja qe Gjermania te ishte partneri yne kryesor ekonomik me vendet europina dhe diplomacia jone te orjentoheshe me shume drejt keti vendi.

    1. Claus says:

      Megjithese e lexova 3 here repliken tende z.Luan akoma nuk kam arritur te kuptoj thelbin e reagimit. Megjithate po replikoj per te dhene nje argument bindes.
      Kam dyshimin tim qe Berishes nuk i pelqen te hyj ne “kullen e tij”, Shqiperine nje delegacion parlamentar per Rendin dhe Sigurine se detyrat e tyre kryesore ishin zgjedhjet e lira dhe demokratike, zbatimi i procedurave te ruajtjes dhe sigurimit te kufijve per te dhene nje raport objektiv per hyrje e Shqiperise ne EU. Pra dukej se i kishin “hyre ne pjese”. Ne Kroaci ata kaluan piken kufitare midis Bosnjes dhe Kroacise si nje nga pikat me te dobeta te hyrjes ne BE. Ne Kroaci, sa per dijeni, ata mbeten te kenaqur me te gjitha procedaurat e sigurise, ku dhe rezultati duket qarte qe ne 2013 Koracia behet anetare me te drejta te plota ne BE.
      Kjo Berishes ndoshta nuk i pelqente, ndoshta ishte i zene dhe me fushate elektrorale.
      Sa per punen e rruges nuk te kuptoj mire, vetem po te them se rruga per Han te Hotit eshte nje rruge qe te nxjerre ne Mal te Zi, pra per mua eshte kryesore, por segmentet e asaj rruge jane cope-cope. Me duket jologjike qe “Berisha kritikohet se po ben rruge qe te cojne asgjekundi”. Askush nuk e ka kritikuar per ndertim rrrugesh, per harxhime te kota, po. Mali i Zi nuk eshte asgjekundi.
      Sa per emrin dhe jam apo nuk jam gjerman ose emigrant, ne kete pike nuk dua te replikoj se eshte komplet e parendesishme dhe nuk ja vlen. Sa per simpatine qe kam ndaj kombit gjerman kjo edhe mund te qendroje se punoj, jetoj dhe ndoshta bej edhe politike brenda hapesires gjermanofolese, u njoh mentalitetin, gjuhen dhe zakonet, i resepktoj dhe me respektojne jo si shqiptar, por si njeri mbi te gjitha.

      1. Luan says:

        Me falni per keqkuptimin, pasi ne fakt opinioni juaj ne vetvehte, nuk kishte te shprhur qarte idete, ose une mendova thjeshte se ai eshte nje opinion negativ enkas per qeverine bazuar ne disa mos perputhje te realitetit ne mardheniet e shtetit Shqiptar me ate Gjerman.
        Duke e rilexuar ate si dhe repliken tuj, ju kerkoj te falur dhe njekohesisht ju falenderoj. Jam plotesisht dakort me ide qofte dhe kritika qe kane te bejne me regullimin e puneve te qeverise (ska rendesi shume per mua se kush qeveris si parti apo individ), me qellim qe vendi dhe shoqeria jone te bejne progres si brenda ashtu dhe ne raporte me vendet europine ku duam te shkojme me te gjitha vlerat si komb si dhe me sa me pak antivlera te trasheguara apo te “fituara’ gjate ketyre viteve. Kjo eshte dhe arsyeja qe me shtyn te shpreh jo shpesh opinionin tim ne kete media. Ju uroj mbaresi, shendet e suksese kudo qe jetoni e punoni.

    2. nastradini says:

      Me ndjese qe po futem ne konversacionin tuaj dua te shtoj se Saliu pret te gjithe ata qe sado pak i sigurojne karriken tij. Me nje grup investotoresh serioze te huaj ne fushen e bakrit nastradini e pa si makina shteterore e Saliut rafshonte si rul rruge cdo deshire per investime pa hedhur me pare ne tavoline rushfete maramendese. Pse nuk i denononcove mund te thote dikush? Sepse nastradini ishte vetem nje perkthyes dhe sepse investitoret i futen marshin indietro dhe u larguan urte e bute nga vendi ku ligjin e ben Mbreti dhe Rushfeti. Persa i perket rrugeve te Saliut o Leon xhungle le t’i lutemi te Madhit Zot, qe Kryeministrit famoz te Shqiperise te mos i bjere ne mendje te lidhe Podgoricen me Shkodren dhe Tiranen nepermjet nja autostrade me 10 korsi ne cdo ane, qe kalon siper Bjeshkeve te Nemuna dhe Alpeve te Vermoshit. Se c’thote Saliu ben PD-ja dhe populli.

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nje fjale e urte popullore thote : ” Nuk mbulohet dielli me shoshe “.
    Per te hequr vulen si hajdute zgjedhjesh OSBE e parraqiti raportin 3 muaj perpara. Pastaj doli Berisha dhe i mbrojtii bashkepuntoret e tij. Pastaj doli Rama dhe ai e mbrojti OSBE me shprese se nje dite do jete ai bashkepuntor ne vjedhje ( ne vend te Berishes ). Pastaj doli FARNESINA ne mbrojtje te OSBE dhe te Gedafit Shqiptar. Tashti po delni edhe ju pasi Wolfrath kryetari i OSBE eshte fatkeqesisht Gjerman.
    Eshte interesante fakti qe nuk kane dale akoma te akuzuarit nga ana e OSBE per hajni z. Ristani i KQZ dhe z. Bamir Topi si personaliteti me i larte i gjyqsorit pra per dhogari te Kolegjit Zgjedhor.
    Sic e thashe dhe me pare : dielli …”
    Sistemi zgjedhor ne Shqiperi eshte nje sistem piramidal i jashteligjeshem. Si shtetase gjermane si nje funksionare e Shtetit Gjerman ju e kuptoni me se miri se ky eshte nje realitet mashtrues.
    Imagjinoni sikur fati i Bundenstagut apo. I kryebashkiakut te Berlinit te zgjidheshin nga KQZ dhe Kolegj Zgjedhor.
    Ne jemi nje popull Europian dhe nuk eshte e mire qe ato gjera qe jane te paligjeshme ne Gjermani te jene te ligjeshme ne Shqiperi.

  6. franko says:

    Po kjo harten e V-E ka mbrapa kraheve, apo eshte nga hija.

  7. pelivan says:

    Pra,as me shume dhe as me pak nga goli i famshem i maradones i bere me dore…Arbitri u pendua kur e pa te filmuar…Kujdesuni qe zgjedhjet ne 2013 te jene me te mira (!)

  8. Kaonia says:

    Kjo na duhej tani ne fund,i keputi nje pikasso dhe i dha drejtim,fale edhe inteligjences qe kemi si komb fjalet e gjermankes u kuptuan 100/100.sepse mu kujtua filmi koncert ne vitin 36 dhe fjalet e prefektit te lushnjes…ja me ne fund edhe pasardhesit e taulanteve ketu ne lushnje,do degjojne vepra me fame boterore,dhe nga ana tjeter tellalli qe donte kengen zare trendafile ,c ma bere me hile.

  9. Lir Koka says:

    Shqiperia ka dale prapa liste nese e kuptoni pak.

  10. J.Katro says:

    S’behet stan me lepuj,Populli. A s’kemi 65 vite me keta lepuj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje