Avokati i të rinjve: Është e lehtë të dalloje që posterat ishin një parodi

18 Gusht 2011, 13:04Politika TEMA

Katër aktivistë të rinj u arrestuan orët e para të ditës së martë në Tiranë, nën akuzën se kanë shpërndarë njoftime vdekje të kryeministrit Sali Berisha.

Katër të rinjtë, pjesë e forumit të të rinjve Rinia Aktive, po ngjisnin postera me njoftime të rremë vdekje në lagjen Don Bosko të kryeqytetit kur u ndaluan nga një patrullë policie.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini, tha se aktivistët ishin ndaluar me akuzën “për shpifje dhe shpërndarje informacioni të rremë”, dhe po mbaheshin në komisariatin numër tre, duke pritur seancën gjyqësore.

Por të mërkurën në mesditë, prokurori i shtetit arriti në përfundimin se kjo çështje nuk ishte bindëse dhe të rinjtë u liruan.

Avokati i aktivistëve, Andi Kananaj, tha se posterat ishin lehtësisht të dallueshëm si parodi dhe nuk përbënin rrezik për të krijuar panik apo të pengonin kryeministrin në kryerjen e detyrave zyrtare.

“Më shumë ka të bëjë me dështimin e policisë për të kuptuar se ku konsiston një akt kriminal,” thotë Kananaj.

Posterat gjithashtu e akuzonin atë si përgjegjës për shpërthimin vdekjeprurës në një vend demontimi municionesh në fshatin Gërdec, më 15 mars 2008, që vrau 26 vetë dhe plagosi më shumë se 300.

Një nga aktivistët e arrestuar, Geraldo Durdaj, 17 vjeç, humbi vëllain e tij gjashtëvjeçar gjatë shpërthimit. Të tjerë të arrestuar ishin Dritan Broka, 20 vjeç, kryetar i Rinia Aktive, Arlind Kote, 22, nënkryetar dhe Klevis Bejleri, 22 vjeç.

 

*Balkan Insight

12 komente në “Avokati i të rinjve: Është e lehtë të dalloje që posterat ishin një parodi”

  1. Elzir Bushati says:

    sikur tja ndjellin gomarit

  2. stalinsali says:

    Se ha gje kermen e shpellave.

    1. ylli says:

      ti na qenke nje burre i mire, kerme me e madhe se ti dhe edi nuk ka

  3. hasani says:

    Nuk ha mortja mu………..

  4. eni says:

    nuk bie rrufeja ne hale.. . kur se gjeti gje ne 97 se gjen tani kermen..

  5. baro çorrogjafi says:

    ISHIN POSTERA PER NJFTIMIN E SHFAQJES SE SHPEJTI TE KOMEDISE ” P R E F E K T I ”
    ME PERSONAZHIN KRYESOR QAZIM MULLETI .QOFTE LARGU TE NA VDESE VERTETE QAZIM MULLETI,PASI DO TE NA VARFEROHET SKENA E KOMEDISE.

  6. lloqe lloqe says:

    …”Avokati i aktivistëve, Andi Kananaj, tha se posterat ishin lehtësisht të dallueshëm si parodi dhe nuk përbënin rrezik për të krijuar panik apo të pengonin kryeministrin në kryerjen e detyrave zyrtare…”

    Avokati i quan posterat parodi!!!!!!! Mos vdeksha pa e pi i kafe me kete avokat kopetent.
    Kur avokati (dmth neder njerezit me te kompletuar ne shoqeri) nuk di kuptimin e fjaleve imagjino policin fshatarin dhe mekanikun e bicikletave. Populli shqiptar ka nevoje urgjente per kurse kunder analfabetizmit sic u bene mbas luftes. I eshte mbushur mendja se jane kerthiza e Evropes, shajne inxhinieret, doktoret, specialistet e Evropes e Amerikes… belbezojne nga mengjesi ne darke se si doktoret shqiptare jane me te mire se ne perendim e budallalleqe me tonelata… Avokati o popull, Avokati eshte nje nga majat e profesionalizmit dhe nuk kupton imagjinoni te tjeret. Imagjino qe ne kerkesen qe ai ka bere per lirimin e te ndaluarve ai ka thene : eshte parodi!!!! Dhe institucioni perkates e ka pranuar… o zot si skam nje buton ta coj shiritin e hisotrise nja 150 vjet “forward” >>

  7. shqipetari says:

    Po sikur posterat te ishin per ndonje nga komentatoret si do te pergjigjeshit???
    nuk jam kunder retorikes por kjo jo te shkoje ne banalitet publik extrem se nuk shpreh qytetarizem dhe me duket se komentatoreti e mesiperm eshte i njenjti person qe vuan nga ndjenja e egersise dhe urretjes pathollogjike qe eshte e demshme dhe per ate vet, analizo problemet me gjakftohtesi dhe ji kritik
    per cdo gje qe ti mendon se nuk eshte e drejte por normalisht me kulture nqs pretendon se do te shkosh ne perendim,sepse cic komenton tek TEMA fjalori eshte shume extrem dhe peraqiteni si nje shoqeri egersirash. Mos mendoni se Ruropa nuk lexon dhe kupton se kush jeni…………….

  8. du says:

    Policia thjesht u be qesharake. por nuk duhet qeshur me te. se po ta kish marr vesh saliu se policia nuk i kish arrestuar “kriminelet” shkarkoheshin jo-menjehere drejtuesit e policise se Tiranes.

  9. Perparim Prengasi says:

    Jane Heronje e çfare heronjesh! Mendim i thelle prej Thane.
    O burra se me keto lloj heroizmash do e rrezojme qeverine, kjo eshte lufte, o burra kokrren e Thanes!
    Kjo tregon deshperim te Rames, te Nxheles, te Ngjales e te tjere me shoke, po ne asnje menyre te Partise Socialiste.
    Te jete kush te jete Sali Berisha por me keto veprime vetem se turperojne vehten , Shqiperine si dhe familjet e tyre(e çfare “familjesh” do te thoni…shikoni ç’fare pjelle kane e e gjykoni vete).
    Po bota nuk ka sy te shikoje me cfare imoraliteti luhet? “E di se u vollen votat por Shqiperine nuk do e kallim flake” thote Rama. Kjo nuk eshte flake e qelbur zotrinje? Nuk ka mbetur rruge tjeter te merret pushteti? Rruget e pa moralshme te shpien ne Hage e ket e dine shume mire tani “Ngjalat”.
    Perparim Prengasi

  10. Epirioti says:

    Meso nga populli o EDVIN RAMA!
    Nje shpallje ne forme tallje traumatizon Salibanin me shume se kriptogramet e tua ne fjalimet pa kuptim, qe as dreqi nuk e di ku do te dalesh.
    Ule koken dhe qerohu ose kerko falje per ndryshimet kushtetuese qe ia dhurove Berishes nje muaj pasi ai hodhi ne ere Gerdecin. Ndryshe nga komentuesit, analistet dhe politikanet e tjere une i kam qendruar dhe i qendroj idese qe nese nuk je nen efektin e heroines, je nje bashkepuntor ne ndarje pazaresh me Berishen.

  11. ylli says:

    nuk ja vlen te besh asnje koment, sepse dhe gazetari qe i ka shkruajtur eshte kot fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje