Rekomandimi i parë që bëjnë vëzhguesit e OSBE/ODIHR, është ndryshimi i formulës së përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Organi që ka për detyrë të menaxhojë zgjedhjet në Shqipëri ka shkatërruar këtë proces zgjedhor, ndryshe nuk do rekomandohej që të rishikohet përbërja. Ky është një fakt i mjaftueshëm për të mos folur për standarde zgjedhore në këto zgjedhje lokale.
Arben Ristani, kreu i KQZ, që kapardisej në studio televizive, duke thënë se do japë dorëheqjen në rast se raporti i ODIHR do përmbajë kritika ndaj tij, ka dy ditë që është zhdukur. Nuk hap telefonin për gazetarët, edhe pse pak përpara daljes së raportit dilte thuajse çdo ditë në ekrane televizive e në gazeta duke deklaruar se KQZ nuk duhet të ndryshojë, por duhet të ndryshojë Kodi Zgjedhor.
Nëse në këtë vend do funksiononte drejtësia, ai duhej të ishte në pranga që në momentin kur vendosi të hapte kutitë e Tiranës. Sipas raportit të ODIHR, ai jo vetëm ka shkelur ligjin, por ka vepruar në mënyrë mafioze, duke sjellë kutitë në KQZ në momentin që po bënte gati draft- paçavurën.
Mirëpo është e qartë se të gjithë drejtuesit e KQZ-së në vend kanë përfituar nga fakti se të gjithë e dinë se ata veprojnë sipas urdhrave politikë të krerëve të partive. Në këtë rast, kur thotë se KQZ është e politizuar, ODIHR është duke thënë se në vend të Ristanit ishte Sali Berisha. Me këtë Ristani shpreson të dalë i larë nga kjo histori.
Por çfarë thotë raporti i ODIHR për këtë KQZ?
Ndoshta janë akuzat më të rënda të bëra ndaj një organi zgjedhor ndonjëherë.
Që në fillim thuhet se KQZ bëri një skandal, pasi spoti i saj për thithjen e votuesve ishte thuajse i ngjashëm me spotet elektorale të Partisë Demokratike, pasi përmbante pyetje politike.
Më pas vijohet duke thënë se KQZ-ja nuk e pati kurrë problem pse ditën e zgjedhjeve nëpër rrugë shëtisnin të burgosur që do votonin, edhe pse duhej më përpara të lajmërohej KQZ për këtë punë.
Po ashtu KQZ e Ristanit lejoi që në lokalet e militantëve demokratë të vendosheshin qëndrat e votimit.
Dy vendimet kryesore që mori KQZ në lidhje me median, ishin po ashtu skandaloze. Sipas ODIHR, KQZ vendosi të ndalojë spotet elektorale të PS me pretendimin se nuk kanë logon, pa e mbështetur askund ligjërisht këtë vendim. Edhe skandali tjetër, ai i imponimit të kasetave të Lulzim Bashës medias televizive nuk ka kaluar pa marrë kritika nga KQZ.
Dhe vijmë më pas tek qershia mbi tortë. “Provat e sjella në KQZ analizoheshin kryesisht kur paditë vinin nga koalicioni i udhëhequr nga PD,” thuhet në raport. Gazeta Tema ka sjellë një rast flagrant kur Ristani, në shkelje flagrante të asaj që kishte vendosur më përpara, i dha mazhorancës një komunë, thjesht pse mori një urdhër.
Për Tiranën
Por shkeljet më skandaloze janë bërë nga KQZ sa i përket mandatit të Tiranës, kur u vendos të quhen të vlefshme votat e hedhura gabim.
“Anëtarët e grupeve të numërimit mesa duket ishin trajnuar për të konsideruar vota të tilla si të pavlefshme dhe duket se votat e hedhura gabim ishin konsideruar të pavlefshme nga ekipet e numërimit në të gjithë vendin, përfshi dhe Tiranën,” thuhet fillimisht në raport.
Më pas theksohet se KQZ mori një vendim në vija partiake për të hapur kutitë, mbi baza ligjore të paqarta. Po ashtu, vëzhguesit thonë se KQZ kishte bërë gjithçka gati për të nisur vjedhjen e mandatit.
“Drafti jozyrtar që u propozua nga kryetari nuk ofronte një bazë të qartë ligjore për veprimet e KQZ, por listonte një seri nenesh, që duket se nuk kanë lidhje direkte me veprimet e KQZ. KQZ nisi të hapë kutitë menjëherë pasi votoi në parim, çka tregon se kutitë e votimit kishin arritur në ambientet e KQZ,” thuhet në raport.
E si për të bërë më të qartë skemën, në raport thuhet se vendimi përfundimtar i KQZ, ishte i ndryshëm nga ai fillestar.
“Vendimi përdorte një bazë tjetër ligjore nga ajo e cituar në draft vendimin e 18 majit,” thuhet në raport.
Dhe në përfundim ky është verdikti i ODIHR për KQZ.
“Sa i përket zgjedhjeve për kryebashkiak në Tiranë, KQZ u përball me një situatë ligjore të paqartë në një ambient të polarizuar politikisht. KQZ mund të kishte zgjedhur të mblidhte rezultatet e ofruara nga KZAZ-të e Tiranës, duke marrë më pas në konsideratë ndonjë ankimim për votat e hedhura gabim. Por fakti se anëtarët e mazhorancës në KQZ zgjodhën të numërojnë disa (jo të gjitha) votat e hedhura gabim në mënyrë direkte, në një mënyrë jo konsensuale, pasi rezultatet paraprake ishin bërë të ditura, e pa marrë një vendim që mund të ishte sfiduar në Kolegjin Zgjedhor, krijoi perceptimin se ata po vepronin për llogari të mazhorancës në pushtet. Edhe pse disa nga vendimet e KQZ u pranuan pjesërisht nga Kolegji Zgjedhor, veprimet e tij minuan besimin në aftësinë e tij për të funksionuar në mënyrë të pavarur,” thuhet në raport.
Gjysma e rekomandimeve për KQZ-në
Meqë KQZ e ka bërë detyrën në mënyrë kaq skandaloze, një nga rekomandimet e para që bën ODIHR është që të rishihet mënyra e përbërjes së KQZ, në mënyrë që të rritet besimi në pavarësinë dhe paanshmërinë e zbatimit të Kodit Zgjedhor nga ana e saj.
Është e qartë që ODIHR ka propozuar që të ketë një qartësi në trajtimin e fletëve të hedhura gabim. Në rekomandime kërkohet edhe më shumë pavarësi për transmetuesin publik. Po ashtu kërkohet të zgjidhet çështja e qendrave të votimit në ambiente private. Duhet theksuar se KQZ e Ristanit veproi në mënyrë skandaloze duke lejuar qendra votimi në lokalet e militantëve të PD. Rekomandohen gjoba për ata që zvarrisin numërimin e votave dhe për partitë që nuk zbatojnë kuotat gjinore. Sërish meqë KQZ e Ristanit ka bërë një punë ‘të shkëlqyer’, kërkohet që vendimet e KQZ për tabulimin e rezultatit të ankimohen direkt tek gjyqësori, pa u ankimuar më parë tek KQZ. Dhe prapë për KQZ-në e Ristanit, meqë bëri skandale të njëpasnjëshme me rezultatin online, në rekomandime thuhet se KQZ duhet të bëjë publike menjëherë rezultatet për të rritur transparencën. Në këtë mënyrë, gjysma e rekomandimeve janë për KQZ-në e Ristanit.
Raporti flet vetem per rrugen ligjore se si duhet te ishin trajtuar gjerat por hartuesit e tij harrojne se ne nuk jemi shtet ligjr akoma ne jemi shteti i procedurave, ligjet i kemi qe te jene aty mbase do te na duhen ndonje dite.
PO TE KISHIN GOJE KUTITE E SHKRETA
ATO DO TREGONIN SI ESHTE E VERTETA
—————————————————————————–
ME POPULLIN RINI
POR NJE GJE SE DINI;
C’TA BEN QEVERIA
S’TA BEN PERENDIA
PO C’FAJ KA SALIU
QE VODHI KAQ SHUME
AI KUR GRABISTE
JUVE FLINIT GJUMA..1
PO TE KISHIN GOJE
KUTITE E SHKRETA
ATO DO TREGONIN
SI ESHTE EVERTETA..
POR GOJEN RISTANI
JA U KISH VULOSUR
DHE TE GJITHE PROCESTIN
E KISH KATRANOSUR;;
E GJITHE DOCERIA
ISHTE NGA SALIU
PRANDAJ NE KUTITE
KISHTE HYRE MIU,,,1
ALI BABA KISHTE;
VEC DYZET HAJDUTE
BASHA VAJTI MBLODHI ;
KOSOVARE,MAGJYPE;;;;;
LAKURIQET E NATES
TEK KUTITE SHKUAN
FUTEN EDHE NXOREN
POR U NGATERUAN,,,,
PO TE KISHIN GOJE
KUTITE MORE SALE
DO TE KISHIN NGRENE
NE ZYRE TE GJALLE;;
TI I PERDHUNOVE
TI I MASAKROVE
HAKUN MOS TA HAME,
ME NE FUND FITOVE,,
DHE U TURPEROVE…
Cudite me emrin Ristan , qen te stani i Berishes . O Ristan je mesuar o i zi me biruca . Atje do perfundosh prape .
RiSTANi: Ky eshte fytyra me e yrryer e te gjitha koherave Berishiane e Enveriste! SHKERDHATE qe duhet te zvaritet neper qelite e burgut sa te vdese…
eh, pirdh te lirohesh – thote populli. ai mori tiranen, ju shikoni akoma nga çalon gomari: nga veshet apo nga dhembet.
te lumt ristan me trim si ty skam par as nuk bordhe fare .per halabaket ja u more bashkin ti je me te vertet djal trim ata perpeliteshin mbi shpinat e policeve .kurse ti as qe e cave fare kjo esht me te vertet burreri se kujtuan se e privatizuan perqjithmon tiranen vec ti se tjeter kush sja u merrte pergezime dhe mos e caj fare se jan nga aata qenet qe vec lehin por ste han ata jo hajde fjalet e tjera jan te tepreta
LE TE RRINE ME FRIK TER JETEN QENT E NDYRE NE VARRT DO I MARRIN PARATE QE JU DHA KAFSHA E TROPOJES SHPELLARI ME HEKUR KOKES E DUAN ETE VENE NE PITH TE SEMES
Nuk shquhem si njeri qe jap mend dhe pergjithesisht jam i qete e luajal por ne rastin e ketij Ben Ristanit
kaq do te isha i rrepte e i pameshire sa çdo zevendesues i tij ne ate post te mendohej qete e gjate te
“hipe ne ate karrike” apo me mire te vazhdoje ne punen e tij.Keta njerezit e ligjit qe vjedhin e justifikohen
ligjerisht jane te neveritshem e te poshter njekohesisht.Ligjerisht zvarre do i kisha terhequr nga zyrat e
ne rruge ku vendin e kane rrugaçet.Dhe duhet bere diçka me Benin qe zevendesuesi ta kuptoje me mire pergjegjesine qe ka.
Kto jane fajet e opozites,ne vecanti te Z EDI RAMA qe pranon te ulet ne bisedime,e pohon se do te marrin pjese ne reformen zgjedhoreqe,pranon te ulet me hajdute e kriminel te tipit mafioz.Zgjidhja e vetme eshte,vetem zgjedhjet e parakohshme,rruge tjeter ska,te tjerat jane mashtrime edhe te vete opozites,per te qetsuar e mashtruar votuesit e saje,qe sote jane te gatshem te sakrifikojne,cdo gje per te ruajtur voten e tyre.
I nderuar z.Baze, I nderuar lexues Shqipetar i TemA Online kudo ndodhesh.
Jam nje ish-asistente dokumentacioni dhe relacionesh (ne nje periudhe disa mujore, por shume te vlefshme per mua per karieren time tani qe punoj e jetoj ne Perendim), prane zyrave te OSBE ne Tirane gjate vitit 2009, shume prane ish-Ambasadorit Robert Bosch. Me mbarimin e zgjedhjeve te 2009 une dhe disa ish-punonjes te tjere kryesisht Part-Time, nuk na u rinovua me kontrata e punes pasi u **perdorem** vetem per disa muaj para dhe pas zgjedhjeve. Por, cfare dua te theksoj ne thelb nga ajo eksperience vertete dy-fytyrshe e personelit te huaj dhe e disa pak shqipetareve qe punojne nga kohe aty (me siguri jane te kapur e te perpunuar qe kane rezistuar nga nje Ambasador ne tjetrin…etjera. etjera) ne kete perfaqesi nderkombetare OSBE me emer te madh dhe prapaskena shume te medha. Fatkeqsisht edhe pse jemi ne 201, populli nuk di gje fare nga keto prapaskena me **mbeshtjellsen** Demokraci. E kjo per faj total te njerzve kryesor te Opozites (z.Rama kryesisht) qe kane kuptuar me kohe (dy Ambasadoret e fundit te OSBE ne Tirane jane Gjermane e te emruar me nderhyrjen direkte e te perpunuar nga Austriaku Zv/President i Asambles Parlamentare te OSBE ne Viene, miku dhe i korruptuari me tipik ne Austri i Berishes; Wolfgang Grossruck, qe njihet mire nga shumica e politikes dhe e popullit shqiptare prej vitesh, qe nga 1996 si mbrojtes i vjedhjes se votes se lire) cfare gatuhet ne zyrat e OSBE ne Tirane dhe ato qendrore ne Viene-Austri. Meqense kam ruajtur njohjet si ne Tirane dhe Viene (megjithse jam shume large ketyre dy kryeqyteteve), kam here pas here Informacione se cfare ben Ambasadori aktual i OSBE ne Tirane; Gjermano-Lindori Eugen Wollfarth (qe nga TV e shumta shfaqet duke bredhur sa ne nje zyre ne nje restorant a party duke futur hundet dhe buzet vend e pa vend), qe se fundi me nderhyrjet direkte te nje prej shefave te tij ne Viene, monstres W.Grossruck (nuk kerkoj aspak Falje per kete emertim qe i bej ketij austriaku super te korruptuar qe mban lidhje 24-orshe me monstren e Parlamentit Europian; Doris Pack, edhe kjo super e korruptuar ne dy tre drejtime koncesionesh ne Shqiperi, por ka hyre edhe ne koncesionet e Kosoves tashme), ka dore ne reduktimin e mjafte kritikave per manipulimin e vjedhjen e votes ne zgjedhjet e 8-Majit-201, kryesisht ne Tirane por edhe ne shume raste neper Shqiperi, ne Raportin Perfundimtare te OSBE/ODIHR. Sepse kryesuesi i ODIHR amerikani Dr. J. Stonestreet ka dorzuar raportin e tij final qe me 17-Korrik (pra: 3-dite para afatit zyrtar qe kishte vendosur OSBE), dhe kjo vonese afro 1-mujore nga zyrat qendrore te OSBE ne Viene nuk eshte per arsye se kishte akoma ne Shqiperi dy apo tre komuna (fshatra pa vlere sasie vote) ne riperseritje votimi, por u bene reduktimet ne Raportin Perfundimtare per te mos treguar me shume masakren e radhes se vjedhjeve e dhunimit te votes nga rregjimi neo-totalitar i berishes dhe koalicionit te tij Mafioz 100%. Prandaj; hyrja e ketij Raporti Perfundimtar eshte krejtesisht e perpunuar e reduktuar, dhe fjala Standarte nuk eshte shkruar qellimisht per tu lene evazive per te gjitha palet, por qe me shume eshte ne favor te pushtetit me kete mos-permendje. Dr. J.Stonestreet duhet kontaktuar ne rruget me te mundshme per te mesuar se si eshte Raporti i ODIHR i vertete pa perpunimin e OSBE ne Viene, dhe a eshte folur per Standarte ne kete raport final te ODIHR, apo jo.
Kjo eshte per Opoziten linja kryesore per te bere Opozite te vertete me rregjimin Mafioz ne pushtet ne Shqiperi me dy pale zgjedhje krejtesisht te vjedhura me dhune e deri vrasje, dhe JO qe kjo Opozite te hyje ne Parlament per gjoja Reforma Integrimi, se me cilen pale do beje Reforma Integrimi…Me palen Mafioze ne Pushtet pa vote, por me vjedhje, mashtrime, dhune deri ne vrasje; si mundet keshtu qe gjithe keto krime te pushtetit Berisha+Meta e kompanis qe u shkon nga pas, te lihen ne harrese dhe te jepet konsensus per zgjatjen e jetes se neo-totalitarizmit Berishjan-Nanoist-Metist e perversitetit qe i rrethon keta tre super-monstra. Ketu dhe keshtu Opozita merr FUND perfundimisht, duke treguar indirekt se eshte e kapur dhe e paafte, eshte pjese orbitale e Mafias dhe e Pushtetit aktual ne Shqiperi. Vete z.Rama duhet te lere perfundimisht fjalimet dhe shkrimet e bukura per hartime politike (ku edhe katedrat me te dobeta politike do ti publikonin me shume rezerva keto vertete hartime politike pa kurrfare prakticiteti dhe ardhmerie politike) dhe te beje Opozite te forte dhe pa asnje leshim me as per rregjimin dhe as per Nderkombetaret mashtrues, te korruptuar me fukarallikun e popullit Shqipetare (ka dhjetra Nderkombetare Europiane e Amerikane qe zotrojne Privatizime+Koncesione+CASH MONEY+ etjera ne Shqiperi pikerisht me rikthimin e Berishes ne Pushtet ne 2005…). Zoti i dhente force e kurajo Popullit tim te Shqiperise per te rikthyer me cdo cmim e sakrifice: Demokracine, Pronen, Drejtesine, Punesimin, Arsimin e Kulturen, Shendetesine, e mbi te gjitha Qytetarine e vertete ne Drejtim te Shtetit dhe jo periferiket(katundaret) dhe jo e jo provincialet(maloket)…
Përshëndetje zonja apo zonjusha Laura.
E lexova me vëmendje komentin tuaj dhe të them të vërtetën pjesa e mbylljes së komentit nuk më pëlqeu aspak. Juve shkruani – “Zoti i dhente force e kurajo Popullit tim te Shqiperise per te rikthyer me cdo cmim e sakrifice: … e mbi te gjitha Qytetarine e vertete ne Drejtim te Shtetit dhe jo periferiket(katundaret) dhe jo e jo provincialet(maloket)…”.
Kjo “urrejtje e madhe” ndaj “katundarve” dhe “malokëve” nuk të ka hije e nderuar Zonjë a Zonjushe në radhë të parë pikërisht në emër të asaj që ju kërkoni – Demokraci, Drejtësi, Arsim dhe Kulturë- dhe në radhë të dytë, dhe ndofta kjo është më e rëndësishme, sepse pavarësish se keni punuar në një ambient politik dhe diplomatik siç janë zyrat Qëndrore të OSBE në Tiranë nuk e keni kuptuar që kjo ndarje klasore “qytet-fshat”; “malok-fushor” është pikërisht ajo që pushteti kërkon me ngulm. Kur flas për pushtet kam parasysh çdo lloj pushteti të majtë apo të djathtë. Derisa shqiptarët të zihen me njëri tjetrin se kush është më i kulturuari, se kush është më i qytetëruari etj etj, pushteti nuk ka për ty hyrë kurrë gjemb në këmbë. Kjo për sa i përket aspektit parimor të asaj që ju shkruani.
Në aspektin personal më lejo e nderuar të të them që komenti juaj është një zhgënjim i madh. Juve thoni se keni punuar në zyrat e OSBE në Tiranë dhe më poshtë kërkoni nga populli shqiptar (sikur ju vetë të mos ishit pjesë e tij) t’ju shpëtojnë nga “periferikët (katundarët)” a thua sikur ju e keni shtëpinë ngjitur me kalin e Skënderbeut dhe jeni “qëndrore (qytetare)”. Për më tepër ju e nderuar zonjë a zonjushë në këtë shkrim i cili i drejtohet këtij të shkreti popull shkruani se jeni tashmë larg nga kryeqendra dhe jetoni në perëndim, më lejoni t’ju pyes përse nuk ktheheni ta shpëtoni këtë popull, pse nuk jeni ju e para të bëni të mundur siç ju shkruani ” rikthimin me çdo kusht e sakrificë” të idealeve që ju dëshironi kaq shumë?
Është shumë e lehtë e nderuara zonjë a zonjushë tu thuash të tjerëve ” Armatosuni dhe nisuni” sepse ju këtë bëni në shkrimin tuaj duke dërguar prej perëndimit ku ju ndodheni sugjerimet për linjën e re politike të opozitës.
N.q.s bëhet fjalë për “luftë për demokracinë” në Shqipëri më lejo e nderuar t’ju akuzoj, bazuar në himnin tonë kombëtar, si tradhëtarja e parë e kësaj lufte.
Besoj se nuk e ke harruar megjithëse jeton në perëndim “Prej lufte veç ai largohet/ që është lindur tradhëtor/ …”.
Përfundimisht komenti juaj, ashtu siç ju me të drejtë për mendimin tim kritikoni fjalimet e Ramës si fjalime mediokre dhe jashtë kohës, mund të quhet një hartim i dobët që nuk meriton një notë kaluese, por meqë unë jam periferik (katundar) dhe provincial(malok) dhe më ka lënë mbresa të thella qytetaria dhe kultura Juaj po ju jap notën 5.
Me respekt
nga një emigrant katundar dhe malok. ?