Kapitullon Policia e Shtetit, 26 të vdekur në 72 orë

17 Gusht 2011, 11:42Politika TEMA

Policia e Shtetit kapitullon pa asnjë kusht. Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që viktimat të shënoheshin në fushën e saj, edhe pse ngjarjet cilësohen si gabime dhe faje njerëzore dhe jo të policisë. Për fat të keq, në 72 orët e fundit në Shqipëri numërohen 26 të vdekur, të vrarë, të vetëvrarë dhe të aksidentuar. Për të gjitha viktimat policia është mjaftuar me zbardhjen e ngjarjeve, por jo me zgjidhjen e konflikteve e problemeve për t’i parandaluar.

Nga mostra e Korçës që copëtoi një grua në 5 pjesë dhe e hodhi në plehra, tek aksidenti tragjik në autostradën e botuesit mediatik dhe mikut të familjes së kryeministrit Levan-Fier, që mori 4 jetë, sepse mungonte sinjalistika dhe siguria. Tre aksidente të tjera në fundjavë në Durrës e Korçë me po kaq të vdekur. Tre të vrarët në Mat në një sherr të vjetër pronësie dhe gjaku si mungesë e drejtësisë shqiptare dhe pasivitet i policisë.

Katër të vetëvrarë brenda një dite të së dielës në shkallë vendi për shkak të varfërisë, gjendjes ekonomike në Korçë, Krujë e Durrës. Gjashtë të tjerë që vdiqën mbrëmjen e së hënës në një aksident tragjik në kanionet e Skraparit në një rrugë ku as qerja nuk është sigurt, por që Ilir Meta e Sokol Olldashi bashkë me Berishën në kumtojnë përditë investimet në fshatra dhe asfaltimet, edhe pse ajo rrugë është vetëm 2 km nga Çorovoda. Edhe pse zonë turistike, asnjëherë nuk është investuar dhe kanë ndodhur disa aksidente të rënda në vite. Aksidenti i Tepelenës me një të vdekur mëngjesin e djeshëm. Krimi në familje në Mirditë po dje, ku nipi vrau xhaxhanë për pronësi. Por edhe tre të vetëvrarë të tjerë brenda ditës së djeshme në Durrës, Shkodër e Librazhd.

Policia mjaftohet duke thënë vetëvrasje në depresion, por e vërteta është se janë vetëvrasje për shkak të mentalitetit, varfërisë, sjelljes së shtetit, papunësisë dhe problemeve që nuk i zgjidh dot qeveria. Dhe për të mos vazhduar më tej tek zjarret që kanë djegur gjysmën e vendit me dëme kolosale në pasuri kombëtare, apo grabitjet me mesatare nga një çdo ditë në banesa, biznese dhe banka, me terrorizimim të qytetarëve.

Kurse kryepolicit të vendit i mjafton miqësia e ngushtë me kryeministrin, kryeparlamentaren, ministrin, ish ministrin tani kryebashkiak dhe lustrat e ambasadorëve. Sigurisht, se të kesh karrierë ruajtjen e objekteve, do merresh me ruajtjen e kostumit./ama-news/

 

17 komente në “Kapitullon Policia e Shtetit, 26 të vdekur në 72 orë”

  1. uk says:

    Qeveri qe mban ere te keqe! Qeveri e kalbur, e pa-afte, e korruptuar, hajdute, mafioze e shum e shum te keqija.

    Mjere Shqiptaret ku jan katandisur:( . Shyqyr qe jetoj jasht shtetit se do me kish mar lumi….

    1. jimmy says:

      krye krimineli eshte gje police mose e keni ndegjuare ndonje vende te botes . shteti yne i mjere eshte kryekrimineli salije berisha qe te vrete ne mese te dites e ne qender te tiranes ky eshte shteti ta gezoshe ti ore rani

    2. Ervin says:

      Qeveri Turkoshakesh te pagdhendur, injorante dhe super te djallezuar per poshtersira !!

    3. jimy says:

      policet jane bere si ata lypsat e rruges duke kerkuare ndonje leke perte pire nje kafe se sa per te derguare ndonje leke ne shtepi ase se rruajne fare pune fshataresh e malokeshe per teke koshi plehravet ti vendosesh keto kafshe te egra si sali berisha`

  2. ai Burri says:

    Po ku shtet ketu o vello, xhungla me ne krey kryeluanin, mbretin e xhungles, te madhin, Lartmadhenine e tij, Saliu i pare.
    Ketu nuk ka rruge, rriten cmimet cdo dite, mbyllen biznese cdo dite, ikin dritat ne Gusht, ne jug, ne kulmin e turizmin.
    Rrnofte mbreti i Vicidolit, fshati Miss Shqiperia ’97.

  3. vlora 1 says:

    Policia jone eshte rrumpalle.Me vjen keq por niveli i policeve eshte shume me i ulet se niveli mesatar i intelektit te Shqipetareve.
    Te besh muhabet me nje polic duhet te zgjedhesh gjuhen e halabakut te rruges se ndryshe nuk te kuptojne dhe te marin inat.
    Me vjen vertet per te qeshur kur mundohem ti krahasoj me policet Londineze por edhe me Karabinieret ne Itali

  4. bullshit says:

    Nuk eshte policia parandaluese ose ndryshuese e mentalitet brutal qe kan shqiptaret…
    e dyta duhen ndryshime ne sistem dhe ne mentalitetin njerezor duke filluar qe nga familja.
    shumica e krimeve qe degjojm nuk jan per arsye politike por per arsye te ulta dhe banale pa lidhje, biles nuk jan as ne lidhje me varferine…

    1. eh? says:

      Si nuk paska shte lidhje me keto pune?
      po mire keta qe u vriskan per aresye te pa lidhura me varferine, kete nga i pjellin keto arme? pse nuk ndeshkohet me keq armembajtja? apo u dorezuan ato 5 pushke ne 97/98 e nuk ka me arme rruga?
      kjo s’eshte pune e policise?
      po ata qe e kane kembezen kaq te lehte se e dine qe per vrasje te shkalles se pare denohen 10 vjet, kalon ne gjykim te shpejte e merr 5, me sjellje te mire e nje cike pare i ke jashte per 2 vjet?
      as kjo nuk eshte e shtetit?

      pa hip ne timon nje here ne ato zona ku permenden aksidentet, qe trumpetohen si zona model per infrastrukture te re, dhe me gjej shenja te sakta sinjalistike?

      po rastet e pafundme te depresionit shkaktuar nga skamja e tejshme dhe mosperfillja? as kjo pergjegjesi sociale nuk eshte e qeverise qe po e con vendin me hapa te sigurte drejt EU?

      nuk po ua kerkon kush t’i zgjidhin keto gjera brenda nates, se naten qeveria lan gjakun e shqiptareve nga duart, por te pakten te mos bejne njerezine budallej duke na care trapin se sa parajse eshte e mjera Shqiperi.

  5. shoferi kaminit says:

    c jafusni kote ju te gazetes tema po pse pake pune ka ber qeverria keto dite ,priti sa iku edi rama dhe i rriti rrogen lul bashes ,pak ju duket kjo pune juve,e kini gabim rritja e rrogrs per bashen eshte nji fitore e madhe per qeverrin berisha nji arriteje qe vetem qeverria e tij di ta bej,dhe skush tjeter,dhe pse ja rriti dote thoni ju qe te mos vjedhi shum se eshte mesuar mete vjedhur ky moster,qe nuk i dihet prejardhja.

  6. incest Vucidoli says:

    aty eshte shteti i kapitulluar ,,le pastaj policia qe eshte vete nje organizate kriminale ..nje tufe injorantesh maloke analfabet

  7. karaduzi says:

    Ne kete palo shtet qe kemi dhe na qeveris,policia eshte hallka me e dobet dhe per fat te keq ka pak mundesi te modernizohet nuk jam nostalgjik i te kaluares,por mund te them se ne vitet 80 u bene perpjekje per te rekurtuar police me shkolle,u hap dhe nje shkolle 2 vjecare per pergatitjen e policeve,te pakten ne ato vite kishte me pak barcaleta per police.Po cfare ndodhi pas 90-tes,u dynden ne polici te hurit dhe te litarit dhe u perdor nga politika per te shperbluer militantet dhe per pasoje gjendja eshte kjo ku jemi sot,police barkmedhenj,bien era alkool dhe me nje fjalor te njerezve te rruges,disa dhe te diplomuar per juridik pa mbaruar shkollen e mesme.

  8. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Shqipria jone e dashur nuk ka dallim nga Afganistani dhe Iraku,ku cdo dite kemi vrasje dhe aksidente te tmershme.Po shuhemi si komb vellezer.Cfar vite te mbrapshta po perjeton prej 1990 moj Shqipri.Lot e dhimbje pa fund.

  9. Janullatusi says:

    TEMA KENI HARRUAR EDHE HERONJTE E BULQIZES QE PO FLIHOHEN PERSHKAK SE KA KAPITULLUAR QEVERIA SE BASHKU ME POLICI DHE PER ME TEPER SE BASHKU ME KETE OPOZITE TE QELBUR, E CILA PO KRIMBET ME SHUME SE KJO QEVERI E KORRUPTUAR

  10. jahu.,... says:

    pini nga nje kile ose dy me raki.ose birre.dhe ecni me makine .se do ju ruan policia.per ndryshe do te behen aksidente ç’do dite.

  11. dkoka says:

    mos u qani kot me popull i shkrete…..per gjithcka qaheni tek qeveria….nuk eshte faji i policise qe ndodhin aksidente rrugore…apo vriten njerez…..ajo ka per detyre te kape autoret…..ashu sic po ben….mos rrrezatoni vetem vrere e pesimizem…..ndryshimi fillon nga vetja…..pastaj ne fund te fundit nje popull meriton qeverine qe ka…..:P

    1. jimy says:

      policet perse kerkojne me jepe nje karramele

  12. vilson says:

    o njerez po ca faji u ka qeveria qe sa bleni ndonje makine ecni me 100 km ne ore ca faji u ka qeveria apo policia qe vriteni me njeri – tjetrin se skeni mendje tjeter vetem per lufte e keni mendjen ndryshoni veten o njerez se ska faj as qeveria as policia as saliu qe fluturoni me makina e qe vrisni vetveten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje