Forcat speciale kosovare nuk shkuan kurrë në pikën doganore të Jarinjës

17 Gusht 2011, 10:19Politika TEMA

E përditshmja kosovare, Koha Ditore, shkruan sot se forcat speciale të Kosovës nuk arritën kurrë në pikën doganore të Jarinjës, ndryshe nga sa ishte pretenduar më përpara. Siç raporton kjo e përditshme, forcat speciale të njësisë ROSU, u nisën drejt pikës doganore më 25 korrik, por u penguan rrugës nga serbët. Pasi qëndruan aty për disa orë, vendosën të tërhiqen. Autoritetet kosovare nuk kanë folur kurrë për këtë dështim, por kanë thënë se operacioni është mbyllur me sukses. Qeveritarët kosovarë nuk kanë preferuar të japin një përgjigje të qartë, kurse ndërkombëtarët kanë pohuar një lajm të tillë, shkruan Koha Ditore.

3 komente në “Forcat speciale kosovare nuk shkuan kurrë në pikën doganore të Jarinjës”

  1. Adrian says:

    Ore do merrni zemer ju aty, apo do vazhdoni si “koqe kandari” ne qeveri, duke thithur parazitisht pasurine e popullit.
    Kosoves sot i duhen burra te urte e te mencur, qe dine ta luajne “Pokerin politik” ne dobi te popullit.
    Mblidhni vehten e shterngoni b..thet se keto “bema” na e nxjerrin pa nevoje bojen.

  2. FAMILJE says:

    mbriten apo nuk mbriten pake rendesi ka kjo pune per opinionin mbare ishte e rendesishme qe u be hapi pozitiv perpara sa per te tjerat vijne pase saj mjafton vetem mos te terhiqeni na fjalet se per veprim tash e bejne te tjeret kjo eshte e rendesishme pe kombin qe nuk ka terqeqje prapa

  3. Adrian says:

    Ore ti, Familje,je ne vehte mo,cjane keto qe thua ?.
    Politikani po nuk tregoi dhe mbrojti te verteten per cka do te te vleje e sherbeje ty si popull.
    Nje politikan qe nuk eshte ne gjendje te mbroje sovranitetin e gjithe territorit te vendit me mire te jape doreheqje se sa te na genjeje me gjysma te verteta e te perfitoje ne kurriz te popullit.
    Cdo popull ka te drejten ta qeverisin mire ne cdo pike te territorit te shtetit e pa dallim te percaktimit etnik. Keto dy pika jane truall i Kosoves dhe per kete ska pse te kete frike, hezitim apo me “shyqyr kaq apo aq”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje