PS: ODIHR denoncoi qartë vjedhjen, ndryshe nga viti 2009

16 Gusht 2011, 13:16Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, doli në një konferencë për shtyp ku lexoi një deklaratë me qëndrimin e opozitës për raportin përfundimtar të vëzhguesve të ODIHR.

Tahiri lexoi të gjitha kritikat e ashpra të vëzhguesve, sidomos për rezultatin e Tiranës.

“Berisha nxitoi të varte një medaljon të turpshëm në trup. Raporti në asnjë faqe nuk i ka klasifikuar këto zgjedhje si të lira dhe si të ndershme. Nuk i ka përmbushur këto zgjedhje sikur përmbushën standardet. Raporti thotë se listat kishin probleme, pushteti ushtroi presion ndaj administratës publike dhe buxhetorëve, konstaton se procesi i votimit ishte me shkelje në më shumë se 10 përqind të qendrave, çka është më keq se në vitin 2009. Për të mos folur më pas për konstatime të tilla si mbushja e kutive, duke rikthyer praktika që kishin vite që nuk ishin parë.

Sipas raportit, KQZ u soll si institucion partiak. Numërimi i votave të gabuara ndryshoi një praktikë të konsoliduar. Sipas raportit, numërimi i këtyre fletëve ishte i parapërgatitur dhe i pambështetur në ligj. Sipas raportit, pas numërimit të votave të rregullta, fitues ishte Edi Rama.

Vetë vendimet e Kolegjit cilësohen si kontradiktore, në kundërshtim me njëra- tjetrën. Vendimet e Kolegjit për Tiranën janë të ndryshme për situata të njëjta, duke hedhur dyshime për vendime politike të Kolegjit,” tha Tahiri.

Deputeti socialiste deklaroi se Berisha po e rendit vendin tek vendet me zgjedhje të manipuluara. Për PS, raporti i djeshëm është i ndryshëm nga ai i vitit 2009 dhe nuk le shteg për t’i vënë kapak vjedhjes.

“Ne nuk presim që pas kësaj Basha të japë dorëheqje, sikundër nuk presim që banda e qeverisë në KQZ të japë dorëheqje. Në një vend normal këta do jepnin dorëheqjen për dështimin në organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, përfshi edhe kryeministrin. Berisha po e klasifikon vendin në vendet me zgjedhje të manipuluara, ku mbushen kutitë, ku kërcënohet administrata, ku KQZ manipulon me komandë politike.  PS e cilëson raportin si plotësisht objektiv. Ndryshe nga raporti i vitit 2009, që i vinte kapak vjedhjes me fraza të rrumbullakosura, raporti i djeshëm nuk le shteg për këtë,” tha Tahiri.

“Ajo që PS ka theksuar për mundësinë potenciale për vjedhjen e zgjedhjeve , tani është certifikuar nga ndërkombëtarët.  Raporti thotë se me këtë KQZ nuk bëhen zgjedhje. PS është e gatshme të bashkëpunojë për një reformë të plotë zgjedhore. Ne jemi gati për të kontribuar për një bazë solide për të kryer reformën zgjedhore. Raporti është një bazë e mirë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme,” vijoi më tej deputeti i PS.

23 komente në “PS: ODIHR denoncoi qartë vjedhjen, ndryshe nga viti 2009”

  1. korcari1 says:

    E dime te tere qe zgjedhjet u vodhen,tani cdo beni?
    Nqs ju nuk e kuptoni se Sales i ka ardhur fundi,kot sa beni politike.Kujdes .se po e filloi populli mos kini shprese te dilni si Sala ne krye te demostratave,se ate e hengrem nje here,nuk do tju leme as ju te na beheni zot.Do ta ndajme vete shapin nga sheqeri.
    Dhe sa per ate,Ramen le te hape gojen,le te thote eshte pink apo blu.se kjo eshte e vetmja karte ku Sala mbahet.Nuk eshte cudi te jesh gay,kemi degjuar edhe me keqCudija me e madhe 3 dite zgjat..Prandaj lerini filozofite,dhe o burra ti veme drune ketij pis maloku,qe na eshte berre ferre bashke me ata qente e tij.

  2. trebeshina says:

    po mire , o saimir. si i vete halli votes tone qe u vodh? kush e mbane pergjegjesine?

    ketij muhabeti i bie qe qente le te lehin, karvani shkon perpara. per cfare reforme e ke fjalen?po deri dje ku ishit?pra populli dashka ta haj gjithmone kete muhabet.ju per vete brridhni me fuorri strada ndersa ne skemi buke te hame sepse na jane mbyllur te gjitha hapsirat per pune. nuk kerrkojme tju zeme vendin, mos kij merrak.por te talleni kaq hapur me popullin ,ska turp me te madh.gabimet tuaja jane pertej fatales.kush na siguron te ardhmen? kuptohet demagogjia juaj eshte e barabarte me te kundershtarit tuaj. por mjerre populli thuaj. ska turp me te madh per ju si opozitare qe te gelltisni gjithe kete katrahure,ne kurriz te popullit te varfer.

  3. LALI says:

    R.P.T. ZGJEDHJE TE REJA……..

  4. fush-miloti says:

    ZOTI TAHIRI NUK E KUPTOJ SE SI KENI KURAJON DHE DELNI NE KOFERENCA PER SHTYP
    DHE DEKLARONI ATE QE E DINE DHE E PANE ME SY GJITHE SHQIPTARET,.NUK E KUPTOJME
    SE SI MUND TE RRINI ME PUSHIME NE NJE KOHE KUR KATER BABALLARE LANE FEMIJET E TYRE
    JETIME SE NUK DURONIN KETA GANGESTERE QE TE QEVERISIN.. POPULLI QE JU KA VOTUAR
    TY DHE KOLEGET E TU NE OPOZITE NUK JU KANE VOTUAR PER TE LEXUAR RAPORTET E TE TJEREVE
    POR TE NGRINI POPULLIN NE REVOLUCION DHE TE ZHDUKENI ATE HALE QE KEMI NE KRYE
    TE QEVERISE.ju faleminderit

    1. albaniafirst says:

      fjale me mend

  5. sorge says:

    Detyra jote,o fush-milot eshte,qe pasi te kesh mbushur barkun me buke,BEJA ZJARR rrugen zagareve te Berishes!!Ka ardhur koha,qe ne shqiptaret ta marrim vesh nje here e mire,se nuk jemi sehirxhinj ne kete vend,duke pritur ne TAVE,qe dikush te na bjere DEMOKRACINE E MIREQENIEN!!!Edi Rama eshte vetem njeri nga ne!!Edhe Berisha nuk i ben i vetem te tera te zezat kun der popullit tone,nda,secili ta ktheje gishtin nga vetja dhe te gjithe se bashku te GODASIM ME GRUSHT TE HEKURT MURTAJEN FASHISTE QE NA KA PUSHTUAR VENDIN!!!Boll me derdellitje,por te ngrihemi te tere sic u ngriten ne ANGLI,vetem se policia vrau nje ZAZAK!!!Ketu Berisha vrau nje FSHAT TE TERE,GERDECIN dhe me pas 5 protestues ne MES TE BULEVARDIT,ndersa ne presim me syte nga Edi Rama!!!TURPI I MADH!!!Kur ITALIA FASHISTE SULMOI SHQIPERINE,ANTI FASHISTET IDEALISTE NUK PRITEN T’I ORGANIZONTE NJERI,POR ZJARRI I NDERGJEGJES SE TYRE PATRIOTIKE I VURI ATA PERPARA TYTES SE PUSHKES FASHISTE!!!COHUNI,O POPULL,SE SALI BISHA NUK SHPORRET ME LLAFE!!!

  6. lori says:

    He mo Saim, mos u merzit o burr, je i madh, se per nje shtet te ri si joni mjaftushem eshte raporti. Demokracia esht si shampanja sa me e vjeter me e mire eshte, ne vetem 20 vjet kemi.

  7. durrsaku gjerman says:

    O k(oqe)ing, ja ku e ke linkun
    http://www.osce.org/odihr/81649
    per versionin origjinal te raportit ne anglisht. Jane 36 faqe gjithesej, hidhi nje sy dhe me shkruaj pak ne cilen faqe dhe ne cilin paragraf e lexon kete qe thua qe te na mbushesh mendjen dhe ne qe e lexojme dhe qe nuk e gjejme kete qe thua ti. Apo ke nje raport tjeter, te modifikuar ne zyrat e koqeministrit, me fal kryeministrit

    1. Fatmir Lamaj i burgosur politik nga Fieri says:

      Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan.Lexoni kete link dhe shikoni kush i vendos fituesin ne Shqiperi të zgjedhjeve.

      http://bit.ly/jAL5ep.

      1. raimondi says:

        Di gje tiore i persekutum sikaloi Saimiri me pushime ne Greqi ?

        ——- Saimir tani ka ardh pre Greqie dhe do bej miting per t e miren tone ,
        ndaj ne duhet ti vemi pas , –Sa here i do bytha Edit me Saimir koqen loooooooooooooooooooooooool

  8. Search38 says:

    Ik mor pirdhuni tutje Idjota, ju bashke me Saliun legena, cfare REFORME do beni ju mor shtaze, me ke do beni reforme, Saliu nuk e le me pushtetin pervecse kryengritjes popullore, nuk e keni kuptuar akoma ju mor idjota, KY NAIVITET I PS, po na luan mendesh, i vetmi qe flete si duhet eshte SKENDER GJINUSHI, ai e njeh mire Sali Kriminelin, shpresat tona po humbasin dita dites, ah SHQIPERI, SHQIPERI ku arritem, e vetmja rruge tani eshte populli te ngrihet vete, por kjo me sa shoh une nuk ka per te ndodhur, DIKTATURA U VENDOS, populli Albanistanit fle gjume. !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Arado says:

      Nje tufe me palaco jo opozite.. opozite i thencin qe merret vetem me recitale.. kane bere ndonje marreveshje te fshehte me Saliun ne kurriz te fukarait dhe shqiptareve keto plehra

  9. Tirona says:

    O king, po lexoje njehere raportin dhe pastaj dil e komento. Ne c’vend i ke ato notat pozitive zotrote, apo po e lexon me syzet e ABC news, apo te Klanit.

  10. fush-miloti says:

    I them SORGES se tahiri me shoket e tije do bente mire te lexonte DEKLARATENe e shkruajtur
    nga populli shqiptar sepse ajo eshte nje nga deklaratat me te fuqishme dhe me realiste .
    persa me perket mua personalisht jam pak larg ne distance por, per ate vend te mrekullushem
    qe kemi.do te isha prap aty sikur kam qene dhe here te tjera,

  11. niko] says:

    E pranojme te gjithe opozitaret por dhe me gjere se votat per Bashkine e Tiranes u vodhen ne tavoline duke ja kaluar detyren e Kryebashkiakut Lul Bashes.Ja tani po themi se e pronojne edhe nderkomtaret me raportin e fundit.Po cfare do behet.Luli po vazhdon punen me mandatin e vjedhur dhe po largon nga puna ne Bashki dhe po le pa buke dhjetra famije.Po cna thote Edi Rama me shoke per kete problem.”Nuk i ve zjarin Shqiperise per nje te marre si Kryeministri i vendit” thote ai, po kush po te thote ti vesh zjarin Shqiperise o burr i dheut.Kete nuk e deshiron kush.Por ama nuk jemi kurre qe ti me shoket e tu te shkosh ne Parlament dhe ti zgjatesh jeten pushtetit te Saliut.Po shohim e po te ndjekim qe me shume te drejte po kerkon te ndryshosh Kushtetuten per te mos e bere neser “Mbret” Saliun,duke marre edhe Presidentin dhe Prokurorin e Pergjithshem dhe Shefin e shikut.Por ja saliu keto ditet e fundit po ta thote per te disaten here qe nuk bej ndyshime ne Kushtetute, dhe po keto fjale do ti thote edhe kur opozita te shkoje ne Parlament.Por me pas cdo te besh.Nuk ke rruge tjeter por te dalesh nga salla e Parlamentit dhe te vershosh ne rruge duke ja bere te qarte popullit te gjitha te keqiat qe i ka bere Berisha popullit te vet .Te ndalesh gjate tek raporti i fundit per vjedhjen e Zgjedhjeve te Bashkise se Tiranes,te kerkosh zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe brenda standarteve nderkomtare. Keto tre ceshtje kryesore qe lidhen me zgjedhjet nuk jane permendur ne asnje nga 30 faqet e raportit te nderkomtareve.Dhe me qenese se zgjedhjet i organizoi Qeveria e Salit atehere faji i plote per mosrealizimin e standarteve i takon atij.Po presim i dashur Edi po presim dhe po shpresojme, por deri kur?

    1. fule says:

      Noshta edhe Edi po pret, madje sot e tha dhe indirekt, qe populli mas dale vetem te Premten ne proteste sepse “Ka PS-ja miting”…

  12. XHEP-MEDANI says:

    SALIU TRADHETON DHE HEDH NE SKETERE GJITHESHKA: SAPO DEKLAROI PUBLIKISHT NE TV SE ODHIR KERKON QE TE BEHET LIGJ PER VOTAT E HEDHURA NE KUTINE E GABUAR. PRA, VOTAT JANE NUMURUAR PA LIGJ, KETE E PRANON EDHE SALI TRAPI, PRA EDHE REZULTATI I TIRANES ATEHERE ESHTE I PAVLEFSHEM.

  13. gim says:

    O ramista ndaheni mendjen tani, se nuk po ju marr vesh…Njehere i shani nderkombetaret, pastaj i falenderoni kur Edi Rama ju ben lavazh truri dhe u thote se raporti i tyre per zgjedhjet, i dha te drejte opozites…????

    1. gimimi says:

      Po prandaj ka shpellare e dallkauker o gimce, “dum baben” “rroft Sala” pelqehen se jane te thjeshta per tu marr vesh.

    2. Oooo milet says:

      O gim, po nuk eshte faji jone qe per tipa si ju, Doris Pack apo Grosrucku Xhozit konsiderohen si ajka e nderkombetareve.

  14. alban says:

    Po pastaj, Z. Tahiri!?

    Po, si mendoni ju, se shqetesohet shpellari per perfundimet e OSBE/ODHIR-it. Jo, keta, por edhe vete Perendia te zbrese nga Froni, nuk ka cfare t’i beje Sali Berishes. Me keto perfundime, ai e shtyn dhe nja 200 vjete te tjera. Keto i dinte ai, se kot nuk e ka mik Grossruckun Pijanecin, apo ate Zonjen Pack Kurvicen, per kete dite i perdor ai dhe i ka perdorur mire. Flini, flini Z. tahiri, se Z. Berisha po i merzitet pushteti, ashtu sic i qe merzitur Z. Nano, dhe pastaj do t’ju thote, sikurse i tha Nano, eja dhe mere se po ta bej dhurate. Sikur te ndodhe aty nga Krishtlindjet, nuk do te qe keq!

    1. Rani says:

      Lere se me kete deklarate Tahiri si çun i bukur qe eshte do ti shkaktoje ca probleme Saliut dmth flatulenca anormale dmth do ti shkatojne te pjerdhura Saliut. Kane per ta kape pordhet Saliun neser ne zyre nga raporti i OSBE dhe nga deklarata e Tahirit qe i fut “te dridhurat” Saliut ncncncncncn ore keta socialistet nuk e dine edhe vete se ça bejne, jane çoroditur…………..

  15. nga deti kuq e zi says:

    s,behet vreshti me deklarata/ po do kazma e lopata ! drejtues opozite, anemik politik ! ne politiken demokratike vota eshte gjeja me e shtrenjte, ate jua vodhen disa here. Si mund te rrije hajduti i qete ne nje shtepi plot me njerez ? njerezit jane ne gjume ose te vdekur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje