Në gazeta, në radiotelevizione, në rrjetet sociale të internetit janë shumë ata që po kërkojnë këto ditë gushti shefin e opozitës, Edi Ramën. Ku është? Ku ka humbur? Ku është fshehur? Ku ka thyer qafën? Tonet vinë duke u ngritur sa me tepër zgjat heshtja e të kërkuarit. Duke ndjekur këtë farë loje, ke qejf të mendosh se popullit opozitar i doli një punë për të mbushur sadopak boshllëqet e stinës: të kërkojë shefin e opozitës. Disa e kërkojnë sepse thjesht duan ta dinë ku është.
Disa e kërkojnë sepse duan që fjala e opozitës të tingëllojë pa pauza, ditë për ditë e flakë për flakë, në një hap me fjalën e qeverisë. Disa kanë mendimin se opozitarizmi ka marrë një goditje nokdauni dhe, prandaj, të shqetësuar se mos edhe kjo kala e qëndresës po bie, e gjejnë me vend t’i lëshojnë një “za kushtrimi” Edi Ramës. Disa e kërkojnë në formë qortimi se sipas tyre e ka braktisur fushën e betejës, duke i lenë fushë të lirë kryeministrit. Disa shkojnë edhe me tej: zhvillojnë idenë sikur opozitarizmi është në pikën e vlimit, sikur forcat opozitare janë gati për të shpërthyer, ndërkohë që shefi i tyre legal i ka lenë pa plan dhe pa drejtim. Disa bashkohen me këto thirrje dhe akuza, jo se e duan, por duke e kërkuar, duan të tregojnë se nuk është në krye të detyrës “në momentin më kritik”. Së fundi, për të nderuar të vërtetën, duhet të shënojmë se ka edhe opozitarë që nuk kanë ndonjë kuriozitet për të ditur ku është në këtë moment Edi Rama.
Le t’i lemë të gjithë ta mendojnë si të duan “humbjen” e Edi Ramës. Unë për vete nuk e di ku është sot ekzaktësisht. Më thotë mendja se ka shkuar me pushime me familjen e tij. Mendoj se ka bërë mirë që nuk është hequr sikur nuk e lënë punët e mëdha të shkojë me pushime, siç bëjnë disa drejtues hipokritë. E vetmja gjë e qortueshme në këtë “zhdukje” është se publiku duhet ta dijë vendin ku po pushon. Por ndoshta ky detyrim etik për Kryeministrin dhe Presidentin nuk e përfshin ose mund të jetë dicka fakultative për shefin e opozitës.
Presupozoj ndërkaq se Edi Rama ka shkuar më shumë se me pushime verore. Ka shkuar edhe me… mendime. Ose, parasëgjithash me mendime. Domethënë është tërhequr diku për t’u menduar dhe për të reflektuar, sic kanë bërë e bëjnë në momente të caktuara shumë politikanë, kryesisht sfidantë të pushtetit. Çdo krahasim çalon, por për t’u mjaftuar me një emër ekselent, le kujtojmë rastin e Zhak Zhirakut, i cili qe zhdukur disa kohë nga skena para se të provonte me sukses “e treat, e vërteta” fitoren me votë popullore të postit të Presidentit të Francës. A mos është tërhequr shefi i opozitës sonë në sabatin e tij të përshtatshëm për detyrat afatshkurtëra dhe afatmesme të opozitarizmit në Shqipëri? Nesë është kështu, dhe besoj se kështu është, përsëri them mirë ka berë dhe do t’i uronim mendim dhe reflektim te mbarë. Si kryetar i partisë më të madhe në vend dhe si shef i opozitës, Edi Rama ka nevojë të mendojë dhe të reflektojë.
Momenti është kritik për opozitën, sidomos pas manipulimit skandaloz të zgjedhjeve më bashkinë e Tiranës. Pa nënvlerësuar asgjë, por edhe pa rënë në disfatizëm dhe panik, unë mendoj se pushteti që grabiti mandatin e Tiranës duke treguar dhëmbët e duke ekspozuar para nesh dhe botës të gjitha të palarat e veta ka humbur shumë në planin politik. Ndërkohë që në dritën e së vërtetës së manipulimeve në dëm të saj opozita ka hedhur një hap tjetër drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme si zgjidhja e zgjidhjeve për Shqipërinë. Nuk ka vend në këtë periudhë për qëndrime spontane, emocionale apo rutinore nga opozita. Vendi nuk ka humbur ndonjë gjë nga fakti që njerëzit nuk po shohin pingpongun e vjetër të deklaratave dhe kundërdeklaratave PS-qeveri dhe anasjelltas. Berisha duket edhe më absurd, edhe më i huaj për publikun kur flet me vete se sa kur opozitarët detyrohen ta shpjegojnë duke i dhënë përgjigje për çdo gjë. Gjithsesi, le ta mbajë gjallë opozita tribunën e deklaratave të përditshme. Ka opozitarë të zotë që dinë ta bëjnë mirë këtë punë edhe në pikun e verës. Por nga shefi i opozitës Edi Rama pritet një gjë shumë më e madhe. Pritet një reflektim i thellë për stadin ku ndodhet lëvizja historike për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për masat e nismat e reja të opozitës në rrugën drejt finalizimit të kësaj lëvizjeje.
Nuk ka dyshim se falë protestave për votën e lirë jemi më afër standartit europian se sa kemi qenë në vitin 2009. Por zgjedhjet kanë specifikën që një bedenë po të merret nga kusarët, bie gjithë kalaja. Prandaj duhet menduar ne detaje gjithçka. Paralelisht duhet t’i jepen Drejtësisë të gjitha provat e manipulimit të zgjedhjeve në Tiranë. Le t’i mbajë në sirtar drejtësia. Do të jetë turpi i saj i ri. Po më mirë atje, të regjistruara , se sa në sirtaret e partive apo në ankimin verbal të liderëve të tyre.
Ka një bindje shumë të përhapur që vë shenjën e barazimit midis zgjedhjeve të lira dhe fitores së opozitës. Edhe unë e kam këtë bindje. Por edhe po të mos e kisha, edhe po të mendoj për një çast se opozita nuk do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, sërish do të nënvizoja, bashkë me mijëra e mijëra të tjerë, se opozita që diktoi me politikën e e saj vendosjen e standartit perendimor të zgjedhjeve i ka bërë vendit një shërbim historik. Edi Rama dhe opozita e drejtuar prej tij duhet të ruajnë dimensionin e këtij misioni, duke e harmonizuar me politikën e fitores. Çdo bëj në vijim për zgjedhjet, çdo bëj për bashkimin e aktorëve dhe faktorëve opozitarë, çdo bëj për hapjen, çdo bëj për zhvillimin, për punësimin, për integrimin – të gjitha këto janë çështje që pritet të marrin një përgjigje në reflektimet e shefit të opozitës. Ai ka barrën dhe përgjegjësinë të analizojë mjetet e luftës politike të përdorura deri me sot nga opozita dhe të përcaktojë rendin dhe masën e përdorimit të këtyre mjeteve në vijimësi. Protestat popullore mbeten një mjet i pazëvendësueshëm, pa dyshim. Por jo i vetmi. Dhe me protestën nuk mund të luhet. Ata që janë marrë nga afër me organizimimin e protestave – Rama me bashkëpunëtorët e tij janë ndër protagonistët e këtyre viteve – nuk mund të mos mbajnë parasysh raportin historik dhe kulturor që ka populli shqiptar me këtë mjet të veçantë të luftës politike dhe shoqërore. Në gazeta dhe internet mund të shkruajmë si të na vijë për mbarë, por grumbullimi i njëqind mijë njerëzve në shesh më duket një punë titanike, ndërsa zgjatja e protestave politike me ditë e me javë mbetet një stad për tu arritur. Protestat e mëdha të viteve 2009-2010, sidomos katër prej tyre, janë një shkollë dhe një investim i madh në rrugën e gjatë të familiarizimit popullor me ndjenjën e protestës qytetare si vlerë e pashpërdorueshme.
Opozitarët dhe qytetarët shqiptarë kanë arsye të plota të mendojnë se opozita politike duhet të jetë interpretuese e saktë e shkendijave dhe zjarrit të opozitarizmit në vend. Opozita politike do të jetë pa asnjë mëdyshje në ballë të opozitarizmit. Por çështja gjithëpërfshirëse është se çfarë beteje politike do të propozojë nga vjeshta e në vazhdim Edi Rama? Ka dëgjuar miq, partnerë, kolegë, bashkëpunëtorë, intelektualë, militantë, të moderuar, radikalë e tjerë e tjerë. Nëqoftese nuk i ka dëgjuar mirë, duhet t’i dëgjojë prapë. Ndërkaq duhet të dëgjojë në heshtje zërin e vet të brendshëm. “Një lider është i panevojshëm kur vepron kundër instituicioneve të ndergjegjes së vet, i rrethuar sic është nga njerëz që ushqejnë të gjitha llojet e opinioneve”, – thoshte Gandi, mjeshtri i mbajtjes së opozitarizmit në radhë të parë si gjendje, mandej si veprim jo dhunshëm. Gandi i jepte rëndësi të jashtëzakonshme zërit të brendshëm, meditimit, reflektimit. Prej aty lindin përgjigjet, propozimet, programet, kauzat. Ato që opozita dhe publiku i gjerë pret këtë vjeshtë nga Edi Rama. Kur t’i thotë, – nëse do t’i thotë, – do të kemi arsye të mendojmë se ka qenë më afër njerëzve në vetmi se sa në foltoren e kopshtit të Partisë Socialiste.
Edi Rama nuk eshte nje lider por nje frikacak, bythpambuk blloku i cili deri me sot ka pare interesat e veta personale dhe te miqve te tij, te cilet tani qe nuk ka me gje ne dore po e tradhtojne.
Shqiperia mori fund, u shit dhe po shkaterrohet nga vete shqipetaret…
ME VJEN TURP QE JAM SHQIPETAR…
Avash o shoku avash, nuk u shiska Shqiperia se ste pelqen Edi Rama ty… mos u bej kaq i ceket. Ore nje pyetje kam per ty: nder te tjera, clidhje ka Rama me Bllokun ?!?!?!?
Une e urrej shume here me shume se ju Saliu po nejse…
Kur them bllokmen ( eshte rritur ne mes te bllokut ) bythpambuk do te thote frikacak… dhe eshte sepse i vodhen dy here voten, i vran protestuesit e tij ne shesh po rrjepin shqiperine dhe perseri rri dhe ben sehir, o eshte frikacak o eshte me Saliun…
Ca Bllok leshi thua ti? Edi ka jetuar ne pallat njesoj si gjithe te tjeret. Pse ishte Kristaqi skulptor i talentuar nuk do te thote qe eshte rritur ne mest te Bllokut.
Sa artiste kishte Shqiperia dhe asnje nga ata nuk jetonte ne Bllok.
Apo futja ashtu kot.
Sa per deputet, deputet ne kohen e Dulles ishte kot. Deputet ka qene dhe Luftar Paja po jetonte ne Fier jo ne Bllok.
Ore lere ku eshte rritur e ca ka bere po ca po ben nje mut te madh ai u shendrrua si gjithe te tjeret ne politike ne skllav te parase
Per AK dhe te tjeret: Ne se ju zoterinj keni jetuar ne Tirane, mund ta keni pare dhe prekur ate se çfare ka bere Edi Rama drejte per drejte per Tiranen dhe terthorazi per gjithe Shqiperine. Ne se kemi memorje e dime mire se si ka qene Tirana kur e ka marre Bashkine Edi Rama ne fillim. Te gjithe e ndjenim eren e urines per rreth kioskave te muzeut, e bulevardit. Kur kam vizituar Shkodren e kam pare me syte e mi se si Shkodranet e kishin ndjekur shembullin Tiranes, pa ç’ka se Edin se kane hiç ne qejf,….pa ç’ka kan qejf nje komunist si Sala qe i genjen me retorike antikomuniste.
Po pse e gjithe lukunia e pushtetit dhe e ish-eve te PS ka vite e vite qe luftojne vetem kunder nje njeriu qe quhet Edi Rama? Pse? ..Pema qe ka kokrra qellohet me gure… Ai eshte pengesa e tyre…Modeli i tij i punes dhe i qeverisjes eshte ajo qe ata ata se durojne dot ndermjet te tjerave….Ai eshte kocka qe kuk e kaperdijne dot. E filluan me fotot….dhe mbeshtetja per Ramen u ngrit, e vazhduan e te gjallet dhe te vdekurit …dhe nuk e mposhten…dhe nuk mund ta mposhtin se mund te kete njeqind te kqija por frikacak nuk eshte. Por kush eshte sot figura qe do to beje balle pushtetit te Berishes? Kush do rremuje dhe nuk do shtet e sulmon Ramen. Edi Rama ka nevoje per mbeshteje dhe duhet t’ja japim. Pra eshte koha per ndryshim dh
bravo o dole bisha ,bravo qeke bishe e vertete.
shuqur qe po na llafos dulja se na kishte mare lumi
na kishte marre bravo o dule i çelo mezanit.papapa.
Edi rama eshte nje miljoner edhe e ruane shume bythen . .pore mjere ata njerez qe u vrane qe nuke e njohin mire kete politike ne kete vende te shkatarruar psikologjikishte e moralishte nga nje tufe kriminelesh . .edi eshte si hitleriSALIJU SUPER HITLERI
Jan mesuar shqiptaret te tradhetojn por edhe te tradhetohen.
Jam i bindur se ca foto ose ndonje filmim ne ndonje akt homoseksual qe i ka pergatitur satani Berisha e kan bere Edi Ramen te heshti perfundimisht ndersa ndonje oferte shperblyese e kan bere ate te bashkepunoj sic beri Meta, Nano, Idrizi, Ceka e me rradhe gjith fisi i degjeneruar i politikes shqiptare.
Nese nje dit shqiptaret do dalin nga mentaliteti ballkanik i nenshtrimit masiv dhe do te bejn ate qe ben popujt angleze, franceze me revolucionet e tyre vec athere shqiptaret do te behen europiane dhe do te hyjn si te barabart ne familjen evropiane.
Nje komb qe po degjenerohet ne gen nga ca te degjeneruar, kriminele dhe hajdute ordiner ska si te jet i pergatitur per sfida kaq te medha sa revoulcionet e vetrteta.
Prandaj eshte e kote te flitet per bemat e ketyre kusareve , vrasjet apo vjedhjet e tyre.
Kjo eshte pjese e natyrshme e kesaj mesjete te turpshme qe po jetojn shqiptaret ne shekullin e 21, ne mes te vitit 2011, pa lider, pa shpres, pa popull!
Edhe une kete pyetje kisha per ty.
A na e shpjegon dot lidhjen e Edi Rames me Bllokun?
Nese do te dish kush ka lidhje me shume me Bllokun shiko ate foton ne varke me djemte e Enverit dhe e kupton kush ka lidhje me Bllokun.
shko ne ndonje blog tjeter se sje ti nje socialist apo shqiptar por je nje pervers i serbit Sali Berisha.
jimi sa per te sqaruaruar edi rama ka lidhje me bllokun se eshte djali i nje ish deputeti ne kohen e diktatures.po mar vetem statusin e deputetit pavarsisht se i jati ka qene nje nder artistet e shquar te shqiperise.po vete stutusi i deputetit i jepte ca privilegje me shume se ckishte populli i thjeshte ne ate kohe.
Te me falni ju qe flisni per Bllokun,por kaq shume ju preokupon kjo?Deputetlleku i asaj kohe te jepte mundesi te arsimoje femijet atje ku desheroje.Kjo ju prish pune juve nga i nderuari Kristaq Rama? Mos bini kaq keq ne preherin e kriminelit Sali Rame Berisha qe mblidhte urinen e Bllokut. Nga familje korrekte dhe me kulture eshte me e paket mundesia e daljes se diktatoreve,nga injoranca veshtire te dalin udheheqesa me vizion.E fundit qe kam eshte momenti jo per biografi,por per mobilizim,optimizem dhe inisiative.Nese jeni patriote,perpiquni fort t’i beni realitet me fjalet dhe mendimet tuaja ne kete forum.Eshte momenti…..
Ke te drejt z. Une, eshte koha per bashkim. Nje njeri me vizion me interesa, qe ka nje origjine qu=ytetare dhe intelektuale nga te dy prinderit, qe eshte rritur ne nje mjedis te qytetruar, qe qe ne femijeri ka lujtur sport, ka pikturuar, ka mesuar gjuhet dhe kulturen perendimore, qe ka jetuaar nje nje kominitet siç ka qene kryeqyteti mund te behet nje udheheqes i vuer… Po nga nje qe eshte rritur mes maleve me egersira? Si mund ta pranojne qytetet e Shqiperise udheheqjen e nje shpellari ? Kjo nuk shpjegohet.
Nuk eshte e re,qe bandite te Berishes,te sulmojne Edi Ramen ne PRAG TE CIKLONIT TE MADH,QE PRITET TE SHPERTHEJE NE VJESHTE!!!Raporti i OSBE-se ishte VULA,qe nderkombetaret i dhane te DREJTES SE OPOZITES,kur kerkonin VOTEN E VJEDHUR!!!KAQ KISHTE NE DORE EUROPA!!!TE TJERAT I TAKOJNE POPULLIT OPOZITAR!!!PRISNI DHE DO TA SHIKONI SE CFARE ZJARRI DO SHPERTHEJE NGA GJIRI I POPULLIT!!!KRIMI(NELET E SALI BERISHES DO TE DIGJEN NE FLAKET E URREJTJES POPULLORE!!!KY ESHTE FUNDI EDHE I SERRBIT SALI BERISHA,NJERIUT ME TE URRYER TE SHQIPTAREVE!!!POSHTE FASHIZMI BERISHIAN!!!
Shtjer dhe njehere pa do ta shohesh. Edi Rama mund edhe te mos jete bllokmen por qe eshte bythpambuk kete nuk e luan as topi.
Per cfar cikloni e keni fjalen. Ndoshta ju nuk e dini se pozita gjeografike e shqiperise nuk e pranon kete shprehje. Atje ku nuk ka ciklone, nuk ka dhe anti ciklone. E mira eshte te gjeni ndonje shprehje tjeter jo natyrore per ate qe mendoni ju. Jam i sigurt se kjo nuk do te ndodhi asnjeher ne Shqiperi sepse populli Shqiptar asnjehere nuk eshte ngritur ne Revolucion . Atje ku ajo nuk njihet nuk ka mundesi te ndodhi . Por me fjale shqiptaret jane revolucionaret me te medhenj te ruzullit toksor
Te fala
Shqiptaret jan mesuar te tradhetojn por edhe te tradhetohen.
Jam i bindur se ca foto ose ndonje filmim ne ndonje akt homoseksual qe i ka pergatitur satani Berisha e kan bere Edi Ramen te heshti perfundimisht ndersa ndonje oferte shperblyese e kan bere ate te bashkepunoj sic beri Meta, Nano, Idrizi, Ceka e me rradhe gjith fisi i degjeneruar i politikes shqiptare.
Nese nje dit shqiptaret do dalin nga mentaliteti ballkanik i nenshtrimit masiv dhe do te bejn ate qe ben popujt angleze, franceze me revolucionet e tyre vec athere shqiptaret do te behen europiane dhe do te hyjn si te barabart ne familjen evropiane.
Nje komb qe po degjenerohet ne gen nga ca te degjeneruar, kriminele dhe hajdute ordiner ska si te jet i pergatitur per sfida kaq te medha sa revoulcionet e vetrteta.
Prandaj eshte e kote te flitet per bemat e ketyre kusareve , vrasjet apo vjedhjet e tyre.
Kjo eshte pjese e natyrshme e kesaj mesjete te turpshme qe po jetojn shqiptaret ne shekullin e 21, ne mes te vitit 2011, pa lider, pa shpres, pa popull!
ashtu te duket ty dule ..e po se ke mire pa.ishte ai qe ishte kercenuar seriozisht jeta nga monstrat qeveritare .(kete edine dhe amerikanet)apo jo.dhe ishte ai qe paveresishtse e pa sesi pushteti vrau 4 nje jave me pare e sigurisht nuk do te ngurronte te vriste dhe ate e te shpetonte nje here e mire,prape mori pjese ne protesten e 28 janarit.po e di si i thone nje fjale .te luftojne se e dine qe kane paerpara nje kundershtar te fuqishem .prandaj dheluftohet edi rama se eshte kundershtari me i fuqishem i berishes djhe vetmi qe do i beje derman atij vendi.,
O Prec,
Shpresoje qe ti keto shkrime i ben per para e jo per ate qe mendon dhe beson keshtu…
Po u bere fare o Prec. Nje te mire e kemi ne shqiptaret qe neve e njohim njeri tjetrin shume mire edhe pse behemi qe kinse nuk na intereson dhe nuk e njofim…
Po behu burre ore njeri e mbaj nje qendrim. Sa here qe te largon dikush ti i afrihesh kundershtarit te pare… Ky fenomen sic duket egziston vetem ne Shqiperi.
Une mendoje qe politikanet qe e kan provuar veten dhe qe nuk kan patur sukses ne politike (si Preci me shoke), duhet te ju ishte e ndaluar te vazhdonin e te komentonin politikken. Persona si Preci, Ngjela e tjeter me nha 1000 vota duhej te ju ndalohej me ligj vazhdimi i karieres se tyre ne politke.
hahahaaha..Ti Tipi preferon me mire ata qe Sala u ben nenen ne PD dhe ata vazhdojne akoma si ne kohe te Enverit ta duartrokasin me koke ulur..cte duhet ty me Precin or burre qe dashke me e ndalu me ligj. Ti qenke komunist.. E keqja ketij vendi si vjen nga partite e vogal por te medhate
Ky Tipi,si duket do te jete ndonje HOMO se hiqet si specialist per ata qe nuk jane “BURRA”!!!Haaa!!Se pari,more klaqol,PRECI shkruan HAPUR e jo si ty,qe edhe lepin kepucet me GJAK te Berishes edhe akuzon Precin!!!Ti na paske qene edhe SPIUN,se i njihke mire shqiptaret,por harron se edhe ty te njohin mire shqiptaret,por nuk je burre t’ja thuash hapur Precit,por si “MUT” i shtypur!!!Edhe zagar i qeverise edhe FRIKACAK!!!Hyyyyy!!!Vere emrin e plote dhe shaje sa te duash PRECIN,O BUF!!! KENETE!!!
Tipi, o Tipi. Me kujtove reagimin e Sali Berishes pas transmetimit te filmit te Metes (me regji te Priftit) qe uleriste per mungese morali te fuksit qe spiunoi shoket…
Formimi yt i ceket qe reagon ndaj nje analize duke share personalisht autorin duke e denigruar per gjera qe nuk kane lidhje me te vertetat qe thote eshte ne fakt tipar i diktatoreve ose mafias. Ti ke ndonje mendim (llaf i madh ky per ty) ne lidhje me temen : opozitarizmi ne kushte lufte pa rregulla dhe nivel civilizimi qesharak i shoqerise ?
Duke para qe njerez me formimin tend jane shume, perpjekja me e madhe nga ata qe kane mundesi te flasin e degjohen duhet bere ne emancipimin e njerezve mbi te drejtat , detyrimet dhe solidaritetin qytetar. Zera te tille gjithmone vlejne pavaresisht me ke jane ne aleance.
Me rendesi eshte fakti qe te qenit opozite me pushtetin eshte gjithmone fisnik, sidomos ne nivele te tilla te respektin per njerezit nga pushteti!
lereni mo kete trap se na mori me qafe. Mire e tha njeri ketu ne komente se sala i ben presion me ndonje budallallik qe ka bere.
Debili fshihet si pule. Sa respekt kam pase. me mire te dorehiqet se do ishte me e ndershme e te jetonte i qete. Se doreheqja e tij tre dite do zgjase me thashetheme por ri aty e na torturon kot.
As e njihni Edin fare. Po te kishte mundesi Sala ti bente presion do ia kishte nxjerre me kohe ashtu sic ka perdorur kunder tij gjithe arsenalin e shpifjeve. PO ky eshte Edi i madh, gjigand shpresa e madhe e ketij vendi:Ai ben Lajm gjithmone edhe kur nuk eshte prezent ai flet dhe me heshtjen e vet per te gjithe ata qe kane vesh ta degjojne.Ai eshte vertete e vetmja rruge..per momentin ne kete shqiperi te felliqur. Njerezit e medhenj lindin ne kohe te veshtira
moj ela un jam shume dakort qe njeriu te ket shprese dhe jam shume dakort qe dhe edi te ty tani dhe te un dikur ka qene shume shprese e madhe.them dikur sepse jam zhgenjyer ne shume situata dhe me duket jo politikan .gjithsesi brenda meje ekziston akoma nje shprese e vogel qe ai vashdon ta perfaqsoj.po kjo shprese as te un as te ty dhe as te askush tjeter nuk duhet perfaqsuar vetem te emri .nuk duhet krijuar nje kult serisht.pershkrimin e ke bere sikur flitej dikur per enverin.edi rama duhet te perfaqsoj alternativen,jo te tijen, por te te gjithve ne qe jetojm ne nje shtet te qelbur.atij i ka dhene fatin historia qe te na perfaqsoj neve ne kete moment,por ne nje moment tjeter do te zevendesoet dhe ne nuk duhet te lidhemi me mish e me shpirt me kultin dhe emrin e nje njeriu.historia jone e afert na ka treguar qe sa here qe e kemi bere kemi gabuar
.
Me sa pathos qe flet moj bije..na hape barkun me shprehjen “shpresa e madhe e ketij vendi” ‘e vetmja rruge”..
o Lato, me sa di une Edi eshte njeri qe ka marre mjaft vota dhe sado qe propaganda dhe lufta pa asnje moral i ka coroditur njerezit, ai perfaqeson personin me te provuar per te realizuar ate qe kane nevoje njerezit: institucione qe funksionojne dhe garantojne jo pak jete dhe biznes me rregulla te barabarta.
Une e di qe ne ambientin tone po behet pak si turp te thuash qe me pelqen Edi Rama, po ti mos ki frike, se nuk behesh “gay” me kaq.
Per barkun, nese te hapet, te sugjeroj nje korse. Mos ki frike se nuk behesh “gay” , as nga kjo.
Nese prape ke probleme me barkun nderro gazete se po na …..edhe neve.
Edi eshte tipik i personave qe ngjallin besim tek te tjeret, qe japin pershtypjen qe e kane situaten ne dore, por ne te vertete merren shume me publicitetin dhe me pak me thelbin. Shpesh e tepron me vetebesimin. Ju kujtohet kur pa mbaruar zgjedhjet jepte deklarata : FITOREN TONE NUK E LUAN TOPI. Doli qe e “luajti” Saliu me Lulin. Eshte e vertete qe PD fitoi Tiranen me hile, por kur thua nuk e luan TOPI do te thote qe i ke perfshire te gjitha situatat. Edit i ka mbaruar GUXIMI. U duk ne 21 janar kur u fsheh dhe nuk pati guxim te qendronte perpara shkalleve te kryeministrise. Ai duhet te largohet qe te vloje tenxherja e PS. Duhet te vlojne te gjitha partite opozitare qe te gjendet nje njeri me i guximshem.
Anduelinda. cdo politikan ne rradhe te pare eshte njeri, dhe ashtu si te gjtihe ne edhe Edi rama ka nevoje per te reflektuar, per ate cfare ka ndodhur dhe per te krijuar vizionin per te ardhmen. Une kete shmangke nga politika te Edi Rames kurresesi nuk mund ta quaj dobesi te tij personale, apo te partise qe ai drejton apo tradheti ndaj elektoriatit, kolegeve apo edhe Shqiperise sic mund ta quaje dikush ketu. Eshte dicka shume pozitive cdo njeri nga ne te pakten njehere ne jete te shikoje branda tijm te refelketoje, te analizoje gabimet per ti menjanuar ato.
Edi Rama pas zgjedhje u gjend ne nje udhekryq, jo sepse humbi zgjedhjet, apo nga presioni i kolegeve te tij apo pasuesevem po ne udhekryq me vete besimin ne vetevete dhe me situaten e krijuar. Te nderuar komnetuese, le te pranojme qe te largosh Saliun nga pushteti eshte bere thuajse e pamundshme. Me ate nuk merresh vesh as me arme e dhune (21 janari) e as duke u ulur ne tryeze. Ai nuk eshte politikan i mirfillte modern. Ndaj une e besoj qe Edi Rames i duhet kjo periudhe reflektimi e vendimarrje per te percaktuar fatin e partise qe ai udheheq dhe bile dhe fatin e tij si politikan.
Te nderuar komentues shikoni nje cike me larg se hunda juaj!
Faleminderit “Shqiperia per shqipetaret’ Duket sikur mi ke kopjuar mendimet. Jame 100% dakort me ty. Jemi njerez te thjesht dhe kemi nevoje te pushojme, aq me teper per EDI RAMEN qe kaloi nje situate teper te veshtire me domosdo e ka nevojen e nje pushimi te rimarre forcat per nje beteje te re, sidomos tani qe morem the Raportin perfundimtar te OSBE’s dhe OHDIR te shume mirepritur nga te gjithe opozitaret. Ajo qe eshte me e rendesishmja eshte se ai raport eshte ne kundershtime me cfare trumbetojne Kupola Qeveritare e kryesuar nga Sali Bisha (skam ca epiteti ti ve nga ana ime se atij i jane dhene te gjitha epitetet dhe jane te pafund). Zgjedhje te lira, TIRANA E VJEDHUR. Shume e qart per te gjith.
ae di se sa te till ka ne P D aido me emra behen me shume se gjysma
po ca te bej edhe edi.i provoi te gjitha rruget me protesta me gjykate sala nuk e leshon.gjykata te korruptuara.ne protesta njerzit i vrane.votat i vodhen haptazi ambasodert nuke donin edin.ai gjysme kinezi i thote sales burre shteti ai i osbe me keq.edhe bota se la edin duan salen qe te jet rrumpalle ne shqiperi nga hera kjo u intereson.e vetmja rryge ishte nje 97 e dyte.po dhe kte nuk donin te huajt kur dihet te huajt vendoin shume gjera ne vendin tone.megjithese nuk duhet te jte keshtu duhet te vendoim vete si behet ne shtetet e ballkanit kroaci greqi etj.
A ka lidhje kjo qetesi vrastare si ajo midis vetetimes e bubullimes,apo relaks…
Dje u publikua raporti i ODIHR mbi zgjedhjet e 8 majit prandaj Edi Rama duhet te pronocohet dhe te pershendese kete raport qe konfirmon grabitjen e mandatit ne Tirane. Po nuk e beri kete le te marre pushime edhe me te gjata se bashku ne ”Cifteline” Zogaj.
Ne Tirane basti ka arritur ne 2 million dollar.Kush e gjen ku eshte Edi Rama.!!!!! Sa keq qe edhe Preci nuk e din ku eshte Edi. Dielli i Korrik dhe vapa e gushtit nuk i ka penguar njerzit te pyesin,ku eshte Edi Rama??Nderko qe Kryeministri shqiptar “theu rekordin” kete vere duke qendruar pa bere shurren per 132 minuta ne detin Jon,kryetari i PS nuk ndihet i gjalle,ka humbur pa nam pa nishan.Ka mbi 3 jave qe minatoret e Bulqizes jane ne greve dhe nuk kemi asnje prononcim nga Edi Rama,kryetari i opozites shqiptare.Ne mos gaboj intervista e tij e fundit eshte e dates 14 Korrik dhene ne emisionin e Top Storit.Hamendjet jane nga me te medhat.Ne Tirane,kryeqendren e shqiptarve po vihen BASTE te papara,deri ne 2 milion dollar.Dikush thote se Edi Rama ndodhet ne Amerike se bashku me keshilltaren e tij Suden,per te parandaluar Krizen FINANCIARE botrore ne Wall Street,thashethemet e tjera thone se meqe do te perjashtoi Islamin dhe Harasanin nga partia,ka shkuar ne Bruksel per tu dhene eksperiencen e tij,per forcimin e Bashkimit Europian,duke rekomanduar largimin e Greqise dhe Italise,te tjere e kane pare ne Londer duke qetsuar dhe ndaluar djegiet dhe shkatrrimet e demostruesve angleze,duke i friksuar ata se do niset Saliu me Helikopter dhe me jelek antiplumb.Ka zera qe thone Edi ka shkuar ti shperndaje ndihma ushqimore popullsise se rrezikuar nga uria ne Somali dhe Kenia,sepse shqiptaret me liberalizimin e vizave nuk po konsumojne me.Ca dashakeq kane perhapur lajmin se Edi ndodhet ne Majorka e duke u lare ne dete dallget i kane hequr rrobat e banjos dhe nga frika e paparaceve ka vendosur te mos dali me ne breg.Me te besueshem jan ato qe thone se Edi Rama po kryen nje OPERACION PLASTIKO-PSICIK ne Paris.Mendohet se shfaqja e tij ne Shtator ne Parlamentin shqiptar do te jete nje sensacion.Kirurget me te njohur franceze duke perdorur medodat me te fundit te mjeksise kineze,kane arritur te krijojne kundersharin IDEAL,sfiduesin e Sali Berishes.Megjithse teper sekret flitet se Edi Rama i II eshte nje misherim Basha-Nano-Meta-Ceka-Topalli ne nje person.Ai do te jete i bukur si Lulzim Basha,i zgjuar si Fatos Nano,mashtrues si Ilir Meta,trim si Arben Imami,dredharak si Neritan Ceka dhe i kulturuar si Jozefina Topalli.Pra Sali Berisha te kerkoje pune ne ndonje spital privat se fundi i tij eshte i pashmangshem.Pas shume viteve me greva,protesta,demostrata, largimi i Berishes kesaj rradhe eshte i pashmangshem.Vetem me ndihmen e mjekve,specialisteve te huaj,mundet me ja heq LICENSEN e POLITIKANIT nje Kardiologu Kasap.Rrofte mjeksia dhe ju o MINATORE te BULQIZES duhet te dilni tani nga greva,filloni pune sa me pare,se keni per te paguar faturen e operacionit te Kryesocialistit Rama.Kushdo qe do ta fitoi kete bast,nje gje e ka te sigurt,parate e tij duhet tja kerkoje Vefes,ose Gjallices ose te hedh ne gjygj ata qe vodhen parate e rruges se KOMBIT.Lexues te nderuar e di qe ju nuk me besoni prandaj po ju pyes.More di ndokush nga ju ku ndodhet Edi Rama???Sido qe te jete dhe ku do qe te jete nje rekord e ka thyer Edi.Ate te fshehjes se kokes ne rere si Struci.Prandaj O PREC i thoni qe te dale ne publik se ua ka per detyre shqiptarve,dhe pastaj thuaj ik bej plazh per tan jeten,me brek ose pa brek si ti doje qefi.
rama qenka gjithandej dhe asgjekundi !
o …prec mos krahaso e.ramen me zh.shirak mos e banalizo shkrimin fare.rama mund te jet njeri puntor po seshte politikan shqipetar,opozita duhet te jete me radikalene cdo krah.
I nderuari prec Zogaj, me nje pergjigje te shkurter besoj se do me japesh 50% te drejte ne kete moment qe po te shkruaj: Edi Rama tashme eshte skllav i gruas, e per kete mos pyet me shume se; ku e si eshte ne keto momente/dite Lideri-Opozites, sepse eshte ne genin e deformuar te Shqiptarit *neperkembja* nga gruaja, me kupto drejte se je vete familjare dhe nuk shkruaj ne sensin ofendues per te gjitha grate shqiptare, por ne Lidershipin Shqipetar ne historikun e mbi gjysmes se Lidereve rezulton qe, grate kane komanduar e perfituar me shume nga pushteti i burrit. le ta filloj listen por pa shume detaje se jane mese te kuptueshme: fillojme me Nexhmije Hoxhen, me pas me Liri Berishen, me pas me Xhoana Nanon, me pas me Monika Kryemadhin, e tani me Linda Ramen edhe pse kjo e fundit eshte me larte ne shkollim e intelektualizem qytetar ne shume drejtime me te gjitha te tjerat e lartepermenduar, ndoshta te marra sebashku. Por, qartazi ajo ndikon fuqishem tek Edi Rama, e keto qe shkruaj jane nga njerez afer tyre qe me dashje apo pa-dashje flasin si ne gjysem-ze, por gjithsesi flasin.
Nga i gjete keto kumbulla qe keput ketu moj ish gazetarja e 1997!? Duket ti ja paske mbledhur mire rripat burrit dhe mendon se te gjitha jane si ti. Edi keshtu ishte dhe pa gruan, humbte si spata pa bisht. Edi del te flasi vetem kur i mbaron e bardha se atehere i vine trute ne vend. Tani eshte duke qare per Bashkine qe i vodhi Lulka i salos. Pasi te mbaroje vakia do kthehet te bej opoziten. Por kur te vij kjo kohe vete Lulka ky djaloshke i brishte, ate kohe do te jet kryeminister. Une vete kisha besim se zonja Linda do t’ja ngrinte ca moralin Edit por sic duket kjo gje eshte mision i pa mundur.
Jam shuuum Dakort me Ju ish-gazetarja e gazetes Dita,ne 1997.Edi Rama vet e ka thane se e shoqja eshte gjysma e tij ma e mire,pra ajo qe mbetet me nje llogari te thjeshte matematike eshte 50 % i keq qe eshte Rama vete.
Bravo ish gazetarja e shtrydhur si limom e gazetes anonime “DITA-NATA”!!Pasi i mbushe breket ne 97-ten i hoqe dhe i hodhe ne LANE!!!Tani u zgjove pas kaq shume vjetesh dhe na shet PORDHE!!!Haaaa!!!Ke bere zbulim te madh:Edi Rames ja paska mbledhur GRUAJA!!!Haaaa!!Vetem Edi Rama nuk PJERDH PER GRATE!!!Ne se e ke fjalen per BURRIN TEND ,tjeter llaf!!!Sa per ate “neperkembjen” e burrit shqiptar nga gruaja,duhet ta kesh pare ne ndonje film te huaj!!!Burrat shqiptare dallohen nga te tjeret,se u JAPIN DAJAK GRAVE SI GOMARI NE DUHAN!!!Haaaa!!!Ne se nuk ke leter higjenike,fshihu me LINES!!!
I nderuari prec Zogaj, me nje pergjigje te shkurter besoj se do me japesh 50% te drejte ne kete moment qe po te shkruaj: Edi Rama tashme eshte skllav i gruas, e per kete mos pyet me shume se; ku e si eshte ne keto momente/dite Lideri-Opozites, sepse eshte ne genin e deformuar te Shqiptarit *neperkembja* nga gruaja, me kupto drejte se je vete familjare dhe nuk shkruaj ne sensin ofendues per te gjitha grate shqiptare, por ne Lidershipin Shqipetar ne historikun e mbi gjysmes se Lidereve rezulton qe, grate kane komanduar e perfituar me shume nga pushteti i burrit. le ta filloj listen por pa shume detaje se jane mese te kuptueshme: fillojme me Nexhmije Hoxhen, me pas me Liri Berishen, me pas me Xhoana Nanon, me pas me Monika Kryemadhin, e tani me Linda Ramen edhe pse kjo e fundit eshte me larte ne shkollim e intelektualizem qytetar ne shume drejtime me te gjitha te tjerat e lartepermenduar, ndoshta te marra sebashku. Por, qartazi ajo ndikon fuqishem tek Edi Rama, e keto qe shkruaj jane nga njerez afer tyre qe me dashje apo pa-dashje flasin si ne gjysem-ze, por gjithsesi flasin.
po cfare thua moj gazetare se edvini i ben spektakel gruas i fut nje dajak c’do jave qe as i shkon ne mend ti flasi me goje…ndoshta ketu eshte problemi sepse pikerisht se nuk pyet gruan prandaj eshte i destinuar te rrije opozite..fatkeqesisht per popullin opozitar.
Ti ish gazetarucke do jesh ndonje femer e deshtuar ose ndonje femer burrneshe ….
……edhe ti o apokaripsis shume burre zonje qeke
Keni shume te drejte zonje! Edi Rama tani eshte bere skllav i gruas se tij te rradhes! Per kuriozitet pyesni ish prokurorin e pergjithshem Arben Rakipi, i cili eshte ne nje konflikt te hapur me zonjen Basha per nje ndertim pa leje qe ajo po kerkon te kryeje ne banesen e saj e cila ndodhet nje kat me poshte zotit Rakipi, ne zonen e ish-bllokut. Zoti Rama eshte duke u investuar teresisht lidhur me kete ceshtje.
Por nese vijme tek pyetja se ku ndodhet Edi Rama, jam gati i bindur qe ai po behet gati qe te largohet nga skena politike. Dhe do te bene shume mire! “Pas deklarateve te tij se “Fitoren tone nuk e luan as topi”, ai tashme nuk mund te justifikohet me per vjedhjen qe ju be PS. Perfundimisht ai eshte i pafuqishem te mbroje voten e socialisteve te cileve u perket, por pa qene i tille. PS duhet te gjeje nje lider tjeter, qofte dhe me te dobet se Edi Rama, por ama ta gjeje! Qe te jem i qarte them se duhet ta gjeje dhe jo ti kthehet tek ndonje ish lider socialist. Midis socialisteve te vertete qe kane milituar ne kete parti qe nga krijimi i saj ka shume te tille. Midis tyre duhet gjetur nje njeri qi ti bashkoje dhe jo ti ndaje socialistet, nje njeri qe gezon respekt dhe jo nje njeri qe ta kene frike, apo ta tallin.
Edi Rames i ka kaluar koha!
Jam shum dakort me ju Sinan.Edi e tregoi se eshte i pa zoti me mbrojt voten si ne 2009 dhe ne 2011.
Nuk me mbetet si gjithmone vetem,te te falenderoj o Z Prec per gjithe shkrimet qe ben dhe permbajtjen qe ato kane.Persa i perket vrejtjet dhe kritikat qe i behen Precit po ju them se njerez dhe patriote si Preci jane nje vlere kombetare.Me urtesine tij me luajalitetin qe e karakterizon ka treguar se per njerez te tille ka nevoje Shqiperia,kete e din edhe Saliu vete. Sot kjo bote ka mbi 6 miliard njerez por emrin njeri eshte veshtire ta fitosh.Preci mbetet nje shembull i njeriut ,shkrimtarit dhe politikanit model.
Po Prec. Te jap dhe une te drejte kur thua se Edi Rama i dha nje dimension tjeter protestes ne Shqiperi. Ne mesuam te protestojme si dhe ne vendet e tjera te qyteteruara. Se si do vazhdoje te veproje opozita me Edin, kete tia leme diteve qe do te vijne. Reflektimi i ben mire atij dhe te gjitheve atyre qe kerkojne te kontribuojne ne opozitarizem ne Shqiperi. Ka ikur koha e “pushkes ne dore”. Ata qe se kuptojne te mundohen ta marrin vesh.
ka shkuar te mendoje per marrezite e reja qe do te beje nga shtatori me kete soj kryetari berisha do te na behet peshqesh edhe per shume vjet fatkeqesisht
Shpresoj Z. Prec qe te jete ashtu si thoni ju, qe ne shtator te na rilinde shpresa e perbaltur, te na vihet ne vend dinjiteti i neperkembur. Deri tani kemi besuar ne te gjithe ju opozitaret e bashkuar, ju kemi mbeshtetur. Po ku jeni ju sot? A po i mbeshtesni minatoret qe po luajne me afshin e te drejtes lojen e vdekjes? A po mbron njeri nepunesit e Bashkise se Tiranes qe ndihen te kercenuar cdo dite e me shume, a po tregoni se e drejta ishte me ne po nje pushtet i kalbur na e mori per diten me diell. Une besoj se Edi Rama eshte njeri qe beson fort ne lojen politike parimore, qe punon fort dhe e do kete vend. Shpresoj vetem qe te kem te drejte
Moj Ela, lideri i opozites nuk duhet te flase me heshtjen e vete, ca jane keto brrockulla qe derdellit…..me heshtjen e vet mund te flase ndonje aktor, piktor, skulpetor, minator, blektor, por jo lideri i opozites. Perkundrazi, ky i fundit duhet te flase me shume se te tjeret, duhet te flase ne parlament, ne debate me kundershtarin e vet dhe jo te fshihet se pastaj jo vetem qe nuk mund te jete lider i opozites, por as lideri i shtepise se tij…..
Vazhdoj me poshte Eduard:Opozita duhet te flase,jo vetem per vjedhjen e votave,por te flase edhe per ato qe po ben qeveria,sic jane: vjedhja e Detit.Per konsujt e huaj qe deklarojne ne mes te Korces,se populli shqiptar i jugut eshte Grek!Per vorrezat e Shqiptareve qe po i vidhen eshtrat(Kosine) dhe po i “pagezojne”se gjoja jane te ushtareve grek! Per ndertimin e varrezave greke vend e pa vend!Per Shkollat Greke qe po hapen edhe aty ku nuk ka as edhe nje Grek te vetem!Per nderhyrjen e Qeverise Greke ne punet e brendeshme te Shqiperise,dhe te kritikoje Qeveria qe e ka bere Shqiperine si ndonje Han pa porta! Bollanot e Himares.Per Dulet,qe po bejne thirrje anti-Shqiptare ne mes te Tiranes dhe Janines.Per ceshtjen Came,e tjera e tjer.Populli Shqiptar kerkon te degjoje qendrimin e opozites edhe per keto,te cilat jane kaqe shume te rendesishme dhe jetike per te arrdhmen e Kombit tone dhe jo vetem per vjedhjen e votave.
Plotesisht jam dakord me ty Dasaret! Thjesht doja ti thosha Eles dhe elave dhe eleve te tjere qe me sy mbyllur besojne se heshtja e Rames eshte dicka pozitive…..
Sa per komentin tend, po te them se keto qe ngre ti as nuk i ka ne axhende Rama, se nuk perfiton asnje gje po te luaje fort me keto karta, nuk ka interes, ndoshta jo vetem per faj te tij, por gjeopolitika eshte shume komplekse dhe qe te behesh kryeminister nuk duhet te shkelesh ne kallo disa njerez nga jashte shqiperise! A duhet ta beje? Padyshim qe cdo njeri duhet ta ngreje zerin, aq me teper lideri i opozites, mundeshisht t’i beje KAUZEN e ardhjes se vet ne pushtet, por druaj se ky nuk e ka staturen per t’u bere ndonjehere kryeminister i ketij vendi. Lider i PS mund te rrije gjate se nuk e heq njeri, por kryemnister nuk mund te behet dot, eshte peshe pupel per berishen!
Edi Rama ose do te kthehet me energjik se kurre, ose do te heqe dore perfundimisht nga ai vend qe NUK dhe NUK dhe NUK ka NDERMEND TE BEHET!!
Le ta bejne malokeria lesh e li deri sa t’i nxjerrin fundin e te mos kete ngelur me gje
zoti prec zogaj jam shume dakort me ju qe dhe edi duhet te pushoj e duhet te reflektoj mire,biles shume mire sepse shume gabime jane bere ne kete periudhe.por ekziston nje problem qe nuk ka ik vetem edi me pushime,po ka ik dhe gramozi po dhe erioni po dhe stafi i tij i afert dhe ps po ndihet shume me pak.eshte e pafalshme qe ne nje situate te tille me minatoret mos te kemi nje prononcim ose nje mbeshtetje morale per ta dhe kerkesat e tyre nga partia opozitare me e madhe ne vend.pse nuk kemi nje prononcim te partis socialiste por kemi vetem nje vizit te nje deputeti te vetem dhe kjo vetem pas 20 dite protestash???mos valle partia eshte = vetem me kryetar?uroj me gjith shpirt qe mos te jete keshtu por po zhgenjehem.e di qe nuk me pergjigjesh dot sepse nuk je pjese e ps.por si pjes e opozites dhe si intelektual duhet te dish qe keni shum pak simpatizant nga shtresa e mesme ose nga ajo shtrese qe perbehet nga intelektualet.mund te jene te perfaqsuar nga ju vetem per momentin si efekt fenomeni berisha por ti e di mire qe nje intelektual ndihet i ferfaqsuar nga nje mendje e zgjuar,e lire,e qe prodhon ide.eshte e veshtire te udhehiqet nga nje me pak i mencem se cesht vete intelektuali.ne rrethe e keni shume te dukshem kete fenomen sepse perfaqsoheni nga njerez medioker.dhe i keni zgjedhur ju.ndofta ne tirane ndihet me pak spse rrethi i intelektualeve eshte me i gjere,por dhe aty duhet te perfaqsoheni nga ajka e kesaj shtrese.dhe mua me duket se kjo gje nuk ndodh.kur shof ne parlament persona qe nuk dine te mendojn,ndofta mund te jene te afte ne te vepruar,por nuk mund te jene perfaqsusit e mi ne nje institucion qe ka nevoj per mendje dhe jo per duar dhe per krah.e mar vesh shume mire ceshte politika,qe eshte dhe klane qe eshte dhe privilegje,qe eshte dhe detyrime por ne ka mbet ndofta pakez ideal ne ndergjegjen tuajreflektoni dhe filloni te ecni ne rrugen e drejte dhe jo ate te detyruar nga rrethanat e momentit
zoti prec zogaj si pjes e opozites dhe si intelektual duhet te dish qe keni shum pak simpatizant nga shtresa e mesme ose nga ajo shtrese qe perbehet nga intelektualet.mund te jene te perfaqsuar nga ju vetem per momentin si efekt fenomeni berisha por ti e di mire qe nje intelektual ndihet i ferfaqsuar nga nje mendje e zgjuar,e lire,e qe prodhon ide.eshte e veshtire te udhehiqet nga nje me pak i mencem se cesht vete intelektuali.ne rrethe e keni shume te dukshem kete fenomen sepse perfaqsoheni nga njerez medioker.dhe i keni zgjedhur ju.ndofta ne tirane ndihet me pak spse rrethi i intelektualeve eshte me i gjere,por dhe aty duhet te perfaqsoheni nga ajka e kesaj shtrese.dhe mua me duket se kjo gje nuk ndodh.kur shof ne parlament persona qe nuk dine te mendojn,ndofta mund te jene te afte ne te vepruar,por nuk mund te jene perfaqsusit e mi ne nje institucion qe ka nevoj per mendje dhe jo per duar dhe per krah.e mar vesh shume mire ceshte politika,qe eshte dhe klane qe eshte dhe privilegje,qe eshte dhe detyrime por ne ka mbet ndofta pakez ideal ne ndergjegjen tuajreflektoni dhe filloni te ecni ne rrugen e drejte dhe jo ate te detyruar nga rrethanat e momentit
Po cja vini re Precit mor te shkrete. Qe ta dini ju, Preci ka ngel shume keq nga leket. Shtypshkronka qe ka pas ka falimentu dhe mbahet vetem me ndonje lek qe mer nga shkrimet ku lavderon Ramen. Nuk e shihni ku eshte katandis Preci shkrete. Nga lepirjet ndaj Berishes ka filluar jargavitjen mbas Rames. Ska faj dhe Preci se do mbaje familjen me buke, po le te mos na shesi pordhe me keto shkrime ordinere. Sa per Ramen. Rama as nuk i pjerdh fare Precin me shoke. Rama nuk pjerdh as militantet e vet as bashkepunetoret e vet. Sa te kete Rama ca mitante idjote si puna Eles, aq kohe ka per te vazhdu te rrije ne politike. Vetem militantet socialiste me injorante dhe te trashe, se kane kuptuar akoma qe Berisha ja ka ngul Rames nga mbrapa dhe e rrotullon Ramen si ti doje qefi si pune buratini. Lider me rryp se Rama ska pasur asnje parti ne shqiperi.
Decizionet te veshtira te jetes pake vete e marrin .Per fate te keqe njeriu i drejte humbet gjithmone.
SHume laro po dalin tani ne sheshe per te treguar se cfar do bejne.JETOJNE njerzit me servila.dhe me hipokrit, Vdesin njerzit qe skane marre asgje nga jeta e tyre. JETOJNE ata persona qe skane lene gje pa marre ne jeten e tyre ,bili_ bile edhe gjakun e te tjereve:Zoti BERISHA eshte nga malsija dhe e dine shume mire se MALSORI nuke i trembet ase armikut dhe ase ftohtit ,por i trembet mjegulles se nuke te lene me shiku.Kete teori te malsorit BERISHA luan roline te paparit dmth,bene sikur nuke shehs, kure e shikon shume mire ,dhe bene sikure shehe ,kur nuke e shikon fare.
EDI RAMA e mori insiativen per te instaluar DEMOKRACINE ne SHqipri ,por nuke e lane prangat e forta te korrupsionit qe u kthyen ne zinxhire te hekurt, sepse e dinin shume mire se cfare perfundimi do kishin.ME ne funde e kuptoi se te gjithe ndihmonin njeri _tjetrin ,duke perfshire ketu edhe vezhguesit te europes, bandat qeveritare,FATOSIN,si dhe lakenjet te tjere interesaxhinje si KACI me shoket e tjere komuniste .
Edi Rama nuk shfaqet me sepse nuk di c’te thote me…..Fjalet mbaruan.
po ce do preci ramen nuk i del sala apo i jan maru leket qe i ka dhene sala….
Ku eshte Edi Rama ?
Duke bere pushime diku. Mos lodhni kokat me deshiren per te ndryshuar gjerat me ane te militantizmit apo simpatise per nje apo tjetren parti. Nje gje eshte e sigurt. Tani per tani politika ne shqiperi eshte pazar ! Nuk e rruan njeri per shtatasin apo shtetin por per pushtetin. Kohet dhe menyra e percaktimit te rrjedhes politike ndryshuan me pelqimin e perbashket te PD dhe PS.
Edi Rama i shiti zgjedhjet ne Tirane ! Kete nguliteni mire ne koke, militante dhe dashamires te PS. Pse gjithe ajo zhurme qe beri me pas ? E thjeshte , per te mbajtur postin e kryetarit te PS.
Pushteti u nda me ane marrveshjes qe bene dy partite e medha me pare, ” 8 vjet ti dhe 8 vjet une !”, te tjerat jane sa per show.
Nuk ka politike, vetem biznes ne kurrizin e shqiperise dhe shqiptareve !
Personalisht mendoj qe me mire qe spo del me Edi Rama pasi ne muajt e fundit ishte lodhur shume dhe po perseriste ne banalitet te njejtat fraza “fatalizem” “kusari” “vjedhje”. Nuk jepte asnje formule per ndryshim por vetem konstatonte fakte dhe na i sterthoshte. Kjo mosprezence qofte e hajrit per ndnje taktike te re qe do ndjeki. Faktimin me prova te ndonje superkorrupsioni, pasi njerzit duan fakte jo llomotitje nga java ne jave. Vetem faktet kane goditur shtyllat e ketij pushteti, i kane krisur, tani duhet nje goditje e forte dhe i ze perfund zvarraniket.
ju paska inatosur shume keq raporti i ODIHR qe i jeni sulur Rames !!!
KJO ESHTE PYETJA QE I BEJME TE GJITHE KETO DITE NE ATIJ QE I KEMI DHENE BESIMIN DHE VOTEN TONE,DHE PRECI NUK PO E SULMON POR PO E ZGJON NGA GJUMI,,UNE QE PO E THEM KETE JAM NJE SIPATIZANTE E CMENDUR E EDIT .POR NUK I FALET TE HESHTI,NUK DUHEJ LEN SHPELLARI TE NDJEHET I SIGURTE NE VJEDHJET DHE KRIMET E VETA.NUK KA PAZAR NE KURRIZIN TONE,BOLL KEMI DURUAR .NUK ESHTE KOHA PER PUSHIME PO PER REVOLUCION SHQIPETARE.EDI DUHET TI JAPI FUND PUSHIMEVE.
ishalla svret veten i shkreti!!
Ka nevoje njeriu te pushoje .Te isha une do shkepusja cdo lidhje me te tjeret.Puna pune pushimi pushim.Tirana nuk largohet . berishen edhe pas 35 vjet kryeminister do ta kemi.
Eshte politikani me i votuar ne 20 vitet e fundit, por ne fund te fundit eshte politikan.
Ku do qe te jete Edi Rama ne keto momente, eshte hesapi i tij!
Per mendimin tim e keqja vendit tone nuk i vjen se Edi ka shkuar me pushime apo eshte ”fshehur” gje qe e (dyshoj) !
E keqja e vendit tone ka ardhur dhe po vazhdon te qendroje, nga boshti i te gjitha te keqijave qe jane Berisha&Nano dhe klanet e tyre, keta dhe kur zhduken , vazhdojne te mbjellin faren e tyre te keqe kundra kombit.
Ju drejtohem juve qe ne vend te sillni komente me vlera dhe arsyetime llogjike , por nuk po lini thashethem dhe trillime pa ju pjellur fantazia e juaj e semure: Prec Zogaj , ju jeni nje intelktual me vlera , pamvaresisht se kujt rryme politike i perkisni , personalisht di qe ju keni qene dhe keni kerkuar te jeni gjithmone objektiv per zgjidhjen e problemeve delikate qe kane egzistuar per faj te klaneve mafiose Berisha&Nano!
PO KU JE O EDI RAMA E CO…. !?
– Nderimi me i madh per te vdekurit qofshin edhe heronj eshte sherbimi ndaj te
gjalleve !
– Nga Agim dhe Alban Dega, Nju Jork
Nderojne te vdekurit …. harrojne te gjallet !
21 korrik 2011… Qindra minatore te Bulqizes protestojne ne qender te Tiranes per paga me t larta, per nje jete me te mire e me te lire ekonomikisht e politikisht.
21 korrik 2011… Sindikata e policise se Shtetit proteston per mospagimin e shperblimeve ligjore , per nje jete me te mire e me te lire ekonomikisht e politikisht.
21 korrik 2011… Deputetet e lideret e opozites me Edi Ramen ne krye kalojne krejt prane grevisteve me tufa me lule ne dore per te nderuar kater viktimat e terrorit shteteror te Sali Berishes me 21 janar 2011.
Kalojne krejt prane minatoreve greviste dhe nen vezhgimin e policeve te keqperdorur nga e njejta qeveri. Ansjeri prej tyre nuk u dergon nje shishe uji a nje lule. Nuk u thot asnje fjale perkrahjeje as solidariteti njerezor. Po e leme politiken, ideologjine, idealet e se majtes!
Nderojne te vdekurit…. Harrojne, anashkalojne te gjallet!!!
Te vendosur te flijohen per te drejtat e veta
Sot filloi dita e peste e greves se urise se 16 minatoreve te ne nje thellesi 1400 metra nen siperfaqen e tokes ne minieren e bulqzies. Gjendja e tyre shendetesore po rendohet e perkqesohet nga casti ne cast … Kerkesat e tyre po pershkallezohen e dyfishohen. Tashmë ata nuk kërkojnë rritje me 20 per qind , por me 40 per qind.
Në mesditë grevisti Mirdash Neziri është dërguar pa ndjenja në spital, ndërsa disa prej tyre vuajnë nga zemra e diabeti. Megjithatë ata shprehen të vendosur të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen me 40 per qind të pagës, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit dhe largimin e subjekteve të palicencuara dhe shushunjave te korruptura qe zhvasin buken e jeten e tyre e te femijeve te tyre.
“Asnjë përfaqësues i qeverisë dhe as nga kompania ACR nuk ka shkuar të takojë grevistët”, njoftohet nga Bulqiza.
“Jam në gjendje jo të mirë, për të mos thënë drastike. Ne nuk po bëjmë grevë urie të rrimë ditën e të ikim natën. Ne jemi të vendosur të flijohemi nëse nuk plotësohen kerkesat tona”, tha një minator grevist.
Nje paralele historike me Stari Tergun qe tronditi nga themelet Beogradin
100 minatorë të tjerë janë regjistruar dhe janë gati që të hyjnë në grevë urie, për t’ju bashkuar kolegëve të tyre, që gjenden prej 5 ditësh në grevë 1400 metra poshtë tokës.
Sot gratë e minatorëve të Bulqizës që kanë hyrë në grevë urie që prej pesë ditësh, kanë shprehur mbështetje për bashkëshortët e tyre. Ato janë regjistruar dhe janë gati që t’i bashkohen grevës së urisë së baashkëshortëve të tyre.
Ndërkohë, grevisti Mirdash Neziri,, ka vendosur të rikthehet në ambientet e minierës, për t’u bashkuar me grevistët e tjerë. Ai shpreh vendosmërinë e tij për të vijuar grevën së bashku me minatorët e tjerë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.“Nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat tona, ne do të mbyllim minierën. Unë jam në gjendje të vijoj grevën, derisa të vdes me shokët. Kam pasur probleme me zemrën, me këmbët nga mungesa e ajrit. Unë do të mbështes shokët në minierë, edhe pse atje ka mungesë ajri”, është shprehur minatori.
Tek po lexoja keto kronika mu kujtua greve historike e 1 500 minatoreve te Stari Tergut ne Kosove per jete me te mire me te lire pa thundren serbe. Ajo tronditi nga themelet Beogradin dhe sundimin gjakatar te kryekasapit te Kosoves e mbare Ballkanit Milloshevic. Ai mobilizoi te gjithe arsnalin e UDB-es gjakatare dhe kolonen e peste te tij per ta shuar ate bashke me autonomine e Kosoves.
Cfare pret lidershipi socialist… sindikatat… shqiptaret!?
” I bëjmë thirrje kryeministrit ta kthejë kokën sa më shpejt nga Bulqiza”, shprehet një tjetër minator. Nuk kishte si te kthente koken nga Bukqiza kryeministri shqiptar. Ishte i zene me kurorezimin e kusarise se votave diten per Diell per tu vjedhur edhe pasurine e djersen, mireqenien dhe jeten jo vetem te tyre por edhe te femijeve te tyre…. per te vjedhur e grabitur Shqiperine me ceten e tij te kusareve.
Qe kryeministri e kusaret rreth tij kujtohen per Bulqizen vetem nje here ne kater vjet kur u duhet vota e bulqizakeve eshte nje fakt i njohur e teper i hidhur ,,, makaber !
Jo vetem nje fakt makaber por edhe nje fatkeqesi shqiptare.
E keqja e madhe eshte se per minatoret e Bulqizes nuk u kujtua deri sot as opozita, as sindikatat as shqiptaret ne teresi.
Ne vend te shfrytezonte kete shans te arte te ardhur ne nje cast te arte opozita dhe lideri i saj po mbajne zi per humbjen ne tavoline te fitores se dhene nga populli ne kutite e votimit…
Mos valle opozita, sindiktatat, e majta, shqiptaret presin qe keta greviste te vdesin nga uria dhe mungesa e oksigjenit qe ti nderojne per se vdekuri!
Apo mos presin ambasadoret qe ti marrin i ti vene ne krye te zgjedhesve e popullit qe ua dha nje fitore plebishitare ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe te 8 majit 2011, por qe nuk diten ta manaxhojne dhe garantojne perballe nje kryekusari si Sali Berisha!?
Filozofia e sovranit : hekuri rrahet sa eshte i skuqur
Eshte nje qendrim jo vetem indiferent. Me teper eshte nje qendrim i pafalshem kriminal per cdo qeveri demokratike.
Edhe me teper eshte i pafalshem ky qendrim i deputeteve, liderve te opozites me Edi Ramen ne krye. Eshte nje qendrim tipik i nje freskozite sic e kam quajtur me dhjetra here tash e mbi dy vjet opoziten e sotme.
Ne kohen qe rruget e Tiranes dhe te mbare Shqiperise duhet te bucisnin nga zeri i protestes per vjedhjen e votave dhe dhunimin brutal te cdo norme kushtetuese e demokratike ne Shqiperi. ndersa opozita duhet te mobilizonete e udhehiqte te gjitha shtresat me paga mjerimi duke filluar nga policet, mjeket e infermieret, mesuesit… ne rrugen e protestave masive e te vazhdueshme per nje jete me te mire, per paga me te mira, per te ardhmen e femijeve te vet … ajo po fle gjume.
Opoziten e ka zene gjumi nen gjethet e dafinave te fitores se grabitur brutalisht ne mes te Tiranes e nen hunden e saj nga kryekusari i Shqiperise dhe banda e tij e hajnave.
A ka sherbim me te madh per qevezine me te korruptuar ne historine e Shqiperise!?
Ajo ka harruar filozofine e sovranit: hekuri rrahet sa eshte i skuqur! Fituesi vepron si humbes. Opozita vepron si freskozite perballe kusarise se Shqiperise!
Vraponi burra se s’ka me prite !
Po priti deri ne shtator sic ka deklaruar me gjysem zeri ose mekur ndonje lider i opozites, grevisteve te Bulqizes do tu jene ftohur edhe trupat nen dhe! Eshte nje sherbim i turpshem ndaj nje qeverie te paturpshme dhe te korruptuar ne cdo qelize te saj.
Eshte nje atentat ndaj demokracise dhe enderrave te shqiptareve per nje Shqiperi si e gjithe Evropa dhe si Amerika demokratike. Eshte nje oksigjen qe i dhurohet kesaj qeverie dhe kusareve te saj per te pergatitur dhe zbatuar kusarine e ardhshme jo vetem te djerses se shqiptareve por edhe te votave te tyre.
Nga lufta vec ai largohet qe eshte i lindur tradhetar, thote himni yne kombetar. A thua e ka harruar permbajtjen e tij opozita dhe shqiptaret ne teresi!?
Eshte vere e nxehte ne Shqiperi! E hekuri rrahet sa eshte i skuqur na meson sovrani…. Ndaj vraponi burra se s’ka me prite ! Bashke me gushtin iken dhe vapa… Zoti na ruajt c’ dimer vjen mbrapa!
Nderimi me i mire per te vdekurit eshte sherbimi ndaj te gjalleve ! Eshte edhe qellimi me madhor i cdo politike te drejte dhe largpamese !
Nga Bulqiza dhe nga mbare Shqiperia vjen kushtrimi : Po ku je o Edi Rama e co… !!!
o Alban ti duhet me e dit mre cuno se ku osht Edi i Romes,a se ke pa n’NJU jork a??Ti e lavdrojshe ene e ke bo si ylli i ri i pilitikes shqiptare.Edi osht tu thith nanji vize t’bardh ene si bije n’men per kerkon n’bot ma.
Mos o Edi Rama. Te tradhetoi edhe Alban Dega qe deri para 2 muajsh te lepinte perdite b….
*
Fatmir Lamaj i burgosur politik nga Fieri thotë:
16 Gusht, 2011 më 5:38 pm
Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan.Lexoni kete link dhe shikoni kush e vendos fituesin ne Shqiperi të zgjedhjeve.
http://bit.ly/jAL5ep.
Agimi, Albani apo Hamdiu i ka shkruar keto rradhe?
Ju lutem boll me budallalleqe te ketij lloji se nuk do t’ja dije Saliu!
Edi eshte normale te pushoj por ai nuk eshte partia socialiste.Aty duhet te kete aktivitet dhe drejtuesit e saj me rradhe te ishin ne krye te puneve.fatkeqesi eshte se mesaduket rama i ka perqendruar te gjitha ne dore te vet.aty sekretare nuk kane inisiative kurse ruci nuk kuptohet car ben Ai e zevendeson ramen apo kush tjeter?Mbase edhe per keto te meta do reflektohet ne shtator.
Me mungesen e lidershipit opozitar PS i ka zgjedhjet e arrdhshme te humbura, kjo vjen sepse Rama po tregohet shum indifernt ndaj minatoreve qe po japin frymen e fundit me greven e urise. Rama ka treguar qe eshte edhe frikacak me berjen e opozites kunder kafshes Berishjane. Tani populli Shqiptar eshte pa opozite, por ne doren e nje kafshe qe vodhi votat dhe eshte kryeministri me i deshtuar ne historine e Shqiptareve. Edhe lideri i opozites eshte lideri me i deshtuar ne histoine e Shqiptareve duke mos mbrojte voten e Shqiptareve.
Sa te behet i gjalle Rama i PS kushtojini nje cike vemendje ketij Rames se LSI.Se ka edhe nje makine te shpejte(por me goma te cara).
Llafet e shumta jane fukarallek thote nje fjal e urte.Sala vetem Edit i trembet,vetem nen drejtimin e tij mund te rrezohet shpellari.Kush tjeter veç Edit, me thoni nje emer.
Dakord me ty. Prandaj tere lukunise se pushtetit edhe ne enderr i del Edi Rama….
Edi Rama mbetet e vetmja shprese se nje dite edhe ne do dalim nga kjo humnerre ku na kane shtene maskarenjte, injorantet, plehrat e shoqerise qe po na qelbin. Se ku eshte Edi Rama eshte pune e tij; nuk paska te drejte dhe ky i gjori te pushoje pas atyre ‘lojrave mafioze’ e pislleqeve te thurura nga viçidolasi & co? Edi nuk eshte politikan, eshte ne rradhe te pare njeri, qytetar, shok, mik, vella…, eshte njeriu qe e ka provuar se e do dhe punon per popullin e tij. Ndaj une kam shprese se e verteta vonon por nuk harron, kam shprese se Edi do na udheheqe duke shnderruar Shqiperine siç beri me Tiranen…
O Prec. Shkruaj me pare per banditin Sali,per kete kriminel te pa pare,per mafien qe ai ka ngritur ne shqiperi,per ate qe qe te zhduk kur te doje po i dole kundra,per parat e pista qe soji i tije po ve duke vjedhur,per ate qe te gjitha mediat shkruajne per te kur do ai,per ate qe dhe faraon te ishte nuk do silleshin keshtu femijet e tije,per ate qe ti i pari kur vrau 4 njerez,nuk ta mbajti bytha te thoshje gjysem llafi,per ate qe kur hapur vodhi ne mes te dites votat ne tirane,dhe per ate qe ti i pari u bere nje nga ata qe e pane dhe heshten per komedine e Tiranes ne zgjedhje me titull: VAFSH NE DJALL E MOS ARDHESH KURRE, me regji te saliut,dhe vene ne skene nga aktoret injorane- lul basha,sashenka,ristani,etj. Pra si perfundim mos kerko Edin,por kerkoje te veja jote,po je burre,e po ke allate.
lereni te qete edi ramen ,i gezofshi politikanet etjere qe i keni tani
Edi ben shume mire qe eshte larguar perkohesisht.Ai ka nevoje te reflektoje.Pasi e futen ne kurth me “krokodilin” ,pasi i vrane 4 perkrahes ,pasi i vodhen voten,eshte normale qe te kete mllef e zemerim perbrenda.Por zemerimi ste con gjekundi. Pastaj mos harojme qe nderkombetaret s reagojne,s duan te ndryshoje Shqiperia.Populli nga ana tjeter eshte i percare,i coroditur servil e frikacak.A ju kujtojen mitingjet e opozites,po anti mitingjet….Sa e sa servile te pushtetit,sa e sa frikacake (nenpunes administrate,mesues bashke me nxenesit etj) dilnin ti mbanin shpatullat ngrohte Saliut. Prandaj Edi ka nevoje te pushoje dhe reflektoje.Edhe Arvizu e keshilloi per kete :P. Kush me mire se Arvizu i di planet e nderkombetareve per te mbajtur kryeministrin aktual ne pushtet….Para se ti kerkoni Edit tju prije,jepni shenja qe doni ta rezoni kete pushtet.C kane bere njerezit tani qe Edi eshte “fshehur”…Asgje..Edhe nje greve urie qe po behet s po perkrahet.Pse nuk ngrihen studentet,rinia,intelektualet ne shenje solidarizimi….Apo duhet te marin urdher nga Edi….Kush i ngriti studentet qe permbysen komunizmin Sali Berisha???.Llafe kemi shume por per vepra jemi te fundit…Uroj qe Edi te kaloje pushime te mrekullueshme pas gjith asaj lodhje per tu mbrojtur voten e nje populli mosmirenjohes,dembel ,te pabese dhe hileqar….
sa te kete komunistat si gramoz ruci nga mbrapa, nuk vete gjekundi edi rama.
Opozita duhet te distancohet nga ata kelyshet komuniste perndryshe…. asgje sdo beje sic ka bere deri tani.
Plus, kta te gjithe vjedhin. Sa vodhi Edi ne tirane!!!! Ato leket e lejeve te ndertimit kush i merrte ??? hehehe
Alban populli te mbeshtet ,populli do lider ta drejtoje, ato brockulla qe derdellise per popullin meri per vete.
E VETMJA RRUGE PER OPOZITEN SHQIPTARE!
-Nga Alban Dega, Nju Jork
Tahriri per Mubarakun ose Kadafin shqiptar dhe banden e tij te kusareve… Eshte e vetmja gjuhe qe kupton Mubaraku, Ben Aliu, Muamar Kadafi shqiptar!
Te gjithe despotet kane nje fytyre ashtu sikurse te gjithe derrat nje fecke kane !
Ligji Peruan per gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar… “Me hunj e me guret” e ligjit dhe vetem ligjit derisa te vendoset drejtesia ne vend!
Non grata per ambasadorin e kusarise Wolvarth…. Bojkotim total i tij nga opozita. Ai eshte turpi i Evropes!
Padi ne Gjykaten e Strasburgut dhe ne Gjykaten Nderkombetare te Nju Jorkut per te tre keta elemente te kusarise se votave vec e vec e te marre se bashku si nje bande hajnash !
Shqiperine do ta e duhet ta bejne shqiptaret jo nderkombetaret! Ua kemi prure ne maje te hundes me kusarine dhe mbrapshtimet tona! Enough it’s enough… Bolle me!
Venia e tyre para drejtesise deri ne konsekuencen e fundit e deri ne centin e fundit si i kane vene e bere pasurite dhe milionat ne bankat e huaja !
Sekuestrimi dhe kthimi tek pronari i ligjshem, sovrani shqiptar, i cdo centi te vjedhur nga kusaret e qeverise kusare te Sali Berishes.
Jo vetem ata por edhe gjyqatret e prokuroret, bashkepuneroret qe u bene bashkefajtore ne kete kusari duke u fshehur e shperdoruar procedurat, duke perdorur antiligjin ne vend te ligjit, duke dhene anti-drejetsi ne emer te drejetsise!
Drejtesi ! Ligj! Shtet ligjor!
E veshtire te kuptosh se cfar po ndodhe me ne ,e pa besushme se si kta maskarej te flliqur me sali berishen kane kap per fyti eliten e intelektualve dhe e perdorin sa here u nevojitet .Nuk arrij ta imagjinoj se si kta njerez shesin aq lire gjithe imazhin e tyre per 2 lek te ky maskara qe po na vjedh endrren per te qene.