84-vjeçari mohon vrasjen horror në Korçë: E kryen tre persona të tjerë

17 Gusht 2011, 09:56Politika TEMA

Gaqo Dumka, 84-vjeçari që akuzohet për vrasjen horror në Korçë të Liliana Arapit, ka ndryshuar tërësisht dëshminë e tij për këtë ngjarje gjatë caktimit të masës së sigurisë në gjykatë.

Dumka ka thënë se vrasjen nuk e ka kryer ai, por  tre persona të tjerë, të cilët e kanë rrëmbyer 42-vjeçaren Arapi, të cilës i kanë prerë kokën.

Megjithatë, ai nuk ka përmendur emrat se kush e kanë kryer këtë krim horror, duke thënë se nuk e njeh. Ai pohoi se ata e kanë vrarë 42-vjeçaren në shtëpinë e tij dhe më pas e kanë detyruar atë të hedhë trupin e saj në vendin e grumbullimit të mbeturinave të qytetit të Korçës.

Gjatë arrestimit, Dumka kishte pranuar vrasjen, duke thënë se ishte xheloz.

Por, duke parë moshën dhe gjendjen e tij fizike, ka shumë dyshime mbi faktin nëse e ka kryer ai krimin.

Pavarësisht dyshimeve, Gjykata e Korçës ka vendosur që ta lërë në burg 84-vjeçarin deri në përfundimin e hetimeve.

13 komente në “84-vjeçari mohon vrasjen horror në Korçë: E kryen tre persona të tjerë”

  1. jimmy says:

    lereni te mjerin ai duket qe seshte aqe kriminel sa me bere kete krim .Policat e leshit

  2. Rani says:

    Gjynah e shkreta ça nuk ben fukaralleku ………..nuk paska qene e keqe, se kuptoj ça ka kerkuar me kete plak te piste…….Eh mor Dumka ke shans qe ke bere kete ne kohen e “pseudodemokracise” se ta kishe bere ne kohen e xhaxhit do te kishe prefunduar ne trekembesh dhe do te te kishin lene ne qender te Korçes deri sa te kishte pare i madh e i vogel siç kam pare njerin une te varur ne kohen e xhaxhit.

    1. VFLP says:

      Rani, ai eshte i pafajshem deri sa te provohet fajtor. Une nuk jam hetues qe te percaktoj nese ky plak eshte fajtor apo jo, por me habit siguria e policise ne fajesine e tij (sic ishte shkruar ne kroniken e Top Channel), megjithese plaku ka thene se e kane vrare 3 veta te tjere. Kjo mbase shpjegon pse koka e viktimes nuk eshte gjetur. Gjithashtu nuk besoj se nje plak ne kete moshe ka takatin per te masakruar nje njeri ne kete menyre. Gjithesesi shpresoj qe kjo ceshtje te zgjidhet me drejtesi.

      1. jimmy says:

        cfare drejtesije ka ne ate vende mafjozesh me kryetarin sali berisha

    2. APOKALYPSIS says:

      O te zgjuar, une jo vetem kur pashe kete photo, po dhe kur degjova moshen 84-vjec e quajta te pamundur te kishte fuqi fizike te mbyste nje 42 vjecare qe e ngrinte peshe ….
      Fshihen te tjere dihet dhe ma merr mendja perse ….

      Mjere ata njerez qe jane te detyruar te jetojne ne ate vend te ferrit!

      1. shkelzeni says:

        Greko ku e ke hallin apo se eshte dh ky si ti.

        1. APOKALYPSIS says:

          Malokeri, si e ke punen?? Pse te djeg?? Apo se shpetuat nga Dulla e u shperndate neper gjithe Shqiperine per te perhapur vdekjen dhe vetem vdekjen??
          Eh Milloshevic ku je ….

      2. jimmy says:

        ne greqi kame pare studente duke shkuar me pleqe 65 – 70 vjecare vetem per ti marre ndonje leke per veshje kurse dashnori tje .ter e priste ne rruge .mjerimi ta fute koken me ne mute fatkeqesi me ata qe na qeverisin persembrapi

  3. E verteta says:

    Po njerez te kohes se gurit, qdo dite nga 4-5 vrasje.

  4. andrea says:

    ore rani nga korca je ti mo?

  5. qimi says:

    edhe une me mendimin e parafolsve jam se si ka mundesi qe nje plak 84 vjeq te masakroj nje grua 42 vjeqe por une dyshoj se krimin e ka kryer dikush tjeter por i bej nje pytje vetes a kane meshire qe keta njerz te bejne nje gje te tille po sikur tu ndodh atyre opo motrave te tyre si do tju vij atyre nuk e dij se ne qfar kohe jemi gjidhsesi me vjen shum keq per ate gruan dhe familjen e saje

  6. qimi says:

    kete krim une mendoj se nuk mund ta kete kryer ky burre kaq i moshuar por ketu kemi te bejme me nje krim te mirorganizuar por ne saj te hetimeve do te zbardhet e verteta dhe do te dalin para drejtesis autoret

  7. massari says:

    une mendoj se krimin,nuk munt ta kene bere te tjere, por vete autori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje