Merkel e Sarkozy propozojnë një qeveri ekonomike për eurozonën

16 Gusht 2011, 19:37Politika TEMA

Një samit krize gjermano- francez ka përfunduar me një propozim konkret.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Nikola Sarkozi, planifikojnë një qeveri ekonomike për BE-në. Madje është propozuar edhe personi që do e drejtojë. Ai do jetë Herman Van Rompi, aktualisht drejtues i Këshillit të Bashkimit Europian.

Në verën e vitit 2012, të gjitha shtetet e zonës euro duhet të vendosin një taksë për transaksionet financiare dhe të parashikojnë një frenim të borxheve.

“Euro është e ardhmja jonë, është themeli i mirëqenies sonë,” tha Merkel. Edhe Sarkozi deklaroi se janë absolutisht të vendosur për të mbrojtur monedhën e përbashkët.

Qeveria ekonomike pritet të mblidhet të paktën dy herë në vit dhe do përbëhet nga krerët e shteteve dhe qeverive të 17 vendeve.

Vendimi vjen në një kohë kur ekonomia më e madhe në Europë, ajo gjermane, po shkon drejt një stanjacioni.

6 komente në “Merkel e Sarkozy propozojnë një qeveri ekonomike për eurozonën”

  1. hasan says:

    Doli ne shesh edhe tek keto dy shtete.Nuk kishin se çbenin ndryshe.E mbajten dhe e mbajten brenda tani doli ne shesh.Po nuk u be keq nuk behet mire thote nje fjale populli.

  2. Claus says:

    Diku kisha lexuar ne kete gazete ” se ne fillim te javes do te kishte nje turne neper Ballkan pervec Shqiperise te Angela Merkel!?”
    Apo perfshishet Franca ne Ballkan?

  3. Bardhi Tolabi says:

    Pamvaresisht se si jane ekonomite e ketyre dy politikaneve,rendesi ka reflektimi i tyre ,mbeshtetur ne gjendjen reale te ekonomive te tyre,por dhe mbi situaten konkrete te Euro zones ku ata bejne pjese.Keta,e kuptojne se ekonomia globale eshte nje zinxhir i vetem.Keputja e nje hallke te ben te pesosh efektin e ketij difekti.Pra,prag falimentimi i Greqise,lekundja e Italise,Portugalise dhe te ndonje tjetri,nuk do kaloje pa pasoja ne ekonomite e tyre.Prandaj dhe takohen,rrahin mendimet dhe propozojene masa per perballimin e te papriturave.Halli eshte me kete “pafillen” tone kryeminister,i cili jo vetem nuk merr vesh nga kjo puna e ekonomise,por eshte aq budalla sa e shet vehten per ekonomist “kandidat per cmimin Nobel”.Eshte budallalleku i tij,qe e ka zhytur vendin ne borxhe te paperballueshme,qe pasojat e saj dhe krizen ne vendin tone,vetem ai nuk e sheh,por sheh vetem endra me sy hapur.Halucinacionet e tij,i merr per te verteta,i shet per suksese.Pasojat e krizes Greke,nuk i ndjen tani,por emigrantet po kthehen.Pune per t’a nuk ka.Dergesat e emigranteve kane rene,thesari eshte pa para,prandaj dhe rogat dhe pensionet,jo vetem nuk riten,por nuk mbulojne as efektin e inflacionit.Ato investimet 2 miliardeshe ne vit,as ne xhepin e tij kete here nuk kane vajtur.Eshte hera e pare qe e mbroj,sepse ne Shqiperi ato nuk kane ardhur(2 miliardet),por as ne xhepat e tij,se ndryshe do te ishin cmendur te gjithe familisht nga kjo shume,ai dhe bashkepuntoret e tij,ne se do ti kishin vjedhur.Me e keqja jone eshte se Greqia ka c’te shese,kurse ne Berisha na ka shitur me kohe tek Fazllicet e vicet e tjere te sojit te tij.Prandaj,e ardhmja e jone,jo vetem si popull,por edhe si komb dhe shtet me kete te cmendur eshte ne pikpyetje.Kulmi i fundit i budallalleqeve te tij,eshte “gezimi”i tij nga nje raport i ODIHR-it,qe i thote hapur:Je hajdut i votes,ke neneshtruar institucionet e pamvarura,je i padenje per nje vend qe aspiron demokracine dhe BE-ne.

  4. net says:

    “Dy ujqër të uritur që hyjnë mes kopesë me dele nuk arrijne të bëjnë më shumë dëm se ç’mund të bëjë personi i cili lakmon për pushtet … ( Muhamed a.s)

  5. I zhgenjyeri says:

    I tundi Amerika. Pa Ameriken Europen e merr lumi, jo per faktin se nuk ka ekonomi te afte per te prodhuar, por per faktin e thjeshte se eshte ushtarakisht e pafuqishme…Kush eshte ushtarakisht me i forte, ai ka gjithmone te drejte.

  6. APOKALYPSIS says:

    Cudi si paskan vendosur pa pytur ekspertet e ekonomise qe rritet me 2-3 shifra, shqiptaret … ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje