Ditën kur ngritëm murin e Tiranës

17 Gusht 2011, 17:33Politika TEMA
Ditën kur ngritëm murin e Tiranës

Nga Erion Veliaj

50 vjet më parë në këtë javë u ngrit muri i Berlinit. Muri nuk u ngrit në një ditë. Fillimisht u mbyllën disa vendkalime, pastaj një tel me gjëmba, pastaj disa barriera metalike, e më vonë muri i plotë. Atë mot pak vetë ngritën zërin. Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Willy Brandt dhe Berlino-perendimorët nuk mjaftuan për ta ndalur çmendurinë. Në retrospekt, e sidomos 50 vjet pas, të gjithë e dënuan ngritjen e murit. Por, historia dëshmon se si perëndimorët u tulatën ditët e muajt e parë. Intelektualët e “Iniciativës për Murin” përdornin batutën ‘më mirë një mur, sesa një luftë’. Fuqitë që mbikqyrnin Berlinin Perëndimor gjithashtu mbahen mend për ngathtësinë dhe mosbesimin e tipit ‘sigurisht, çmenduria e sovjetikëve nuk do vejë kaq larg’. Në fund, tullë pas tulle, hezitim pas hezitimi, negociatë pas negociate, protestë pas proteste, çmenduria vajti ‘aq larg’. Ç’ndodhi më pas është histori. Sot kjo histori ka 50 vjetorin.

2 vite më parë nisëm të ngremë pak e nga pak murin e Tiranës. 26 bashkëqytetarë u hodhën në erë, që disa të tjerë të bëheshin më të pasur se ç’ishin. U vodhën zgjedhjet. U zhvatën paratë e taksave në investime. Shitëm abuzivisht gjithçka publike. Hoqëm nga puna shumë të aftë e i zëvendesuam me militantë. Bëmë grevë urie që të mos vidheshin zgjedhjet. Si në Berlin, fuqitë qe mbikqyrnin Tiranën thanë “sigurisht, çmenduria e sovjetikëve të Tiranës nuk do vejë kaq larg”. Në 21 janar u vranë katër vetë, dhe po, çmendura vajti aq larg.  Përpara 1 viti, muri mori trajtë – BE-ja na refuzoi statusin e vendit kandidat, duke na lënë të fundit në rajon, mbyllur pas nje muri që kryesisht e kemi ne koke.  Pardje, raporti i ODIHR na tregoi më shumë për ç’ndodh brenda murit, se kush e frymëzon Murin, se si mbushen kutite, si KQZ e Kolegji e çertifikojne cilësinë mbytëse të murit, se si i gjithë shteti punon për murin, sa i padenjë e sa larg nga Willy Brandt është Bashkiaku i Tiranës, sesi kercenojme shoshoqin të votojë për pushtetin, si jemi gati ta therim, qëllojmë, fyejmë dhe vrasim tjetrin… per Murin, këtë mur që po na izolon nga Europa.

Në Berlin, gjermanet ngriten murin per disa gjermane te tjere. Gjithçka më sipër janë tulla në murin që kemi ngritur mes shoshoqit, shqiptarë me shqiptarë. Shqiptarët që vjedhin bankat, votat, shtetin, kalimtarin, fqinjin, po i ngrenë një mur shqiptarve që punojnë ndershëm, që besojnë tek puna, aftësia, talenti, familja, komuniteti. Ata që e kanë mbushur me plehra nga Hani Hotit në Qafë Botë, po ngrene një mur zhuli për ata që e duan të pastër e të bukur këtë vend. Ata që zhvasin në spitale i ngrenë një mur jetës që përpëlitet. Kush korruptohet në universitet, ngre një mur që një shqiptar i ri të mos ndriçohet. Ciniket që tallen me minatorët, ngrenë një mur kalloje në zemren e atyre që ende janë solidarë. Dhe si në Berlin, një Honeker del çdo ditë në televizor, mbron ata që vjedhin për të, vota a para qofshin. Mbron ata që vrasin për të, Remzi Hoxhen, Gërdecin apo protestuesit. Promovon ata që spitalet e shkollat i zhvasin për murin e injorancës. Kurse ne, jemi gati te shqyhemi e theremi nga te dy anët e murit; të frustruar në maksimum si komb themi fjalën apo dhe plumbin e fundit për një shqiptar tjetër… pertej Murit.

Në tetor pritet raporti i BE-së, i cili pas ketij të ODIHR-it do të na tregoje më qartë murin që kemi ngritur vetë gjatë regjimit Berisha e pse prej këtij muri sërish nuk do behemi vend kandidat për BE para Serbisë. Pas disa vitesh, një gjeneratë e kthjellët do kthejë kokën pas tek këto ditë kur ne ndërtuam murin e Tiranës. Do gjykojë qeverinë, opozitën, zgjedhjet, vjedhjet, vrasjet, intelektualët, perëndimin… murin, dhe ata që frymezuan këtë mur që po na ndan me Europën… dhe me shoshoqin. Por, atëherë do të jetë vonë, si me murin e Berlinit.

Raporti i ODIHR-it ishte një denoncim për Murin e Tiranës. Mes nesh ka indiferentë që thonë ‘muri s’është problemi im’, ka intelektualë që thonë ‘me mirë mur rehati, sesa sakrificë për ndryshim ’ e ka dhe plot personazhe si Humpty Dumpty – kokëveza nga Bota e Çudirave – që e ka për status social t’i shërbejë regjimit në majë murit. Ky shkrim s’është për ta, përkundrazi është për ata që Europën e kanë në medje e në zemër, e që s’e pranojnë që Sali Berisha t’i izolojë vit pas viti, mur pas muri. Kjo s’do jetë e lehtë, as e shpejtë, por është e mundshme. Ka më shumë njerëz që duan, sesa që urrejnë në këtë vend. Ka më shumë që bejnë fair play, sesa hileqarë në Shqipëri. Ka më shumë fytyra të paqta, se surretër të dhunës. Ka më shumë që thonë ‘rrofsh’ se sa ‘të vrafsha’. Ka më shumë mendje të hapura, se kokëveza mbi mure. Ka më shumë optimistë që nuk blihen nga regjimi, sesa cinikë të lodhshëm.

Por, në këto kohë të mbrapshta, në vend që t’i hakërrehemi pafund njeri-tjetrit, lipset që të jemi të gjithë bashkë kundër Murit. Jo për t’i rëne murit me kokë, por me mend e me zemër. Shembja e Murit s’është veç mision i opozitës, çdokush duhet të jetë një Willy Brandt në Berlinin e tij të vogël e të përditshëm, në një front të shqiptarve kundër frymëzuesve… të Murit!

 

20 komente në “Ditën kur ngritëm murin e Tiranës”

  1. 21janari says:

    Eshte vazhdimi i idese se Rames, qe mos prisni duarlidhur gjithshka nga Opozita, por fillojeni nga vetja opoziten ndaj regjimit.

    1. XHEP-MEDANI says:

      SHUME MIRE E KA. SA NGA NE DOLEN TEK KQZ? SA NGA NE DOLEN NE MITINGJE? SA NGA NE PERBALLEN DHE DENONCOJNE KORRUPSIONIN JO KETU NE ZYRAT HALE TE SALI BARBARIT POR NEPER BOTE? MOS KERKOJME NGA TE TJERET: NESE JEMI MIRE E BUKUR – TE MOS BEJME DENGLA KOT. SHQIPTARI DUHET TE MESOHET TE LUFTOJE PER DINJITET DHE MIREQENIE.

    2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Edi Rama dhe Erjon Velija,ju po me detyroni te te behem vulgar.Ju pasi u TALLET me opoziten prej gati 2 vjetesh tani keni nderuar taktike,jeni bere paqesor ,na luani rolin e Gandit dhe te Rugoves.Po se more DERDIMENA cfare kujtoni ju se shoqeria shqiptare eshte ajo e vitit 1990,ku njerzit dolen te barabarte nga nje sistem totalitar dhe s’kishin asgje per te humbur,s’kishin as prona as pasuri.Ju na gatuat nje CORBE te keqe ne vitin 2008 me ndryshimet e KUSHTETUTES dhe ja nxorret BYTHEN lakuric Sali Berishes dhe ai beria ate qe ben nje egersire e pa ngopur,JUA RRASI THELL.Tani sic duket po ju dhem se sdini si ta nxirrni PALLEN dhe i thoni popullit po se durove Saliun ngriju ne protesta.Ah ju FAQEZINJT ju PJELLA FRIKACAKE,ju te etur per PUSHTET,doni qe te ngrihen njerzit per ju e tju bejne ministra e Kryeministra.A e din si funksionon DEMOKRACIA more ERJON??A e din cfare detyre ka nje opozit ne nje vend DEMOKRATIK?A e din se cfare eshte nje Parti me emrin Socialiste??Pasi e late Berishen te lire te privatizoje gjithshka ju tani po ktheheni ne Parlament si PULA te LAGURA.Pasi shiti Detin,privatizoi dhe vodhi Miniera e Hidrocentrale,ju mereni me shishen e SHAMPANJES se nje Doganieri dhe kjo eshte FITORJA juaj se kapet nje hajdut.Turp Erjon Velija,Turp Edi Rama.Ju keni deshtuar ne misioni tuaj.Dhe keni fytyre tu thoni shqiptarve se si duhet te veprojne.Ju keni humbur cdo te drejte morale,politike dhe opozitare me permbys sistemin NeoDIKTATORIAL te Sali BERISHES.Ju jeni po aq te peshtire sa Sali Berisha.

      1. Whatever. says:

        hallall Fred Dibrani.

        1. SaKomQesh says:

          O Fredo rri ne Hamburg boso mos hajde mo fare fare po vetem men mos na jep a te keqen lali.Se m’jeni bo te gjithe si Naim Frasheri qe tallte trapin si deputet ne Stamboll e na thoshte ne ktu ca duhet me bo.Po ke verejtje hajde shtroje mener bythen ktu nja i muj edhe pastaj flasim prape

  2. Nardi says:

    Jam plotesisht ne nje mendje me ty, kur them plotesisht nuk kam cfare ti heq as ti shtoj ketij shkrimi zoti Veliaj.
    Ajo qe nuk arrij te kuptoj eshte: cfare pret ky popull akoma?????????????????????????.Europa i rras ne burg kriminele te tille si berisha, basha,ruli,meta, dhe me bastardi nder ta PONE. Ndersa ne shqiperi ata jane ne krye te shtetit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!. Primitivi berrishe po forcon cdo dite e me shume rrenjet e mafias, krimit. Ai nuk ka per tu larguar kurre vete…as me vote…Une jam paqesor por ky kriminel nuk iken po se vrane. Mos harroni cfare beri ne 97, dhe ai eshte penduar qe u largua edhe atehere kur s`ngeli me asnje institucion shteti ne kembe. Merreni me mend cdo te beje tani duke ditur se cfare e pret pas renjes. Enver hoxha si ka bere gje ketij kombi krahasuar me kriminelin nga vicidoli berrishe.AH sa fatkeq paska qene ky populli shqiptar.

  3. AlbinoBlackSheep says:

    Leksione pa fund.Po cfare na tregoni more zoterinj?Keto i shohmi perdite me sy.A jeni ju qe jeni deputete?A jeni ju qe takoheni me diplomate e politikane nga perendimi? Sa naive duhet te jete nje person per te kuptuar se po ja fusin sa krahu?Cfare miqsh nderkombetare flet shefi yt dhe cfare BE flet ti?Arvizu e Sequi te vijne ne zyre te japin doren e te urojne fitoren dhe pas dy javesh shkojne e i japin doren e i urojne fitoren Bashes e ju i quani “miqte nderkombetare” e shpresoni perseri tek ta?Atehere mire tu behet ju per naivitetin qe tregoni e mire te na behet ne qe u besojme e u votojme ju.

  4. agim says:

    Po…!Një paralele shumë e bukur,Erion!Shumë e saktë,sepse po e kuptojmë,një mur po ngrihet si barrikadë mes shqiptarëve….! I cili po ndan vërtet më dysh dëshirën e shqiptarëve për tju bashkangjitur Europës.Në fakt ngritja e murit të Tiranës, ka mbase një kohë të shkurtër..por ka intensitet të lartë ndërtimi…Shpresoj që të gjithë të jemi bërë bashkë përkëtej murit dhe tej tij..të kemi hedhur urrejtjen…ndarjet…vuajtjet dhe mjerimin..!Shpresoj që andej murit le të mbetet thjesht e kaluara e errët, komunizmi mesjetar shqiptar…dhe grupi i izoluar i bartësve të tij..!Përshëndetje Erion!

  5. vlora 1 says:

    Shkrim inteligjent

  6. gjethi says:

    Erion o bir, shkrimi yt eshte propagande e trashe.Beje me te holle me perendimore ne permbajtje jo ne fjalor.Vertet ne Gerdec u vrane 25 fshatar dhe nje burre tezeje,qe te pasurohej Shkelzeni, Pinari Mehdiu apo goca e fahriut(Balliut),por mos harro qe parate e fituara nga Delijorgji ne Gerdec i pastronte Ed Rama me leje ndertimi.Para dhe pas Gerdecit Delijorgji ka shkembyer SMS dhe biseda ne celular me Ramen.Pra pse ti Erion dhe plazhistet si puna jote na qenkeni heronjte qe jane te afte ta shkaterrojne murin e hajdutllekut, droges, vrasjeve dhe tradhtise kombetare te Sales? Neytralizimi i se keqesme emrin Sali nuk eshte projekt OJQ-je per t’i rruajtur pare ndonje ambasade ne Tirane! Mjaft me lule delet e PS-se,shqiptaret t’i dalin zot vetes sa per prijes nxjerrin nga gjiri i vet ne beteje e siper sa tu doje zemra!

  7. Realisti says:

    Cdo fjale e vertere. Nuk i shtohet asnje presje. Opozita fillon nga mendja e cdo qytetari. Opazita me e mire eshte qendrimi qytetar.

  8. pelivan says:

    O z. gjethi ! A thua kaq hapur e bente pastrimin ky Edi Rama,aqsa e paske pare edhe ti?! Po c’flisni kodra mbas bregut o burr i dheut… Nejse, Ku djali qe ka bere kete artikull,(Per mua),qenka mendje ndritur,nje mendje qe pikon ar. keta djeme,(Shqiperia ka plot),do e clirojne kete popull nga diktatura qe s’na u shqit,e qe s’na u shqit….

    1. njeri says:

      prit gomar te mbij bar o Pelivan me keta qe duken si ar po nuk jane as bronx

  9. beso says:

    Erion,eshte ngritur nje karakatine 20 vjeçare,qe ka themelet tek kurthi i oligarkeve te Ramiz Alise;duhen shkallmuar themelet!Ti ia kerkon kete çdo shqiptari qe mendon,por shqiptaret qe mendojne kane muaj e vite qe thyejne tastierat(se nuk jane ne Shqiperi,por dhe nuk jane te organizuar ne shoqata e parti,se kot nuk jane keto)se duhet presion dhe guxim,se duhet gjalleri dhe veprim i shkoqur.Atehere kur Edi duhej ta shkundte saliun nga karrikja se vdiqen 26 vete,Edi i rrahu shpatullat;atehere kur Edi nuk duhej te pranonte me force bixhozin e Ristanit,Edi e la ate ne duart e avoketerve te proçedurave:ne jemi ketu ku kemi qene gjithmone-mbi mur,po duhet te jeni edhe ju,se fundja ju do ta gezoni pushtetin,jo ne qe mezi gjejme kohe te themi ndonje mendim pas 10-12 oresh pune krahu ne oret e vona te nates.He,dreqin,levizni ca dhe levizni me kurajo se nuk eshte kulle guri kjo e salise,dhe shume ka rezistuar per fajin tuaj dhe jo te shqiptareve,qe fundja voten ua kane dhene dhe mbeshtetjen po ashtu!Hajde te perveshim menget!

  10. ALBAN DEGA says:

    TO BE OR NOT TO BE- KJO ESHTE CESHTJA !

    – Opozita duhet te jete opozite ose te mos jete fare
    – Nje pozite kusare e vrastare eshte fatkeqesi per demokracine
    – Mungesa e opozites ndaj saj eshte katastrofe per demokracine …

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Opozita shqiptare fitoi bindshem e rendshem ne dy te tretat e Shqiperise ne zgjedhjet e 8 majit 2011. Fitoi bindshem e rendshem edhe ne Tirane. Nuk eshte fjala vetem per dhjete vota me teper qe u numeruan ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne syte e monitoreve dhe ambasadoreve. Ne fakt, jane dhjetra mijera vota me shume se pozita e korruptuar dhe kusare e votave dhe e Shqiperise ne Tirane, qe ie shtoi te vetat me nje mije e nje hile e kurthe.
    Kur pritej nga te gjithe administrimi dhe legalizimi i kesaj fitorjeje plebishitare, banda e kusareve te votave e drejtuar nga kryustai i saj Berisha hedh ne sulm krejt skalionet e tij per te c’bere fitoren e opozites dhe ngritur me vota te falsifikuara, me kuti te shqyera, me nje mastraf te vertete votash fitoren e vjedhur te tij ne mes te kryeqytetit , ne zemren e Shqiperise.
    Fituesi real sillet si humbes jo real. Humbesi real vjedh fitoren e kundershtarit diten per Diell, para kamerave, para syve te shqiptareve dhe nderkombetareve, para syve te monitoreve dhe ambasadoreve..
    Politika eshte arti, mjeshtria e se pamundures. Ndryshe nuk eshte politike.
    Eshte shume kollaj te besh armiq! Eshte shume veshtire te besh shoke e miq te vertete. E ne politike nuk duhet harruar se nuk eshte i forte ai qe ka ose ben shume armiq… Edhe sikur milingona te jene armiqte , po te behen shume te shuajne edhe kockat.
    Kam pare para disa kohesh ne nje dokumentar te “Animal Planet” nje elefant qe shkel mbi nje fole milingonash ne nje vend te Afrikes. Triliona prej tyre iu versulen gjigandit te pyellit dhe mbas tri oresh atij nuk i mbeti as nam as nishan.
    Eshte i forte ai qe ka shume miq e aleate, jo vetem brenda, por edhe jashte. Nje pike e dobet qe po e paguan shume shtrenjt opozita shqiptare dhe lideri i saj, qe kane mbetur ne miqesira e lidhje me shume ideologjike se gjitheperfshirese.
    Eshte koha qe marredheniet me jashte ne kete parti ti marrin ne dore fytyra te reja diplomatesh profesioniste e largpames jo papagaj e sharlatane “kafkash te thyera” e pa dinjitet, qe nuk dine se cfare do te thote fjala diplomaci.
    Propaganda dhe shtypi i opozites jane te mekur. Krejt shtypi e mediat e PS-se ose perkrah saj nuk mund te krahasohen me ” Temen” online te Mero Bazes ose ” Shekullin”, e cila nuk e di pse kohet e fundit ka zene pozita me teper difensive. Niveli i “Zerit i Popullit” eshte e mjerueshem ose e kane detyruar te jete i tille ne rrethana, kur duhet te ishte krejt e kunderta e nuk duhej te rrinte asnje minute ne kioska, por ne duart e lexuesve.
    ” Top Chanal” i pavarur e Sokol Balla, bashke me Vizion Plus e Alfred Pezen dhe Koha Vizion mposhten bindhsem te gjitha mediat multimilioneshe te kusarise qeveritare gjate numrimit te votave! Ku jane televizionmet e mediat e PS-se !?
    Dicka nuk shkon mire e sic duhet ne lidershipin e opozites shqiptare. Fituesi bindshem ne mbare Shqiperine ka jave te tera qe me perjashtime te rralla sillet me shume si humbes.
    Te pranosh e aq me teper te kerkosh vete e te kenaqesh me perseritjen e zgjedhjeve te fituara bindshem e rendshem ne Tirane ne nje kohe kur duhej qe sheshet e mbare Shqiperise duhet te bucisnin e gjemonin per zgjedhje te parakohshme parlamentare ne mbare Shqiperine eshte nje kambane alarmi per elektoratin e majte dhe mbare popullin shqiptar.
    Te kesh pozite kusare me vota te vjedhura eshte fatkeqesi per demokracine dhe Shqiperine .
    Te mos kesh opozite te mirefillte perballe nje qeverie sa kusare edhe vrastare, sa te korruptuar edhe despotike, eshte katastrofe per demokracine, pe rte sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise dhe te shqiptareve.
    Eshte koha qe opozita te zgjohet, te veproje aktivisht, te udheheqe e jo te pergjume elektoratin e saj , i cili ne zgjedhjet e ardhshme do ta ndeshkonte pa meshire.
    Eshte koha e fundit qe opozita te jete opozite e jo freskozite !
    Si mund ti besohet nje koalicioni dhe lideri qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten plebishitare te .zgjedhesit te vet per ata vete.
    Si mund te qeverise nje shtet e nje popull nje opozite qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten e zgjedhesve te vet, voten per veteveten, voten dhe aspiraten e demosit- shtyllen e asaj qe quhet dhe qe eshte de jure e de facto demokracia, sundimi popullit, me popullin e per popullin e jo per nje bande kusaresh e vrastaresh qe e kane kthyer Shqiperine ne nje cilflig te tyre !!!???
    Sot jo vetem para opozites dhe lidershpit te saj, por ne radhe te pare para elektoratit te saj shumice dhe para krejt popullit shqiptar shtrohet ceshtje te jesh ose te mos jesh!
    “To be or not to be- this is the question!

  11. cendurimmadhi says:

    Shkrim mjaft i mire por fatkeqesisht nuk ka gjetur auditorin e duhur per tu prezantuar.Tung.

  12. grizi says:

    Nuk bindin fjalet e bukura te djemkave te pabesueshem qe shkruajne ne nje dite si me porosi nga plazhet ku pushojne.Ku ishe ti Adam kur vriteshin djemte e nenave ne 21 prill?.Titulli ne vete te pare ttregon me naivitet se paske qene dhe ti autor i ngritjes se murit,qe ca e ca kane kohe qe e dine.Mjaft me me karagjoze si ty qe vetem letra lart e posht shkruajne per tu dukur e nuk jane te zote per gje tjeter.!

  13. Fatmir says:

    Ne vitin 1997, protestat filluan ne populle, vdiqen mbi 3.000 shqiptare, e komunistat e qelbur si Nano, Gjinushi, Ruci, u premtuan shqiptareve kthim 100% te lekeve, kur moren pushtetin, u kthyen leket!!!!!!???? Vdiq ndonje politikan! U fut ndonjerri ne burge nga politikanet! 20 vjet te njejtet qener! Ketij krimbit do ti thoja, Nese do te vije nje dite, qe populli shqiptar te ngrihet, nuk do te kete me vende, as per Sale e Rame, 2 Kucedrat qe po tallen ne kurriz te shqiptareve, kurse ti o Veliaj, qe per 2 leke, ke shitur veten e lepin ndonje kocke nga te Rames, ki kujdes nga protestat e popullit, se ti as nuk te kane fare ne llogari. Erdhe ne Shqiperi, fillove me ato protestat e tua, e me vone te iku zeri. Doni qe te ngrihet populli, e t’ju vendosim ju felliqesirat ne krye. Nje dite, ka per tu ngritur, por jo per ti, as per Ramen, as per Salen, as per Meten, as per kermat, Gjinushi, Ruci, e kompani, por per nje Shqiperi ndryshe, ju ne keto 20 vite, nuk jeni gje tjeter, vecse turpi i Shqiperise.

    1. ali kolshi says:

      Fatmir je i madh

  14. flamuri says:

    Ky artikull fillimisht u shfaq nje foto te rendomte te erionit. Kam pershtypjen se erionit nuk i pelqeu dhe kontaktoi dike nga tema per ta ndryshuar me foton qe sugjeroi ai, dhe qe eshte kjo ketu siper ku erioni duket si presidenti Kenedy qe thoshte ne sheshin gjerman “Ich Bin ain berliner”.
    Keta mitoman ne opozite do na bejne zborr ne pozite. Erion veliaj shpesh shfaqet me menget e kemishes se perveshura duke dashur te duket si njeri puntor por mua me duket si nje veteriner qe do egzaminoj nga mbrapa ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje