Kush është njeriu që do drejtojë qeverinë e EURO-s

17 Gusht 2011, 11:53Politika TEMA

Lajmi për një qeveri ekonomike, që do kontrollojë ecurinë e monedhës evropiane, është pritur me skepticizëm. Tregjet kanë reaguar po me dyshime, britanikët janë tërbuar, opozita franceze po ashtu. Edhe opozita gjermane ka të njëjtën bindje: Po kurohen simptomat e jo shkaqet. Britanikët shkojnë edhe më larg, akuzojnë Gjermaninë se tani po vendos krejt Europën nën kontroll. “Ky është Rajhu i Katërt”, shkruan një analist. Atë çka nuk e arriti me luftë, po e arrin me ekonomi Gjermania. Një qeveri që do mbajë nën kontroll EURO-n, një politikë e përbashkët fiskale, d.m.th shumë shtete nën kontrollin e Gjermanisë. Opozita në Francë ka kryqëzuar Sarkozinë. Thonë se ka bërë lëshime për Merkelin, sidomos sa i përket çështjes së eurobonove. Gjermanët thonë se masat nuk janë të mjaftueshme megjithatë. Ata e shohin ekonominë e tyre në rënie dhe druhen se masat që kanë ndërmarrë për të shpëtuar shtetet e tjera, do dëmtojnë Gjermaninë.

Në këtë lojë ‘e ka kush e ka’, më shumë peshë mbi shpinë do ketë njeriu që do qeverisë tani e tutje euro-n, Herman Van Rompi. Ai është propozuar nga Franca e Gjermania për të drejtuar qeverinë e re ekonomike. Ajo do përbëhet nga krerët e shteteve, që do mblidhen më së paku dy herë në vit.

Ai cilësohet si një figurë e zbehtë, por efektive.

I lindur në vitin 1947 në Eterbek të Belgjikës, ekonomisti dhe filozofi ka 30 vite në jetën politike.

Ai ia ka dalë të sjellë në qetësi politikën belge, edhe pse ka qëndruar vetëm një vit si shef qeverie.

Në vitin 2009, babai i katër fëmijëve u emëruar presidenti i parë i Këshillit të Bashkimit Europian.

Avantazhi i tij: Shpesh e nënvlerësojnë.

Në kohën e lirë pëlqen të shkruajë tregime dhe libra. Kryesisht me temë kryesore etikën.

9 komente në “Kush është njeriu që do drejtojë qeverinë e EURO-s”

  1. brazili says:

    Pse nuk emruan Salen te drejtoje qeverine ekonomike te Europes?Sa idiote keto europianet,do te kishin nje menaxhim te jashtzakonshem,do kishin nje rritje ekonmike te pa pare,euro do tu forconte shume,recension nuk do kishte me,cfare kane humbur,strategun me te madh ne bote,Sali Berishe.Nuk e shohin Shqiperine keto si po lulezon?Qenkan te cuditshem.

    1. I zhgenjyeri says:

      Po qe nuk e ke keq vlla ?! Nuk do ti kete shkuar ne mend ajo pune, se perndryshe do kishin shpetuar qe me pare… Propozimit tend mund ti shtoja vetem qe duhet marre dhe Jozi atje dhe pastaj Europa dhe Euro dolen ne selamet……

  2. hasan says:

    Ti bejme thirrje ambasadorit te BE ne Tirane qe duke njuhur aftesite mendore fizike e profesionale te k ministrit tone te ndermjetesojne fuqishem prane BE,qe per te miren e Europes per shpetimin e saj nga kolapsi i sigurt,per te miren tone te perbashket,ta emeroje Sali Ram Berishen kminister ekonomik i BE. Europa ka ne dore nje shans te madh per popujt e saj.

  3. butrinti says:

    C eshte ky more !!!??? Kete nuk e njeh as vendi i Tij. Nuk e keni vene re ne mbledhjet e BE ??? Rri ne bodrum sepse askush nuk e qas atje, njesoj si perfaqesuesit e Shqiperise. degjojini intrpelalncat ne Parlamentin e te ashtuquajtures BE, e bejne per nje lecke por atij nuk i duket ngjyra qe skuqet sepse eshte jeshil. Bio

  4. butrinti says:

    Ju rekomandoj te degjoni ne Parlamentin Europian Nigel Farage eshte ne Youtube, dhe do ta merrni vesh se sa i zoti eshte Ky i ashtuquajturi President i BE qe ne ate post nuk e ka zgjedhur populli por mafia Gjeramno – Franceze per interesat e saj ekonomike. Kerkojeni dhe gjejeni, do te ngeleni te kenaqur.

    1. Rani says:

      Te paska lene shije te mire ai debili anglez qe u mundua ti jepte rendesi vetes (vetem per nje moment) se prape eshte harruar dhe se njeh askush as ate ne vendin e tij. Sa per dijeni kjo mafia gjermano-franceze ja fut asaj mafies angleze qe perfaqeson ky Nigel debili. Anglezet pjerdhin sa pjerdhin po ne fund zbatojne urdhrat e gjermaneve dhe francezeve.

  5. butrinti says:

    Ju rekomandoj deputetin e europarlamentit Nigel Farage, gjejeni, degjojeni dhe nxirrni konkluzione kush e drejton BE

  6. TEFTA ALIKAJ says:

    DHELPRA DHE UJKU DINAK DHE I ZI NE SHPIRT;KY BELG PA TRU

  7. franko says:

    Politikan i zbehte, pa profil te dallueshem. As zerin s`ia kemi degjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje