Bisedimet Greqi- Shqipëri për kufijtë detarë – Flet specialisti i njohur i hartografisë, i cili bëri i vetëm oponencën më të frytshme profesionale kundër paktit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Si e shikon rinisjen e bisedimeve dhe çfarë pret nga këto bisedime, negociatorët e saj dhe ku mund të jenë të papriturat
Nuk është e vështirë që të flasësh me z.Myslym Pasha kur bëhet fjalë për ‘çështjen e tij’: Delimitimin e Kufijve detarë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Ai është jo vetëm i gatshëm, por edhe i hapur të sqarojë për shumë elementë, për të cilat publiku i zakonshëm ngatërrohet. Por si do të jetë e ardhmja e kufirit detar? Edhe ai vetë është ‘në udhëkryq’, pasi tashmë vullneti i tij profesional s’mjafton, duhet edhe vullneti kombëtar, që duhet thënë se hera-herës na mungon ne shqiptarëve…
Nga burime që s’konfirmojnë, flitet për rinisje të bisedimeve për problemin e Marrëveshjes detare me Greqinë ose rinegocimin e tyre, edhe pse Gjykata jonë Kushtetuese e ka hedhur poshtë. Jeni njohur me këtë dhe si e shikoni si hap?
“Rinisja e bisedimeve për Marrëveshjen Detare është një afishe e madhe, të cilën çdo shqiptar, kudo që ndodhet, e ka parë, të ngulur në opinionin e gjerë. Kjo rinisje mesa duket do të kryhet sepse është një detyrim ligjor që e ka fillin tek Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, por pse të mos themi, se është ‘një detyrim’ edhe nga pala fqinjë, e cila nuk ta ka borxh, që ‘një marrëveshje’ që e ke bërë vet, me dëshirën, bindjen e duhur… ‘vjen një çast që e hedh poshtë, e që në vend të kontribuosh në fqinjësinë e mirë, bën të kundërtën'”.
Pra, duhet të rinisin. Po si?
“Përcaktimi i kufijve detarë dhe shtratdetit kontinental vijon të mbetet një çështje e ndërlikuar dhe shumë e ndjeshme sepse ka të bëjë me kujtesën historike, trashëgiminë, zhvillimin ekonomik, marrëdhëniet ndërshtetërore, mëvetësinë kombëtare, shfrytëzimin e burimeve natyrore detare etj., e të gjitha këto ndikojnë drejtpërdrejtë në Sigurinë Kombëtare, diplomacinë dhe politikën rajonale. Kurse, siç e dini, këto negociata u bënë aq ‘shkurtër’, aq ‘pateklif’, çka sollën atë produkt për të cilin po flasim”.
A mund të ketë një fillim të ri, duke e shuar atë vijë që ata i sollën kësaj ndarjeje?
“Rinisja dyshoj se do të jetë formale, me një nënkuptim të ndërsjellët, nga të dy palët se ‘do të vemi nga do të vemi dhe do të arrijmë atje ku ishim në fillim…’. Përsëri nuk do ketë tejdukshmëri, sepse nuk mund të zhbirohet në këto bisedime, kur të paktën deri tash Greqia pret ratifikimin dhe nuk mund të lëvizë nga ‘vija e saj’”.
Ndërkaq, Kryeministri Shqiptar në një intervistë tek “ Opinion” shkurt la të nënkuptohet ‘se vendi i tij nuk ka humbur nga ajo marrëveshje’. Kjo nuk është e pakët, apo jo!?
“Janë të detyruar të ribisedojnë, duke u gjendur kundruall vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, kuptohet për ‘të riargumentuar’ të vërtetat e marrëveshjes së parë dhe për ta Kryqëzuar Gjykatën Kushtetuese, në vendimin e saj.
Ky hap është i pritshëm, rezultati që do vijë do të jetë shumë i vështirë, mbasi nuk është kollaj kur të shmangësh jehonën, që ajo tashmë ka pasur. Jo vetëm në Tiranë e Athinë por edhe në arenën ndërkombëtare. Një marrëveshje e cila nuk është në përkim me Kushtetutën e Shqipërisë, e më në hollësi, aq delikate siç është: Mëvetësia territoriale e Shqipërisë ( Kujto: Vijën e mesme të kanalit të Korfuzit, Vijëfillimin dhe provën gjeometrike të mos përputhjes së vijës normale me Detin Territorial në gjirin e Ftelias, ajo e Shkëmbit Barketa e marrë si pikë fillimi ndarëse etj ), të cilat janë fakte realë të cenimit të kësaj mëvetësie… Për të vijuar më tej me gjeohapësirën e Ngushtesën e Otrantos ku është zbatuar ‘”Metoda e baraslargësisë “ kur Ligji ndërkombëtar në UNCLOS ( United Nations Convent of Low of Sea- 1982 ) e përjashton nenin përkatës mbasi është tej hapësirës së Detit Territorial ( 22, 22 km ) pra ndodhemi në Hapësirën Ekonomike Eksluzive, ku është një humbje e madhe. Kësilloj, jemi duke përmendur vetëm ato çështje gjeohapësinore detare që e kanë bërë atë të jetë Antikushtetuese”.
Ju ishit i pari që e denoncuat profesionalisht marrëveshjen. A mendoni se ka forca në Shqipëri që do të vazhdojnë edhe më tej këtë punë profesionalisht?
“Nuk është problem se kush ish i pari apo i dyti. Më thellë, mund të hamendësojmë se ç’ndodh në strehë që s’i dimë, se ç’bisedohet, ç’hartohet, kur nuk ka tejdukshmëri të domosdoshme, siç ndodhi me Paktin Famëkeq. Ajo ishte e mbaruar, e firmosur me ndriçime, të të dy qeverive të shteteve fqinjë, dhe askujt nuk do t’i binte ndërmend të kontrollonte ca koordinata. Askujt! Por mediumet, ndaj kanë kaq vlerë të madhe sepse ato zhbirojnë dhe dyshojnë, kërkojnë dhe eksplorojnë, ashtu sikundër ndodhi. Ju e vutë re, se si Qeveria ngeli ‘pafrymë’ një çast, të nesërmen e denoncimit, sa përdori sharje, etiketime, dhe s’kish ç’të bënte ndryshe, veçse ‘të mbronte veprën e saj’, më të shëmtuarën e këtij shekulli jete të shtetit shqiptar. Unë, si hartograf, përdora një ballafaqim të jetësimit të së drejtës Detare me një vijë të mesme të baraslarguar (të përdorur dhe që sipas tyre ishte shtylla kryesore!!) dhe së fundi e shpërfaqa atë, me bindje të plotë, dhe jo se kisha bërë ndonjë zbulim, por thjesht, i dola në krah interesave të shkencës dhe interesave kombëtare aq shumë të nëpërkëmbura.
Nuk mund të jap ndajshtime për specialistë të tjerë të fushës sime, dhe as cilësime, për ta ndarë veten time, veçse mund të them se studiues të tillë janë të shumtë, por ata deri sot nuk janë dukur gjëkund, as kanë folur dhe as kanë marrë pjesë në diskutim, çka na tregon se në një farë mënyrë ata shmangen prej Kompleksitetit të problemit dhe ‘autocensurës’ që e kanë prej Qeverisë në të cilën punojnë, e s’kanë se si t’i dalin kundër. Aq më tepër se ata janë në krye të Drejtorive apo dikastereve shtetërore, dhe as që mendohet se do ecin në një udhë tjetër, veçse tek ajo që dikton “ Marrëveshja e Parë” se nuk mund të kenë një guxim t’i kundërvihen, prandaj do të bëjnë ç’është e mundur të luajnë avokatin e Veprës së Qeverisë, me njohuritë profesionale të tyre në shërbim të saj duke heshtur kësilloj, për faktet që përbëjnë këtë gjeohapësirë detare, duke harruar rrethana të dukshme. Kështu ata nuk mund të sjellim dot ndonjë përfytyrim të ri në logjikën profesionale.
Kjo punë do të vijohet, por është e vështirë, sepse ka ndodhur ajo që thamë atypari, një vendim unikal edhe në përvojën ndërkombëtare, jo vetëm të fqinjëve. Prandaj unë e shoh profesionistin shqiptar që do të jetë në negociatat e ardhshme si një mbrojtës të logjikës së shtrembër të asaj që ‘u plazmua’ dhe u mat me kompas për të bindur shqiptarët. Edhe për një fakt tjetër. Greqia fqinje, nuk mund ta lëshojë veten asilloj, që të pranojë të ndryshojë vijën e saj të ‘baraslarguar’ sepse në fund të fundit ajo ka marrë firmën dhe fishekzjarret palës shqiptare. E shihni se sa të vështira mund të jenë këto negociata!”
Pse grekët edhe me hedhjen poshtë nga Gjykata Kushtetuese, i lejojnë vetes të bëjnë presion mbi Shqipërinë. A tregon kjo një varësi të Qeverisë Shqiptare?
“‘Të rrimë shtrembër po, ama, të flasim drejt’. Ne nuk dimë ndonjë presion apo kusht të vëne më parë po veçse hamendësojmë se ç’mund të ketë ndodhur. Pala greke në negociata ka mbrojtur interesat e saj dhe kjo është shumë e natyrshme. Pala shqiptare mesa del nuk i ka mbrojtur këto interesa dhe është pajtuar me ndarjen që u bë. Pra, është një Marrëveshje, një ujdi dypalëshe. Ne nuk mund të gjykojmë presionet greke, por vetëm qëndrimin e palës sonë. Ajo çka ndodhi ishte në pajtim me strategjinë të Greqisë fqinjë, në synimet ditura të saj që janë të kahershme… deri tek ligji për Regjistrimin e popullsisë…së fundi. Ne kemi bërë të njohur në mediumet shqiptare se kemi në dorë harta të Palës greke në të cilat është hedhur po e njëjta vijë e marrëveshjes, pak muaj më parë se të fillonin negociatat përfundimtare. Këto janë dokumente që nuk i gjejmë tek pala shqiptare, që hamendësohet se ka një pranim të plotë, të diktimit të tyre teknik . Por kjo prapë është e pamjaftë, për të gjykuar për kushte të vëna apo trysni të tjera.
Aktualisht, sipas mendimit tim, ata kanë të drejtë të bëjnë presion, t’ia bëjnë të ditur asaj
(Qeverisë) e të thurin argumente të tyre në mbrojtje të saj e ta drejtojnë tehun tek segmente nacionaliste ( duke përfshirë këtu edhe ndikime në Gjykatën Kushtetuese ), e kësisoj supozohet se duhen gjendur të gjithë mënyrat për ta ‘thyer këtë ngrehinë antimarrëveshje’ që në fakt është Ligjore. Kjo në fakt është një beteje brendashqiptare, se sa një problem diplomatik dypalësh, ku do të gjenden rrugë që të hidhet poshtë ky vendim, duke prodhuar kushedi se çfarë instrumentesh juridikë.
Por nuk do të jetë kaq e lehtë!
Është folur shumë për varësi të Qeverisë Shqiptare edhe në shumë ndodhi të tjera, kështu edhe për këtë rast, pala jonë duhet ta ketë parasysh se nuk do të pranohet asnjë argument i sjellë prej saj, mbasi kjo do të ndikonte tek hapat e ardhme e integrimit në BE ku prania e Greqisë është realitet”.
Insistimi i Greqisë nga ana tjetër, lidhet me atë që ka treguar koha dhe burime të ndryshme, për gjetjen e burimeve nënshelfin Detar. Si e shikoni këtë frikë të shtetit shqiptar, thjesht prej detyrimeve që kemi shumë emigrantë atje, apo një varësi ‘të pakuptueshme’ të shtetit shqiptar?
“Shfrytëzimi ekonomik ekskluziv i pasurive natyrore nënshelfin detar ose mbi të është një realitet në kushte të sotme. Gjeohapësira për të cilën bëhet fjalë është vijim i formacioneve karbonatike kontinentale që siç citojnë burime greke por edhe të kompanive të huaja që janë marrë me studime të burimeve të naftës dhe të gazit, apo edhe studiues shqiptarë, përbën një shpresë të madhe për praninë e naftë-gazit në këto shtresa. Studimet gjeofizike që ka parashikuar të bëjë Greqia e konfirmojnë këtë. A duhet ta ketë mendjen edhe Shqipëria tek këto pasuri? Padyshim që: ‘po!’ Ndërkaq Marrëveshja që u bë nuk e rrëfente gjëkundi këtë synim të madh ekonomik për Shqipërinë. A bëhet ‘një sy qorr ‘ dhe “ një vesh shurdhër” siç thuhet, sepse qeveria mund të jetë e ‘kapur’ apo është thjesht një lëshim që bëhet edhe ndaj mijëra emigrantëve që punojnë dhe jetojnë në Greqi, këto që të dyja, mendoj se lidhen njëra me tjetrën”.
Të kthehemi edhe një herë: ka ndaj vendimeve të tilla, penalizime nga Kodi Penal kur flitet për dhënie territoresh? A mendoni se duhet të kishte penalizime edhe ndaj grupit negociator?
”Lidhur me penalizimet e Kodit Penal, është folur shumë në mediumet shqiptare dhe qartazi janë pasur parasysh negociatorët, postet që ata mbajnë, karriera e tyre herë e lëvizur në poste më të epërme, apo dhe në vendet ku janë. Ky është një tregues i rëndësishëm, që na ilustron se Qeveria Shqiptare, nuk sheh në këtë bashkësi negociatorësh ndonjë përgjegjësi, por e kalon këtë fare natyrshëm, pa ndonjë ‘cen në biografinë profesionale apo morale të tyre’ sepse po ta bënte atë, duhej të penalizohej vet, pasi Qeveria dhe vetëm Qeveria mban përgjegjësinë në rastet e shpërfilljes së kësillojtë të interesave kombëtare, dhe penalizimet nëse do të bëheshin do të nxirrnin “të palarat”. Asnjëherë nuk kam folur për penalizime gjatë debateve që janë bërë. Kam folur në aspektin profesional”.
Mendoni se ky problem mund të shkojë në një Arbitrazh Ndërkombëtar? Ka dy organizma: një nga Gjykata e Hamburgut dhe tjetra nga ajo e Hagës, për këtë qëllim ? Dhe pse vallë duhet ta çojë Shqipëria këtë problem që e ka hedhur poshtë institucionalisht?
”?’hapa do të ndiqen? Mendoj se në Arbitrazh shkohet kur palët që ndajnë detet e tyre nuk bien dakord. Atëherë duhet një gjykim i epërm. Kështu rekomandohet dhe ka aq shumë raste që u jepet Zgjidhje pastaj nga Gjykatat Ndërkombëtare në Hamburg apo në Hagë. Kurse në rastin, kur ka përkim dypalësh zgjidhjet jepen në mënyrë tërësore në Marrëveshjen përkatëse. Ne nuk dimë se a mund të arrijmë që kemi mospërputhje të palëve që do bisedojnë në negociata!! Mendoj se i vetmi problem që do të rrihet do jetë hedhja poshtë e argumenteve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Mobilizimi do të jetë i të dy palëve, duke ndërmarrë, për të gjetur mënyrën që pala shqiptare të dalë ‘me duar të lara’ dhe pala greke s’ka pse të bëjë hartime të tjera vijash ndarëse (sepse i ka bërë një herë). Një erë ka filluar të fryjë, ajo është era e një unifikimi të plotë të atyre se çka thotë Qeveria dhe Gjymtyrëve të tjera të Shtetit për t’u bërë në unison me frymën dhe veprat e kësaj Qeverie. Kjo vijon të jetë shumë e rrezikshme. Shfaqje të tjera do të shohim, argumente të tjera mund të stisen që nderi të vihet në vend! Kush do t’i paguajë harxhet?”
Sërish për njerëzit që do të negociojnë: nuk tremben nga pasojat që mund të kenë në të ardhmen vendime të tyre të gabuara, për shkak të interesit të momentit…?
“Njerëzit që do të negociojnë, gjykoj, se kanë pasur kohë që përgatiten me fushën ligjore dhe atë teknike. Përgatitja e tyre, besoj se ka një pamje tjetër: atë të ndërgjegjes profesionale dhe intelektuale që edhe pse ‘gërryen’ prej së vërtetës, u ka krijuar një instrument të ri, i cili s’i shërben gjetjes së hullive për të kapur mbrapshtitë e asaj marrëveshjeje, por për të rikonceptuar një avokati të re për të rrëzuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Nuk shpresoj se ndonjëri prej tyre të dalë kundër një opinioni të epërm që shpreh Qeveria në komentet e fundit të saj, dy vjet më parë. Ata nuk kanë pse t’i tremben pasojave, sepse deri tash nuk ka pasur të tilla pasoja, mbasi ata mbrohen nga vet Qeveria dhe bëjnë detyrat që ajo u jep. Asqë e mendoj ndonjërin prej tyre të ngrihet e të thotë kundërshti jashtë suazës së të njëjtës logjikë që përshkoi Marrëveshjen që ‘s’ekziston’ por që e rënë në koma, do të ringjallet”.
?farë ndryshoi në këto muaj për z. Pasha, keni qenë në fillim i kërcënuar, po tani?
“Kanë qenë dy vjet me një përvojë të jashtëzakonshme, dinamike dhe po kaq dramatike. Kjo, jo për kërcënimet, që s’i mora vesh dot se nga më vinin, por nga një thatësirë morale e specialistëve të fushës sime, të cilët s’u bënë të gjallë që për hir të interesave kombëtare por edhe të shkencës me të cilën merren të mblidheshin dhe nëse nuk kishin gjë për të thënë për studimin tim, të thoshin me argumente teknike sa edhe miqësore të antivlerave të këtij studimi, çka do të ndihmonte dhe negociatorët e sotëm për të ndërmarrë hapat e tyre. Vetëm kështu mund të ndihmohej edhe diplomacia shqiptare dhe ky “ngërç” i luftës me trupin e Dheut e te Dëtit tënë, të mos dilte në treg në mënyrë kaq të turpshme. Ndjehem mirë me vetveten, por nuk ndjehem mirë me një pjesë të bashkësisë sime, nisur nga raportet që kanë shqiptarët me veten e tyre, çka po e tregojnë në kohët moderne”.
A do të vijoni opozitën tuaj?
“Vetëm njerëzit që zhvillohen në liri, dëshirojnë të japin ndihmesën e tyre në progresin e shoqërisë”, thotë diku John Stjuart Mil, dhe kjo është e domosdoshme, në dobi të shoqërisë. Dhe si mundet vallë të rrish duarkryq dhe të bëhesh një spektator i rëndomtë, kur vihen në provë interesa të mëdha të shoqërisë shqiptare, kur ‘sy-mbyllja’ dhe ‘vesh-taposja’ e Qeverisë, për synime të saj që nuk i shprehin, nxjerr ‘këllëçin’ ndaj studiuesve të saj, duke i etiketuar me gjithëfarësoj epitetesh, që në fakt bëhen një boomerang për vetveten e saj të përlyer. Oponenca ime është reale, e vijueshme, e qetë, teknike, pa marrë asnjë ngjyrim politik, as nacionalist, dhe as ksenofob, veçse duke renditur shkencërisht argumente që janë aq të qarta nga përvoja e Të Drejtës Detare dhe jetësimin e tyre në hartografi, për të ndriçuar aspekte të ndryshme të këtyre veçorive. Pra, s’është një opozite për opozitë, por një kundërvënie me fakte, argumente për të qartësuar edhe gjithë opinionin e bashkësisë shqiptare që është mjaft e interesuar. Unë s’kam dalë në këtë ‘shesh mejdan’ për të bërë një lojë patriotike, por si një intelektual i fushës së tij, të japë ndihmesën që i kërkon misioni i tij. Kam bërë punën time, me artikuj, të shumtë në shtypin shqiptar si dhe një botim studimor i hollësishëm ‘DETI QË NUK FALET’, që tashmë është në duar të lexuesit shqiptar. Në të ardhmen, kur askush nuk do të më kërkojë, ashtu siç nuk më ka kërkuar, nuk mund të më ndalojë që të shtjelloj studimin tim, për të mbrojtur lëndën me të cilën jam marrë, jo për t’u bërë personazh… etj por për të kryer rolin tim. Në këtë oponencë ka një paradoks, që si shumë të tillë janë të pranishëm sot në jetën shqiptare: ‘Institucionet shkencore shqiptare, heshtin, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, kur ka ndodhur një ngjarje unikale si kjo me ( … Histori, Gjeoshkencë, Detari, të Drejtë Detare Ndërkombëtare, Pasuri Kombëtare, Ekologji, Novigim, Gjeostrategji etj ) dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për shpërfillje të interesave kombëtare’. Ia vlen të jesh në oponencë të tillë…mirëpo kush të dëgjon kur Qeveria të nxjerr gjuhën dhe të përflet, kurse Institucionet nuk bëjnë shkencën e duhur, por dëgjojnë se ç’thuhet nga sipër, komandohen, kapen, dhe humbin vetveten në detin e së keqes sonë të përbashkët”.
nuk ka humbhje shqiperia thote sala me pollon.keta jane tradhetar te shitur ska mundesi..na cane trapin greket me be merreni edhe futeni ne by.. be nuk e duam be ne qofte se na kerkoni detin.duhet te jemi kokeforte si serbet kundra be.edhe me emigrantet le te vine nuk humbasim veten ne poe dhe greket se nuk i mbajne per lemoshe atje as kryqi i kuq.po mbajne veten duke punuar si skllav e punra qe grekrit si zene me dore.dhe emigrantet atje e kane ndimuar ekonomine greke.le ti heqin edhe at humbasin.cuditem edhe po u bien breket ne toke nga kriza edhe bejen presione.shqiperia tani qe greiqa ska force duhet te tregohet me edinjitoze jo te haoe kembet vete.
Po si ore paska humbje Shqiperia kur Saliu qendron ne pushtet…..E sheh maqedonine ka ngecur.Edhe ne po si shitem ca det e toke greqise do ngecim ne vend….Si ti thote popullit berisha :Si shita detin grekut prandaj s na futin ne BE…..Jo mor burre me mire shesim ca det ..Hop ne NATO.Shesim ca tjeter hop ne BE. .Sa me shume te qendroje ne pushtet aq me shume ka mundesi te vjedhe …Prandaj ai det qe i jepet greqise eshte valute per Berishen dhe familjen e tij…..Kujt i plasi se zvogelohet Shqiperia…..Se sheh populli me shume e duartroket…..Kosovaret thone Saliu e s ka tjeter…..Do ta shohin saliun kur tu ike Mitrovica…
E mire se do veme Edin ne pushtet , se Edi eshte Antigrek i terbuar dhe do na coje dinjitetin ne vend ———– looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool
Ti Raimond, qenke nje idiot i dores se pare. Ketu behet fjale per ceshtje kombetare, ti i bije daulles se partive. Edhe sikur Berisha te shese krejt Shqiperine, ti dhe shoket e tu jeni dakort. Jeni te verber
E,qpune ke tani me Kosovaret ti (apo s,jane Shqipetare te shkretet ) nese humbet Mitrovica atehere pikerishte nga bashkepunetoret e ngushte te PS-te,te Shqiperise si Gramozi, Fatosi,Majko Edi—-Thaqi,e shume Thaqe te tjere.Apo ashte siq thoni ju gjithe kohen – fajin e ka Saliu-. Saliu ashte 1 dhe nuk mund te merret me te gjitha vajet e Shqipetareve,pra u lutem . Diten.
KRIMINELI SALI BERISHA DUHET TE DENOHET ME BURGE TE PERJETSHEM 1] PER 97 . .2] PER FALJEN E DETIT GREKERVET TE NDYRE . .3] PER VRASJET E 21 JANARIT TE 4 VETEVE TE PAFAJSHEM NE PROTESTEN kunder ketyr vampireve
Myslym Pashaj eshte sinonim i shprehjes
“edhe i vetem trim ne lufte”.
Ne problemin e detin me grekun pame dy vetite
e tij 1-ATDHETAR.2-SPECIALIST BRILANT
NE TOPOGRAFI.
kam vetem nje verejtje:eshte koha qe pasi
triumfoi ne ceshtjen e detit te kontribuoje
ne ringjalljen e shtetit shqiptar sepse
nuk ka kuptim te mbrosh nje pjese te detit
kur shqiperia bash ne vitin 2011 po humbet
e tera..
Zoti i bekofte Myslymin,Flora Osmanin
dhe shqiptaret e ndershem kudo qe jane.
Kam besim te populli fisnik shqiptar
do te dije te shporre malesorin bolshevik:
merhumin VRASES & TRADHETAR berishe..
Gjykata Kushtetuese e hodhi poshte marreveshjen duke u kapur ne ceshtje dytesore si p.sh. nuk firmosi fillimin e negociatave Presidenti etj te ketij lloji. Po thelbit te marreveshjes nuk iu fut. Keshtu qe hedhja poshte e nje marreveshje ndershteterore per arsye te tilla perqesh shtetin shqiptar.
Para se te shprehesh mbi nje gje qe nuk e njeh fare, ben mire te mos shprehesh i dashur gati-bashkeqytetar. Gjykata kushtetuese e ka gjykuar ne themel ceshtjen, dhe ka vendosur qe marrveshja eshte ne kundershtim me kushtetuten si nga pikepamja FORMALE edhe nga ajo PERMBAJTJES OSE SUBSTANCIALE. Prandaj shko studjo se cfare do te thone keto terma tekniko-juridike dhe do ta kuptosh dhe vete. Hidhi te pakten nje sy vendimit dhe pastaj fol. Apo je ndonje minoritar dhe nuk te intereson kjo?
Nuk paska bere aksident me makine akoma ky i shkreti,e cuditshme?
duhet vetem qe MYSLYM PASHAJ te behet PRESIDENT I REPUBLIKES NE VEND TE ATIJ VETERINERI QE SHIKON NDESHJE FUTBOLLI DHE QE FIRMOS CKA TI JAPIN ANTIKOMBETARET.
Presidenti duhet te zgjidhet me voten e pupullit, dhe jo nga parlamentaret e PD-PS-LSI ETJ te blere nga greku, populli duhet te shprehet, sepse si ky ZOTERI SHQIPTAR nuk mund te gjejme!
ATDHESHITESIT DHE NDERI I KOMBIT
– Kolonel Myslim Pasha, “BalkanWeb” , “Gazeta Shqiptare” dhe
“Shekulli”- denoncuesit e atdheshitjes…
– Shkenca e Pashajt dhe antishkenca e sharlataneve
– Drejtesi ! Atdheshitesit para ligjit ! Atdhetaret- Nderi i Kombit !
– Larg duart nga atdhetaria shqiptare
Nga Alban Dega, Nju Jork
Urime Zoti Myslim Pashaj per studimin shkencor dhe p[er librin e shkelqyer ne mbrojtje te integritetit territorial te Shqiperise!
Urime “Gazeta Shqiptare“,“BalkanWeb” dhe gazeta “Shekulli”
Po te mos ishin sirenat tuaja te alarmit, po te mos ishte kushtrimi juaj, sot Republika e Shqiperise do te kishte se paku 360 kilometra katrore me pak!
Po te mos ishte fuqia e pushtetit te katert, shtypit te lire e te pavarur, po te mos ishte mendimi e studimi shkencor i Kolonelit atdhetar Myslim Pashaj, sot Shqiperia do te kishte nje Shen Nuam te ri edhe me te turpshenm se ai i vjetri!
U quajten si “sharlatane“, u ofenduan si “pensioniste te lajthitur“, u shpallen si “tellalle te Edi Rames”, u shane cfare nuk u shane te sharet atdheshites…
E verteta, drejtesia ne shkallen me eprore te saj, u nxori sic ishit edhe ju edhe ata! Ju si atdhetare! Ata le ta gjejne emrin vete! Po sigurisht jane me shume se sharlatane…
Pergezime Gjykates Kushtetuese per vendimin e saj te drejte e te mbeshtetur ne ligjin themelor te Republikes se Shqiperise, Kushtetuten se saj! Historia do ta shenoje me shkronja te arta kete vendim historik unanim ne keto 20 vjet demokraci, Ajo to te shenoje me zift te zi emrat e nenshkruesve te asaj marreveshjeje turpi e atdheshitjeje te mirefitllte!
Marreveshja e Otrantos ka firma konkrete e udhezime konkrete… Te gjitha pa miratimin paraprak te kryetarit zyrtar te Shtetit shqitar, Presidentit te Republikes se Shqiperise Z. Bamir Topi. Vetem kjo, me e lehta, eshte nje shkelje teper e rende e Kushtetutes! Me te dhe autoret e saj, cilitdo qofshin ata, duhet te merret menjehere Prokuroria e Pergjithshme sapo te zbardhet vendimi i Gjykates Kushtettuese!
Otrantoja eshte e fresket per tu harruar! Ajo therret nga thellesite e Jonit dhe nga zemra e kombit per drejtesi ndaj atyre qe deshen ta tjetersonin e tua dhuronin fqinjeve qe per dhurate madhore kane Kalin e Trojes!
Jo po mund te na pengonte per heqjen e vizave dhe anetaresimin ne BE, thote Qeveria.. Vecse jo ne Evrope por as ne shtepine tende nuk hyhet si qyqar, si lipsar, si zagar.
Jo po ua lehtesonimin trafikun e denduar detar te grekeve ne zone, thote kryenegociatori ushtarak Gerveni qe u shperblye nga Berisha me graden e Kunderadmiralit fill mbas kesaj firme te turpit. Mos valle duhet ti shperblenim keshtu me troje shqiptare per gjendjen e luftes qe akoma e kane ligjerisht ne fuqi me Shqiperine!!!??? Do te kishte qene me e drejte qe ate grade Gervenit t’ia kishte dhene Athina e Asfalia greke se sa Tirana zyrtare
Nuk e di si ka fytyre te qendroje akoma ne detyre dhe te mbaje veshur uniformen e forcave te armatosura te Shqiperise mbas shuplakes se rende ligjore qe i dha kesaj marreveshjeje Gjykata Kushtetuese e Shqiperise. Ai meriton titullin e Admiralit te forcave te amatosura greke qe marshojne ne rruget e Athines me thirrje per “te pire gjakun e derrave shqiptare”
Jo vetem ai por edhe “kryediplomati” i Otrantos Ferit Hoxha qe u katapultua si perfaqesues i Shqiperise ne OKB per kete marreveshje ala Shen Naum, per te mos folur per Bashen e Co..
Nuk ka si te ndodhe ndryshe me nje qeveri qe ne krye te Ministrise se Mbrojtjes se saj ka vendosur ate qe deri dje Kryeministri i sotem e cilesonte si “Koloneli i Asfalise” !? Si duket ky virus e ka kapluar krejt Qeverine! “ Koloneli i Asfalise” ishte edhe kryekeshilltari qeveritar, rripi i transmisionit te urdherave dhe porosive te Berishes per delegacionin e marreveshjes se Otrantos, ketij akti te paster atdheshitjeje e tradhetie kombetare!.
Me kontributin per kete marreveshje atdheshitjeje te mirefillte, “Koloneli i Asfalise”, sic e ka quajtur kryeministri Berisha me qindra here edhe nga foltorja e Kuvendit te Shqiperise, Arben Imamin qe per kete merite te madhe e emeroi si Minister i Mbrojtjes e meriton plotesisht titullin e turpit per nje shqiptar si “Gjenerailisim I Asfalise Greke”!
Sidoqofte ata jane vetem cironkat e saj. Peshkaqenet jane te paprekshem as nga Gjykata Kushtetuese megjithese ata “kurrsesi nuk mund te dalin mbi gjykaten” !!!
Qeveritaret tane u dhurojne territore shqiptare fqinjeve te Jugut.
Ata na kane dhuruar “Gjendjen e Luftes” qe akoma e mbajne ne fuqi ne kundershtim me cdo ligj e norme nderkombetare!
Nuk i akuzoj fqinjet, sepse ne fund te fundit ate detyre kane: ti sherbejne shtetit e kombit te vet. Ata e bene mese shkelqyer ate,,,
E verteta , faktet, realiteti akuzon shqiptaret qe hartuan, nenshkruan dhe nxituan edhe me shume se Athina jo vetem per nenshkrimin, por edhe per miratimin e kesaj marreveshjeje turpi, te ketij Shen Naumi te ri!
Fill pas ketij turpi kombetar e nderkombetar erdhi regjistrimi i popullsise mbi baza fetare ne nje shtet te deklaruar laik…. Neser … kushedi cfare nuk i pjelle mendja Kalit te Trojes qe me sa duket eshte bere fuqiplote edhe ne Tirane!?
Ata, regjizoret e autoret e ketij Shen Naumi te ri, nga i pari e deri tek i fundit, qe kane gisht e firme ne kete marreveshje atdheshitjeje, duhet te pergjigjen para ligjit. Po te mos kishte shkelje flagrante ligjore e te Kushtetutes ne te, atehere Gjykata Kushtetuese me siguri nuk do ta kishte hedhur poshte e cvleresuar ate!
Shkelesit e Kushtetues dhe te ligjit para ligjit!
Mbrojtesit e Atdheut ne altarin e kombit. Ata, Kolonel Myslim Pashaj,
” BalkanWeb”, “Gazeta Shqiptare” , “Shekulli” e cilido kontribuoi ne kete ceshtje te shenjte atdhetare, e meritojne plotesisht titullin “Nderi i Kombit” Zoti President!
Po te mos ishte kushtrimi i tyre, po te mos ishte studimi skrupuloz e krejt vullnetar i Kolonelit Myslim Pashaj , qe per shperblim e pagese mori sharjet e sulmet e befta te Qeverise ne nivelin me te larte te saj, Shqiperia sot do te kishte mbi 360 kilometra me pak !
Si bir i Shqiperise dhe kombit shqiptar propozoj qe Kolonel Myslim Pasha ti jepet titulli me i larte dhe dekorata me e larte e Shqiperise nga Ptresidenti I Republikes Z. bamir Topi!
Eshte detyre e Presidentit te Republikes, e Gjykates se Krimeve te Renda, e SHISH-it dhe e Prokurorise se Pergjithshme qe te hapin dosjen e ketij akti atdheshitjeje si dhe te nisin urgjentisht hetimet per kercenimet ndaj atdhetarit te sprovuar Kolonel Myslim Pashaj. Keto kercenime jane jo vetem nje krim i rende kombetar por edhe nje shkelje flagrante e Konventes se Gjeneves.
Atdheu mbrohet jo vetem me arme por edhe me pende, me shkence, me te gjitha veprimtarite njerezore! Shteti ligjor nese vertete ekziston ne Shqiperi duhet ta mbroje Atdheun me zbatimin e ligjit. Para tij jane e duhet te jene te barabarte cdo shqiptar nga kryetari i shtetit e kryeministri e deri tek qytetari me i thjeshte!
Po ashtu ata duhet te vendosin mbrojtje fizike per Kolonel Myslim Pashaj para se te jete vone. Eshte me mire ti parandalosh se te te perdorish ilace. Ato kushtojne shtrenjte dhe ne shume raste nuk kane efekt. Asnjehere deri sot ato nuk kane ringjallur te vdekurit! Rasti Trebicka eshte nje nga qindra shembujt e deshmite….
Do ishte mire qe Kryeministri Berisha ti vinte ne mbrojtje te Kolonel Pashajt te pakten dy nga bodigardet e tij te shumte! Ndryshe gjithe pergjegjesia ligjore kombetare e nderkombetare bie jo vetem mbi qeverine atdheshitese, por edhe mbi keto institucione jetike te shtetit dhe drejtesise shqiptare.
Jo vetem veprimi anti-kushtetues e anti- ligjor i qeverise se Otrantos por edhe mosvperimi i organeve me te larta shteterore dhe te drejtesise per ti vene ata ne bankon e te akuzuarit jane vepra penale dhe krime te parashkruara me ligj!
Po te mos ishte atdhetaria e tij, Shqiperia sot do te kishte nje Shen Naum te ri!
Larg duart nga atdhetaria shqiptare!
Atdheshitesit para ligjit!
Atdhetaret ne Altarin e Kombit- Nderi Kombit!
SHENIM I DETYRUAR
Komenti i mesiperm eshte shkruar dhe botuar per here te pare me 29 janar 2010… Ribotohet per aktulitetin e tij edhe sot. Pa hequr asnje presje. Duke shtuar vetem se turpi qofte me drejtesine e korruptuar shqiptare. per Prokurorine e Pergjithshme te cofte shqiptare qe me heshtjen dhe mosvperimin e saj, qe jo vetem ne kete, por edhe shume raste te tjera, sic eshte masakra bolshevike berishiane e 21 janarit 2011, vjedhja harbute e votave te Tiranes pas 8 majit 2011 , eshte bere pjese e atdheshitesve dhe antidrejtesise, qe u fshikullua hapur nga ODHIR-i. Turp! Krim! Atdheshitje!
Sot me vjen turp qe jam shqiptar, do te thoshte Fishta i madh.
sa te jete super krimineli berisha pashaporten e kame ne funde te oqeanit kure te vdesi berishe do te marre nje pashaporte te re
Ky link duhet lexuar që ta dij populli Shqiptarë kush na do dhe kush nuk na lufton..
http://www.proletari.com/?p=6016
Ju lumte z. Pashaj. Rrespekte qe nxirrni ne drite nje te vertete te madhe dhe njekohesisht paaftesine e vazhdueshme dhe injorancen qe karakterizon qeveritaret shqiptare ne pergjithesi, njerez qe s’kane lidhje fare me politiken e mirfillte dhe mbrojtjen e interesave te kombit.
Kolonel Pashaj eshte NDERI I KOMBIT edhe pa e dekoruar Presidenti FRIKACAK Bamir Topi!!!Le ta provoje e ta dekoroje kolonel Pashajin,por per 24 ore shkarkohet nga detyra,me keq se PANGO-langoi!!!Ne nuk kemi PRESIDENT-ai quan detyre t’i kaloje ne heshtje KRIMET E BERISHES!!!TURP I MADH!!!Nje president i pa afte e frikacak eshte edhe anti shqiptar!!!Kur nuk je i zoti te mbrosh veten,nuk MBRON DOT AS TE TJERET!!!Ai si Komandant i Pergjithshem i FORCAVE TE ARMATOSURA dhe Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise,NUK PATI GUXIMIN MINIMAL TE REAGONTE KUNDER PERDHOSJES NGA BERISHA,TE VENDIMEVE TE GJYKATES KUSHTETUESE PER PENSIONET E ISH USHTARAKEVE!!!STATUSI I USHTARAKEVE,miratuar ne vitin 1991,NUK ESHTE ZBATUAR ASNJE DITE NGA SALI BERISHA DHE FATOS NANO!!!As ministri i mbrojtjes A.Imami nuk denjoi t’i veje ne ceremonine e emerimit te Shefit te ri te Ushtrise!!!Edhe PASAPORTEN,qe i dha aktores Eliza Dushku,nuk ja dha vete,por ja DHA BERISHA!!!PER CFARE DUHET KY PRESIDENT????
Kur i ve qellim vetes saliu per dicka o e ben o plas.Donte Tiranen e mori,donte ligjin etniko fetar e beri,do tu fale detin grekerve do ta beje.Te gjitha kane lidhje me pushtetin.Per pushtet ai sakrifikon veten,familjen atdheun.
Shushunjat e kombit jane hedhur ne veprim per te realizuar ate ender qe dikush me emrin ENVER ju tregonte vendin.Shume karagjoze antikombetare,spiune te serbit e te grekut sot mundohen te marin dekorata.Keta karagjoze qe deri die ju sherbenin me zell agjenturave te huaja sot kerkojne thela ne emer te demokracise.O sot o kure eshte detyre e cdo shqiptari per te treguar dashurine ndaj Atdheut,per tu bere bllok ndaj veprimeve antikombetare.Nga dita ne dite po del gjithnje e me qarte kush i eshte perkushtuar ketij kombi dhe kush e beri kete popull krenar.Qe agjenturat e huaja kane punuar vazhdimisht per shkaterimin e coptimin e shqiperise kjo eshte me se e sigurte po ku jane keta trima qe ti bejne balle kesaj tradhetie mbare kombetare.Dhe i vetmi trim ne lufte z.MYSLIM e ndjen vehten te izoluar nga mefshesia e nje klase politike e cila shikon se si mund te pasurohet pamvarsisht se atdheu tkuret.
mos u jepni grekut pasurin ton o injorat politikan shqipetar. atje eshte gjith gazi dhe nafta qe ndodhet ne rajon. u takon shqipetareve dhe atdheut ton. zgjohuni o popull zgjohuni.se po lem nam.o zot ca po behet me shqiperin. opolitikan te poshter. qe firmosni me grekun.
po shkaterojn shqiperin keta kafshe.qe se meritojn ti thuash as politikan.
“Permysjet i +
“Permbysjet i nisin idealistet,pasohen nga politikanet ,ndersa pushtetin e marrin maskarenjte”ka thene:Zh.Zh.Rusoi.Pra kur te jesh maskara mund te besh cdogje,aqesa mund te shesish edhe pjeset e Atdheut.Mirpo nje dijetar tjeter(nuk me kujtohet emri i tij)ka thene:”Nuk eshte e habitshme,qe budallenjte mbajne fjalime—–e habiteshme eshte kur duartrukiten nga te mencurit”! Pra heshtja e inteligjences Shqiptare ne momentet te tilla kritike,kur qeveria me cdo kush po mundohet te “shese”interesat kombetare,nuk eshte as me pak dhe as me shume vecse,nje “Duartrukitje”per tradhetine dhe Tradhetaret. Kurse per zotin Pashaj mund te themi lirisht se ai eshte NDERI i kombit. Shqipria eshte e jona( e gjithe Shqiptareve) dhe jo e matrapazeve,prandoj mos loni me te.
Me ben shume pershtypje, kjo eshte nje teme e flakte per tu komentuar, pse kaq pak komentues per kete ceshtje kaq madhore????????????????????????????????????????, ku jeni fshehur te gjithe???????????????????????, te pakten per kete teme duhet te gjithe te japin mendim. Apo s`ka gje, per pak uje qe do japim s`behet qameti, tu vime anes Grekerve dhe serbeve se per keto gjera s`te falin, me dhimbje te madhe e them kete gje po fatkeqesisht eshte e verteta.
Neve komentojme per gjera te”Medha” zotni dhe jo per gjera te “vocka”!sic eshte,humbja e bashkise nga ana e PS,dhe urrimet e PD qe e fitoj ate,Pe partine “tone” qe nuk i fitoj apo i humbi zgjedhjet! Per rekordin e notit,nga K.M, dhe te tjera si keto dhe jo per gjera te”vogla”sic eshte shitja e Detit!
Turp per qeverine tone dhe turp per cobanin Kristaq (kico) Gerveni qe kur kundershtonte Z .Myslym flistepa pike edukate . po ku e gjeti Kristqi edukaten , keta e kane shitur bythen per nje vend pune , per sot pa neser le t’i bjerre flaka .
Ju marrte Sala me vete se si e ka nisur se ka te gjate .
Urime Z .PASHAJ , je vertet Pasha i nderuar qe i ben nder Shqiperise dhe shqipetareve .
I uroj pune te mbare dhe shendet zotit Pashaj, per punen dhe mbrojtjen e kufijve.
Atdheu dhe populli Shqipetar nuk harron kurre ata qe i dalin zot.
A ka burra Shqiperia more apo ska.Ne dt 12 shtator i gjithe populli duhet te ngrihet ti tregoje vendin ketij Llambros, por dhe qeverise se shitur antishqiptare, opozites se shitur antishqiptare qe hesht kaq frikshem per ti treguar ketyre tradhetareve se Shqiperia eshte e shqiptareve.
Aleanca kuqe zi duhet te protestoje e te kerkoje ndihmen e qeverise amerikane, eshte i vetmi shtet i cili mund te na ndihmoje ne keto dite kaq dramatike per popullin tone,