1. Vehbiu i Vefa-s dhe Berti i Pollos
Të hënën që shkoi rreth orës dy pasdite, sapo përfundova së luajturi basketboll po hallakatesha hijeve të pemëve rrugës duke shkuar për në shtëpinë e prindërve. Në një nga kafenetë e vogla syri më kapi një grup njerëzish, të cilët mbledhur para ekranit të një televizori lexonin dhe komentonin me potere lajmin që vinte direkt nga Tirana. Tifozët ultras të Partizanit legjendar kishin dhunuar fizikisht presidentin e klubit Albert Xhani sapo ky i fundit kishte dalë nga ambientet e Federatës së Futbollit. Jam në Përmet dhe ky lajm është dyfish tronditës.
Albert Xhani është një përmetar i lindur dhe i rritur në fshatin Mazhaj të krahinës së Dëshnicës. Si krahina më e varfër e trevës së Përmetit, e cila herë-herë i afrohet mentalisht dhe etnografisht më tepër fqinjëve të saj gjeografikë Skraparit e Tepelenës, është abandonuar këto vitet e fundit nga popullata e saj. Ndryshe nga bashkëfshatarët e tij që jetonin në mizerje dhe injorancë, Xhani u largua qysh herët prej vendlindjes dhe ndaloi drejt e në Tiranë. I arsimuar spontanisht, por me një ego, kurajo dhe nuhatje provinciali të djallëzuar Xhani arriti të punësohet shofer në Ministrinë e Bujqësisë rreth mesviteve ’80. Kishte një ëndërr të llahtarshme për tu bërë futbollist, por fatkeqësisht në fshatin e tij kishte luajtur me topa lecke buzë shtratit të një përroi ku gjendej i vetmi rrip toke i sheshtë. (Nuk po flasim për Viçidolin). Si tifoz i thekur i Partizanit, Alberti nuk mundi të luajë me këtë klub, por pati fatin të shikonte nga afër dhe të prekte pakëz me dorë idhujt e tij Ilir Lame, Perlat Musta, Genc Tomori.
Shoferët e institucioneve të Tiranës kurdoherë kanë qenë një lloj specieje e privilegjuar e çdo regjimi politik dhe si besnikë, spiunë a servila të shefave të tyre kanë mundur të përfitojnë e të bëjnë hajër si kodoshë të vërtetë. Këtë shans të artë pati edhe shoferi Xhani, i cili nga fillimi i vitit 1992 u konvertua në biznesmen e u rikthye në vendlindje me mendjen plot idera dhe xhepat plot dollarë amerikanë gati për sipërmarrje të rënda.
E mbaj mend gjatë adoleshencës sime, kishte vërtetë guxim e kurajo. E ndihmonte edhe ardhja prej Tiranë dhe paraqitja e kësisoj filloi të bënte para derisa në vitin e artë 1996 shpërtheu. I shndriti ylli i fatit si në tregimet e skocezes J.K.Rowling dhe pabesueshmërisht u konvertua në milioner. Imagjinoni një djalë fshati i cili pse i shiti kryefajdexhiut Fehbi Alimuça një fabrikë sallami (pa sallam nëpër magazina), një punishte rakie, një hotel, një rrobaqepësi dhe një furrë buke fitoi as më shumë e as më pak por 7 milionë dollarë. Boss-i i Vefa-s nuk pagoi kaq shtrenjtë ngrehinat karakatina pse ishin pronë e Albert Xhanit, por më shumë se shija e sallamit djegës a rakisë përmetare vlera e objekteve ishte rritur se mes tyre qëndronte sekser zëdhënësi kuqalash i presidentit Berisha, Genci i Stefanaqit nga dera e njohur e Pollojve të Frashërit. Kaq, vetëm kaq duhej dhe shpërdorimi rrush e kumbulla i parave të fajdeve nga ana e Xhanit tmerroi dhe joshi jo një krahinë, por gjithë Jugun e Shqipërisë. E etiketuan “Pashai i Jugut” Albert Xhanin dhe fama e emri i tij u kthyen në legjendë deri sa krisi kallashi i 1997-ës. Braktisi Përmetin dhe vendoset përfundimisht në Tiranë, aty ku po i afrohej ëndrrës së dikurshme. Kësaj here nuk kishte as moshë as energji fizike për të luajtur futboll, energjia e tij e pleksur me paratë e kishin konvertuar në Promete. Ia kishte “rrëmbyer” Vehbiut (kreditorëve) dhe po joshte hijenat eTiranës të cilët e gostitën me Klubin e Futbollit “Partizani” dhe tani që iu grisën edhe brekët nuk i përgjigjen as në celular.
Albert Xhani është një nga klonimet tipike të kapitalizmit berishian që pasurohen misteriozisht nga regjimi brenda 24 orësh dhe po brenda 24 orësh përfundojnë në kothere qesharake sapo fillojnë të dredhin bishtin. Këta lloj tipash piketohen dhe zgjidhen për të bërë lojën e të tretëve e pasi i shfrytëzojnë i shpërfytyrojnë kafshërisht dhe madje nuk u afrojnë as një pjatë supë.
2. Pallim me procedurë
Shpejt, shumë shpejt ia harruan investimet në futboll a infrastrukturën e klubit dhe tani që s’ka as përkrahje politike e fizike, as para për t’i hedhur naftë makinës e rrahin dhe e dhunojnë si të jetë një xhepist ordiner i autobusëve të Kinostudios. Më dhimbset ky patrioti im, i cili këto ditë është këtu në Përmet ndoshta për tu fshehur, por nëse mendon paksa me mendje të ftohtë arrin në konkluzion se dhuna e së hënës ndaj Xhanit nuk është thjesht një inat tifozësh futbolli.
Kam në gojën time 1 dhemb të thyer nga dhuna në rajonin 1 të policisë, kam 2 dhëmbë të tjera të thyer në rajonin 2 të policisë, kam hundën e thyer e shembur nga dhuna në Drejtorinë e policisë së Tiranës, kam ende dhimbje në trup nga torturat kafshërore kur më arrestonin dhe më burgosnin. Duroj dhe fal, por nuk harroj. Kushdo që dhunohet më dhimbset dhe zyrtarisht jam kundër çdo lloj dhune por grushtat mbi fytyrën e Albert Xhanit sepse zgjojnë në mendjen time (ndoshta perverse) një lloj kompensimi fetishist. Xhanin e qëlluan në fytyrë diku aty mes zyrave të Federatës së Futbollit dhe Ambasadës Amerikane, por dhimbja u ndje në indet dhe qelizat e Berishës. Nuk ishte hakmarrje tifozash jo, ishte duhma dhe vuajtjet e akumuluara të mijëra shqiptarëve që humbën kursimet e tyre dhe degraduan familjet dhe të ardhmen e fëmijëve. Ishte dhimbja e mijëra të pastrehëve dhe shqiptarëve të vdekur e të gjallë që shëtisin rrugëve të depresuar nga zhgënjimi, tmerri, idiotësia dhe plagët e 1997-ës. Grushta mbi fytyrën e Xhanit ishin mesazh i kristaltë për mëkatarët politikanë, prokurorë, gjykatës, doktorë. Grushtat ishin dhe janë një kujtim i bukur për paratë që shqiptarët ia besuan Vehbi Alimuçës, Sudes, Gjallicës dhe këtyre të fundit ua rropën Genci i Pollojve, vjehrri i Lul Bash(kisë)ës, Alberti i Partizanit e plot monstra të tjera. Më pëlqen debati që matematicieni Frank Morley bënte me studentët e tij në kolegjin amerikan të Haverford-it në Pensilvani kur ngulmonte duke thënë: “Ka a s’ka Zot pak rëndësi ka, por në këtë dynja lahen dhe kompesohen të gjitha mëkatet e mia dhe tuajat”.
Unë kot e paragjykoj njerëzinë e këtij vendi në ndonjë nga opinionet e mia, gabohem por Shqipëria paska burra. Nuk harrohen brengat e shpirtit kaq shpejt. Paratë ua vodhi më 1997 e pas 14 vjetësh ia nxinë fytyrën një kopuku. Po për korrupsionin, vjedhjet, vrasjet, grabitjet e votave të 2011 do presim deri më 2025? Pak rëndësi ka koha, e rëndësishme është që do dalë përsëri një burrë t’ua skuqë fytyrën Ristanëve, Rulëve, Medinjve, asaj kohe të plakur, të pëgërë e të poshtëruar dyfish. Ka një problem se lista e mëkatarëve është e gjatë, por edhe atëherë do të dalë dikush që tua pallojë robt me procedurë.
facebook.com/bledi.mane
po i vjene ora vjerit te lulit per tu rafe
PO VJEN ERA BARUT. ME SA DUKET SHPEJT DO SHOHIM SE SI DO PLASE DHE SE SI SALI GHADAFI ME JOZEFINE BRAUN DO JA MBATHIN. MIRE GHADAFI DO SHKOJE NE VENEZUELE, PO SALI BAJGA KU DO SHKOJE? MBASE NE VICIDOL KA NDONJE SHPELLE TE LIRE TE SHKOJE E TE REHATOHET ATJE PLEHRA. ORA PO VJEN – KURAJO.
Bledi ju uroje shendete familjarishte nga kuj
edhe un e uroj familjarisht kudo qe te jete,,,,na jep force edhe shprese,,,ndofta nje dite vertet zoti do te na i mare haken per te gjitha…rrofshim qe te shofim..
Para disa ditesh, ne lokal te mbushur me njerez, ke tavolina ngjitur, po shqyeshin se ngreni disa njerez, njeri mu duk fytyre e pare, me vone kuptova qe ishte Vebi Allmuca me familjen, djalin etj. Barku i ishte bere si si kacek, mezi merte fryme nga shendeti, ne qafe i rendonte nje zinxhir nga ato te qenve te kufirit vetem se ishte prej floriri, ne dor nje rolex floriri, ik e hajde kamarieri me vera ne tase akulli. Nuk te jepte pershtypjen e nje njeriu qe kishte qene ne burg e kishte vuajtur. Si ska frike mendova, ne ate lokal te mbushur me njerez dikush mund te kete humbur shtepine ne 97. Pastaj u kujtova qe ne shqipatret jemi dele te urta. Them se heren tjeter do me qelloj afer tavolines Delijorgji.
aq mir e ke thene o shqfqet sa ska ku te ver me . SPASKA PATUR POPULL ME DELE SE NE
TE lumte pena…
Bledi, falemnderit per kete artikull!
Po ky Bledi Mane qenka vertet burre. Pse nuk hyn ne PS e te konkuroje Ramen per kryetar te PS?
Te lumte goja xha Jaho
Nuk e pranojne socialistat, sepse i kane venet të zëna.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
“Një ditë do të fitojmë nuk ka rëndësi se kur, (mas 50 vjetësh) ama vendet i kemi të rezervuara{
GRUSHTAT NDAJ XHANIT MENDOJ SE JANE PRELUD I NJE HAKMARRJE POPULLORE.JEHONA E SAJ DO GJEMOJE NDJESHEM,DO KUMBOJE LARTE,DO TRONDIT GJITH BANDEN E KODOSHEVE TE HURIT E TE LITARIT,QE KA MBJELLE E KA VJELLE RREGJIMI I BERISHES.
Bledi:I love you.Shkrim jot eshte animues si nje dem ne arenat spanjolle dhe i hidhur si helmi i KOBRES,thumbues si nje grerze dhe godites si Mike Tyson…I love you
thjesht te lumte.nga dita ne dite pena jote po behet me therrese per keto vemje te tranzicionit, sic eshte dhe patrioti yt, fshatari permetar a xhani, ky injorant qe shkaterroi legjenden e futbollit, PARTIZANI. ka qene mik i Fevziut dikur dhe kane shkuar bashke dhe ne brazil, nuk e di se cfare marredhiesh kane sot qe ka rene nga fiku.
Albert Xhani Te Mjaftuan Grushtat ?!!! Kemi Prap Per Ty o Legen o i Pa Vlere Perjet Me Ty Partizan !!!
i Love Partizanin too.ekipi i femijerise dhe i rinise sociale,VIVA Partizani
Ja ky eshte kapitalizmi ne Shqipri. Nje shofer me 4 klase fillore don te gllaberoje e marri peng klubin me te madh ne Shqipri. E mendoni qe Mancester U te blihet nga nje shofer brekegrisur e katundar? Po Juventus, Real Madrid? Ketu direkt del poshtersia e shtetit qe e mban sportin si vegel te politikesdhe fut ne loje mutersira si ky Xhani
Urime Bledo, o i fundit prej permeti qe po hyn ne te shquarit e penes si frashellinjte, etj, jo si Pollot, kalemxhinj dhe bythlepires te pushtetit.
.Uroj te kete edhe pas teje permetare te tjere te tille.
Partizani ishte superklubi shqiptar qe fillonte me futbollin dhe nuk kish te mbaruar me njeqind sportet e tjera qe i dhane Shqiperise me aq sa munden nje emer dinjitoz.Natyrisht ne kapitalizem shikohen faturat dhe rezultatet varen nga shume faktore,por ajo qe u synua ne kurriz te ketij superklubi legjendar ishte pervetesimi i ambjenteve dhe fusha e vjeter e aviacionit qe u mbush me pallate.Nuk di sa Xhani ka dore ne kete apo ishte nje emer me qira,po aty u vodh me kater kembe.Legenet e Ministrise se Mbrojtjes bene pazare me te tere dhe ate qe s’e hante me qeni e degdisen ne kategorine e dyte;Partizanin qe kishte tifoze ne tere Shqiperine.Bledi,ke filluar betejen me emra te perveçem,po ate te Fahriut e kishe sa per parathenie,se i kishe rene shkurt fare.Keta nuk meritojne as grushtat,se nuk mundet ta kalojne l(l)umin me nje te rrahur,e kane hak ti lesh pa nje dyshke dhe pastaj ti çosh ne Bulqize te fitojne buken e gojes duke nxjerre krom.Po ti mos harro ata Nuet qe te kane thyer dhembin,se edhe ata ne te voglen e tyre e kane hak nje”demshperblim” te vogel.Kurajo dhe mos e çaj daullen fare;po te jap nje ide per Jozi topallin,por pa sharje tipike ama,dhe pa deklarate centimetrash se s’dua te te humbe lezeti i te shkruarit.Pershendetje dhe suksese!
Te lumte dora or ti djale qe ke shkruar kaq bukur kete artikull.
Z. Mane, cdo dite e me shume shkrimet tuaja na kujtojne dhe na bejne te perjetojme realitetin shqiptar. Bravo per trimerine e mendimit dhe te shprehjes!
Bledi! në vizionin tim si i moshës së avancar ke një kulturë ku harmonizohet idalizmi dhe matrializmi në unitet shkencor. Ti në rast se nuk bie pre e lëvdatavet që të bëjnë servilët e pa cipë, të cilët në vëndin tonë po shtohen shumë, por edhe të njerëzve të ndershëm, të cilët shpesh të vrasin me dashurin e tyre do bëhesh një perlë për kombin. Kisha qejf që pena jota të mos përfundojë penë partiake. Parti për ty dëshiroja të ngelesh Shqipëria dhe idealet kombtare si primare dhe tërësia e idealev që do zgjesdhish si sekondare. PENA JOTE E RE, SI DHE PENA E MBREFTË DHE E PA KOPROMENTUAR E MERO BAZESH ME GJITH SE NËPËRMJET TË VËSHTIRËSIVE TË PROVINCIALEVE TË PUSHTETIT TË MAFJES VERIKALE DO BËJË EPOKË. Ju lumtë, hallall pena!
paralajmerim per Sali Malokun ky i ketij katunarit Xhani.. e kam pas njofur qe ne vitet kur qe shofer ne ministrine e bujqesise kete karakter,,eshte njesoj si nje fare Mustafa Leka dhe ai shofer ne PAM Industri Miniera dhe mbas 94 doli Businessman i forte ,,me te rene firmat piramidale mori malet deri sa e gjeten te fshehur ne Selite..si puna e ketij keni mu ne mes te Tiranes..Firma Lindi eshte njesoj si businessi i Xhanit,,prapa dy vellezerve te Lindi eshte prap Sali Ram Maloku
E pra mire pra ” ROBT ME PROCEDURE DHE KU T’I KENE ” .
Po nuk i harron kush ” bemat ” e ketyre monstrave .
Aty mbrapa deres e kane ” faturen ” .
Ke te drejte Bledi, lista e mëkatarëve është e gjatë, por kam besim se “do të dalë dikush që tua pallojë robt me procedurë”. Uroj qe mos te jete e larget ajo dite. Sa per Edi Ramen, kam frike se Sali Bytha do jete kryeminister forever…
Albert Xhani eshte nje nga klonimet tipike te kapitalizmit berishian…perfundojne ne kothere qesharake sapo fillojne te dredhin bishtin …Me dy fjali i dashur Bledi me ke bere nje analize deri ne detaj te shoqerise shqiptare nen udheheqjen e PD se Vuçidolit.
SHkrimi jot eshte sa 7 te rrafura per ter politikanet ekorruptuar,dhe bie dakort me ate qe thua se nji dite do rrihen te gjith keto hjena ,jo do rrihen po kan per tu djegur te gjall ne furrat e gerqeles te krujes si minj
….nje mundesi per te kuptuar shqiperine post komuniste e te drejtuar po nga ata…bile nga pjesa me poshter e tyre. Nuk kam mundesi te njoh e te kuptoj ’97…kur pyes njerezit e mi…me thone …-“ishte nje tmerrrr”…..sot jo rastesisht jemi ne nje situate te tille….eshte qesharake te flasesh per demokraci…vendi eshte nen terrorin e nje grupi e ne funksion te interesave te tij…perpiqen me te gjithe menyrat per t’i dhen”pamje” vehtes….aq sa te vjen ndot..Mision i pamundur per te qyteteruar Saliun e per ti dhene atij pamje “normale”…Sa do te vazhdoje keshtu??…Si shpetoi e kaperceu Saliu ’97 ??…Sot ai eshte 2-here kaluar …ka kaluar proven e zjarrit…
Bravo Bledi .Nuk i kane vdekur akoma burrat ketij vendi.dhe une do te beja komentin tim por,e shoh te tepert dhe solidarizohem 1 milion perqind.Ke hyre vrullshem dhe me nje autoritet te padiskutueshem duke i bere nje sherbim te mire vendit tim,vendit tend dhe vendit te nje pjese te mire te shqiptareve qe ose e kane te keqen ne shpirt dhe nuk pyesin per fukrallekun e dhimbjen e te tjereve ose jane frikacake.Nga une te them PENA tu befte PUSHKE dhe pushka TOP.
Artikull i bukur, hallall…..
Ky Bled Mane eshte nje palle qe nuk e keni idene, por kete shkrim e ka tamam.
SKIFTERI:
Po je trim sa gjysma e Bledit,dili perpara dhe thuaja ne sy…..
z Blendi ………..
Keni te drejte kur thoni se u fut si shofer te M Bujqesise, por prej aty ai xhani
nuk ,ndejti shum kohe, ne Tirane e solli Zigur Kame ,i biri i Kame Kames,
ky eshte realiteti dhe ti z Blendi ,duhet ta permendje dhe ket fakt ,se Alberti
Punoi ,per shume kohe te Shkolla e Qenve si shofer ,me xingfu ,dhe pastaj,
me Gaz 51, kamion ,kjo eshte e verteta qe ti nuk e permend,
Ka shume bema dhe gjema xhani o blendi ,por ti e ke kaluar dhe e ke futur ne bande
jo per gje por nuk ja zbut,dot hajdutlliqet qe ka berre dhe vazhdon te beje ky
hajdut me Damke,po je Permetar pyet dhe njiher mire per xhanin ,patriotin tend,
dhe bej nji shkrim me te drejte, perdrejte,
Saper gushtat Albert Xhani ,ka Hangerr ,Racionin e VET!!!
Kurse saliu dhe te tjere do hajne te Tyren o blendi.
rreth viteve 80 ,po pastaj pse e mban te fshehur ti fol ,po pate per te fol po nuk e DI,
te them une qe ky xhani, eshte ndihmuar nga Zigur Kame ,i cili u vesh oficer ne Drejtorine
Ekonomike te M.P.Brendeshme ,me detyren Kryetari i deges se Kontrollit.
Ziguri e futi te bujqesia ,dhe Ziguri e mori te M.P.Brendeshme .pse se thua qe çonte Qente
ne stervitje dhe kaq,kjo eshte e verteta,bjeri drejt muhabetit ,se behesh me i besushem
Ket gje qe them une nuk ma kundeshton dot njeri pik…
ju i vute piken tamam, po tamam… po pse roman per Xhanleshin do bej autori, apo nje shkrim te pakte e te skate ku del qarte se cfare ka dashur te tregoj… Xhani eshte koka e turkut e grupit mafioz Berisha &co, e s’ ja vlen ti permenden gjithe bemat… te lumte pena o Blendi…
Ne parim, per fenomenin “Albert Xhani”jam dakord me ty Z. Mane, pervec sa vijon:
1. Edhe ti nuk i shpeton dot elementit te vockel lokalist te ngarkuar negativisht;
2. Kapercimi i vargut (ne sensin letrar) dhe lidhja e disave qe i bien Xhanit ne rruge me Berishen. me kujtove ate batuten qe qarkullon rrugeve tona, per dike qe i kishin p…… gruan dhe pa dashje e kishin lene shtatezene dhe thoshte qe Berisha e ka fajin…….
Nuk eshte berisha burim i te gjitha te keqija ne kete vend, dashur pa dashur jemi te gjithe nga pak….
Te pershendes,
po, po dakord bravo, bukur ke shkruar. po se mos jane me te mire keta robt e partive te tjera, se helbete dy parti kryekurva dhe tre kater parti-kurveza vijne ne pushtet. megjithate sala po i pallon te gjithe, majtas e djathtas me procedure dhe pa procedure. lehni e beni gam gam ua shqeu te ndenjurat te gjitheve.te gjithe i bini qe-manes kot.po iu futi dot nen sqetull do i lepini bythen me orar dhe me radhe, edhe me protokoll.
hoteli eshte turizmi i permetit ne gjendje te shkelqyer qe berti e bleu sa 2 hyrje pallati.(si frigoriferi ne durres qe u ble 5000 mij lek te reja) mazhani nuk eshte fshati me i varfer i permetit dhe kishte dhe fushe te madhe se kam lozur atje, problemi nuk eshte te berti bledi per te e kam then shpejt mendimin dhe kur shkruaja si tifoz i partizanit dhe tani kush e ka lexuar.por qendron te babezia jone kapitaliste per tu ber te pasur me cdo menyre,me ate qe ne kemi 20 vjet pa qeveri por me banda qe qeverisin,ne rast se do kishim dhe 20 perqind shtet keto plera qe na kan mbytur nuk do egzistonin dhe jo me te qeverisnin apo beheshin biznesmen,te drejtonin ekipe futbolli kujto sa presidente futbolli jane vrar apo jane ne burg.problemi me i madh i shqiperise sot eshte se qeveriset dhe eshte qeverisur nga tradhetar e anti shqiptare,nanua u dha grekerve te gjitha bankat dhe vetem pas kundershtimit te FMN hyri raifazen bank.salin e njohim te gjithdhe me detin dhe ai ne gjurme te zogut.si rrjedhim i ketyre bandave qe qeverisin sot eshte thuajse 0 sistemi gjyqesor.ne vend qe te kemi emancipim te shoqerise sot kemi nje kafsheri te saj sepse intelektualet jane specie ne zhdukje dhe ate qe jane nuk mund ti degjoj kush se nuk ka se si. flas per inetlektual dhe jo vegla sot nuk eshte koha e tyre.e di ti Bledi se kryetari i partise sime ka vetem 3000 mij euro pasuri?.sot shqiperine e ka mbytur llumi,mjer ne.
BRAVO…
jemi nje kope alabakesh pa shtylle kurrizore
Vertet habitem se si te vleresojne per kete perversitet (sikurse shprehesh ti per veten) qe po e shton dita dites! Shpresoj qe moderatori te mos ma heqi kete koment, nese ti Bled nuk je vete moderatori i ketij forumi!
VERTET HABITESH?
bledi! perdite e me simpatik po cfaqesh! vazhdon te rritet audienca qe ju ndjek me deshire dhe shprese. faleminderit!!!
Albert Xhani eshte turp qe eshte nga permeti
cpun ka 97 ktu me shoku?xhanit i ran tifozt e PARTIZONIT vec per nji ide,e per nji qellim qe tshofin PARTIZONIN aty ku i tako.