FOTO REPORTAZH: Një lidhje e pazakontë

18 Gusht 2011, 12:41Politika TEMA
FOTO REPORTAZH: Një lidhje e pazakontë

Nga Dushan Stojanoviç, Associated Press

As në ëndrrat e saj më të egra, Edmonda nuk do e kish imagjinuar se ajo do martohej me një djalë si Zorani, që do mbante fëmijën e tij e do jetonte në vendin e tij.

Ajo është myslimane shqiptare, ai është ortodoks kristian serb- dhe njerëzit e tyre janë urryer prej kohësh për shkak të luftës së përgjakshme për pavarësinë e Kosovës.

Por 36 vjeçarja, Edmonda Kardaku, u martua me Zoran Tomiç, njësoj si qindra bashkëatdhetare të saj, myslimane apo katolike, që kanë thyer tabutë dhe martohen me burra nga zonat rurale të Serbisë, ku femrat janë arratisur për në qytete ose jashtë vendit, duke shkaktuar një alarm për rënien e popullsisë.

Që të jemi të sigurt, paragjykimet dhe dyshimet ekzistojnë akoma. Merrni për shembull mamanë e Zoranit, që sërish i referohet Shqipërisë si “Myslimania”. “Edmonda është në rregull. Por ajo vjen nga Myslimania. Ajo nuk ha mish derri,” thotë 79 vjeçarja Radojka Tomiç.

Zorani thotë se përfaqëson një gjeneratë që nuk e vret mendjen për të tilla fanatizma. Edhe për Edmondën këto gjëra nuk kanë shumë rëndësi. Ajo thotë se është e dashuruar me burrin e saj.

“Kur pashë Zoranin, asgjë nuk mund të më ndalonte. Ishte dashuri me shikim të parë,” thotë ajo.

Zoran udhëtoi disa herë në Shqipëri për të takuar ndërmjetës shqiptarë. “Nuk më pëlqente asnjëra, derisa njoha Edmondën,” thotë ai.

U desh një ditë negociata dhe prindërit e saj më në fund u bindën. Sigurisht me pak ndikim financiar.

“Kam shitur demin tim të preferuar për ta veshur atë në ar,” thotë Zorani. “Është një traditë shqiptare, quhet paja e nuses. I bleva unazë ari, varëse, byzylykë dhe vëthë. Më në fund pranuan”.

Por historia e tyre është e kundërta e asaj të një çifti tjetër aty në fshat, ku serbi është shumë më i vjetër se gruaja e tij shqiptare. Zorani thotë se ai nuk e lejon të komunikojë gruan e tij me pjesën tjetër të fshatit, madje as më Edmondën.

“Ai është i vjetër, ndoshta ka frikë se do e humbasë atë,” thotë Zorani.

Stuhia e martesave serbo- shqiptare nisi në vitin 2008, kur një grup të moshuarish nga jugu i Serbisë krijuan një grup të ashtuquajtur “Beqarët e Rashkës së vjetër”, sipas rajonit të tyre.

Serbia e Shqipëria po përballen me një eksod të të rinjve nga zonat rurale në kërkim të jetës më të mirë. Nëse në Serbi largohen femrat, në Shqipëri largohen meshkujt.

Aktualisht janë rreth 8 mijë kërkesa emigrimi në pritje nga serbët, që shpresojnë të martohen me gra shqiptare, thotë Pavlo Jaku, një avokat që përfaqëson minoritetin serb në Shqipëri. Rreth 1 mijë martesa janë organizuar.

“Vetëm në Rashkë kemi 100 martesa shqiptaro- serbe, që kanë prodhuar 50 fëmijë,” thotë Radosav Matoviç.

Serbia ka një moshë mesatare prej 41 vjeç dhe 20 përqind e popullsisë janë mbi 65 vjeç. Në 370 fshatra nuk u lind asnjë fëmijë dekadën e fundit. Me një nga numrat më të ulët të lindjeve në Europë, popullsia po bie çdo vit me 55 mijë njerëz.

Pavarësisht kësaj, disa nacionalistë serbë janë të tërbuar me martesat. “Një plan djallëzor kolonizimi: një Shqipëri e Madhe përmes seksit,” shpallte një ditë me kryeartikullin e saj gazeta nacionaliste e Beogradit, Kurir.

Njerëzit tallen me shqetësime të tilla. “Kush e çan kokën është shqiptare apo jo, ajo është e zgjuar dhe i pëlqen të punojë,” thotë Matoviç.

Autoritetet serbe nuk i kanë injoruar zyrtarisht këto martesa. Ata druhen se këto martesa mund të cilësohen nga disa grupe të të drejtave të njeriut si trafik njerëzor.

“Nuk është trafik nëse është vendimi i saj dhe ajo ka të drejtën e zgjedhjes. Por nëse e detyron të martohet, ky është krim,” thotë nënkryetarja e parlamentit të Serbisë, Gordana Komniç.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se nuk kanë marrë asnjë ankesë nga gratë shqiptare. Sipas tyre, kjo do thotë se nuk ka pasur abuzime.

Megjithatë, në shenjë mbështetje të heshtur zyrtare për këto martesa ndëretnike, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçic, i dha së fundmi nënshtetësinë serbe në një ceremoni televizive një gruaje shqiptare, burri i së cilës kishte vdekur, duke e lënë atë të vetme për të rritur djalin e tyre.

Serbia e Shqipëria kanë lehtësuar procedurat e emigrimit për gratë shqiptare, ata kanë hequr kërkesat për vizë dhe kanë thjeshtuar procedurat për leje qëndrimi.

Vitin që shkoi, Daçiç i tha pasaportën serbe modeles braziliane Adriana Lima, sipas një ligji special pasi ajo u martua me ish- yllin serb të NBA, Marko Jariç.

“Ato ndoshta nuk janë në faqet e para të revistave me shkëlqim, por a nuk e meritojnë dhe gratë shqiptare diçka të tillë,” pyet Ivan Petroviç, një serb i përfshirë në ndërmjetësimin për çifte të mundshme.

 

Edmonda dhe Zoran shëtisin në fshat bashkë me qenin e tyre

Të dy bashkë punojnë në serë

Pasi mbarojnë punë në ara, kthehen me traktor në shtëpi

Çifti duket i lumtur me jetën që bën

48 komente në “FOTO REPORTAZH: Një lidhje e pazakontë”

  1. Mira says:

    Bir selmani i nenes ke te qaje me pare …nje e kisha nip , njerin e kam djale
    Hajde cift hajde .///……lumuri hesapi

    1. AK says:

      EDMONDA QENKA TRNASVESTIT ME DUKET:)

    2. Fatos Nano says:

      keto vampire votojne per berishen, se thone ja dhe ai grun malazeze e ka pse mos ta kem une burrin serb. shiko cfare familije prnaojne se i bleu ai varreze e unaze floririri. o shpelle o shpelle, sa kafshke paska pasur kjo pjese e shqiperise. nonen e enever qe si berre njerez keta, po na i le peshqesh.

  2. PERMETARI says:

    bobobobo sa e shemtuar mo ej. ceshte ajo e qeshur ashtu mo ejj?? horror fare. ORE NUK THONI SHYQYR QE PO IKIN KETO DRAKULA NGA SHQIPERIA, . CESHTE AI MASHKULL QE E MER ATE PER NUSE??? SKA FAJ AJO, KUR SE MER NJERI NE SHQIPERI NORMAL QE DO LIDHET ME KE TI DAL PERPARA.

    PS. AI DJALI SHUM ME I MIR SE KJO DRANJA

    1. Nabukodonosor says:

      Hera e pare qe me behet qejfi qe serbet na kane marre dicka.Ishalla nuk lene vampir e majmun ne kembe ne Shqiperi.

    2. Bato Lumbardhaj says:

      Si i zgerdhen dhembt ajo…. sa te iken kamerat, iku zorani per lesh… na , mbaroj.. to ja pi gjakun.

  3. Taulanti says:

    ca sben vaki neper maloke? fukarallek maskarallek.

    1. Alb-germani says:

      O nacionalista po harroni qe motra e Gjergj Kastriotit u martua me princin Malazez,qe shqiptaret nder shekuj kane dhene e marre me serbet..Lereni vajzen te qete me urrejtjen tuaj.Ajo ka te drejten e vet.Serbet jane popull puntor dhe nuk jane te gjithe kriminel si Miloshevici e Berisha jone.Shikoni qe Serbia para Shqiperise po pranohet ne EU.Shikoni djemt shqipatr qe per te jetuar ne perendim martohen me zezake dhe me burra transvestit.Ju lumt Palla Serbve kur ne i leme vajzat dhe marrim lloj lloj te perdalash,qe pasi i nxjerrim ne rruge i marrim per nuse.

      1. irena says:

        Ju keni te drejte!

      2. Bato Lumbardhaj says:

        Kuren e kures.. Ne ato kohe kan qen gjerra me ndryshe… ne ket koh kerokhet bashkim me popullin shipatar . Jo te perzjet gjaku me keta pisat….

        Plako, un nuk di me cil mersih ti.. bo ne ketej nga texas me shqiptar martohemi, ende kur se harrojm memdhen.. se nje nga keto dit do kthehim permanent.

  4. Rozafa says:

    Ncncnc, gojen budallaqe ka kjo vajza, mjerim i madh per te qe eshte martuar me armik.

    1. ARBENI nga vlora says:

      ajo eshte maruar me ate qe i do qejfi… me mire se me ndonje shqiptar dembel dhe pijanec…qe kur mblidhet ne darke e nuk i ngrihet miku nga rakia, i fut dhe nje te rrahur gruas…

      1. Rani says:

        Mire e ke o burre se keta flasin kollaj, po si i thone atij muhabeti “mos te provofte zoti se pastaj e shihnin keta se si do te flisnin” dhe kjo nuk eshte e vlefshme vetem per kete po per te gjitha ato fenomene te cilat shqiptaret i bejne per momentin nga zori dhe nga mjerimi. Natyrisht qe jane gjera qe dalin jashte normales duke pare te shkruaren e shqiptareve dhe te serbeve, po ja qe mbijetesa nuk ka shume fytyra keshtu qe robi do te zgjedhe rrugen me pak te dhimbshme. Shyqyr te pakten qe ja kalon mire me te se te gjithe nuk jane njelloj normal……………..

  5. ARBENI nga vlora says:

    ajt te trashegohen, nuk shoh ndonje te keqe….

  6. qeqeni says:

    Heu bre nanen! Nuk u merka vesh kush a burri e kush geruja,serbi spo e merka veten qe nga bombardimet e NATO

    1. Ton says:

      Hahahaha! Qeqeni! Ka humbur ç-ja fare…

  7. raimondi says:

    Ata duhen dhe kjo ka rendesi –Te tjerat ca thoni ju jane bullshit— Dhe duken shume mire qe te dy

    1. gazi says:

      –ti keto qe shkruan i ke sa per sy e faqe–sa per te genjyer veten
      jo per gje por bien ne kundershtim per nacionalizmin tend prej komunisti..lol
      per mua kan ber shum mir..esht nje jet e lire,jet dashurie,personale,monetare,me halle,vuajtje,hidherime e gezime–mos e sforco nacionalizmin se njerezit jan te lir te jetojne jeten e tyre…
      …jo per gje po e pame nacionalizmin e sforcuar nga Enveri–ja mbathen njerezit nga syt kembet
      neper ambasada,anije,greqi,itali dhe amerike
      dhe ti ulesh 2 minuta ne kompjuter nga amerika e na ben brockulla,leksione nga amerika

      keshille…..ik bli nje vend tek varrezat e long island se do shtrenjtohen.lol

  8. incest Vucidoli says:

    pune malokesh ..me mire qe ikin nga shqiperia keta egersira shpellash..shif fytyren ekesaj katunarje,,,,

    1. sociologu says:

      ikin tani…. po do na vijne ne 2013 per te votuar prape per SALI BERISHEN! A e kupton? Ky eshte SEBIZIMI i shqiperise: lidhje gjaku me serbin, e shkerdhen edhe me shume kete vend pa fat!

  9. gjergj krutani says:

    ftyr e keqe si tranvestit ngjan hahahahahahaah plehrat e shqipris po i marrin serbet e mallkum…..problemet vijn ma von nga kopilat qe do dalin si puane shkelzen berishes gjysem serb gjysen shqiptar turk..ene ata bahen ma te liget hahahaha

  10. lumturia says:

    Perse vetem paragjykime, percmime urrejtje dhe injorance ne pjesen me te madhe te komenteve ketu. Vecon vetem dy tre komente normale per njerez dhe fenomene normale…. urrejtejen sa me shume ta vadisesh aq me shume do rritet… Kur keto mundesi lidhjeje dhe fatesh jane bere prezente dhe funksionojne per mire ne shumicen e rasteve perse u dashkan pare si shkelje te moralit komunist…. perse futet propaganda edhe ne misionin me njerezor te personave,krijimi i familjes dhe vazhdimesia e rraces njerezore….Asnje familje nuk ndertohet mbi baze te kodit nacionalist apo rracor nese dy personat qe jane baza e saj nuk duan ta vendosin si gure themeli…..Une e shikoj si nje proces teper normal dhe njerezor.. te trashegohen e kalofshin jete te qete kushdo qe vendos te lidhe jeten ne menyren qe e shikon te arsyeshme. Dhe e fundit ky cift nuk eshte per reklame revistash. Ata duken dy njerez fermer te dashuruar e te lumtur sipas kutit tyre. Cift simpatik.Pacin fat.

  11. tini says:

    e ka shitur shpia.si popull vital dhe me virtyte qe jemi i bejme te gjitha.keto 20vjet ca spo shikojme dhe degjojme.kjo te pakten do mbushi barkun me buke se veriu eshte ne mjerim.dhe arbeni ka shume te drejte.

  12. era says:

    lereni fukarain te gezoje… nuk i shikoni sa te lumtur kane dal ne foto…

    1. Gjergji says:

      Shume mire e the! Lere fukarain te gezoje!

  13. Kosovari says:

    Turpesi e madhe ,po ky eshte bire i atyre qe vrane shume shqiptar.

  14. stalinsali says:

    Pu pu pu. Mire e tha njeri , fukarallek maskarallek. Trimnesha e gerxheve shqiptare u martua me Deden serb. E urruer u be ne shqiperi, e urruer qe dhe mbeti ne serbi.
    Zoti na ruajt !

  15. Eduard says:

    Ehh Zoran djali, te lumte pushka!

  16. rastesisht says:

    Kete Edmonden, qe qenka e shemtuar si dreq,edhe te ta falin, prape ta kane futur,jo me ta blesh me leke. Me mire te kishte mbajtur demin ai koqja i Serbise…

  17. mirditori says:

    ajo eshte nje myslimane si ju qe beni keto komente,eshte myslimu… si ju. nuk behet shqiperia me turq,shqiperia behet me shqipetare toleronte te urte dhe jo servila .

    1. kali kuq e ka nji huq says:

      hahahahahahahahaha ti je italion,une jam grek,mbetja eshte turq…..po shqiptaret ku jane?ata gjenden vetem ne greqi,serbi dhe kalabri…pupupupu

  18. presheva says:

    me mir te ken mar nje shqiptar oreeeeeeeeeee. kemi edhe ne shqipeteret nevoj per gra te vyera. se di e gjora se shkau” herdo kurdo” do ta braktis. se ata i kap paraliza shpejt prej vjamit te derrit. egjora edmond.

    1. Kosovari says:

      Ty Preshevë të kap paraliza nga dhjami i deles!

  19. ilir says:

    kjo mostra duket te jete nga fshati i sales nje fytyre kan nje te qeshur ,aman o mero mos na nxire lajme te tilla,se bolle shikojme kete mosren tone SALENNNNNNNNNNNNNNNN

    1. Bato Lumbardhaj says:

      Jo mo daku, se kjo esht sala…. i vuni veten te martohet me nje shki edhe te heqi dor nga politika.

  20. mando says:

    per sa kohe keto vajza tu tregojne femijeve se jane edhe shqipetar nuk ka ndonje gje te keqe..se ne fund te fundit ska ngelur larask pa bisht. po ne qofte se keto vajza nuk u thone femijeve nga e kane origjinen atehere pas 20 vjeteve keta femije do na bejne te njejten si fqinjet ne jug.

  21. Bato Lumbardhaj says:

    A te placin “zorat”… Tradhtari i kuvendit, tradhtar i baballarve, tradhtar i popullit… po ti moj trollacke e di pse je musliman anej nga fshat i jot? sepse dalloheshe kunder serbit kur kisha orthodokse deshte te inagornte neper shtetin e tyre…. a sa njerz te trash.

    1. Nora says:

      I kujt baballareve mo? Po ajo me lejen e babait e te familjes se saj u martua, apo duhet te pyeste ty e mua?

  22. King says:

    Po pse o milet i trashe dhe me ke do martohen do ti mesoni te tjereve. Futen debilat te gjykojne deri ne krevatin e tjetres, pfffff. Hajt urime ciftit!

  23. Aj..Vlora says:

    O lumadhi ti qenke martuar me burr po burr te shemtuar.

  24. SKENDERBEU says:

    O MILET PO LERINI KETO TE PJELLIN NE ATO ZONA TE SERBEVEDHE MESOJINI TU MESOJNE JO VETEM SHQIP FEMIJVE POR DHE QE SERBET ETRIT E TYRE KANE KEQTRAJTUAR FAMILJEN E NENES DHE KUR TE SHIHNI PAS 20 VJETESH ATA FEMIJE DO TI MBYTIN SERBET BABALLARE.A NUK NDODHI KESHTU NE LASHTESI NE ISHULLIN E LEZBOS?NE FUND TE FUNDIT VAJZAT E BUKURA TE KOSOVES DHE MAQEDONISE QENDROJNE NE VENDIN E TYRE OSE VIJNE NE SHQIPERI.RACA JONE PO PERMIRSOHET.

  25. ALBANN says:

    Lerini njerezit rehat.Njeri eshte dhe ajo.Po qe se nuk krijon dot familje ne shqiperi kuptohet do pranoje ate oferte qe i behet, qofte dhe serb…Ne fund te fundit s jane te gjithe serbet nacionaliste dhe antishqipetare……Sa shqipetare jane martuar me greke,me qindra per mos then me mijera,,,,Po s kam degjar ndonjehere te shqetesohet njeri se u martua me grek,biles krenohen ….Mos i egzagjeroni shume gjerat….Shqetesohuni kur i shitet deti Greqise jo kur nje vajze gjen dike qe e ben te lumtur…Perderisa jemi komshinj lidhje te tilla s shmangen dhe s duhen paragjykuar…Faleminderit.

  26. bazarhesap says:

    Nuk me intereson fare se cfare njerzit martojne por dua ti terheq vemendje autorit te ketij shkrimi qe e quan kete femer myslimane .E para punes qe nje femer te jete myslimane duhet te kete (hijab),e dyta nuk mund ajo ta zgjedh bashkeshortin por familja,e treta nje femer myslimane nuk mund te martoje nje kaur,se ai nuk eshte synet,pin alkol,han mish derri dhe te gjitha keto e bejne kaur,dhe kjo nuk lejohet ne islam.Autori i ketij shkrimi kerkon vetem te nxite njerezit ne kete forum qe te ofendojne njeri-tjetrin,por edhe si spiun dhe gjakprishur qe eshte kerkon qe harmonia e feve ne shqiperi te prishet dhe komunitetet fetare te sulmojne njera tjetren si ne Bosnje ne 92-95.Turp per redaksine qe e lejon kete shkrim banal,racist dhe islamofob

  27. kliton rusi says:

    kjo eshte kusheriara e Saliut ..shif sa ngjajne …

  28. Sociologu says:

    SERBIZIMI i Shqiperise paska filluar me rruge SEKSuale! Mjere ne! Po na ardhkan 500 familje Serbo-Shqiptare te VOTOjne per Berishoviqin ne 2013…!

  29. Shkodrania says:

    Nga shkrimet sheh se nje pjese e komentuesve nuk njeh te drejtat dhe detyrat qe ka si “qytetare”Me c’te drejte shani mbare e prape ciftin qe as nuk e njihni?Mendoni si prind per femijet tuaj :eshte me mire qe te krijoje nje familje normale apo te bredhi rrugeve te botes?Edmonda eshte e lumtur me zgjedhjen qe ka bere.Eshte e drejta e saj dhe ju nuk keni te drejte ta gjykoni.A nuk ju dalin hallet qe keni?Na shiteni si nacionaliste me fjale se me vepra nuk kam pare akoma gje!Mire thone “Cdo popull ka udheheqesit qe meriton”Ne vec flaim mbare e prape dhe pa pergjegjesi dhe kemi mbetur aty ku jemi.

  30. Bushi says:

    Përse kryeministrit tonë “të nderuar” i lejohet martesa me Sllobodankën,(me vendim të gjykatës së Shkodrës ju ndërrua në Liri) ndersa qytetarëve të thjeshtë ju bëhet presion për ta ndaluar këtë dukuri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje