Tre aleatët e Partisë Socialiste në një analizë të rezultatit zgjedhor të 8 majit dhe funksionimit të koalicionit opozitar. Çfarë parashikojnë për të nesërmen, fati i Edi Ramës, reforma e mundshme elektorale, roli i aleatëve, koalicionet e mundshme në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, si duhet të reagojë Partia Socialiste dhe çfarë duhet të bëjë opozita për të ardhur në pushtet në tre intervista me pyetje të përbashkëta
Mbas furtunës që pason si gjithmonë fushatat elektorale në Shqipëri, kësaj rradhe si rrallë herë, duket se është rivendosur një lloj “paqeje” politike. Opozita duket se është pajtuar më faktin që votohet, por i grabitet fitorja. Si e gjykoni ju këtë situatë?
SKENDER GJINUSHI: Kjo është qetësi e rreme, e rreme dhe e dëmshme për Shqipërinë dhe vetë opozitën. Të heshtësh dhe të tolerosh vjedhjen publike të votës, do të thotë të pajtohesh me faktin se Shqipëria është e dënuar të mos ketë zgjedhje me standarte evropiane edhe mbas 21 vjetësh gjojademokraci, do të thotë se vullneti i një njeriu të papërgjegjshëm që ka uzurpuar pushtetin është mbi vullnetin e popullit. Do të thotë se për disa vlen më shumë fati i Saliut sesa fati i Shqipërisë dhe katër milion shqiptarëve. 8 maji dëshmoi se manipulimet dhe vjedhja e votës vijnë me urdhër politik nga lart dhe jo nga mungesa e kulturës demokratike të publikut apo nga mungesa e reformave. Këshillat që po dëgjohen tashmë për reformë zgjedhore mbas 8 majit, bëhen vetëm për të shtrembëruar të vërtetën për zgjedhjet, bëhet për të thënë se nuk e ka fajin Saliu që grabiti votën në shkelje flagrante të Kodit, por e ka fajin Kodi që lejon të shkelet për të një qindtën herë prej qeverisë dhe KQZ-së së qeverisë. Bëhet për të thënë mos ndryshoni qeverinë që vjedh, por kodin që “lejon” vjedhjen. Dhe meqenëse qeveria vjedh, ashtu si në kohën e komunizmit, këshilla për reformë kamuflohet me slogane se partitë duhet të heshtin para vjedhjes së votës sepse kështu vënë interesin vetjak mbi atë të përgjithshëm kombëtar. Ne si PSD nuk njohim interes më të madh kombëtar se vota e lirë dhe e ndershme, sepse vota është baza e demokracisë. Vota e lirë ndan demokracinë nga diktatura. T´i këshillosh sot opozitës vetëpërmbajtje, dialog apo pseudoreforma me një pushtet që dhunon vullnetin e publikut, në emër të integrimit apo stabilitetit, është njëlloj sikur në vitin 1990, kur kërkohej pluralizmi politik, të këshilloje shqiptarët për vetëpërmbajtje. Sepse, meqenëse regjimi komunist ishte kapur fort pas pushtetit dhe ishte gjakatar, atëherë do të ishte më e udhës që të hiqej dorë nga kërkesa për zgjedhje të lira dhe të pritej deri sa regjimi të binte vetë. Për ironi të fatit, sot, ka njerëz që presin që Saliu të largohet me vullnetin e tij që të vendoset demokracia në Shqipëri. asnjë opozitë reale dhe serioze nuk mund të pajtohet me një situatë të tillë, nuk mund të pajtohet me një qeveri që vjedh çdo ditë pasuritë dhe paratë e shqiptarëve, që vret qytetarët në mes të Bulevardit, që deformon vullnetin e çerek milioni votuesish në kryeqytet me votat e gabuara të KQZ-së. Sot jemi në situatën më të rëndë postzgjedhore. Deri dje kishim probleme gjatë zgjedhjeve, por ndërkohë kishte dhe kontestim, kësaj radhe u eksperimentua vjedhja më spektakolare apo ndryshe, grabitja transparente dhe nuk ka kontestime nga opozita. Madje jemi në situatën që opozita i lutet grabitësit që të bëjnë reformë që rradhës tjetër, në zgjedhjet e ardhshme, të mbajë dorën dhe të mos grabisë më. Eshtë e pamundur të ndalet manipulimi i votës nga ky pushtet me reforma të këtij pushteti. Nuk sigurohen bankat duke reformuar sistemin e sigurisë nën drejtimin e Guvernatorit hajdut. Pa rivendosjen e votës së lirë në themel të sistemit, çdo lloj qetësie është shprehje e rënies së demokracisë në koma. Kjo gjë mund të kënaqë vetëm mjekun roje që gëzon se i sëmuri nuk ankohet më. Këtë lloj kënaqësie mund ta shohim tek misioni i OSBE-së në Tiranë që nga vëzhgues i zgjedhjeve, është shndërruar në mbulues të vjedhjeve, në diferencë me vlerësimet e profesionistëve të ODIHR-it që nuk ju nënshtruan presionit politik.
PASKAL MILO: Padyshim, që Partia Socialiste, si forca më e madhe opozitare ka detyrën dhe të drejtën që të mbajë barrën kryesore të opozitarizmit pas zgjedhjeve. Unë mendoj se janë dy faktorë që kanë vendosur këtë “paqe” politike: së pari, fakti që PS është në momentin e ripërcaktimit të kursit të saj politik dhe të strategjisë elektorale në funksion të zgjedhjeve të ardhshme elektorale, së dyti, fakti që shpresat se komuniteti ndërkombëtar do të ndërhynte për një zgjidhje për çfarë po ndodhte dhe për të dhënë drejtësi në fund të procesit në gjykimin e rezultatit të Tiranës, u venitën dhe sollën zhgënjim dhe përgjumje në PS. Po kështu, stina e verës përgjithësisht ka shërbyer si një pushim i përkohshëm për t´u përgatitur për betejën politike të vjeshtës.
PETRO KOÇI: Nuk gjykoj se opozita është pajtuar me vjedhjen e votës dhe nuk besoj se ka paqe me padrejtësinë. Paqja me padrejtësinë mbetet një histori e 21 Prillit 2008. Opozita tashmë ka projektuar një iniciativë politike shumë të rëndësishme për vendin dhe shoqërinë në prag të sezonit të ri politik: Projekt-Reformën për Shtetin, pra një reformë kushtetuese që shpëton vendin nga krizat e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe nga kriza e marrëdhënieve të qytetarit me politikën. Berisha është alarmuar nga kjo iniciativë dhe po bën pushime të shqetësuara. Kushtetuta dhe Kodi aktual politik përbëjnë kalin apo fronin e pushtetit ku ai ka hipur. Reforma kushtetuese rrëzon kalin apo shkallmon fronin ku qëndron kryeministri. Pra, opozita, as nuk është nënshtruar e as nuk po revolucionarizohet në programin e saj politik. Mendoj se po merr timonin e ndryshimit.
Çfarë mendoni se shkoi mirë dhe çfarë mendoni se shkoi keq për opozitën në këto zgjedhje që fitorja e saj e paralajmëruar si referendum popullor nuk konsiderohet si i tillë, të paktën nga kundërshtari juaj politik?
SKENDER GJINUSHI: Kundërshtari ka kohë që ka zgjedhur të bëjë festë kur e majta ka fituar realisht me votë. Kjo është një sëmundje e Saliut që nga referendumi i dështuar për kushtetutën e tij të vitit 1994. Fatkeqësisht, ai feston kthimin e humbjeve në fitore nëpërmjet shitblerjeve në të majtë dhe në segmente të tjera të shoqërisë e politikës. Saliu nuk e ka mundur të majtën me vota, por ka arritur të ndajë dhe çajë atë duke bërë diversion brenda saj. Të njëjtën gjë që po bën edhe sot. Zgjedhjet e 8 majit ishin triumf i opozitës sepse ajo arriti një fitore edhe më të thellë se në 2007-ën, çka dëshmon se kjo qeveri nuk ka fituar as në vitin 2009. Në këto vite, qeveria ka pasur vetëm suksese për veten dhe dështime për qytetarin. Zgjedhjet ishin triumf i opozitës sepse publiku ju përgjigj thirrjes së opozitës se vota ishte politike dhe se do të lexohej si një “Jo”, ndaj këtij regjimi. Zgjedhjet ishin triumf i opozitës sepse 8 maji bëri që të dështojë plani për shkatërrimin përfundimtar të opozitës dhe të PS-së për të zëvendësuar të majtën e vërtetë me LSI-në dhe të shitur të tjerë brenda PS-së. Rezultati final tregoi se pa LSI-në, fitorja në 2011-ën, ishte më e thellë se fitorja në 2007 me gjithë LSI-në, tregoi se e majta nuk mbeti në opozitë në 2005-ën dhe 2009-ën sepse nuk u bashkua me LSI-në, por sepse e majta e vërtetë u shit nga LSI-ja. Në këto zgjedhje, parashikimi i disave për fitore spektakolare të PD-së bashkë me të shiturit e të majtës në qytetet kryesore si në Durrës, Elbasan, Korçë dhe në Tiranë, doli një fiasko. Në këto zgjedhje, opozita, kjo shumicë e vërtetë popullore, e detyroi Saliun që pasi nuk i mjaftuan manipulimet e fshehta që realizoi, të urdhërojë grabitjen e mandateve në tavolinë duke treguar përfundimisht që në Shqipëri, zgjedhjet kanë vetëm një problem që quhet Sali Berisha, i cili tashmë, po detyron edhe miqtë e tij që ta shohin si një hajdut. Opozita gaboi dhe po gabon në shfrytëzimin e këtij akti fatal të shumicës, pakicë popullore. Opozita kërkoi për dy vjet me rradhë hapjen e kutive për të vërtetuar atë që provoi maskarada e zgjedhjeve në Tiranë se zgjedhjet manipulohen prej vullnetit politik. Tani që kjo u vërtetua, opozita kërkon reformë me hajdutin a thua se u kap ajo me presh në dorë dhe jo Ristanët e pushtetit dhe ustai i tij. Shumë negativ shoh dhe faktin që në PS, por dhe në një pjesë të opinionit publik dhe mediatik, më shumë i kërkohet llogari të vjedhurit sesa hajdutit. Eshtë e çuditshme sesi skandalet qeveritare kërkohet të korigjohen pa ndryshuar lidershipin e saj, ndërsa për gabimet e opozitës kërkohet të bëhen spastrime dhe ndryshime. Eshtë e çuditshme sesi disa kërkojnë largimin e Ramës sepse ai nuk mbrojti votën dhe pajtohen me qëndrimin në pushtet të Berishës që e vodhi atë. Eshtë revoltues dhe provokativ fakti që edhe fajin për ndarjen me LSI nuk e shohin tek e vërteta që LSI e ka shitur periodikisht elektoratin e majtë, por tek PS-ja që toleroi shitjet e tyre.
PASKAL MILO: Koalicioni opozitar bëri hapa të rëndësishëm përpara në organizimin e tij në krahasim me vitin zgjedhor 2009 dhe si rezultat i këtij bashkëveprimi më të mirë, u arrit që të fitoheshin një numër domethënës bashkish të rëndësishme, veçanërisht dhe të quajturit bastione të PD-së. Opozita gaboi në maksimalizimin e votës duke mos përfshirë në koalicion edhe aktorë modestë politikë, të paragjykuar për të shkuarën e tyre siç ishte partia e H. Milloshit. Partia Socialiste përsëri nuk u dha hapësirë kandidaturave të partive aleate duke vazhduar të kandidojë një numër personash të konsumuar politikisht në elektorat dhe të seleksionuar mbi baza klienteliste dhe jo transparente. Një tjetër hap i gabuar dukshëm i opozitës ishte se ajo i kushtoi më pak vëmendjes punës dhe fushatës në komuna dhe fshatra. Për të mbërritur në Tiranë, opozita u fut me vonesë në fushatë dhe ndonëse paralajmëroi manipulimin e mundshëm të votave të kryeqytetit, nuk morri masat e duhura dhe nuk mundi të parandalojë ofensivën e paralajmëruar të maxhorancës në bastionet socialiste.
PETRO KOÇI: Ka shkuar keq ajo që opozita pati nënshkruar me Berishën në 2008-ën. Shpresa se një administrim zgjedhor dy partiak jep demokraci ka rënë. Me vjedhjen e mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Berisha rrëzoi marrëveshjen për Kodin dhe njëkohësisht marrëveshjen për ndryshimet kushtetuese. Zgjedhjet si votëbesim popullor dëshmuan se opozita ka fituar terren politik krahasuar me garat e mëparshme elektorale, pavarësisht se zgjedhjet vendore për specifikën e tyre zakonisht nuk japin një fitues të qartë ose tradicionalisht fitohen nga partitë në qeveri. Ne i fituam zgjedhjet, por humbëm një betejë për demokraci. Berisha “fitoi” me vjedhje transparente Tiranën, por humbi standartet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
Çfarë gjykoni se duhet të ndryshojë në aksionin opozitar, që ta bëjë më efikas koalicionin tuaj drejt pushtetit?
SKENDER GJINUSHI: Opozita duhet të afrojë një zgjidhje politike konform votës së 8 majit e të situatës në të cilën ndodhet vendi. Më 8 maj u kërkua votë me sloganin “Kurrë më me Saliun!” dhe jo për të mbajtur edhe dy vjet Saliun në pushtet. Ky duhet të jetë boshti i qëndrimit opozitar, respektimi i kontratës së 8 majit me popullin. Shqipëria ndodhet në krizën më të rëndë politike, ekonomike dhe institucionale. Jemi i vetmi vend që na refuzohet statusi i vendit kandidat, kriza ekonomike thellohet çdo ditë duke ngushtuar dhe gërryer xhepat e qytetarëve, ndërsa qeveria flet për bum ekonomik. Korrupsioni qeveritar është shkaku kryesor i krizës, niveli i jetesës së shqiptarëve ulet çdo ditë edhe në raport me Maqedoninë dhe Bosnje Hercegovinën, institucionet janë në konflikt të hapur me qeverinë dhe funksionojnë në kundërshtim me kushtetutën, Kuvendi nga vend i dialogut, përfundimisht është çerdhe e korrupsionit dhe burim konflikti. Opozita vetë nuk ka asnjë të drejtë thelbësore të garantuar realisht e praktikisht. Dhe sa më shumë flitet për dialog dhe reformë, aq më shumë thellohen këto probleme dhe aq më e zymtë bëhet kjo tablo e zymtë e vendit. Të gjithë e kanë të qartë se t´u thuhet shqiptarëve se me këtë qeveri do të luftohet korrupsioni, se me këtë qeveri do të bëhen zgjedhje normale, se do të ndëshkohen vrasësit dhe grabitësit, e dinë se ky është një mashtrim dhe poshtërim i madh. Opozita nuk duhet të bëhet palë në mbulimin e kësaj të vërtete të hidhur. Opozita është alternativë qeverisëse dhe jo bashkëqeverisëse. Opozita nuk ka për detyrë të mësojë qeverinë sesi qeveriset apo sesi të mos grabisë, por ajo i tregon popullit se pse duhet të largohet një qeveri që abuzon me mandatin dhe sesi ajo vetë, opozita, mund të qeverisë ndryshe.
Shqipëria ka nevojë për zgjidhje urgjente dhe jo për t´u tërhequr zvarrë. Edhe 12 rekomandimet e BE-së këtë kërkojnë, zgjidhjen e këtyre problemeve, të cilat me këtë qeveri vetëm sa rëndohen edhe më shumë, madje edhe me këtë taktikë gjoja bashkëpunimi të opozitës.
PASKAL MILO: Aksioni opozitar duhet që të përfshijë qytetarin jo vetëm si një qenie fizike për të mbushur sheshet e protestave masive, por duhet ta bindë dhe ta afrojë atë me alternativën e saj qeverisëse. Veçanërisht, këtej e tutje, duhet të bëhet një punë intesive me votuesin e zonave rurale ku opozita ka humbur terren. Gjykoj se PS duhet të ndryshojë qëndrimin e saj nënvleftësues ndaj partnerëve të saj natyralë dhe historikë. Dhe ky duhet të jetë një ndryshim në thelb dhe jo thjesht në formë. Aleatët nuk duhen parë si rivalë për vota, influencë dhe pushtet, por si partnerë me objektiva dhe synime të përbashkëta. PS duhet të kuptojë se suksesi i ardhëm i koalicionit opozitar është i lidhur edhe me ndryshime në sistemin dhe kodin zgjedhor. Koha provoi se sistemi proporcional rajonal nuk i jep opozitës shanse për fitore. Maxhoranca ka partnerë të clët i ushqen me pushtet dhe infrastrukturë që ndikon në elektorat dhe në grumbullimin e votave. Që opozita të rrisë shanset për fitore, ajo duhet të mbështesë ndryshimin e sistemit duke futur elementin e korrektimit kombëtar dhe duke lënë listat e hapura me qëllim maksimalizimin e votës edhe nëpërmjet konkurrencës së brendshme.
PETRO KOÇI: E majta arrin rezultat politik dhe elektoral kur harmonizon luftën për pushtet me luftën për demokraci. Ky është thelbi i dallimit mes të majtës shqiptare dhe të djathtës. Kjo e fundit ka mbetur veç një makineri politike për pushtet dhe shfrytëzim barbar të tij në kurriz të demokracisë institucionale dhe të demokracisë socialekonomike. Tashmë opozita po dëshmon se do bëjë një luftë politike me alternativa ndryshimi dhe jo vetëm me presion politik ndërrimi. Zgjedhjet në Tiranë me ndërhyrjet e dhunshme të KQZ dhe të Kolegjit Zgjedhor shënuan fundin e një Republike dhe nevojën për ndërtimin e një Republike të Re. Fatkeqësisht deri dje opozita nuk kish arritur ta kuptonte këtë gjë, bile naivisht bashkëvotoi modelin Berisha mbi Kushtetutën. Koha po kërkon një model të ri. Opozita ka një mision: ndryshimin! Ndërtimi i ndryshimit rrëzon edhe Berishën. Ndryshimi nuk ndërtohet me dhunë as me deklarata revolucionare. Duhet projekt dhe strategji, mençuri dhe vendosmëri, organizim dhe shumë punë!
Eshtë folur shpesh për një front kundër qeverisjes së zotit Berisha, mendoni se mund të zgjerohet apo rrudhet në të nesërmen koalicioni i kryesuar nga PS-ja dhe nëse mendoni se mund të zgjerohet, cilët do të ishin aktorët e tjerë që do të mund të përfshiheshin?
SKENDER GJINUSHI: Në rast se opozita del qartë me një platformë për zgjidhje politike, qeveri e paanshme që merr përsipër përgatitjen e zgjedhjeve me standarte evropiane në vend, që nuk prodhon dhe mbron korrupsionin, që nuk ka konflikt interesi me gjyqësorin, që garanton një paketë reformash reale dhe jo demagogji dhe antireformë, atëherë do të mund të krijohej pa vështirësi një front nga më të gjerët në Shqipëri. ajo do të ishte mbi të gjitha, një platformë me mbështetjen e mbi 60 për qind të shqiptarëve dhe me mirëkuptimin e të gjithëve.
PASKAL MILO: Koalicioni opozitar mund të zgjerohet në rast se do të merren në konsideratë edhe mendimet dhe sugjerimet që përmenda. Si element i forcimit dhe zgjerimit të tij, nuk duhet parë vetëm shtimi i partive në koalicion, por dhe programi i tij, strategjia dhe taktikat elektorale që do të ndiqen. E po kështu, edhe fryma që do të karakterizojë koalicionin, mesazhet që përcjell partia e madhe në elektorat për aleatët e saj. Sigurisht, zgjerimi i koalicionit është një nga faktorët kryesorë nëse opozita synon vërtet pushtetin, por njëkohësisht, ajo duhet të bëjë edhe kompromise të dhembshme brenda dhe jashtë saj. Sentenca e njohur, “Kurrë mos thuaj kurrë”!, para së gjithash, është e vlefshme në politikë. Eshtë më mirë një kompromis historik dhe transparent brenda të majtës sesa të bëhen llogari për parti që pritet të krijohen. Në fakt, siç ka dëshmuar dhe koha, rrjedhjet nga PD-ja nuk kanë qenë të suksesshme.
PETRO KOÇI: Më intereson fronti për kauza dhe më pak frontet kundër apo me Berishën. Fatkeqësisht njerëzit nuk pyesin se për çfarë je, por me kë je! Kauzat e drejta dhe parimore me interes strategjik ndërtojnë fronte të mëdha dhe fituese. Mund të t´ja mbërrish aleancave me parti, por aleanca më e madhe është ajo me shumicën e qytetarëve në nevojë demokracie. Nëse tashmë kemi një projekt për ndryshimin demokratik të Kushtetutës atëherë, pavarësisht koalicioneve partitë do duhet të respektojnë konseguencën parimore. Për shembull, LSI-ja nuk i thotë dot plaç ndryshimeve kushtetuese. E nuk ka nevojë të ikë nga qeveria për ta bërë këtë. Jam i bindur se shumica e socialistëve të vërtetë në LSI i thonë po kërkesave të grevës së urisë së dikurshme të përfaqësuesve të saj në parlament.
Si i gjykoni standartet e zgjedhjeve dhe a parakompromentojnë ato standartin e zgjedhjeve të pritshme të përgjithshme?
SKENDER GJINUSHI: Këto zgjedhje ishin një eksperiment i sponsorizuar. Ishte hera e dytë që shqiptarët u detyruan të hyjnë në zgjedhje pa një reformë minimale dhe një konsensus formal pozitë-opozitë: hera e parë ka qenë në vitin 1996. Po kështu, ishte hera e parë që me zgjedhje lokale, tentohej të zgjidhej një krizë e gjithanshme e pushtetit qendror. Në këtë kuptim, as që nuk mund të priteshin standarte zgjedhore në 8 maj. Në këto zgjedhje u tejkaluan të gjitha standartet e vjedhjeve. Nuk e di se çfarë duhet të presim nga raporti i OSBE/ODIHR-it, kur e përjetuam vetë gjithçka ndodhi. Nuk ka asnjë standart evropian që këshillon përdorimin e tritolit dhe të dhunës gjatë fushatës, që këshillon regjistrim popullsie në servise makinash apo dublikime listash, që pranon për institucione demokratike një KQZ – bandë dhe një TVSH – 55.
Për ne nuk ka standarte zgjedhore me këtë qeveri. Vetë komuniteti ndërkombëtar është futur në një rreth vicioz sepse nga një anë kërkon reformë urgjente zgjedhore për të justifikuar vjedhjen e mandatit opozitar të Tiranës dhe nga ana tjetër, ka presionin për të rrumbullakosur raportin që të justifikohet gabimi i bërë për mos shtyrë zgjedhjet në kushtet ku u mbajtën. Dilema është e thjeshtë: nëse zgjedhjet ishin të mira, për çfarë do të nevojitej reforma? Dhe nëse nuk ka nevojë për reformë, si mund të justifikohen veprimet e KQZ-së dhe qeverisë për mangësi në kod?
PASKAL MILO: Pa dashur që të ndikohem në vlerësimin tim nga gjykimet që kanë dhënë deri më tani ndërkombëtarët, mund të them se standartet e zgjedhjeve të 8 majit u kompromentuan rëndë në Tiranë dhe në mënyrën sesi u administrua procesi në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor. Nëse bëhet reformë zgjedhore thelbësore, jo bipartizane siç ka ndodhur deri më tani, por një reformë gjithëpërfshirëse, mund të ketë një shans për të nesërmen. Ndryshe, jam i sigurtë se në zgjedhjet e ardhshme, për vlerësimin e zgjedhjeve do të përdorim konceptin leninist “një hap përpara, dy hapa pas”. Që kjo të mos ndodhë, është i nevojshëm në mënyrë urgjente diskutimi i gjerë me të gjithë aktorët politikë dhe grupet e interesit për reformën zgjedhore.
PETRO KOÇI: Standartet u rrëzuan “me sukses”. Kemi një demokraci të papjekur. Duhet akoma investim politik dhe financiar ndërkombëtar për demokratizimin e demokracisë shqiptare. Në këto zgjedhje opozita hyri pa asnjë garanci. Kur them këtë nuk mendoj se kishte rrugë tjetër. Në zgjedhjet e ardhshme duhen garanci. Jo thjesht për opozitën, por për materializimin real të vullnetit zgjedhor të shqiptarëve në procesin elektoral dhe administrimin e tij. Unë besoj se vjedhja transparente e mandatit të Kryetarit të bashkisë së Tiranës e ka rritur konsensusin ndërkombëtar me projektet e opozitës, përfshi edhe Reformën Kushtetuese.
Ja filloj prape ky greku {Lorenci|}
o murator ik merru me llacin dhe mos ha shume, na mbyten IDIOTET !
qe te akuzosh dike per grek apo turk e ku di une, do te thote qe ti tullaxhi je nje i tille, po mjer teknologjia qe ra ne duart tuaja o pabuks !
shikoni sa fytyra te degjeneruara bejne dhe si filozofe…..kjo eshte qetesi e rreme dhe e demshme per Shqiperine-thote neri,gjithcka lidhet me voten e vjedhur dhe korrupsionin dhe asje se permend rregjistrimin e popullsise apo shitjen e detit!!!!vazhdoni vazhdoni o fytyra te degjeneruara,mallkuar qofshi,ju jeni te gjithe njesoj.
O ti qe thua po nuk degjon,ata i pergjigjen pyetjes se gazetarit per qetesine pas zgjedhjeve.Pyetja seshte per detin.Pergjigja e Gjinushit eshte e shkelqyer,ai ben po ate analize e po ato kritika per situaten si ato qe ne bejme per dite ne kete forum.Gjinushi po kaq qarte ka folur edhe para zgjedhjeve dhe ka paralajmeruar se me kete qeveri nuk ka as zgjedhje te lira as demokraci.E degjova tek top chanel ku tha qartazi se popullit i duhet thene e verteta se cdo reforme me kete qeveri eshte e deshtuar dhe mashtrim per popullin dhe se PS po gabon me ofertat per gjoja reforme me saliun.Sa per detin ishin keta qe e cuan ceshtjen ne gjykaten kushtetuese.Dhe ne nje interviste gjinushi thoshte me te drejte se vetem per shitjen e detit kjo qeveri duhet te largohej per 24 ore me protesta popullore .Po ti me saduket e ke inatin gjetke.Ne brendesi duhet te jesh pak me shpellarin.
Skender Gjinushi ka qene dhe ngelet nje nga politikanet me te mire te atij vendi, po ai popull dele nuk di e as ka ndermend te mesoje ndonjehere te zgjedhe …
Edhe ne kohen e Dulles kur e vune Minister Arsimi se ishte koke, ai beri reforma shume te guximshme, duke e afruar arsimin me ate perendimore ….
Habitem se si delet shqiptare e urrejne apo percmojne kaq shume nje koke kaq te zgjuar (matematikan qe nje formule mban emrin e tij) dhe qe asnjehere asnjehere s’e kam degjuar te flase kot, perkundrazi jashtezakonisht i sakte, real po dhe largpames!
Kurse sa per kete Paskal Milon qe paska dashur dhe Hysni Milloshin ne aleance, aha, ftyre e poshter ka qene dhe po ngelet!! Ftyra si keta e moren me qafe ate vend!! Paskal Milo u be i PS-se sepse thjesht nuk gjeti e nuk cau dot ne PD … po nje servil i qelbur i Dulles ka qene bashke me nje Makbule Ceco (ish profesoreshe e marksizmit, nje buce me sakte )
Ketu po te jap te drejte dhe pse je i lahnetisur.
Une gjithmone kam te drejte ?
Gezohem qe pranove njecke, mund te jete ose fillim i mbare per ty ose thjesht nje lajthitje e orientuar nga subkoshienca tende
Si ma kalove vavapen mire?? Ne ndonje lavazh apo pishine bashke me shrrat e te tjereve ?
Hahahahahaaa file Apo
Vetem kete here ke te drejte, mos i bej qejfin vetes kot. Ti po me thua tani te rri drejte e te flas shtrembert ( ose grekofilce ) ? Se bej dot, po ku ke te drejte, ke te drejte.
Po ja file Apo, aty ku isha nuk kishte shrrrr. Te thashe qe kete vit do ti kaloja pushimet ne Frejus, France dhe jo ne Elenika.
U rrite, su poqe, ngele koke…….., i lahnetisur !
Hade jasou
Je i sigurt qe e kishe kohen great ne France apo bere plazh prane oxhakut …
Eh muor salistan … te flasesh drejt nuk do te thote te jesh as filogrek as filoserb … megjithese une nuk kam frike te them qe filo-malok e kam te pamundur te behem … me mire dy te parat …
Do i hapesh dhe ti njehere syte e do me kujtosh o stalistan do me kujtosh .. e do thuash po qe kishte te drejte ai qe i thosha lahnet …
Me vjen keq se nuk dukesh ta kesh komplet te djegur trunin, e megjithate ke rene pre e propagandes tru-shplarese qe te eshte bere si nga xhaxhi Enveri dhe nga keto xhaxhat e tjere me vone …
Une shpresoj te te hapen syte nje dite po pa pervojra te hidhura se s’dukesh dhe aq i kec .. me fal i keq ?
LYPSO që nuk je budall këtë e dimë,por përse je në krah të gërkut!këtë nuk e dimë!e kemi imagjinuar gjithnjë por të vërtetën e di vetëm ti!
për gjinushin ke të drejtë,por dhe ai është i futur brënda rrethit injorat të politikës shqiptare!
një nga fjalitë e tij” Eshtë e çuditshme sesi disa kërkojnë largimin e Ramës sepse ai nuk mbrojti votën dhe pajtohen me qëndrimin në pushtet të Berishës që e vodhi atë”tregojnë faktin se ai është po aq injorant në pollitikë sa dhe shumica e politikanëve shqipëtar!
në këtë rast vet gjeniu i matematikës keno gjinushi bije në një paradoks!
ai thotë se ne duhet ta mbajmë rojen pavarësisht se hajduti i ka vjedhur sa herë ka dashur!ai thotë se në këtë rast nuk duhet gjykuar roja,por hajduti!
hajduti,apriori, është i gjykuar!ai është kriminel!
kurse roja është i paaftë!!!!
një roje/qen i paaftë nuk i duhet askujt!ujku çan kopenë sa herë që do,dhe ne thmi se fajin e ka ujku!
jo lypso fajin e ka qëni/roja/bariu,një qën/roje/bari i tillë duhet hequr!po nuk u hoq tufa në mos është çarë nga ujku të paktën shpërndahet e bëhet mish mash!siç është bërë!
sa për dy pordhitikanë e tjerë koçi e milo nuk kam çtë them!
mund të jenë njerëz të mirë profesionist të mirë në profesionin e tyre,por në politikë janë INJORANTË të STAZHONUAR!!!!
mënyra se si flasin duket sikur flesin në kushtet e një demokracie skandinave!sikur nuk rrojnë në shqipëri!
kurse pjesa që ty nuk do të të pëlqente,shumë komentuies e knë ngritur,pavarsisht se nuk bënte pjesë në pyetjet e gazetarit,është REGJISTRIMI GËRK I POPULLSISË!
POLITIKANI i përgjigjet pyetjeve të GAZETARIT në mënyrën si do dhe leverdis atij!gjuha e politikanit shkon aty ku i dhëmb dhëmbi!por siç duket askujt nga politikanëve tanë nuk u DHËMB DHËMBI I SHQIPTARIZMIT!
ATYRE U DHËMB DHËMBI I PUSHTETIT!
Car thu mor pikpytje. Mos do te kishin folur dhe per opingat e tua? Kete doni ju fahrinjte qe te futen te gjithe ne nje thes, qe te mos dallohet saliu nga te tjeret.
Kjo eshte rruga qe duhet te ndjek opozita. Salinjte le te lehin.
po kush po e mbron saliun mor beso,pash zotin,po ca boni kshu mor jahu?ai eshte nje kafshe qe ka 20 vjet qe vetem zjarr po i ve Shqiperise me synimin ta shperbeje fare ate vend,ai per mua nuk eshte Shqiptar..po pse o rob zoti,ja po them se dhe rama eshte nje pederast,thjesht nga menyra sesi e la gjith perkrahesit e tij ne balte dhe e ka lene opoziten per gjynah,edhe kjo me ben mua Perkrahes te kafshes?aman o burr mos me boni te !i ka!et me ju, me rreplika koti
Duhet thene se jane me realiste se Edi Rama dhe mendoj se ky i fundit duhet te konsultohet me shume me partneret e tij.
me kete qeveri opozita nuk duhet te hyje me kurrsesi ne zgjedhje…..ne mos ky ristan nje tjeter,,,,, ne mos kjo sashenke nje tjeter,,,, te njejten gje do te beje me kete qeveri ne krye.
shqiptaret filluan te beni humor kur berisha tha ketu me keni edhe 30 vjet,,,,por ai siken dot nga pushteti,,,,,prandaj duhet shkulur si krisja……
Gjinushi eshte me se i sakte.Ai eshte totalisht me mendimin tone e shumices se shqipetareve.Me saliun ka vetem vjedhje vote,rrembim pasurish e fondesh,varferim e mashtrim per shqiptaret.Cdo bpunim i opozites me te per gjoja reforma eshte oksigjen per salen dhe shitje per popullin.Zgjidhje eshte vetem largimi kesaj qeverie e kalimi ne zgjedhje me nje qeveri te paaneshme qe garanton zgjedhje te standarteve me reforma qe behen per disa jave kur ka vullnet politik.Bravo Gjinushi se keta dy te tjeret rotuullohen kot.
Edhe une jam dakort se ata dy te tjeret jane pederaste qe ne nje moment u bene me Saliun, pa diskutuar se ate Milon e rrahu Sali Lusha ne nje ashensor te nje hoteli ne Bruksel dhe ky pederast shkoi para ca kohesh prape me Saliun, ky eshte kulmi, ore ta dini se disa jane njerez pa gjak fare per veten e tyre, pa lere te mendosh se do te rregullojne punet e miletit ncncncncn
Gjinushi eshte i madh,e thote gjithcka ne nje fjali:..Shqiperia ka nevoje per zgjidhje urgjente jo per tu hequr zvarre…kjo i permban te gjitha.Eshte shuplake edhe per Ramen qe eshte i gatshem per reforma me Berishen,refren qe e degjojme prej 6 vjetesh.
Tre te investuar,dy nga ta ish ministra socialist dhe njeri ish minister i sistemit monist.Tre politikan,njeri trim(Gjinushu)njeri diplomat(Milo)njeri i padjallzuar(Koci).Cfare te mbetet ne koke pasi lexon keto intervista??? Asgje te re.As mish-as peshk…………As i gjalle-as i vdekur………….Terhiqe mos e keput.Njeri thote PS duhet te kete alternativ qeverisese.Por prap me Edin ne krye??Tjetri thot ndryshim te kushtetutes dhe kodit zgjedhor.Por prap me Edin ne krye????.Ndersa tjetri thote mos thuaj kurre ne politik,pra afrim me LSI.Po prap me Edin ???Jo te nderuar politikan te majte.Vetem nje gje e keni then qarte dhe pa u trembur.Problemi i Shqiperise,i 4 milion shqiptarve dhe i DEMOKRACISE e ka emrin Sali Berisha.Ai po vjedh,vret dhe po shkatrron te ardhmen tone.Po perse keni frike te thoni kush eshte problemi i PS dhe i opozites se bashkuar??Perse nuk e permendni fare ate emer??Perse nuk ju shqeteson PAAFTESIA dhe MEDIKRITETI i tij???Cfare frike keni???Ju keshilloj te jeni burra dhe te flisni pa u ndrojtur.Ai qe percau PS dhe po e drejton kuturu OPOZITEN e ka emrin EDI RAMA.Qe Berisha te largohet,qe te vendoset DEMOKRACIA ne Shqiperi duhet te demokratiozohet ne rradhe te pare PS,pa permendur PD qe eshte e DEGJENERUAR ne kulm.
“Ne si PSD nuk njohim INTERES ME TE MADH K O M B E T A R se vota e lire dhe e ndershme”n’a thote Gjinushi! Qe per neve Shqiptaret,kjo shreheje e tij perkethehet ne “SHQIP”: Ne si PSD nuk njohin interes me te madh kombetar sesa marrja e pushtetit nga partia jone.Gjinushi thote se,zgjedhjet nuk jane te lira dhe as te sinqerta,si ne kohen e komunizmit! Pse zoti Gjinushi tani e morrivesh se komunizmi ekziston ne Shqiperi, por i veshur me nje”kostum”tjeter?! Se po te mos ekzistonte kominizmi dhe komunistat e PPSH sot ne Shqiperi,Gjinushi dhe “Gjinushet”e tjere duhet te ishin ne”Bulqize,Spac”dhe jo te na jepnin intervista ne mes te Tiranes dhe te drejtonin Partite politike dhe Qeverite e Shqiperise! Derisa te ekzistojne keta “nxenesit” e PPSH,ne Shqiperine tone,nuk do te kete as zgjedhje te lira dhe jo e jo te ndershme.Le te shpresojme se brezat qe do te vine,mundet t’a dryshojne,se me keta te sotmit(te gjithe pa perjashtim)kjo deshire e Shqiptarit nuk do te plotesohet,as me PD,PS,PSD,dhe me PPPPPPPPPPP e tjera..
Koment me te lajthitur nuk kam pare.Te replikosh me gjinushin se vota e lire dhe e ndereshme do te thote te jete PSD ne pushtet eshte gomarlleku me i madh.Pa le kur thua se po te mos ishim ende ne komunizem gjithe keta do te ishin ne burg?’Pra sipas teje demokracia e vertete do i conte keta ne burg e tyja do te linte perjashta.Ti duket sikur je per demokraci e zgjedhje te lira e pastaj iu trgon burgun njerezve te nderuar si gjinushi vetempse thote nje te vertete te madhe se baza e demokracise jane vota e lire qe dhunohet nga ceta e Saliut.Nuk e di per cbreza flet sepse jane pikerisht te rinjte si Luli,Bogdani,Halimi etj qe po sillen me ty me keq se saliu.Nuk eshte pune moshe problemi jane njerezit si ty qe fut ne nje kallep edhe Berishen qe vret e pret shqiperine edhe Gjinushin qe eshte perplasur per vite me te per te mbrojtu interesat e tua e te vendit,sepse po te shihte si te tjeret interesin e nete behej dhe ai me salen sic po ben Nanua e Iliri.Hapi syt o lumemadh.
Ore Zotri!Po te ishte Gjinushi si thua tine,ai do te kishte ne partine e tij Shumicen e Shqiptareve dhe jo vetem veten e tij!Apo per tyne gjithe Shqiptaret qenkerkan “te lajthitur”masi e kritikojne dhe nuk e mburrin kete”gjeni”dhe”patriot”! Dhe vetem tine qenkerke ai qe e ke kuptuar gjenialitetin dhe “patriotizmin” e tij?! Une flas per brezat e rijn qe do te vine te cilet,do te edukohen me frymen kombetare dhe jo me ate partiake sic jeni edhe juve.Cur mendoni juve zotni se ne nje demokraci te vertete nuk duhet te kete burgje? Jo! Burgjet kah dhe ne demokraci dhe jane per ata qe ligji i gjen fajtor,kurse shume nga keta ala nuk kane dale para drejtesise,se drejtesia shqiptare ala drejtohet nga ata dhe”ata”nuk denojne veten e tyre dhe sojin e vet.Pas se gjithash une ne komentin tim cfaqa mendimin tim dhe jo mendimin tend.
Vetem nje injorant si ty jep si argument se mqs shqiptaret votojne shumica PS e PD ateher te tjeret skane te drejte dhe smund te jene burra te mire??Me sa duket ka shume si ty qe ende tufa e njerezve shkon pas alabakeve e krimineleve.Por ajo qe si falet as hajvaneve si ti eshte fakti se si arrin te thuash per dike duhet te jete ne burg kur as e njeh as ste ka asnje borxh.Nje gje qe e pranojne dhe pedeistet eshte qe Gjinushi eshte me i ndershmi ne te majte e politike sa qe dhe Saliu nuk e akuzon dot per korupsion.
Zoti Dardan!Te kam zili per kete nik kaqe domethenes qe ke zgjedhur,Dardani!Mirepo,tine nuk e meriton as nikun GORICE! Cdo njeri kah te drejte ne demokraci,mirepo,eshte populli qe e cmon veprimtarine e tij:Nqs,ajo eshte pozitive dhe vetem ne interesit te popullit dhe te Kombit,ai(populli) i bashkengjitet atij/asaj,dhe ne qoftese,ajo eshte negative per popullin dhe per vendin,e hedhin ne kosh te plerave,si kepuce te vjeter.
E para more copa e trpit nese do shkonte Gjinushi ne spac do gjente atje Berishen si shurrelares i Dulles per 25-vjet me radhe ….
Tjetra habitem si ke mesuar shkrim e kendim me kete nivel truni qe paske …
“Zoti” Apokalypsi! Une kam mesuar te shkruaj shqip,mbasi nene eime,ma ka mesuar gjuhen shqipe qe kur me lekudete ne djep,dhe une si bir i saj(megjithe ate nivel e vogel te truri qe kam)u mundova qe,edhe t’a shkruaj ate(Shqipen).Mbasi eshte gjuha e ime bres pas brezi qe arrin deri ne PELLAZGET! Mirpo,po me cuditeni juve qe jeni nje i huaj(Grek) dhe sa mire qe kini mesuar te flisni dhe te shkruani SHQIP! Ku e kini mesuar shqipen zotni?apo ne ndonje shkolle te agjenturave anti-Shqiptare te ndonje kunderzbulimit, fqinje?! Ne Burg duhet te jene te gjithe ata,qe kane bere dicka, ose vazhdojne te bejne dicka,kunder interesave te popullit Shqiptar dhe SHQIPERISE,duke ju llogaritur edhe juve si anti-Shiptar.
Dasareti per mendimin tim thote nje gje shume te drejte. Gjinushi nuk ka moral te flase e as te beje politike… por ne kuadrin e POPULLIT DELE QE HARRON CDO GJE ai vazhdon akoma ne jape mendime. Komentatoreve te tjere ju lutem te informohen me shume per periudhen 1988 – 90 kur Gjinushi ishte minister i Ramizit. Une e kam njohur personalisht nga afer. Eshte e paharruar ajo fytyre qelbesire. Sot flet per democracine. Eshte njesoj kur flet Saliu per zhdukjen e KORRUPSIONIT. Populli shqiptar per fat te keq nuk ka akoma nje YLL qe ta udheheqe, dhe palacot e maskuar si demokrate i genjejne njerezit akoma.
Ato qe ka bere gjinushi ne 87-90
Ate qe ka bere gjinushi si minister e di dhe vlereson tere shqiperia.Vetem injorantet si ti mund te flasin ndryshe.Gjinushi ishte i pari qe u shpreh per plyripartitizmin ne kohen kur sala vazhdonte te pastronte uturaket e byrose.Ramizi e sala e kane pranuar vete se saliu qe i derguari i partise tek studentet,ndersa Gjinushi fliste me mendjen e vete e jo me porosi.Sot eshte i vetmi per te cilen shpellari yt ska guxuar kurre ta akuzoje per korupsion,ashtu sic eshte i vetmi nga te majtet qe ska bere pazare me salen si Nano,Meta,Ceka apo Xhuveli.Sa per sharjet qe perdor si klysh i denje i Sales qe je,kerma e qelbesira jeni ju e tere raca juaj.Fajin e kane moderatoret e forumit qe e ndyjne kete forum dinjitoz me kalbesira si ti.
Ajo cfare thone keta zotrinjte perputhet gati plotesisht me opinionin e shumices se elektoratit shqiptar.Problemi eshte se keta zoterinjte ne te vertete nuk kane parti te tyre.Kane vetem emrat e partive, qe pergjithesisht kane aq anetare sa e kane rrethin familjar keta si kryetare. Megjithese tani kane shancin te arte qe te tre keta plus Ngjela te tregojne aftesite e tyre politike.Te marrin drejtimin e elektoratit qe Rama po braktis.Te bejne ate qe Rama nuk ka guximin te beje.Te marrin pergjegjesine e drejtimit te nje populli te zemeruar. Duhet te mendohen mire dhe te vendosin te bejne levizjet e tyre edhe pa Ramen. Nuk duket se ka ndonje strategji te qarte apo levizje inteligjente qe mund te vije nga Rama. Eshte komplet i varur nga humori i nderkombetareve. Refreni i tij eshte ” miqte tane nderkombetare”.
O milo po cfare aleati je ti? Ti nuk ke asnje zgjedhes. I vetmi zgjedhes eshte vetem gruaja jote ne se e ke edhe ate. Pse ben moral sikur je parti. Ti je inekzistent dhe dukesh shume qesharak kur flet per aleanca me PS. Kush te ka ndaluar ty te besh aleanca? Merr te pakten 1% ne zgjedhje dhe pastaj hap gojen. Ti kerkon te behesh deputet nga lista e PS po kjo eshte qyl i papranueshem. Dil ne zgjedhje , fito vete si individ ne zonen ku ti mendon se fiton me votat e Partise tende dhe pastaj bej aleance me PS aq sa te vlen lekura. PDS eshte parti fantazme dhe pa kuptim, pa zgjedhes, pa bosht politik. Ti diskuton politike dhe gjykon PS.ne. Pse nuk flet per partine tende cfare do besh dhe cfare do te reformosh? Po ske se cfare te besh se nuk mbledh dot as me pahir 3 veta ne salle. Ne partine tende ekziston vetem ti. Dhe ti je kot per shqiperine dhe mund te jesh i demshem bile se je agjent i greqise me kohe. Sna ke bere asnje koment per ceshtje kombetare,per detin per “vorioepirin” qe greku kerkon te zhvase gjysmen e shqiperise.
Dhe e fundit ti duhet te largohesh se je parazit i pavlefshem. Tek ty ka vend me se miri thenia “politika eshte streha e fundit e batakcinjve, rrufjaneve dhe paraziteve”
Ca komuniste te qelbur
Bravo Gjinushi kejo eshte e verteta shkurt qarte pa ekuivoke per ata qe duan vertet demokracin ne shqiperi.
komunisti me i rrezikshem qe ka pare ky vend eshte psikopati sali berisha
Keta zoterinjte duan vetem ndonje karrige ndaj i jane ngjitur Edit e nuk i shqiten. Nuk krahasohet Edi me keta individe qe vetem familjaret e tyre i votojne, Edin e ka votuar Tirana e tere Shqiperia, pikerishte per vizionin, durimin, largpamesine, qetesine. Duhet pranuar gjithsesi qe Edi eshte me liberal se c’duhet ne kete ambient politik bashibozukesh, por eshte unik ne llojin e tij. Kot nuk e ka theksuar vete se nuk eshte politikan…
Me fal por e verteta eshte se asnje si ka mare votat si individ por si parti.Kete argument qe perpiqesh te japesh ti se Edi qenka me i mire se e paskan votuar e perdorte dhe Nano.Por sa u largua nga PS se voton me njeri.Edhe Petrua ishte po ky qe eshte kur merte vota me shume nga te gjithe si kandidat i PS.Dikur edhe Ngjela mburej se qe i votuar ,kur qe me SALIUN ,e ndonese u largua nga e keqja tani smer me vota.Pra nuk jane votat tregues i cilesive personale.Pastaj duhet ta pranojme po te qe per cilesite e vlerat e vehta Saliu sduhej te merte asnje vote.Fajin e kemi dhe ne qe sdime te zgjedhim tamam sic duhet.
PËR SKËNDER GJINUSHIN!
mënyra e të folurit tënd o keno të kujton foljen e grupit patriot të labërisë,të eleminuar në fillim të viteve ’80!
por me të vetmin ndryshim!ti je futur nën ombrellën e PSsë,ose më mirë të RAMËS!
nuk e di për shkak naiviteti apo leverdije?!
në këtë intervistë shikoj se llogaritë politike nuk di ti bësh,pavarësisht gjenialitetit tënd matematikor!
ti harron o keno se PSja po humb gjithçka!ti harron se populli është shumë i lodhur me atë parti e cila për parti të majtë nuk mund të llogaritet!aq më pakë si parti me ndjenja patriotike!në 5 vjetët e fundit PSja e astuquajtur e majtë nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka zhgënjyer popullin!ka patur një aksident që ia ka ruajtur deri diku reputacionin,paditja në gjykatën kushtetuese të paktit detar,dhe asgjë më tepër!
KENO sot partia më e fortë dhe ajo që do të qeverisë do të jetë ajo që do të ketë dy qëllime:
I-PATRIOTIZMI(BLLOKIMI I REGJISTRIMIT ETNIK TË POPULLSISË,BLLOKIMI I MARVESHJEVE ME GËRKUN,MBËSHTETJA PËR KOSOVËN NË VERI TË SAJ)
II-RRËZIMI DHE ÇUARJA PARA DREJTËSISË SË KLIKËS BERISHJANE!(ME TË GJITHA MËNYRAT!DERI NË MASËN EKSTREME!)
prandaj o keno nqs ke dy pare mënd në kokë bëji llogaritë!
PS PËRKRAHËSIT E VETË NUK I KA TË LINDUR SIAMEZË,NUK I KA TË LIDHUR ME ZINXHIRË!
ata që sot përkrahin PSnë nuk e përkrahin për vlerat e saj!nuk e përkrahin për njerëzit,të dështuar dhe perversë në maksimum,që e udhëheqin!
E PËRKRAHIN PËR TË VETMEN ARSYE!
ËSHTË KUNDËR ANTI SHQIPTARIT SALI BERISHA!!!!!!!!!!