Gjykata e Dibrës kërkon daljen nga miniera të minatorëve. Min. e Ekonomisë: Po humbasim miliona

18 Gusht 2011, 14:09Politika TEMA

Gjykata e Dibrës ka pranuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë, e cila kërkon nxjerrjen e minatorëve të Bulqizës nga miniera. Gjykata ka kërkuar që minatorët të dalin nga greva e urisë dhe të dalin nga miniera, për të lejuar specialistët në minierë.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Ministria e Ekonomisë, e cila ka kërkuar daljen e minatorëve nga miniera, pasi sipas saj, ka rrezik që ajo të shembet. Ministria ka thënë se ndërpreja e punës ka shkaktuar dëme.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, nga ndërprerja e punës në minierë, shtetit shqiptar po i shkaktohen dëme të pallogartishme ekonomike dhe financiare.

“Moskryerja e veprimtarive jetike per mirembajtjen e minieres perben bllokimin  e minieres duke krijuar shembje te punimeve minerare dhe shkaterrimin e makinerive te instaluara ne miniere te cilat arrijne nje vlere te konsiderueshme financiare. METE i kerkon strukturave pergjegjese te shtetit zbatimin e menjehershem te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqsor Diber”, thuhet në njoftimin e ministrise.

Minatorët ndodhen të ngujuar në minierë prej 25 ditësh, duke e bllokuar atë. Zgjidhja dhe plotësimi i kërkesave të tyre duken ende larg.

 

 

15 komente në “Gjykata e Dibrës kërkon daljen nga miniera të minatorëve. Min. e Ekonomisë: Po humbasim miliona”

  1. lili says:

    Po humbaseni milliona? Tash ma ne fund po pranojne se nje muaj pune te minatoreve ketyre po ju sjellka milliona!
    Shyqyr,tash qe pranuan se fitojne milliona,munden me nda pat keto milliona me minatoret edhe me va rrit rrogen 40% siç e kerkojne se edhe 100euro rrogen me va rrit nuk shkon ma shume se 100X700=70 000 euro,pra shume larg millionave e fituar¨
    Pra zotni minister per 70.000euros rroge shtes,ju po pranoni te humbeni milliona? Beni presion ACR-se,jo minatoreve!

    1. Afërdita Kola says:

      Kur te lexoj kete link Ambasadori.
      http://www.proletari.com/?p=6016

  2. VFLP says:

    Zbatoni kerkesat e minatoreve, qe te shpetoni ca miliona, se per jetet e tyre duket qe pirdhni shume.

  3. eni says:

    u pika thuaj, keta kane hallin e milionave e jo te jeteve te njerezve ne rrezik…

  4. zona-D says:

    milionat qe ka humbje acr jane te faturuara ne shitje po me fatura informale sa jane,,,

  5. Anon Ymus says:

    C’te beje i shkreti Nasip qe eshte shnderruar ne ushtar te Ilir Kokelopes?

  6. xxxxx says:

    ja si punon e mendon per te miren e popullit qeveria,duke ilene ne kushte ekonomike tej skaje te varfer keto minatore.nuk e mendojne qe kjo pune e minatoreve eshte puna me e rende se çdo pune tjeter,e si rrjedhim vuajne me shume se kushdo.perse nuk vejne dore per te plotsuar sadopak kerkesat e tyre?eh…..kush do te vjedhi?e lehin mendojme per popullin…………..ja kjo eshte e verteta e hidhur e kombit .

  7. stalinsali says:

    Me fjale te tjera Ministria e Ekonomise i dhe urdher Gjyqsorit qe te nxjere me zorr sklleverit e saj qe jane ngujuar nen toke ! Fitimi i ndonje bosi apo aksioneri ne ministri po bie ndjeshem.
    I ka zene frika se mos ju prishen makinerite nen toke se per jetet e baballareve minator se rruan njeri.

  8. hugo says:

    ministri tani e kuptoi per demine ekonomikqe nuk po fute me lek ne xhep mendimi ime eshte qe miniera te permbytet per arsye se keto lekete e minierave shkojne ne xhepate e pushtetarve dhe jo ne buxhete se po te shkonine ne buxhete nuke do te merrnim kaqe borxhe dhe gjykata te shoh ku shkojne keto leket e minierave e jo te nderpres greven

  9. Savo Dukati! says:

    Kriminelë, për deri sa ju po i varrosni ajkën e klasës puntore minatorët dhe për turpin tonë si popull që nuk ngrihemi të marrim zvarrë për bythe pushtetin satana dhe të çlirojmë vëndin, kapitalistët shtypës të ministris kanë hallin e kuletës se po u shfryhet. Jo o kriminel minatorët nuk duhet ta lëshojnë minierën e kombit, pra të tyre, sa tu jepet buka e fëmijëve. Në të kundërt për deri sa ata varrosen për vete dhe të varroset dhe miniera se do vinë brezat ta nxjerrin për popullin kur të triumfoi demokracia. Parrulla e Karl Marksit se proletariati nuk ka se ç,farë të humbas përveç prangave tingëllon e freskët dhe e pa zvëndësueshë sa të ketë shfrztëzim kapitalist të shkallës arnaute. Kjo do irritojë injorantët vampirë që po na pinë gjakun prej 20 vjetësh, por mua nuk më thartohet gjiza. Me këtë postulat Marksi tregohet demokrat real.

  10. Ncuku says:

    S i eshte e mundur qe u humbkan miliona? Po c pune ka gjykata me milionat qe humb ACR? Apo dhe kjo i duhet asaj? Pse nuk ben nje gjyj per ata qe po humbin jeten brenda ne miniere e per te drejtat e tyre?
    Qeveria me idiote do te kishte bere me shume per minatoret qofte dhe formalisht e jo me po te ishte qeveri e votes se popullit. Por me qe tek ne u be e rruges qe qeverite jane produkt i vjedhjes e manipulimit te vullnetit te populli atehere nuk ka nevoje per minatoret. Ne zgjedhjet e radhes do i mashtroje, po si mashtroi do i bleje, po si bleu do ua vjedhe voten .

  11. baro çorrogjafi says:

    MORE,KY VIT PASKA QENE VIT I MBRAPSHT PER GJYKATAT TONA .eDHE KETA TE DIBRES PASKAN LAJTHITUR.MOS NGA VAPA E MADHE QE KA PLLAKOSUR DHENE ! MEGJITHESE GJYKATAT TONA GJITHMONE KANE QENE NEN PRESIONIN E VAPES .(PUSHTET) PO KETA TE DIBRES PASKAN LAJTHITUR FARE. MOS I KA ZENE VIRUSI I SASHENKA JONUZIT ?

  12. Gazmend Nushi USA says:

    Po cfare greve more te shkrete .Kjo eshte nje komedi e ku ka greve me turne ne bote.Hik nje pale e vjen nje pale .Ti kapin me shqelma keto komedian ,se nuk fitohet e drejta me llafe po paten bythe le te dalin ne shesh dhe mos rrijne tu henger e duke pire aty ku nuk i shef njeri.

    1. plaku says:

      Gazmend Nushi USA,
      Do te te isha shume mirenjohes qe, ne se deshiron, te na thuash se cfare pune ben atje ne Amerike. Kush te jep te drejten ty qe, te ofendosh njerezit qe luftojne me te drejte per te patur nje pjate te ngrohte ne tavoline se bashku me femijet e tyre. Kush je ti qe percakton se kush eshte nje greve dhe kush jo. Kush te jep te drejten ty te quash komedian keta trima.
      Ku e ke pare ti qe, keta trima hane e pine brenda ne miniere. Nuk arri te kuptoj se si te ze gjumi naten pasi shkruan keto gjera ne forum. Ku e ke gjetur kete urrejtje per njerezit e thjeshte, faji i vetem i te cileve eshte qe kene lindur ne Shqiperi, ne Bulqize, dhe qe kryeministri i vendit te tyre eshte nje i korruptuar. Me respekt per njerezit e thjeshte, behu njeri more njeri i mire. Ne kete bote ka vend per te gjithe, duhet ndryshuar vetem menyra e shperndarjes se te mirave materjale. Kam mendimin se duhet te kesh me teper respekt per veten tende. Pershendetje.

  13. hugo says:

    BRAVO NUSHA USA KASHUME PUSHTER SI PUNA JOTE ANDEJ NGA ANET TUAJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje