Topalli presidente! Provokim apo mundësi reale?

19 Gusht 2011, 11:18Politika TEMA

Nga: Skender Minxhozi

Idea për Topallin presidente nuk është e sotme. Ajo është shfaqur prej kohësh. Sot ajo del në një dimension të ri në skakierën e brendshme të Partisë Demokratike, në kushtet kur Lulzim Basha ka hyrë në bashkinë e Tiranës, duke u afishuar si një figurë politikisht potente në PD. Zonja Topalli është, me shumë gjasë, njeriu më i dëshpëruar në spektrin politik, pas Edi Ramës, për këtë sukses të Bashës
A është Jozefina Topalli një politikane që mund të unifikojë të gjithë shqiptarët? Dikush mund të bëjë pyetjen normale se për çfarë i duhet asaj të jetë e tillë, kur është përfaqësuese e një krahu të caktuar politik? Ja që u dashkan bërë edhe pyetje të tilla “të rënda” në këtë kohë vere, kur vakuumi politik dhe mungesa e lajmeve nëpër media, nxjerr në sipërfaqe lloj-lloj diversionesh. Të pavërteta, gjysëm të vërteta, ose edhe të vërteta. Ku i dihet. Sepse, që ta biem bisedën brenda temës që duam të trajtojmë, demokristianët (hajde gjeje se cila degë e tyre), kanë hedhur këto ditë propozimin që zonja Topalli të jetë presidente e ardhshme e Shqipërisë, më 2012, kur Bamir Topit t’i jenë dhënë duart nga maxhoranca që e zgjodhi duke blerë vota në vitin 2007.
Idea për Topallin presidente nuk është e sotme. Ajo është shfaqur prej kohësh. Sot ajo del në një dimension të ri në skakierën e brendshme të Partisë Demokratike, në kushtet kur Lulzim Basha ka hyrë në bashkinë e Tiranës, duke u afishuar si një figurë politikisht potente në PD. Zonja Topalli është, me shumë gjasë, njeriu më i dëshpëruar në spektrin politik, pas Edi Ramës, për këtë sukses të Bashës. Ndoshta vetëm posti i kreut të shtetit mund ta ngushëllonte për një periudhë pesëvjeçare, e cila qysh tani duket se do të kurorëzojë Lulzim Bashën si pasardhës të Berishës në PD. Nga ana tjetër, ky propozim rri tashmë krah për krah me emrin e Sali Berishës, për të cilin qarkullojnë prej kohësh fjalë se po tundohet nga posti që dikur e mbajti për dy mandate.
Kandidatura e Jozefina Topallit do të ishte në logjikën e kohës që jetojmë. Një hapësirë e mbushur me antagonizëm politik, kundërvënie të forta sociale dhe mungesë thuajse totale dialogu mes palëve. Një pasqyrim besnik i kulturës së tensionit që mishëron karriera e Sali Berishës në këto nëjzet vjet. Sjellja politike e Topallit, besnikëria politike e verbër e saj ndaj kreut të shumicës, agresiviteti arkaik dhe militantizmi partiak që shpesh kap kufinjtë e humorit, e bëjnë atë një kandidate “të sigurtë”, pas eksperimentit Topi, i cili krijoi aq telashe në PD (në fakt jo për faj të Topit, por thjesht për faktin se kushdo që është ulur në atë vend, ka pasur sherr me Berishën).
Kryetarja e Parlamentit i ka pra të gjitha cilësitë që i kërkohen një kandidati demokrat për presidencën gjatë vitit të ardhshëm. Por këtu ka një problem jo të vogël, gjithnjë nëse do të jetë ajo e përzgjedhura e kryeministrit për Presidencën. Pas 8 majit po fillon të marrë formë ngadalë, një qëndrim i ndërkombëtarëve, i cili shtyn drejt një hapjeje të madhe të palëve, për një listë kompromisesh, ku hyjnë reforma e Kodit Zgjedhor, normalizimi i jetës parlamentare dhe eventualisht ndryshimet kushtetuese dhe gjetja e kandidaturave “pajtuese” për kreun e shtetit, kryeprokurorin e disa poste të tjera të rëndësishme. Nëse kjo linjë, e cila ka një precedent, atë të vitit 2002, do të zyrtarizohej, atëhere zonja Topalli do të kishte shumë pak shanse që të hynte në Presidencë. Europianët s’mund të lejojnë që një figurë politike, që ata e kanë goditur fort personalisht në opinionin e Komisionit Europian të dhjetorit të shkuar, të marrë postin e kreut të shtetit.
Hapja e baletit presidencial me propozimin e ndrojtur të demokristianëve për Topallin, duket më shumë si një zhvillim i brendshëm në PD, sesa si një prelud i vërtetë i negociatave për pasardhësin e Bamir Topit. Zonja Topalli edhe mund të bëhet presidente e ardhshme e Shqipërisë, por është ende herët për ta besuar realisht këtë gjë. Skena politike shqiptare ka shumë e shumë të panjohura brenda saj në këtë moment dhe identikiti i kreut të shtetit është i ëvshtirë të shquhet, në morinë e faktorëve që kanë influencë mbi procesin.

 

43 komente në “Topalli presidente! Provokim apo mundësi reale?”

  1. stalinsali says:

    Pse jo, nje mundesi dhe shans me se real. Po te ndodhe atehere do te kompletohej dhe mbyllej i gjithe rrethi i besimit. Imagjino, nje qeveri e kompletuar teresisht !

    1. Fatos Nano says:

      ore bubashira, ate vend doe marr une. kot nuk bashkepuoj une me te. aq me teper qe tani, me 71 veta behem. kacin e kam harrasaonin e kam. ilir kurven e kam edhe nese ndodnje nga at te tije bejen pordhe. duken e durresit e kom. hej I am Mr President.

    2. tiransi says:

      kure do edhe kjo kurva te behet presidente dhe i rent zjarri me keq se i ka ren.po spaska nji njeri burre ta marr situaten ne dor po e kan len ne dore te talebaneve kjo eshte kulmi.

  2. ali epelena says:

    me mire verizjarrin presidences se tef vesh Topallinin presisidente

    1. Alb-germani says:

      Zhole-Fina esht po aq e peshtir sa Sali Berisha .

  3. jimmy says:

    ne ate vende edhe gomari behet presidente

  4. Shqiperia per shqipetaret says:

    Bobo…FUNDI! Po u vendos kjo si presidente, do te ishte fundi i Shqiperise! Kjo eshte “gruaja” (nese do mund ta quaje te tille) me e gjakatare qe me kane pare e degjuar ndonjehere syte e veshte. Ne te gjitha kuptimet e fjales e them kete. Kjo nuk eshte simbol i urtesise, drejtesise, paqes, barazise (fetare, krahinore apo gjinore) si duhet te jete nje president apo kre i shtetit, por ne te kundert SIMBOL I AGRESIVITETIT NDAJ CDONJERIT QE KUNDERSHTON, SIMBOL I DHUNES, FJALORIT JO TE MORALSHEM, GJAKESISE . E mjera Shqiperi e te miret njerez thuaj, gjithe jeten nen pushtimet e te huajeve e 100 vjet nen ate te vete shqipetareve si kjo grua!

  5. Rani says:

    O Skender po mos u bej i ceket o burre edhe ti tani. Te gjithe e dime edhe Jozi bile e di se katalizatori i grupit te poshter qeveritar eshte Saliu. Sa te bjere Saliu kjo injorantja qe s’di te flase shqip leje qe s’do te zgjidhet asgje po do te kerkoje ndonje vend ku te fshihet…….une nuk e kuptoj o vlla pse nuk ngulmoni qe kjo te arrestohet kur te nderrohet pushteti po shperndan ide te zymta per vazhdimesine e vendit nen zgjedhen e kafsheve. E kuptoj se e ke me ironi kete shkrim, po prape nuk duhet ta hedhesh fare idene se duke qene se jemi vendi i çudirave, nuk duhet te çuditemi qe edhe kjo çudi te realizohet nje dite…

    1. Qytetari says:

      Shume e sakte!
      Nje shkrim te till qofte edhe ironik per nje injorante si Xhosi nuk ia vlen:
      Me siguri qe kjo ne burg apo ne pension do ta ruaj nje dit kete artikull si per nje presidente te mundshme nje her e nje koh.
      Gjithsesi eshte nje komedi ala shqiptare.

  6. Komedia Tragjike says:

    Po u be kjo Presidenete Shqiperia ka marr fund me liber shtepie.
    Un per vete behem Papa Romes me kollaj se e meritoj me shume edhe pa qene katolik
    Po nje gje eshte e sigurt.
    Po me pare do e shpall veten gabel, kolumbian, namibian, eskimez cte gjej ne rruzull se me mire do jete.
    Vetem shqiptar sdua ti them me vetes.
    Ky vend sduhet te quhet me vendi i shqiponjave po vendi kukumjackave dhe i shpellareve.
    Sali Berisha kerkon nje sundim absolut dhe cmenduria e tij institucionale ka kap shtetin jo vetem trurin e tij.
    Imagjinoni qe edhe nje merhum si Topi i ben karshillek egoizmit te tij frojdik
    Vetem Nafija me dybek ne dore mund ta kenaqi te smurin tone dhe injoranca e saj.
    Sa me budallacke dhe injorante ajo, sa me shume gafa ne media e ne barcoleta njerzish aq me i mencur do duket ai, aq me larg vemendjes se njerzve nga gafat e tij do mbetet Sali Sheqere Berisha.
    O zot cpo na degjojne veshet dhe cmund te shohim me sy!

    1. Burri mencur says:

      Fjale me vend!
      Te lumt goja.
      Un me mire behem taliban se te rrij me Salen dhe Josefen.
      Yyyyyyyyyp Xhixhi, forca Josefe!

  7. korcari1 says:

    PRESIDENTE E DRITAVE TE KUQE,kjo eshte e pranueshme,.Nuk na mjaftojne plerat qe na kane zena frymen,por duhet shtuar numuri i idioteve ne pafundesi.
    Shikoni mos i gjejme edhe kesaj nje afishe,se Sala ka patur tension te larte ditet e fundi,mbase punon afishja edhe per kete maloke e vete ne te semes.

  8. Dashnori i deshperuar says:

    Mbyllje e rrethit vicioz te shtetit klan. Dashnori i vajzes se Berishes kryetar bashkie dhe pas disa vitesh i PD-se. Dashnorja e Sales presidente dhe pas disa vitesh kryeministre. Nuk po futem me thelle ne listen e dashoreve te ministrave se na komplikohet shume. Shpresojme qe te mos na perserisin historine e careve te Rusise qe lejonin vetem martesat brenda familjes se do na dalin monstra qe as regjizoret e Hollivudit nuk i kane imagjinuar dhe na rrofte ADN-ja shqiptare

    1. E verteta says:

      E ke gabim shoku.
      Lulja thone qe eshte nje shoqe e turpshme dhe delikate
      Ajo ke punuar ne nje klub dylberesh ne Holland dhe me von si anetar aktiv i klubit me drita te kuqe. Klientet shumica pleq e kan shoqeruar edhe ne Tirane kur ishte i madh me poste.
      Qofsha i gabuar nese edhe ata qe e kan pare kan qene te verber!

      1. Dashnori i deshperuar says:

        Mbase ke shume te drejte. Po mesa di une qe te behesh kryetar bashkie i nje kryeqytet duhet te kesh k…..qe. Prandaj Edi ja lejoji Sales qe t´i publikonte fotografite nudo. Me nje gure vrau dy zogj. Edhe i bindi shqiptaret se kishte palle, dhe ja la kopilin ne dere kritikave te dylbereve te Sales. Tani, se per cfare i perdor ai ato, dhe per cfare do i perdore Luli te tijat, kjo eshte ceshtje thellesisht private

  9. hugo says:

    ae dini se si eshte topalli si ajo amerikania qe e kini vene ne lajem qe bene sekes ne grup D.M TH TE VESH PRESIDENTE TOPALLINE VAJHALLI SHQIPERINE

  10. Neorealizmi says:

    Mos o Zot, mos ndodhte kurre. Do te na kapi per zhelesh te gjitheve pastaj.

  11. Fiku Detit says:

    Po le te behet,he burre,me mire kukull ne presidence se sa kokosh ne parlament…

  12. agroni nga mamurrasi says:

    Do te isha dakort plotesisht ne se kjo do te tregonte sikur edhe vetem nje here sensibilitetin e saj si femer,por ka deformuar plotesisht kete rol.un e shoh me shum si ministre rendi.kjo femer eshte misto e burrit idiot me nje femer .thjeshte do te kemi gallata politike alla berishiane edhe 4-vjet .ide geniale do te ishte Eduart Selami ,jo per kontributin e tije ne politiken shqipetare,por thjeshte do me zgjonte endrren time te pakten per demokraci te vertete ,qe lindi ne 1991 dhe vdic shum e re pothuajse foshnje e mitur.

  13. thanas says:

    te qeshuren e ka te bukur por ne shpirt eshte e sert

  14. eli-Tiv says:

    …Topalli eshte intelektualisht e pa formuar…nuk ka patur potencial te jete e tille..Eshte thjesht nje militante e PD..e ne formen me te shemtuar ; sic dine te jene PD-istat e Saliut..eshte “made in”..Sali..Si e tille eshte figure e shemtuar ne te gjithe teresine e saj..

  15. Sorkadhja says:

    Pika ne koke keti vendi qe e ka mare lumi njehere e pergjithnje !!! Kemi share e perbuzur 50 vitet e me perpareshme !! Oje , nene, oje nene, sa fat keq paska qene ky popull, valle kaq te keqija te kete bere ?! Kryeminister, Berisha, Jozefina , Presidente !! Vini edhe Ciljeten, kryetare parlamanti e beni qejf, me andej , vrisni veten se rruge dalje tjeter nuk ka….

  16. arian says:

    po me qe kosova e ka femer po ja veme dhe ne njesoj

  17. inf says:

    po Tozi i nanos nuk do benet presidenti Albanise ,
    ta shofim ket komedi qe luan saliu dhe oborri i ij
    po presim ,saliu eshte bir kurve dhe ,trillon lloj lloj
    marifetesh,per te çorentju ,injorantet e tij militantet
    e tij ,se njerzit me shkolle e kulture nuk i hajne kto
    brroçkulla te nji Qelbesire e Psikopati ,siç eshte shoku
    sali ,nji mjek shurre me profesion.

  18. patrik says:

    respekte per minxhozin si gazetar por me duket naive qe te veje ne diskutim nese ja vlen qe topalli te behet presidente.minxhozi duhej te jepte argumente perse topallit as duhej ti shkonte nder mend qe te behej presidente dhe te argumentonte qe do te ishte skandali dhe turpi me i madh qe ajo te behej kryetare shteti.nje femer ordinere, injorante, gjakatare, hakmarrese, me te qeshuren e saj proverbiale prej injoranti, qe vetem kapardiset para kamerave si kokoshi na maje te plehut, ani se eshte super idiote.mjere ai burre qe ka per grua kete debile, merre me mend si e shkel me kembe ajo ate te gjore.
    megjithe respektin per seksin femer, kjo fare femre vetem pamjen ka femerore se nga shpirti eshte katran i zi. po te kishte mundesi, kjo kriminele nuk do ta kishte per gje te te zhdukte!!!mjere shqiperia nese me gjithe mend simboli i femres injorante do te arrinte te zevendesonte merrhumin topi si presidente!

  19. bimi says:

    Po sic thote eli-Tiv eshte por me e keqja eshte se [ na cet prej zhelesh prej Shqipniet, ajo ka pulict me vedi na skena gjo dhe kom fryk.

  20. I zhgenjyeri says:

    Zoti na ruajt, por edhe mund te ndodhe…. Vetem i bie qe do te behet edhe ajo, puciste ose lavire bulevardi……. Vonon, por nuk harron !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  21. une says:

    e tmerreshme…nje cope injorantee qe i ka hyp vetja ne qejf..nje femer qe kur flet te acaron…xhiron ne vend pa thene asgje qe ka vlere..ben vetem poza dhe vishet sikur do shkoje per sfilate mode….brenda bosh…pa permbatje….sigurisht qe kjo monster do behet…..ka ik gjithe te zgjuarit jashte,kane lene nje boshllek intelektual te madh…nxituan injorantet dhe maloket kudo ku ishin dhe u sulen pushtetit te uritur….s’kishin pare te zinjte…dhe ja ku jemi…..nuk ka oponence ne shqiperi prandaj shijne e presin ata….injoranca po triumfon…..

  22. EDI DETROIT says:

    Megjithese eshte nje qytetare shkodrane, Jozi eshte shume extremiste dhe jo me nivel te larte intelektual. Mendoj se Shqiperia nuk duhet te kete me president dhe kryemin, nga Tirana dhe lart, boll me me malesor.

  23. bbb says:

    Nuk mwe duket cudi qe Topalli te behet presidente. Keto 21 vjet “demokraci” nuk ka mbetur alabak e maskara pa marre poste shteterore. Ne kemi pare cudira dhe skandale nga me te pabesuseshmet. Psh Ekrem Spahia nje nder kokat e grushtit te shtetit me 14 shtator 1998, i denuar me pak muaj burg per kete( kur duhej te kalbej ne burg per 20 vjet si thyes i rendit kushtetues) sot eshte ZV MINISTER I MBROJTES!!!

  24. jodashakeqi says:

    Dakord me te gjithe komentuesit,as une nuk jam per Jozin,po si thoni ju ,do ta leme Shqiperine pa president?Komentet,o njerez te mire,jane pa vlere po nuk u dha nje mendim se kush mund te jete president.Per fat te keq as Minxhozi nuk na jep ndonje ide per kete.Ja psh une propozoj per president Alban Degen nga Nju Jorku.

  25. G.Tupa says:

    Topalli ka me shume mundesi si fashioniste kapellash se politikane pa edukate me ate fjalor kovecesh,nga mungesa e frenove.Ajo pret pastaj e mat.

  26. Lani says:

    z.Minxhozi,
    I vetmi konflikt real qe shihet ndermjet zj.Topalli dhe ju si gazetar i ardhur nga Zeri Popullit dhe komunistet, eshte se i perkisni klasave shoqerore te ndryshme: ajo vjen nga nje familje e nderuar qytetare shkodrane qe ju komunistet e shpallet te deklasuar para ’90, ndersa ju vini nga nje familje prej nje fshati te Burrelit qe i keni sherbyer me besnikeri diktatorit komunist Enver Hoxha deri atje sa nje prej Minxhozve ka spiunuar dhe ka gisht ne vrasjen e Qemal Stafes, sigurisht sipas skenarit te ngritur nga Enver Hoxha. Ky fakt i fundit perben dhe ndryshimin moral ndermjet familjes se Topallit dhe ju si Minxhoze!

    1. Shqiperia per shqipetaret says:

      O Lani, babai i J. Topallit ka qene sekretar personal i Ramiz Alise. Ndersa Skender Minxhozi nje gazetar qe ashtu si shume gazetare, mjeke, mesues, profesore, minatore, e shume e shume te tjere popull i thjeshte i sherbyen rregjimit, e shumica pa deshiren e tyre. Ajo ishte koha! Ndersa te jesh sekretar personal i njeriut me te fuqishem pas E. Hoxhes, me beso eshte dicka, qe ti nuk e ben se te detyrojne, por thjesht te marrin ne ate vend per njeri shume te besuar.
      E dyta, cfare doja te thoja, eshte dallimin qe vute ne dukje. Ajo prej familje bejlere shkodre, e ky Minxhosi “katnar burreli” (ndonse nuk je shprehur keshtu, kuptimi ky eshte, te pakten une keshtu e kuptoj). Epo Lani, tani ne kohen e Berishes te gjithe kane ardhur ne qytet e jane bere “qytetare bathorje” se me pare pjesa me e madhe e popullesise nga fshati kane dale, dhe e dini, shume shume te afte e te mencur ka nxjerre fshati e Burreli, madje dhe Tropoja po ashtu, ndaj pika ku e mebeshtesni ju dallimin midis Topallit me Z. Minxhozin fatkeqesisht, eshte nej dallim qe vetem njerezit me nje bote intelektuale shume te ngushte do ta vinin re. Ndaj, me mire kerkoni dallime me dinjitoze Lani!

    2. Elzir Bushati says:

      o lan trapi po fillove me biografite ti qenke 21 vjet prapa
      top alli ka patur pseudonimin dizenjatorja.
      i ati ka qene sekretar i ramiz alise te jete nje i deklasuar sekretar i ramizit duket qe dhene shume per komunizmin

  27. ela says:

    mesojini me pare te flas mire shqipen, se na e shpifi kur hap gojen sikur me qen ndonje grua e rendomte e ka dal ne mes te lagjes, flet me dialekt… damllaja kush voton ty moj, se as per kopeshet te hudhrave s’ben se i mbyt hudhrat me eren e qelbur te hajduterise… femer idiote qe jeton ne tirane edhe merr dietat nga parlamenti sikur jeton ne shkoder…

  28. martin says:

    Ti LANI qenke koqja e koqeve. Minxhozet jane familje shume e nderuar. Ju patjeter jeni zogist qe ma vleresoni kaq shume Topallen. Eshte familje e mire por sot po flasim per Jozefinen qe karshi premtimeve qe beri kur u ul ne ate karige te perkoheshme po tregon fytyren e vertete qe po e shohin te gjithe. Pranda o koqe te fala koqeve.

  29. baro çorrogjafi says:

    QEFI JA KA JOZEPINES TE BEHET ME E MADHE ,PRESIDENTE E SHQIPERISE.AJO E TREGOI VETEN EDHE SI KRYEPARLAMENTARE,NJEANSHMERINE E SAJ,ARROGANCEN ,PSE JO DHE INJORANCEN SI NJE MBESHTETESE E LIDERSHIPIT TE PD–se EDHE KUR AI SHKISTE NGA BINARET. AJO HINGELLISTE E ARGALISEJ SI NJE E EKSITUAR.POR AJO TE NXIRRTE EDHE PREJ ZHELES JASHTE SALLES SE KUVENDIT. PA LE TE BEHET PRESIDENTE: (te gjitha grate e bejne pipine poshte) AJO DO TA HEDHE P E R P J E T E ! VAJMEDET TE NA BEHET JOZEPINA PRESIDENTE : E CFARE NUK NDODH TEK NE !!!

  30. Gazmend Nushi USA says:

    Pune qe te nderon dhe ne fundi ne presidence do kete nje njeri persembari .E bukur e zgjuar e ndershme pra i ka virtutet per ta mbrojtur dhe nderuar kete post .Dhe ne bote me se fundi do prezantohemi me nje njeri per se mbari.Se cfar flasin ketu injoratet pak me intereson .Dhe idiotsia arrin deria aty sa te flitet dhe per moralin e Xhuzefines dhe kush ato qe nuk e njohin moralin.Dhe nuk dua te shtoje te gjitha ato qe thote zoti Lani mesiper ,sepse ajo eshte me prejardhje nga familjet me te nderuara te Shkodres dhe eshte e natyrshme qe shoku Minxhozi te shkruaj ne kete menyre den babaden sherbetore i komunizmit.Dhe per Edukate dhe kulture diskutantet ne kete faqe i qendrojne shume larg zonjes se nderuar.Nuk kemi kot nje shprehje popullore neve qe pemes qe ben fruta te mire i gjuajme me gure.

  31. beso says:

    z.Skender,po mos bjer aq poshte ti kushtosh vemendje kesaj fantapresidence,se eshte pilaf per Qazim Mulletet e Sali Protopapes.Pse,mbaruan burrat e tredhur qe te kerkoje salia grate e dhunshme?Lere fare se kesaj rradhe nuki te lexova deri ne fund,se je lodhur kot.President une dua Shaban Memine;s’e di pse kam kaq simpati,a ndoshta ai eshte gjysme i tredhur?!

  32. Gjergji says:

    Si kane dale ne fotografi si Marksi, Englesi, Lenin, Stalini…..

  33. Berisha largohu says:

    Jozefines nuk i shkon presidenca, nje presidente si Topalli Shqiperia nuk do te kishte koptim. Presidenca nuk i shkon as per politke, as per vet pesonalitetin qe ka Topalli. Topalli nuk din se c’far do te thote ruajtja e unitetit kombetar.

  34. Mendimi im ! says:

    Pershendetje te gjitheve ! Ne radhe te pare dua te beje nje vrejtje , per te gjithe ata qe me shprehje banale dhe perceptime fyese ,provokohen nga personazhe shume denigruese , e te papershtateshme per te perfaqesuar nje popull “diamante” , si populli Shqipetare . Une personalishte me gjithe urrejtjen e jashtzakoneshme qe kam per Jozefina Topallin , per Sali Berishen , e per te gjithe sherbetoret e tyre qe , ju bejne hije , qe te mos i djege djelli apo , ju shtrojne jekuren e popullit ne vende te qylimit qe te mos ju vritet kemba , per tua bere rrugen sa me te gjate ne “mbreteri” . Une mendoj se : Forca e mendimit “bie” , kur bashkohet me banalitet, edhe kur personazhi eshte shume banal, si ne rastin tone . Nje shembull ; “Ti je vrases – ……ti je kriminel” i tha Lulzim Bashes – pedagog\ja e nderuar ! Shkurt , shqip dhe sakte . Kush eshte banal , e ka zgjedhur vete rrugen e banalitetit , se i ka pelqyer . E tu drejtohesh me shprehje banale , nuk ju ben pershtypje, nuk vriten por lumturohen . Po keshtu edhe kriminelet , kane dashtur t’i terheqin gisht armes , prandaj vrane te pafajshmit , katershen qe nuk do te harrohen kurre nga populli . E ti thuash kriminelit – kriminel , “i duket sikur i vendos gradat” Se fundi: Jozefina behet kur te doje presidente , Saliu do te na mbreteroje edhe sterniperit , sa te kemi NDERKOMBETARET , “pa sy” , “pa veshe” , e ndoshta edhe pe “stomak” – genjeshtare e interesaxhinje duke marre neper kembe nje popull fukara , por me dinjetet te larte. ……..A ka me keq: Po, kur opozita nuk eshte ne nivelin e duhur. Asnjehere opozita nuk ka patur me shume elektorat se sa sot . Dhe asnjehere nuk ka patur pjesen me esenciaje te elektoratit , sa sot . Dhe se fundi : Kurre nuk do ja shperbleje elektoratit voten opozita , me veprimet e deritanishme . Elektorati mendohet mire dhe vendos te votoje , te beson qeverisjen dhe te thote se fundi : Une e bera punen time . Po ti pse nuk qeveris ? Opozita me c’do kushte duhet ti jap pergjigje kesaj pyetje , e te mos futet ne diskutime Presidentesh e fajenderime OSCE- te , Ata te neperkembin , i ti ju thua faleminderit ! E lektorati nuk jua ka borxh keto . Shpresojme te justifikoni besimin e elektoratit ne te ardhmen – OPOZITE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje