Shqiptarët, të zhytur në borxhe, 1 në 3 familje ka kredi në bankë

19 Gusht 2011, 12:23Politika TEMA

Nevoja për të blerë shtëpi, për të hapur një aktivitet privat, për të investuar apo për likuiditet, ose për konsum materialesh dhe shërbimesh i ka zhytur shqiptarët gjithnjë e më tepër në detyrime ndaj bankave. Në tre vitet e fundit ka rritje të kreditorëve me rreth 30 mijë, të marra së bashku si për individin ashtu dhe për biznesin.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, e cila i referohet regjistrit të kredive, në total numri i kreditorëve ka arritur në rreth 321 mijë në vitin 2010. Duke iu referuar numrit të popullsisë, sipas INSTAT-it, kemi të paktën një në tre familje të zhytur në borxh, për shkak të kredisë që ka marrë nga bankat. Banka e Shqipërisë e vlerëson regjistrin e kredive si mjet të domosdoshëm për procesin e huamarrjes dhe transparencën që paraqet lidhur me situatën në tërësi të bankave. Në këtë regjistër janë hedhur të gjitha të dhënat e një kredimarrësi, sa i takon shumës, ecurisë së pagesave, etj., pra brenda këtij regjistri qëndron skeda e çdo individi që ka marrë kredi në bankë.

“2010-a mund të cilësohet si një vit i suksesshëm dhe i larmishëm për ecurinë e funksionimit të Regjistrit të Kredive në Bankën e Shqipërisë. Në fund të vitit, në një kohë kur shënohen tre vite të operimit të tij, janë raportuar të dhënat e pothuajse të gjithë kredimarrësve në Republikën e Shqipërisë”, thotë në raportin e fundit të ‘mbikëqyrjes’ Banka e Shqipërisë. Në të theksohet se, bilanci më i fundit numëron rreth 540.000 kredi të raportuara në total, nga të cilat rreth 260.000 janë kredi aktive dhe pjesa tjetër të mbyllura gjatë këtyre tre viteve.

Sipas BSH-së, të pasurit e një informacioni shtesë dhe të besueshëm qoftë pozitiv apo negativ për klientët, është një element i rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes për një kredi të caktuar apo të vlerësimit të performancës së tij gjatë kohëzgjatjes së kredisë. Pikërisht nga ky informacion mësohet se individët kanë marrë më tepër kredi për blerje prone të paluajtshme, në masën 70 për qind, kurse biznesi, nga totali i kredive, rreth 50 për qind i ka përdorur për qëllime likuiditeti.

Duke pasur parasysh faktin se një në tre familje ka kredi në bankë e bën akoma e më shqetësues rrezikun që vjen nga ecuria e ekonomisë. Po të kihet parasysh e dhëna se 70 për qind e kredive janë në valutë, kjo do të thotë se të paktën gjysma e familjeve që kanë hua në banka janë të kërcënuar nga valuta, sikurse një shtim i papunësisë do të vendoste një pjesë të shqiptarëve në situata të vështira ekonomike. Kujtojmë se gati 65 miliardë lekë kredi të marra në banka nuk po munden të kthehen nga individët dhe bizneset, ose rreth 17 për qind ndaj totalit. Shifra i referohet muajit qershor të këtij viti dhe konsiderohet tepër e lartë, në krahasim me fundin e vitit 2010, kur ‘kredia me probleme’ ishte rreth 14 për qind./Shqip/

 

20 komente në “Shqiptarët, të zhytur në borxhe, 1 në 3 familje ka kredi në bankë”

  1. Taulanti says:

    Ishalla mbyten ne borxhe ata cereku qe votojne sal-vampirin.

  2. Fiku Detit says:

    Te marresh kredi do te thote zhvillim dhe mireqenie,bile raporti eshte shume i vogel per individet.Problemi qendron ne kredite e keqija,ato tregojne probleme te renies se nivelit ekonomik te individit,apo nese jene ne nivele te larta edhe te shoqerise…

  3. Rani says:

    Na merziten me kete fjalen “performanca” keta debilat, ju duket vetja te zgjuar kur thone kete fjale, shkruani aty “aftesia paguese” dhe lerini broçkullat ju te bankes……….

  4. fush-milot says:

    Kjo eshte ekonomia e drejtuar nga nje kryaminister qe ka mbaruar per kardiolog.Ai nuk e meriton
    te drejtoje as nje brigad ne zonat e thella malore,e jo nje shtet……………..SA TURP.

  5. Sinani says:

    Nuk mendoj se duhet pare ne kendveshtrimin qe “shqiptaret jane zhytur ne borxhe”. Perkundrazi eshte nje deshire e tyre per te ecur perpara. Shtimi i numurit te kredimarresve jep shprese se puna e tyre bizneset e tyre ecin.

    1. zefi says:

      Rruga me e mire e zhvillimit te Shqiperise(sipas Sali Berishes) eshte o NGRITJA E FIRMAVE PIRAMIDALE(si ato te tipit Vehbi Alimuca),ose MARRJA SA ME SHUME KREDIVE JASHTE VENDIT ME INTERESA 50-60%!!!!,qe populli t’i SHLYEJE per TERE JETEN!!!RRUGA ME E KEQE PER ZHVILLIMIN E SHQIPERISE ESHTE DHENIA ME KONCESION e NDERTIMIT TE RRUGEVE!!!Prandaj Saliu NDJEK RRUGEN E NDERTIMIT TE TYRE ME BUXHETIN E SHTETIT OSE ME KREDI,AQ TE LARTA,SA EDHE AMERIKA DO KISHTE DESHTUAR!!!

  6. ela says:

    problemi nuk qendron tek kredi marrja, por tek pagesat… me kete varferi qe ka pllakosur shqiperine lind termi kredite e keqija.. me lart komentuesit flasin me teorira shkollore, e per ecje te ekonomise…. ta provojne nje here ne kurriz kredine edhe flasim me teorite ekonomike, kapitaliste apo komuniste… tregohuni realist, kredia eshte sistemi i ri i varferimit te popullit dhe te krizes qe ka pllakos mbare vendet e evropes…

    1. jimy says:

      JU TE PA PUNET SHUME DEBATE BOSHE BENI .Sote qe te ngreshe nivelin ekonomike te familjes apo te nje biznsi pa Kredi nuke mundesh e . Pore eshte edhe nje dicka tjeter se sa te ndihmone fati ne jeten tende te perditeshme Une e kame nje kredi 150. 000. EU nga nje benge greke para 3 vjetesh e mora per biznes pore fati i keqe qe greqija u rrenua puna sme ecte edhe magazines i kame vene kycin qe eshte ne qender te athines pore prape une e paguaje 500 EU ne muaje edhe shopi do jete prone e imje vari leshte

      1. ela says:

        Sistemi i huamarrjes, eshte nje rruge e shkurter per te arritur dicka ne pak kohe. Pasi e merr huane me perqindje super te larta ne Shqiperi, ku vendi i punes nuk eshte i sigurt sepse ndryshon ne varesi te ciklimit elektoral te partive, atehere ti ja ve fajin fatit ne pagesat e keqija te huamarrjes… Meqe na sollet pervojen vetjake po te bej krahasamin e dy huamarrjeve nje jashte shtetit dhe nje brenda shqiperise… Nje nenpunes civil ne itali e merr nje hua 200 mije euro edhe e shlyen per 25 vjet nese do te gezoj jeten e gjate per ta shlyer me % mjaft te arsyeshme… ndersa nje nenpunes civil shqiptar e merr te njejten kredi, por nuk ka sigurine e vendit te punes plus edhe nje rroge te ulet… ndersa jashte ( po te flas per italine) me nje rroge 1500 euro arrin ne fund te muajit te shlyej kredine edhe te jetoj , kurse ne shqiperi me nje rroge 300 mije lek, nuk arrin dot te shlyesh kredine edhe te jetosh… prandaj ne te papunet qe skemi shance te marim kredi per te hap biznes sepse skemi cfare te vendosim garant e shikojme sistemin e kredive si nje varferim te me tejshem dhe burim krizash ekonomike… me vjen keq per fatin tuaj te keq edhe te greqise qe hyri ne krize , se me siguri te mos ishte kriza do te ishit miliarder tani…

        1. jimy says:

          ela. .. . .fati po me ecen prape ketu ne zejlanden e re Sa per miljonere nuke synoje pore nje biznez te vogel sa per te jetuar ne kushte te mesme Edhe ketu jane shtrenguar kredite nuke te japin lehte se kame bere dokumentet per me marre nje kredi 800 . 000 mije EU per te blere nje biznes por po prese s fundja skame per te humbur gje Po spate guximin nuke fitone gje .ASNJEHERE MOSE E KTH E koken mbrapa se ke vetem humbje kohe. nNe shqiperi ne 97 humba teke vefa .Prape edhe ne greqi shkova per leshe kjo eshte prova e fundit se ketu nuke ka krize apo papunesi rroga mujore shkone nja 2 .500 .EU ne muaje eshqimet jane te lira mire po ja fuse edhe nje kredi dali ku te dali . koke o pile

        2. jimmy says:

          EKONOMIJA ime e mire eshte kure kame me pire vere votka raki e birra po nuke i kame keto pije atehere une kame marre funde ekonomikishte se azgje sdo marrim me vete duhet me e shijuare veten . Tani e lexova me vemendje komentin tuaje kini te drejte ai vende ka marre funde

  7. marsel says:

    ne e hengrem , po e hengri dhe Amerika qe i ka tre ne tre familjet me kredi ….. kush i shkruan keto idiotizma

    1. zana19 says:

      Ndryshimi eshte se ne Amerike pothuaj te tere marrin kredi, ne Shqiperi jo te tere e kane mundesine dhe te ardhura te mjafta te marrin kredi, prandaj s’ka vend krahasimi, pervec faktit qe edhe ne Amerike po shohet cdo dite e me shume numri i atyre qe s’paguajne dot borxhin nga rritja e perditeshme e papunesise.

      1. jimy says:

        ameriken e keni komshiun me te mire nga ana ekonomike . me mire ne shqiperi se ne amerike para 1 muaj isha atje asnjehere nuke me ka pelqyer pore puna eshte shkaku i vajtjes atje

    2. jimy says:

      cme duhet se cfare behet aty une kame 22 vjete i larguare po shkruaje shqipe se e kisha harruar fare

  8. zefi says:

    Dole prap ne rrugen tende berishiane,o maloku Elzir Bushati???Populli ka thene :SHTEPIA NUK MBAHET ME MIELL HUA!!!!Haaaa!!!Keshtu edhe Saliu jot!!!Vertet kredite ne bote jane per te nxitur zhvillimin,por atje kane te ardhura ta mjaftueshme,qe te lajne kredine dhe te investojne!!!Ketu merret KREDI PER TE LARE KREDINE,O DALLKAUK!!!Shikoji NDERTUESIT se cfare bejne:Te gjithe PUNOJNE ME KLERING,SI NE KOHEN E XHAXHIT ENVER!!!Haaaa!!Pse ky eshte KAPITALIZMI????Shko fshij qyrrat dhe mos na hap BARKUN me perralla!!

  9. Gazmend Nushi USA says:

    Quqa mor burra po Shqiptaret qenkan ne rregull ,se ne bote qytetaret jane me shume se gjysma borxh tek kompanite e kredite kartave dhe tek shteti aq sa mbi 1miljon njerez pra kryefamiljare ketu ku jame une kane humbur shtepiat qe i kane blere me kredi ngaqe nuk kane pare me paguar taksen mujore.Prandaj them qe Shqiperia qenka mire dhe kot e shani qeverine se me kete raport del qe ne qenkemi me mire se bota dhe nuk flitet per 1000 ose 2000 dollare por flitet me shume te dhjetfishuara qe shkojne ne qindra mijra .Dhe nuk ka nevoje per komente ,se Traadita me kater pika e ka sqaruar kete teme.Dhe kjo eshte e keqja se e kane harruar ate bicikleten pa kaporton ose me kaportona te qepura me gjilper ,megjithse nje pjese e mire e ketyre qe shkruajne nuk kane lindur ne ate kohe dhe fakti qe sot keni kompjuter dhe vetura eshte shume domethenes ,kur prinderit tuaj nuk kane pasur as radio dhe televizoret dhe frogoriferet kur dolen i merrnin vetem familjet e atyre me biografi te mire pra jepej nje autorizim me komision ,kurse sot tregu pellcet dhe cdo gje nuk mungon .Ndonjeri shtron pyetjen a ka varferi eshte e natyrshme qe ka sepse varferi ka dhe ne vendet me te zhvilluara te botes dhe jo me pastaj ne vendet lindore qe kane dalur nga komunizmi i eger cope ,por rezultantja anon nga pozitivja packa ,se juve ju pelqen me e nxire cdo gje ,por e them dhe njehere qe fakti qe ju uleni ketu dhe shprehni mendimin tuaj pa ju hyre gjemb ne kembe tregon se kjo eshte nje fitore e demokracise.

  10. jimy says:

    E JE TRADITA. . .ESHTE E VERTETE QE NE ATE VENDE KA MILJONERE AMA SI E KANE VENDOSURE ATE PASURI……. Kame punuar ne nje firme amerikane zvicerjane investimesh nje dite erdhen teke firma jone per me kerkuare qe te benin bashkepunim edhe te investonte ne shqiperi Kure beri nje prezantime te firmes prezidenti i kesaje kompanije deklaroje se kapiteli i kompanise shkone deri ne 14 miljone EU pore kompanija jone i kerkoje plane Biznesin e aktivitetit qe do te ndertonte ai njeri nuke i paraqiti . edhe pergjigjja qe i derguam ishte dergoni dokumente qe mundut nje bashkepunim

  11. Davidi says:

    Po per borxhin e brendshem Shqiptar.a ka kush informacion?kam lexuar se shumicen e borxhit te brendshem e kane firmosur bankat vendase.Tani qe refugjatet nuk kane para me ,di njeri se si do te shkoje puna?Kete vere isha ne Shqiperi me 1 korrik .Kursi i kembimit nuk ka rene ne kete sezon sic ndollte vitet e shkuara,ka nnelur aq sa ishte .Pra a mund te thote njeri se me sa lek Shqiptare do te kembehet nje Euro ne Shtator ?.Shteti Shqiptar a do te jete ne gjendje te shlyeje borxhin
    e brendshem?llogarite e Shqiptareve ne Bankat vendase a jane te sigurta?

  12. jimmy says:

    me keqe se greqija eshte vendi jone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje