DASH: Shqipëria, hapa para në luftën kundër terrorizmit

19 Gusht 2011, 13:23Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e 2010-s për luftën kundër terrorizmit, në të cilin flitet edhe për Shqipërinë.

Në raport thuhet se Shqipëria ka bërë përparim në luftën ndaj terrorizmit, si dhe progres për sigurinë në kufi, ndërsa shton se janë ngrirë asetet e 13 fondacioneve e kompanive si dhe 2 arrestimin e personave të cilët sipas listës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara identifikohen si financues të terrorizmit.

Raporti përmend dy rastet për luftën e Shqipërisë kundër terrorizmit.

“Në kuadër të luftës kundër terrorizmit, Shqipëria ka arrestuar më 10 dhjetor 2010 një imam, pikërisht shtetasin Artan Kristo që u dyshua se që në vitin 2002 ka punuar me Al-Kaida nëpërmjet fondacionit të bamirësisë ‘Al Haramain Foundation”. Kristo u gjet fajtor nga gjykata në Durrës dhe u dënua me pesë vjet burg për “nxitje dhe propagandim publikisht të akteve terroriste në një forum në internet të quajtur, AlbSelafi.net. Kristo, i njohur gjithashtu si Muhamed Abdullah, e apeloi vendimin dhe ndodhet aktualisht në paraburgim.

Kurse më 22 dhjetor, 2009, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda gjeti shtetasin Hamzeh Abu Rayyan fajtor për fshehjen e fondeve me qëllim financimin e terrorizmit. Rayyan u dënua me katër vjet burg dhe u urdhërua të paguajë një gjobë prej 6000 dollarë. Rayyan apeloi në Gjykatën e Lartë dhe më 24 mars 2010, kryetari ka pezulluar ekzekutimin e dënimit, në pritje të një seancë të çështjes”.

 

 

11 komente në “DASH: Shqipëria, hapa para në luftën kundër terrorizmit”

  1. T+O says:

    Artan Kristo eshte ne shtepi te vet.

  2. I.Kastrati usa says:

    Vrasja e 5 demostruesve ne 21 janar ishte nje
    akt i paster terrorist i nje qeverie qe ben pjese ne NATO.
    Terror eshte kur nje kryeminister faqezi te fusi duart dhe te survejoje
    kutitite e votimit.
    Terror eshte dhe kur nje k/m i ben shantazh presidentit
    se votoi per opoziten.
    DHE NJE TERROR I PERDITSHEM ESHTE
    TE SHOHESH NJE MONSTER PERDITE
    NE TV TE CAJE MENDEREN PER SUKSESET
    DHE MREKULLITE E BORONICES TROPOJES..
    AMERIKA NUK DUHET TE SAKRIFIKOJE
    SHQIPERINE PER SALINE..
    DUKET SE LOBI GREK QE ESHTE TEPER
    I FUQISHEM NE AMERIKE PO JEP REZULTATET E VETA..

  3. Gazmend Nushi USA says:

    Po cuditem se ketu lexoje vetem fjale te keqija .Ma don mendja do jete gabim ,se keto qe shkruajne ne kete faqe duhet te dijne me shume.Dhe nje plus per qeverine qe urrehet ne kete faqe.Tung.

  4. Gazmend Nushi USA says:

    Kastrato nje gje duhet te kesh parasysh qe lobi grek nuk i don myslimanet dhe maloket dhe 97 e beri lobi grek dhe askerkush tjeter dhe nese don mos me u merziteur mos e con televizorin tek kanalet qe mbeshtesin qeverine ,se keshtu e beje dhe une .Shof ato kanale qe me pelqejne dhe jame me i qete dhe nuk shof fytyren e atije qe te pelqen ty dhe qe ke shkruar qe ke nje enderr ne anglisht dhe me shum shof kanalet e sportit se atu gjeje kenaqsi dhe per te qene me i qete paguaj per mbi 20 kanale sporti.Prandaj Kastrato as mos te shkoj mendja ndonjehere qe Greket do i duan qeverite qe drejtohen nga myslimanet dhe ty personalisht qe je Mysliman safi.Nuk e dije po dhe ti do jesh malok nga Kastrati .,ose Kosovare dhe ne te dy raste as mos mendo qe do te duan Greket.Dhe po desh me u sqaruar me teper per kete shfleto gazetat Tema te kohes se trazirave te 97 dhe aty e merr vesh se eshte dora e grekut ne ato rrumuja..Dhe Gramoz Ruci i veshur me fustan hiku ne Greqi me u mcefur dhe bandat e armatosuar me Zanin e kompani u trajnuan ne Greqi.Nuk e dije a i din keto fakte packa se ju Zanin e bete haram dhe e keni futur ne burg.Eshte ne stilin e PPunes qe ato qe i shpall heroj ti eleminoje me vone.

    1. fule says:

      Ik o k*qe kanari. Po ti nga cila vrime miu i more vesht ngjarjet e 97 o tunxh ?
      Ta them nga i degjen rrenat qe te pelqejne ty o Nush, nga halja e Sali Trap Berishes.
      E ngjit shpellarin propaganda e shpellarit… prandaj.

      Ore a na kupton kur flasim ketu apo…dum baben…kaq dini ju

    2. Rush&Nush says:

      Gazo me duket se ke dal huq fare. Lobi Grek me “maloket” qe jane ne krye sot o tu bo i palle derri, i themi ne ketej. Me ket qeveri kan bo ca i ka dash palla e trapit

    3. I KASTRATI. says:

      mbasi dukesh nga komentet nja 30 vjet me i ri se une po te jap
      dy keshilla:
      -mos ofendo te tjeret prapa ferre
      -mos u hiq me i mencuri neper komente

  5. ilir111 says:

    Po na hidherohen keta xhihadistet tane more aman,,, se myftiu berisha po na lufton kushot e tije.

  6. agron says:

    Me keto vleresime qe ben dash per shqiperine edhe ne 2018 fiton sala

    1. Dean says:

      Po pse beni keshtu mo Agron?,pak ”Terroriste” u kapen dhe u asgjesuan ne 21Janar?
      A e harrove se si shumica e tyre kishin me vete cadra Kallashnikov,thika me helem,”Bomba Molotov” e shume te tjera si keto???Vete djali i SHEQERES nga Vucidoli i zbuloj keta ‘terroriste”. A e kupton dot ti,se sa keq do ishte sot Shqiperia po te kishin Triumfuar ”terroristet”???
      Pastaj mo Agyron,ku i plasi dashit per Shqiperine.Kur tallet i ”zoti” i shtepise pse mos te tallet edhe dashi…………….

  7. Epirioti says:

    E po pastaj?!
    Dihet se ne Shqiperi Salibani strehon me qindra fondamentalist dhe terroriste xhihadist, se u kapen dy(edhe keta nga sherbimet e huaja xhanem e jo nga Sala), ngelen edhe 998 te tjere qe gelojne e hedhin helmin e antiamerikanizmit ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje