Basha, ose modeli i mashtrimit

30 Gusht 2011, 22:04Politika TEMA

Nga Arban Hasani

 

Një muaj pasi Lulzim Basha është ulur në karriken e kryetarit të bashkisë së Tiranës, duket se të gjitha premtimet e tij elektorale kanë vdekur. Shpallja si fytyra e re e kryeqytetit, zotimi për përkushtim vetëm për Tiranën, përpjekja për t’u shfaqur i ndryshëm me Berishën dhe largimi i këtij të fundit nga skena elektorale; premtimi për të mos bërë spastrime politike sipas slloganit se të parët janë qytetarët; artikulimi për mosprishjen e piramidës dhe bastet e forta publike: që nga hipotekat e pallateve e deri tek tramvajet e trenat fluturues në 100 ditë, pra të gjitha, kanë marrë fund.

Nuk duhet bërë gabimi që të mendohet se një pjesë e mirë e premtimeve të tij ishin të pagjetura. Përkundrazi, në opinionin publik, qasja e Bashës u vlerësua nga afro 125 mijë votues, që megjithatë e lanë vetëm 10 vota pas Edi Ramës, kryetarit që u largua pas një odiseje jo vetëm 10 vjeçare në krye të Tiranës, por edhe dy mujore në KQZ e gjykata, derisa mori ngushëllimin e humbjes me hile nga raporti i ODHIR-it për zgjedhjet.

Por, fatkeqësia është se këto premtime ishin false që në krye të herës, ndaj dhe gjithë ambjenti politik, pro apo kundër Bashës nuk debatonte në lidhje me mundësinë e realizimit të tyre, por vetëm për faktin sa të bindëse ishin këto premtime për të marrë votat e njerëzve, si dhe për mënyrën sesi mungesa e moralit dhe gënjeshtra e artikuluar nga politika, konsiderohet si sukses.

Lulzim Basha është politikani i radhës që vazhdon këtë kurs që po kthehet në modë në Shqipëri. Në vitin 2005, Partia Demokratike dhe Sali Berisha erdhën në pushtet me një kalë të fortë beteje, luftën kundër korrupsionit. Kjo u shoqërua me hapjen e partisë për të kthyer aty jo vetëm personazhet tradicionale, por edhe aleatët që do të trajtoheshin si të barabartë. Të dyja këto premtime u zhdukën shumë shpjet.

Korrupsioni lulëzoi më shumë se më parë, ndërsa aleatët dhe personazhet e forta të së djathtës u kthyen në burokratë dhe vartës të bindur të Berishës, a thua se 15 vjet luftë politike i kishin bërë thjesht dhe vetëm për të mbajtur një dosje gjysëm bosh si këshilltarë të kryeministrit apo në rastin më të mirë, një portofol të diskutushëm në kabinetin qeveritar.

E njëjta histori u përsërit dhe në 2009, kur të paktën 80 mijë votues zgjodhën siglën e LSI-së, si zgjidhjen më radikale në raport me pushtetin që sipas tyre tolerohej nga Edi Rama. Përfundimi është i njohur, Meta dhe të tijët që prej dy vjetësh mbajnë në këmbë një qeveri me vota që i morën si alternativa më e besueshme për ta rrëzuar menjëherë atë. Lulzim Basha po ndjek pikërisht këtë kurs. Ai duket se ka fshirë nga kujtesa gjitçka që ka thënë në fushatë.

Ndryshe nga prilli, kur bënte sikur nuk ishte në dijeni, në gusht është Sali Berisha ai i cili njofton mbi veprimtarinë e Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga prilli kur bënte sikur nuk ishte dakort, Basha në gusht është sinkron me zonjën Topalli për prishjen e Piramidës. Ndryshe nga prilli, ai tani shprehet për ndryshim të projektit të qëndrës së Tiranës, madje nuk shpjegon dot se ku do të lëvizin njerëzit kur të shembet piramida dhe stadiumi. Ndryshe nga prilli, në gusht ka ndryshuar afatet e hipotekimit të apartamenteve, duke ju zbuluar një surpirzë të re me formularë dhe pagesa ekstra qytetarëve që e votuan dhe u gëzuan atëherë. Ndryshe nga prilli, kur përbetohej se do të ishte kryetar i të gjithëve, shkarkoi brenda një pasdite 51 punonjës, unikale edhe për regjimet me ndëshkime kolektive. Ndryshe nga prilli, kur premtonte se do të ndihmonte bizneset dhe do t’i jepte frymëmarrje ekonomisë në qytet apo numëronte dhjetëra mijëra vende pune, po ju zë frymën me taksa dhe bllokime kafeneve dhe bizneseve “socialiste”, shtesave pa leje të disave që nuk e kanë mirë me të rinjtë, ndërsa të tjerët ndërtojnë të qetë. Ndryshe nga prilli kur përbetohej se nuk do të merrej “me politikë të lartë partiake”, tashmë është në garë serioze për nënkryetar të PD-së, madje mirëpret idetë që pëshpëriten si të përzgjedhurin e vetëm për pasues kur Berisha mos të jetë më atje. Ndryshe nga atëherë, nuk lë sot asnjë zë të artikulohet nëpër ambasada se ai do të jetë kundërshtari i vërtetë i Berishës, por për këtë i duhej pushteti i kryebashkiakut. Ndryshe përsëri, nuk i përmend kërkund projektet inxhinierike për tramvaje dhe rrugë me shumë korsi, por si për të marrë më qafë qoftë naivët, por edhe rrufjanët e fushatës që i rrinin pranë në tryezat intelektuale, la të digjej në gusht dhe ai pak gjelbërim që sipas tij kishte mbetur në Tiranë. Ndryshe nga fushata kur tregonte planet tridhjetë, njëqind  apo njëmijë ditëshe, tashmë kërkush nuk di asgjë se çdo të ndodhë me qytetin në orët që vijnë. Kronikat e vetme janë sesi e çon kohën kryetari i ri i Bashkisë, kronika që shpallen nga të tjerë. (Drekë në zyrë, pritje e artistëve për t’i emëruar ambasadorë dhe pelegrinazhe rrëfimesh nga hallexhinj).

Në këtë kronikë ka diçka që Lulzim Basha e bën njësoj si në fushatë. Nuk është vetëm zakoni i kasetave të monutara që i shpërndan në televizione. Nuk është ndoshta dhe dëshpërimi i izoluar për gjërat që i dalin jashtë kontrollit, siç kur një pedagoge i prishi imazhin e fushatës duke e bërë përgjegjës për 21 janarin, qoftë edhe kur një militant i zveniti sharmin perëndimor duke i therur një dash përpara bashkisë ditën e betimit. Duket se më shumë se për këto, e njëjtë mbetet filozofia politike e Bashës. Ashtu si edhe në fushatë, për të pak rëndësi ka se cili është raporti me premtimet dhe sinqeritetin. Ai po përpiqet të krijojë modelin e triumfatorit, që megjithëse ka gënjyer ditën për diell dhe nuk mban asnjë premtim, buzëqesh i lumtur nga rezultati.

Por, pa shpresë për të mbetet vetëm fakti se megjithë këto, Lulzim Bashën e ndajnë 10 vota përpara se të bërtasë “ja u hodha” qytetarëve të Tiranës. Janë këto 10 vota të njohura nga faktori ndërkombëtar, që mbajnë ende në këtë vend shpresën se moda e gënjeshtrës nuk mund të zerë vend përfundimtar, paçka që ajo po përdoret dendur nga kjo maxhorancë.

 

 

34 komente në “Basha, ose modeli i mashtrimit”

  1. Neorealizmi says:

    Nje gje me kujton qendrimi ne kete foto. HAIL HITLER! (HAIL BERISHA).

    1. Patrioti says:

      Me vjen per te vjell sa her flitet per Lulzimen e turpit, hajdutin patalogjik, pimpin e dyqaneve te seksit ne Hag, vrasesin e padenuar te njerzve te pafajshem.
      E dij se atij si vjen turp, as e ka moralin apo minimumin e sedres se nje qytetari normal.
      Jeten e filloi jo thjesht si nje kamerier spiun po si nje HAJDUT ordiner bashke me gruan e tij, mbesen e Vehbi Alimuces.
      Bleu me parat e VEFES; pra me parat e POPULLIT, shtepi ne Holland dhe e genjen mendja se njerzit si dine keto ngaqe si tregoi kurre se nga i gjeti parat.
      Lulja sapo u fut jasht cdo rregulli loje ne politik, nga dera e zeze e shtepis se Sales prej Vicidoli, nga nenfustani, si kukulla e Argites, i krijoi kombit nje dem prej miliona Euro me Zogun e Zi qe e prish padrejtsisht, ne menyre arbitrare gje te cilen gjykata e shpalli te padrejte.
      Kurre skerkoi falje per kete a thua se parat ia paguante i ati apo Vehbi Alimuca.
      Anuloi kontraten e trenit elektrik e Shteti shqiptar u gjobit 10 Milion Euro qe i pagoi perseri populli me gjakun e tij e ai prap vazhdoi sikur te ishte duke vjedhur ne bacen e Sali Berishes.
      Ai bere vjedhjen me te madhe ne Historin e shtetit shqiptar me Rrugen Kombit , 230 Milion Euro dhe i iku drejtesis me poshtersin e nje hajduti profesionist qe tani e trumbeton si larje me drejtesin.
      Me cudit injoranca e tij skandaloze qe i kujton te gjithe njerzit te paditur ashtu sic konsideron analfabetet e tij qe e votojne!
      Ne e dim se ai i ka ndare parat me Argiten dhe ndihet i mbrojtur per sa koh babai i saj , kryehajduti qe e mbron vazhdon te jet ne krye te Qeveris.
      Me 21 Janar ky rrugac me kostum vrau si kriminel 5 qytetar te pafajshem me duar ne xhepa, duke kerkuar jete me te mire per femijet e tyre dhe i la jetima ne atdheun e tyre.
      Ky pleh i tranzicionit shqiptar beri Tradheti Kombetare duke i dhene Grekerve ujrat tona territoriale qe fale Kushetetutes tone dhe nje trupi gjykues prefosional ia preu duart e tradhetise.
      Ky bastard me buzeqeshje perverse mohoi paturpesisht duke tmerruar shkencetarin e huaj me pacipshmerin e tij faktin e te qenit perkthyes ne ceshtjen e Dik Martit
      Ky vrases dhe hajdut i provuar gatoi ne prapaskenat e antishqiptarizmit akuzat per lufetaret Kosovar te liris dhe i ka duart te zhytura thelle ne krime tradhetie dhe qe asnje komb nuk do tia falte e sdo te mund ti shpetonte varjes.
      Me gjith avionat falas qe solli me kollovar nga Evropa per te votuar per te si ne asnje rast tjeter ne historin e zgjedhjeve ne Shqiperi , me gjith ate numer kosovaresh qe solli ne Tiran per te votuar per te nga dy tre here, te burgosurit qe i nxorri nga burgu apo mijra verioret qe u rregjistruan nga 20 vete per cdo hale ne Tirane, hajduti patalogjik humbi hapur me 8 Maj, ne syt e te gjitheve, para cdo ekrani televiziv!

      LULJA E TURPIT ESHTE FYTYRA E URRYER JO VETEM E NJE HAJDUTI POR E VRASESIT TE SE ARDHMES TONE!!!

      1. AK says:

        KY PLEHRA DJE SHTROI IFATR PER ATA QE SDINE KU TI DERGOJNE PARATE SDINE SA KANE. RAMA NE CDO FESTE KA SHTRUAR DREKE PER TE VARFERIT NE TIRANE DHE ESHTE ULUR ME TA PER TE NGRENE. KY ESHTE KRYETARI I RI I BASHKISE QE PO INVESTON PER TE RRITUR VEHTES IMAZHIN E JO PER TE NDIHMUAR QYTETIN E TIRANES

  2. Bleart says:

    Mese e vertete. Nuk do ta kuptoj kurre se si tironsit u treguan aq plehra sa te votonin nje vrases qe qesh. Shumica e atyre qe votuan ishin malok (jugor apo verior) ne tru por crendesi ka per sa kohe jetojne ne Tirane. Ato 10 vota qe na mbajten pezull ate dite jane nje motiv shprese per ne. Tregojne me ze te larte para gjith shqiptareve e te huajve matrapaze (qe tjeter na thone e tjeter raportojne) qe injoranca hajdutlliku vrasesit plehrat jane minorance. Megjithe cdo perpjekje keto specie te liga jane me10 vota ne minorance.

    1. miri says:

      o bledar po ku je mo djal ku je sa bukur qe leheke more djal po sa keq te paska ardhur per edi ramen mo me siguri je pjelle tyre qe leh ne kete mynyr sa bukur qe lehke lih lih se tikeni te lihni bukur

    2. korcari1 says:

      Po ti c,je,apo malok me shallvare?Fajin ta ka hajduti,dhe jo i demtuari,apo ske ci ben gomarit dhe i bie…Pse nuk thua qe kemi nje diktature qe duhet ta zhdukim (se sdukesh aq naiv sa te besosh se PS fitoi vetem me me 10 vota)ku vajten ata kosovaret dhe magjupet qe votuan per Salen,apo ai manipulim i papare prej Ristan shkerdhates.

  3. Gazmend Nushi USA says:

    Po prisni ore derezije se nje muaj ka qe ka filluar punen dhe do kene kohe me e bere telef,po kjo tani eshte kot .Akoma nuk ka caktuar ushtaret qe do komandoje sa ta pastroje nga hajdutet e Rames dhe pastaj po qe se dhe keto jane hajdute kusur mos i leni .Prandaj duroni ,se 5O vjet keni durur Enver Hoxhen dhe mazallah se e keni hapur gojen ,para e mbrapa ju ka shkerdhyer ne mes te notes ju ka cuar nga krevati me idiotesirat e tija me alarme te rreme se gjoja po na sulmonin armiqte e jashtem dhe po na u merzitkeni me nje muaj me Lulzim Bashen.

    1. Aranit Pojani says:

      Po i nderuar Nushi,Enveri apo djali i tij thone se vertet ka shkerdhyer e na nxori Lulken.Sa per Durim kemi Salen qe po e durojme sa gjysma e kohes se Enverit dhe po na tregon kodrat te mbjellim arrore,lajthi e saraca.Djelli duket qe ne mengjes o mercenar u thekur,po e tregon bari i Lanes qe po thahet,rruiget qe nuk po fshihen,gegerishtje e trashe e policve bashkiak.Zaten pse jane ca si ty z,Gazmend jetojne gjalle diktaturat ne kete vende.

      1. fule says:

        Me militante Partie si Gazmend Nushi me shoke nuk binte kurre Gadafi i Libise. Po ja qe shpellaret dolen ne minorance ne Libi.

        E kuptoni sa posht ka rene ky vend?

    2. durrsaku gjerman says:

      O gazmend antishqiptari, me komentin tend e nxorre koken tamam qe nuk je shqiptar dhe qe komenton kot, sa per te nxehur shqiptaret e vertete. Pse thua “ju, dhe nuk thua “ne” ne komentin tend, ne lidhje me shkerdhimet e Berishes? Te gjithe e dime cfare ka bere ai, dhe sna ka marre malli te kthehet prape ajo kohe, por ky regjim po na e imponon. Lum si ti qe nuk je shqiptar dhe qe nuk je shkerdhyer ne ate kohe dhe nuk po shkerdhehesh as tani ?

    3. dita says:

      Gazke, Nese te ka shk…. Enveri,mire te ka bere.Truri jot ashtu sherohet.

    4. tekniku says:

      Je vetem nje pleh or malok nga menyra si flet.

    5. eli-Tiv says:

      …. Luli.eshte hajdut, tradhetar e vrases i faktuar….per te tjeret qofte edhe per Edin beni supozime..saliu sikur nje presje ti gjente Edit …do ta afishonte kudo..
      Ju pyes ku e gjeni moralin e guzimin te mbroni e mbeshtetni nje vrases????

    6. Gazmend Rushi USA says:

      A e di qe jane pezulluar punimet ne sheshin Skenderbej?
      A do ta prishni kete si mbikalimin te zogu i zi?

  4. Saimir says:

    Nuk mund te shtoj asnje fjale dhe asnje koment per kete artikull sepse i prishet komplet rrjedhshmeria. Bravo te lumte.

  5. E.Arbeni says:

    O BOBO-U BU BU.
    **********************
    O bo booooooo
    C’do degjojme
    C’do degjojme
    E c’do shikojme
    Gjithe boten
    Do tmerojme
    Me leshkot
    Profanet tane
    Qe komandojne
    Ne Tirane.
    O bo bo dhe u bu bu
    Ndaluni c’beni keshtu?
    Derdhen kupat
    E qeverise
    Nga qe s’di
    Te kullandrise
    Gjithe jeten bej e prish
    C’ben keshtu more
    Dervish?
    Qeverisja s’eshte
    Kovacane
    Na rofte besnikeria
    Kur kupat derdhen
    Ne c’do ane.

  6. Saimir says:

    Ti Gazmend ke shuem te drejte, por problemi eshte qe populli shqiptar ka dhe nje fjale te urte qe dita duket qe ne agim. Dhe agimi i ketij “jo hajutit” eshte dukur qe kur prishi mbikalmin e Zogut te Zi, kur vodhi per te bere nje rruge qe nuk ka mbaruar ende dhe qe ka shkaterruar ekonomine shqiptare dhe per te cilen ai shpetoi me procedure, u duku kur shiti kufijte kombetar Greqise, u duk kur vrau kater nejrez ne bulevard dhe akuzoi opoziten se i vrau, horrin e bulevardit qe i shtye (dhe atij mire ti behet se rri si buf e nuk reagon) dhe laviren e bulevardit qe i mbuloi (dhe kesaj mire ti behet se nuk reagon ligjerisht ndaj gjerave), e me pas kur vodhi driten per diell ne syte ete gjithe shqiptareve e nderkomebtareve mandatin e Tiranes, e me pas kur theri nje dash a dele ne dyert e bashkise qe ti nisur nga nick name qe ke mbase je ne amerike, e di shume mire se cfare turpi e skandali eshte kjo, e vazhdon perseri me heqjen e njerezvenga puna e me rradhe e merradhe. Pra edhe sa duhet et presesh miore Gazmend sipas mendjes tende per te pare nje njer??? Mbase nuk jane mjaft kjo?? Ti do thuash jo dhe ne nje fare menyre ke te drejte pasi ky popull kur e pa cfare horri, vrasesi dhe antishqiptari ishte Berisha President moren dhe e vune serisht tashme Kryeminister.

  7. LUAN says:

    Sa per te qeshur eshte me disa syresh qe na sugjerojne te presim , kur ne BASHEN e pame si na vodhi plot 230 miljon euro ne rrugen Durres -Kukes , si vrau 4 te pafajshem, me keq se gjakatari HOXHA , si nenshkroi me keq se ESAT PASHE TOPTANI shitjen e detit tek grekerit .Ne kete lloj arsyetimi naiv , qe meqenese ENVERI na percudnoi , perse mos te presim te na sakatoj nje diktator tjeter si BERISHA nga i cili sot paguajme nje kosto te madhe ne arsim ,shendetesi ,drejtesi ,hipoteka,polici dhe ne shume sherbime publike ku qytetari nuk zgjidh dot asgje pa para . Kuptohet nga tifoze te semure partiak dhe sahanlepires pushteti nuk mund te presesh me shume .

  8. dupi says:

    dakort me saimirin

  9. albani says:

    Z. Hasani! Shkrimi juaj eshte mjaft i goditur. Por, ne te vertete, lidhur me ato 10 vota, qe thoni ju, të njohura nga faktori ndërkombëtaqe, nuk ma merr mendja se kane ndonje vlere, as per nderkombetaret dhe as per shqiptaret, as per njerezit e ndershem te Shqiperise dhe as per ata qe mendojne te kene nje Shqiperi demokratike dhe te lire (them te lire se Shqiperia eshte e pushtuar, dhe madje me keq se nga pushtimi fashist dhe nazist, nga nazistet e rinj). Jo 10 vota, sic edhe qene, por edhe 100, 1000, 10,000 vota diference te qene, zgjedhjet e Tiranes do t’i fitonte Z. Basha, beniamini i Z. Arviz-iu dhe bashkepunetori i amerikaneve. Nese nderkombetaret, do te qene me te vertete nderkombetare, ata nuk duhet te njohnin zgjedhjet e Tiranes. Por, ja qe i pranuan, jane te gezuar dhe te lumtur per rezultatin dhe tani thone: “Filloni dialogun!”

  10. Ramy says:

    S’ka gje se nuk do bej asnje gram pune. Ne e dinim kete fundja. Mjafton qe shtron dreka e darka ku mund te hame tok dhe buzeqeshja e tij eshte gjithmone e fresket. Kush eshte me NE nje shtese e ben, ndonje takse edhe i falet. Ca doni me shume o kamunista? Falenderoj mikun tim Gazmend Nushi, per qendresen e tij dhe e ftoj me gjithe zemer ne ndonje nga pritjet ne bashki.

  11. Savo Dukati! says:

    Gazmend respektoj mendimin ndryshe, por jo sharjen kolektive për një popull ose pjesën dërmuese të tij brënda Shqipëris, sepse mbroj pjesën e diellit tim. Ti i drejtohe popullit në vetën e dytë si më poshtë: “…Duroni, se 50 vjet keni duruar Enver Hoxhën..para dhe mbrapa ju ka shkërdhyer në mes të notës…” . Për efekt analize po të pranojmë sikurse thua, se ti me të tutë je i virgjër, ndërsa ne jemi të ve, sepse Enveri damaslli paska patur harem popullin jashtë tyj dhe të tuve. ATHER FILLOJMË NGA PYETJET:
    1- Kush është G. Nushi, sepse duke qënë se ke shpëtuar pa të prish virgjërin Enveri, nuk ke jetuar brënda kufijëve të shqipëris, as ti as, nëne dhe babai juaj.
    2- Nëse je Shqipëtar që paske jetuar jashtë kufijëve të atdheut mëmë. prezantohu more trim dhe i zgjuar se po merr mbi shpatulla mohimin e një populli dhe jo një udhëheqësi?
    3- Ç,farë arsimi ke, në Zuluhistan e ke mbaruar universitetin, se Shqipëria është e shkërdhyer sipas tyj apo jo?
    4-Ç,farë filozofie pranon dhe në ç,farë fushe të shkencës je specializuar që flet dhe shkruan vetëm me terma bruto, emocionale dhe me rrumbullakosje, veti e njerëzve dimenosinalë, të cilët defiçencën intelektuale mundohen ta mbulojë me sllogane dhe servilizmin duke sharë mbarë e mbrapa, duke mohuar edhe Skënder Beun boll mos me ju prish qejfi Sërbo-Grekut dhe renegetaët shpirtëror shqipfolës në krye të mafjes vertikale antikombtare, të cilët ti si poliedrik që e shfaq veten duhet ti njofësh.
    5-Më dnihmo të lutem duke ju referuar historis, sociologjis,psikoanalitikës, gjenetikës dhe shkencave të tjera shoqërore, aq sa mund me i i ditë një njeri jo i specilizuar, një iteligjent me erudicion jashtë profesionit që formohet ose specializohet minimalisht në një fakultet, Kush quhet Diktator, Kush quhet vrasës, Kush quhet Kriminel, Kush quhet prapaskenist, Kush quhet kusar, kush quhet molar, kush quhet zagar, kush quhet qën besnik, kush quhet renegat, kush quhet tradhëtar, kush quhet nder shitës, kush quhet demokrat si rrodhi historikisht demokracia, kush quhet historikisht socializmë, kush quhet komunizmë, nëse u vu në zbatim socializmi real në lindje, po komunizmi kur është zbatuar?. Ku ndryshon diktatura nga demokracia, dhe sa tipe diktaturash e kanë komanduar dhe e komandojnë botën. etj
    6- Kush quhet gjeni dhe kush quhet burr shteti?
    7- Ku ndryshon Ivani i tmerrshëm nga Boris gudunovi i cili i mori pushtetin me intrigë?
    8- Ju po e tregoni veten se ju ka ngarkuar historia barrën e ç,rrënjosjes së diktaturës Enveriste sikurse e quani ju komuniste. Dakort rrofsh se dhe unë jam demokrat trashgimor, por përgjigjmu të lutem, Me stalinistin Komunistin 24 karantësh do drejtosh dhe do ndërtosh shtetin demokratik. Si ka mundësi që ujku të ruaj kopenë?. Me siguri e ke parasysh postulatin e Havelit të math, i cili thot: “KOMUNIZMI MË I RREZIKSHËM ËSHTË AI QË DREJTOHET NGA KOMUNISTËT ANTIKOMUNISTË”
    8- Që të jesh demokrat duhesh të jesh me zotin, të paktën me iden apsolute të Hegelit. Athere Lulëzim veziri vrau në bulevardet e Tiranës 4 baballarë, turturoi mbi 50, rrahu me metoda mesjetare dhjetra djem dhe ju e quani demokrat këtë kriminel që noton në gjak: Po të bëj një sygjerim: Në rast se je vërtet demokrat me botkuptim pse nuk propozuat në krye të bashkis demokratë si Besnik Mustafën, Aleksandër Biberajn, Të persekutuarin e ndërgjegjes artistin e math Maks Velon Disidentin, të burgosurin politik, shkrimëtarin e math të persekutuar dhe sot nga komunisti antikomunist, Agim Hamitin, etj. DO SHIKONIT SE MASA E ITELEGJENTËVE, TEKNICENËVE, POPULLIT KOMBTAR, DHE GJITH RRYMAT NACIONALISTE JASHTË SIGURIMIT TË SHTETIT DHE U.D.B-SË JO VETËM NUK DO JU NGISNIN, POR DO JU MERRNIN MBRAPA ME “Urra!
    9- Mero Baze është i djathtë me origjinë klasore dhe pasurore, por dhe me trashëgimi intelektuale demokrat, Kush do ishte ai idiot që ti thoshte Meros se bëka oportunitet me komunizmin diktatorial, kurse PD-ja udhëhiqet në gjith superstrukturën e partis nga komunistat xhahilë ose pjella e tyre, kryesisht ish sigurini por i komanduar nga U.D.B.-ja, dhe si të tillë konturuan pushtetin më diktatorial antikombtar. Ndërsa Socialistët sikurse është opinioni i gjithë intelektualëve kombtarë kanë akoma mbetje të diktaturës por në diskretitim dhe rrënim, ndërsa pjesa dërmuesa janë ish të pa parti ose komunistë idealistë që punuan me përkushtim për një barazi, dhe të ndërgjegjëshm për zhgënjimin kërkojnë një sistem të drejtësis sociale. Pra kjo lojë që bëhet sot veçse demokratike nuk është, prandaj o mik vëllai u mundova me këto rrjeshta modeste të të cek pak entusiazmin tënt që kundërviesh dhe zotit, duke e quajtur komunist në se atakohen vrasësit e popullit dhe miqtë e Sllobos, Fazlliçit, Sërbit dhe Grekut.

  12. tekniku says:

    Ku eshte shkerdhatokracia intelektuale e Tiranes qe i beri aq temena Bashes ne fushaten e zgjedhjeve,deri ne figura te njohura si Agolli,apo Godo qe moren ane ne favor te tij.Keta njerez te dashuruar marrezisht mbas Berishes ose jane injorante ose jane te perlyer aq keq me te shkuaren dhe te korruptuar edhe me keq me te tashmen sa kane detyre vetem te duartrokasin dhe te thone :Amin.Keta jane ata rrufjane qe mblidheshin rreth te famshmeve tryeza intelektuale qe sot kane ngritur duart,mbyllur gojen dhe nuk shohin se c’ndodh ne rrotacionin e pushtetit vendor ne kryeqytet.Nje pjese e ketyre plehrave kane degjeneruar perfundimisht ne sherbetore te politikes Berishiane.

  13. raimondi says:

    Basha nuk eshte model i mashtrimit , eshte model i ketij timit , por mos i thoni Sales LOOOOL , jo per gje por mund te bej ndonje miting spontan loool

  14. Anja says:

    Urime Z.Hasani,eshte nje shkrim i shkurter mjaftueshem dhe i sakte….
    Fitorja e Zotit basha eshte nje skenar qe e kemi degjuar me kohe,jane vetem detaje 10 apo me shume vota te lena pezull…

  15. eni leka says:

    po ky pse ka ngritur doren perpjete po perpiqet te kopjoje ducen une i them me mire ta fuse ne by…. se do i shkoje me mire

  16. brac1 says:

    SHqiperia vendi jone eshte vendi i mrekullirave,hajduti i milionave,vrasesi lulzim basha behet kryetare i bashkise Tirane,gjera te tilla ne vendete e civilizuara nuke ndollin,ky eshte shteti i komunistve e spiuje i drejtuar nga nga flliqesira komunisti fshatari tropojane.

  17. mali says:

    Bravo Aranit, ka plehra si Nushi prandaj jetojne gjate piramidat.

  18. ai says:

    lidhur me artikullin, do te doja te kujtoja vetem nje shprehje te Dostojevskit….Me ler te te genjej dhe do te shikosh sa bukur do te jete….

    problemi sipas meje qendron ne ate qe politika nuk behet me njerez qe lexojne manuale dhe pastaj kerkojne t’ua pershtasin realitetin shqiptar, librave qe sapo kane lexuar…ngjan pak a shume si me horoskopin…te gjithe gjejne dicka per veten e tyre ne parashikimin e horoskopit….

    ka ardhur koha qe te degjohen “kopilat” e politikes…ata qe meritojne titullin “bir kurve”…per te qene ne grupin e keshilltareve te leaderit…por ama me kushtin e padiskutueshem qe leader-i te mos beje shume sofizma…te mos humbase kohen per veprime…perndryshe…ata qe e shohin situaten nga lartesia e karrikes qeveritare, e kane ne dore t’ua bejne koken sallate te gjitheve dhe, per te kushedi saten here ….trenin ikuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

  19. GJokoli.S says:

    Po mire, o Arban, se ti je dhe i lidhur me popullin. E ke degjuar c’thote populli per ndonje qe s’punon dot e s’di te beje pune : lere – diteziun, se eshte krahe thyer. Po c’pret nga nje krahethyer o Arban vellai. Tani vetem do thene me kenge : Luli tu prish bukuria / Ty mezi te ka Partia / Ceshte keshtu dhe une se di / Ku te gjeti ai sy / Se, sos ishe ne Libi…

  20. haskoduka says:

    Vjedhja e hapur e mandatit të kryetarit nuk mund të mbahet ndryshe, pa mashtruar e genjyer. Mashtrimi është një nga format e vjedhjes. Sa më gjatë të vazhdojë ky mashtrim aq më fort do të veproj drejtësia një ditë ndaj këtyre mashtruesve.

  21. tea says:

    ….sa per saktesim nuk jane vetem 51 punonjesit e ndeshkuar kolektivisht, po ti shtosh edhe 10 te tjere te pushuar ne dy ditet e fundit menjehere pas kthimit nga leja e zakonshme, shkon ne 61 vete.

  22. labi says:

    Qesh ore qesh. Qesh po buzeqeshejet e tengrira femijeve jetime nga mbrapa do te ndjeke gjer ne verr ne te lencim. Oh sa qeshje hipokrite o zot.

  23. paskuqani says:

    Nuk naçudit aspak fakti qe Lulzim Basha nuk mban premtimet e veta,por jam kurioz te ti çfar thot ai prostituta e gazetaris,Arjan çani,se gjoja na kishte prona pa hipoteku,para zgjedhieve,keta kurva te gazetaris shqiptare qe per perfitime personale q….n dhe nonen e vet,keta mostra gazetar si ky dhe si çili me shok e terheqin zvarr ate vend,ajo pjes qe voton keta njerez si Lulzim Basha,nuk jan naiv sa duken po jan njerez tip çani,qe ne te shkuaren,Enver HOXHA,i kalbte neper burgje,se jan me te vertet rrezik per shqipnin,dhe per ate pjes njerzish qe dun shtet dhe zhvillim, sa te egzistojn tipat çani e çili,shqipnia keshtu do te vuj dhe 200 vjet,si esht ajo shprehja; SA TE JET I LESHU QENI AVLLIS KJO DO JET ERA E SHQIPNIS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje