Sezoni veror rikthen vrasje të bujshme

3 Shtator 2011, 15:24Politika TEMA

Ardhja e emigrantëve, hesapet e lëna përgjysmë, grindjet e çastit por në disa raste edhe temperaturat e larta të verës, janë disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e numrit të vrasjeve gjatë sezonit turistik. Nga muaji qershor- korrik dhe gusht numërohen në blloqet e policisë së shtetit 39 të vrarë. Një shifër mjaft e lartë kjo duke përfshirë këtu edhe vrasje të dy- fishta.

Në tre muajt e verës, qershor- korrik- gusht, krimi brënda familjes mban vendin e parë, ku burri ka vrarë gruan apo edhe anasjelltas, si dhe babai ka vrarë djalin. Shkaqet e këtyre krimeve mbeten grindje të çastit apo edhe gjëndja e vështirë ekonomike. Por përvec kësaj nga ana tjetër, policia ka nisur hetimin, ka bërë kqyrje të vendit të ngjarjes dhe nga 39 vrasje, pothuajse të gjitha janë zbardhur, dhe autorët janë vënë pas hekurave. Për uniformat blu nuk ka qenë e vështirë identifikimi i autorëve, pasi duke qenë se vrasjet kanë qenë brenda familjes atëhërë edhe arrestimi i tyre ka qenë në kohë rekord.

Ndërsa vrasje të tjera të cilat kanë pasur si motiv larje hesapesh, policia e ka pasur të lehtë të skedojë autorin duke kërkuar nga e shkuara e viktimës. Por ajo që mbetet shqetësuese është rritja e numrit të vrasjeve në cdo sezon turistik. Edhe pse policia shpesh ka dalë me deklarata se ka marra masa për parandalimin e vrasjeve, shifrat tregojnë të kundërtën.
Kështu, në 90 ditë të verës janë vrarë 39 persona, ku në muajn qershor shënohen 8 viktima, në korrik 17 viktima, dhe në muajin gusht 14 të vrarë. /ora-news/

9 komente në “Sezoni veror rikthen vrasje të bujshme”

  1. jimy says:

    Ky eshte patriotizmi i albanise qe po qerojne njeri tjetrin .Epo te keshe xhepin boshe nje dicka do te beshe

  2. fakte says:

    sipas indeksit te shtatorit 2011 http://kokqepa.com/2011/09/indeksi-i-kokqepes-shtator-2011/

    7: Numri i njerezve qe kane vdekur si pasoje e grindjeve me arme zjarri qe kane buruar nga gervishtjet e makinave ne trafik gjate muajve Korrik/Gusht.

    33: Numri i njerezve te vrare nga sherre te tjera banale, me i fundit i te cileve ishte Artur Kura ne Kavaje qe u vra per nje bistak rrushi, duke i dhene keshtu kuptim real shprehjes, “Si qeni ne vreshte.”

    Vapa: Faktori kryesor sipas ministrise se brendshme per rritjen e kriminalitetit gjate muajve Korrik/Gusht.

  3. ervin says:

    Pak vrasje kane ndodhur per nje vend qe nuk ka shtet.

  4. apollon mema says:

    A thua eshte real ky numer ???

  5. altini007 says:

    vrituni ore se prap se prap 1 milion do mbetemi nuk do shuhemi si komb !
    bjeri me te lumte dora beja fora

  6. gjoni dallas says:

    meshume vitin tjeter kjo eshte urata ime

  7. antishqiptari says:

    me shume ju uroj vitin tjeter

  8. tourkofagos says:

    ……39!!!!!!!!!!! shume pake!!!!
    me kete ritem,nuk shkohet ne FERR!!
    sa per kuriozitet besoj se,99,99% e viktimave jane shqipfoles myslimane,,,,,,,,qofsha i gabuar!!!

  9. Savo Dukati! says:

    Po kjo do ndothte: Ulërimat e vitit 1990 në mitigjent e drejta për demokracinë, disa karpadina të bardha çirreshi. Ti shkatërrojmë kooperatvat, Ti shkatërrojmë ndërmarjet, ti fillojmë gjithçka nga e para, se “NUK Ç;KA NA DUHEN MË QELBËSINAT E MONIZMIT”. Turma lumpenësh, burgaxhij, agjent të Beogradit të cilët kishin hedhur 20 milion dollar, për të devijuar diftakun e demokracisë Shqipëtqare, Ulërinin shesheve dhe ju turrën jo shkatërrimit, pra zëvëndësimit të ideoliogjis, po Shqpëris:
    1- Shkatërruan Mijrat e hektarëve të frutikulturës moderne, mijra ha. vreshtë, platacionet gjigante të drithrave, perimeve foragjereve, të cilat siguronin 60% të buxhetit të shteti.
    2- Shkatërruan sistemimin modern të tokës, e cila për nga cilësia kapte parametrat e Gjermanis, së bashku me sistemin vaditës e kullus, veprat e artit relativisht moderne dhe që kapte gjith Shqipërin. Mos të harrojnë se kriminelët e pushtetit kur shkatërroheshin serat moderne të perimeve të kryeqytetit dhe faqe me nder presidenti i aredhur rrishtas, NË KRYE TË REPUBLIKËS DEMOKRATIKE ARNAUTE, E SHIKONTE DHE NUK VEPRONTE. SERAT E KRYEQYTETIT ISHIN RAST I RRALLË NË BOT, NGA SA KEMI PARË ME SYTË TANË SOT. Barbaria e pa parë në histori shkatrroi gjithçka Shqipëtare, e cila siguronte ushqimin bujqësor blektoral. Kushdo patriot dhe specialiste që bërtiste se kështu po e çojmë Shqiprin drejt mesjetës dhe jo drejt demokracis, mbytesh me pështymë se: Je komunistë, se do na i bëjë nga e para Amerika, ju kështu dhe ju kështu, hidhesh injoranti i pa arsim, kusari i pulave, xhahili i paguar etj. etj. dhe kështu fundoset në oqeanin e llymit Shqipëria. Si për të mos mjaftuar me kaq shkatërrimi shkon në funt.
    3- Skatërrohet totalisht arti kultura, bibliotekat, kishat, pasuria arkeologjike, Pyjet e mrekullushme të pishës arrës lajthis gështlnjës i rrafshon spata dhe zjarri i provincialëve xhahilë me gjith se këto i kishte bërë zoti dhe jo komunistët. Shkatërrohe shkollat sepse gjora do bëheshin të reja.
    Së fundi ju kthyen shkatërrimit të vlerave të detit. Pra gjithçka e ndërtuar nga puna rraqskapitëse 45 vjeçare dhe ajo shekullore e natyrës u shkatërrua, në emër të popullit. Për fat të kaq Kriminelët që udhëhoqën turmën e barbarëve shfrytëzuan kulturën e ulët tonën si popull, që trashëgojmë një shpirt retrogradi ( Vetshkatërrues) dhe e çuam zhvillimin e vëndit sidomos bujqësin, blektorin, pyjet, detin, vlerat arkeologjike kulturore ndofta 400 vjet prapa.
    4- Mbasi Populli ngeli çipllëk se nuk kishte ç,farë të hante, toka u braktis, blektoria u braktis bile ishte për turp të merreshe me to sepse, populli zuri qytetin duke pushutar sipërfaq të tëra e cila shkaktoi tragjetin e madhe të urbanistikës duke futur kulturën e shpellave që duhen shekuj dhe zor se rregullohet.
    Nejse këto janë kapituj tragjik që do ti analizojë historia, por në gjëndje të tillë sigurimi organizoi largimin masiv të rinis si fuqi e rrezikshme për realizimin e shitjes së Shqipëris. Mbasi realizoi zbrazjen nga gjysma e popullsis, filloi shitja e Shqipëris gradualisht, me radhë, si Futja e Italis për të na ruajtur bregdetin, më tej Shqipëria 1 euro, pastaj shitja e pasuris kombtare, minierat, telefoni, hidroçantaqle, së fundi shitet territori Greqis, etj. etj. Në një gjëndje kaq të mjerë, me varfëri të tej skajshëme, me një rini pa perspektiv, të droguar, me një ushtri analfabetësh, me një edukat të vjedhjes, grabitjes, parazitizmit, lakuriqësis deri në neveri të emisioneve televizive që qelbën të arthëme, ç,do bëjnë njerësit? “DO VRASIN NJERI TJETRIN” Shtrova disa gjëra modeste, jo se nuk dihen nga populli i ndershëm, por të kuptojnë dhe mëndje pluhurosurit se skenari i vrasjes së Shqipëris ka 20 vjet që është projektuar dhe vazhdon. Në rast se ne flem, do dali uji i zi nga tradhëtarët. Pra vrasja nuk duhet gjykuar si një fenomen i çastit, po një prej faktorëve që po shbën Shqipërin. Demokracia shqipëtare nuk ka filluar, përkundrasi unë si qytetar e shikoj veten të pushtuar nga Tirania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje