Biografia e Fatos Nanos sipas amerikanëve

2 Shtator 2011, 18:00Politika TEMA
Biografia e Fatos Nanos sipas amerikanëve

Wikileaks ka zbardhur së fundmi një nga kabllogramet konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Tiranë u bëhet një biografi e detajuar e Fatos Nanos në vitin 1997. Nano është liruar nga burgu pak muaj më parë dhe sapo është zgjedhur kryeministër. Ambasada tregon detaje të jetës së tij nga krijimi i një grupi rok ku Fatos Nano ishte solist deri tek burgu për korrupsion. “Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka”,- është përshkrimi i Ambasadores Mariza Lino për ish-kreun e opozitës. Më poshtë kabllogrami i plotë:

Titulli: Rokada në polici zbulon një “të paprekshëm”

Datë 8 gusht 1997

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit, diplomatët më Europë dhe Vatikanin

Firmosur: Ambasadorja Mariza Lino

Klasifikuar si Material konfidencial

“Fatos Nano ka lindur më 16 shtator të vitit 1952, Është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, të cilën e ka njohur që në fakultet. Ata kanë gjithashtu edhe dy fëmijë të rritur, një vajzë dhe një djalë. Djali, i moshës rreth 17, 18 vjeç është duke studiuar në një kolegj amerikan në Selanik. Vajza, e moshës rreth 16 apo 17 vjeç studion në Lion të Francës.

Nano është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, i specializuar në Ekonominë Politike. Nga viti 1975-1978 Nano punoi në menaxhimin e Metalurgjikut në Elbasan. Nga 1978 deri në 1981, ai punoi si kërkues në Ekonominë Botërore në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë. Nga 1981 deri në 1984, Nano punoi si ekonomist në fermën bujqësore të Priskës. Nga viti 1984 deri në 1990 punoi si kërkues mbi problemet socio-ekonomike dhe të reformave të tregjeve në bllokun e lindjen, përsëri në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë. Vazhdimisht, nga viti 1978 deri në 1990 ai gjithashtu ka qenë lektor në disa fakultete të Universitetit të Tiranës.

Në dhjetor të 1990-s, Nano u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në janar-shkurt 1991 ai u ngarkua me detyrën e zëvendëskryeministrit për reformat ekonomike nën drejtimin e Presidentit Ramiz Alia dhe Kryeministrit Adil Çarçani. Nga marsi në maj të 1991 ai u zgjodh Kryeministri i qeverisë që përkohshme e cila përgatiti zgjedhjet e para pluraliste në 31 mars 1991 duke filluar tranzicionin në një sistem demokratik.

Nga maji në qershor 1991 atij iu dha një mandat i dytë si kryeministër. Nano u zgjodh si deputet nga viti 1991-1992 dhe përsëri në zgjedhjet e këtij viti, megjithëse karriera e tij në këtë drejtim u ndërpre. Ai u arrestua me akuzën e korrupsionit më 30 korrik 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg në vitit 1994 pas një procesi të prishur nga shkeljet e procedurave ligjore. Ai u deklarua i dënuar politik nga Amnesty International, Komisioni i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Helsinki dhe grupe të tjera. Nano u lirua nga burgu në 14 mars 1997 me faljen e Presidentit Berisha gjatë përmbysjes së pushtetit.

Nano ishte zgjedhur kryetari i PS-së në Kongresin e Themelimit të kësaj partie më 12 qershor 1991 dhe u konfirmua në këtë post në kongresin e dytë të kësaj partie në gusht 1996 gjatë kohës kur ai ishte në burg.

Nano ka publikuar një numër studimesh krahasuese mbi tregjet ekonomike, reformat në bllokun e lindjes dhe funksionimin e tregjeve evropiane. Ai ka publikuar gjithashtu edhe artikuj mbi kërkimet shkencore të prezantuara gjatë konferencave në Shqipëri dhe gjetkë.

Nano ka marrë çmimin e tretë më të rëndësishëm në vend për studimet mbi faktorët socio-ekonomik të vendeve në tranzicion. Nano flet rrjedhshëm italisht dhe mirë anglisht. Ai gjithashtu flet rusisht, serbo-kroatisht, spanjisht dhe pak greqisht.

Fatos Nano ka lindur në një familje që ishte pjesë e elitës së regjimit komunist të vendit. Babai i tij ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar për shumë vjet. Nano ka studiuar në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, e rezervuar për fëmijët e nomenklaturës. Aty mësoi gjuhët e huaja si dhe të luante me kitarë. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave, rreptësisht e ndaluar për publikun e gjerë gjatë asaj periudhe.

Referuar disa të dhënave, kur Nano ishte duke punuar në Institutin e Marksizëm-Leninizmit ai u pikas nga gruaja e Enver Hoxhës, e cila kryesonte institutin për favore speciale. Ai ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme karrierën e tij dhe e ndihmoi atë në pika strategjike për të lëvizur nga një pune të tjetrën.

Ai u zgjodh zëvendëskryeministër në vitet e hershme 1991 dhe pas rënies së qeverisë Çarçani ai u bë Kryeministër. Pas katër javësh në këtë post, atij i duhej të përgatitej për zgjedhjet e 31 marsit 1991. kandidoi dhe fitoi si kandidat i Partisë së Punës në Tiranë duke fituar me balotazh. Ai u emërua përsëri si Kryeministër, megjithëse puna e tij e re nuk do të zgjaste më shumë se para. Grevat e përgjithshme të organizuara nga Sindikatat e Pavarura, të cilat filluan një javë pas marrjes së detyrës detyruan atë të japë dorëheqjen disa javë më vonë. Ylli Bufi mori postin e Kryeministrit në një qeveri po aq jetëgjatë sa ajo e Nanos.

Nano fitoi vendin bosh të kryetarit të Partisë së Punës në kongresin e 10 të saj në qershor të vitit 1991. Shkrimtari Dritëro Agolli ishte rivali i tij kryesor në atë kohë. Gjatë atij kongresi, Partia e Punës ndërroi emrin duke e bërë Partia Socialiste e Shqipërisë.

Partia Socialiste u përgatit për një humbje të madhe në zgjedhjet e marsit 1992. Gjatë asaj kohe, ai u akuzua për një marrëveshje me Berishën për kalimin e pushtetit nga e djathta. Flitej që ishte bërë një marrëveshje në Trieste të Italisë në një takim të përbashkët në prezencë të Mentor Çokut. Gjatë atyre zgjedhjeve, Nano fitoi mandatin në Kuçovë. Rivali i tij ishte Perikli Teta, tani Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes në qeverinë Nano.

Gjatë fjalës së tij të fundit në parlament para se të arrestohej, Nano akuzoi ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Uilliam Rejerson dhe CIA-n për komplot me Berishën për ngritjen e një procesi gjyqësor të rremë ndaj tij. Në të njëjtin fjalim, Nano akuzoi Berishën se e kishte kthyer vendin në një Republikë Bananesh nën varësinë e SHBA-ve.

Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar. Me të dy fëmijët që studionin jashtë Shqipërisë, pavarësisht se si është e vërteta ata tani dukeshin se ishin bërë të mirë duke u bashkuar me prindërit në plazhin e Durrësit ku ishin të pranishëm edhe të huaj.

Nano është intensiv, i fokusuar dhe individual. Është 168 cm, një gjatësi mesatare për meshkujt shqiptarë. Doli nga burgu mbi peshë dhe i parruar. Shumë të njohur të vjetër u shprehen se nuk e kishin njohur atë pas daljes nga burgu. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka.

Miku i tij më i afërt gjatë kohëve më të vështira kur ai ishte në burg ishte Bashkim Zeneli. Zenelit, i cili ishte miku më i besuar pas gruas së tij, nuk iu dha një pozicion prestigjioz me profil të lartë. Përkundrazi, ai mbajti një profil të ulët duke qenë deputet i parlamentit të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punës e Jashtme.

Gruaja, e vizitonte Nanon një herë në javë në burgun e Tepelenës. Ata janë dukshëm të përkushtuar ndaj njeri-tjetrit. Edhe pse ajo nuk është shumë e aftë në gjuhët e huaja dhe nuk flet shumë në publik, në prani të të huajve, duket qartë se Nano ka konsideratë të lartë për atë.

 

Kush është  Fatos Nano

Në vitin 1991 Fatos Nano filloi karrierën e tij politike pasi u zgjodh si Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizonte zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri

Në zgjedhjet që u mbajtën më 31 mars 1991, të cilat u fituan nga Partia Socialiste, ai u caktua përsëri si  Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të japë dorëheqjen.

Në mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit më pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga Presidenti Sali Berisha.

Në 1997 Nano u liruar nga burgu pas trazirave të kryera në atë kohë, kur falimentuan firmat piramidale që shkaktuan një kryengritje të armatosur kundër Presidentit Sali Berisha.

Në fund të vitit 1997 u zhvilluan dhe zgjedhjet e përgjithshme të cilat u fituan nga PS, ai u caktua si Kryeministër dhe dha dorëheqjen pas trazirave të ndodhura për shkak të vrasjes së Azem Hajdarit.

Në korrik të vitit 2001, PS fitoi zgjedhjet dhe Nano u bë kryeministër për të tretën herë në korrik 2002.

Në 3 korrik 2005 Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe mazhorancën në parlament. Pas humbjes së zgjedhjeve, më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste.

Më 8 korrik 2007 ai u fut në garën presidenciale në një përpjekje për të zëvendësuar Alfred Moisiun.

32 komente në “Biografia e Fatos Nanos sipas amerikanëve”

  1. tourkofagos says:

    Nano,nje nder politikanet e paket,me parameter evropian,humbi rastin fatal,per tu bere politikani qe do te kthente rroten e historise shqiptare,drejt BE! Cdo koment i tepert,i pavlere,,,,,,ky rast u humb per gjithmone!

    1. adiatiku pertej detit says:

      kushe epegoi, korrupsioni dhe imoraliteti itij i ulet.keshtu vlerat her imoraliteti her korrupsini
      baras injorate i paskrupullt,qe shumezohet me zero dhe gelet njni zero

    2. ammy says:

      ………NANO PIANECI SHKATERROI FAMILJEN E VET DHE TE MAJTEN…….BERI TAMAM SI AI GJELI KUR NUK KA ME ZOCKA KTHEHET DHE I HIPEN NENES SE VET…..THJESHT NJE PIANEC I PA VLERE……NA TREGOI TE GJITHEVE SE KUSH E VURI ATE DHE BERISHEN NE KRYE TE DY PARTIVE……ORIGJINAL ESHTE DHE BERISHA ME NJE NDRYSHIM SE NUK PI……PLEHERA TE DY …A PER PAK HAROVA NJE MERITE TE NANOS. BERI L.RAMEN MINISTER QE TE KISHTE ME TE LIRE TE SHOQEN E LUANIT….KETE GJE E DI DHE MONIKA P……….MADHI……..

      1. leon says:

        Nqs ka perdorur gruan e Luan Rames , i ka bere nder se Luani edhe para se te behej minister ishte i zene me Bleona Qerretin, dhe misse te tjera nuk i shkonte ndermend per gruan, po nuk e ulte pjacen Nano deri te gruaja e Luanit. tung

    3. Albann says:

      Turkofagos i vetmi rast qe mendoj qe ket te drejte….sikur Nano mos ishte i mbuluar nga ato vese qe kishte dhe te mendonte pak per Shqiperine ,ai kishte vertete aftesite intelektuale per te bere ndryshimin. Jo vetem ishte i afte intelektualisht por kishte dhe autoritet qe e lejonte ti kishte njerezit nenkontroll dhe ti organizosh me lehte.Sic ka thene kjo e kur qeshte ishte serioz.Berisha duket si palaco kur qeshPor kur dendesh me raki,e shkon kabareve vazhdimi dihet….KARTE E DJEGUR.Ai thjesht si 99.99% epolitikaneve qe ka Shqiperia mendoi per veten dhe vetem per veten.Politikan i mire eshte ai qe i sherben atdheut.Ai qe ben politike per biznes eshte Biznesmen.Mendoj qe sot ai ka zgjedhur ate qe ben me mire,biznesi ?

  2. geno says:

    Njeri legen, lango pazari ka qene eshte dhe do vdes Fatos Plehra

  3. mario says:

    EEFAROSL EHUMBI SHANSIN PER TE QENE POLITIKANE I MIRE PORE MA I MIRE SE SALA ASHTE NE KOHEN QE DREJTOI ISHIME ME MIRE SE TASHE JU TREGOI NJE HISTORI NE DOGANEN HANITE HOTITE FATOSI MDASI HUMBI ZGJELLJETE U THA A JENI MA MIRE TASHE AKURE ISHA UNE KRYEMINISTER ME NJE FJALE FATOSI KA HENGER PER VETI PORE TE KA LENE ME HENGER EDHE TY PORE SALA DONE ME HENGER VETE R

  4. TEFTA ALIKAJ says:

    KY ESHTE KELLIRA E SOCIALIZMIT +POSHTERSIA E DEMOKRACISE

  5. pader Ti says:

    Morali,pija alkoolike,bixhoxi rrezuan pregjithmone vlerat e tij ne politike dhe udheheqje ,tani eshte e kote CFO tentative e tij apo edge e te there’ve per Tu future ne politike……Ai tani quhet PLEHER…

  6. F.Guri says:

    Kur Nano hiqet se do apo respekton Zotin, eshte kulmi i intrigave te tij.

  7. Lir Koka says:

    Nje kelysh i Nexhmijes dhe Ramizit, binjak politik i Saliut.Moren ne qafe vendin me epshet e tyre dhe debilitetin politik.

  8. trakua says:

    I paskan rene larg e larg me kete telegramin keta te ambasades. Kur duhet te thoshin, Tosi i Nanes eshte nje pijanec ordiner qe loz bixhoz me parate qe ju vjedh shqiptareve, te cilet jane krenare qe jane shqiptare dhe qe i vjedhin Tosi i Nanes dhe Sal Ram Berisha.

  9. homeri says:

    Kushdo prej nesh ka nje vleresim te tije per politikanet . Per mendimin tim NANO eshte i vetmi politikan shqiptare me parametra europian . Analiza behet me fakte
    – E trasformoi partin socialiste ne nje parti te vertet demokratike te hapur me debat te brendeshem e konkurus per individet
    -E njifte mjafte mire rolin e kompromisit ne krizat politike si me opoziten dhe brenda partise se tij
    -konkiroi si antar i thjesht per kreun e partise
    -njifte mjaft mire dorheqjendhe e zbatoi ate ne krizat e vendit
    -I vetmi politikan qe kur humbi ne zgjedhje beri dorzimin paqesor te tij
    bente mbledhje dinjitoze te kshillit te ministrave per probleme te programit qeverises ,jo si tani cdo tre dite per gara noti.
    -Kur pa se me uqerit ,injorantet qe jane ne politiken shqiptare nuk mund te mbijetonte i erdhi ideja e JOVAN BREGUT kerkon magazinen -PRESIDENCEN-me te gjitha menyrat duke ju nenshtruar personit qe i ka nxire jeten atij e popullit shqiptare Sali Berishes,por ajo qe ja uli vlerat me shume FATOS NANOS ishin zgjedhjet e 2009 qe beri prapagande kunder PS.dhe u shpreh se nuk mori pjese ne votime ,pra nuk beri detyren si qytetar i ketij vendi
    -Persa i takon jetes personale vetem ne shqiptaret u japim rendesi Ato jane karakteristika te cdo individi

  10. tourkofagos says:

    nuk e njoh nga afer,por dhe nuk me intereson jeta e tij private,eshte totalisht e drejta e tij,te pij e q…j,sa here i f…et,por ajo qe me intereson mua si nje politikan eshte se cfare ben ai per politiken dhe kontributin ndaj rritjes se mireqenies se popullit.Nqs do te benim nje krahasim me islamistin,sali berisha,ndryshimi eshte 10000%,,,,,nuk ishte vrases,nuk krijoi banda vrasese,doreheqje si nje politikan evropian,,,,,,dhe me kryesoria,me respekt nga qeverritare evropiane e jo nje dele e zeze arabe ne mes te evropes,sikunder shikohet sot islamisti sali berisha.

    1. LEON says:

      shume e sakte. Fatos Nanos si politikan inteligjent dhe i pergatitur i vjen ane Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta e te tjere.

  11. Ramy says:

    Turkofagos pelqen nanon pasi qe eshte grekoshqipfoles

  12. indrit says:

    per perkthyesin: kam pire pak e s’munda ta lexoj te teren, por fjalia e fundit, zte me zune syte dhe ate po te them se e ke perkthyer gabim.”Nano eshte serioz eshe kur tallet ose eshe kur ben shaka, dhe jo kur qesh”.Po hajde mo, futi i dopje dhe kalon…

  13. Gazmend Nushi USA says:

    Duhet me e sha pa tjeter Nanon qe te jesh i mirpritur ose ndryshe mos e merr mundimin.

  14. zgalemi ds says:

    Nano Dereziu! Pote mos kishte ndodhur 1996- 97 do ishte edhe sot ne burg ishkreti, i perkedheluri i
    Nexhmijes. Pis ! Pijanec,I shitur,Gomone Berishes.Do me? Harrova:Faqezi! Derr be derr ujk e derr!…
    Kllouni Berishes, bythlepires dhe i shitur. Ky eshte Nano shkerdhata!
    Poshte Nanua me Berish dhe Ilir!
    Rrofte Edi me te Tjere!
    zgalemids USA

    1. Afërdita Kola says:

      Agim Hamiti: Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan: Lexuar… http://bit.ly/jAL5ep

  15. tekniku says:

    I zgjuar,dinak dhe pa karakter.Nje i paburre qe ne dy kulme te jetes se tij tregoi qe eshte vecse nje lepur.Me pak guxim ai me Berishen duhet te kishin bere rrokade,Nano krytar qeverie dhe Berisha ne Tepelene.Mbas vrasjes se Hajdarit dhe kryengritjes se armatosur te Berishe ,la vendi dhe u fshe ne Maqedoni.Gojepis dhe cinik per te injorur kundreshtaret e tij deri ne hollesite e jetes personale.Me se fundi degjeneroi plotesisht ne nje zagar te Berishes dhe Mafias shqiptare kundrejt pageses dhe shperblimeve.Finalja:nje njeri teper i pasur por pa asnje vlere njerezore se buf kenet sic e thrriste dikur Agolli.

  16. Atdhetar USA says:

    S I SHUME TE TJERE EDHE UNE JAME I ZHGENJYER NGA BINDJET E MIJA PER FATOS NANON .NJE NJERI QE SDO FAMILJEN E TIJE ,BRAKTIS GRUAN, FEMIJET, PRINDERIT, NUKE E DI SI MUND TE DOJE ATEDHEUN DHE POPULLIN E TIJE. GJITHECKA QE BERI PER PS UPERMBYS NGA VESET DHE SJELLJET E TIJA. KURE KALOI ME ILIR HAJDUTIN DHE SALI SATANANE ATEHERE U BE ME I NDYRE SE ATA KRIMINELE TANI LE TE HAJE LEKET QE KA VJEDHUR DHE MOS E SJELLE ME KOKENNE SHQIPERI.

  17. Nina says:

    Citoj: “…..Nje duhanxhi i rende, nje kafshe sociale
    qe i kenaqet jetes se natesn……” dhe vazhdoj, një fundërinë dhe vetëm fundërinë dhe spiun i Asfalis greke që kur ka lind, bashk me të jatin e kush e ka lind të jatin. Një rrugaç rrugësh, që kurrë nuk mund të quhet politikan e jo më shqiptar. Theft qafën kudo qoftë e mos past më fatin e zi Shqipërija ta ket mbi tokën e saj që lëngon

  18. Ivani i madh says:

    Kur flisni per nanon e njemij te keqijave qe mban me vete te vjen jo per te vjelle por per te dh …re nje zogoll i vogel qe kur i rezikohet menderja largohet nga vendi dhe vjen pasaj me ndimen e mercenarve i pari nga serbet e i dyti nga amerikanet .Ai njeri i ka borxh shume popullit tone si dhe ky trapi qe kemi tani per prapesite e hilet e tyre. I pari eshte hiene i dyti gomar me qelbes mbrapa qe zhvatin sa i pari te dy te pjelle nga nje nene te edukuar e ritur prej saj,duke lene te ve dhe njerkun millosh[ pallosh] pa mbeshtetjen e bijve te saj biologjike.

  19. shaban fisheku says:

    Nano ,Berisha fundosen Shqiperine.
    njerez te pa turp te pa cipe Rrugac.

  20. odiseu says:

    Nano nje Kufome e gjalle e degjeneruar ne cdo menyre pershkrimi qe mund ti besh. Nje njeri individualist deri edhe adoleshentet do ta ksihin zili….I zgjuar deri ne momentin kur pas nje fjalie me pak fljale shqip, vinte tjetra me fjale te mara nga koshi i gjuheve qe na dika ky kodoshi…Troc nje pordhac qe kenaqet me aromen e pordheve te tij, dhe nej frikacak qe mbathjen nga syte kembet per tju shmangur pergjegjesive, e mbulonte me dhelperine e tij qe i rrjedh dhe nga syte, si nje doreheqje….E fundit fare… bojen mos ja pafshim me, ne politike jo e jo, po as rrugeve te Shqiperise mos ja pafshim se na verbon shtati i tij si nje qenie e peshtire…

  21. Ordak Minga says:

    Nano eshte politikan liberal e mori drjetimin e vendit ne kohen kur ieshte shkaterruar gjithcka dhe dhe zoteronte si prone vetem pjesen e kryeministrise dhe e dorezoje me standarte ndekombetare me zgjedhje te lira dhe me adninistrate bashkekohore.

  22. Fiku Detit says:

    Po te perktheni fjalen “Nano” do te kuptoni se kush eshte Nano!>>>

  23. po deshet ????!!!!! says:

    ramiz alia
    /\
    / \
    / \
    / \
    / ________\
    tos nano sal berisha
    ( “majtas”) ( “djathtas” )
    \ /
    \ /
    \ /
    \ /
    \ /
    sundues me pasardhes

    kush i di fjalet e ramizit ne pleniumin e ‘ 89-s ” ……do te lejojme pluralizmin, por ne krye te partive do te jene njerzit tane…… do ta shajne komunizmin nga themelet deri ne cati …. per 20-25 vitet e ardhshme ne ish komunistet do te jemi kapitalistet e rinj te ketij vendi …….. ky vend na perket ne (ish komunisteve) sepse ne luftuam dhe e rindertuam mbas lufte ……”

  24. Emigranti says:

    I rrofshi bomblat Tos Nanos ju, po me te vertet qe donit te gjatin prandaj dhe te gjatin do keni …. hahahaha sa mire ua ka tendosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje