Caktohet axhenda 3-javore e Kuvendit, merr pjesë dhe PS

2 Shtator 2011, 12:06Politika TEMA

Paraditen e sotme është mbledhur konferenca e kryetarëve, e cila ka miratuar axhendën tre javore të punimeve të Kuvendit, pas periudhës së pushimeve.

Në këtë konferencë kë marrë pjesë edhe Gramoz Ruçi, konfirmim ky që PS-ja ka vendosur që të rikthet në parlament.

Nuk dihet nëse në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit janë përfshirë të gjitha projektligjet e mbartura që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Një ditë më parë, kryeparlamentarja Topalli kërkoi nga opozita që të jetë në Kuvend për hir të integrimit të Shqipërisë në BE.

7 komente në “Caktohet axhenda 3-javore e Kuvendit, merr pjesë dhe PS”

  1. F.Guri says:

    Duket qe s’kish rruge tjeter me te mire se kjo.Na ngelet te shohin dredhite e reja qe do luhen nen rogos.

  2. Latif Dreqi says:

    O socialista te mencem, hiqeni Rucin se nuk eshte per ate pune…parlameti do gojari, jepjani celesat Blushit, te pakten ato te parlamentit..handicap i madh qe nuk eshte Rama atje (nje tjeter gabim i tij). Nxirrni mesime te pakten..nuk ka kaluar shume kohe kur Berisha e diskreditonte Nanon me dhe pa te drejte ne parlament..aty i fitoi piket, si brenda dhe jashte tij..Deri ne 2007 kur Blushi drejtonte grupin e socialisteve gati 2-3 here iu rrezikua posti Topalles…vibronte kuvendi…Gjynah, qe mllefet iu kane zene syte!

  3. M.B. says:

    Shkoni qe te tallen me ju sa tu doj qejfi e ju te merni leket se per ata qe eqin nga puna keta e nuk kan me se te ushqejne familjen nuk ka gje. E pastaj doni tju vin pas po si pa buk?

  4. Mergimtari says:

    Ky eshte nje hap me teper tradhetije qe PS po i ben interesave te vendit . Me kete hap i thone satrapit Sali rrofshe dhe mbreterofsh si dhe sa te te doj qejfi.

  5. Nje qytetar says:

    U mesuan dhe nuk rrine dot pa u vjedhur,meqe zgjedhjet jane cdo dy vjet po shkojne si dele ne parlament se aty vidhen me shpesh votimet,sy per sy dhe live,sic duket po u shijon kjo gje.

  6. Fil says:

    O Mergimtarcato nuk tradhetuan interesat e vendit me pjesmarrjen e tyre ne parlament por ato tradhtuan interesat e ps per te qeverisur dhe interesat e edi rames per tu bere kryeminister.Ato gjithashtu tradhetuan betimin e bere se bare do hame e vijen e socializmit nuk e trdhetojme,por e tradhetuan,nga socializmi i enver hoxhes e shnderruan ne socializem evropian por jane akoma shume larg asaj te evropes.

  7. rrahman kosova says:

    ktu duhet pergjegjesi te jap edi rama ika premtu elktoratit se po u vidhen votat ne zgjedheje te gjith ata qe vjedhin to ti ndjekim deri ne fund dote marrin denimin e meritum ky premtin nuk u mbajt tash marrin vendim dhe hyn bashk me vjedhesit e votes dhe ja futin gjumit se ska denim per ta kan zen pozitat aty ku denohen apo prej aty ku niset dhenja urdherit e rama rri ska qka thot ska gje ne dor ,tash vjen pergjegjesija rama duhet dhen dorehqeje je shum pragmatik je shum liberal me salen duhet dhemb per dhemb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje