Krimi trondit vendin, burri vret gruan në Shkodër, në Peqin vritet një polic

2 Shtator 2011, 10:09Politika TEMA

Dy ngjarje të rënda kriminale janë shënuar gjatë mesnatës së djeshme, teksa në Shkodër burri ka vrarë gruan e vet, ndërsa në peqin një hajdut ka vrarë punonjësin e policisë dhe më pas edhe veten.

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të natës pranë fshatit Pajovë në Peqin, ku si pasojë janë vrarë dy persona, njëri nga të cilët është efektiv policie.

Sipas policisë efektivi Zabit Caka 50 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga Luan Tabaku 40 vjeç, i cili në momentin e shkëmbimit të zjarrit ishte duke grabitur një transformator në fshatin Gryksh në komunën Shezë.

Në fillim policia kishte deklaruar se në grabitje ishin përfshirë dy persona të cilët sapo kishin parë trupat e policisë kishin qëlluar drejt tyre. Por, pas sqarimit të ngjarjes mësohet se grabitësi kishte qenë i vetëm dhe pasi ka qëlluar për vdekje policin Caka ka shkrepur armën ndaj vetes, duke mbetur i vdekur në vend.

Polici i rënë në krye të detyrës ishte punonjës i patrullës së përgjithshme dhe specialiste të zonës ku ka ndodhur përleshja me armë zjarri. 50- vjeçari ishte babai i 5 fëmijëve, 4 vajzave dhe një djalë.

Në Shkodër, burri 22 vjeç ka qëlluar për vdekje me disa plumba pistolete gruan e tij të mitur që ende s’ikishmbushur 18 vjeç, shtetasen Bedrie Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit në ambjentet e brendshme të konviktit të shkolles industriale. Dy bashkeshortet jetonin prej disa muajsh bashkë në një dhomë të këtij konvikti.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por sipas policisë një nga pistat është ajo e grindjes së çastit e provokuar nga gjendja e rënduar ekonomike.

11 komente në “Krimi trondit vendin, burri vret gruan në Shkodër, në Peqin vritet një polic”

  1. tg usa says:

    Normaliteti i “mrekullise ekonomike” shqiptare te plakut Berisha.

    1. jimy says:

      ku eshte kjo . TOKA IME ALBANEZE E KA SHIJEN ME TE MIRE SE MJALTI .. VETEM LAJME TE FRIKESHME

  2. drini says:

    He se shkodranet nuk perbejne ndonje cudi, te tille jane. Berisha i lagu 3 here dhe akoma pa ju thare breket shkuan e votuan.

    1. shkodrani says:

      E para te kesh turp qe flet ashtu….mos u ngij me fatkeqsit e tjetrit..Persa i takon votimeve shiko Tiranen qe votun Lul kriminelin,hajnin,vrasesin….pamvarsisht se ja vodhen ne tavolin,…por kuuuuurre nuk duhet te ishte rezulatati plus 10 por plus 10.000.Keshtu ndodhe edhe ne Shkoder vjedhen votat o zotni.

      1. fule says:

        Manipulime ka pasur edhe gjetke po ne shkoder Saliu ka pasur perhere me teper suksese se kudo psh. 10mije me 20mije, madje edhe se vete Tropoje a Kukes. Ma do mendja se “drini” eshte nisur nga ky fakt dhe natyrisht nuk i pergjithson te gjithe shokdranet ne ate qe thote.

        Une kam qene vete dhe e di se ata qe protestonin me te vendosur ne mitingjet e medha ne Tirane kunder Saliut ishin cuna dhe burra nga Shkodra. Ndaj dhe ju vete te tilla shfryrje mos i merrni si pergjithsuese, se nuk thuhen per te gjithe.

  3. Raimonda Moisiu says:

    Vazhdojnë të vriten gratë; Dhunë me bashkëjetesë politike e sociale
    Opinion shkruar nga Raimonda Moisiu

    Ka disa javë për të mos thënë muaj, vendi është ngërthyer në një rreth vicioz të përmasave të frikëshme të krimit, forca për të dominuar, për të shkatërruar, për të vrarë,dhunë e krim në shoqëri e familje, ku dhuna më e egër e tragjike; është dhuna ndaj grave. Teksa lexojmë lajmet cdo ditë mësojmë fatin e Erjetës të zhdukur e më pas e gjendur e vrarë diku në rrethinat e Tiranës, për Irena Selin e zhdukur në udhëtim e sipër dhe asnjë gjurmë deri më sot për të, për vajzën e re nga Lushnja nënë e dy fëmijëve e gjetur e masakruar me mbi 20 thika në trup, në pyllin e Shëngjinit,etj.,etj., deri te horrori që tronditi jo vetëm qytetin tim të Korcës, por tërë opinionin shqiptar në tërësi, krim me përmasa tronditëse e shokuese, që nuk mund të gjesh fjalë për ta përshkruar këtë masakër cnjerëzore. Për gati 20 vjet kam jetuar me familjen në lagjen no 4 të Korcës, as 50 metra larg nga ku ndodhi krimi cnjerëzor , ndaj të ndjerës Liljana Arapi. Gjendjen sociale ekonomike dhe psikollogjike pak a shumë e njoh të komunitetit të lagjes no 4, në Korcë,falë kjo, profesionit tim të mësuesisë ushtruar në shkollat “Nuci Naci” e “Demokracia” në këtë lagje. Pikërisht aty nga mesi i viteve ’90 –të shumë pranë shtëpisë së horrorit aktual, në katin e parë të një pallati dykatësh, ndodhi vrasja e nxënëses time Mirela Gora, -ndoshta do të tronditeni kur të lexoni këtë cast se përdhunuesi, masakruesi me thika dhe vrasësi;ishte babai i saj, Fejzi Gora. Mirela, vogëlushja e gjorë nuk ishte më shumë se 13-të vjece.Krim dhe incest në familje!!!

    Tragjedi! Ky krim makabër është zbuluar në kohë rekord nga komisari i policisë atë kohë, i ndjeri Arben Zylyftari. Dhe horrori përsëritet në përmasa dramatike të llahtarëshme e tronditëse. Në ditët e sotme krimi grish papushim shqiptarët; aty në lagjen no 4, Korcë, në Shëngjin e Shijak, Tiranë e Vlorë, Shkodër e Konispol, kudo në truallin shqiptar!! Vazhdojnë të vritën gratë dhe ky lloj tmerri, mbizotërimi i dhunës cfaqet në forma të një dhune jo vetëm në incidente të vecanta, por edhe incidente kolektive, familjare dhe qindra gra janë duke përjetuar dhunën dhe pasojat e saj. Dhuna ndaj grave është shëndrruar tashmë simptomë e një sëmundjeje më të thellë të shoqërisë, gjithmonë të justifikuara nga kërkesat e ambientit rrethues, castit, kushteve social-ekonomike, jerarkisë, nga shtypja, përbuzja dhe eleminimi fizik i tyre. Ngjarje të tilla janë të tmerrëshme, krime me përmasa trishtuese dhe një sërë faktorësh që kombinohen për të përcaktuar efektet e viktimizimit të tyre , duke përfshirë llojet e këtyre krimeve dhe karakteristikat e tyre, variablat e viktimës së dhunuar si demografia, reagimet psikollogjike në kohën e traumave që pësojnë në jetë, historitë e tyre personale. Format e dhunës ndaj grave, janë në radhë të parë sulmet seksuale, marrëdhëniet intime me dhunë, vështirësitë aktuale ose të mëparëshme psikollogjike, krizat ekonomike, mos mundësia e punësimit e dhënia kontributit financiar në familje,varfëria, mjerimi, pabarazia sociale dhe mbështetja e pamjaftueshme sociale, stili i përballimit dhe implikimet e këtij kompleksiteti me fuqinë e arrogancës poltike dhe qytetare.

    Lind natyrëshëm pyetja;Cfarë etapash ka pozita e gruas, që nga familja e deri në sferat e shoqërisë, derisa të arrihet më në fund, te masakrimi fizik i saj??!! Te masakrimi nga njerës të paburrëri, burracakë, të papërgjegjshëm e të dhunshëm, me mllefe të shfrenuara e impotentë të jetës sociale, gratë e gjora janë të destinuara të përjetojnë dhunë dhe rritjen e nivelit të saj, që mund ta perifrazosh në –KRIM & TRAGJEDI! Nuk ka si mund të mbetet e paprekur figura femërore, duhet të përshtatet apo më “saktë” –të mbijetojë në Babiloninë reale që jetojnë. Vallë, sa cel e mbyll sytë kanë ardhur këto ide, grishje projekte, plane, ashpërsimi i sjelljes agresive dhe abuzive dhe së fundi sulme makabre për t’i marrë jetën një gruaje qoftë edhe e “përdalë”–që, “kryente marëdhënie seksuale me të tjerë”, sic e cilësoi viktimën, Liljanën e ndjerë e të mjerë një tjetër mashkull, dhe e deklamonte pa pikë ndjenje keqardhjeje njerëzore. Një tjetër mashkull plak, ai që rrinte derë më derë me epshëlliun përbindësh e të pështirë, vrasës, që pinte kafen cdo mëngjes, nuk ia fiksova emrin,-ai që shprehej asaj ditë të zezë të horrorit, se komshiu e miku i tij, i kishte kërkuar t’i shtronte një “drekë të mirë”. Jemi të mendimit se dhuna ndaj grave në “vëndin e shqiponjave” është masiv, i përditëshëm shumë fytyrësh, nga format më të zakonëshme dhe më të rëndat të dhunës ;që nga dhuna ndaj bashkëshortes, partneres, të trafikimit, prostitucionit të detyruar, shfrytëzimi i punës së tyre, përdhunimi, robërimi i grave e vajzave për të shlyer borxhet, dhuna fizike e seksuale ndaj prostitutave, abortet selektive, vrasja e foshnjave, nga keqbërës të mundëshëm, duke përfshirë bashkëshortët, partnerët, anëtarët e familjes, fqinjët, dhe njerëzit në pozita të pushtetit dhe ndikimit. Kjo dhunë është një amebë shumëkokëshe, sic është ta zemë mungesa e kulturës, e prezencës së letërsisë e poezisë. Për të qënë më të sinqertë ;Dhuna më e egër në vendin tonë është dhuna ndaj grave. Shumë meshkuj nuk e kuptojnë se qëndrimi i tyre i prapambetur e injorant ndaj grave mbjell urrejtjen, përbuzje e nënshtrim. A e keni vënë re se kur kapet në “flagrancë” një “prostitutë” nga policia, te kronika e zezë, shënohet me gërma sa më të mëdha e poshtëruese emri i femrës së gjorë e të mjerë, që ka nxjerrë trupin e saj në shitje, a thua se ka ndodhur cudia e padëgjuar ndonjëherë ;ajo ka bërë seks me mbitokësorët!!!! Ajo nuk i ka detyruar ata meshkuj që policia u ruan “nderin”, duke mos ia u përmendur emrin, por dhuna sociale, mjerimi, varfëria, kushtet ekonomike, kanë detyruar femrën e shkretë të shtrihen në krevatin e saj, kundrejt parave, të shfryjnë epshet e pjesës së tyre shtazore.

    Sikurse është bërë modë tashmë, flasin, ë? Ju lutem më mirëkuptoni e mos ma merrni njëqind për qind të qënë; sikur pothuajse të gjitha sekretaret e “presidentëve” të firmave private apo të zyrtarëve shoqërorë, “flitet” apo ngulmohet që të jenë mantenutat e tyre.

    “Burri lahet me një kovë ujë”,thonë këta mbeturina anadollake e më tej, që janë gjallëruar kaq shumë kohët e fundit. Nuk mund të flitet për përparim apo njohje të rolit të femrës në shoqëri, në rast se vazhdojnë të vritën gratë nga bashkëjetesa e dhunës politike e sociale. A nuk është dhunë e arrogancës politke e sociale ajo e ushtruar që nga foltorja e Parlamentit dhe në konferencat e shtypit duke sharë nënën, motrën, e gjithë gjininë femërore lavire – të kundërshtarëve politikë??? Cuditërisht thelbi mbetet i njëjtë! Mungesë njohje e asaj që cdo grua është e i takon të jetë. Asgjë e përcudnuar nuk i jep dinjitetin që i takon të ketë si përfaqësuese e figurës femërore. Edukimi i një rendi civil duhet të fillojë nga ajo pjesë që quhet e plotëfuqishme pra nga gjinia mashkullore, dhe akoma më shumë duhet ndërruar edukata dhe zhargoni i arrogancës politike dhe sociale i rrënjosur thellë në ndërgjegjen e shtetarëve së pari, e më pas të qytetarëve, duke mbjellë urrejtje e përcmim për femrën. Monstra përbindëshe e Korcës, që vrau Lilianën e gjorë merrte pension grek. Edhe të tijin e kishte, kursë e mjera grua, që për shkak të varfërisë së tejskajshme në familjen e saj kishte sakrifikuar rininë, nuk ishte martuar dhe bërë nënë! U pat thënë në familje se po iki në qytet ku mundësitë për punë janë më të mundëshmë. Po punë ku të gjente???? Varfëria, mjerimi injoranca po eksperimentonte dhimbje, dhunë e vuajtje te Lilana e gjorë. Gjeti plakun e vetmuar e nevojtar, por që kishte gjithashtu edhe paranë! Atëhere u përplas në shoqërinë e atij plaku, që në aparencë dukej zemër mirë por brenda tij vlonte shpirti i dhunës, parasë, seksit (!!!!) dhe perversitetit. I pangopur e përfundoi atë me vrasjen më monstruoze e makabre.

    Vini re lexues të dashur.
    Nëse nëna e së shkretës qante e gërbulej nga dhimbja, dëshpërimi e mjerimi, tragjedia dhe ndëshkimi i padrejtë e i pamerituar për bijën e vet, mes ngashërimit i lutej monstrës që të tregonte kokën e vajzës; e mjera nënë!! Ajo më shumë se askush e kishte në kurriz gjithëcka të së bijës, përfshirë edhe anën morale “e përdalë”, sikurse u shpreh edhe ai komshiu. Poshtërimi shumëplanësh i gruas shqiptare e ka shpënë gjëndjen deri në këto shpërthime makabre të pandjera askund. Kohë më parë një idiot me origjine turke therri në fyt të shoqen sepse e pa të shikonte nga dritarja, gjë që ai ia kishte ndaluar. Ishte emigrant ekonomik në Gjermani dhe asaj dite gumëzhinte shtypi gjerman ashtu si bëri për Liljanën tonë të mjerë.

    Gjithsesi vërtet është një pikëpyetje e trishtuar disaplanëshe. Si ndodh që një burrë simbol i forcës të ngrerë dorën, të qëllojë apo të vrasë, simbolin e delikatesës, pra një qënie të brishtë e të dobët fizikisht nga ai??? Vetëm një burracak e bën këtë, ai që nuk ka këllqe të matë forcën me burra, ta zëmë me “presidentin” e firmës që e dhunon shefin, etj…

    Personalisht unë kam konstatuar se burrat nga natyra nuk i kanë frikë gratë, janë pjesë e modelit dominues. Por gjithashtu unë kam konstatuar burra të fortë fizikisht e mendërisht, trima të vërtetë, mbase edhe heronj, në shtëpi rrijnë “urtë”, para “dhunës së bashkëshortes”, kur ajo u kërkon-ta zëmë të ndërrojnë këmishën, të mos pijnë duhan në dhomë, ia heq gotën e dytë të rakisë nga tavolina, etj. Dhuna ndaj gruas shtrihet deri në majë fare dhe e kam vënë në dukje edhe më parë në disa shkrime pararendës. A nuk është dhunë maskliliste ekzistenca e një parlamenti shqiptar –plot me burra???!! Kurse ato pak gra që i marrin për garniturë, i “trajnojnë” të sillen dhunëshëm si burrat, i denatyrojnë, këmbëngulin t’u heqin gjënë më të bukur e natyrale sic është mirësia, forma me përmbajtjen e delikatesës femërore. Fuqinë sot e ka arroganca si në fushën politike ashtu edhe atë qytetare e sociale. A nuk është produkt i mirëfilltë i dhunës maskiliste që ushtrohet në partitë politike shqiptare apo në parlament, fakti që kemi dëgjuar turli kërcënime, sharje dhe arrogancë maskiliste pikërisht nga gra të dalluara më parë për feminitetin e tyre?? Mendoj që dhuna ndaj grave po përshpejtohet edhe nga kriza që kaloi e po kalon populli ynë në jetën ekonimike, sociale e politike. Duke u zhgënjyer nga sistemi komunist, të tërë u sulëm të kërkojmë shëmbuj jetese ja nga “Europa’ , ja nga “tradita”. E para lidhet me shfrytëzimin e egër seksual të gruas përmes lakuriqësisë, shprehjes së papërmbajtur të urisë seksuale, etj. Tradita….e ku ka më bukur sesa Cajupi?? Reagimet për dhunën ndaj gruas janë pjesë e një sistemi të ndërrthurrur të kulturës civile, e cila po shkon drejt shkatërrimit total të respektit e mirekuptimit. Për fat të keq ekziostojnë dy mundësi;
    Nënshtrim ose kundërveprimi me të njëjtën mënyrë. Si përfundim; Humbja e vetëdijshme e të qënit femër!! Forca tjetër është ajo që jep jetë, për të ushqyer jetën dhe për t’u edukuar me vlerat pozitive të saj. Këtu bëjmë dallimin cfarë është maskuline e cfarë është feminine. Ka shumë tendenca për tu bërë model dominues që me kalimin e kohës kalon në skarcitet. Ka gjithashtu tendenca për bashkëpunime, partnerë, të cilët përfundojnë në skarcitetin emocional të kujdesit, tendenca që cojnë individët në trauma shpirtërore e konfliktuale ose “luftë” , pikërisht prej skarcitetit të mbrojtjes. Ky është sistemi i bashkëjetesës së dhunës politike e sociale dhe gratë jo vetëm bëhen pre e tyre, por edhe vazhdojnë të vriten… Por ne të gjitha si nëna, motra, bashkëshorte, intelektuale, duhet të përfshihemi në lëvizjen feministe e t’i përmbahemi prejardhjes sonë, të gjejme forcë e guxim të tregojme rolin tonë kryesor në shoqëri dhe autoritetin tonë moral e shpirtëror. Në gratë duhet të jemi të afta të krijojmë e mbrojmë atë c’ka është e jona e na përket ne. Pikësynimi im, si intelektuale, nënë e autore është për të shëndrruar figurën femërore nga një viktimë tragjike që vuan me dinjitet dhe ngritjen e saj kundër cdo shtypje, dhune e përcmimi, t’u themi:Duamëni!-për të jetuar. Sa poshtë ka rënë shoqëria shqiptare në trajtimin e gruas, që nga vrasja deri të insistimi për lakuriqësinë e saj, mjafton ta krahasojmë atë me gjendjen që përshkruan poetesha e mrekullueshme iraniane Forugh Forughzad, idhulli im i gruas model në lëvizjen feministe botërore, në njërën nga poezitë e saj shqipëruar nga miku im Riza Lahi:

    “Ku është ky burrë krenar? Le të cohet në këmbë!
    Një grua është ngritur të përballeni të dy,
    Ajo ka të vërtetën, do të luftojë për vdekje,
    Në derdhtë ndonje lot-vec nga dhimbja për ty!”
    Dhe meshkujt e policisë sekrete të atdheut të saj e masakruan me makinë….

    Raimonda Moisiu
    Hartford CT USA
    Gusht 2011

    1. jimy says:

      kushe ka kohe me lexuare kete cercafin po vendose edhe nje shishe raki

    2. nor says:

      Ti teta Raimonda po mundohesh t’i vjedhesh Meros vendin e redaktorit, apo si eshte puna?! Me i gjate komenti se artikulli! Ne vijme ketu per t’lexu Temen si edhe per te shkemby ndonje opinion me njeri-tjetrin, jo per t’thartu trute me prozat tuaja

  4. Raimonda Moisiu says:

    Pershendetje Nor,
    Une nuk i ze “vjedh” vendin askujt, jo Z.Mero Baze qe kam nje respekt e admirim te padiskutueshem per kontributin e tij profesional, qytetar e intelektual, si i vetmi ze opozitar qe po lufton e sfidon ne kete vend te paradokseve e cudirave, . Ju shpreheni se vini ketu te lexoni Tema, e te sshkembeni ndonje Opinion, -A nuk eshte OPINION , -komenti im, i nderuar?? Me shume se kurre sot ndjehem ne grate per kete dhune te papare e te pafryme qe po ushtrohet ndaj ne grave ne te gjitha format.. Gjithsesi i repektuar te faleminderit per komentin tuaj, dhe eshte fare e thjeshte ‘leviz “mousin” dhe mos e lexo! Si te deshironi! Une kam nje emer munt te me drejtoheni me emer eshte me se e respektueshme -e pse me teta???!! FLM per mirekuptimin Respekte Raimonda Moisiu

  5. edi me banim ne bjeshket e namuna te canadas says:

    JIMY JIMY…U FUNNY BOY…KA NGA ATA SHQIPTAR QE NGA HALLI TE SHKRETET PER TE GJETUR NJE VEND PUNE NE GREQI ,DHE PER TE USHQYER FEMIJET NDYSHUAN EMRIN …KUR SE TI O JIMY JE AMERIKARIZUAR…NGA FSHATARLLEKU…PO TE PAKTEN SHKRUE MIRE EMRIN NE ANGLISHT …SORRY NE AMERIKANISHT ? JIMMY…MM …OR XHIMLLEK…RAKILLEK …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje