Asnjëherë nuk kam parë kurorëzim të madhërishëm si këtë vit të festimeve të Ramazanit në Tiranën tonë të veshur e tëra në blu. I ndritë shpirti atij dijetari që ka thënë: “Çdo koncept i ri sjell një epokë të re”. Kam gjithë këto njëzet vjet pas rënies së diktaturës në Shqipëri që pres të vij mesazheri i koncepteve të reja shoqërore e shpirtërore për të hapur një epokë të re për shqiptarët e raskapitur. Festimet e Ramazanit të këtij viti me Iftaret sipas protokolleve ceremoniale shtetërore të shtruara nga një prej titullarëve më të lartë shtetërorë për çdo javë në Tiranën tonë, busull e bumit ekonomik botëror, më lumturuan si asnjëherë deri më tani. Shtyllat e pavarura të shtetit e treguan kësaj here se janë vërtetë të denja për t’u quajtur të tilla, pasi të pavarur nga Kryeministria e bëri Kuvendi iftarin ceremonial. Të pavarura e të organizuara më vete ishin festimet por në një harmoni që të jep të qartë pamjen ceremoniale të një orkestre simfonike madhështore. Harmonia e festimeve të Ramazanit këtë gusht viti i kishte të gjitha pjesët përbërëse të një koncerti madhështor simfonik sipas traditës që ka krijuar perëndimi. Nuk mungoi Uvertura, hapja e ekzekutuar me një mjeshtëri të rrallë nga Kryetarja e Parlamentit. Një kombinim i përkryer i fillimit të festimeve me Iftarin e shtruar nga Jozefina Topalli.
Të gjen shpirti rehat kur shikon që një drejtuese shteti nderon me të gjitha detajet ritet fetare të një feje tjetër. Shembull për të gjithë të tjerët, në komuna, në bashki qarqesh, në prefektura, në të gjitha ministritë, kudo ku ka njerëz që aspirojnë një frymë të re të bazuar në koncepte të reja.
Imagjinoni Enver Hoxhën në Ferr tek ndjek me vëmëndje festimet e Sali Berishës, aventurat e pazaret sfiduese të Kryeministrit pa i hyrë ndonjë shkop gjëkundi, dhe Enveri duke iu mburrur byroistëve që ka përreth me fjalët lapidarë: “S’ka kala që s’e marrin komunistët”.
Ndërsa At Zef Pllumi nga Parajsa (i ndritë shpirti aty ku është) duke parë Jozefinën u drejtohet kardinalëve: “Më doli fjala kur u thoja që Jozefina është myslymania më e madhe n’mes t’katolikve”.
Tregojnë se në Malajzi një sheik e thërriti Jozefinën me emrin Jozllëm Topallëk kur e priti në sarajet e tij me fjalët: “Mirësevjen Jozllëm arnautllëk, KADAIFI KURUM i PARLAMENTIT”, (Kurum- i zi, blozë).
Si ai prijësi i zezakve që deklaroi: “I have a dream”, kështu edhe unë mund të thërras deri në kupë të qiellit” I’m living the dream”. Përpara 15 vjetësh mbreti sheik saudit na tha: “ Bëjeni fenë në vendin tuaj njësh me politikën dhe do shikoni mbarësinë e popullit e të vendit drejt ëndrrës së Allahut. Nuk na duhen armët, na mjafton lloji i njeriut Sallëm Berisha e punët do na shkojnë si veshka në mes të dhjamit”.
Ja ku jemi, sot te ne politika, shteti, feja janë një e të pandarë. Endrra po bëhet realitet. Gjatë këtij Ramazani organizuan Iftar edhe drejtuesit myslymanë, por shumë vakët me gjithë dëshirën e tyre të madhe, shumë larg bujës, madhështisë, kujdesit të pozimit nëpër tavolina, fotove qëndrore nëpër gazetat brenda e jashtë vendit, krahasuar me ato dreka Iftari nën patronazhin e Kryetares së Parlamenti, Kryeministrit, Presidentit dhe Kryebashkiakut blu të Tiranës. Ngazëllimi më shtyn t’a quaj këtë të kësaj here “Panairin e Iftareve shtetërorë në Tiranë”.
“Le t’a përhapim në gjithë zonën tonë të dikurshme si një epidemi modelin shqiptar dhe atëhere do e kemi mbërthyer Greqinë si në mes të thumbave të një akrepi”, deklaroi ministri i jashtëm turk para një viti në kafen e përcjelljes në Prishtinë.
Dikur, në vitet e para të demo-fondamentalizmit fetar, vumë re popullaritetin e madh fallco që morën emrat e atyre profesorëve e profesoreshave të cilët u futën nëpër librat vjetorë komerçial “ëho is ëho”. Ishin një flluckë sapuni. Nuk mbeti titullarë në Tiranë pa hyrë nëpër këto libra vjetorë për merita të paguara nga ata vet. Tjetër gjë është të jesh nxitës, përkrahës, mëshirues i një ndjenje të lartë shpirtërore të materializuar nëpërmjet respektit për ritet e Ramazanit dhe të kurorëzuar me një Iftar special. Ja përse e meriton Jozefina publikimin e emrit të saj me gërma të verdha floriri në botimin special të vitit të festimeve ceremoniale të Iftareve nëpër botë. Me emrin në këtë libër merr vlerë kontributi i një personaliteti. Në një libër të tillë mishërohet ëndrra dhe vullneti injë populli që të ndjek pas në udhëtimin e gjatë drejt amëshimit. Entuziazmi që më përshkon me këtë rast më shtyn më tej që si një ëndërrimtar i cili po jeton ëndrrën e tij myslymane shqiptare të propozoj në instancat më të larta përkatëse krijimin e një Çmimi për ceremoninë fetare vjetore më të denjë. Le t’a quajnë “ Çmimi i madh Jozllëm Topallëk”.
Ah, sikur të bëhet ajo që flitet se, i është kërkuar drejtorit të TOB-it që programin e datës 30 dhjetor të quajtur Gala e Tiranës (miniatura e asaj të Vienës) t’a bëj në datën 24 dhjetor me rastin e ndarjes së “Çmimit të madh” me emrin e Jozefinës.
Me shpirt uroj që këtë punë t’a vëri në rrugën e realizimit sëbashku me dekoratën përkatëse Presidenti Bamir Topi se këto punë ai i bën mirë, dekoratat janë meraku e dhuntia e tij natyrale. Sshtu si ka edhe emrin, që të bëj mirë e më pas i bën topin. Dikur ishim Ylli i pashuar i marksizëm leninizmit, sot jemi Hëna shëndritëse e mësimeve shpirtërore të Allahut.
E kemi merituar një përcaktim të tillë edhe për një çfaqje unikale në festimet e këtij lloji. Nuk ka bukuri më të madhe sesa të shikosh shqiptarët, tironas e nga krahinat, të rrjeshtuar krah njëri tjetrit në formë gjysëm hëne, formë vendosjeje që e imponon edhe vendi i faljes përpara xhamisë te sheshi qëndror në Tiranë, të cilët të përkulur në gjunjët e tyre duke puthur qylymat shumëngjyrësh, drejtojnë pjesët e prapme të trupit në drejtim të qiellit. Eshtë madhështore vëllezër e motra e dua t’ju pyes se cili kryeqytet i botës çfaqet me foto të tilla në internet!? Fotografia përfaqësuese në të tilla raste tregon vërtetë një xhami të vogël në qëndër të kryeqytetit, ama turma e njerëzve ku duken kurrizet e besimtarëve si trupat e qingjave duke kullotur në tufë m’a ngroh zemrën me një ndjenjë adhurimi hyjnore për bashkëqytetarët e mi.
Një epokë të re po hapim me këto vlera të reja shpirtërore që po sjellim nëpërmjet shtetit tonë “laik”. Kemi shumë të drejtë të jemi të gëzuar në këtë ditë ceremonie të madhe e cila na u ndriçua akoma më shumë nga ceremonia e Iftarit të organizuar prej Kryetarit të bashkisë së Tiranës. Fara e hedhur prej vitesh po lulëzon në mes të Tiranës te simboli Lulëzim Basha. Një gazetar mëndjelehtë pyeste “ Kush ia theu dorën Lulëzim Bashës?. Fryma e shenjtë e kërkonte çfaqjen e Lulëzim Bashës me dorën e plagosur, si një martir që ka vendosur të luftojë deri në vetmohim për idealet e larta shpirtërore të qytetarëve të tij. Ku ka më bukur, më frymëzuese sesa të kesh një martir si Lulëzim Basha që simbolizon të gjitha ato virtyte të dhunuara në vendin tonë tash prej 100 vjetësh nga shteti laik shqiptar.
Ceremonitë filluan me Uverturën e Jozefinës Topalli dhe u mbyllën ditën e fundit me martirin Lulëzim Basha. Me këtë rast njohja e një vlere të jashtëzakonshme Kryeministrit nuk mund të injorohet. Gjithë këtë orkestër madhështore e dirigjon me një profesionalitet të jashtëzakoshëm kryeministri Sali Berisha.
Mos kini hiç dyshime e iluzione vëllezër e motra për rrugën që po përshkojmë. Kjo e gjitha ka një pikësynim të madh – afrimin sa më shpejt me BE dhe strukturat euroatllantike, grusht bashkuar rreth Kryeministrit Sali Berisha!!! Aferim Efendi Berisha!!!
Zemra m’a ndjen se te burra si Kryeministri Berisha ndjenja e ndrydhur gjatë viteve të diktaturës sapo ndjen erën e demokracisë merr forcën e një uragani, maturinë e ideve dhe profecive të një Profeti.
Sa madhështore!! Kryetari i qeverisë me zellin e tij të papërmbajtur si një dirigjent i madh e la në hije kryesinë e komunitetit, të cilët përtypnin Iftarin dhe uronin thellë nga zemra, me shpirt të ngazëllyer vullnetin e pathyer të Kryeministrit Berisha për t’ua lehtësuar punën, për t’ua shtruar rrugën e mundishme drejt të Madhërishmit popullit të tij adhurues të riteve festive fetare. Le t’a shohim të gjithë sëbashku Sali Berishën më shumë si një profet të së ardhmes sonë nën frymën e mësimeve të shenjta.
I kërkuam Kryeministrit të ndritur Berisha që t’na e bënte ëndrrën realitet dhe ai n’a e bëri. Na e dha Lulëzim Bashën kryetar bashkie të kryeqytetit. I kërkuam që të na bënte të pasur pa punuar, e bëri, qoftë edhe për pak kohë ne prekëm parajsën e premtuar. S’ke ç’thua! Populli kërkoi që vendin t’a fuste në NATO, e bëri. Tani është NATO që na lutet e përgjërohet ne shqiptarve se mos ndryshojmë mendje e i kërkojmë profetit tonë Berisha që të na nxjerrë nga Aleanca. I kërkuan strukturat euroatllantike që të krijonte modelin e festimeve shtetërore fetare me Iftare sipas protokollit shtetëror e ai bëri, që i ndritëtë shpirti atje në Kryeministri. I vajti kërkesa nga TV Klan që Blendi Fevziun t’a shpinte me delegacion zyrtar për t’u bërë “Haxhi” në Mekë, e ai ua realizoi këtë dhuratë miqve të tij televizivë. Sabri Godo si “njeri me integritet që nuk e njeh servilizmin”, ia kërkoi zyrtarisht që t’a bëj LulëzimBashën kryeministër dhe vet Berisha të kurorëzohet përsëri president e ai do bëj gjithë sa i jep në dorë e në mëndje forca e Profetit që t’a materializojë kërkesën sublime të plakut Godo tani në pleqërinë e tij të vonë.
Ky model e ngazëlloi edhe ambasadorin amerikan që t’a shtronte edhe ai një Iftar sipas valles së shtetit e të burrit të shtetit Berisha që ai e respekton pafundësisht. Shqipëria një realitet magjepsës, euaziatik. Ngazëllimi më elektrizon çdo qelizë të trupit kur kujtoj vargjet: prej Iftarit veç ai largohet, Që është lindur tradhëtor, kush është burrë nuk frikohet, por vdes profet, si një dëshmor.
C’jane keto shkrime kalamajsh te painformuar per asgje?
Kush ju jep te drejt ju te merreni me thasheteme kafenesh?
Keta kalamaj “gazetar” amatoresk, flasin ne emer qeverish biles deri atje tek ajo e Malajzise, saqe thurni barcaleta nga fantazia juaj e prishur.
Aq fantazi keni saqe injorini aftesite e protokollit malajzez se gjoja nuk dine te therrasin njerezit ne emrat e vete por i quajne “Jozllëm Topallëk”…
Kush jeni ju ore ciliminj?
Malajzia ka gjuhet te dyte anglishten dhe nuk qenkan te afte ata te dijne emerat e politikaneve te rendomte si Josefina?
Mjaft, nuk ja vlen te merresh me shkrime kalamajshgjimnazi dhe me nota 5’sa me qera
-c’esht ky koment kalamau?
kush te jep te drejte te merresh me prapagande fetare?
aq fantazi ke sa te duken me te mir majlazezet se shqiptaret e nje feje tjeter?
kush je ti ore cilimi?
malajzia…. eeeee s’me behet von fare per te
Mjaft vum fene para kombit,ju qe e doni shum mbajeni per vete mos dilni telllall se su pjerdh njeri
Ik mer gazi se je bo gazi i BOTES me idjotlliqet qe shkruan. shko gje ndonji hu e krruje , jo ketu….
une ase e lexoje fare edhe kure shkruaje shikoje komentet e para
Thua se nuk ja vlen te merresh dhe prape merresh dhe fort bile. S’ke seç ben, ashtu te kane urdheruar. Te prishen rehatin ata qe ke mbi krye.
Kur ka plot idiote si ky “mendimi im”,doemos,qe nuk mund ta kuptojne IRONINE E THELLE DERI NE SARKAZEM ARTISTIKE,shkrimin brilant te Astrit Vorpsit!!Eshte nje realitet i sakte migjenian,qe tregon se ne jetojme 100 vjet prapa Europes!!!Sundimtaret tane hajdute,me ne krye Sallem Ramem Berr-ish-em,jane pjese e turmave injorante,qe gllaberojne planetin duke lepire QURRET e njeri tjetrit per te treguar besnikerine ndaj SULLTAN SALEP Berrishes!!!Hordhite,qe kane rrethuar Tiranen, me mbeshtetjen historike te SATRAPIT ,jane vetem jashteqitja e tere kombit shqiptar,qe kane sherbyer deri me sot vetem per te NDYRE EMRIN E SHQIPERISE!!!Shumica e komentuesve te ketrij shkrimi kujtojne se MJAFTON T’I LEPISH QURRET BERISHES DHE JE PATRIOT!!!Haaaa!!!NGA SHPALLA VIJNE E NE SHPELLE DO SHKOJNE!!!TE GJITHE DERRAT NJE TURI KANE!!!
pse u preke more mendim???????????
paskan share fiqiri-mendimin nga motrat edhe vellezerit qe e sponsorizojne te mesoje arapishten
Politikat e komunistit-islamik Sali Berisha jane politikat me percmuse e kriminale qe po vazhdojne ti behen Popullit Shqiptare prej mese dy dekadash nen demokacine allakomuniste te klaneve me te korruptuara e kriminale te tij,pa harruar opoziten me Ramen ne krye qe vazhdon dhe i ban ison ati duke injoruar e dhunuar viktimat e terrorrit berishjan.Boll me me jashteqitjet e vezet e gjarprit te diktatures komuniste,boll me.O sot o kurre eshte dita per protesta te fuqishme dhe masive ne mbrojtje te dinjitetit,moralit dhe lirise e demokracise se neperkembuir ne vite.Te fillojme protestat shqiptare se vetem protestat pa kompromis me te keqen fundamentaliste islame te predikuar e mbrojtur nga pozit-opozita shqiptare do te shkule nga rrenjet keto djaj me fytyra njerezore qe jane vete ligesia e te gjitha ligesive ne Shqiperi.Te fillojme sa me shpejt protestat ne mbrotje te vetes familjes,shoqerise,krishterimit e shqiptarizmes se neperkembur e te terrorrizuar e vravre ne vazhdimesi.Me vrases ne qeveri,bashki,parlament.dhe gjyqesor apo ne medja,nuk mund te jetohet me.Shkundni plogeshtine,friken,e dilin ne bulevarde te fitoni nderin dhe Lirin,se udheheqesit jane ne mesin tuaj.Protestoni sa nuk eshte vone,popujt ne Egjypt,tunizi,Libi,e Siri po i flakin ne flaket e ferrit diktatoret e tyre bashke me bashkepuntoret me to qe vazhdojne vrasi dhunojne e diligjojne boten e krim-korrupsionit politiko-qeveritar.Ne ferr mostrat e diktatures dhe pjellat e saj qe i shkojne pas djajve me fytyre njerezorte qe jane vete ligesia.Te protestojme vellezer,sa me shpejt ne protesta masive ne mbroje te dinjitetit dhe moralit njerezor.Besoni dhe binduni e ardhja eshte me e ndritur pa vrases e kusare si berisha-nano-ruci-gjinush-topalli-meta-mediu-rama e topi etj,tash te dalun boje.
shikojeni si qendron ne fotografi, rrezik i ka futur duart Selim Muca se ka qene 1 muaj ramazan dhe i i ka hipur ne maj te kokes
Bravo Mendimi_im. Ky shkrim pervec se tendecioz, nuk ka asgje gazetareske, nuk eshte publicistike as replike, as opinion. Eshte thjesht nje njeri qe i ka inat te gjithe. Sa per ate qe thote se ky keni pare qe muslimanet te falen ne mes te rruges, po ja them atij. Ne mes te Milanos, zoteri i nderuar, perballe me Duomon, dhe sa per info, prifti nuk e kundershtoi kete gje. Ky tipi, smerret vesh me ke e ka, me Jozin? ( mund ta kritikojme sa te duash, se e ka me hak) po se shtroi iftar e doli ne foto ?!!! kete e ben dhe Obama dhe Bushi!!! E ka me Doktorin tone (qe marrte nga ditet e veta) ?? Ok mund ta kete me ke te doje, por ama te dije ta thote ate gje.
Tema, please, kalojini pak ne site kto gjera, jo cdo gje qe shan Jozin e Salen, ja vlen te lexohet.
????? Shume shkrim idiot.
Ky shkrim eshte idiotllik nga fillimi ne fund.
Ky populli yne eshte nje milet injorant qe per nje cope buke iftari eshte gati te hape prapanicen,e jo me ta drejtoje ate nga qielli. Ka gjetur shesh e ben pershesh ne Shqiperine e dashur te Fatos Nano sarahoshit e Sali pederastit,Sudes,Argites,Ylli Pangos,Fazlliçit!
Kush e di se ca po thurrin Saliu me Xhozfinen. Ne fillim me buke, po spranuan, do fillojne me thuper thane me vone dhe me keta callmaxhinjte.
Eshte tamam nje organizim i persosur kete vit festimi i bajramit,kjo nuk eshte rastesi,eshte orkestruar nga kryeministri,te gjithe te tjeret jane ne role,qellimi do te thoni juve,une dyshoj se eshte nje presion ndaj europes,na pranoni keshtu si jemi me kete standart skandaloz,ne te kundert integrim ne boten arabe.Saliu nuk pyet per kosto kur eshte fjala per te mbajtur pushtetin,sic duket e ka degjuar nje ndodhi ne shekullin e kaluar ku nje prift fshati nga piluri,nuk po zbatonte normat kishtare dhe dhespoti vendos ta shkarkoj,mirpo prifti i zgjuar dhe ddinak i tha dhespotit,pa problem se me kane kerkuar hoxhe ne kuc,dhespoti u terhoq,paralelja eshte e qarte,mirpo europa nuk eshte dhespoti.
Kur predikoi Profeti Kristian paqen,harmoni,begatine ne per bote, besimi mysliman s’kishte lindur,ndaj ky shkrim tendencioz per te ulur vlerat e besimit Kristian eshte percares i harmonise fetare te shqiptareve.Duket qe Astriti gabon me te tille shkrim.
Ndersa politikanet mekatojne rende sepse ne te tilla raste jane lideret fetare qe marin fjalen dhe perhapin idete e ZOTIT te tyre dhe jo e kunderta.Xhozit s’i mjafton ai Parlament ku derdellit c’do dite si e qysh te doje,por bllokon edhe hiresine e tij , hoxhen dhe ne vend te tij, flet vete? kaq te pa ngopur me mikrofonin jane keta palopolitikanet tane,sa dalin edhe mbi ZOTIN ? Vertet supermekat,mos e beni me kete gafe,duke perfituar nga urtesia fetare. Deisti.
Ka thene te verteten me kete shkrim,eshte nje kembane per ta qe duan ta degjojne kembanen …..
po si nuk ju vjen turp qe mbroni faljen me bythe perpjete ne mes te bulevardit te tiranes.po lame nam ne syte e botes se qyteteruar.dhe duam pastaj te futemi ne Europe.shkrimi i mesiperm eshte brilant por eshte per te ardhur keq qe idiote muslimane fanatike si toni, brazili, landi, gazi e co marrin guximin te perbaltin nje shkrim qe denoncon politikanet perverse qe drejtojne vendin tone.me siguri qe keto vemje jane kamikaze te ketij pushteti mizerabel qe eshte instaluar ne shqiperine e mjere.
Ok Patrik, ti je shume i zgjuar, europian i vertete, djale me bindje te verteta demokratike. Ndersa ne te tjeret jemi arabe, analfabete, dhe kemi vrare seicili nga 2-3 njerez. Bravo te lumte!
-patrik,ti mua s’me ke lexuar fare-shikoje mir
edhe ti turkoshak je,e dime te gjithe
Jooo file gezi eshte i grupit tone
Ne jemi evropa skemi ku te shkojme se kjo eshte toka jone qe na e kane lene parardhesit tane
KRYEKATOLIKJA NE IFTAR.HANE SHAN HAJDE BAGDAT.SIPAS KETYRE DUHET QE VEZET E KUQE TI NDAJE XHAMIA DHE PAPA DUHET BERE SYNET PER TOLERANCE FETARE.
Ralle kam ndeshur nje shkrim kaq pragmatist dhe qe rrjedh si nje vije uji, ne shkretetiren aziatike shqiptare. Saliu ka cjerre tere kohen bythen me thonj, ndihmuar dhe nga paraja e varferise shqiptare ti mbushte mendjen Amerikes dhe Europes, qe shqiptaret ,jane nje popull mysliman, kur e verteta eshte dhe qe ata qe u konvertuan,( turqit i quajne laraman)pushtusi aziatik kur nuk i ka trajtuar si vehten, por vazhdon ti poshteroje(keni degjuar per gjithe kohen per ndonje aktivitet te 5 mil. shqiptareve qe jetojne ne turqi).Harruat, qe Bushi kur erdhi na quajti shtet islamik.Me Enver Hoxhen jetonim nen nje komunizem diabolik, Saliu i dale nga kulla e erret i shtoi sundim asgjesues shpirteror dhe fizik otomano-arab.Haxhi Qamilin para 100 vjetesh dhe megjithse ahere ishte nje bote e pa zhvilluar si kjo e sotmja, e varen se donte perseri te sillte babe-sulltanin.Kurse Saliu tani nuk solli nje, por dy baballare Enverin dhe Sulltanin dhe i ka vene ne krye te qoshes shqiptare.Mire JozllemTopallak, ka kohe qe eshte bere vete synet, ne nje forme mazhohistike, per tu pelqyer(skllavi me i neveritshem eshte ai qe i sherben pronarit kunder skleverve te tjere) nga Sali Kulla, mirpo Saliu ka marre rradhe dhe ka bere synet deri ne rreze gjithe opoziten, duke i kthyer ne eunuke: Mire qe mbas menxyres se vjedhjeve te dy zgjedhjeve, vazdhgone te mbajne bishtin midis kembeve, por dhe per flamurin islamo-otomano-arab, qe ja ka tundur Saliu per tere kohen atyre dhe Shqiptareve, vazhdojne te rrijne me sqep te mbyllyr.Valle nuk e dine keta se ne cfare vendi jetojne?
Shkrim tipik per ,pijanec mejhanesh.Gazeta ”Tema”,duke respektuar te drejten e informimit,dhe mendimin e lire dhe pa censure,nuk duhet te bjere pre e ketyre pseudo- kalemxhinjve,qe thjesht,ulin imazhin e saj.
yshtttttttttttttttttt,,,,rrac e keqe,pse o Zot na e bere kete te keqe,na bere te jetojme bashke me byrazeret e Erdoganit!!!!
edhe ti o lalke je ekzemplar i vertete. Ti i urren turqit po probabiliteti eshte teper i larte qe ti te jesh klysh jeniceri ahahahahah. Shqipetaret e pranuan Islamin dhe turku nuk u beri gje ndersa greket i perdhunoi dhe i shkerdheu aq shume saqe i tjetersoi si komb plotesisht. Prandaj mos shaj rracen tende file. nuk eshte mire qe te shash baballaret e tu turq. ?
Nuk eshte aspak e vertete
Nuk kane ndodhur gjerat vetem pse kemi qef ne shqiptaret te ndodhin.
Ne na shfrytezuan turqit me shume nga te gjithe popujt sepse ne pranuam dhuratat. Ne pranuam te ktheheshim ne myslyman qe ti shpetonim taksave, ne pranuam dhuratat qe ti sherbenim perandorise osmane dhe ne u tjetersuam si komb saqe sot ka akoma dyshime ne europe a jemi realisht pasardhes te ilireve.
Edhe sot ka akoma shqiptar qe per 300 euro shiten te greku.
Po nuk pranuam gabimet e te kaluares do vazhdojme ti perserisim.
une mor kopan turkoshak,dhe ne zjarre u dogja po fene nuk e nderrova,po ti,,,,????
fene ti mbaje madje mbaje fort…por kjo nuk e ndryshon faktin qe je Turk…Turk orthodox apo Turk musliman prape e njejta gje tourkofagos ngelesh kelysh Turku…mbuhahahahahahah
lulka ; Gabon , jo turk qe nuk kthehej ne i krishtere por edhe nje i krishtere ne se kthehej perseri ne fene te krishtere rripej per se gjalli .Ky ishte denimi nga i cili une di dy raste 1– Moisi Golemi me shoke dhe 2– nje ortodoks nga Berati qe mori emrin Dervish dhe me pas e ropen per se ggjalli si shembull per te tjeret .
nje satire e shkelqyer e cila denoncon nje program politik te kastes se sali berishes. disa komente me duken shume naive dhe pikerisht nga keto naivitete perfiton Berisha ndaj shqiptareve. degradimi i shoqerise shqiptare vjen prej ketyre programeve antishqiptare te Sali Berishes dhe pasuesve te tij
Nje shkrim i gotitur mjeshterisht bukur. Urime autorit Astrit Vorpsi. Shtrimet si bankete private te iftarit, nje ceremoni private islame dhe marrja pjese ne keto lloje show mediatik qe propagandojne ne menyre te nje anshme nje besim fetar eshte nje sulm i hapur ndaj vlerave perendimore, besimeve te tjera fetare dhe ndaj atyre jobesimtare, te cilete perbejne shumicen ne kete vend. Ky eshte nje skandal i rende shteteror i atyre qe drejtojne kete vend qe cenon laicitetin e shtetit shqiptar. Per gjate nje muaji njerezit nuk kuptonin nese jetonin ne Tirane apo ishin shtetas te vendeve islame, per shkak te keqperdorimit te hapesires dhe te se drejtes publike. Kulmi arriti diten e Bajramit, ku shumica e ekrabeve te televizioneve tona me ne krye TopCHANEL, i kushtuan kesaj dite pothuajse 90% te kohes se edicioneve te lajmeve. Kaq amatore jane keta regjisoret e ketyre lajmeve, sa nuk kuptojne se me keto veprime te papergjegjshe kane cenuar ate dite nepermjet ketyre lajmeve shumicen tjeter te popullit shqiptar mbartes te vlerave dhe identitetit Europian. Eshte per te ardhur keq ky ndryshim i kursit te papritur te Shqiperise dhe te lidershipit te saj, po te kihet parasysh motoja e Sali Berishes-President: “Shqiperia-jo lindje, por perendim”-deklarate e Presidentit Berisha me banoret e Pogradecit, Devollit dhe Kolonjes me 8 Maj 1996… ??!
plotesisht dakort me ju,KASTRIOT,jam i zhgenjyer dhe une me oreksin e top channel per festen e bajramit qe e respektoj dhe pse jam i nje feje tjeter por gjithe kjo hapsire ne vendet publike dhe ne media ,orkestra e kesaj loje po duket qarte,dirigjenti sali sulltani e kompani .A ka hapsire akoma per besimet e tjera atje???koha do ta tregoje…..shpresoj!!!
fatkeqsisht ky eshte rrealiteti,gjaku uj nuk behet,jo me kot,nje gazetar shkruante se;Cdo shqipfoles mysliman,fsheh mes vetit nje arab,,,,,,FATALE!!!
Shqiperia e sotme eshte bere e padurueshme ne kulm,sepse atje po kthehet ne nje vend ku edhe ato pak vlera oksidentale po transformohen ne nje nevojtore tipike islamike ku se shpejti edhe ato intelektual te kulturuar me projektim perendimor po i nenshtrohen skllaverimit te injorances islamike qe ka kapur cdo nyje te ketij vendi.
Kjo injorantja gjoja katolike shkodrane qe mos e gezofte ate emer qe ka dhe qe eshte mire qe sot e tutje te quhet Jusufa rrjedh nga nje familje qe gjithe jeten kane qene njerez me dy fytyra,njerez pa morale,servila ne kulm ndaj atyre me pozite,hiqen si te kulturuar e jane injorante ne kulm,thjeshte mund ti quash myslimane te pa bere synet.
Ate Zef Pellumbi paska qene me te vertet nje njeri mund ta quash profet kur e ka quajtur kete bushter,mysimanja me e madhe e katolikeve te shkodres.
Ja sa fare e keqe jane shqiptaret,ne kohen kur te gjithe vendet e ballkanit ishin te pushtuar nga turqit jo vetem nuk u asimiluan ato vende por edhe ato pak njerez qe ishin konvertuar ne islamike u kthyen ne fene e te pareve me ikjen e turkut,ndersa shqiptaret jo vetem qe nuk e bene kete po perkundrazi po e konsolidojne fuqishem me ne krye Sulltan Berishen kete fe injorante.
Nuk jam profet po per nje gje jam i sigurte se po u vazhdua keshtu ky vend ka marre fund dhe vetem qyqet do kendojne ne trojet shqiptare sepse ata qe na rrethojne keshtu na duan ne kete rruge qe vete po zhytemi dhe qe nuk kemi te drejte te akuzojme te tjeret per fatkeqesine qe do e pllakose kete vend.
Po citoj nje fjale te Jezu Krishtit kur u tha apostujve te vet”ata qe me mohojne para njerzve Une do i mohoj se jane te mij para Atit Tim qiellor”me kete ka lene te kuptohet se Zoti do heqe dore prej tyre dhe besoj shihet qarte ne popullin tone se sa vuajtje dhe probleme ka patur gjate tere historise nga kjo tradheti qe i kemi bere Atij dhe qe po vazhdoni tje beni dhe sot.
E pra mos kerkoni gjera te mira se vetem te keqija do kete ky vend pa ndihmen e Jezu Krishtit.
Une e di se shume nga ju do te revoltoheni dhe do me ofendoni per mua kjo nuk parben problem por neqoftese keni sado pak frike Zotin kete mos e beni se do pendoheni rende.Une po them nje te vertet te pamohueshme,sepse te gjithe ato vende qe kane perqafuar Jezu Krishtin kene lulezuar dhe do te lulezojne nder shekuj por edhe nqoftese bien ndonjehere per faje te mekateve tyre por te penduar kekojne meshire ata perseri do rimekamben ashtu sic ndodhi me vendet europiane pas luftes se dyte boterore qe ecen e lulezuan perpara e ndersa vendi yne u zhyte ne erresire te plote.
jo or jo,profet je,me pelqeu shkrimi yt,nje profeci e vertete te lumte ajo goje,
O po i lumte ketij Astriti burrre me mend qenka ,po ku i ka vajte mendja , mbase eshte me mire te shkoni ne europ me by……. perpjete.
Me jep dot pergjigje dikush ; perse kur kane festa te krishteret askush nuk shtron dreka dhe darka ?
pyet Luisin se ta shpegon ai
ne nje vend arab,nuk ka sesi te festohet nje feste krishtere ,madje do te ishte prozvoli per te krishteret nje dreke e shtruar,nga nje qeverri islamike,,,,,,,!!!!
ketu gjithmon shtrohen dreka darka per xristougenna
flisni ju e shkruani per jozefinen, por ajo sot komandon shqiperine
eshte nje nga njerezit me te fuqishem, sepse ka per popull nje popull budalla qe e ka ne gen te ul shpinen e te thote lepe
ka qene e persekutuar kur ka qene e re dhe tani po e shijon jeten
kurse ju rrini e flisnime pseudonime sepse jeni frike me emrat tuaj te vertet qe ta shani jozefuinen e shefin e saj
plotesoji ditet dhe mekatet e tua astrit vorpsi, se gjithcka do ta kesh te shenuar, mos u merzit. do te japesh llogari per te gjitha nje dite… Urrejtja qe te buron nga qejfmbetjet politike, preferencat partiake dhe mosdurimi protokollar i nje sjelljeje rutinore shteterore te kane erresuar syte. Aqsa edhe kritikat te kullojne ZI dhe nuk behen te besueshme.
Meso te lexosh me shume, meso te mendosh me shume, meso te pyesesh me shume. FOL MIRE, OSE HESHT!
ne keto dite te “shenume” raca e majmunit me orgjine nga shkretetira ka vendosur me ne fund te me vjedhe emrin mua. Sado qe te perpiqeni ka nje “Cakalli7” edhe shume qen te zgjebosur me b.. perpjete, qe per fatin tone te keq flasin shqip edhe e quajne veten shqiptare
shume i goditur shkrimi, urimet me te perzemerta zoti Vorpsi, ca injorante qe nuk kapin thelbin e shkrimit, sigurisht nuk na i ulin kurajon se i kemi te shumte, prandaj dhe duhet te shkruhet pafund,qe ti edukojme pak se do na marrin frymen nje dite, per mos te thene po na i marrin……….. une jetoj jashte po ndihem shume keq, si po shkojne punet ne ate vend, pasi dua te kthehem dhe te bej dicka atje, po gjithesesi do ta bej se nuk ka vend me te mire si shpia jote, kudo qe te shkosh te gjithe e kane pranuar pavarsisht se jane rregulluar ketej…………..
Nuk eshte problemi te iftaret qe shtron filanka e fisteku, por problemi i shkruesit te artikullit dhe kategorise se tij, eshte urrejtja e tij per fene islame, e cila po gjen aprovim kudo, me qetesine dhe vertetesine e saj, deri edhe te ajo shtrese politike jo muslimanesh.