Bechtel ndihmoi Gadafin të qëndronte në pushtet

2 Shtator 2011, 10:12Politika TEMA

Hyrje: Kompania amerikane e ndërtimeve Bechtel, që ka bërë rrugën Durrës-Kukës dhe përmendet nga kryeministri Berisha si të ishte qeveria e SHBA-së, është përfshirë drejtpërdrejt në mbështetjen e kolonel Gadafit të Libisë për ta mbajtur atë në pushtet. Në dokumentet sekrete të zbuluara nga Tv Al Jazeera tregohet se si i punësuari i Bechtel, një ish-funksionar i lartë i qeverisë amerikane në kohën e Bushit, David Welch, këshilloi Gadafin për luftën propagandistike kundër rebelëve dhe NATO-s. Këshillat e njeriut të Bechtelit, që u pagua miliona euro nga xhepat e shqiptarëve për një rrugë që mund të kishte kushtuar shumë më pak, tregojnë se sa e fuqishme është kjo kompani dhe sa të dyshimta janë interesat e saj të lidhura me njerëzit në pushtet.

Al Jazeera

Jamal Elshayyal , producent i rrjetit informativ Al Jazeera kohët e fundit fitoi akses në selinë e agjensisë së inteligjencës (shërbimet sekrete) në Tripoli të Libisë. Ndër dokumentet e shpërndara në të gjithë ndërtesën e shkatërruar ishin dosjet sekrete që tregojnë se disa amerikanë me ndikim të lartë kanë këshilluar Muamar Gadafin që nga fillimi i kryengritjes së Libisë.

Ja çfare zbulua:

Goditjet ajrore të NATO-s kanë shkatërruar selinë e zbulimit libian në zemër të Tripolit duke e transformuar këtë ndërtesë që dikur ishte e frikshme në një simbol të përmbysjes së regjimit të dikurshëm të Gadafit. Ruajtjen e kompleksit e bëjnë dhjetra luftëtarë të armatosur rebelë, disa prej tyre më thanë se miqtë e tyre dhe familjet janë zhdukur si rezultat i drejtpërdrejtë i “zbulimit” të mbledhur nga ata që punonin në këtë ndërtesë.

Është e drejtë të supozojmë se në mesin e rrënojave dhe zyrat e rrënuara, janë disa nga sekretet më të errëta, sekretet më të thella të regjimit të Gadafit. Po kërkoj për dokumente të titulluara “Lokerbi” ose “IRA”, por vendi është një rrëmujë e madhe.

Unë po rrëmoj në zyrën e Abdullah Alsinnousi, kreu i shërbimit të zbulimit të Libisë dhe një nga njerëzit më të njohur, më të frikshëm të regjimit të Gadafit.

Në tavolinën e tij janë shpërndarë me dhjetra dokumente të quajtur “sekret”, por rebelët që më shoqërojnë mua nuk duan që unë të marrë asgjë prej aty. Gjeta një dosje me titull “Musa Al Sadr”, i cili ishte themelues i lëvizjes Amal, një parti Shia në Liban, që ka humbur në Libi rreth 30 vjet më parë. Brenda disa sekondash, dosjen e mori një nga rojat e mi që tha se asnjë nga këto dokumente nuk mund të lënë ndërtesën.

Në dhomën ngjitur me zyrën e Sinnousit është një dhomë gjumi me një banjo me vaske, një tregues i jetës së harlisur të udhëhequr nga krerët e regjimit të mëparshëm. I shtrirë në krevat një luftëtar rebel ishte duke marrë një sy gjumë pasdite. Skena është thuajse surreale. “Gosh, si ndryshon koha,” pëshpërita unë.

Komunikimi me zyrtarët e SHBA

Kam arritur të marrë fshehurazi disa dokumente, mes tyre disa që tregojnë se si regjimi i Gaddafit, pavarësisht nga retorika e tij e vazhdueshme anti-Amerikane mbante  komunikime të drejtpërdrejta me figurat  me influencë në SHBA.

Kam gjetur atë që duhet të jetë minuta e një takimi ndërmjet zyrtarëve të lartë të Libisë – Abubakr Alzleitny dhe Mohammed Ahmed Ismail  dhe David Welch, ish/ asisent i Sekretarit të Shtetit të qeverisë së George W. Bush. Welch ishte njeriu që ndërmjetësoi këtë marrëveshje për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike midis SHBA-së dhe Libisë në vitin 2008.

Welch tani punon për Bechtel, një kompani shumëkombëshe amerikane me miliarda dollarë që merret me ndërtime në të gjithë Lindjen e Mesme. Sipas të dhënave të dokumenteve, më 2 gusht 2011, David Welch u takua me zyrtarët e Gadafit në hotelin “Katër stinët” në Kajro, vetëm disa blloqe nga ambasada amerikane. Sipas dokumenteve, gjatë takimit Welch këshilloi ekipin e Gadafit se si të vepronte për të fituar luftën propagandistike, duke sugjeruar disa praktika “për rritjen e besimit”. Dokumentet duket se tregojnë se personaliteti amerikan me influencë politike kishte këshilluar Gadafin se si të mundte SHBA-në dhe NATO-n.

Procesverbali i kësaj mbledhjeje rekord tregonte këshillat e tij për të penguar lëvizjen rebele të Libisë, me ndihmën e mundshme të agjencive të huaja të zbulimit, përfshirë edhe Izraelin.

Në dokumente lexohet: “Çdo e dhëne e lidhur me Al-Kaedën ose organizata të tjera terroriste ekstremiste duhet të gjenden dhe ti jepen administratës amerikane, por vetëm nëpërmjet agjencive të zbulimit  si Izraeli, Egjipti, Morocu, ose Jordania … Amerika do t’i marrë parasysh … Është më mirë që ti marrë këto informacione të krijuara nga këto vende …”.

Dosja gjithashtu dokumenton këshillën e Welch që regjimi i Gadafit të përfitojë nga trazirat aktuale në Siri. Dokumentet mbajnë këtë pasazh: “Rëndësia e përfitimit nga situata siriane në veçanti në lidhje me politikën me dy standarde të adaptuar nga Uashingtoni … Sirianët nuk ishin miqtë tuaj dhe ju nuk do të humbisni asgjë nga shfrytëzimi i situatës atje në mënyrë që të vini në siklet Perëndimin. ”

 

“Inkurajimi për Gaddafin”

Pavarësisht nga ky inkurajim i dukshëm për Gadafin për të ndjekur një fushatë propagandistike në kurriz të Sirisë, dokumentet thonë se Welch sulmoi Katarin, duke i përshkruar veprimet e Doha-s  si “cinik” dhe një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga trazirat në Bahrein.

Dokumentet pohojnë se Welch vazhdoi të propozojë zgjidhjen e mëposhtme për krizën, të cilën ai tha se shumë do ta mbështesnin në administratën amerikane: “[Gaddafi] duhet të hiqej mënjanë”, por “jo domosdoshmërisht të heqë dorë nga të gjitha fuqitë e tij”.

Kjo këshillë është një kontradiktë e qartë e kërkesave publike nga Shtëpia e Bardhë se Gadafi duhet të largohet. Sipas dokumentit, në takimin e mbyllur, Welch premtoi: “për të përcjellë çdo gjë për administratën amerikane, kongresin dhe figura të tjera me ndikim.”

Duket se Welch nuk ishte i vetmi njeri i shquar amerikan që ndihmonte Gadafin, ndërkohë që ai ishte në betejë me NATO-n dhe ushtrinë rebele që luftonin kundër regjimit të tij. Në katin ku është zyra e shefit të shërbimit të fshehtë ndodhet një zarf adresuar Saif Gadafit, i biri i Al-Islam. Brenda, kam gjetur atë që duket të jetë një përmbledhje e një bisede mes kongresmenit amerikan Denis Kucinich, i cili publikisht kundërshtoi politikën amerikane në Libi, dhe u bë ndërmjetës për djalin e kreut të Libisë.

Në hollësi aty ishte një kërkesë nga Kongresmeni për informacionin që i nevojitej për të lobuar me ligjvënësit amerikanë për pezullimin e mbështetjes së tyre për Këshillin Kombëtar të Libisë (NTC) dhe për t’i dhënë fund sulmeve ajrore të NATO-s. Sipas dokumentit, Kucinich kërkonte prova të korrupsionit brenda NTC-së dhe, ashtu si dhe Welch, çdo lidhje të mundshme brenda radhëve të rebelëve dhe  Al-Kaedës.

Dokumenti gjithashtu liston informata specifike të nevojshme për të mbrojtur Saif al-Islam, i cili është aktualisht në listën e më të kërkuarve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

U desh gjashtë muaj për ta rrëzuar regjimin e Gadafit, por koloneli qëndroi në pushtet  për më shumë se dyzet vjet. Gjatë mbretërimit të tij mijëra njerëz u zhdukën, u hodhën në erë aeroplanë, dhe marrëveshje miliarda- dollarëshe u goditën në rrethanat më të dyshimta.

Zbardhja e historisë së vërtetë pas gjithë kësaj do të marrë një kohë të gjatë, dhe edhe atëherë do ketë disa gjëra që kurrë nuk do të njihen.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan tha se David Welch është “një qytetar privat”, i cili ishte në një “udhëtim privat” dhe se ai nuk ka kryer detyrën e dërgimit të “mesazheve nga qeveria e SHBA”. Welch nuk i është përgjigjur kërkesave të Al Jazeera për koment.

Dennis Kucinich lëshoi ??një deklaratë përtej Atlantikut duke thënë: “Al Jazeera ka gjetur një dokument të shkruar nga një burokrat i Libisë për burokratë të tjerë të Libisë, e gjitha që ai provon është se Libianët kanë lexuar Washington Post … Unë nuk mund të di atë që Libianët vënë në dosjet e tyre … Çdo implikim tjetër përveç asaj që unë jam përpjekur për t’i dhënë fund një lufte të paautorizuar është  një trillim. “

4 komente në “Bechtel ndihmoi Gadafin të qëndronte në pushtet”

  1. -al albania tv- filiali tripoli ne tirane says:

    a doni me o popull i pergjumur perseri nen diktature dhe ju perversa te lidershipit te opozites qe mashtroni popullin dhe jeni pjese e mafias ne pushtet, kryesisht ju kerrmat e ps; per bechtel_in dhe te tjere pas tij ne usa…
    a doni me o milet se kush e mban berishen ne pushtet mafioz me vjedhje e vrasje e mashtrime si te gedafit 100%, us. dhe ue. ne bashkepunim dhe dijeni te plote me njera-tjetren, pa harruar krushqine sllave, ruso-serbet qe luajne fort midis us. dhe ue.

  2. Pëllum Gori says:

    Nuk habitemi fare Amerikanet gjithëmon kështu veprojnë.

  3. Davidi says:

    Pse habiteni? Amerikanet ashtu kane vepruar edhe me Enver Hoxhen e sot me Salen, ndersa ambasaden e tyre ne Tirane e kane mbushur me sigurimsa. Jepen me emra tek ky link: http://www.proletari.com/?p=6016

  4. Vorra bomsi says:

    Zoti Agim Hamiti ne respekt te vuajtjeve apo kundershtimeve politike qe ke pasur me zyrtaret shqipetare, do te thosha qe jo cdo here qe ti diskuton ne ndonje forum ti mund te na i dergosh kete link te cilin e kemi lexuar me dhjetra here. Nje fjale e urte e popullit thote ” Gjella me kripe dhe kripa me karar” se ndryshe te gjitha ato qe thua do ti bejne njerezit te lodhen me ty dhe te mos lexojne me here tjeter. Persa i perket temes per te cilen po diskutohet do te thoja qe kjo eshte demokracia amerikane qe lejon kedo qe te beje si don vete,por jo politika zyrtare amerikane. Zoteria kryehajdut dhe ndoshta kriminel Welch ka shkuar dhe takuar zyrtaret Libiane ne emrin e tij dhe jo administrates amerikane.mos harroni se njeri nga pronaret e Bechtel eshte Dick Cheney. Ish sekretari zv presidenti USA pas emrit te te cilit sala shet pordhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje