Avionë dhe fatura të sajuara për të poshtëruar një festë private ku mungonte Berisha

2 Shtator 2011, 19:13Politika TEMA
Avionë dhe fatura të sajuara për të poshtëruar një

 Letër redaksisë së gazetës Tema

I nderuar botues i gazetës Tema.

Para disa ditësh pashë në gazetën tuaj një lajm me humor rreth një feste familjare të Behxhet Pacollit në Prishtinë, ku kishin marr pjesë dhe politikanë të Shqipërisë. Unë që po ju shkruaj jam një dëshmitar i kësaj feste, që për etikën e festës dua të mbetem anonim. Nuk do isha marrë me përpjekjen tuaj për të bërë humor, por me lajme të tjera serioze shpërndarë nga njerëz të pushtetit në Tiranë rreth kësaj feste.

Disa gazeta afër qeverisë kanë shkruar se zoti Pacolli ka dërguar dy avionë në Tiranë, një për të marrë Ilir Metën dhe një për të marrë Edi Ramën. Nuk është e vërtetë. Nuk ka dërguar asnjë avion dhe ata kanë ardhur me mundësitë e tyre, dikush me avion dhe Edi Rama dhe gruaja e tij me makinë. Gazetat afër pushtetit në Tiranë dhe ju me humor, keni shkruar se të ftuarit kanë ikur pa paguar dhe pagesat i ka bërë një farë Aleksandër Frangaj. Nuk është e vërtetë. Të ftuarit kanë qenë mysafirë  të zotit Pacollit dhe hoteli ka qenë përgjegjësi e tij. Skandali që ka tentuar të prodhojë zoti Frangaj, duket se është në funksion të lajmeve që prisnin gati për t’u shkruar më vonë.

Zoti Pacolli, pasi ka marrë vesh këto lajme fyese për të, i ka sqaruar të ftuarit për incidentin dhe gjithçka është mbyllur këtu. Fakti që gazetat afër pushtetit vazhdojnë ta shkruajnë këtë fakt si të vërtetë, tregon se ato kanë kërkuar ta prodhojnë këtë lajm, i cili nuk është i vërtetë.

Së fundmi, desha t’u sqaroj ju, pasi besoj se keni distancën e duhur për ta bërë këtë gjë, për disa rregulla etike që nuk duhet të shkelen në raste të tilla. Zoti Pacolli kishte një festë private dhe është e drejta e tij të ftojë kë dëshiron të ftojë. Askush nuk ka të drejt ti cenojë atij gëzimin e jetës private dhe të fyej përpjekjet e tij për mirësjellje dhe respekt ndaj mysafireve. Përpjekja për ta njollosur një festë private për arsye politike, me detaje banale, dhe gjeste që turpërojnë ata që ishin njëkohesisht  edhe të ftuar, edhe njollosës  të kësaj feste, është e ulët dhe ju duhet ta denonconi. Unë e përfytyroj pak a shumë  përse Aleksandër Frangaj ka tentuar të prodhojë këtë situatë poshtëruese për këtë festë, por nuk e kuptoj përse qëllimit të tij të mbrapshtë i duhet futur si personazh doemos lideri i opozitës në Shqipëri apo personalitete të tjera si dy ish presidentët shqiptarë apo presidenti aktual Bamir Topi, vetem pse ata nuk i do Berisha. Nuk do të besoja kurrë që për qëllime politike dhe për të krijuar një tablo banale, kudo ku mungon kryeministri Berisha, lakejtë e tij të mobilizohen duke shkelur mbi privatësinë dhe etikën festive private të njerëzve të tjerë të respektuar.

Po e përsëris dhe një herë se në këtë festë nuk ka pasur avionë privatë për askënd, dhe nuk ka pasur mysafirë të lënë rrugëve që t’i paguajnë pagatorët e Sali Berishës. Në këtë festë private ka pasur hare dhe gëzim familjar dhe respekt ndaj një njeriu që në gjashtëdhjetvjetorin e tij kishte nevojë të kishte sa më shumë miq rrotull tij. Siç shihet, ka pasur dhe njerëz që e kanë turpëruar këtë festë, por jo për shkak të të zotit të shtëpisë, por për shkak të ligësisë së tyre dhe atij që i shërbejnë.

 

* Me shprese se do ta publikoni kete reagimin personal, po jua shkruaj ne rubriken leter Drejtorit

 

19 komente në “Avionë dhe fatura të sajuara për të poshtëruar një festë private ku mungonte Berisha”

  1. veri says:

    Po ik o anonim e mos u lodh kot te ne bindesh se nuk ja ka paguar Frangaj maloku, Rames dhomen se kete e dime dhe as ja vlen ta zgjesesh me kete sqarim. Guzhina e ndyre e Saliut prodhon vetem keshtu lajmesh dhe deri tani iu kane rruajtur b… Ed rames.

    1. Vlora says:

      o anonim ja u kane bere shume mire ,,,perderi sa ftohen ne te tilla festa
      palaco si frangaj-balliu.
      ata edhe ne nje stcjon autobuzi nuk durohen dot jo me ne nje feste……..

    2. Ermal says:

      Nuk po lodhet anonimi me letren me siper, por po forcon me tej mendimin se ne Shqiperi Frangaj-Balliu & Co jane ne gjendje ta bejne te bardhen te zeze vetem per kapricot e nje te semuri psikik qe per fat te keq e kemi kryeminister te vendit.
      Vdekja e Gedafit shqiptar do te ishte nje clirim i madh per gjithe kombin shqiptar dhe jo vetem per Shqiperine.

  2. grande caro i sals says:

    ne pamundesi per te eleminuar berishen a ka ndonje “hunde lesh” te egzekutoje ndonje
    tip si frangaj,balliu,..keto po terrorizojne opinionin ..dhe po na perdhosin per dite keto
    teleterrorista.

    1. B.F.L.P. says:

      Harrove njeshin blendi feziun se ja ka bo bene njoni per nje prone ne tirane..lulet i ka gati..

  3. geno says:

    Po qe per sjpifje ne favor te saliut Fahrri Balliu shpif edhe per vajzen dhe gruan e vet e jo per Edi Ramen, ai botoi nje leter anonime kunder vjerrit te vet ish-piktorit te Enverit, te ndjerit Sefedin agolli

  4. adiatiku pertej detit says:

    sa te sgjuare jan cakenjte e saliut,nuke len gje pa shpifur e sajuar,sa te ulet sa te poshter sa injorant,sa te pabes,sa te pacip,sa m,omirenjohes,tjeteri efton ne dasem dhe ai te prish dasmem keta lloi njerzish me plot gojen bukshkales,dhe dune ate qe meritoin.

  5. Ramy says:

    “TE FALA Sandrit` por ky sandri doli ti shpetoj bythen rames nga poshtrimi

    1. tekniku says:

      Hello Maloki
      Sandri i yt eshte nje zagar nga Lezha,mafioz e sahanlepires.Ndersa kryetrapi i PD mendon se te gjithe shqip[taret kudo qe jetojne duhet te jene hyzmeqaret e tij.Ti mund te jesh nje nga ata maloki ok..

  6. TEFTA ALIKAJ says:

    MEQENESE JE ANONIM ;NE TE BEJME ABSTENIM

  7. Anonim, spekullim. says:

    Anonim, vetmohim.

  8. fush-milot says:

    JETE TE GJATE PACOLLIT ME RASTIN E 60 VJETORIT
    JETE SA ME TE SHKURTER LAKEJTE ,QE KANE MBERTHYER SHTETIN,SHQIPTAR.

  9. tafuti says:

    Se perse gjithe ky anonimitet nuk merret vesh.As skandalin qe paskan prodhuar njerezit e Berishes ne emer te Berishes nuk po arrij ta deshifroj.
    Nuk po marr vesh as gazeten TemA qe merret me anonime te tille.

    1. Agim says:

      Diskutimi i juaj eshte nje nga diskutimet qe shpreh edhe shqewtesimet e mija.
      Disa here te kam lexuar dhe shum here kam kerkuar qe te ju mbeshtes.
      Niku i juaj…”tafuti” eshte shume-shume i dhim. Te kujton ate tjetrin ” tarasi “.
      E verteta eshte qe Ai, “tarasi” na e rrasi te gjitheve..dhe na e ka rras shume-shume thelle, aq thelle sa edhe tani mbas 25-viteve qe ka NGORDH , neve akoma na dhemb bytha.

      “Tafuti”, nese do te me degjosh mua, vendos nje link tjeter se na e bote bythen cop-cop.
      UNE NUK DO TE LEXOJ ME ASNJEHERE ME KETE LINK ! KURRE !
      Never say never, that’s right, por yne “tafuti”-n kuuuuurre nuk do ta lezoj deri ne fund. !!!

      1. tafuti-e fundit here says:

        Agim,ke te drejte.Ky nik ka lindur si reaksion banal ndaj nje debati banal dhe bashkbiseduesi nuk hante pyke tjeter pervec se te ofendohej,ashtu si me ofendonte.Dhe qe atehere sikur u familjarizova me te….pa te drejte.
        Po mendoj nikun e ardhshem…..
        Klm

  10. Atdhetar USA says:

    NUKE ESHTE PER TU CUDITUR ME FRAGAJN, BALLIUN DHE KOMPANI ATA JANE GATI TI HANE EDHE M……..IN SALIUT VETEM E VETEM TE DISINFOREMOJNE SA ME SHUME PUBLIKUN DHE TI THURIN LAVDE REGJIMIT TE KUSARISE NGA I CILI KANE PERFITUAR JO MILIONA PORE MILIARDA LEK NGA PASURJA E POPULLIT. SHIKONI A. FRANGAJN, BALLIUN E NONJE SERVIL TJETER SE CFARE PASURIJE MARAMENDESE KANE VENE DHE DO CUDITENI. KETYRE SOJSH JO VETM DHET TU MERET KJO PASURI PORE DUHET TE N BURGOSEN SEPSE I KANE VENE PADREJTESISHT DHE TE MROJTUR E TE FAVORIZUAR NGA KRIMINEL SALI BERISHA.

  11. Durim Shumi says:

    C’ka mbetur nga Aleksander Frangaj i fillim-viteve 90?
    Absolutisht asgje. Nga nje personazh publik, mund te them me siguri me karizmatiku per shqiptaret, eshte shndrruar ne nje thes parash te pista qe qelb rreth e qark kudo qe shkon. Si ne kete rast ne Kosove.
    Te vjen peshtire te shenosh emrin ne fund te ketij komenti!

  12. Ivani i madh says:

    Per deri sa jane te verteta ato qe thote anonimati cna duhet ne emri te nderuar komentues apo qe ta vene ne reth te kuq te dashurit tuaj ne pushtet e te marin masat e duhura.per kete e duani emrin.Paclli te roje sa ti doje zemra dhe ne e urojme por po pranoi po i bej nje sugjerim qe vitin tjeter te ftoje sa me pak gomare , zagare e papagalle qe te mos i dalin fjale.

  13. xhemal says:

    kusehdo qe cenon gezimin e nje feste eshte i pa denje per nje shoqeri civile e mbi te gjitha kur ajo eshte familjare zoti frangaj se ben loje politike eshte kethyer ne nje thes me m.. ..ku vene dhe e kethejne ne h.. pushtetaret prandaj rreth teritorit ku punon z frangaj bie ere duhet disifektuar rrezik per perhapjen e epidemive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje