Kuzhe: Me Luksemburgun, patjetër fitore

4 Shtator 2011, 15:15Sport TEMA

Dueli ndaj Francës i ka shkaktuar probleme të mëdha Kombëtares së Shqipërisë. Bashkë me humbjen e pikëve nga sfida me ‘Trekolorët’, kuqezinjtë i kanë humbur edhe disa lojtarë të rëndësishëm para ndeshjes së radhës ndaj Luksemburgut. Josip Kuze tani po mendon se si ta mbulojë mungesën e Lorik Canës, Armend Dallkut, Debatik Currit e Andi Lilës. Pavarësisht këtyre mungesave, kuqezinjtë synojnë pikët e plota ndaj Luksemburgut.

Kombëtarja e Shqipërisë ka nis ta harrojë humbjen e pësuar të premten mbrëma nga Franca dhe të mendojë për sfidën e radhës që do ta zhvillojë të martën e ardhshme si mysafire e Luksemburgut, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2012’.

Mirëpo, ndeshja me Francën i ka shkaktuar kokëçarje të mëdha selektorit të kuqezinjve, Josip Kuzes, para nisjes drejt Luksemburgut. Kjo pasi bashkë me humbjen e pikëve nga sfida me ‘Trekolorët’, kuqezinjtë i kanë humbur edhe disa futbollistë të rëndësishëm para ndeshjes së radhës.

Përveç Andi Lilës, ndaj Luksemburgut nuk do të mund të luajnë as Lorik Cana e Armend Dallku, shkaku i kartonëve. Drejt Luksemburgut nuk do të udhëtojë as Debatik Curri, i cili ka pësuar një lëndim serioz në duel me ‘Gjelat’. Ndërkohë, probleme me lëndime kanë edhe Ervin Bulku e Kristi Vangjeli, të cilët megjithatë do të udhëtojnë me ekipin kombëtar. Kjo situatë në skuadrën kuq e zi e ka shqetësuar selektorin Josip Kuze.

“Kjo ndeshje na solli edhe telashe tjera, sepse kundër Luksemburgut nuk do t’i kem në dispozicion as dy lojtarë tjerë të rëndësishëm, Canën dhe Dallkun. Duhet të shoh edhe gjendjen e Currit dhe Bulkut, por gjithsesi mjaftojnë pezullimet në mbrojtje për të qenë i shqetësuar. Nuk e di se si do të luajmë në atë takim, duhet shikuar”, ka deklaruar Kuze i cili të shtunën menjëherë i ka bërë ftesë Endri Vrapit.

Ai do të udhëtojë drejt Luksemburgut, ndërkohë të dielën kroati mund ta ftojë edhe ndonjë lojtar tjetër.

Pavarësisht këtyre telasheve, Kuze thotë se skuadra shqiptare do të mundohet t’i fitojë pikët e plota në duel me Luksemburgun. “Pavarësisht këtyre problemeve, ne do të përpiqemi që ndaj Luksemburgut të shënojmë fitore me ata lojtarë që do t’i kemi në dispozicion”, ka thënë Kuze.

Ai ka pohuar se ka ardhur koha e fundit për ta ripërtërirë skuadrën kuq e zi. Ka paralajmëruar se ‘revolucionin’ në Kombëtaren shqiptare do ta bëjë menjëherë pas ndeshjes me Luksemburgun.

Ndërkohë, edhe futbollistët shqiptarë thonë se tashmë e kanë harruar humbjen e pësuar nga Franca dhe se janë të përqendruar në duelin e radhës ndaj Luksemburgut.

“Duhet të rikuperohemi sa më shpejt sepse ndeshja ndaj Luksemburgut duhet të fitohet”, ka thënë sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi.

Njëjtë është shprehur edhe mesfushori Altin Lala, i cili në duel me francezët e pati një paraqitje mjaft të mirë. “Nëse përqendrohemi ndaj Luksemburgut, mendoj se mund të fitojmë dhe mungesat e disa titullarëve duhet t’i mbulojmë duke u dhënë rast lojtarëve të rinj”, ka pohuar Lala.

14 komente në “Kuzhe: Me Luksemburgun, patjetër fitore”

  1. Rani says:

    Ky nuk eshte selektor po ishte nje gomar i papare. Vetem kete gomar kam degjuar te thoje para ndeshjes “ne do te luajme me kundersulme” dhe “edhe barazimi do te jete rezultat pozitiv” a thua se ky ishte trajneri i Frances qe luante jashte fushes se saj. Ja pra e pa edhe vete debili sa bythe kishte Franca e mbushur me zezake, injoranti kishte frike nga zezaket te cileve Bosnja ju dha tegel ne France se nuk e fshin Bosnja per ta siç bejme ne me kete debil si trajner qe duhet pushuar nga puna pa shperblim per paaftesi. Po te mos ishin mbledhur ne fillim tanet nga instruksionet e gomarit do te kishim fituar ndeshjen dhe do te kishim diskredituar zezaket e piste te Frances qe vetem ne i respektojme sikur te ishin “zota” ncncncncncn………………..

    1. raimondi says:

      hahahahahahahahahahahaha E ke dhene te forte –Tamam sikur ishte trajner i Frances ijepte intervistat ky idiot

      –Franca ishte turp i zotit -Edhe komentatori i FOX S

      1. raimondi says:

        se me iku pa dashje —Edhe Komentatori sportiv anglez i FOX Sport ketu ne USA tha qe Shqiperia eshte shume ekip i forte , dhe Franca pati fat qe fitoi ne Shqiperi

    2. drakula says:

      O daku, ata zezaket e piset qe thua ti, po ti shofesh vleren sa bejne te 22 bashke, bejne me shume se buxheti i shtetit tone. Me shume respekt dhe per ata qe nuk kane te njejten ngjyre me ne, por qe perpiqen te arrijne dicka ne jete.

  2. raimondi says:

    Me mire te mos fitojne me Luxembrugun , qe ta largojne kete Kuzen se eshte shume trajner idiot –Nuk ka haber fare nga futbolli
    Eshte pyke ne diell

  3. dua gol says:

    Mbas ndeshjes me Luksemburgun i ka ardh rradha te nderohet dhe trajneri.Habitem se si çuna qe kane dhene tonin ne futbollin shqiptar nuk ofrohen te marrin Kombetaren. Pse e mbajne larg Çim Muçen, Mirel Josen,Sul Demollarin,mos te themi per Astrit Hafizin dhe te tjere qe nuk me vine tani ne mendje por pa ja ulur vlerat.

    1. drakula says:

      i kane dhene tonin ne fushe si lojtar sepse si trajnera jane shendrruar ne batakcije. Proveoje te vesh Cim Hajdutin trajner kombetare, vetem kush paguan do luaj. Apo Mirel, Sul e kompani. Do kemi kombetaren e sekserve pastaj. Kuzhe eshte trajner shume i mire per ekipin tone. Ka futur mentalitet te ri, sidomos ne presing. Behet dalje e mire me top dhe jemi te rrezikshem. Po merr max me keta lojtare qe ka. Per mendimin tim te vazhdoj dhe eleminatoret e tjera.

  4. Goodluck Jonathan says:

    Sul Demollarin?! S’e mban mend kur Sul Demollari mori kombetaren, shkoi barazoi ne Luksemburg 0-0 e tha ishte sukses? Sul Demollari ka pasur kohen me te erret te kombetares keto 20 vjet. Cim Muca, Mirel Josa? Ca po bejne me klubet keta? I cuan ndonjehere ne ndonje faze grupesh ne Champions? Me kete llogjike, me mire bejme Lorik Canen trajner te kombetares. Edhe ai po i jep tonin futbollit shqiptar ne kete epoke. Mjafton kjo?

    1. dua gol says:

      E mbaj mend “disfaten” e Sules,ka qene me Andoren,por meqenese u fute ne kete replike besoj qe e mban mend qe ajo ndeshje ishte dhe puçi qe i bene Sules per ta larguar nga kombetarja.Tani Sula drejton ne Rumani,ndersa per klube kot te futemi ne kete mesele sepse jane nje tufe lojtaresh qe vetem me futbollin e luajtur nuk kane lidhje.Ndersa per ish lojtaret qe them per trajner,besoj qe duhen ofruar.Kane me shume zemer se cdo trajner qe mund te vije nga jashte.

  5. DANNY says:

    Zoterinj,nuk behet buke gruri me miell misri(trajner+lojtare).

  6. Babushi says:

    Sul Demollari pati thene mbas ndeshjes me Luksemburgun kur dolen 0-0 te kisha lujtur vete me mire i kisha bo nja 2 gola po a luhet me kto lojtar qe para ndeshjes hajn hamburgera dhe sanduic hahahahah futbollista qoftesh ato jan mire te shkojn tek lokal tymi para ndeshjes hahahahhah

  7. nga deti kuq e zi says:

    kemi ende futboll balte, kushte rrethanore per stervitje, trajnere te moshave pa eksperienca nderkombtare si lojtar, dhe ne shume raste jane lojtaret e deshtuar qe e bejne kete pune pothuaj ne gjithe shqiperine , S’ka akademi futbolli me fusha e kushte per stervitje po vetem biznes me emrin Akademi qe u merr prinderve nga 30 euro per tre ore stervitje ne jave ne fusha kalceto per femij nga 7-14-15 vjec ! ca te presesh nga ky corganizim ????!!! keshtu talenti ndrydhet e pasioni per futbollin humbet . s’kan faj lojtaret qe jan ne nivel te ulet, keshtu punohet me ta.

  8. drakula says:

    Investime, investime dhe vetem investime tek mosha 8-15 vjec. Keta do jene e ardhmja e futbollit. Shikoni Bjellorusine, eshte vend me fakire se ne, por te pakten ka nje klub qe mban kombetaren dhe nxjerr futbollist. bate Borisov do luaj ne grupe me Milan a Barcelon, sado te rrihet minimumi 5-6 milion euro i merr nga keto 2-3 muaj. Theksoj qe nje fushe stervitje nuk kushton me shume se 250.000 Euro. Nje pyetje: sa fusha kemi ne Tirane… ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje