Dasma e kombëtares nga Prishtina në Tiranë

3 Shtator 2011, 10:41Sport TEMA

Buria dhe daullet në mëngjesin e së premtes në qendër të Prishtinës, i ka prishur gjumin jo pak banorëve të kësaj lagje. Ishin këto provat e fundit të tifozëve të kombëtares shqiptare të futbollit që të tubuar te stadiumi i qytetit të Prishtinës, po grumbulloheshin për të marrë rrugën e Tiranës.

Pas disa përshëndetjeve, shakave të mëngjesit më njëri tjetrin, e me disa të tjerë që memzi po i hapnin sytë, të gjithë të uniformuar në ngjyrat kuqezi u bënë disa bashkë dhe ia dolën që me autobus e automobila të nisen.

Rrugës ndonjëri kujtonte se kishte harruar ndonjë gjë, disa po kërkonin edhe pak gjumë, por zhurma dhe këngët për kombëtaren e shumicës krijoi atmosferën. Flamujt në autobus, ishin sinjali më i mirë për ata që po nëpër rrugë po i përshëndesnin. Në Prizren, shumë njerëz i përshëndetën duke ngritur dorën lartë.

Në kufi tifozët po kalonin pa ndonjë kontroll të veçantë, madje përshëndeteshin. “Ah sikur ta kisha ditë të lirë edhe unë do të vija me ju”, ju tha në intimitet një polic i Kosovës.

“Janë çunat e Kosovës që përcjellin kombëtaren”, tha një polic, deri sa disa tifozët e përqafonin dhe e bartnin mbi supe, deri sa polici ishte humbur në emocione dhe vetëm kur zbriti në tokë iu kthye rutinës së kontrolleve të automobilave.

 

Pas pjesës së rrugës së kombit, kur fillojnë vendbanimet më të dendura, njerëz i përshëndesin, kishte edhe të atillë që ishin me automobila privat që kishin marrë rrugën për të njëjtin qëllim.

Sa i afrohemi Tiranës, adrenalina është në rritje, kësaj ia ndihmon edhe ndonjë gllënjkë birre. Sipas planit të mëhershëm tifozët zbresin në qendër, marrin udhëzimet se takimit të radhës dhe ia behin lokaleve të veshur ekskluzivisht me ngjyrat kuqezi.

Kryeqyteti shqiptar tashmë i njohur me këtë rit, i pranon pa problem. Para orës katër fillojnë grumbullimet e tifozëve te Piramida, veç atyre të Kosovës aty janë edhe djemtë nga Maqedonia, Mali i zi dhe sidomos tifozët e Shqipërisë, nuk mungojnë as të ardhurit nga diaspora.

Përshëndetjet ndërmjet atyre që njihen edhe që nuk njihen vazhdojnë me zbulimin e koreografisë që do ta bëjnë në stadium. Pas pak fillojnë këngët dhe dalë ngadalë pas arritjes së të gjithëve, marrin rrugën drejt tempullit “Qemal Stafa” duke kaluar nga kryeministria e Presidenca shqiptar në numër mjaft të madh, por jo si zakonisht ndodh në Tiranë për protesta, por këtë herë për festë.

Suveniret ishin produkti më i shitur të premten në Tiranë, çdo gjë me ngjyrat kuqezi, me shqiponjën dykrenore e me emblemën e kombëtares grabiten shumë shpejt. Afër stadiumit janë stërshitësit ose shitësit e tregut të zi të biletave, të cilët mundohen të përfitojnë ndonjë lekë më shumë nga ata që kanë udhëtuar pa bileta, deri sa mbi ta prozhektorët tashmë kanë ndriçuar tapetin e barit. Policia disa orë më herët kishte bllokuar rrugët kryesor, ndërsa bën kontrollin e detajizuar të atyre që i afrohen stadiumit./zeri/

 

3 komente në “Dasma e kombëtares nga Prishtina në Tiranë”

  1. adiatiku pertej detit says:

    po ce do u rrafen vella me vella domethen me tifozet shqiptare te maqedonis cudi sa duhemi ne shqiptaret

  2. raimondi says:

    Po s’ka gje qe u rahem ,rendesi ka qe jemi Bashke …S

  3. CFURKU says:

    KETO JANE GOMARRLEQE ALLA SHQIPTARCE. FUTBOLLI TEK NE ESHTE SI FUTBOLL LOPESH – AQ SA KOHE TE KEMI MALOKET NE KRYE – FUTBOLLI YNE DO JETE MALOKERIA. DERRA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje