I poshtëruar me humbjen nga Manchester United, Arsene Wenger ka filluar të mendojë për qetësimin e tifozëve të Arsenalit. Arsenali të dielën pësoi më së shumti gola në një ndeshje, që nga shekulli XIX.
Humbja 8:2 nga Manchester Unitedi e la Arsenalin në vetëm një pikë të fituar pas tri ndeshjeve të zhvilluara në këtë edicion. Kjo humbje ka futur Wengerin në krizën më të madhe të rezultateve qe kur mori drejtimin e Arsenalit para 15 viteve.
Tre mijë tifozët e Arsenalit, që ishin të pranishëm në “Old Trafford”, do të marrin bileta falas për një ndeshje udhëtuese. Klubi londinez e mori këtë vendim për t’iu kërkuar falje tifozëve për paraqitjen e dobët të skuadrës në ndeshjen me Unitedin.
“Humbja e fundit ishte zhgënjyese për të gjithë. Tifozët tanë që kishin udhëtuar ishin fantastikë, kështu që ne ua dimë për nder këtë. Ata do të marrin bileta falas për një ndeshje në udhëtim”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Arsenali.
Une jam tifoz i çmendur i “Arsenal”-it, personalisht i Arsen Vengerit. Ndeshjet i shikoj ne nje lokal. Aty pagova diçka, per te pire dhe kaluar kohen, keshtu qe pyes: po per mua çfare do te mendoje klubi i “Arsenal”-it?
Po çfare don ti mre Othonoi, te te paguaje birren Arsenali?!
Po te ishte keshtu s’do benim asnje tifozllike me per skuadren e zemres, por kundra.O burra ishallah humbin, se na paguajne birrat çuna!…Ih huuuuu
Shume te faleminderit per sqarimin, indrit, se po mbaja shprese me kot se mos me dergonte nga Londra ndonje kanaçe birre Vengeri.
Te gjoret tifoza shqiptare qe nuk i ka njeri ne hesap! Mbeten tifozat e “Partizanit” neper gjyqe per ta pare ekipin e tyre te zemres te lire nga uzurpatori permetar, por asgje deri tani! “Arsenali” arrin t’i respektoje tifozat e tij. Dhe themi, pastaj, se ku eshte arsyeja qe Europa e bota ka vertet futboll artistik.